Skip to main content

Koha.net: “Arsenali fiton në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës” plus 29 more

Koha.net: “Arsenali fiton në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës” plus 29 more


Arsenali fiton në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës

Posted: 14 Sep 2017 02:54 PM PDT

Arsenali ka nisur me fitore Ligën e Evropës. “Topçinjtë” mposhtën 3 me 1 Kolnin duke arritur fitoren përmes përmbysjes së rezultatit. Cordoba shënoi në minutën e nëntë për Kolnin, ndërsa Sead Kolasinac, Alexis Sanchez dhe Hector Bellerin shënuan në pjesën e dytë për Arsenalin. Në takimin tjetër të Grupit H Crvena Zvezda dhe Bate kanë barazuar 1 me 1. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri: Jeta e qytetarëve në Vushtrri ka degraduar

Posted: 14 Sep 2017 02:48 PM PDT

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, thotë se komuna në të cilën ai po kandidon në zgjedhjet lokale të 22 tetorit e ka degraduar jetën e qytetarëve. Sipas tij, diskriminimi në bazë të partive ka qenë shumë i pranishëm në vjetët e fundit dhe kjo e ka shtyrë që të hyjë në garë për të parin e qytetit. “Duke e pa që në Vushtrri pushteti i vjetër i PDK-së që tri mandate ka degraduar jetën e përditshme të qytetarëve, kam vendosur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë vizitojnë zonat e prekura nga stuhia në Florida

Posted: 14 Sep 2017 02:25 PM PDT

Gjatë një vizite të enjten në Floridën e shkatërruar nga uragani, Presidenti Donald Trump vlerësoi punën e personelit të emergjencës dhe të ushtrisë, si përgjigje ndaj uraganit Irma, që shkaktoi dëme të mëdha ndërsa goditi javën e kaluar shtetin jugor amerikan. "Të gjithë bënë një punë të shkëlqyer”, - tha presidenti Trump në Fort Myers, ndalesa e tij e parë gjatë vizitës me dy ndalesa në Florida. Stuhia shkaktoi të paktën 25 të vdekur në Florida......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: “Trimi dhe e bukura“ epis. 103 ®

Posted: 14 Sep 2017 08:20 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial:Perandori epis. 187 ®

Posted: 14 Sep 2017 07:10 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon

Posted: 14 Sep 2017 06:05 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express ®

Posted: 14 Sep 2017 04:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: “Trimi dhe e bukura” epis. 103 ®

Posted: 14 Sep 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha shënon në barazimin e Salzburgut

Posted: 14 Sep 2017 02:11 PM PDT

Valon Berisha ka shënuar golin e vetëm për Salzburgun në barazimin 1 me 1 me Guimaraesin në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës. Berisha shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë pas asistimit nga Samassekou. Valon Berisha Goal/ Guimaraes 1-1 Salzburg 14... by o-video ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashica asiston dy herë në humbjen e Vitesses

Posted: 14 Sep 2017 01:57 PM PDT

Anësori kosovar Milot Rashica ka asistuar dy herë për Vitessen në përballje me Lazion në Ligën e Evropës, por këto nuk mjaftuan që skuadra holandeze të nxjerrë rezultat pozitiv. Vitesse u mposht 2 me 3 në ndeshjen e parë të Grupit K. Rashica asistoi për Matavzin dhe Linssenin, ndërsa Lazio u përgjigj me Parolon, Immobilen dhe Murgian. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi: Politika s’po merr masat e duhura për t’i dhënë vendit orientimin e duhur

Posted: 14 Sep 2017 01:48 PM PDT

Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga ajo që po sheh, politika e Kosovës nuk është duke i marrë masat e duhura për t'i dhënë vendit orientimin e duhur. “Kjo politikë që vendin e ka sjellë në ketë gjendje, vështirë që mund ta sjellë ndryshimin e duhur për kombin e shtetin”, ka shkruar Krasniqi. Ka folur për dy marrëveshjet, të cilat i ka quajtur të këqija. “Marrëveshja për Demarkacionin kështu si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një asist i Rashicës

Posted: 14 Sep 2017 01:31 PM PDT

Milot Rashica ka asistuar edhe një herë në ndeshjen e Vitesses me Lazion në Ligën e Evropës. Pas asistit në golin e parë të Matavzit, Rashica ka asistuar edhe për Linssenin. Goli i dytë i holandezëve u shënua në minutën e 57-të. Rezultati aktual i ndeshjes është 2 me 2. Brian Linssen Goal HD - Vitesse 2-1 Lazio 14... by Football--Live ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

New York Times: Specialitete shqiptare nga furra e picave në Bronx

Posted: 14 Sep 2017 01:33 PM PDT

Furra është fringo e re dhe është importuar nga Italia, ndërsa muret e saj janë mbuluar me fotografi bardhë e zi nga Shqipëria e shekullit të 19-të, e më interesantja prej tyre tregon një burrë me mustaqe e me një qeleshe të bardhë në kokë, ndërkohë që për brezi ka shtrënguar një shokë të punuar me tegela e në shpatull mban një pushkë. Petët që ngjasojnë jo me hënën e plotë por me rrezet e diellit, vazhdojnë të shtrihen e shtohen në enën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi do që FAK e Asociacioni të themelohen shpejt, thotë se demarkacioni është kusht për viza

Posted: 14 Sep 2017 01:32 PM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se shndërrimi i FSK-së në FAK duhet të arrihet brenda një viti. “E kemi pasur mundësinë në 2014, që të formojmë Forcat e Armatosura, kemi pasur përkrahjen e të gjithë ndërkombëtarëve, dhe të gjithë ishin të gatshëm të votojnë por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme kjo çështje mbeti pa u votuar. Kaluan 2,3 vite dhe mbeti në heshtje, tash pasi është arritur vetëdijesimi i nevojës për formimin e FAK. Kemi marrë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një veturë e vjedhur gjendet përmes Facebookut

Posted: 14 Sep 2017 01:19 PM PDT

Pak ditë pasi u gjet një kamion i vjedhur përmes grupit të Facebookut “Marakli t’kerreve”, një histori e ngjashme është përsëritur këtë javë. Arbulon Morina kishte postuar në këtë grup më 10 shtator duke kërkuar nga “Maraklitë” që t’i ndihmojnë në gjetjen e një Smarti të vjedhur, ndërsa vetëm katër ditë më pas ai ka falënderuar grupin duke treguar se falë tyre e ka gjetur veturën. Veturës në fotografitë e reja pas gjetjes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Peticion për shkarkimin e ministrit Rikalo

Posted: 14 Sep 2017 01:17 PM PDT

Një kërkesë për shkarkimin e Ministrit të ri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, tani ka dalë edhe online. Nenad Rikalo është i dyshuar për torturim dhe krime tjera të bëra ndaj qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës. Banorët e ndërtesës në Kurriz të Dardanisë kanë rrëfyer për KTV-në torturat që thonë se Rikalo ka bërë dhe faktin që ai gjithmonë aty është shfaqur me uniformë dhe i armatosur. Këtë peticion e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashica asiston ndaj Lazios

Posted: 14 Sep 2017 12:51 PM PDT

Milot Rashica, ylli kosovar, ka asistuar në ndeshjen e Ligës së Evropës mes skuadrës së tij Vitesse dhe Lazios. Rashica asistoi për Matavzin në minutën e 33-të për të kaluar holandezët në epërsi. Ndeshja është e vlefshme për xhiron e parë të Grupit K në Ligën e Evropës.Tim Matavz GOAL HD - Vitesse 1-0 Lazio 14.09.2017 by alexpaul-percec ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli takohet me Berishën dhe Bashën, diskuton avancimin e marrëdhënieve

Posted: 14 Sep 2017 01:00 PM PDT

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës se Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë, përpos takimeve me liderët institucional ka takuar edhe Kryetarin e Parisë Demokratike dhe njëherësh lider i opozitës, Lulzim Basha si dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha. Në të dyja këto takime është diskutuar lidhur me progresin e arritur në marrëdhëniet në mes dy vendeve tona, si dhe lidhur me intensifikimin e përpjekjeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në qeverinë Haradinaj ka ministra që punën e parë menaxheriale e kanë në këtë post

Posted: 14 Sep 2017 12:40 PM PDT

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka edhe ministra, për të cilët detyra është e para e atij lloji. Për herë të parë ushtron një punë menaxhuese ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur opinionistja Laura Kryeziu. “Kjo është brengosëse”, theksoi ajo. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pretendimet e Haradinajt se pas 14 muajsh rindezi eskavtorët e KEK-ut dalin të pasakta

Posted: 14 Sep 2017 12:40 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE-ja mbështet versionin aktual të kufirit Kosovë – Mali i Zi

Posted: 14 Sep 2017 12:39 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV me Maksymiuk diskutojnë për gjendjen politike dhe ekonomike në Kosovë

Posted: 14 Sep 2017 12:29 PM PDT

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, dhe drejtuesi i Komitetit për Politika financiare, Besnik Bislimi, kanë takuar të enjten Ambasadorin e Kanadasë për Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk. Themelimi i institucioneve qendrore, gjendja politike dhe ekonomike në Kosovë, si dhe përgatitjet e Lëvizjes Vetëvendosje rreth zgjedhjeve lokale të 22 tetorit ishin tema qendrore bashkëbisedimi. Ambasadori Maksymiuk shprehu interesimin dhe gatishmërinë e autoriteteve shtetërore kanadeze për të bashkëpunuar me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Porti i Durrësit pikë e përbashkët doganore për Kosovën e Shqipërinë

Posted: 14 Sep 2017 12:29 PM PDT

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka takuar homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli. Ka thënë se Kosova vijon të mbetet partneri strategjik natyral për Shqipërinë. Por ka premtuar edhe një gjë. “Shumë shpejt në portin e Durrësit vetëm një pikë doganore, si kufiri lehtësues mes dy vendeve dhe i standardit evropian. Por edhe vijimi me konsullatat dhe ambasadat e përbashkëta, si mënyra më e mirë për t’u shërbyer shqiptarëve dhe për të zhvilluar diplomacinë ekonomike”, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV-ja - Eicchorstit: Kjo qeveri me avaz të vjetër me prioritete të caktuara nga Serbia

Posted: 14 Sep 2017 11:56 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nënkryetarja e Kuvendit nga Vetëvendosje Aida Dërguti dhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, takuan sot në zyrat e BE-së në Kosovë, Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në EEAS, Angelina Eicchorst. Sipas njoftimit zyrtar të VV-së, thuhet se në takim u diskutua situata politike në vend, puna e mëtutjeshme e Parlamentit të Kosovës dhe mbi hapat e Kosovë në lidhje me agjendën evropiane, si dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kelmendi kërkon shkarkimin e ministrit Rikalo ose rrëzimin e qeverisë

Posted: 14 Sep 2017 11:52 AM PDT

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka kërkuar të shkarkohet Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ose të rrëzohet qeveria. Ai ka kërkuar nga opozita VV-LDK, se nëse nuk bëhet shkarkimi i ministrit, të rrëzohet qeveria, pasi siç thotë ai, edhe ashtu qeveria nuk është e sigurt me 61 vota. Kërkesa e Kelmendit: Ose të shkarkohet ministri Nenad Rikalo ose të rrëzohet qeveria ! Ministri i bujqësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës Nenad Rikalo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Skënderbeu e fillon me humbje aventurën në Ligën e Evropës

Posted: 14 Sep 2017 11:51 AM PDT

Skënderbeu ka nisur me humbje sezonin e ri të Ligës së Evropës. Skuadra nga Korça u mposht 3 me 1 nga Dinamo Kievi në kuadër të xhiros së parë të Grupit B. Gjergji Muzaka shokoi vendasit në pjesën e parë duke realizuar një gol të bukur në pjesën e parë. Megjithatë, ukrainasit në pjesën e dytë për tre minuta përmbysën gjithçka. Sydorchuk dhe Moraes shënuan në minutën e 47-të dhe të 50-të për 2 me 1, para se Mbokani të realizonte nga penaltia në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milani nis me fitore bindëse Ligën e Evropës

Posted: 14 Sep 2017 11:50 AM PDT

Milani ka shënuar fitore bindëse 1 me 5 në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Evropës. Milanezët mposhtën Austria Vienën, me Andre Silvan që shënoi tre gola. Përpos tij shënuan edhe Calhanoglu dhe Suso. Të vetmin gol për Austria Vienën e shënoi Borkoviq. Në ndeshjen tjetër të Grupit D, AEK-u i Athinës mposhti Rijekën 2 me 1. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Ramush Haradinaj, një kryeministër nervoz”

Posted: 14 Sep 2017 11:33 AM PDT

“Kryeministri Ramush Haradinaj po provon të shuajë zjarrin por pa e ditur me çfarë mjete dhe çfarë kosto”. Kështu e pasqyron opinionisti Imer Mushkolaj figurën e kryeministrit në javën e tij të parë të punës në krye të ekzekutivit. Vizitat e mbrëmjes, Mushkolaj thotë se bëhen më shumë si veprime që i shërbejnë marrëdhënieve me publikun dhe jo se janë gjithaq produktive. “Shumë lehtë mund t’i fillojë ato vizita në mëngjes”, ka thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ami dhe Ermali presin fëmijën e dytë

Posted: 14 Sep 2017 11:25 AM PDT

Prezantuesi i njohur televiziv Ermal Mamaqi së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mamaqi në rrjetet sociale. “Një beb rrugës... Do bëhemi 4”, ka shkruar ai si përshkrim të një fotografie të përbashkët me gruan e tij, prezantuesen Amarda Toska - Ami.   Një beb rrugës...Do bëhemi 4😍😍😍😍 A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on Sep 14, 2017 at 10:44am PDT ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtyhet ndeshja mes Arsenalit dhe Kolnit

Posted: 14 Sep 2017 11:28 AM PDT

Ndeshja mes Arsenalit dhe Kolnit në Ligën e Evropës është shtyrë për një orë. Sipas raportimeve, shkaktar është një përplasje e tifozërive dhe numri tejet i madh i tifozëve mysafirë. Ndeshja tani do të nisë në orë 22:05. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more