Skip to main content

INSAJDERI: “Milan shënon tre gola të shpejtë” plus 19 more

INSAJDERI: “Milan shënon tre gola të shpejtë” plus 19 more


Milan shënon tre gola të shpejtë

Posted: 14 Sep 2017 10:25 AM PDT

Milan ka kaluar në epërsi ndaj Austria Ëien në minutën e 7', me golin e shënuar nga mesfushori turk, Hakan Calhanoglu.

Milan arriti ta dyfishojë epërsinë me golin e Andre Silva në minutë e 10, ndërsa Silva shënojë edhe golin e tretë në minutën e 20.

Kjo është ndeshja e parë e dy skuadrave në Ligën e Evropës.

The post Milan shënon tre gola të shpejtë appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

McGregor dhe superjahti 480 mln dollarësh

Posted: 14 Sep 2017 10:10 AM PDT

Conor McGregor duket se e ka harruar humbjen ndaj Floyd Mayweeather në Las Vegas dy javë më parë.

Prej ditës, ai është në Spanjë duke pushuar së bashku me miq dhe familjen e tij. Së fundi, Conor si për të treguar që pushimet luksoze të tij vazhdojnë ende, ka postuar së fundi foto nga ishulli i vogël spanjoll pranë Ibiza, Formentera, ku pranë tij ishte duke lundruar edhe superjahti 480 milionë dollarë. Jahti Sailing Yacht A është në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko.

Më shumë se 100 milionë dollarët që McGregor fitoi në ndeshjen e boksit ndaj Mayweather kanë bërë që irlandezi të mos e ketë me nxitim kthimin në "oktogon". Trajneri i tij, John Kavanagh ka thënë disa ditë më parë se është shumë e vështirë që McGregor të ndeshet para vitit 2018.

The post McGregor dhe superjahti 480 mln dollarësh appeared first on INSAJDERI.

Delawie flet për aksionin e policisë në veri

Posted: 14 Sep 2017 09:55 AM PDT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur shqetësime për aksionin e policisë së Kosovës në organizatën e "Kryçit të Kuq të Serbisë" në Veri të Kosovës. Me ç'rast pësuan lëndime disa policë kosovarë nga persona të dyshuar, ku edhe janë konfiskuar dokumente.

"Të shqetësuar për çështjen e Kryqit të Kuq", ka shkruar Delawie në Twitter.

Ai ka shkruar po ashtu se është "duke përcjellur ngjarjen nga afër".

Sipas  komunikatës së policisë për këtë aksion thuhet se "dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlerësohet të jetë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës".

"Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullsisë"

The post Delawie flet për aksionin e policisë në veri appeared first on INSAJDERI.

Kërkesa e BE-së për LDK-në dhe Vetëvendosjen  

Posted: 14 Sep 2017 09:55 AM PDT

Zyrtarja e BE-së e cila ka qëndruar sot në Kosovë, përvec Haradinajt e Veselit, ka takuar edhe përfaqësuesit e opozitës, Visar Imerin e VV-së dhe Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sikurse përfaqësuesve të pushtetit, edhe atyre opozitarë, Angelina Eichhorst, Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese për Evropë dhe Drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, ua ka bërë të qarta prioritetet e BE-së për autoritetet në Kosovë.

"Opozita është e rëndësishme në demokraci, por duhet të jetë konstruktive dhe t;i kontribuojë progresit të Kosovës nëpërmjet MSA'së, liberalizimit të vizave dhe dialogut" ka thënë Eichorst.

Eichorst sot gjatë ditës para mediave ka thënë se mesazhi i saj për liderët e Kosovës është që të njohin rëndësinë e momentit aktual duke menduar në mënyrë strategjike dhe duke kapur mundësinë për t'iu afruar BE-së sa më parë që është e mundur.

Zyrtarja e BE-së ka kërkuar reforma në fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Ajo ka kërkuar ratifikimin e IPA 2016 e cila do të sjellë 70.5 milionë euro nga BE për popullin e Kosovës.

 

 

 

The post Kërkesa e BE-së për LDK-në dhe Vetëvendosjen   appeared first on INSAJDERI.

Veseli premton zhvendosjen edhe të tri ministrive tjera

Posted: 14 Sep 2017 09:48 AM PDT

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se duhet të zhvendosen edhe tri ministri të të tjera të Qeverisë së Kosovës nga Prishtina në Prizren.

Kadri Veseli gjatë  fushatës elektorale për zgjedhjet nacionale, në Prizren pati premtuar për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren.

Një premtim i tillë, tashmë ka filluar të realizohet.Ministria e Kulturës ka nis procesin e zhvendosjes së pjesshme në këtë qytet. Sipas Veselit, ky qytet meriton një trajtim më të mirë.

"Prizreni do të jetë një prioritet nacional", tha Veseli për RTV Besa.

Ai premton se ky qytet, do të ketë një prespektivë të veçantë në të ardhmën. "Prizreni do të mbetet shembulli më i mirë i një zhvillimi kulturor e ekonomik", tha Veseli.

The post Veseli premton zhvendosjen edhe të tri ministrive tjera appeared first on INSAJDERI.

Zotimi i parë i Pacollit si ministër

Posted: 14 Sep 2017 09:46 AM PDT

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behjget Pacolli ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit në Shqipëri, duke e takuar fillimisht homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.

Në një konferencë të përbashkët për media, zëvendës-kryeministri Pacolli, veç rikonfirmimit të bashkëpunimit të fuqishëm në mes të dyja vendeve dhe bashkërendimit të të gjitha aktiviteteve në politikën e jashtme është zotuar për vazhdimin e hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

"Ne sot biseduam gjithashtu që sa më shpejtë të vazhdojmë me traditën e hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike në mënyrë që të rrisim efikasitetin, përgjegjësinë dhe të ulim shpenzimet", ka thënë Pacolli.

Ndërsa, ministri Bushati ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të diplomacisë së shtetit shqiptar ndaj të gjitha proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ai ka përmendur edhe angazhimin e mëhershëm të zëvendës-kryeministrit Pacolli, sidomos në rastin e përpjekjeve diplomatike për anëtarësim në UNESCO, duke nënvizuar se ka bërë shpeshherë më shumë se diplomacitë e Tiranës dhe Prishtinës.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në cilësinë e zëvendës-kryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm ai pritet të takohet edhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

The post Zotimi i parë i Pacollit si ministër appeared first on INSAJDERI.

Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri më 27 nëntor

Posted: 14 Sep 2017 09:43 AM PDT

Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, në Shqipëri.

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ku u dakorduan për hapjen e misioneve të përbashkëta diplomatike, Pacolli u takua me kryeministrin Edi Rama, të cilët bashkë u dakorduan për mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, më 27 nëntor.

Këtë lajm, e ka bërë të ditur Pacolli përmes një postimi në Facebook:

'Kufij europian midis Kosovës dhe Shqipërisë; Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve – sapo u dakorduam me Kryeministrin Rama", ka shkruar Pacolli.

The post Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri më 27 nëntor appeared first on INSAJDERI.

Formacioni zyrtar: Dinamo – Skënderbeu

Posted: 14 Sep 2017 09:42 AM PDT

Skuadra e vetme shqiptare në garat evropiane është Skënderbeu nga Korça.

Korçarët ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Evropës do ta zhvillojnë ndaj Dinamos së Kievit.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyjave skuadrave.

Formacionet zyrtare:

Dinamo Kiev: Koval, Tsyganov, Sydorchuk, Garmash, Pivaric, Vida, Gonzalez, Buyalskiy, Kahcheridi, Kadar, Mbokani.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Dita, Lilaj, Gavazaj, James, Soue.

The post Formacioni zyrtar: Dinamo – Skënderbeu appeared first on INSAJDERI.

Formacionet zyrtare: Vienna – Milan

Posted: 14 Sep 2017 09:39 AM PDT

Të dy skuadrat evropiane, Austria Vienna dhe Milani tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Milani është mysafirë i austriakëve në ndeshjen e parë të vlefshme për grupet e Ligës së Evropës.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka vendosur të startoj në këtë ndeshje me një formacion të kombinuar, ku nuk mungojnë yjet e skuadrës.

Por, befasia e trajnerit italian është rreshtimi 3-5-2 dhe jo 4-3-3 siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe zhvillohet në stadiumin Ernst Happel Stadion (Vienna).

The post Formacionet zyrtare: Vienna – Milan appeared first on INSAJDERI.

Tifozët gjermanë bllokojnë rrugët e Londrës para ndeshjes ndaj Arsenalit

Posted: 14 Sep 2017 09:39 AM PDT

Mijëra tifozë gjerman të Kolnit 'bllokojnë' rrugët e Londrës para ndeshjes ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës

Tifozët e Arsenalit nuk mund të jenë të ngazëllyer nga mundësia e paraqitjes së tyre këtë sezon në Ligën e Evropës – por mbështetësit e rivalëve të tyre, Koln, të Grupit H me siguri që janë.

Me skuadrën e Arsene Wengerit që do të ndeshet sot (e enjte) në Emirates me ekipin nga Bundesliga, mijëra tifozë të klubit gjerman me nofkën 'Billy Goats' zbritën në qendër të Londrës përpara fillimit të ndeshjet.

Shumë prej tyre kishin fytyrat e mbuluara derisa këndonin këngë dhe krijuan flakë të kuqe nga fishekzjarrë të ndezur, ndërsa policia u përpoq t'i shoqëronte ata nga blerësit dhe turistët e befasuar nga prania e tyre.

Burimet në Gjermani kishin treguar se më shumë se 20.000 tifozë do të udhëtonin, megjithatë, ndërkohë që numrat ishin të mëdha atje ku ata marshuan në Ëardour Street, shifrat nuk ishin askund afër asaj shume.

Dhe me Arsenalin që ka shitur zyrtarisht vetëm 2,900 bileta për klubin gjerman, si dhe duke refuzuar të shesin bileta për këdo, është e debatueshme se sa 'Billy Goats' do ta jenë në Emiratet.

Gjermanët janë përballur me Arsenalin përpara në garën evropiane, duke luajtur me Arsenalin e Bertie Mee në gjysmëfinale të Kupës Evropiane gjatë sezonit të parë të dyfishtë të klubit në vitet 1970-71.

Me klubin që konkurronin në dy fronte, ata i mposhtën gjermanët 2-1 më 9 mars 1971, përpara se të eliminoheshin nga gara në largësi pasi humbën 1-0 në Koln dy javë më vonë.

The post Tifozët gjermanë bllokojnë rrugët e Londrës para ndeshjes ndaj Arsenalit appeared first on INSAJDERI.

Shqiptari terrorizon policinë italiane me thikën gjigante

Posted: 14 Sep 2017 09:34 AM PDT

Policia italiane ka arrestuar këtë të enjte një 43 vjeçar me origjinë nga Shqipëria pasi ai kërcënonte gruan e tij.

Çifti ka dy fëmijë të mitur, por kjo nuk e kishte ndaluar 43 vjeçarin që të kërcënonte gruan se do ta copëtonte me këtë hanxhar të frikshëm.

Edhe vetë efektivët e policisë kur kanë arrestuar shqiptarin kanë shprehur shenja shqetësimi kur kanë parë armën me të cilën 43 vjeçari kërcënonte për vdekje gruan.

Ngjarja ka ndodhur në Reggio Emilia dhe prej disa kohësh shqiptari jetonte i vetëm në shtëpi pasi bashkëshortja kishte lëvizur, e frikësuar se kësaj here do të ishte fundi për të. Në denoncimin e saj, gruaja është shprehur se dhuna fizike e bashkëshortit ndaj saj kishte vite që vijonte, por kësaj here, situata kishte degjeneruar në kërcënime serioze për vrasje.

The post Shqiptari terrorizon policinë italiane me thikën gjigante appeared first on INSAJDERI.

Thaçi thotë se deputet serb po sulmohen

Posted: 14 Sep 2017 09:32 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një tryezë të organizuar sot në Prishtinë nga KDI, ka kritikuar ashpër siç ka thënë sulmet që po bëhen ndaj deputetëve serb në Kosovë.

Ai ka thënë se këto sulme që janë duke u bërë janë racizëm dhe nuk po kontribuojnë aspak në të mirën e vendit.

"Sulmet ndaj deputeteve serb janë racizëm dhe nuk e qojnë përpara vendin tonë sepse nuk po tregohet heroizëm e as patriotizëm", ka thënë ai.

"Në anën tjetër derisa sulmohet Lista Serbe ata janë vonuar 2 – 3 orë por kjo s'ka lidhje sepse ne qeverinë e kaluar u vonuan 24 orë. Asociacioni duhet të themelohet në përputhje me Gjykatën Kushtetuese", ka thënë Thaçi.

The post Thaçi thotë se deputet serb po sulmohen appeared first on INSAJDERI.

Biznesmenit shqiptar i bllokohet pasuria 670 mijë euro

Posted: 14 Sep 2017 09:31 AM PDT

Një pasuri me vlerë  670 000 Euro është vendosur në sekuestro preventive nga policia e Lezhës.

Kjo pasuri e cila dyshohet se është vënë me veprimtari kriminale i përket biznesmenit Vilson Hoxha dhe familjarëve të tij.

Pasuria e sekuestruar janë vila, njësi tregtare dhe automjete, transmeton Klan Kosova.

"Ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët, se është i  përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë"informoi sot policia e shtetit.

Hetimet ndaj tij kanë nisur në maj të vitit 2017 tek Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Pronat e sekuestruara

2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar kafe & parukeri)
2 godina banimi ( 1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2)
1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2
5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )

Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 000 Euro.

Vendimi i sekuestros preventive u mor nga Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin më 13 shtator 2017. Ndërsa u ekzekutua nga sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të Masave "VJESHTË 2017" Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale" si dhe në kuadër të Procedimit penal të vitit 2017./ Oranews.tv

The post Biznesmenit shqiptar i bllokohet pasuria 670 mijë euro appeared first on INSAJDERI.

Thaçi flet për prioritetet e reja të dialogut Kosovë-Serbi

Posted: 14 Sep 2017 09:20 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një tryezë takimi me shoqërinë civile të organizuar nga KDI tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me prioritete të reja.

"Tash duhet një prioritet tjerë i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jenë të përcaktuar të gjitha partitë politike pa marr parasysh bindjet, prandaj unë e kam", është shprehur Thaçi.

Po ashtu presidenti ka thënë se ekipin e uniteti që e ka ndërtuar ka treguar se pjesë e tij do të bëhet nga institucionet tona shtetërore, qeverisë, presidencës, kuvendit, shoqëria civile, media.

Ai është shprehur se në fund të këtij ekipi do të garantoj koncenzusin politikë dhe në fund të këtij procesi do të kemi një fqinjësi të mirë dhe paqe për të ardhmen dhe integrim në BE, është shprehur ai.

"Ky bashkëpunim mund të arrihet vetëm përmes përkushtimit të venat të shteteve të BE-së ku unë kamë kërkuar mbështetje edhe nga ShBA", ka thënë në fund Thaçi.

The post Thaçi flet për prioritetet e reja të dialogut Kosovë-Serbi appeared first on INSAJDERI.

Thaçi thotë se Kosova është e obliguar ta miratojë demarkacionin

Posted: 14 Sep 2017 09:09 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një tryezë që është organizuar në Prishtinë nga KDI, ka bërë edhe një herë të qartë se Kosova duhet t'i përmbushë obligimet e saj.

Thaçi ka përmendur dy obligimet kryesore për vendin tonë. Ai ka thënë se Kosova duhet ta ratifikoj demarkacionin, dhe duhet që sa më parë ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

"Kosova ka marr disa obligime të që duhet t'i plotësoj siç është ratifikimi i demarkacionit i cili është edhe kusht për liberalizimin e vizave".

"Pastaj janë edhe respektimi i marrëveshjet e arritura në Bruksel siç është themelimi Asociacioni", ka thënë Thaçi./Insajderi.com

Ai më tej ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativ tjetër dhe është e vetmja mënyrë që t'i iket çfarëdo konflikt.

The post Thaçi thotë se Kosova është e obliguar ta miratojë demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Bushati i premton Pacollit angazhim për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Posted: 14 Sep 2017 08:58 AM PDT

Ministri i jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli, është takuar sot me homologun e tij të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në kuadër të vizitës së tij të parë që nga marrja e detyrave të tij të reja.

Pas këtij takimi Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se me Pacollin kanë diskutuar për mundësitë që Kosova ka për anëtarësim në UNESCO, transmeton Klan Kosova.

Tutje Bushati ka bërë të ditur se Kryeministri shqiptar Edi Rama tashmë ka prezantuar dhe programin e tij qeverisës ku rol të veçantë strategjik i ka vënë Kosovës.

Pacolli njëkohësisht është shprehur mirënjohës për angazhimin e shfaqur të zyrtarëve shqiptarë për të punuar në këtë drejtim për të hequr barrikadat të cilat qëndrojnë në kuadër të tregtisë mes Shqipërisë e Kosovës.

The post Bushati i premton Pacollit angazhim për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO appeared first on INSAJDERI.

Macron shpenzon mbi 30 mijë dollarë për produktet kozmetike

Posted: 14 Sep 2017 08:50 AM PDT

Ndikohemi dhe inspirohemi shpesh nga bukuritë franceze dhe moda e këtij vendi, por nuk e dinim se ndoshta do të na duhej të merrnin këshilla bukurie edhe prej Presidentit Macron.

Ka qenë gazeta "The Telegraph" ajo që ka publikuar se Macron ka shpenzuar në tre muaj vlerën 26000 euro për make up artistin e tij personal dhe produkte të nevojshme bukurie.

Ndihmësit e tij politikë i kanë shprehur 39-vjeçarit Macron me këmbëngulje se këto fatura kozmetike duhet "të zvogëlohen ndjeshëm" në të ardhmen. Por, në të vërtetë, paraardhësi i Macron, Hollande shpenzonte më tepër se ai mbi produktet kozmetike, ai e kalonte shifrën 30 000 euro në tremujor dhe shpenzonte mbi 127 000$ edhe në prerjen e flokëve.

Ky lajm u bë publik pikërisht në momentin që popullariteti politik i Macron është duke rënë.

The post Macron shpenzon mbi 30 mijë dollarë për produktet kozmetike appeared first on INSAJDERI.

Osmani flet për ministrin që “torturoj” qytetarët e Prishtinës

Posted: 14 Sep 2017 08:50 AM PDT

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e habitur me reagimin e shpejtë të prokurorisë, policisë dhe AKI-së për Nenad Rikalo, ministrin për të cilin po dyshohet se ka keqtrajtuar shqiptarët në vitet 90-ta.

Osmani thotë se është e çuditshme se si vetëm 24 orë pas raportimeve për veprat e Rikaols, institucionet kosovare dalin dhe thonë se s'ka fakte për këto vepra – pa pyetur fare dëshmitarët dhe pa dëgjuar dëshmitë e analizuar gjërat.

"Si është e mundur qe ende pa u mbushur 24 ore nga raportimet për te kaluarën e ministrit Rikalo, Prokuroria, Policia dhe AKI te deklarohen se ky ministër është i pastër para ligjit. Kur u hetuan pretendimet?".

"Kur u dëgjuan dëshmitaret? Kur u gjinden studentet e Deçanit qe kishin qene te maltretuar? A është kjo procedura standarde për secilin rast te maltretimeve e keqtrajtimeve ndaj shqiptareve (pra injorimi i dëshmive dhe i detyrës zyrtare) apo po veprohet kështu vetëm për shkak se politika ka gisht këtu?", ka shkruar ajo.

"E turpshme ndaj viktimave; e pafalshme për institucionet e Kosovës. Me e pakta qe do te duhej te ndodhte do te ishte suspendimi i Rikalos deri sa te ketë një hetim te mirëfillte te rastit. Asnjë institucion i Kosovës nuk duhet te ketë vend për keqtrajtues e paramilitare. E vërteta nuk mund te fshihet. Ajo del ne pah herët a vone. Vuajtjet e popullit shqiptar te viteve te 90-ta nuk duhet te harrohen kurrë.

The post Osmani flet për ministrin që "torturoj" qytetarët e Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Zhvarrosen trupat e tre personave që vdiqën pasi u operuan në QKUK

Posted: 14 Sep 2017 08:39 AM PDT

Zyrtarë nga Instituti i Mjekësisë Ligjorë në Kosovë gjatë ditës së sotme kanë bërë zhvarrosjen e tre personave të cilët kanë vdekur në sallat e operacionit në QKUK, e për të cilët nuk është kryer autopsia nga ana e QKUK-së.

Në mënyrë që rasti të zbardhet plotësisht, prokurori i rastit, Valdet Gashi, sot ka dhënë urdhër për zhvarrosjen e trupave të tyre. Autopsia për tre pacientët tashmë të vdekur do të kryhet nesër, raporton Gazeta Express.

Prokurori i shtetit, Valdet Gashi, ka bërë të ditur për Express, se ka gjatë ditës së sotme ka dhënë urdhër për zhvarrosjen trupave të tre pacientëve të QKUK'së, vdekja për të cilët është cilësuar si e dyshimtë nga ana e zyrtarëve të hetuesisë.

“Me qëllim që të vërtetohet shkaku i vdekjes, sot unë kam lëshuar urdhëresë për Institutin e Mjekësisë Ligjore që ta bëjë zhvarrosjen e tri kufomave për t’ia kryer autopsinë. Autopsia për këta tre pacientë do të kryhet nesër. Zhvarrosja ka përfunduar sot”, ka thënë Gashi të enjten për Express.

E ndërkohë zyrtarët në SHSKUK, kanë thënë gjatë ditës për Express, se kanë qenë familjarët e pacientëve ata të cilët nuk kanë lejuar që t;'i kryhet autopsia të afërmve të tyre.

"Kolegët tanë kanë kërkuar që t’u bëhet obduksioni, por familjarët e kanë nënshkruar dokumentin që nuk po duan që t’u bëhet obduksioni. Për njërin rast është me shkrim dokumenti që familjari nuk ka lejuar që të kryet obduksioni. Për tjetrin është verbal, d.m.th. në aspektin gojor. Obduksionet nuk janë bërë, dhe kjo tashmë nuk është në dorën tonë”, ka thënë  Shemsi Veseli, anëtar i Bordit në SHSKUK.

E ndërkohë prokurori Gashi e shtetit ka njoftuar se tashmë ka filluar intervistimin e disa zyrtarëve në QKUK. Sipas tij, hetimet janë duke vazhduar.

"Janë intervistuar edhe disa zyrtarë në QKUK", ka thënë tutje Gashi.

Ndërkaq, zyrtarë nga Policia e Kosovës, kanë bërë me dije se janë duke punuar në hetim e rastit, sigurimin e dosjeve të pacientëve si dhe marrjen e deklaratave të dëshmitarëve.

"Jemi në fazën e parë të hetimeve, që përfshin sigurimin e dosjeve të pacientëve, marrjen e deklaratave të dëshmitarëve dhe profesionistëve shëndetësorë. Në kontekstin e procesit hetimor ne po vazhdojmë edhe me ndërmarrjen e veprimeve të tjera që po ndikojnë në sqarimin dhe ndriçimin e plotë të këtyre vdekjeve si dhe po bashkëpunojmë me institucioneve relevante shtetërore që do t'i kontribuojnë procesit të hetimit", ka deklaruar Agron Borovci.

The post Zhvarrosen trupat e tre personave që vdiqën pasi u operuan në QKUK appeared first on INSAJDERI.

Pacolli pranon se liberalizimi i vizave mbetet problem real

Posted: 14 Sep 2017 08:29 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar sot me Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian.

Në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet e gjithëmbarshme politike si në nivelin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm dhe në veçanti në lidhje me raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

"Përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës është i një rëndësie të veçantë, nëpërmjet të cilit do të krijoheshin mundësi të reja për të gjithë qytetarët e vendit, sidomos për të rinjtë",  ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministrit i Jashtëm Pacolli gjatë takimit me Drejtoreshën e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst

Në vijim këtij takimi me Zyrtaren e Lartë të BE-së, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka shprehur zotimin dhe përkushtimin e Institucioneve të vendit për përmbushjen sa më të shpejtë të kritereve të mbetura në lidhje liberalizimin e vizave.

Përkitazi me këtë është vlerësuar si jashtëzakonisht e rëndësishme avansimi i mëtejmë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ecur drejt integrimeve euro-atlantike, duke shpresuar në vazhdimin e përkrahjes nga ana e Bashkimit Evropian.

"Agjenda jonë mbetet e palëkundur drejt integrimeve evropiane. Megjithëkëtë, liberalizimi i vizave mbetet një problem real. Vetëm përmes lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës do të jetë shans të përmirësim të imazhit të vendit dhe hapjes së perspektivës dhe mundësive të reja.", ka thënë ndër të tjera Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z. Behgjet Pacolli”- thuhet në komunikatë.

 

The post Pacolli pranon se liberalizimi i vizave mbetet problem real appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more