“Ilaçi më i mirë për këto sëmundje është vera” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Ilaçi më i mirë për këto sëmundje është vera
- Alban Hoxha kërkon falje dhe lë shiritin e kapitenit
- Marina e uron për fëmijën që po presin, Ermali: ‘’Sytë nga ty tani!’’
- Lady Gaga rëndë në spital, tmerron fansat: Sëmundja më ka shkatërruar (Foto)
- Martin Shkreli përfundon në burg
- Rama e mban fjalën, pezullon ‘policinë gri’
- Skandali i një dite më parë në Shkozë, banori i shkruan deputetes: Mallkoj veten që votova PS
- Ndalin hetimet e vrasjes së Artan Cukut, ekspertiza balistike s’gjen prova
- Njoftim i rëndësishëm për përdoruesit e telefonave Android
- Mediat gjermane: Kina po pushton ekonomikisht Ballkanin
Ilaçi më i mirë për këto sëmundje është vera Posted: 15 Sep 2017 07:52 AM PDT Pini verë të kuqe, jo vetëm që qejf, por si ilac për trupin. Një eksperte e shëndetësisë thotë se kjo pije sjellë shumë përfitime afatgjata për organizmin e njeriut. Creina Stockley, nga Instituti i Kërkimeve të Verës në Australi, shton gjithashtu se vera e kuqe e shoqëruar me ushqim, mund të zvogëlojë mundësinë që të keni një sulm në zemër, apo mund të rrisë jetëgjatësinë e trurit. Duke folur rreth trupit dhe shpirtit, ekspertja pretendon se një gotë vere në ditë mund të përmirësojë kujtesën tuaj. The post Ilaçi më i mirë për këto sëmundje është vera appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Alban Hoxha kërkon falje dhe lë shiritin e kapitenit Posted: 15 Sep 2017 07:43 AM PDT Prej ditësh në klubin e Partizanit është folur për çështjen e Alban Hoxhës, kapitenit që theu rregulloren duke mos u paraqitur në skuadër pas ndeshjes me Kombëtaren. Portieri sot ka reaguar duke kërkuar falje sipas rregullave të drejtuesve dhe duke hequr dorë nga shiriti i kapitenit. Hoxha gjithashtu ka deklaruar se ky do të jetë një shembull për të gjithë. Fjalët e Hoxhës, të postuara nga faqja zyrtare e Partizanit The post Alban Hoxha kërkon falje dhe lë shiritin e kapitenit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Marina e uron për fëmijën që po presin, Ermali: ‘’Sytë nga ty tani!’’ Posted: 15 Sep 2017 07:36 AM PDT Martesa pa fund këtë verë, por dhe shtatëzani. Në këtë situatë, ku personazhet urojnë çiftet që martohen, pastaj të sapomarturit urojnë prindërit e ardhshëm, edhe përgjigjet ngjajnë me ato që dëgjohen në bisedat e zakonshme. "Gjithë sytë nga ty taniiii", shkruan Ermali. Sepse si në familje, apo në lagje, edhe në showbiz, pas martesës, të gjithë presin fëmijën The post Marina e uron për fëmijën që po presin, Ermali: ''Sytë nga ty tani!'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Lady Gaga rëndë në spital, tmerron fansat: Sëmundja më ka shkatërruar (Foto) Posted: 15 Sep 2017 07:27 AM PDT Lady Gaga është sëmurë. Nëpërmjet një postimi në Instagram ku shfaqej me serum në dorë, Gaga u ka kërkuar falje të gjithë fansave për mungesën, duke shtuar dhimbja ishte më e fortë se ajo. "Brazil, jam e shkatërruar që nuk mundem të jem mirë mjaftueshëm për koncertin në Rio. Do bëja gjithçka për ju, por tani më duhet të kujdesem për trupin tim. Ju premtoj se do rikthehem së shpejti, shkruan class. Më vjen shumë keq, ju dua. Unë nisa menjëherë në spital, pasi nuk kishte të bënte me lodhjen, por dhimbjet e mia janë shumë të forta. Jam në duart e sigurta të mjekëve më të mirë", shkruan ajo. Rreth 6 vite më parë, Lady Gaga ka deklaruar për herë të parë se vuan nga një sëmundje, por pa dhënë detaje të tjera mbi sëmundje, apo se sa serioze është ajo. Vetëm pak ditë më parë ajo ka zbuluar se vuan nga fibromyalgia (një çrregullim kronik i karakterizuar nga dhimbje të përhapura muskulo-skeletore, lodhje, gjumë, humbje kujtese dhe luhatje të humorit. Gaga është shprehur kjo sëmundje nuk ka shërim, por kurohet. "Shpresoj që njerëzit të cilët do shohin dokumentarin tim dhe vuajnë nga një sëmundje kronike ta kuptojnë se nuk janë vetë", u shpreh Gaga gjatë fjalimit para premierës në Toronto. The post Lady Gaga rëndë në spital, tmerron fansat: Sëmundja më ka shkatërruar (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Martin Shkreli përfundon në burg Posted: 15 Sep 2017 07:14 AM PDT Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli, CEO i Turing Pharmaceuticals i cili mori pseudonimin "pharma bro" duke rritur çmimet e ilaçeve që mund tu shpëtonin jetën të sëmurëve me HIV/Aids do të qëndrojë 4 muaj burg në qytetin e Bruklin. Qelia ku do të qëndrojë është e njohur si burgu i "kollareve të bardha", aty ku burgosen mafiozë dhe të dyshuar për terrorizëm, të cilëve u mohohet aksesi ndaj shumë shërbimeve. Deri në janar Shkreli do të jetë i burgosur në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin, një vend i njohur si streha e të ashtuquajturve "kollaret e bardha", shkruan BBC. The post Martin Shkreli përfundon në burg appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Rama e mban fjalën, pezullon ‘policinë gri’ Posted: 15 Sep 2017 07:04 AM PDT Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar kontrollet në rrugë që ushtrohen aktualisht nga ajo që njihet si policia gri dhe që është nën varësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Në argumentin e ministrisë qëndron fakti se kontrollet bëhen në mënyrë të rastësishme duke mos respektuar rregulloren çka vë në rrezik jetën e drejtuesve të mjeteve. Pas ristrukturimit të DPSHTRR pritet që kompetencat për kontrollet në rrugë t'i kalojnë një strukture të vetme siç është Policia Rrugore ndërkohe që pritet të zbardhet edhe çfarë do të ndodhë me njësinë e veçantë.
The post Rama e mban fjalën, pezullon 'policinë gri' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Skandali i një dite më parë në Shkozë, banori i shkruan deputetes: Mallkoj veten që votova PS Posted: 15 Sep 2017 06:50 AM PDT Një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur mundësi sipas kategorive që futen në këtë situatë; me leje, pa leje dhe në procese gjyqësore. Të paktën kështu ka bërë të ditur deputetja e zonës, Elona Gjebrea për banorët e Shkozës, të cilët dolën dje në protestë, pasi preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës, ku në pjesën e parë të projektit do të prishen 153 shtëpi. Duke iu kthyer përgjigje një qytetareje, shtëpia e së cilës rrezikon të prishet, deputetja Gjebrea ka bërë të ditur se duhet kuptuar situata dhe nevoja për këtë ndërhyrje madhore në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zonës. Ja çfarë shkruan ajo:
The post Skandali i një dite më parë në Shkozë, banori i shkruan deputetes: Mallkoj veten që votova PS appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Ndalin hetimet e vrasjes së Artan Cukut, ekspertiza balistike s’gjen prova Posted: 15 Sep 2017 06:45 AM PDT Armët e përdorura në ekzekutimin e kryekomisar Artan Cukut nuk janë përdorur në krime të mëparshme. Rezultati i ekspertizës balistike vështirëson punën e grupit hetimor për sigurimin e provave rreth urdhëruesve të vrasjes së ish-oficerit të lartë të policise. Deri me tani në qeli për ekzekutimin e ish-drejtorit te policisë Artan Cuku është vetëm ekzekutori me pagesë Mikel Shallari. Kur kanë kaluar 5 muaj nga ekzekutimi mafioz i Artan Cukut, ish- oficerit te larte te policise, duket se hetimet kanë mbetur në vendnumëro. I qëlluar me 5 plumba, poshtë apartamentit të tij, prokuroria deri më tani ka vetëm një person të dyshuar për vrasjen e tij, Mikel Shallarin. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për ABC Neës, se përgjigjet e ardhura nga laboratori balistik i policisë së shtetit janë negative për dy armët e krimit që dyshohen se janë përdorur nga 24-vjeçari Shallari në mbrëmjen e 8 prillit. Predhat e plumbave të sekuestruar në vendngjarje, nuk kanë rezultuar se janë qitur nga armët e gjetura nga policia në dy vende të ndryshme. The post Ndalin hetimet e vrasjes së Artan Cukut, ekspertiza balistike s'gjen prova appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Njoftim i rëndësishëm për përdoruesit e telefonave Android Posted: 15 Sep 2017 06:44 AM PDT Kjo informatë ka të bëjë me të dhënat e ruajtura në Google Drive. Google automatikisht do të fshijë nga Drive Backup të pajisjes tuaj nëse ajo është jo aktive për dy muaj, transmeton Express. Sipas Android Police, Google lejon ruajtjen Backup të pajisjes ne Google Drive, por këta fajlla qëndrojnë aty vetëm gjatë kohës sa pajisja juaj është aktive. Nëse pajisja nuk përdoret për 2 javë, atëherë Google cakton kohën kur fajlli juaj do të fshihet. Kjo periudhë është dy muaj nga koha kur pajisja juaj është jo aktive. The post Njoftim i rëndësishëm për përdoruesit e telefonave Android appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Mediat gjermane: Kina po pushton ekonomikisht Ballkanin Posted: 15 Sep 2017 06:41 AM PDT Përmes kredive të bankave kineze Ballkani mund të bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” analizon ndikimin kinez në Ballkan. Ballkani nuk ka emër të mirë tek evropianët e tjerë që e lidhin me konflikte etnike, korrupsion, varfëri dhe të gjitha llojet e të këqijave të tjera. Shpesh këto janë stereotipe që nuk u përgjigjen realiteteve të Evropës Juglindore. Megjithatë, jo çdo imazh negativ i Ballkanit është një karikaturë keqdashëse. Mungesa e pavarësisë së mediave në shumë vende të rajonit, pavarësisht se cila qeveri është në pushtet dhe manipulon opinionin publik, është, për shembull, jo një stereotip, por një dukuri e përditshme. Një fakt tjetër që lidhet me Ballkanin janë shtetet e tij të vogla. Mali i Zi p.sh. nuk ka as një të pestën e banorëve të Berlinit. Por të vogla janë edhe Estonia, Luksemburgu apo Finlanda. Dhe problemi me shtetet e Ballkanit nuk është se janë të vogla, por se janë të dobëta ekonomikisht. Rëndësia e pakët politike dhe ekonomike si dhe pozicioni i tyre midis Rusisë, Turqisë dhe Evropës së pasur Veriperëndimore e bën rajonin të prekshëm ndaj përpjekjeve për manipulim. Shumë është shkruar tashmë për manovrat e Rusisë për të trazuar gjendjen aty, ose për rikthimin e Turqisë në Ballkan. Ndër të tjera, ai paralajmëron që Ballkani mund të bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini përmes kredive të bankave kineze. Porti i Pireut po përjeton një bum qëkurse i kaloi me koncesion në vitin 2009 sipërmarrjes kineze “Cosco Pacific” Michael Martens/FAZ The post Mediat gjermane: Kina po pushton ekonomikisht Ballkanin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: