Skip to main content

“Identifikohet e vogla që u masakrua nga dy qentë pitbull në Itali (Foto)” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Identifikohet e vogla që u masakrua nga dy qentë pitbull në Itali (Foto)” plus 9 more Lajmi i Fundit


Identifikohet e vogla që u masakrua nga dy qentë pitbull në Itali (Foto)

Posted: 18 Sep 2017 07:14 AM PDT

Tragjedia në Itali, ku dy qen pitbull masakruan për vdekje një vajzë 1 vjec, ka tronditur të gjithë. shtëpisë së racës pitbull.

Victoria Zikaj 13 muajsh, vajza e emigrantit shqiptar Egi Zikaj, që pasi kishte humbur vendin e punës në Itali kishte emigruar në Gjermani dhe 22 vjeçares italiane Olga De Luca mbeti viktimë e raptusit agresiv të dy qenëve të shtëpisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19.30 të mbrëmjes së shkuar ndërsa vogëlushja ndodhej në banesë vetëm me gjyshin e saj.

Gjithçka ndodhi brenda pak minutash kur vogëlushja iu largua kontrollit të gjyshit duke dalë në oborrin e shtëpisë për të luajtur me qentë.
Ashpërsia me të cilën ata e sulmuan qe fatale për vogëlushen e as përpjekjet e gjyshit nuk mundën ta shpëtojnë.


Skuadra e ndihmës së shpejtë e thirrur nga fqinjët e familjes, mundi të hyjë në banesë vetëm pasi forcat e rendit i vranë me armë zjarri qentë. Por ishte tepër vonë. Plagët e marra në kokë e në trup qenë vdekjeprurëse për Victoria, vogëlushen me origjinë shqiptare.


Gjyshi i saj ka marrë plagë në të gjithë trupin por është jashtë rrezikut për jetën.
Shoqata Italiane e konsumatorëve ka komentuar këtë ngjarje duke e quajtur "një tragjedi të paralajmëruar".
"Ekzistojnë raca qensh që pavarësisht nga edukimi që i bëhet, plagët që mund të shkaktojnë rezultojnë fatale për njeriun". Për këtë arsye pas kësaj ngjarje e pas disa të tjerave të ngjashme me këtë tragjedi, Shoqata italiane e Konsumatorëve do të kërkojnë një patentë të detyrueshme për këdo që zotëron qen të racave potencialisht të rrezikshme.
Ndërsa fqinjët e familjes kanë pohuar se shumë herë kanë denoncuar në polici sjelljen agresive të dy qenve. Vetëm pak ditë më parë ata kishin sulmuar një banore të zonës që po shëtiste aty pranë.

"Një ngjarje që nuk mund të shpjegohet. Nuk gjej fjalët. E gjithë qyteza është në zi për tragjedinë që ka goditur këtë familje", është shprehur për mediat italiane Mauro Brunetti, nënkryetari i bashkisë së komunës së Flero.

The post Identifikohet e vogla që u masakrua nga dy qentë pitbull në Itali (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

‘’Rama 2’’/ Pas betimit për qeverinë e re, dy drejtorë të LSI largohen nga puna

Posted: 18 Sep 2017 07:04 AM PDT

Dy dorëheqje të reja nga radhët e drejtorëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë raportuar, pas daljes në opozitë.

Mësohet se Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika ka paraqitur dorëheqjen, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahia, është liruar nga detyra.
Sakaq pak ditë më parë erdhi edhe dorëheqja e parë nga drejtorët e LSI.

Pas betimit të qeverisë së re te Presidenti Meta, i larguari ishte kreu i ISHMP Ergys Agasi.

The post ''Rama 2''/ Pas betimit për qeverinë e re, dy drejtorë të LSI largohen nga puna appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kamerat sytë tek ajo, aktorja puth në buzë në sy të burrit kolegun (Video)

Posted: 18 Sep 2017 06:57 AM PDT

Cfarë po ndodh kështu? Askush më nuk ka turp nga asgjë. Bëhet fjalë për aktoren Nicole Kidman.

Ajo ka habitur publikun një natë më parë, duke puthur në buzë kolegun e saj, pasi ka arritur të rrëmbejë çmimin "Emmy" mbrëmjen e së dielës. Aktorja i ka dhuruar një puthje në buzë kolegu i saj Skarsgard, e ndërsa bashkëshorti i aktores qëndronte prapa tyre dhe pa të gjithë skenën.
Sigurisht që nuk i ka pëlqyer aspak.

I pakënaqur nga veprimi i gruas së tij që bëri me një burrë tjetër, ai u lmua duke duartrokitur. Nicole Kidman dhe Keith Urban janë të martuar që prej vitit 2006.

The post Kamerat sytë tek ajo, aktorja puth në buzë në sy të burrit kolegun (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Historia e trishtë e vajzës, ra në gjumë dhe nuk u zgjua për 6 muaj

Posted: 18 Sep 2017 06:50 AM PDT

Njihuni me vajzën që po kalon dicka shumë të keqe në jetën e saj. Sipas llogaritjeve, ajo duhet të kishte përfunduar universitetin dhe sot do të ishte një psikologe fëmijësh.

E në fakt kjo ishte edhe ëndrra e saj që kur ishte e vogël.
Por në moshën 17-vjeçare, një e papritur e pakëndshme ja ndërpreu ëndrrën Beth Goodier-it nga Britania e Madhe. Para pesë vitesh, ajo ra për të fjetur në dhomën e ndenjes, por nuk u zgjua më për gjashtë muaj me radhë.

E pas vizitave të shumta mjekësore, Beth u diagnostikua me atë që njihet si "Sindroma e Bukuroshes së Fjetur". Ndërsa sot, ajo është 22 vjeçe dhe fle 22 orë gjumë. Goodier ndodhet në një me pak emra të prekur nga kjo sindromë në mbarë botën.

E ëma e saj është shprehur se edhe dy orët që Beth është zgjuar, në fakt është në gjendje përgjumësh. "Ngrihet ha ndonjë gjë, shkon në tualet dhe fle sërish", ka shtuar ajo.
Ndërkohë përveç familjes, një ndër personat që ka vazhduar t'i qëndrojë pranë Beth është i dashuri i saj Dan, të cilin e njohu në një fazë zgjimi tre vite më parë, përcjell Shekulli.
"Ai vjen çdo ditë te shtëpia dhe i qëndron pranë Beth-it. Kur ajo është zgjuar, flasin bashkë për lidhjen e tyre. Ai i flet asaj, po pret që vajza me të cilën u dashurua të kthehet sërish siç ka qenë. Ai është një djalë shumë i mirë", ka thënë e ëma e 22-vjeçares.

Rasti i Beth nuk është i vetmi në Britaninë e Madhe. Sot dihet ende pak mbi sindroma e Bukuroshes së Fjetur, njohur edhe si KLS (Kleine-Levin Sindrome). Shkencëtarët dhe neurologët po përpiqen prej vitesh të kuptojnë se çfarë e shkakton atë, ndërsa kura duket e largët.

The post Historia e trishtë e vajzës, ra në gjumë dhe nuk u zgjua për 6 muaj appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Pritet të zhvillohet ankandi i Bonove të Thesarit, Ministria e Financav dhe e Ekonomisë nxjerr në shitje 6.1 miliard lekë

Posted: 18 Sep 2017 06:43 AM PDT

Të martën pritet të zhvillohet ankandi i Bonove të Thesarit 12-mujore në Bankën e Shqipërisë, ndërsa Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpallur shumën.

Shuma e shpallur sipas kalendarit është 6.1 miliard lekë. Data e emetimit është 21 shtator 2017, ndërsa data e maturimit 20.09.2018.
Interesat e bonove të thesarit u rritën sërish në ankandin e parë të muajit shtator, duke e bërë gradualisht më të leverdisshëm investimin në këto instrumente.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e kësaj jave, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 2.28%, nga 2.23% që kishte qenë interesi në ankandin e mëparshëm.

The post Pritet të zhvillohet ankandi i Bonove të Thesarit, Ministria e Financav dhe e Ekonomisë nxjerr në shitje 6.1 miliard lekë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rrëfimi/ Vajza nga Shkodra tregon jetën pas vdekjes së babait: ‘’Dashnori i mamit zhvishej para meje”

Posted: 18 Sep 2017 06:29 AM PDT

Një hostori prekëse ka ardhur nga një vajzë që pas vdekjes së babait, jeta iu kthye në tmerr. Ajo rrëfen se ishte vetëm 13 vjeçe kur u ngacmua dhe abuzua seksualisht në shtëpinë e saj nga partneri i së ëmës.

Një vajzë shkodrane ka treguar historinë e tmerrshme të jetës së saj për "ShkodraNeës".

Historia e saj:
Babi me vdiq në një aksident tragjik. Prej atij moment jeta ime është shkatërruar totalisht. Isha 12 vjeçe e gjysëm, kur mami na solli në shtëpi një burrë, që më vonë e kuptova se e kishte të dashur, pasi në fillim më tha se është kushërini i saj që ka jetuar jashtë shtetit, por tani do jetonte me ne, për t'na mbrojtur. Jam vajzë e vetme e s'kam as motër e as vëlla.
Nuk thashe gjë, sepse mendova se kjo gjë do ta bënte të ndihej më mirë mamin. Në fillim ishte ok. Por pas disa muajsh nisi të bënte gjëra që më bënin nervoze. Kur isha vetëm me të në shtëpi, ai dilte i zhveshur nga dhoma nga banja. Pastaj më kërkoi ta prekja. I shmangesha, por nganjëherë nuk mundja dhe kisha frikë t'i thoja boll. Ndihesha aq keq sa nuk dija a duhet t'i thoja mamit. Nuk dija as si t'ja thoja.
Kur po grindesha një ditë me mamin i thashë se e urreja të dashurin e saj e që e kisha kuptuar që nuk e kishim kushëri. Se me kushëririn nuk flihet në një dhomë.
Kulmi ishte kur mami më tha që nuk duhet të vishesha provokuese nëpër shtëpi se shalët me ishin zgjatur shumë. Aty jam mërzit dhume dhe kam qarë dy javë.
Më doli shkolla për në Angli dhe arrita të iki nga shtëpia. Me mamin kam komunikim shumë të pakët në telefon prej vitesh, kurse atë s'dua ta shoh kurrën e kurrës. Nuk mund ta harroj kurrë çfarë më bëri ai njeri, e falenderoj Zotin që s'më ka falë motër ose vëlla me gjakun e tij.

The post Rrëfimi/ Vajza nga Shkodra tregon jetën pas vdekjes së babait: ''Dashnori i mamit zhvishej para meje" appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Shkencëtarët e tregojnë, kjo lule po ju vret

Posted: 18 Sep 2017 06:13 AM PDT

Nuk ka shtëpi pa lule dhe gjelbërim. Të gjithë i mbajnë si për bukuri por edhe sepse këshillohen si të shëndetshme.

Por djaloshi 5-vjeçar Estaban, futi aksidentalisht gjethen e një bime në gojë, ndërsa gjuha dhe goja e tij u ënjtën aq shumë sa ia morën frymën dhe i shkaktuan vdekjen.
Bima e ashtuquajtur "Dieffenbachia Amonea" po konsiderohet mjaft e rrezikshme, saqë thuhet se u mori jetën e 15 adoleshentëve në të gjithë botën.

Për bimën thuhet se ka një përbërës kimik të ashtuquajtur "Diefenbaker", e cila shkakton vdekjen.
Ky raport u mor nga disa qendra spitalore të ndryshme në Amerikë.

The post Shkencëtarët e tregojnë, kjo lule po ju vret appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mbesa e Nishanit ‘’godet’’ sërish, pa pantallona për shopping (Foto)

Posted: 18 Sep 2017 06:02 AM PDT

Beniada Nishani ''cmend'' sërish rrjetet sociale.

Asgjë nuk është turp më për të. Këtë herë në rrjete sociale ajo ka provokuar sërish përmes një foto ku shfaqet e veshur me "body" dhe ku ka ekspozuar të pasmet e saj. "Duke ikur për të bërë pazar…mos kam harruar diçka?",-ka shkruar Beniada Nishani krahas fotos së publikuar në rrjete sociale.

Vëmendja padyshim që është tek ajo, pasi pa problem  mund të ekspozojë trupin e saj.

The post Mbesa e Nishanit ''godet'' sërish, pa pantallona për shopping (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kriminelë të rrezikshëm, policia greke arreston 27 shqiptarë

Posted: 18 Sep 2017 05:47 AM PDT

Një operacion masiv është bërë në Greqi, ku kanë rënë në pranga 27 shqiptarë, 1 shtetas bullgar, 1 gjeorgjian, 1 grek dhe 1 banor i Bangladeshit.

Sipas të dhënave, gjatë 10 viteve të fundit, shtetasit e arrestuar janë autorë te grabitjeve të ndodhura në stacione autobusash, metro dhe në aeroport të shtetasve të ndryshem që udhetonin me këto mjete transporti. Kjo bandë, kishte qëllim për të grabitur turistë.

Po ashtu, mësohet se janë shpallur në kërkim edhe 18 persona të tjerë, kryesisht kosovarë.
Ata kane vepruar ne zonat "Omonia", "Evangelizmos", "Megaro Musikis", "Panormou", "Sintagma", "Metaksurgio" dhe "Kalithea" dhe ne aeroportin "Eleftheros Venizelos" duke u ndare ne grupe nga 3-10 persona te cilet me pas ndanin fitimin me njeri-tjetrin, raporton "Panorama".
Drejtues te grupit jane shtetas shqiptare qe jane arrestuar. Shume nga sendet e vjedhura dergoheshin me autobus ne Shqiperi. Ky grup mund te kryente deri ne 15 grabitje ne dite ne vlere totale mbi 3500 euro ne dite. Ne total ky grup mund te kete kryer mbi 4000 grabitje, nje shifer vertet e frikshme.

The post Kriminelë të rrezikshëm, policia greke arreston 27 shqiptarë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E rëndë në Durrës, raportohen të shtëna armësh

Posted: 18 Sep 2017 05:22 AM PDT

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një person pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik gjate nates se mbremshme, per motive qe mbeten ende te panjohura.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit me inicialet B.D. 35 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË:
Shtetasi i mësipërm, më datë 18.09.2017, rreth orës 03: 00, në Sektor Rinia dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë kqyryr vendin e ngjarjes dhe identifikuar autorin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 12.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prishja e rendit dhe qetësisë publike", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenet 274, 278 dhe 283 të Kodit Penal.

The post E rëndë në Durrës, raportohen të shtëna armësh appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more