Skip to main content

“Humbni 10 KILOGRAMË për vetëm DY JAVË me dietën e LIMONIT!” plus 9 more Ferizaj Press

“Humbni 10 KILOGRAMË për vetëm DY JAVË me dietën e LIMONIT!” plus 9 more Ferizaj Press


Humbni 10 KILOGRAMË për vetëm DY JAVË me dietën e LIMONIT!

Posted: 14 Sep 2017 10:28 AM PDT

Konsumimi i frutave që përmbajnë agrume është tejet i rekomandueshëm për njerëz që kanë probleme me peshën e tepërt, pasi që këta fruta janë të pasur me vitamine dhe antioksidantë të cilët e inkurajojnë humbjen e peshës.

Dieta e limonadës është përdorur për humbjen e peshës për më shumë se pesë dekada nga njerëzit të cilët duan ta kenë trupin në formë dhe të shëndetshme dhe nga njerëzit të cilët dëshirojnë të humbin peshë pa dieta me elemente të veçanta si vitamine etj., transmeton Telegrafi.

Detoksikimi me limonadë jo vetëm që përdoret për humbje të peshës, por edhe e furnizon trupin me vitamina të cilat e mbajnë trupin të shëndetshëm dhe në formë. Veç kësaj, kjo dietë e çuditshme por tejet e mirë, është shumë e lehtë për t'u mbajtur.

Duhet ta konsumoni një përzierje të lëngut të limonit dhe ujit në stomak të zbrazët çdo ditë, pasi të jeni zgjuar në mëngjes. Kjo dietë e detoksikon organizmin dhe do t'i humbni deri në 10 kilogramë për vetëm dy javë.

Ndiqni këto instruksione:

Dita e parë: Një limon i përzier me një gotë ujë

Dita e dytë: Dy limonë të përzier me dy gota ujë

Dita e tretë: Tre limonë të përzier me tri gota ujë

Dita e katërt: Katër limonë të përzier me katër gota ujë

Dita e pestë: Pesë limonë të përzier me pesë gota ujë

Dita e gjashtë: Gjashtë limonë të përzier me gjashtë gota ujë

Dita e shtatë: Tre limonë të përzier me 10 gota ujë

Dita e tetë: Gjashtë limonë të përzier me gjashtë gota ujë

Dita e nëntë: Pesë limonë të përzier me pesë gota ujë

Dita e 10'të: 4 limonë të përzier me katër gota ujë

Dita e 11'të: Tre limonë të përzier me tri gota ujë

Dita e 12'të: Dy limonë të përzier me dy gota ujë

Dita e 13'të: Një limon i përzier me një gotë ujë

Dita e 14'të: Tre limonë të përzier me 10 gota ujë.

Produkti i përbërë nga lëngu i limonit dhe uji duhet të konsumohet i tërë përnjëherë. Sidoqoftë. Nëse ndjeni vështirësi në konsumimin e menjëhershëm, atëherë mund të pini vetëm aq sa mundeni, por pjesën e mbetur patjetër se duhet ta pini më vonë.

Është e rëndësishme të ceket se personat me probleme gastrointestinale duhet ta shmangin këtë dietë.

Si të kuroni diabetin me dy gjethe aloe vera në ditë

Posted: 14 Sep 2017 10:23 AM PDT

Bima aloe vera dhe pjepri i hidhur janë identifikuar si bimë që kanë efekt kurues. Studimet e reja tregojnë se të dyja kanë efekte pozitive mbi diabetin dhe sheqerin e lartë të gjakut (hiperglicemia).

Sheqeri i lartë i gjakut ndodh kur nuk prodhoni insulinë (diabeti i tipit 1) ose kur qelizat tuaja nuk i përgjigjen siç duhet insulinës (diabeti i tipit 2, që përfaqëson 90 për qind të pacientëve).

Ka terapi të shumta, barna dhe trajtime, por efektet anësore mund të jenë shkatërruese.

Në Greqinë e lashtë, romake, kineze, njerëzit përdorën bimën e aloe verës për të parandaluar simptomat e kësaj sëmundjeje.
Aloe Vera u konsiderua si shpëtim. Ajo është një bimë subtropikale me gjethe të trasha, me gjemba dhe prodhon një xhel të trashë me veti kuruese.

Përdorimet tradicionale ishin për kapsllëk, astma, dhimbje koke, artriti dhe simptoma diabetike.

Përbërësit aktivë në aloe vera janë të shumta si minerale, aminoacide, monosakaride, polisaharide, mangan, zink, krom dhe magnez, të njohur tashmë si të rëndësishëm për metabolizmin e glukozës duke rritur efektivitetin e insulinës.

Një studim tregoi se aloe vera ka funksione anti-inflamatore, antimikrobike dhe antioksiduese .
Mjafton të merni xhelin në brendësi dhe ta vendosni në një blender.Lëngun e përftuar vendoseni në kulluse që të filtrohet më mirë.Kjo metodë është perfekte dhe efektive për sëmundjen e diabetit.

Aktiviteti fizik është gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2. Studimet tregojnë se stërvitja intensive mund të përmirësojë shumë gjendjen tuaj shëndetësore.

Rekomandime të tjera për parandalimin e diabetit të tipit 2 përfshijnë shmangien e ushqimeve të përpunuara, kufizimin e konsumit të proteinave dhe balancimin e raportit omega-3 dhe omega-6. Gjumi i duhur është gjithashtu i rëndësishëm

10 Shenjat e hershme që iu paralajmërojnë që keni parazitë në trup. Ja erëzat që ju duhen për t’i hequr qafe

Posted: 14 Sep 2017 10:19 AM PDT

Ekzistojnë lloje të ndryshme të parazitëve në trupin tuaj dhe shumica e tyre janë të zakonshëm.
Ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm, por disa nga problemet që mund të keni me trupin tuaj janë për shkak të këtyre parazitëve.

Lexoni shenjat e mëposhtme që të zbuloni nëse keni parazitë në trupin tuaj:

1.Dhimbje në muskuj dhe nyje
2. Ju nuk ndiheni të ngopur pas ngrënies.
3. Ju keni diarre gjatë udhëtimit
4. Ju zgjoheni shpesh gjatë natës dhe keni vështirësi të bini në gjumë.
5. Anemia, mungesa e hekurit.
6. Mund të jeni helmuar nga ushqimet ose të keni pasur probleme me tretjen.
7.Kërcitje të dhëmbëve gjatë gjumit.
8. Çrregullime të lëkurës, skuqje, ekzemë për arsye të pashpjegueshme.
9.Lodhje, depresion etj
10. Kapsllëk
Nëse jeni duke përjetuar disa nga këto simptoma mos u shqetësoni.Këta përbërës do t'iu ndihmojnë për të eliminuar këto baktere në mënyrë natyrale.
Rigoni është një erëz e fuqishme dhe efektive që mund të përdoret për të trajtuar shumë probleme. Një nga këto probleme janë parazitët. Për shkak të antioksidantëve dhe vetive antibakteriale, mund t'iu ndihmojë në eliminimin e këtyre baktereve.
Hudhra
Hudhra është perfekte për luftimin e baktereve, kërpudhave, viruseve, parazitëve dhe kancerit. Është gjithashtu efektive kur bëhet fjalë për parazitë që thithin gjak si mushkonja.
Karafili
Karafilët kanë veti antimikrobike, antibakteriale dhe antifungale.
Arrat e zeza
Arrat e zeza janë aq të fuqishme saqë pastrojnë gjakun dhe zorrët.
Përpiquni t'i përfshini në dietën tuaj, dhe parazitët do të jenë një problem i së kaluarës.

Deputeti Tahiri bën thirrje ta duam njëri-tjetrin (Foto)

Posted: 14 Sep 2017 09:14 AM PDT

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri i cili tashmë edhe ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR-së, është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Labi vetëm pak më parë përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në Instastory ka bërë thirrje të gjithë njerëzve ta duan njëri-tjetrin, transmeton Gazeta Express.

Sipas Labit bota pa shokë dhe dashamirë nuk është as e çmuar e as e mirë dhe vetëm ata janë pranë jush në ditët më të vështira të jetës suaj.

"E mendova e ndjeva pastaj e shkrova.

Dikush mendon se Bota me para është e mirë..! Bota pa shokë dhe dashamirët nuk është e çmuar dhe e mirë!

Unë kam më shumë shokë e dashamirë, se sa para. Unë ushqehem me dashuri më shumë nga respekti i dashamirëve se sa nga atp letra që quhen para!

Kur të humbim ndonjë shokë nuk të vlejnë as ato para…!

Duajeni shokun shoqen dhe miqët, se ata janë pranë jush në ditët më të vështira të jetës suaj.

Askush në varre nuk i merrë paratë, por shokun dhe shoqen mund ta takojë sërishë në botën tjetër. Labi", ishte kjo çfarë kishte shkruar Labi.

Ndryshe, Labi edhe pse tani ia ka mësyrë politikës, atë e shohim ende aktiv në muzikë./ Express/

 

iPhone 9 me shumë risi

Posted: 14 Sep 2017 09:11 AM PDT

Tashmë e kemi parë iPhone 8, por besojeni ose jo tashmë kemi disa risi edhe për Iphone 9

Sipas burimeve, Apple kishte arritur një marrëveshje me LG Chem për baterinë e iPhone 2018.

Qeliza e fuqisë do të jetë në formë L me një kthesë në pjesën e poshtme dhe pritet të rrisë kapacitetin pa pasur nevojë për ndryshime tjera.

Kjo do të thotë se Apple do të ketë tre iPhone të ndryshëm edhe një herë. Disa thashetheme sugjerojnë se do të ketë dy madhësi të ekranit, 5.28 "dhe 6.46", transmeton Sovrani.

Kompania thuhet se ka arritur një marrëveshje me Samsung për të bërë ekranin për iPhone 8, por kjo ende nuk është konfirmuar, prandaj ende mos bëni plane.

Por një gjë dihet e sigurt që Iphone 8 është kapitull i mbyllur, mbani frymën Iphone 9 do jetë i jashtëzakonshëm.

Ja si ta kuptoni se bebja juaj po shton peshë ngadalë

Posted: 14 Sep 2017 09:06 AM PDT

Çfarë konsiderohet shtim i ngadaltë i peshës apo rënie e saj, tek një bebe?

Ju mund të keni të njëjtën peshë që keni pasur edhe para 5 vitesh por bebet nuk mbajnë të njëjtën peshë për shumë kohë.

Shumica e ndryshimeve të peshës është pjese e proçesit të rritjes.

Por ju mund të shqetësoheni nga mënyra se si për pak kohë, bebi juaj rritej pothuajse brenda natës e më pas ritmi i shtimit të peshës u ul apo edhe humbi disa gramë.

Shtimi i peshës fillon të ngadalësohet kur bebi mëson si të zvarritet dhe duke qenë se metabolizmi i tij është duke kaluar në një stad më të lartë humbja e disa gramëve nuk është asgjë për tu shqetësuar.

Kur duhet ta çojmë bebin tek doktori për shkak të humbjes së peshës.

Nëse ju jeni të shqetësuar nga mënyra sesi bebi ndihet apo nga pamja e tij por edhe sepse pesha e tij vazhdon të ulet atëherë mund ti bëni një vizitë te doktori i fëmijës tuaj për të mbajur nën vëzhgim peshën e tij.

Është e ditur se bebet do të humbasin disa gram gjatë ditëve të para të jetës por pas kësaj nuk ka më rënie kaq drastike. Kështu që mos e lini rënien e peshës të vazhdojë për shumë kohë përpara se të kërkoni ndihmë mjeksore.

Cila është mosha kur njerëzit fillojnë të mërziten me punën dhe pse?

Posted: 14 Sep 2017 08:59 AM PDT

JEAN PRINCE ISHTE 50 VJEÇ KUR AJO NISI TË PUNOJË PËR NJË KOMPANI TEKNOLOGJIKE PRANË CAMBRIDGE SI AUTORE TEKNIKE, DUKE SHKRUAR DOKUMENTACIONIN E SOFTËARE. "U NDJEVA ME FAT", – THA AJO.

Por Jean nuk ishte e lumtur. "Vendi i punës u bë gjithnjë e më i ftohtë dhe i ashpër", – tha ajo. Ndihej e pavlerësuar dhe e padashur. Sipas një studimi me më shumë se 2,000 punonjës në Mbretërinë e Bashkuar, punonjësit më të vjetër janë më të palumtur në punën e tyre se sa kolegët e tyre në moshë të re – sondazh i kryer nga kompania e burimeve njerëzore Robert Half U.K.

Një në gjashtë punonjës britanikë më shumë se 35 vjeç ishin të palumtur me punën e tyre – më shumë se dyshi i atyre nën moshën 35 vjeç.
Rreth një e treta e njerëzve më shumë se 55 vjeç thanë se ata nuk ndiheshin të vlerësuar, ndërkohë që 16 për qind thanë se ata nuk kishin miq në punë. "Është presioni për të qenë gjithnjë në një nivel të lartë –ose zhgënjimi se mos nuk ia dilni dot mbanë të ngjisni shkallët e karrierës". Pagat janë më të larta, por jeta nis e bëhet gjithnjë e më e kushtueshme. "Ekuilibri mes punës dhe jetës private merr kuptimin që ju të kujdeseni për fëmijët, se sa vetëm menaxhimi i stresit personal". "Ka një moment në të cilin ose nuk e keni arritur suksesin, ose përvoja e jetuar ju thotë që familja është më e rëndësishme", tha Cary Cooper, një kërkuese në Manchester Business School.

Dhe ju pyesni veten: P s e p o e b ëj k ë t ë gj ë ? J o h a n n a B o d n y k p u n oi për gjashtë vjet si koordinatore e kulturës dhe komunikimit në Qendrën për Studime të Lindjes së Mesme në Universitetin e Harvardit. Në një pikë të caktuar, miqtë e saj ishin pothuaj të gjithë të martuar dhe kuptoi se marrëdhënia e saj nuk kishte të ardhme. Kjo e bëri të vlerësojë shumë gjëra në jetën e saj – duke përfshirë edhe punën.

Pas dy vjetësh, në moshën 34-vjeçare, ajo ndryshoi karrierë. "Të 30-at janë një moment kur ju merrni një pauzë dhe më pas bëni një ndryshim – si në anën personale edhe në atë profesionale". Në një sondazh të City & Guilds Group, një organizatë për zhvillimin e aftësive, një e pesta e punonjësve të vjetër britanikë mendojnë se punëmarrësit nuk e vlerësojnë personelin e të gjithë moshave në të njëjtën mënyrë. Sipas Capita Resourcing, një e treta e punonjësve më shumë se 55 vjeç ndihen të lënë pas dore për shkak të punonjësve të rinj. Po ashtu të rinjtë mund të kenë pritshmëri më të ulëta, shpresa më të mëdha dhe të mos ndihen të ezauruar. Bodnyk ishte e kënaqur vetëm që të kishte një punë kur ajo nisi karrierën e saj. "Pas pak kohësh, kur gjërat nisin të stabilizohen, ju hidhni sytë rreth e qark dhe pyesni veten nëse jeni të lumtur në këtë gjë", – tha ajo. Ka një mënyrë për të luftuar mërzinë – tha Cooper – por duhen përpjekje të mëdha. Të bësh miq në vendin e punës mund ta përmirësojë situatën.

Policia tregon për aksionin ndaj ‘Kryqit të Kuq’ ku u rrahën pjesëtarët e saj në Veri

Posted: 14 Sep 2017 08:59 AM PDT

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar të mërkurën, gjatë një kontrolli që është bërë në Kryqin e Kuq të Serbisë, në veri të Kosovës. Policët u sulmuan fizikisht nga disa persona të dyshuar, derisa po kryenin bastisjet të cilat rezultuan me konfiskim të dokumentacionit për regjistrim të popullsisë, që vlerësohen të dyshimta.

Bastisjet, që përveç në Veri u kryen edhe në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Mitrovicës, dhe lëndimin e zyrtarëve të saj, Policia e Kosovës i ka sqaruar përmes një komunikate për media, të enjten, vetëm pasi mediat gjatë gjithë ditës kanë raportuar për aksionin, konfiskimet dhe incidentin, shkruan Gazeta Express.

"Dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlerësohet të jetë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës", ka njoftuar Policia.

Policia e Kosovës, ka njoftuar edhe se gjatë këtij operacioni ka intervistuar disa individë qenë momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullsisë.

“Gjatë realizimit të operacionit policor në Mitrovicë-Veri, disa zyrtare policor kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga disa persona të dyshuar, ndaj të cilëve është inicuar rasti "sulm ndaj personit zyrtar"”, thekson PK.

Kjo është komunikata e plotë e PK’së: 

Dje me datë 13.09.2017, Policia e Kosovës (PK) me autorizim të prokurorit të prokurorive themelore të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, ka zhvilluar disa kontrolle të hapësirave të një organizate humanitare     (Kryqi i Kuq i Serbisë)  si dhe në disa venbanime të disa punonjësve të kësaj organizate.

Drejtoritë Rajonale të Policisë (DRP-t) kanë angazhuar zyrtarët policor sipas vlerësimeve të tyre, ku gjatë realizimit të kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur nga individë  në  këtë  organizatë.

Dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlersohet të jetë të dyshimta dhe në kundershtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullësisë.

Gjatë realizimit të operacionit policor në Mitrovicë-Veri, disa zyrtare policor kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga disa persona të dyshuar, ndaj të cilëve është inicuar rasti "sulm ndaj personit zyrtar".

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të e saja ligjore.

 

Mos e përdorni kurrë celularin në tualet, ja sëmundja nga e cila rrezikoheni

Posted: 14 Sep 2017 08:38 AM PDT

Përdorimi i pakufizuar i smartfonëve po bëhet shkak i përhapjes së baktereve që normalisht më përpara janë gjetur vetëm një tualet. Nëse deri më sot e keni marrë celularin në tualet, pasi të lexoni më poshtë sesa e rrezikshme është kjo gjë nuk do e bëni më.
Ja ç’baktere mbart celularin juaj dhe cilat janë 4 prej tyre që i keni marrë nga tualeti.
1. E. coli – Një studim i bërë nga London School of Hygiene & Tropical Medicine zbuloi se 16 për qind e telefonave celularë të testuar kishin baktere E. coli. Natyrisht, 16 për qind e njerëzve,ata që kishin pikërisht telefonat kishin të njëjtin baket.
2. C. diff – CBC Hamilton raporton se C. diff, një bakter që shkakton diarre dhe në rastet më të këqija inflamacioni i zorrës së trashë, gjendet po ashtu në telefonat e të rinjve nesa këta të fundit lënë telefonin në dyshemenë e tualetit publik qoftë edhe për ca sekonda apo mbi sifonin e ËC.
E mbani mend herën e fundit kur keni pastruar celularin ? Me siguri jo ! Bejeni përpara se të infektoheni jo vetëm nga bakteret e mësipërme por dhe nga baktere të tjera të cilat mund të irritojnë lëkurën e jo vetëm.

Shoqja i dhuron veshken Selena Gomezit

Posted: 14 Sep 2017 08:27 AM PDT

Artistja e popit është futur në operacion Artistja me më së shumti ndjekës në Instagram, njëherit ylli i popit Selena Gomez, mori një dhuratë mahnitëse nga mikja e saj. Gomez e cila kohëve të fundit po përballej me probleme shëndetsore, hyri së fundmi në operacion, shkruan rtv21.tv Siç edhe vet artistja ka njoftuar, mikja e saj i ka transplatuar veshkën për të cilën Selena kishte nevojë. Përmes një shkrimi në Instagram, Gomes falënderoi familjen dhe stafin mjekësor, e veçanërisht miken. "I jam shumë mirënjohëse adhuruesëve të mi të cilët e kishin vërejtur se nuk po ndihesha mirë gjatë kësaj vere dhe më pyetën përse nuk po sillja këngë të reja, gjë për të cilën isha shumë krenare. Pra unë e kupova se kisha nevojë për transplatim veshke gjatë sëmundjes time që duhej ta shëroja. Ishte ajo që duhej ta bëja për gjithë shëndetin tim. Unë sinqerisht doja ta ndaja këtë me ju, shumë shpejt doja që udhëtimin tim ta bëja bashk me juve. Deri aty dua të falënderoj publikisht familjen time dhe ekipin e mrekullueshëm të mjekëve për gjithçka që kanë bërë për mua para dhe pas operacionit. Dhe krejt në fund, nuk kam fjalë ta përshkruaj se si mund ta falënderoj shoqen time të bukur, Francia Raisa. Ajo më dha dhuratën më të madhe dhe sakrificën duke dhuruar veshkën e saj për mua. Jam jashtë mase e bekuar. Të dua kaq shumë motër. Sëmundja vazhdon të jetë shumë e pakuptueshme, por progresi po bëhet", ka shkruar Gomes në një postim të saj në Instagram./21Media

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more