Skip to main content

“BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë

Posted: 14 Sep 2017 10:07 AM PDT

Bashkimi Evropian ka vazhduar edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër zyrtarëve të Rusisë dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë. Ministrat e Brendshëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, gjatë takimit në Bruksel, kanë vendosur për vazhdimin e tyre deri në mars të vitit 2018. Afati i tyre do të skadonte të premten. Këshilli Evropian tha se vlerësimi i situatës në terren në Ukrainë "nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve". BE-ja ka nisur t'iu ngrijë asetet dhe t'iu ndalojë vizat personave përgjegjës për veprime kundër integritetit territorial të Ukrainës në mars të vitit 2014, pasi Rusia ka pushtuar dhe aneksuar gadishullin e Krimesë. Sanksionet janë vazhduar çdo gjashtë muaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE kërkon përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave

Posted: 14 Sep 2017 09:07 AM PDT

Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst, ka zhvilluar takime të ndara me drejtuesit e institucioneve të shtetit të Kosovës. Gjatë takimeve me përfaqësuesit e institucioneve, sipas komunikatave për media të lëshuara nga Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës, thuhet se është biseduar për agjendën evropiane të Kosovës dhe zbatimin e reformave në vend. Drejtoresha Eichhorst, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet në përmbushjen e obligimeve të saj që do ta hapte rrugën e integrimeve dhe veçanërisht procesin e liberalizimit të vizave. "Kosova dhe Ballkani Perëndimor, në përgjithësi, kanë perspektivë evropiane dhe të gjitha vendet e rajonit duhet që fillimisht të bëjnë më shumë në zbatimin e kritereve për anëtarësim", ka thënë Eichhorst në takimin me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, thuhet në komunikatën për medie të Zyrës së kryeministrit. Kryeministri i Kosovës Haradinaj, ndërkaq, citohet të ketë thënë se zbatimi i agjendës së reformave evropiane dhe operacionalizimi i MSA-së do të mundësojë përafrimin e Kosovës me BE-në "Rruga e integrimeve evropiane për Kosovën është e qartë dhe se puna e Qeverisë është e përqendruar në sundimin e ligjit, reformat në fushat e ndryshme, rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve", ka thënë Haradinaj. Kryeministri Haradinaj, në takim më zyrtaren e BE-së Eichhorst, thuhet të ketë treguar gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si alternativë të vetme, por të ristrukturuar dhe të afatizuar në kohë si dhe me përmbushje të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura.  Ndërkohë, në një njoftim të dërguar nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se kryeparlamenatri Kadri Veseli e ka siguruar zyrtaren e BE-së Eichhorst se institucionet e reja të Kosovës janë të përkushtuara për përmbushjen e kritereve që mundësojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe lehtësojnë rrugën evropiane të saj.  "Kosova po punon në avancimin e reformave demokratike, forcimin e shteti ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar", citohet të ketë thënë Veseli. Zyrtarja e lartë e BE-së Angelina Eichhorst gjatë takimeve thuhet të ketë konfirmuar mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra të vdekur nga zjarri në një shkollë fetare në Malajzi

Posted: 14 Sep 2017 08:25 AM PDT

Së paku 24 nxënës dhe mësimdhënës kanë vdekur nga zjarri në një shkollë fetare në kryeqytetin e Malajzisë, Kualla Llampur. Zjarri në shkollën Tahfiz Darul Quran Ittifaqiyah ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm. Viktimat dyshohet se janë bllokuar në konvikt, pasi dritaret kanë qenë me grila metalikë. "Është një nga fatkeqësitë më të këqija të zjarrit në 20 vjetët e funit", tha Khirudin Drahman, drejtor i Departamentit për Zjarre. Policia tha se 22 nga viktimat janë nxënës – të gjithë djem të moshës 13 deri në 17 vjeç – dhe dy mësimdhënës. Dhjetë veta janë dërguar në spital, ndërsa katër prej tyre kanë marrë plagë serioze.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia konfiskon nga Kryqi i Kuq i Serbisë material për regjistrimin e popullsisë

Posted: 14 Sep 2017 07:52 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me kontrollet që u janë bërë hapësirave që shfrytëzohen nga Kryqi i Kuq i Serbisë në disa qytete të Kosovës. "Drejtoritë Rajonale të Policisë kanë angazhuar zyrtarët policor sipas vlerësimeve të tyre, ku gjatë realizimit të kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur nga individë në këtë organizatë", thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. Dokumentacionet e konfiskuara, vijon komunikata, dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, "dokumentacione këto që vlerësohet të jetë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës". Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individë që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira. Ndërkohë, gjatë realizimit të operacionit policor në Mitrovicë-Veri, disa zyrtarë policor kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga disa persona të dyshuar, ndaj të cilëve është iniciuar rasti "sulm ndaj personit zyrtar". Policia e Kosovës, përfundon komunikata, është institucion i zbatimit të ligjit dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të e saja ligjore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nisin stërvitjet ushtarake Zapad 2017

Posted: 14 Sep 2017 07:36 AM PDT

Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, të cilat i kanë koduar me emrin Zapad 2017. Këto janë ndër manovrat më të mëdha ruse prejse Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se rreth 12,700 trupa do të marrin pjesë, por NATO pret që ky numër të jetë shumë më i lartë. Lojërat e luftës po zhvillohen në dhe përreth Bjellorusisë, duke përfshirë njësite të armatosura, luftanije dhe avionë luftarakë. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka paralajëmruar se Zapad 2017 mund të përdoret për pushtim të Ukrainës. Kievi ka rritur sigurinë në kufijtë e shtetit. Manovrat ushtatake do të zhvillohen deri më 20 shtator.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Nuk ka informata zyrtare se Rikalo ka keqtrajtuar qytetarët

Posted: 14 Sep 2017 07:21 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një deklarate për media, ka sqaruar pozicionin e tij karshi ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo i cili i përket Listës Serbe, i përfolur në mediat lokale për përfshirje në keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës së vitit 1999. "Menjëherë pas kësaj, përmes kanaleve zyrtare dhe me shkrim, kam kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e tij në aktivitetet e përmendura më sipër", thuhet në deklaratën e Haradinajt. "Nga përgjigjet që kam marrë, në rrugë zyrtare, nga këto tri institucione të shtetit, nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla", vijon deklarata. "Si kryeministër i vendit, dua të siguroj qytetarët e Kosovës, se jo vetëm në këtë rast por edhe në çfarëdo situate të ngjashme, do të veproj sipas ligjit dhe përgjegjësive që kam", thuhet në këtë deklaratë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe merr mbështetjen e partisë së Putinit

Posted: 14 Sep 2017 06:50 AM PDT

Partia politike "Rusia e Bashkuar", parti kjo e presidentit rus, Vladimir Putin, i ka dhënë mbështetje Listës Serbe dhe serbëve të Kosovës, kanë deklaruar përfaqësuesit e kësaj liste dhe zyrtarët e Qeverisë së Serbisë. Deklaratën e tillë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, e ka publikuar përmes një komunikate për medie, pas takimit që ai dhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, kanë pasur të enjten, në Moskë, me delegacionin e partisë "Rusia e Bashkuar", të cilit i ka prirë zëvendës-sekretari i Këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, Sergej Zheljeznjak. Në komunikatë thuhet se Zheljeznjak ka thënë se uniteti politik i popullit serb në Kosovë duhet të vërtetohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale të Kosovës. "Rusia sillet me respekt ndaj politikës së Serbisë për Kosovën. Më vjen mirë që Lista Serbe i ka përforcuar pozicionet e veta dhe se të gjitha çështjet në Kosovë, tash do të zgjidhen me mendimin e popullit serb. Për këtë shkak edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, Rusia e bashkuar i jep mbështetje të plotë Listës Serbe që këtë luftë ta vazhdojë me kapacitet të plotë", ka thënë Zheljeznjak. Rakiq, ka thënë se lidhjet e forta me Federatën Ruse, janë trimëruese dhe stimuluese për popullin serb në Kosovë. "Ky takim është argument për lidhjen e pathyeshme të popullit serb dhe atij rus. Në të ardhmen do ta zhvillojmë bashkëpunimin rajonal ndërpartiak", ka thënë Rakiq, i cili e ka ftuar z. Zheljeznjak që t'i vizitojë serbët e Kosovës. Në anën tjetër, vizita e drejtuesit të Listës Serbe në Moskë, nga politikanët dhe njohësit serbë të zhvillimeve politike, është vlerësuar si një veprim për konsum të brendshëm. Anëtari i kryesisë së Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe në Kosovë, Rangjel Nojkiq, tha për Radion Evropa e Lirë se drejtuesi i Listës Serbe ka shkuar në Moskë, në mënyrë që më pas të marrë mbështetjen e elektoratit në Kosovë. "Mendoj që kjo, para së gjithash, është bërë për konsum të brendshëm, marrë parasysh që e dinë se serbët në Kosovë ndjejnë afërsi për Rusinë dhe në këtë mënyrë të marrin pak më shumë vota se sa që ndoshta do të merrnin". "Kjo për faktin se në zgjedhjet lokale me siguri se do të krijohen polarizime, sepse Lista Serbe, me kandidatët me të cilët do të do të garojë, krijon pikëpyetje të madhe. Konsideroj që kjo, para së gjithash, është një tentim që përmes Rusisë dhe me partinë e zotit Putin, të marrë numër më të madh të votave. Përndryshe, nuk besoj që do të ndodhë diçka tjetër më e rëndësishme", tha Nojkiq. Se pas kërkesës së Listës Serbe për mbështetje nga partia e Putinit, para zgjedhjeve lokale në Kosovë, qëndron vlerësimi i lartë për Rusinë ndër serbët e Kosovës, këtë e vlerëson në një bisedë me Radion Evropa e Lirë edhe Igor Novakoviq, drejtor për hulumtime në Qendrën për Punë Ndërkombëtar dhe të Sigurisë. "Ajo që duhet pasur parasysh gjithmonë është popullariteti i madh i Rusisë, para së gjithash në veri të Kosovës. Duhet përkujtuar se para disa vitesh ka qenë aktual aplikimi kolektiv i njerëzve që jetojnë atje, për shtetësinë e Federatës Ruse. Nuk duhet injoruar edhe faktin se para dy vjetësh, presidenti Vladimir Putin, është shpallur qytetar nderi i komunës së Zveçanit". "Është shumë e mundur që e gjithë kjo është një veprim i marketingut politik, me të cilin drejtuesit e Listës Serbe po tentojnë që në këtë mënyrë ta përforcojnë pozicionin e vet para zgjedhjeve lokale në Kosovë", tha Novakoviq. Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, përmes një komunikate për medie, ka theksuar se "Partia 'Rusia e Bashkuar' e presidenti rus Vladimir Putin, ka mbështetur vendimin e Listës Serbe që të hyjë në Qeverinë e Kosovës, të drejtuar nga Ramush Haradinaj". Megjithatë, Rangjel Nojkiq ka theksuar se me takimin në Moskë me delegacionin e "Rusisë së Bashkuar", Lista Serbe do të marrë pikë negative karshi vendeve perëndimore . Gjithashtu, sipas tij, ndonëse Lista Serbe kishte thënë se nuk do t'i bëj shantazhe Qeverisë së Kosovës, në të cilën merr pjesë, me vizitën në Moskë për të kërkuar mbështetje nga Rusia, ajo po dërgon sinjale për mos qëndrueshmërinë e kësaj qeverie.`

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ismaili: S’ka rëndësi mosha, do të zbardhen vdekjet në QKUK

Posted: 14 Sep 2017 06:30 AM PDT

Autoritetet e rendit në Kosovë po i vazhdojnë hetimet në lidhje me dy rastet e vdekjeve që ndodhën ditën e enjte, më 7 shtator, brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndërkohë, ishte raportuar edhe për një rast tjetër të vdekjes së një gruaje, të cilin Policia e cilësoi si vdekje të dyshimtë. Për të gjitha rastet e raportuara të vdekjeve këto ditë në Qendrën Klinike Universitare, Policia e Kosovës thotë se janë në fazën fillestare të hetimeve. Agron Borovci nga Policia e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se nga Prokuroria e shtetit është marrë autorizimi për inicimin e rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me tre raste të dyshimta që kanë ndodhur në tri klinika të ndryshme. "Jemi në fazën e parë të hetimeve, që përfshin sigurimin e dosjeve të pacientëve, marrjen e deklaratave të dëshmitarëve dhe profesionistëve shëndetësorë. Në kontekstin e procesit hetimor ne po vazhdojmë edhe me ndërmarrjen e veprimeve të tjera që po ndikojnë në sqarimin dhe ndriçimin e plotë të këtyre vdekjeve si dhe po bashkëpunojmë me institucioneve relevante shtetërore që do t'i kontribuojnë procesit të hetimit", tha Borovci. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se shkaktar i vdekjeve të dy personave në sallat operative mund të ketë qenë gazi i cili është përdorur. Sipas Ismailit, informacionet që ai i ka marrë nga inspektorati shëndetësor tregojnë se furnizuesi i cili e ka sjellë këtë lloj gazi për salla operative, ka qenë pa licencë. "Sipas informatave që kam marrë nga inspektorati i shëndetësisë, mund të them se dyshimi kryesor është tek gazi që është përdorur gjatë operacioneve. Më pas është vërtetuar që operatori ekonomik që furnizon institucionin e QKUK-së me këtë gaz, ka qenë pa licencë dhe hetimet janë duke vazhduar", tha Ismaili. Ai ka thënë çdo vdekje e dyshimtë duhet të zbardhet dhe të dihen shkaqet që quan deri te fataliteti. "Është për keqardhje çfarëdo lloj vdekje që ndodhë, por në këtë rast nuk është me rëndësi fare mosha e personit, por ajo që e ka shkaktuar vdekjen dhe duhet hulumtohet shkaku i vdekjes meqë ka dyshime për gazin", tha Ismajli. "Ajo që unë dua të them është që ne do të jemi transparent dhe do të vazhdojmë hetimet fuqishëm. Do të duhej, të ngriten në nivelet më të larta dhe të ketë transparencë të plotë të bazuara në fakte", theksoi ai.  Pas ngritjes së dyshimeve rreth këtyre rasteve nga dita e enjte, janë pezulluar përkohësisht operacionet e planifikuara (jo-urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike. Kurse rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se me këto rast janë duke u marrë të gjitha institucionet relevante dhe se institucioni që ai udhëheq është i hapur për ndihmë në zbardhjen e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuha shqipe drejt zyrtarizimit para zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Posted: 14 Sep 2017 06:01 AM PDT

Debatet e ashpra rreth çështjeve etnike dhe gjuhëve në Maqedoni, sipas njohësve të çështjeve politike, po shihen si përpjekje për përfitime politike në prag të zgjedhjeve lokale në këtë vend.  Një debat më i ashpër rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh përdorim zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni në nivel qendror dhe atë lokal, ishte zhvilluar mes deputetëve të opozitës maqedonase, VMRO DPMNE dhe kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili vjen nga radhët e partisë shqiptare në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim. Nisur nga ndjeshmëria e temës, kryetari Xhaferi u kishte kërkuar deputetëve që debati në Kuvend të mos shndërrohet në fushatë parazgjedhore. Sefer Tahiri, ligjërues i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, tha për Radion Evropa e Lirë se partitë politike maqedonase varësisht nga ajo se janë në pushtet ose opozitë kanë qasje të ndryshme ndaj kërkesave të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre kolektive, ku bën pjesë dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe. Tahiri kujton se ligji që i mundëson një shtrirje më të gjerë përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, mund të miratohet me procedurë të shpejtuar për shkak të presionit nga ana e partive maqedonase. "Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, mendoj që po tentohet të përdoret nga forcat e caktuara politike në momentin kur duhet të fillojë fushata zgjedhore. Shoqëria maqedonase nuk është e përgatitur deri në fund që të ballafaqohet me kërkesat e shqiptarëve, prandaj tentohet që ligji të miratohet me këtë procedurë të përshpejtuar duke pas para vetes flamurin evropian", tha Tahiri. Sipas tij, pala maqedonase duhet të ketë një qasje tjetër në raport me kërkesat kolektive të shqiptarëve. "Të drejtat kolektive të shqiptarëve të konsiderohen si diçka normale dhe jo si diçka e jashtëzakonshme, si diçka jo e natyrshme për shoqërinë dhe sidomos për shtetin e Maqedonisë sepse shqiptarët këto të drejta i kanë artikuluar qartë dhe nuk heqin dorë nga to", theksoi Sefer Tahiri. Një nga kërkesat kryesore të partive shqiptare në kohën e formimit dhe pjesëmarrjes në Qeverinë e re të Maqedonisë ishte pikërisht Ligji i gjuhëve, përkatësisht zgjerimi i përdorimit zyrtar duke u bërë dhe një nga pesë pikat kryesore të platformës së partive politike shqiptare. Njohësit e çështjeve politike thonë se insistimi i partive politike shqiptare në pushtet, që Ligji për gjuhët të kalojë para zgjedhjeve ka të bëjë me atë që ky ligj menjëherë pas miratimit të shfrytëzohet si monedhë fitimprurëse para elektoratit shqiptar në këmbim të votës së tyre. "Njësoj si VMRO - DPMNE-ja, ashtu edhe partitë shqiptare që janë pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit, këmbëngulin që të miratohet Ligji për përdorimin e gjuhëve para zgjedhjeve vendore, me qëllim që të njëjëtin ta përdorin për qëllime politike zgjedhore" thotë Tahiri. Nga ana tjetër Mitko Gaxhovski ligjërues i shkencave politike, tha për Radion Evropa e Lirë se përderisa gjithçka shihet nën prizmin e interesave partiake, kjo, sipas tij, flet për nivelin e ulët të demokracisë. "Pse bëhet politikë rreth Ligjit për gjuhët? -Duke pas parasysh se ne si demokraci funksionojmë një afat të shkurtër kohorë, përkatësisht 26 apo 27 vite, kultura politike është në nivel shumë të ulët dhe nga këtu do të thosha burojnë të gjitha problemet me funksionimin e institucionit ligjdhënës, probleme këto që në asnjë mënyrë nuk përkojnë me funksionimin e shteteve të zhvilluara demokratike që janë pjesë e familjes evropiane, kah synon të ecë Maqedonia si shtet" tha Gaxhovski. "Strategjia që përdoret për miratimin e këtij Ligji ka të bëjë me nevojën që ai të marrë vizë nga Kuvendi pa iu nënshtruar bllokimeve si rrjedhojë e debateve të stërzgjatura", thekson Gaxhovski. Ndryshe në Kuvendin e Maqedonisë zhvillohet debati mbi leximin e parë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve duke e definuar shqipen si gjuhë që e falsin mbi 20 për qind e popullatës, andaj parashihet një shtrirje më e gjerë e përkormit zyrtarë të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet. I njëjëti ligj besohet se do të miratohet para mbajtjes së zgjedhjeve vendore që janë caktuar të mbahen më 15 tetor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Nëndetëset ruse kanë hedhur raketa kundër caqeve të IS-it

Posted: 14 Sep 2017 05:24 AM PDT

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se dy nëndetëse ruse në pjesën lindore të Detit Mesdhe, kanë hedhur raketa speciale kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri. Mëtutje, kjo ministri ka kumtuar se gjithsej 7 raketa janë lansuar sot në objekte të komandimit, pika të komunikimeve dhe në depot e armatimit dhe të municionit, në hapësirat nën kontrollin e IS-it, në pjesën juglindore të qytetit, Deir al-Zour. Ky sulm u bë një ditë pasi konvoji i autobusëve me afro 200 luftëtarë të IS-it, të bllokuar për disa javë në shkretëtirën siriane, arriti në provincën, Deir al-Zour, që kontrollohet nga IS-i, sipas marrëveshjes për "kalim të sigurt" të cilën Shteti Islamik e ka bërë me lëvizjen Hezbollah, që mbështetet nga Irani, dhe qeverinë e Sirisë. Deir al-Zour është hapësira e fundit nën kontroll të IS-it në Siri. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thotë se i ka tërhequr aeroplanët e tij nga kjo hapësirë me kërkesë të zyrtarëve rusë, me qëllim që forcat ruse dhe ato të qeverisë së Sirisë, të lejohen të udhëtojnë në territorin "pa konflikt", sipas një marrëveshjeje ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

"Bashkëpunimi" me Rusinë: Dyshime të reja mbi ish-këshilltarin e Trumpit

Posted: 14 Sep 2017 05:12 AM PDT

Në Shtetet e Bashkuara janë shfaqur dyshime të reja për bashkëpunim të fshehtë midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë. Michael Flynn, ish-këshilltar i presidentit për siguri kombëtare, dyshohet se ka promovuar fshehurazi një projekt amerikano-rus për ndërtimin e dhjetëra reaktorëve bërthamorë në Lindjen e Mesme. Flynn veçmë është nën hetime për kontakte të papërshtashme me Rusinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria e Serbisë e gatshme të garantojë për Mlladiqin

Posted: 14 Sep 2017 04:49 AM PDT

Qeveria e Serbisë do të ofrojë garanci për lirimin e përkohshëm të akuzuarit për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Ratko Mlladiq, për shkak të nevojave shëndetësore, ka thënë ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nella Kuburoviq. "Lirimi është kërkesë e familjes dhe avokatit të gjeneralit Mlladiq. Ministria e Drejtësisë i ka nisur procedurat, sipas të cilave, Mlladiq do të lirohej përkohësisht për mjekim të mëtutjeshëm në Serbi", ka thënë Kuburoviq. Ajo ka thënë po ashtu se dhënia e garancive për Mlladiqin së shpejti do të vihet në rend dite në Qeverinë e Serbisë. Mlladiq është akuzuar nga Tribunali i Hagës më 25 korrik 1995 për gjenocid, pjesëmarrje në gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Vendimi rreth gjykimit të tij nga shkalla e parë e Tribunalit, pritet të merret deri në nëntor të vitit 2017. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Një zyrtar i burgjeve është akuzuar për keqpërdorim

Posted: 14 Sep 2017 04:01 AM PDT

Komiteti Hetues i Rusisë e ka akuzuar zëvendësshefin e Shërbimit Federal të Burgjeve, Oleg Korshunov, për keqpërdorim të afro 2.7 milionë dollarëve. Ky komitet ka njoftuar sot se Korshunov, i cili ishte person përgjegjës për shërbimet e kontraktorëve, është akuzuar se i ka aranzhuar dy kontrata qeveritare për blerje me çmime tejet të shtrenjta për naftë dhe ushqim. U tha se shërbimi i burgjeve ka pësuar humbje financiare si pasojë e blerjeve. Raportohet se Korshunov është arrestuar dje në një klub për jahta në rajonin e Moskës. Komiteti Hetues i Rusisë tha se po vazhdon hetime për ato që mund të jenë "episode" të tjera të keqpërdorimit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Taxhikistan: Drejtori i aeroportit vdiq pas rënies nën helikopterin e presidentit

Posted: 14 Sep 2017 02:11 AM PDT

Zyrtarët lokalë në pjesën jugore të Taxhikistanit kanë thënë se drejtori i një aeroporti rajonal në qytetin Khoroug, ka vdekur pasi ishte hedhur në tokë nga presioni ajror i krijuar nga helikopteri i presidentit, Emomali Rahmon, me ç'rast me kokë e kishte goditur një guri. Disa zyrtarë lokalë, që ishin dëshmitarë në këtë incident, i thanë Radios Evropa e Lirë se drejtori i aeroporti, Dildor Maqsudshoev, dje ishte hedhur në tokë nga presioni i ajrit i krijuar nga helikopteri i presidentit, që largohej nga fshati, Yahchi Sor. Ata thanë se zoti Rahmon posa e kishte kryer vizitën në fshat dhe po kthehej në kryeqytetin Dushanbe me helikopterin e tij kur ndodhi incidenti. Policia rajonale i tha sot Radios Evropa e Lirë se Maqsudshoev kishte vdekur derisa transportohej në një spital lokal dhe se vdekja e tij ishte pasojë e "aksidentit". Por, guvernatori i rajonit Darvoz, ku ka ndodhur rasti, Saidburhon Abdurahmononzoda, më vonë e ka minimizuar rolin e helikopterit të presidentit Rahmon në këtë vdekje, duke i thënë sot Radios Evropa e Lirë se drejtori i aeroportit i moshës 60 vjeçare, kishte rënë në tokë pasi kishte probleme me zemër. I ndjeri Maqsudshoev ishte në mesin e grupit të zyrtarëve lokalë, që e shoqëronin presidentin Rahmon gjatë vizitës së tij në qytetet dhe fshatrat në rajonin Gorno-Badakhshan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveri me 'plot' ministri 

Posted: 14 Sep 2017 02:06 AM PDT

Kosova vazhdon të ketë edhe një Qeveri me shumë ministri, duke i lënë pas për kah numri, edhe vendet e mëdha evropiane, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre, ky numër i kabinetit konsiderohet luks i panevojshëm, që si pasojë ka shpenzime të mëdha nga buxheti i varfër i vendit.    Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra dhe 21 ministra, të cilët i kanë edhe zëvendësit e tyre.   Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, ky numër i kabinetit qeveritar është krijuar për shkak të përmbushjes së kërkesave të partive të shumta që ka koalicioni aktual.    Artan Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "Çohu", tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha partitë politike të koalicionit aktual qeveritar, gjatë fushatës zgjedhore kanë premtuar reduktimin e ministrive. Ndërkohë që me formimin e Qeverisë, ka ndodhur e kundërta.    "Jo vetëm që nuk ndodhi me shkurtimin e këtij kabineti, por në një mënyrë, pati rritje të kabinetit, sepse një ministri që ka ekzistuar është ndarë në dy ministri. Pastaj është krijuar një ministri e re. Tashmë kemi më shumë ministra se sa në qeverinë e kaluar. Dhe, normalisht se kjo e ngarkon tej mase dhe pa nevojë buxhetin e Kosovës", shprehet Demhasaj.    Ekzistimi i këtij numri të madh të ministrive me të njëjëtat përgjegjësi ka bërë që edhe buxheti i shtetit të ngarkohet dhe të shpenzohen miliona euro duke paguar staf për secilin ministër, zëvendësministër dhe zëvendëskryeministër, thonë përfaqësues të Lëvizjes "Fol".   Jeton Zulfaj, menaxher i programeve në këtë Lëvizje, tha për Radion Evropa e Lirë se derisa nuk ka një parti apo koalicion që fiton shumicën e votave, vazhdimisht do të përsëritet praktika e kabinetit të stërmadhuar qeveritar.   "Kjo traditë e madhësisë së kabinetit do të na përcjellë. Nuk ka dyshim se është joproporcional me numrin e banorëve. Nuk ka dyshim se është ngarkesë për buxhetin dhe kemi komplet dikastere të panevojshme që janë shpikur vetëm për të rehatuar njerëz nëpër pozita", tha Zulfaj.   Një premtim për të zvogëluar numrin e ministrive, vetëm 10 ditë para se të formohej Qeveria, e kishte shprehur edhe Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.  Në një postim në llogarinë e tij private në Facebook, kishte shkruar se Kosova mund të menaxhohet me vetëm tetë departamente. Në anën tjetër, Artan Demhasaj konsideron se bashkimi i disa ministrive do të rriste efikasitetin, meqë nuk do të shpërndahej puna e njëjtë tek ministritë e ndryshme.  Ai mendon se Qeveria e Kosovës do të mund të funksiononte me vetëm 16 ministri.   "Përderisa kemi disa ministri që në mënyrë direkte apo indirekte merrem me çështje të njëjta, atëherë kjo mund të jetë një konflikt i kompetencave" ka thënë Demhasaj.   Edhe në vitin 2011, Qeveria e atëhershme kishte krijuar ministri të reja apo i kishte ndarë në dysh disa ministri nga përbërja paraprake qeveritare.    Kabineti i kaluar qeveritar përbëhej nga 19 ministri, 2 ministri pa portofol, 3 zëvendëskryeministra dhe rreth 50 zëvendësministra.   Sipas formularëve tëDeklarimit të Pasurisë të zyrtarëve qeveritar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, paga mujore e kryeministrit arrin në mbi 1400 euro, rreth 1400 është paga edhe e zëvendës kryeministrit kurse e një ministri rreth 1200 euro, pa përfshirë benificionet tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Finlandezja e rrëmbyer në Afganistan është liruar

Posted: 14 Sep 2017 01:36 AM PDT

Ministria e jashtme e Finlandës ka njoftuar se një punëtore humanitare, e cila ishte rrëmbyer në Afganistan, në muajin maj, është liruar. Ministria tha sot se kjo femër ishte punëtore e një grupi humanitar suedez me emrin, Operation Mercy, në Kabul. Ministria e bendshme e Afganistanit ka njoftuar se një femër tjetër, shtetase e Gjermanisë, që po ashtu punonte për këtë organizatë, ishte vrarë më 20 maj, kur rrëmbyesit e sulmuan ndërtesën e kësaj organizate joqeveritare në kryeqytetin Kabul. Po ashtu, me këtë rasat, sulmuesit e kishin vrarë edhe një punëtor afgan me heqje koke.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Radio Evropa e Lirë e paraqet Azerbajxhanin në një gjykatë evropiane

Posted: 14 Sep 2017 12:42 AM PDT

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria ka njoftuar se e ka bërë një kërkesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), për t'i zgjidhur pretendimet e qeverisë së Azerbajxhanit, për të cilën kjo kompani mediale thotë se "i ka penguar raportimet e lajmeve brenda këtij vendi për gati tri vite". Në kumtesën e djeshme, Radio Evropa e Lirë tha se ankesën e saj e ka dërguar në këtë gjykatë me seli në Strasburg, në muajin qershor. Në këtë ankesë citohen nenet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilën e ka nënshkruar edhe Azerbajxhani, ku theksohen të drejtat për proces korrekt brenda një kohe të arsyeshme dhe e drejta për mjet juridik efektiv. Zyra e Radios Evropa e Lirë në Baku të Azerbajxhanit ishte bastisur dhe mbyllur nga agjentët shtetërorë në dhjetor të vitit 2014, lidhur me akuza për dy pretendime tatimore, për të cilat kompania thotë se janë "të pabaza". "Ne nuk ishim në gjendje të bëjmë çfarëdo progresi për pastrim nga këto akuza nëpërmjet sistemit gjyqësor të Azerbajxhanit", tha presidenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Thomas Kent, dhe ka shtuar se "akuzat janë të pabaza dhe pasi Azerbajxhani është nën juridiksion të ECHR-së, ne kemi vendosur ta paraqesim rastin atje". Radio Evropa e Lirë tha se atë që autoritetet e kanë përshkruar si hetim paralel penal, është "zvarritur, megjithqë legjislacioni në Azerbajxhaan kërkon që ai është dashur të kompletohej deri në fund të vitit 2016". "Ne vetëm mund të themi se ky i ashtuquajtur hetim është një ushtrim i qëllimshëm i një kaosi" të pakuptueshëm, tha zoti Kent duke theksuar se "nuk ka prova për keqbërje, por zyra jonë në Baku mbetet në gjendje të pasigurisë juridike dhe është krijuar atmosferë kërcënuese për gazetarët tonë". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Guterres: Autoritetet në Birmani ta ndalin dhunën kundër myslimanëve

Posted: 14 Sep 2017 12:17 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar nga autoritetet e Birmanisë që ta ndalin dhunën kundër minoritetit mysliman Rohingja në këtë vend. Zoti Guterres mbrëmë tha se pjesëtarët e komunitetit Rohingja po ballafaqohen me situatë "katastrofale" humanitare dhe ka sinjalizuar se ai pajtohet me një vlerësim të mëhershëm, se aksionet e forcave të sigurisë së Birmanisë në shtetin Rakhine, paraqesin pastrim etnik. Liderja e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, është kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar për trajtimin e minoritetit Rohingja në Birmani, shtet ky që është i njohur edhe me emrin Mianmar. Mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur "shqetësim për raportet për dhunë të zgjeruar gjatë operacioneve të sigurisë" dhe ka kërkuar "hapa të menjëhershëm për ndaljen e dhunës në Rakhine, për uljen e tensioneve, ripërtritjen e ligjit dhe rendit dhe sigurimin e mbrojtjes së civilëve".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Trump e viziton Floridën e goditur nga uragani Irma

Posted: 13 Sep 2017 11:23 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot do të udhëtojë në Floridë, në kuadër të vizitës së tij në shtetet e goditura nga uragani Irma, nga i cili janë vrarë së paku 70 vetë. Zyrtarët amerikanë mbrëmë kanë raportuar se tetë pacientë kanë vdekur në një spital në Floridë, pasi nuk kishte rrymë elektrike, për shkak të shkatërrimeve nga uragani në qytetin, Hollivud Hills. Policia tha se shkaqet e vdekjes në këtë qendër mjekësore janë të panjohura dhe se po zhvillohen hetime penale. Mediat lokale kanë spekuluar se mungesa e sistemit të ajrit të kondicionuar ka mundur t'i shkaktoj këto vdekje. Në Floridë dhe shtetet fqinje amerikane, kanë vdekur së paku 27 vetë. Pos kësaj, vlerësohet se në gjithë rajonin e Karaibeve nga uragani Irma kanë humbur jetën 43 vetë. Thuhet se dje në mesditë sipas kohës lokale, afro 9 milionë njerëz ishin pa rrymë elektrike, në shtetet amerikane që janë goditur nga kjo stuhi. Presidenti Trump tashmë i ka vizituar Teksasin dhe Luizianën, pasi ishin goditur nga uragani Harvey, muajin e kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lojërat Olimpike në Paris dhe në Los Anxhelos

Posted: 13 Sep 2017 11:05 PM PDT

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (KNO) ka vendosur që Lojërat Olimpike Verore në vitin 2024 të organizohen në Paris, ndërsa pas katër vitesh, praa në vitin 2028, organizator do të jetë Los Anxhelos. Ky vendim u bë mbrëmë në mbledhjen e mbajtur në kryeqytetin Lima në Peru, dhe është hera e parë që dy vendime për mbajtje të olimpiadave të merren në të njejtën kohë. Kjo e reflekton faktin se Los Anxhelosi dhe Parisi ishin ofertuesit e vetëm seriozë për organzimin e këtyre garave. Katër qytete të tjera janë tërhequr nga kandidatura, për shkak të shqetësimeve për çmimin e këtij manifestimi dhe natyrës komplekse të organizimit. Fillimisht, Parisi dhe Los Anxhelosi kishin konkurruar për lojërat e vitit 2024, por Los Anxhelosi u pajtua që të pranoj organizimin e Lojërave Olimpike në vitin 2028.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more