Skip to main content

“A e humbi Kosova rastin për liberalizimin e vizave?” plus 9 more Ferizaj Press

“A e humbi Kosova rastin për liberalizimin e vizave?” plus 9 more Ferizaj Press


A e humbi Kosova rastin për liberalizimin e vizave?

Posted: 17 Sep 2017 06:16 AM PDT

Përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave pritet të jetë një nga sfidat edhe për Qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga Ramush Haradinaj. Kriteret për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ishin dhe mbeten në agjendën politike të të gjitha Qeverive të Kosovës, që nga viti 2010 e këndej.

Aktualisht, kanë mbetur dy kriteret e fundit, përkatësisht kriteri për luftimin e korrupsionit dhe ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Njohësit e çështjeve integruese evropiane rikujtojnë se që nga viti 2010, liderët e Kosovës kanë premtuar heqjen e vizave, ndërkohë që sipas tyre, ka munguar vullneti për të bërë edhe dy hapat e fundit.

Në Ministrinë e Integrimit Evropian thonë se fillimi i punës së Qeverisë së re është më se i mirëseardhur, në veçanti sa i përket përmbylljes së çështjeve dhe obligimeve karshi Bashkimit Evropian.

Ministrja për Integrim Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë se kriteret e BE-së janë të qarta sa i përket liberalizimit të vizave dhe, sipas saj, puna e Qeverisë së re, duhet të fokusohet ndër të tjera në plotësimin e tyre.

Sipas saj, do të shtohen angazhimet, duke kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të intensifikojnë punën për plotësimin e kritereve.

“Tani për tani Kosova ka obligime dhe duhet përmbushur. Pas plotësimit të kushteve, atëherë vazhdon procesi i koordinimit me institucionet e BE-së për liberalizimin e vizave. Qeveria e re dhe unë personalisht, si ministre, jemi të përkushtuara që të kemi një qasje proaktive në avancimin e agjendës evropiane”, thotë Hoxha.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane thonë se Kosova ka mbetur vonë në procesin e liberalizimit e vizave dhe si rrjedhojë, institucionet dhe liderët politikë duhet të bashkëpunojnë dhe t’i kryejnë obligimet në mënyrë që qytetarët të fitojnë të drejtën për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Avni Mazreku, profesor i së Drejtës Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht procesi i liberalizimit të vizave është i bllokuar te çështja e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ky bllokim, sipas Mazrekut, do të vazhdojë derisa nuk ka një kompromis nacional ndërmjet partive politike në pushtet dhe opozitë.

“Ky kompromis nacional duhet t'i tejkalojë ndarjet partiake, klanore, politike eventuale dhe duhet të ketë një kompromis nëse vërtet kjo klasë politike dëshiron të shtyjë agjendën tutje. Mendoj se nuk do të duhej të kishte vonesa nëse kjo klasë politike e ka vullnetin politik që të shtyjë përpara agjendën shtet-formuese të Kosovës”, konsideron Mazreku.

Kurse, Fatmir Curri, po ashtu, njohës i integrimeve evropiane thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova vitin e kaluar e ka humbur mundësinë kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për kosovarët, duke i caktuar dy kushtet e fundit, atë për luftimin e korrupsionit dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Curri konsideron se tani kjo çështje për Kosovën ka ngecur keq.

“Momenti që ka qenë për Kosovën vitin e kaluar, nuk është këtë vit. Evropa po përballet me një valë të madhe të migrimit masiv nga vendet e Afrikës së Mesme përmes Mesdheut, kryesisht përmes Spanjës dhe Italisë. Pastaj vetë azilkërkuesit nga luftërat e Sirisë kanë nxitur reagime te vendimmarrësit e BE-së dhe te popullata rreth gatishmërisë për të pranuar vende të reja që t’u hiqen vizat".

"Natyrisht, ne presim angazhim dhe dinamikë të shtuar, sidomos te kriteri i parë për Kosovën, i cili është më i prekshëm sa i përket luftimit të korrupsioni dhe krimeve të larta që e ka cekur Komisioni Evropian”, thekson Curri.

Curri mendon se për të shkuar përpara çështja e liberalizim të vizave, fillimisht duhet punë më e madhe në Kosovë për kriteret e mbetura dhe po ashtu një konsensus i gjerë politik.

“[Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit] duhet të finalizohen siç duhet, që nënkupton që të sigurohet pranueshmëria [në BE]. [Nevojitet] Konsensusi i gjerë, aprovimi i demarkacionit, zbatimi dhe dinamikë e shtuar në kriterin e luftimit të korrupsionit”, shprehet Curri.

Për shkak të mospërmbushjes së kritereve të fundit, qytetarët e Kosovës mbeten ende të vetmit në këtë pjesë të Evropës të izoluar.

Pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, zyrtarë nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që institucionet të mos vonojnë në përmbushjen e kritereve, nëse synojnë liberalizimin e vizave në një afat më të shpejtë./REL

Mbjellë kanabis në Reçak, arrestohet

Posted: 17 Sep 2017 06:01 AM PDT

​Ferizaj.17,09.2017. Njësitë policore kanë identifikuar në fshatin Reçak të Shtimes një parcelë të mbjellë me rreth 30 copë bimë narkotike të llojit kanabis.

Në konsultim me prokurorin bimët e dyshuara narkotike janë asgjësuar (djegur) në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull dhe është dërguar në mbajtje.

Finlanda heq nga kurrikulat shkollore matematikën, fizikën, letërsinë, historinë dhe gjeografinë

Posted: 17 Sep 2017 05:55 AM PDT

"Teaching by subjekt" ose "teaching by topic" – të mësosh sipas lëndës apo sipas argumenteve?" Kjo është dilema në Finlandë, e cila vendosi për opsionin e dytë.

Në këtë mënyrë Finlanda do të bëhet vendi i parë në botë që do të heqë nga kurrikulat shkollore disa lëndë. Sistemi finlandez i edukimit është konsideruar si një nga më të mirët në botë nga vlerësimet ndërkombëtare, megjithatë autoritetet arsimore kanë vendosur të revolucionalizojnë shkollat.

Finlandezët nuk duan më të kenë lëndë të fizikës, matematikës, kimisë, letërsisë, historisë, apo gjeografisë.

Kreu i Departamentit të Arsimit në Helsinki, Marjo Kyllonen ka shpjeguar ndryshimet. "Ka shumë shkolla që vijojnë mësimdhënien sipas metodës së vjetër, e cila sillte shumë efikasitet në vitet 1990, por tani nevojat kanë ndryshuar, na duhet diçka e arsyeshme për shekullin e 21", është shprehur ai, shkruan KP.

Në vend të subjekteve individuale nxënësit do të mësojnë ngjarjet dhe fenomenet më të rëndësishme në një format ndërdisiplinor. Për shembull Lufta e Dytë Botërore do të shqyrtohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës. Duke ndjekur një lëndë nxënësit do të kenë mundësi të marrin dije në disa fusha.

Ky sistem do të aplikohet për nxënësit që janë 16-vjeç e lart. Ideja e përgjithshme është që nxënësit të zgjedhin për vete ato dije apo dukuri që duan të studiojnë bazuar te ambiciet dhe aftësitë që kanë. Tashmë rreth 70% e mësuesve në Helsinki kanë kryer trajnimin për sistemin e ri që ka sjellë edhe rritje page për ta, ndërsa ndryshimet e plota pritet të përfundojnë deri në vitin 2020.

Receta e vjetër ruse që zhduk qimet përgjithmonë

Posted: 17 Sep 2017 05:50 AM PDT

Ëndërr e secilës grua është që të heqë qafe qimet e trupit përgjithmonë.

Për këtë ekziston një recetë shumë e lashtë. Kjo recetë e vjetër ruse ka provuar të jetë shumë efektive në reduktimin dhe eliminimin e përhershëm të qimeve nga trupi juaj.

Depilimi dhe rruajtja çdo ditë mund të jetë e mërzitshme dhe konsumon kohë, kështu që gratë janë duke kërkuar një zgjidhje të përhershme të këtij problemi, transmeton Klan Kosova.

Veçanërisht të pakëndëshme janë qimet ne fytyrë sepse është një problem estetik dhe ndikon në vetëbesimin e grave.

Receta që gjeni më poshtë ka aftësinë për të hequr të gjitha qimet e padëshëriuara nga trupi juaj pa asnjë efekt anësor.

Përbërësit:

Ujë

Lëvozhga të arrave (jo pjesë të gjelbra)

Si ta përgatisni këtë recetë?

Thani lëvozhgat e arrave dhe digjini ato. Shtoni pak ujë në hirin e arrave që të mund të merrni një krijoni një masë homogjene.

Lëreni të qëndrojë për rreth 12 orë. Pastaj zhytni një copë pambuku në këtë masë dhe aplikoni këtë krem në pjesët nga ku doni të hiqni qimet e padëshiruara.

Lëreni të veprojë për rreth 30 minuta. Kur ju të keni përfunduar me këtë procedurë, pastroni vendin mirë.

Kaq e thjeshtë është dhe lamtumirë qime!

Problemet më të mëdha të prindërve të sotëm me fëmijët

Posted: 17 Sep 2017 05:42 AM PDT

Ajo njihet si një ndër dadot më të mira britanike dhe quhet Emma Jenner, e cila është e specializuar në lidhje me zhvillimin dhe sjelljen e fëmjës, ka mbi 10 vjet eksperiencë në familjet amerikane dhe angleze dhe madje është edhe autore e librit "Keep calm and parent on".
Sipas saj problemet më të mëdha të prindërve të sotëm janë:
• Ata kanë frikë nga tekat e fëmijës. ajo në lidhje me këtë bën provën e filxhanit. Nëna vendos një filxhan ndryshe para fëmijës që do të pijë qumësht dhe kur ai fillon të ulërasë ajo e ndërron menjëherë. Përse ke frikë nënë? Nga tekat e fëmijës? Le të ulërasë, kështu do të mësojë se në jetë ka edhe gjëra që nuk shkojnë si duam ne.
• Prindërit e nënvlerësojnë aftësinë e fëmijës për t'u sjellë në mënyrën e duhur. Mos e justifikoni sjelljen e tij të pahijshme me shprehjen "është një fëmijë". Pse mendoni se nuk mund të sillet mirë në tavolinë, të respektojë të moshuarit etj? Dhe sigurisht duhet të punoni fort që ai ta bëjë këtë.
• Sillen keq në disa raste me prindërit e tjerë. Ndodh që edhe pse je një nënë apo baba dhe pasur të bësh me tekat e fëmijës, të sillesh në mënyrën e gabuar me prindërit e tjerë. Pra në momentin që fëmija bën teka dhe nëna qëndron e vendosur, ata e shikojnë sikur të jetë duke bërë një gabim ndërkohë që duhet ta mbështesin dhe t'i shprehin që bën mirë në vendosjen e limiteve (sigurisht që nëse keni afërsi për t'ja thënë, nëse nuk e njihni vazhdoni punët tuaja).
• Abuzojnë me teknologjinë për t'i mbajtur të zënë. Kështu fëmija nuk mëson si të ketë durim dhe të argëtohet vetë. Fëmija nuk ka asnjë efekt pozitiv nga përdorimi i celularëve dhe smartphonëve.
• Prindërit vendosin në piedestalin më të lartë nevojat e fëmijës dhe harrojë të vetat. Sigurisht që duhet të plotësoni nevojat e fëmijës, por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga ato gjëra që jeni duke bërë për veten tuaj vetëm që të kënaqni tekat e fëmijës. prindërit duhet të kenë guximin të thonë edhe "jo".
Nëse prindërit nuk mendojnë si të korrigjojnë këto (edhe të tjera) gabime do të rrisin një person egoist, të paduruar dhe jo të edukuar. Pra nuk është faji i tyre, por i yni! pernenat.al

Çfarë po ndodh me Shakirën dhe Pique-n? Thashethemet e fundit rreth çiftit për krizën në çift

Posted: 17 Sep 2017 05:34 AM PDT

Lajmet e fundit nga mediat meksikane njoftojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre disa vjeçare. Bëhet fjalë për futbollistin e Barcelonës Gerard Pique dhe këngëtaren kolumbiane Shakira.
Ata janë prindër të dy djemëve, por sipas mediave meksikane ata prej disa muajsh nuk jetojnë më bashkë. Sipas spekullimeve nga media kolumbiane, shkak i mosmarrëveshjes mes tyre ka qenë një person i tretë. Futbollisti i kombëtares spanjolle nuk ka publikuar më asnjë foto me Shakirën që prej 6 muajsh, siguron revista meksikane 'Caras'.

Ndërsa Shakira nuk e ka përmendur më Piquen që prej dasmës së Messit, ku ata ishin të dy krahë njëri-tjetrit. Kohët e fundit Shakira i është përkushtuar karrierës së saj muzikore , me disa turne nëpër Amerikën Latine./Panorama

Asfaltohen rrugicat në fshatin Prelez i Jerlive

Posted: 17 Sep 2017 04:37 AM PDT

Ferizaj.17.09.2017. Banorët e fshatit Prelez i Jerlive, janë ndier tejet të kënaqur që gjatë ditës së diel është bërë asfaltimi i rrugëve të tyre. Asfaltimi ka filluar nga rruga "Graiqevci" për të vazhduar tutje edhe në rrugicat tjera të këtij fshati.

Nga afër punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve i ka përcjellur numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, drejtori i urbanizmit Faik Grainca si dhe mbikëqyrësi i këtij projekti Ismet Vranovci.
Me këtë rast kryetari Svarqa, theksoi se krijimi i infrastrukturës së nevojshme po përmirëson edhe kualitetin e jetës së banorëve.

"Këto projekte janë tepër të rëndësishme, sepse ne në këtë mënyrë po bëjmë edhe jetën e qytetarëve me të lehtë si në qarkullimin e këmbësoreve, por edhe të automjeteve. Rrugët ne fshatin Prelez i Jerlive, po rregullohen me të gjitha standardet dhe me gjerësi gjashtë metra", ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se ditëve të ardhshme asfaltime do të ketë edhe në qytete, por edhe në fshatrat për rreth.

E nga ana, tjetër banoret e fshatit Prelez të Jerlive, u shprehen tejet të kënaqur me këtë asfaltim. Driton Sinani banorë i këtij fshati tha se në fshatin e tyre tashmë është rregulluare gjithë infrastrukturore, por sipas tij banorët e këtij fshati kanë nevojë edhe për ndriçim publik dhe për ndërtimin e një fushe sportive, ku të rinjtë të kalojnë kohën e lirë të tyre.

U bë e ditur se vlera e projektit për asfaltimin e rrugëve në fshatin Prelez të Jerlive, komunës së Ferizajt i ka kushtuar mbi 185 mijë euro, ndërsa kap një gjatësi prej 2854 metra.

 

Arrestohet edhe një i dyshuar tjetër në lidhje me sulmin terrorist në Londër

Posted: 17 Sep 2017 01:25 AM PDT

Njëzet e një vjeçi u arrestua në Hounslow, në perëndim të Londrës, të shtunën mbrëma në dyshimin për shkelje terroriste dhe tani ndodhet në paraburgim në jug të Londrës, transmeton Express.

Më herët është arrestuar një 18-vjeçar, i cili është duke u mbajtur për shkelje terroriste në lidhje me shpërthimin brenda trenit, ku u plagosen 30 persona.

Ai u arrestua të shtunën në mëngjes në Port of Dover.

Niveli i kërcënimit të terrorizmit mbetet kritik në Britani të Madhe, që do të thotë se ndonjë sulm pritet të ndodhë shumë shpejt. /Express/  

Pamje të tmerrshme, shikoni çfarë i ka bërë uragani Karaibeve

Posted: 17 Sep 2017 01:25 AM PDT

MailOnline vizitoi ishullin dhe supermarketin Le Grand Marche, më të madhin në ishull, dhe gjeti pamje pas-apokaliptike.

Shtëpi të shkatërruara, vetura të prishura dhe një mbi një dhe ushqime të prishura gjithandej nëpër dyshemetë e supermarketeve, të gjitha këto ngjanin me skena sikur të kishte ndodhur apokalipsi, transmeton Gazeta Express.

Banorët e dëshpëruar po marrin ndihma, por furnizimet nuk janë të mjaftueshme për shkak të infrastrukturës së shkatërruar.

Labinot Tahiri flet për punën e Haradinajt në ditët e para si kryeministër

Posted: 16 Sep 2017 04:07 PM PDT

Ai ka lavdëruar punën e Haradinajt, duke e cilësuar si njeri me intensitet.Tahiri në një prononcim për "Indeksonline" ka folur rreth çështjeve me të cilat është marrë Haradinaj ditët e para si kryeministër."Qëllimi im ka qenë me u bë Qeveria, kjo që është. Besoj në intensitetin e tij që është duke e treguar qysh në fillim për vendin është duke iu dalë përballë problemeve që i ka Kosova.  E patë rastin në Hade, po bën përpjekje për të bë zgjidhje për Demarkacionin që qytetarët sa më parë ta kenë lirinë e lëvizjes", ka thënë ai.Kujtojmë se AKR ka vetëm dy deputetë, Tahiri dhe Islam Pacolli. Ndërsa, Tahiri nuk ka komentuar se si do të futen në Kuvend, a do i bashkohen ndonjë grupi parlamentar, apo do rrinë pa grup.Këto opsionie i ka dhënë nënkryetari i AKR-së para pak orësh për "Indeksonline", ku ka thënë se ka deputetë të interesuar për t`u anëtarësuar në AKR, andaj këto bisedime janë duke vazhduar.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more