Skip to main content

Tirana Observer: “Rama publikon raportin për Fierin, çfarë i shqetëson më shumë banorët (Tabela)” plus 9 more

Tirana Observer: “Rama publikon raportin për Fierin, çfarë i shqetëson më shumë banorët (Tabela)” plus 9 more


Rama publikon raportin për Fierin, çfarë i shqetëson më shumë banorët (Tabela)

Posted: 13 Aug 2017 10:17 AM PDT

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar sot raportin nga dëgjesat dhe komunikimi me banorët për qarkun e Fierit.

Në vijim të raporteve të publikuara edhe në ditët e kaluara, qytetarët kanë bërë të ditura problemet e tyre në dëgjesat që kanë pasur me deputetët e rinj të zonave të tyre.

Kështu problemi më i madh i qytetarëve të këtij qarku ka të bëjë me procesin e legalizimit dhe ndotjen.

Statusi i Ramës

RAPORTI JUAJ

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Fier.

Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Fierit, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport🇦🇱

Faleminderit

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Image may contain: text

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

 

Si të kombinoni trendin më të nxehtë të verës, bluzat e shkurtra“crop top”

Posted: 13 Aug 2017 09:43 AM PDT

Nëse mendonit që bluzat me bark përjashtë kanë dalë nga moda, jeni gabim, ky trend ndoshta i ardhur në mënyrë më të rafinuar është shndërruar në tendencën më hot të verës. 
Duket se këto veshje i janë përshtatur gjithnjë vetëm adoleshentëve, por modelet e vitit 2017 janë tejet joshëse dhe elegante dhe mund të kombinohen për çdo rast. 
Sekreti i vetëm qëndron në faktin se këto bluza apo kanatjere crop top rrinë bukur nëse fundi apo pantallonat janë me belt ë lartë në mënyrë që të ekspozohet sa më pak lëkurë, në të kundërt do të duket sikur jeni kthyer pas në vitet 2000.
Nëse këtij trend ii druheni, pasi keni frikë mos gaboni, fotogaleria e mëposhtme do t'ju japë disa ide shumë të bukura

fundbluar

Byzylykët e këmbëve, tendencat më In të momentit që duhet t’i keni me vete në plazh

Posted: 13 Aug 2017 09:39 AM PDT

Pas një dimri të gjatë e të bezdisshëm, më në fund trupi juaj po i gëzohet diellit, detit dhe rërës. E sigurisht të parat që po e shijojnë më së shumti këtë lloj ''pavarësie'' janë këmbët, të cilat shpëtuan për pak kohë nga këpucët e rënda e të mbyllura dhe mund të shijojnë shëtitjet e paradites dhe buzëmbrëmjes në plazh. Duke u ndalur tek ky i fundit duhet thënë që sa herë përgatiteni për pushime gjëja e vetme që merrni e që lidhet me këmbët janë shapkat e sandalet me gisht. Por, blogeret më në zë të momentit do ju japin shkëlqimin e munguar këmbëve e gishtave të tyre me aksesorët më In, byzylykët shumëngjyrësh e me gura. Nqs nuk i keni akoma, shikoni fotogalerinë e mëposhtme dhe blijini sa më parë.

kem10

Të ndarë apo jo? Reagon si asnjëherë më parë Çiljeta

Posted: 13 Aug 2017 09:23 AM PDT

Ditëve të fundit lajmi kryesor i mediave rozë ishte ndarja e portierit Alban Hoxha me këngëtaren Çiljeta Çilaga.

Mungesa e fotove në profilet përkatëse në Insatagram kanë mjaftuar që të përflitet për një ndarje të mundshme të çiftit.

Por duket se kjo gjë e ka mërzitur shumë këngëtaren, e cila ka reaguar si asnjëherë më parë.

Ajo është shprehur se do të ndjek penalisht të gjithë mediat që kanë shkruar lajme të pavërteta për të, marrëdhënien e saj, por edhe për djalin e vogël, bukuroshin Fernando.

"Nuk kam ndërmend të mbush portalet duke dhënë deklarata përsa i përket historisë sonë të dashurisë. Por duke marrë shkas nga çfarë është shkruar sot dhe gjithë këtë vit në lidhje me mua, pa më kontaktuar asnjëherë personalisht, kam vendosur t'i ndjek në rrugë ligjore të gjithë ata që kanë shpikur, që të zënë mend një herë e mirë. Për shumë e shumë lajme të rreme që kanë bërë për jetën time, duke përfshirë këtu edhe djalin tim, me lajme të pavërteta dhe abuzime", u shpreh për Revistën "Who" këngëtarja.

Përveç lajmit që do ndjek disa media penalisht, mes rreshtave arritëm që të shquanim se edhe ndarja e tyre është një lajm i pavërtetë.

Në fakt nuk është hera e parë që përflitet ndarja e një prej çifteve më simpatikë të Show Bizit, por duket se në asnjë moment prej tyre nuk ka qenë i vërtetë.

Përlotet Valbona Selimllari (Video)

Posted: 13 Aug 2017 09:06 AM PDT

Missi i parë shqiptar, e cilësuar nga të gjithë si bukuria e pakohë , është rrëfyer këtë javë në programin e fundit të "Lart e Poshtë" për këtë sezon.

Selimllari ka rrëfyer ditën e saj, plot angazhime, ku një vend të rëndësishëm zë prej disa muajsh edhe puna si Këshilltare e Çështjeve Sociale pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Valbona nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka treguar gjatë bisedës me Eraldo Rexhon, raste të fëmijëve të rrugës, të pashpresë.

Një ndër to, ishte ai i një fëmije të vogël, i cili nuk do të mund ta shihte më dritën e diellit. Për më shumë, gjeni linkun bashkëngjitur.

Njihuni me vajzat e pasanikëve shqiptarë, jeta luksoze që pasqyrojnë në rrjetet sociale

Posted: 13 Aug 2017 08:45 AM PDT

Të bukura, të lira, vijnë nga familje të pasura. Këto janë vajzat më të ndjekura shqiptare në Instagram, të cilat jetojnë jashtë vendit për arsye studimi apo pune, dhe që Shqipërisë i rikthehen për pushime ekstravagante në Jug.

Ato bien më shumë në sy këtë verë me pushimet e tyre superluksoze, veshjet dhe aksesorët e shtrenjtë dhe linjat superelegante. Janë më shumë se katër, por kemi përzgjedhur për këtë shkrim katër prej tyre, duke qenë se janë më aktivet në rrjetet sociale në këtë stinë të nxehtë.

E para quhet Erisa Kaçupi, e dashura gjithë stil e regjisorit Iv Tase, nipit të showman-it të njohur, Ardit Gjebrea. Ajo ndjek studimet në Angli, ndërkohë që është bashkuar me partnerin e saj për të shijuar në maksimum pushimet në plazhet e Jugut.
Erisa-Kaçupi
Erisa është e bija e Skënder Kaçupit, dekanit të Fakultetit Juridik të Tiranës. Edhe pse nuk është pjesë e showbiz-it, ajo është përfolur edhe më parë për jetën superluksoze të mundësuar nga i ati.

Për të vazhduar me Megi Ndokajn, modelen dhe ish-balerinën e programit "E diela shqiptare". Prej kohësh ajo është zhvendosur në New York, për të bashkëpunuar me një kompani kërcimi, një e ardhme e mundësuar nga prindërit e saj. Megi është vajza e vetme dhe e llastuar e Roberta Mones, koreografes dhe pedagoges së njohur të Universitetit të Arteve në Tiranë dhe ish-deputetit të njohur, Jak Ndokaj.
Megi-Ndokajn

Një tjetër vajzë e bukur që bën përshtypje me jetën e luksit dhe fotot që poston në Instagram është "Miss Shqipëria 2012", Kleoniki Delijorgji, vajza e biznesmenit Mihal Delijorgji. Niki tashmë i është përkushtuar modës, dhe po e zhvillon karrierën e saj mes Italisë, Francës dhe Anglisë. Edhe Niki kthehet në Shqipëri për ndonjë pushim të shkurtër, pasi siç e ka shprehur edhe vetë në media, të ardhmen e saj e sheh vetëm jashtë Shqipërisë.
Capture-13

Adela Lami është një tjetër vajzë, pjesë e artit, e cila ndodhet në Shqipëri vetëm për të pushuar në plazhet e Jugut, pasi ajo tashmë është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për karrierë ndërkombëtare si balerinë. Ajo tashmë ka një kontratë me kompaninë "Ajkun Ballet Theatre" në Nju Jork, ndërkohë që njihet si biondja që ka nisur karrierën shumë herët në Akademinë e Yjeve për të qenë më pas një nga solistes e Teatrit të Operës dhe Baletit.
m333
Për shkak të angazhimeve me këtë kompani, asaj i duhet të udhëtojë shumë.

Fotot nga udhëtimet e saj të shpeshta anembanë botës në rrjetet sociale e kanë bërë të njohur, për faktin se ajo bie në sy për luksin dhe stilin e jetës, që do ta ëndërronte çdo artiste. Edhe Adela është një nga vajzat që ka lindur me këmishë, pasi ajo është fëmija i vetëm i një ndërtuesi të pasur, emrin e të cilin ka preferuar të mos e bëjë publik. /Panorama

Foto/Ja në cilin plazh të jugut po i kalojnë pushimet zyrtarët e PD-së dhe LSI-së

Posted: 13 Aug 2017 08:21 AM PDT

Sokol Dervishaj, ministër i Transporteve nga radhët e LSI-së, është parë fundjavën e kaluar në plazhet e Dhërmiut. Edhe ai, si shumë kolegë të tij, ka zgjedhur Jugun e Shqipërisë për plazh.

Siç e shikoni nga fotoja, ka diçka të veçantë te Dervishaj dhe bashkëshortja. Ata nuk hequr dorë nga pija e tyre e preferuar, vera, madje edhe me gotat e duhura, ndërkohë që në plazh njerëzit më së shumti pijnë birra.

v4-(1)

Bashkëshortja e Dervishajt, është një emër i njohur. Ajo është ish-Miss Albania, Sidorela Kola, e cila vijon të ruajë sharmin e miss-it. Edhe Luan Rama është parë fundjavën e kaluar bashkë me familjen e tij.

v6-(1)

Ndriçim Babasi

Këto kohë nuk ka qenë shumë aktiv në politikë. Ndriçim Babasi, dikur deputet i Partisë Demokratike, mesa duket as plazhin nuk e ka filluar si shumë të tjerë, bashkë me fillimin e verës. Tani që jemi në muajin e fundit të verës, ai ka preferuar të kalojë fundjavën në Dhërmi bashkë me familjen.

v10

Babasi shfaqet akoma shumë i bardhë në trup, që të lë të kuptosh se dielli i Dhërmiut do ta shohë për herë të parë këtë verë. Të shohim se sa aktiv do të jetë në jetën politike tani që Partia Demokratike ka bërë ndryshime në strukturë.

VIDEO: Njihuni me “Puzzlewood”, pyllin e mistershëm që josh kineastët

Posted: 13 Aug 2017 08:15 AM PDT

Puzzlewood është një destinacion i popullarizuar turistik në pyjet Dean, në Gloucestershire të Anglisë.

Kjo trevë dominohet nga formacionet e veçanta të shkëmbinjve, shpellat e mistershme dhe drunj të vjetër, si dhe një mori stigjesh enigmatike, që duken sikur labirinth.

Në Puzzlewood janë xhiruar filmat "Merlin" dhe "Dr. Who"…, ndërsa ka shërbyer si inspirim edhe për një pjesë të filmit "Lord of the Rings" të Tolkienit (i cili është vizitor i rregullt i këtij pylli).

Përgjatë viteve, në këtë pyll janë gjetur me shumë se 3.000 monedha romake të shekullit të 3-të.

Ndërkaq, që nga koha kur romakët janë larguar nga Puzzlewood, të gjitha stazat, shkallët dhe strukturat që dikur kishin shërbyer për nxjerrjen dhe transportin e mineraleve, janë mbuluar nga lisat dhe myshku.

Përpos pyllit, në Puzzlewood mund të gjenden tavolina për piknik, disa kafene, dyqani i suvenirëve si dhe këndi i lodrave për fëmijë.

Turistët ndërkaq, mund ta vizitojnë këtë trevë mistike duke paguar biletën që kushton 5 paund.

Orinda Huta bëhet nostalgjike, poston foto kur ishte 16 vjeç

Posted: 13 Aug 2017 08:06 AM PDT

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Orinda Huta po shijon për momentin muajin e mjaltit në Tajlandë. Ajo dhe Turi u martuan me 27 korrik me një dasmë mjaft të madhe në periferi të Tiranës.

Por gjithsesi sot nuk do flasim për dasmën pasi u fol gjërë e gjatë për të.

Orinda si me pushime që është është bërë nostalgjike dhe ka hapur arkivën e fotove. Ajo ka treguar veten e saj kur ishte 16 vjeçe.

Në fakt ajo nuk ka nryshuar shumë që nga koha e adoleshencës, pasi lehtësisht mund ta njohësh se është Orinda.

Pse nuk mori pjesë Suada Sherifi në Miss Universe…

Posted: 13 Aug 2017 08:02 AM PDT

 

Miss Albania 2005 Suada Sherifi ka treguar për herë të parë pas 12 vitesh arsyen se përse nuk mori pjesë në Miss Universe, pasi u zgjodh vajza më e bukur e Shqipërisë.

Në një intervistë për Eni Shehun në ABC News Suada ka treguar se për të marrë pjesë në Miss Universe i është kërkuar që të bëjë hundën operacion.

Ajo nuk ka pranuar sepse i është dukur e padrejtë, dhe në vend të saj ka konkurruar Eralda Hitaj. Suada edhe sot nuk është penduar që nuk e ka kryer atë ndërhyrje.

Ajo është shprehur se kur nuk është tunduar për ta bërë këtë ndërhyrje në adoleshencë, tani nuk e çon ndërmend një gjë të tillë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more