Skip to main content

“Shqiptarët kultivojnë plantacion kanabisi me vlerë 1.1 milionë Euro” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Shqiptarët kultivojnë plantacion kanabisi me vlerë 1.1 milionë Euro” plus 9 more Lajmi i Fundit


Shqiptarët kultivojnë plantacion kanabisi me vlerë 1.1 milionë Euro

Posted: 14 Aug 2017 07:53 AM PDT

Një plantacion i madh me bimë narkotike është zbuluar nga policia greke në një zonë pyjore të Aigialeia në Patra. Autoritetet zbuluan 750 bimë kanabis të mbjella në një parcelë 200 metra të gjatë. Aty u arrestua një 35-vjeçar, i cili tentoi të arratisej por pa sukses.

Në bazë të hetimeve, rezulton se të përfshirë janë edhe dy shqiptarë, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Policia greke thotë se fitimi nga kjo parcelë me kanabis përllogaritet në rreth 1.1 milionë euro, nëse droga do të shitej me çmim pakice në ishujt grekë dhe qytete të tjera të Greqisë, ku dhe çmimi është relativisht më i shtrenjtë.

Bimët e kanabisit ishin kultivuar në një zonë me bimësi të dendur, e ndarë në disa nivele. Trafikantët kishin krijuar infrastrukturë të përsosur, thonë hetuesit grekë, duke marr ujin nga një burim aty pranë.

35-vjeçari që është arrestuar nga policia do të merret në pyetje për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë, përveç dy shqiptarëve, si dhe për të mësuar tregun e shitjes së drogës, citon klan.

Përmbyset autobusi, katër të vdekur

Posted: 14 Aug 2017 07:50 AM PDT

Të paktën katër persona e kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot herët në mëngjes në rrugën midis Ankarasë dhe Konjas në Turqi.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin pasi u përpoq të shmangte një lopë në mes të rrugës.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipe të shumta mjekësore të zjarrfikësve dhe ato të policisë.

Nga totali prej 44 njerëzve në autobus, katër humbën jetën, ndërkohë që 18 të tjerë janë dërguar në spital. /klankosova

Sherr për pronën me ish-burrin, nipi i burrit rreh e i drejton armën gruas në banesë: Ik ose …

Posted: 14 Aug 2017 07:46 AM PDT

Policia e Vlorës deklaroi sot se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, pasi kanë hyrë në një banesë, kanë kanosur me armë zjarri të zonjën e banesës, duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj.

Më datë 14.08.2017 rreth orës 01:30, Salla Operative Vlorë njoftohet se në një banesë në fshatin Brataj, ka të shtëna me armë zjarri, njofton policia.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se është qëlluar me armë në banesën e shtetasit Sh.S dhe F.S.

Autorët kanë qënë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar më armë në pjesën e brendshme të banesës, (në korrior), kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases F.S, dhe më pas janë larguar menjëherë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se ish bashkëshortët (shtetasit Sh.S. dhe F.S), të cilët janë ndarë ligjërisht, kanë konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetërin për çështje pronësie.

( Dyshohet se dy shtetasit kanë hyrë në banesë, për të kanosur me armë shtetasen F.S., ku kanë përdorur edhe dhunë fizike ndaj saj, si një formë kërcënimi për tu larguar nga banesa e ish bashkëshortit të saj).

Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve që policia nisi për identifikimin dhe kapjen e autorëve u bë e mundur kapja dhe ndalimi i njërit prej tyre, konkretisht: Ervis Karçanaj, 24 vjeç, banues në Velsh,Vlorë.

Ky shtetas rezulton të jetë nip i shtetasit Sh.S., ku së bashku me autorin tjetër (ende të paidentifikuar nga policia), kanë hyrë në banesë dhe kanë kanosur shtetasen F.S..

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje.

Gjen portofolin plot me lekë dhe karta krediti, nuk do ta besoni ku i shpenzoi paratë. Arrestohet

Posted: 14 Aug 2017 07:37 AM PDT

Burimet zyrtare njoftuan se një i ri ka përfunduar sot në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhje.

Sipas bluve të Shkodrës, shtetasi Muharrem Peti, 27 vjeç, banues në Dibër, më datë 11.08.2017, në vendin e quajtur shatervani Parrucë në Shkodër ka gjetur një çantë dore, brenda të cilës kishte 2 karta krediti si dhe një shumë monetare brenda, të cilat i përkisnin shtetasit R. B. 65 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka bërë kallzim për humbjen e kësaj çante.

"Gjithashtu më datë 11.08.2017 dhe 12.08.2017, shtetasi Muharrem Peti , ka përdorur këto karta krediti duke tërhequr nga bankomati i një banke, shumën prej 100.000 lek të reja, shumë të cilën e ka shpenzuar duke luajtur në kazino. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal", thotë policia.

7 drejtorë të MAS padisin Mirela Karabinën: Stres i paparë, dhunë fizike ndaj punonjësve

Posted: 14 Aug 2017 07:32 AM PDT

Shtatë drejtorë të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve kanë kallëzuar penalisht në Prokurori ministren teknike Mirela Karabina për "shpërdorim detyre".

Drejtori i Sporteve, Vladimir Gjoni ka deklaruar për mediet se Mirela Karabina ka intimiduar stafin e MAS duke theksuar se ka pasur edhe raste dhune fizike ndaj punonjësve.
"E ka kthyer ministrinë e Arsimit në një stres të paparë. I kërkojmë Prokurorisë ta ndjekë me përparësi këtë çështje.

Janë përmendur të gjitha në kallëzimin penal. Për dhunën ka raste. Një rast i pastër, kur është ndaluar sekretari i MAS nga dy punonjës siç i quan ajo por që s'janë as punonjës, që kanë ndaluar me forcë hyrjen e tij, derisa kanë shkatërruar edhe derën, kjo është skandaloze", tha drejtori Gjoni edhe në emër të drejtorëve të tjerë në MAS.

Arrestohet 41-vjeçari shqiptar, i shumëkërkuar nga Interpoli për vrasje

Posted: 14 Aug 2017 07:27 AM PDT

Një 41-vjeçar i kërkuar nga Interpol për vrasje është arrestuar nga policia e Rotërdamit në Holandë. Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për Hektor Mahmutaj i cili është dënuar me 25 vjet në mungesë për vrasjen e një bariu.

Sipas policise, shtetasi Hektor Mahmutaj është një emër i njohur, pasi prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje, ndërsa shmangu ekstradimin.

Shqiptari u gjet që të ketë falsifikuar dokumente greke, gjë e cila u zbula pas kontrollit që iu bë dokumentave të tij.

Në vitin 2007 Mahmutaj ishte në Liverpool, ku u dënua me 2.5 vjet burg për armëmbajtje pa leje.

Mahnit biznesmeni i duhanit, poston foto nudo të gruas dhe dy dashnoreve

Posted: 14 Aug 2017 07:23 AM PDT

Biznesmeni i duhanit "Candyman", Travers Beynon ka tronditur internetin pasi ka postuar një foto me gruan e tij të zhveshur dhe dy dashnoret teksa bëheshin gati për në shtrat.

Manjati i Bregut të Artë habiti ndjekësit në Instagram pasi imazhi paraqiste tre gratë e zhveshura që shtriheshin përgjatë shtratit të tij natën e së dielës, shkruan Dailymail.

Fotoja shoqërohej me mbishkrimin "Të shkosh në shtrat si…", dhe shumë shpejt u pëlqye nga më shuam se 16.000 përdorues të Instagram që i komentonin me zili, komente të tipit, "Ti je me të vërtetë shumë me fat".

I lindur në Melburn në vitin 1972, Beynon është trashëgimtari i perandorisë së shitjes me pakicë të cigareve FreeChoice.

Aksident i rëndë në Kavajë, vdes 21-vjeçari

Posted: 14 Aug 2017 07:18 AM PDT

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Durrës, rreth orës 10:30.

Nga burimet policore mësohet se shtetasi K.R., 21 vjeç, i cili drejtonte një mjet tip Skoda, është përplasur me një kamionçinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga fotografia duket se perplasja ka qene frontale dhe shume e forte.

Ronaldo, 5 javë skualifikim. Reali do të apelojë kartonin për simulim

Posted: 14 Aug 2017 07:14 AM PDT

Reali i Madridit shpërfytyroi Barcelonën në "Camp Nou" dhe hodhi një hap të sigurtë drejt fitimit të Superkupës së Spanjës, por shija e hidhur pas "El Clasico"-s mbetet edhe këtë herë.

Në qendër të vëmendjes është vënë Cristiano Ronaldo. Kartoni i kuq i marrë dje do t'i kushtojë 5 ndeshje skualifikim yllit portugez, i cili është dënuar nga gjykatësi sportiv me një javë për shkak ndëshkimi, si dhe me 4 javë të tjerë për shtyrjen që i bëri gjyqtarit De Burgos Bengoechea.

Kjo do të thotë se Realit i duhet të privohet nga shërbimet e lojtarit më të mirë në gjirin e saj në ndeshjen e kthimit të Superkupës, me Barçën këtë herë në "Bernabeu", si dhe në 4 javët e para të La Ligës, konkretisht ndaj Deportivos, Valencias, Levantes dhe Real Sociedadit.

I ndëshkuar fillimisht me karton të verdhë për shkak se hoqi fanellën pas shënimit të golit, pak minuta më vonë "CR7" mori edhe kartonin e dytë të verdhë për një simulim. Por gjatë protestës së tij, Ronaldo ka shtyrë arbitrit Burgos Bengoetxea, siç shkruhet në shënimet e gjyqtarit të ndeshjes.

Sipas nenit 96 të rregullores së Federatës spanjolle të Futbollit, portugezi rrezikonte nga 4 deri në 12 javë pezullim, por nuk ka marrë më shumë sesa sanksioni minimal.

Megjithatë, Reali i Madridit – siç shkruajnë mediet spanjolle, – do të apelojë vendimin për kartonin e dytë të verdhë, atë për simulim. Nëse do të fitojë në këtë apel, Ronaldo do të mund të luajë në ndeshjen e kthimit të Superkupës, të mërkurën në "Bernabeu", e më pas të vuajë 4 javët e skualifikimit për shtyrjen e arbitrit në La Liga.

Ndërkohë, Madridi është i irrituar edhe për atë që ndodhi në "Camp Nou", përfshi penalltinë e dhënë Barcelonës për një kontakt inekzistent mes Navas dhe Suarezit. "Këto gjëra përsëriten sa herë që luajmë, – ishin fjalët e një drejtuesi të lartë të klubit për "Marca"-n. – Por ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme nuk ka të krahasuar, i ka kaluar të gjitha precedentët e mëparshëm".

Mafiat botërore trondisin, ja bëmat rrënqethëse të tyre

Posted: 14 Aug 2017 05:58 AM PDT

Federico Varese, i cili krimin e organizuar e ka punën e jetës, është kapoja i gjithë kapove të studimeve për mafian.

Dëshira për të gërmuar përherë e më thellë përmes shtresave të dhunës, kamaraderisë, lakmisë, korrupsionit dhe përçmimit të njerëzve, njëherazi parazitë në kurriz të shoqërisë dhe përbuzës së saj, e zhyt atë në botën e tyre, për të zbuluar se edhe pse të ndryshme, në rrënjë të gjithë mafiat janë njësoj.

Ato shkatërrojnë dhe pretendojnë se kanë nder.
Dy nga vëzhgimet më rrënqethëse në këtë libër të pasur e të shkruar rrjedhshëm (Jetë mafioze: Dashuri, vdekje e pará në zemët të krimit të organizuar) janë, së pari, se mafiat "e vënë veten para institucioneve të qeverisë, në konkurrencë me shtetin legjitim". Së dyti, "mafiat lulëzojnë në demokraci". Varese citon Antonio Calderonen, një bos siçilian i penduar, që thotë se ai dhe shokët e tij instruktoheshin të votonin vetëm për Kristian Demokratët, të cilët "ishin parti demokratike, vërtet demokratike. Ata e ndajnë pushtetin. Mafia mund të jetojë me këtë".
Regjimet totalitare, si fashizmi italian, e shtypën mafian deri në prag shfarosjeje; me vendosjen e demokracisë mafia u rrit përsëri. Vetë tani — me rritjen e policisë, lehtësinë më të madhe në dënime, shtimin e survejimit dhe të penduarit – mafia siçiliane për përballet, në mos me shfarosjen, me eliminim masiv. Por Camorra napolitane dhe sidomos'Ndrangheta kalabreze janë rritur e vazhdojnë të rriten. Familjet kalabreze janë pasuruar me trafikun e heroinës përmes portit të Gioia Tauro (fatkeqësisht, Varese nuk thotë shumë për këtë).
Jeta mafioze është shpesh e shkurtër dhe zakonisht e tensionuar. "Vory v zakone" (Hajdutët e ligjit, elitë kriminale në Rusi), e lindur në burgjet sobjetike, jeton më shumë se kushdo me rregullat e saj, duke refuzuar çdo kontakt me shtetin e policinë, shumë e egër në konfliktet e saj. Yakuza japoneze, e cila pretendon se ka prejardhje nga samurait (Varse mendon se origjina e tyre vjen nga kumarxhinjtë e e fundit të shekullit të 19-të), i lajnë hesapet me shpata – jo dhe aq se janë pasardhës së samurajve, por sepse mbajtja e armë është krim shumë i rëndë në Japoni.
Shpeshherë mafiat rreshtohen me dhe përdoren nga shtetet. Triadat e Hong Kongut, përballë demostratave pro demokracisë më 2014, morën anën e autoriteteve kineze në konfrontimet me demonstruesit. Aty ku mafia është e fuqishme, si për shembull kartelet e drogës në Meksikë apo ËA-të, përpunuesit e heroinës në rajonet Shan dhe Kachin të Mianmarit (thuhet se përpunojnë 45% të furnizimit botëror), ata krijojnë "shtetin" e tyre, me ligje, furnizime sociale dhe kod të ashpër ndëshkimor.
Këto janë shoqëri mashkullore, në asnjë mafia nuk lejohen që gratë të kenë rol (me përjashtim të rastit në Yakuza kur Fumiko Taoka mori për tre vjet drejtimin e grupit Yamaguchi-gumi, prej 23 mijë vetësh, pas vdekjes së burrit të saj). Dashuria është gjë me rrezik për burrat e nderit, pasi çon në konfidenca dhe tradhti të mundshme. Kur më 2014 takove Elisabetta Tripodin, kryebashkiaken trime të qytetit të 'Ndranghetas Rosarno, ajo më tha se dy gra të 'Ndranghetas ishin bërë informatore. "Ishte më mirë për fëmijët e tyre që ato të bashkëpunonin me policinë". Njërën e vranë dhe trupi ia tretën në acid, tjetra mbijetoi për të dëshmuar kundër anëtarëve të vetë familjes së saj. Dënimet që vijuan shkuan në 600 vjet në total.
Jeta e një bosi mafioz është e ndrydhur dhe me rrezik. Duke përdorur burimet e tij dhe të të tjerëve, Varese tregon për një Merab, një bos i vory v zakone në Gjeorgji, që përpiqej të rregullonte një takim të madh në Itali me bosë mafiozë, për të arritur disa marrëveshje dhe rritur statusin e tij. Me policinë në Gjeorgji, Rusi e Itali në dijeni të shumicës së lëvizjeve të tij, Merabi më në fund ia arriti ta realizonte dhe fitoi edhe një bonus: vrasjen e një rivali të fuqishëm, Khasan.
Mafias i pëlqen të përfaqësohet me dinjitet. Mafizove iu pëlqen trilogjia e filmave Kumbari, me theksin te nderi, dashuria për famliljen dhe kufizimet. Një vor në Kazan të Rusisë, Radik Galiakbarov, imitonte Marlond Brandon në të folur. Sado tërheqës, filmat zbukurojnë: Galiakbarov ishte një bandit sadist që sundoi me terror për 20 vjet.
Varese nuk idealizon. Neutral në përshkrimin e tmerreve, ai e mbyll duke thënë se "dhimbja e shkaktuar… nuk mund të pranohet kurrë". Por ajo mund të kuptohet dhe ai na ndihmon së tepërmi për këtë.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more