Skip to main content

“Shqetësuese, 65 aksidente gjatë ditës së djeshme” plus 6 more Ferizaj Press

“Shqetësuese, 65 aksidente gjatë ditës së djeshme” plus 6 more Ferizaj Press


Shqetësuese, 65 aksidente gjatë ditës së djeshme

Posted: 13 Aug 2017 08:56 AM PDT

Nga këto aksidente, vetëm një rezulton të jetë me fatalitet, ndërsa 64 të tjerë me ose pa lëndime fare.Në 27 nga këto aksidente ka pasur edhe të lënduar, disa më rëndë e disa më lehtë, ndërsa 38 prej tyre rezultojnë të kenë vetëm dëme materiale të shkaktuara në vetura.Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 2153 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet që nga krijimi i task-forcës për parandalimin e aksidenteve.

Serbia po lobon kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Posted: 13 Aug 2017 08:55 AM PDT

Daçiq ka thënë se në shtator së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq do të jenë të pranishëm në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të bisedohet për çështjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO, transmeton lajmi.net.

"Serbia është duke lobuar në mesin e shteteve anëtare të OKB-së kundër pranimit të Kosovës në UNESCO", ka theksuar Daçiq.

Rruga ‘’Halil Alidema’’, e bllokuar për më shumë se dy muaj

Posted: 13 Aug 2017 06:09 AM PDT

Kanë kaluar më shumë se dy muaj e rruga ''Halil Alidema'', që ndodhet në qendër të qytetit, vazhdon të mbetet e bllokuar.

Më 30 maj të këtij viti banorët e kësaj pjese të qytetit i ishin gëzuar nisjes së punimeve për rregullimin e rrugës së tyre me gjithë infrastrukturën nëntokësore, mirëpo nuk kishin menduar se ajo do të bëhej edhe më keq se që ishte.

Ajo që i revoltoi banorët e këtij lokaliteti, të cilët edhe ndërprenë punimet, është thellësia e gypave të kanalizimit në 2.70 metra, e që ata po kërkojnë që gypat të futën 4 metra nën tokë.

"Punimet janë ndërprerë për një arsye, se ka qenë projekti i gabuar, ne e kemi kanalizimin 3.5 metra, ndërsa këta e kanë bërë sipas projektit 2.70 metra, edhe kam shku në komunë jam anku, komuna i ka ndërpre punimet, sepse kanalizimi nuk shkon lartë por poshtë, e nuk e di pse është zhagit kjo punë, por ndoshta forma nuk është e kënaqur apo ku e di unë, por me rëndësi rruga është ndërpre problem po kemi, e na u është premtu që do të përfundohet, është bërë boll besoj", tha Ramadan Hoxha.

"Që 40 vite jetoj në këtë rrugë, është bërë katastrofë, kur kemi pas mundësi jemi mbledh e kemi shtru në kocka, ndërsa tash para zgjedhjeve kanë ardhë e kanë çel një javë ditë edhe i kanë lanë kështu, gypat m'i kanë lanë para shtëpisë, ma kanë prish edhe murin, nuk po mundemi me dalë, që sa vite  e kemi këtë rrugë, shiko se çka na i kanë ba tash, nëpër fshatra i kanë rregullu e këtu në qendër shihe çka kanë ba, është marri, votat i kanë marrë e rrugën e lanë", tha Rufije Sherifi.

"Punimet i kanë fillu para zgjedhjeve, kena pas probleme me këtë rrugë, kena ba peticion për me rregullu, kaloj një kohë e gjatë nuk u ba asgjë, kur tash para zgjedhjeve erdhën me vnu kanalizimin, kur thanë që 2.70 metra kanalizim, ndërsa këtu do të bëhen ndërtesa të mëdha që nuk është e pranueshme dhe i ndalum punimet, se nuk e kanë llogarit që duhet 4 metra, tash rrugën e kanë blloku s'po kemi as kah kalojmë, ishim te kryetari dje na tha që të enjten ia fillojmë, tash po presim", tha Raif Beqa.

I kontaktuar përmes telefonit drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Gafurr Ilazi, tha se punimet për rregullimin e kësaj rruge do të vazhdojnë këtë të enjte.

Rruga ''Halil Alidema'' është e gjatë afër 400 metra. Kjo rrugë buxhetit të komunës do t'i  kushtoj mbi 30 mijë euro. / QENDRESA RAMADANI  / TELEVIZIONI TEMA /

Adem Mikullovci: Nesër në seancë ju presin dy befasi

Posted: 13 Aug 2017 05:26 AM PDT

I kontaktuar nga Gazeta Express, kryesuesi Mikullovci ka bërë të ditur se seanca e nesërme do të zhvillohet me apo pa koalicionin PAN. Ai thotë se shpreson se ky i fundit do t'i përgjigjet ftesës për pjesëmarrje në seancë.

Mikullovci shprehet i vendosur se nuk do të bëjë konsulta ditën e mërkurë, siç ka kërkuar PAN në takimin konsultativ që u mbajt të mërkurën e kaluar.Megjithatë, Mikullovci për Express ka treguar se për seancën e nesërme do të ketë dy propozime interesante. Propozime këto të cilat, sipas tij, do t'ia mundësonin Kuvendit që të punojë, të paktën një pjesë e tij."Nëse nesër kemi kuorum, unë do t’i hap dy tema, por Kuvendi do të punojë gjysmak, por një pjesë do të punojë, nëse vërtet ka kuorum. Do të jetë një propozim interesant i një deputeti të LDK’së, ai ma ka kërkuar dhe një temë timen që do ta bëj publike e që do të jetë befasuese. Gjithmonë nëse kemi kuorum", ka thënë kryesuesi Mikullovci për Express, të dielën.Ndërkohë ai deklaroi se nuk do të ketë më takime konsultative me liderët e koalicioneve dhe partive tjera. Thotë se të gjithë janë të mirëseardhur në seancën që do të mbahet nesër, e nëse seanca e së hënës dështon, atëherë Mikullovci paralajmëron një seancë tjetër ditën e enjte. Mikullovci shprehet se asnjëherë nuk e ka shkelur ligjin dhe se ka vepruar në bazë të Kushtetutës së vendit."Me rregullore të Kuvendit nuk ka kurrfarë bisedash përpara, e as konsultime. Ato nuk kanë vlerë e as peshë juridike, përpos seancës ku propozohet kryetari i Kuvendit. Kështu që kur disa po më kritikojnë që e kam thyer ligjin, unë e kam thyer ligjin vërtet që kam bërë konsultime me ta. E nuk po e thyej Ligjin që s’po bëj konsultime me ta. Ata ma kanë kërkuar një konsultim, unë i kam mbajt tri konsultime me ta, e kanë kërkuar të katërtin, por unë më nuk bëj konsultime me ta. Unë e ftoj seancën, ata le të urdhërojnë. Por unë gjithmonë do veproj në bazë të ligjit, asnjë pikë nuk largohem nga ligji", ka deklaruar tutje Adem Mikullovci. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se për të hënën në ora 10:00 është thirrur vazhdimi i seancës konstituive. Seanca ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.Koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, të cilëve edhe u takon propozimi i kryeparlamentarit, ka paralajmëruar se do ta bojkotojë edhe këtë seancë, sikurse atë të 10 gushtit.Ndërkohë, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se gjatë 10 ditëve të ardhshme pritet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe më pas të formohet edhe Qeveria e re e Kosovës.Në rast të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, më pas fillon faza prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë.Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, kjo e drejtë i takon koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si fitues i zgjedhjeve. Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve./G.Hasani/GazetaExpress/

Kështu duket stacioni i autobusëve pas reshjeve të shiut (Foto lajm)

Posted: 13 Aug 2017 05:14 AM PDT

Ferizaj.13.08.2017. Kështu dukej sot stacioni i autobusëve në Ferizaj  pas reshjeve të shiut, i mbushur me ujë dhe me mbeturina.

Qytetarë të cilët sot i’a kishin mësyrë stacionit të autobusëve për të udhëtuar kanë dërguar foto për gjendjen e stacionit pas reshjeve të sotme.

Pas një periudhe  te gjatë të temperaturave të larta si duket janë mbyllur edhe kanalet për ujërat atmosferik  e që reshjet e mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme kanë shkaktua vështirësi për ata që këtë të diele për transport  të shfrytëzojnë autobusët. Por këtu shihen edhe mbeturina të shumta të cilat kanë vërshuar këtë hapësirë.

Mungesa e institucioneve e lë Kosovën pa 15 milionë eurot e FMN’së

Posted: 12 Aug 2017 12:55 PM PDT

Përfaqësuesi rezident i FMN’së për Kosovën, Ruud Vermeulen, në një përgjigje me shkrim për Kohavisionin, ka thënë se kredia e planifikuar për Kosovën skadoi, pasi që ishte kohë zgjedhjesh dhe vendi ishte pa Qeveri, .Në anën tjetër, kryeshefi i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se dështimi i kësaj marrëveshjeje do të pengojë realizimin e shumë projekteve të parapara me këtë kredi.Kosova kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015.Vlera e saj ishte rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh, e cila skadoi 4 gushtin e këtij viti. Ndërsa, Kosova që nga 2009-a është pjesë e këtij fondi.

Zjarri përfshinë edhe malet e Komogllavës (Foto/Video)

Posted: 12 Aug 2017 10:48 AM PDT

Ferizaj.12.08.2017. Rreth mesditës zjarri ka përfshirë edhe malet e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Nga ora 12:00 deri  rreth orës 17:00 zjarrfikësit e Ferizajt ishin në  luftë me zjarrin në fshatin Komogllavë i cili ka shpërthyer në tre lokacione të ndryshme.

Zjarret kishin kapluar malet në rrugën e Bondsteelit , afër Bechtel&Enke si dhe në lokacionin e tretë afër shtëpive.

Por falë intervenimit të ekipeve të zjarrfikësve të Ferizajt, edhe përkundër vështirësive  është arritur që zjarri të lokalizohet dhe të shuhet plotësisht.

Në video janë momente ku edhe ekipet kishin vështirësi  edhe me furnizim me ujë për shkak  të komunikacionit të dendur.

Por se kanë vështirësi kjo tregon kur nëpër rrugët e qytetit kthehej makina e zjarrfikësve e cila kishte të gjitha sinjalizimet e ndezura dhe askush nuk merret mundin ti hapë rrugë. (Maikinat e zjarrfikësve furnizohen me ujë vetëm në bazën e zjarrfikësve)

Foto të bëra nga zjarrfikësit Mirvan Kamberi dhe Avni Reka,udhëheqës i ndërrimit, nga ekipi i parë dhe video e bërë nga zjarrfikësi Senat Musliu nga ekipi i dytë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more