Skip to main content

RTSH: “Kosovë, dështon sërish zgjedhja e kreut të kuvendit” plus 9 more

RTSH: “Kosovë, dështon sërish zgjedhja e kreut të kuvendit” plus 9 more


Kosovë, dështon sërish zgjedhja e kreut të kuvendit

Posted: 14 Aug 2017 06:59 AM PDT

Ka dështuar për të katërtën herë radhazi zgjedhja e kryetarit të ri të Kosovës. Shkak, si tre herët e tjera, ishte mospjesëmarrja e koalicionit fitues PAN, I cili ka të drejtën e propozimit të emrit të kryetarit. Me vetëm 55 deputetë të pranishëm në sallën e seancës, drejtuesin e seancës, Adem Mikullovci, është detyruar ta ndërpresë atë, ndërsa u ka kërkuar përfaqësuesve të PAN që të mërkurën të zhvillohet një takim konsultativ me të gjithë grupet parlamentare.

E ndërsa përfaqësues të PAN kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takim konsultativ, ashtu sic do të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e koalicionit LAA-n, Vetëvendosja është shprehur se nuk do të jënë pjesë e tij. Kreu I grupit parlamentar të kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca e ka konsideruar absurd bojkotin e PAN. Sipas tij, problemi i PAN është mungesa e numrave. Konjufca ka theksuar se krijimi i institucioneve të Kosovës ka dy zgjidhje: "Ti ketë 81 vota në krye me VV-në ose 51 vota në krye me PDK-në".

Korçë, pacientët me dializë ankohen për transportin

Posted: 14 Aug 2017 06:36 AM PDT

Tre muaj pas ngritjes së qëndrës së Hemodializës në Korçë, pacientët ankohen se mungesa e një autoambulance e vështirëson mundësinë e marrjes së shërbimit. Ata kujtojnë se më parë kur trajtimi merrej në Elbasan, Tiranë e Strugë, ekzistonte transporti me autoambulancë, ndërsa sot janë në varësi të mjeteve të transportit publik apo të rastësishëm. Pacientët thonë se kjo kompromenton edhe mundësinë e marrjes së plotë të trajtimit.
Kontaktuar nga RTSH në Korçë, Drejtorja Financës prane Spitalit Rajonal të Korçës, Anila Dishnica thotë në bisede telefonike, se transporti i pacientëve me autoambulancë nuk është i mundur. Ndërkohe për koston e transportit të tyre, Ministria e Shëndetësisë ka paracaktuar tarifa specifike.

Banorët e Shishtufines kundërshtojnë shembjen e shtëpive nga përmbarimi

Posted: 14 Aug 2017 06:20 AM PDT

Njoftimi i bërë nga një përmbarues privat për shembjen e tre shtëpive në lagjes Shima në Shishtufinë, e cili pritet të pasohet edhe nga prishjet e shtëpive të tjera, ka detyruar banorët e kësaj lagjeje të dalin në mbrojtje të banesave të tyre . E gjithë çështja e ka fillesën në pretendimin e familjes Borova për t’iu kthyer pronësia e tokës që kjo familje pretendon se ka në lagjen Shima. Pas vitesh eceakjesh nëpër të gjitha shkallët e gjyqësorit, vendimi ku bazohet përmbaruesi është ai i marrë nga gjykata e lartë në vitin 2006, ku cilësohet kthimi i pronës por jo prishjet e banesave që ndodhen në të, të cilat janë të gjitha të legalizuara . Avokatja Liljana Korfavaj tha se "vendimi i gjykatës nuk specifikon prishjen, përmbaruesi ka ardhur në mënyrë të paligjshme". Sipas avokates Arjola Alikaj, veprimet e përmbaruesit Euglent Osmanaj janë të gjitha të kundraligjshme. Përvec tentativës së përmbaruesit për prishjen e tre banesave të para, banorët e quajnë të padrejtë edhe vendimin e gjykatës së lartë. "Ne jemi autokton, nga doli familja Borova kur ne s’e morem dot se ishte tok ar". Avokatët thonë se po përgatisin dosjen për ta çuar çështjen në Strasburg, ndërkohë që shprehen se ka edhe një urdhër pezullimi nga Këshillit i Ministrave i cili që nga viti 2008 kufizon veprimet në këtë pronë.

“Dita zë fill” premierë në Festivalin e Sarajevës

Posted: 14 Aug 2017 06:11 AM PDT

"Dita zë fill" – filmi nga Shqipëria me regji të Gent Koçit, prezantohet për herë të parë në kompeticionin zyrtar të Sarejevo Film Festival. Edicioni i 23-të që zhvillohet nga data 11-18 gusht të çdo viti tërheq përveçse kineastët e vendeve të rajonit edhe emra të mëdhenj të kinemasë botërore. Vitin e kaluar ylli i ftuar atje ishte Robert de Niro këtë edicion është regjisori i njohur Oliver Stone. Filmi "Dita zë fill" është filmi i parë i gjatë i Gent Koçit dhe revista Variety.com ka shkruar për filmin i cili shfaqur mbrëmjen e së dielës premierë botërore duke zgjuar kureshtjen për kinemanë e re nga Shqipëria. Me titullin anglisht "Daybreak," filmi është një dramë intime mbi një nënë të re, e varfër dhe e dëshpëruar e cila me bijtë e saj shkon të ndihmoje dhe ti shërbeje një gruaje në moshë që dergjet në shtrat. Filmi trajton një histori të fuqishme dhe sipas regjisorit eksploron në kompromiset morale që njerëzit duhet të bëjnë në betejën e tyre për siguri ekonomike madje edhe mbijetese.

Njoftim për banorët e Qarkut të Beratit

Posted: 14 Aug 2017 06:00 AM PDT

Në zbatim të vendimit te Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), RTSH do të mbyllë transmetimet e veta analoge për Qarkun e Beratit më datën 15 Gusht 2017.

Kjo nënkupton që teleshikuesit në qarkun e Beratit do të kenë mundësinë të shohin programet e RTSH-së dhe operatorëve lokale vetëm në formatin DVB-T2. Për të parë në këtë format teleshikuesit e qarkut të Beratit, ku përfshihen ( Berat, Skrapar, Çorovode, Bogove) duhet të kenë në dispozicion paisjet si më poshtë:

– Antenë marrëse televizive të thjeshtë sikurse e kanë pasur deri më sot.

– Aparat marrës televiziv (televizor)

– Dekoder DVB –T2 të llojit "free", pra që mundëson shikimin e kanaleve pa pagesë siç janë të gjitha programet e ofruara nga rrjeti i RTSH-së. Të gjithë teleshikuesit që kanë aparat televiziv dhe që kanë të inkorporuar dekoderin DVB-T2 (kryesisht të prodhuar pas vitit 2013) nuk e kanë të nevojshëm dekoderin e mësipërm.

RTSH në këtë qark transmeton në kanalet 25 dhe 30 të bandës UHF për zonën Berat, Bogovë dhe Poliçan dhe në kanalet 26 dhe 37 të bandës UHF për zonën e Çorovodës. Të gjithë teleshikuesit për të marrë një sinjal me kualitet HD të rrjetit të RTSH në këtë qark duhet të drejtojnë antenat sipas zonave:

-në qytetin e Beratit në drejtim të Mbreshtanit;

-në Polican në drejtim të Vërzhezhës;

-në Bogovë në drejtim të Therepelit;

-në Çorovodë në drejtim të Zgrobonjës.

Pasi antena të jetë orientuar në drejtimet përkatëse, atëherë duhet bërë ndezja e televizorit dhe e dekoderit e më pas duhet bërë kërkimi automatik.

Në përfundim të kërkimit automatik në ekran do të shfaqen të gjitha kanalet e RTSH-së, si dhe të operatorëve lokale që mbështeten në rrjetin DVB-T2 të RTSH.

Për të realizuar sa më shpejt dhe sa më mirë këtë proces të kalimit nga transmetimet analoge në ato digjitale, RTSH do të vendose shumë shpejt në dispozicion të publikur një shërbim Help-desk me operator 24 orë për çdo problem që do të kenë shikuesit për sinjalin e RTSH.

Gjithashtu në Berat do të jetë i pranishëm edhe një grup teknikësh që do të japin ndihmën e tyre në terren. Për çdo problem ose paqartësi mund të kontaktoni në numrin e telefonit, 0693656732.

RTSH u kërkon ndjesë atyre teleshikuesve që ende nuk janë paisur me aparate të përshtatshme apo dekodera, të cilët nuk mund të shohin programet tona në analog.

Radio Televizioni Shqiptar

Personazh-Vangjel Kuro dhe sekreti i kultivimit të lajthisë

Posted: 14 Aug 2017 05:53 AM PDT

Mban mbi supe 60 vite, por asnjëherë nuk është se ka ndjerë lodhjen e punimit të tokës bujqësore.Vangjel Kuro fermeri nga fshati Suhë Bashkia Libohovë, prej 6 vitesh kultivon frutikulturën e lajthisë. Në një sipërfaqe prej 2 hektarësh e gjysëm, z.Kuro ka mbjellë qindra rrënje lajthi duke nxjerrë fitime të konsiderueshme. Kemi udhëtuar me kamerën tonë drejt fermës së tij, për të parë nga afër të gjithë punën e fermerit Kuro. "Nuk e kam pasur me pasion, por duke parë që tokat bujqësore rrinin pa punuar, unë isha i lirë u detyrova pse ti lija bosh i mbolla".

Por si kultivohet kjo frutikulturë që rendimenti dhe prodhimi të jetë i lartë? Fermeri Kuro tregon të gjithë proçesin, ndërsa u kërkon edhe fermerëve të tjerë që ta kultivojnë lajthinë pasi tregu është i sigurtë. "Pas proçesit të vjeljes i mbledhim, i hapim këtu në parcelë në mënyrë që të mos i transportojmë në fshat. I lëmë 2-3 ditë për tu tharë dhe pastaj i kalojmë në këtë makineri që kemi këtu. Pas zhveshjes së tyre i ambalazhojmë në thasë dhe i lëmë edhe 5 ditë që të thahen në diell dhe pastaj i bëjmë gati për tu shitur. Ne nuk kemi ndonjë problem me shitjen".

Përvec kënaqësisë që fiton në fund të ditës kur shikon prodhimin e tij Vangjel Kuro tregon edhe vështirësitë që duhet të kaloje. Problemi kryesor është vaditja e këtij produkti në stinën e verës dhe dalja nga shtrati i lumit të Suhes, gjatë dimrit, çka rrezikon seriozisht prodhimin e vitit. Për këtë arsye Vangjeli ka kërkuar ndërhyrjen nga ana e instancave përkatëse. "Shumë probleme kemi, ujin e kalojmë nëpërmjet tokave të fshatarëve. Debatojmë me fshatarët, u japim dhe ndonjë lek se s’të lejojnë që të hysh në tokat e tyre. Kanalet janë gati, por shteti nuk ka ndërhyrë për ti rregulluar kto kanale". Lëmë pas fermën e z.Vangjel ku puna e tij e ngritur me mund dhe djersë, të shpërblehet dhe të ketë mbështetjen edhe të qeverisë qëndrore.

Agron Çobani nderohet me titulin “Qytetar nderi i Libohoves”

Posted: 14 Aug 2017 05:29 AM PDT

Një prej emrave të njohur të gazetarisë dhe publiçistikës, Agron Çobani është nderuar me titullin "Qytetar Nderi i Libohovës", pas vdekjes. Titulli iu akordua nga Bashkia e Libohovës, e cila është edhe vendlindja e tij. Dorëzimi i titullit pjestarëve të familjes Çobani u bë gjatë festës popullore "Tradita Libohovite" të organizuar në fundjavë në këtë qytet.  E pranishme në aktivitet, ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, vlerësoi kontributin e gazetarit Agron Çobani. Ai lëvroi të gjitha gjinitë e publicisitikës radiotelevizive, që nga lajmi, kronika, reportazhi e dokumentari. Një kontribut të veçantë Agron Çobani pati edhe në organizimin dhe menaxhimin e Radiotelevizionit Shqiptar. Përgjatë periudhës së të vështirë të tranzicionit postkomunist, ai e drejtoi këtë institucion, fillimisht si Drejtor i Përgjithshëm dhe me pas si Drejtor i Televizionit Shqiptar. Përvojën e tij shumë vjeçare gazetari Agron Çobani e ka sintetizuar në disa libra, më i njohuri prej të cilëve është "Ju flet Tirana!".

Ujesjellësi i Durrësit, kontrolle për lidhje të paligjshme

Posted: 14 Aug 2017 05:21 AM PDT

Ujësjellës Kanalizime Durrës vazhdon kontrollin për lidhjet e paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm. Reparti i Shijakut ka kryer gjatë ditës së sotme kontrolle ne aksin Maminas-Vorë, duke bërë të mundur evidentimin dhe prerjen e 25 lidhjeve të paligjishme që abuzonin me ujin e pijshëm. Përgjegjësi i repartit të Shijakut Ivo Doçi i ka bërë thirrje abonentëve privatë dhe familjarë që të mos dëmtojnë rrjetin e ujit të pijshëm dhe nëse kanë bërë lidhje të paligjshme ti shkëpusin sa më parë, përndryshe do të dërgohen për ndjekje penale. "Kemi konstatuar lidhje të paligjshme në biznese dhe familje. Gjej rastin tju bëj thirrjë të gjithë bizneseve dhe familjarëve që nëqoftëse se kanë lidhje të paligjshme ti shkëpusin dhe të bëjnë kontrata me ujësjellësin, në rast të kundërt nëse ne i konstatojmë do merren masa deri në ndjekje penale" bëri apel zoti Doçi. Thatësira e tejzgjatur ka krijuar probleme në furnizimin me ujë për zonën e fshatrave dhe atë të Shijakut. Për këtë arsye reparti që mbulon zonën në fjalë për furnizimin me ujë ka kryer kontrolle të vazhdueshme gjatë gjithë verës me qëllim furnizimin normal me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. Ujëjsellës Kanalizime Durrës paralajmëron abuzuesit e ujit të pijshëm që të marrin masa dhe të pajisen me kontrata pasi në muajin shtator fillon fushata e denoncimit bashkë me policinë gjatë së cilës do të ndiqet penalisht kushdo që kapet me lidhje të paligjshme.

Basketboll, Shqipëria përgatitet për takimin me Hollandën

Posted: 14 Aug 2017 05:10 AM PDT

Ndonëse nuk ka rezultuar të ishte ajo që shpresohej në nisje të saj, pjesëmarrja e Shqipërisë në grupin B të Paraeliminatoreve të Kampionatit Botëror të Basketbollit për Meshkuj, që do të zhvillohet pas dy vjetësh në Kinë, do të mbyllet të shtunën me sfidën që do të zhvillojë në kryeqytet me Holandën. Pas ndeshjes së zhvilluar të shtunën e shkuar, ku është mundur me shifrat 63-97 në Austri përballë përfaqësueses vendase, Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri qipriot, Antonis Konstantinides, do të nisë të martën përgatitjet për sfidën e fundit të grupit, atë me holandezët, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Kombëtarja do të zhvillojë dy seanca stërvitore çdo ditë, për të vijuar deri ditën e shtunë, kur do të zhvillohet një seancë e vetme në prag të ndeshjes.
Takimi Shqipëri-Holandë, do të zhvillohet të shtunën, duke nisur nga ora 20:30, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë "Feti Borova" në Parkun Olimpik të Tiranës. Pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshjeje, Austria dhe Holanda janë kualifikuar për më tej nga grupi B i këtyre paraeliminatoreve, duke e lënë Shqipërinë të reflektojë mbi një tjetër edicion të dobët në Evropë dhe mbi nevojën e rinovimit të skuadrës. Ndonëse humbja 77-91 me Holandën dhuroi një paraqitje mjaft të mirë të Kombëtares kuqezi, që kryesonte 53-51 në pushim të ndeshjes, dy humbje e thella me Austrinë ishin të papërligjshme në rezultatet e tyre, 51-79 në Tiranë dhe 63-97 në Vjenë. Megjithatë, shpresohet për një reagim të shtunën në Tiranë ndaj Holandës.

Tiranë: Rrjeti i prostitucionit, prokuroria mbyll hetimet

Posted: 14 Aug 2017 05:02 AM PDT

Prokuroria dërgoi për gjykim 28 personat e rrijetit të prostitucionit të arrestuar në muajin shkurt nga policia e kryeqytetit. Mes të arrestuarve janë një pronar hoteli, disa persona që ushtronin profesion edhe taksist, një inspektor policie, si edhe disa vajza, bashkëpunonim me njëri-tjetrin për të siguruar "klientelë" për vajza që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Pagesa për çdo "shërbim seksual" varionte në shifrat 50-200 euro për orë. Prokuroria dhe policia kanë arritur të faktojnë ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal në tre episode të ndryshme për pjestarët e rrjetit. Në rastin e parë hetimet kanë zbuluar se shtetasi Mentor Koka ndaj të cilit aktualisht ka masë sigurimi "arrest me burg" në mungesë kishte krijuar mundësitë që në ambjentet e hotelit dhe lokalit të tij të ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Ai bashkëpunonte me shtetasen Fllanxa A., e cila krahas ushtrimit të prostitucionit, siguronte edhe vajza të tjera, kryesisht nga zona periferike të vendit, në vështirësi financiare, për të ofruar shërbime seksuale. Në episodine dytë u konstatua se e pandehura Fllanxa A., mbante kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Elton Sh, si edhe me shtetasin Mariglen A., i cili punonte taksist. Nga veprimet hetimore, rezulton se këta dy shtetas u siguronin klientë vajzave që jetonin me Fllanxa A., por edhe disa të tjerave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit. Nga hetimet e këtij rasti, veçohet një situatë kur taksisti Mariglen A., po shoqëronte tre vajza për të prostituuar në një hotel pranë qendrës së Tiranës. Rrugës pranë hotelit, mjeti taksi ndalohet nga Policia e qarkullimit për kontroll dokumentash. Në këtë moment, taksisti Mariglen A., kontakton me inspektorin e Policisë Elton Sh., të cilit i kërkon ta ndihmojë të mos ketë probleme. Ndërsa në rastin e tretë u zbulua, ndër të tjera, se shtetasi Eduart B., i cili bashkëjetonte me shtetasen A.I., shfrytëzonte këtë të fundit, si edhe disa vajza të tjera, për prostitucion. Eduart B., mbante kontakte të vazhdueshme me Fllanxa A., me të cilët koordinohej për shpërndarjen e punës për vajzat, duke caktuar edhe çmimin për "shërbimet", si edhe përqindjen që do të merrte ai për sigurimin e klientelës. Pas sigurimit të informacionit të plotë, prokuroria e Tiranës ka urdhëruar policinë të ndërhyjë në disa raste, ku janë gjetur në flagrancë vajzat që ushtronin prostitucion, si edhe klientët e tjerë, të cilët tashmë akuzohen për veprën penale të "Prostitucionit".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more