Skip to main content

RTSH: “Irani parajmëron rifillimin e programit bërthamor” plus 9 more

RTSH: “Irani parajmëron rifillimin e programit bërthamor” plus 9 more


Irani parajmëron rifillimin e programit bërthamor

Posted: 15 Aug 2017 07:23 AM PDT

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani paralajmëroi sot se vendi i tij mund ta rifillojë programin bërthamor brenda pak orësh nëse shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj tij. Në një fjalë të mbajtur në parlamentin iranian, Ruhani gjithashtu tha se ky program mund të jetë akoma më i avancuar se në 2015-ën, vit kur Irani arriti një marrëveshje me fuqitë botërore për ndërprerjen e aktiviteteve nukleare. Irani thotë se sanskionet amerikane, të cilat shenjestrojnë programin e tij të raketave balistike, dhunojnë marrëveshjen e vitit 2015. Por SHBA-të shprehen se testet raketore të Iranit dhunojnë rezolutën e OKB-së. Kjo rezolutë mbështet marrëveshjen bërthamore dhe i bën gjithashtu thirrje Iranit të mos ndërmarrë ndonjë aktivitet në lidhje me raketat balistike të cilat janë programuar për shpërndarjen e armëve nukleare, përfshi edhe përdorimin e teknologjisë së raketave balistike. Irani thotë se raketat që ka testuar nuk janë programuar për mbajtjen e kokave të raketave bërthamore dhe insiston që programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor.

Inagurohet kisha në Gjirokaster me rastin e festes së Shën Mërisë

Posted: 15 Aug 2017 07:16 AM PDT

Në ditën e festës së Shën Mërisë, në fshatin Këllëz, të rrethit të Gjirokastrës u zhvillua ceremonia e inagurimit të kishës së porsarestauruar të këtij fshati. Rihapja e kishës për besimtarët u mundësua nëpërmjet kontributit financiar të familjes Berxholi. "Babai im profesori dhe studiuesi i njohur, Arqile Berxholi, bëri të mundur restaurimin e kishës si simbolikë të mirënjohjes për fshatin e lindjes", shprehet, Aida Bërxholi. "Rikonstruksioni që i është bërë edhe së brendshmi edhe pajisja dhe kthimi i saj në objekt kulti është një kontribut i vogël shpirtëror më shumë që familja ka dashur të japi për fshatin e origjinës sepse rëndësia si objekt, si pikë takimi e këtij fshati të vogël është shumë domethënëse" tha Aida Bërxholi, përfaqësuese e familjes Bërxholi. Banorët dhe besimtarët e zonës së Këllëzit shprehën mirënjohjen për kontributin e dhënë nga familja Bërxholi për restaurimin e kishës. " Pas viteve 90-të megjithë rihapjen e objekteve të kultit në vendin tonë në këtë kishë nuk kryheshin shërbesat fetare si shkak i dëmtimit të saj. Nisma e familjes Berxholi mundësoi restaurimin e plotë të kishës", shprehen banorët e këllëzit. Ky është objekti i dytë i kultit që familja Bërxholi restauron në zonën e Lunxhërisë.

Nis rikonstruksioni i parkut Rinia në Elbasan

Posted: 15 Aug 2017 06:58 AM PDT

Ka filluar rikonstruksioni i parkut Rinia në Elbasan. Rreth 250 milion lekë të reja grant i miratuar nga fondi i zhvillimit të rajoneve do të mundësoje rikonstruksionin e plotë të parkut popullor ose siç quhet ndryshe parkut Rinia në qytetin e Elbasanit. Sipas drejtorit të projektimit inxhinierit arkitekt Gentjan Tabaku, parku Rinia do të ndërtohet në kushte bashkëkohore për ti shërbyer sa më mirë banorëve të Elbasanit. Sipërfaqia mjedisore e parkut do të rritet nga 70 mijë metër katrorë që është aktualisht do të bëhet 82 mijë metra katror sepse në sipërfaqen mjedisore të parkut do të futet dhe sipërfaqia mjedisore e varrezave të dëshmorëve. Pjesa e varreve do të ruhet si varrezë dëshmorësh. Sipas Gentjan Tabakut do të ndërtohen shëtitore nëntokësore, kënde lojrash për fëmijë, vendet e ndenjes për të gjithë kategoritë e moshave, pista e vrapimit, fusha basketbolli. Ndriçimi është i pranishëm në të gjithë aksesorët e parkut është me tre nivele dhe do të jetë me sistemin led. "Rikonstruksioni i parkut Rinia është i plotë, do të bëhet gjithçka përveç gjelbërimit i cili do të ruhet ekzistuesi" theksoi drejtori i projektimit Gentjan Tabaku. Sipërfaqia mjedisore do të jetë e pranishme në mjediset e parkut, do të priten 40 pemë për sistemimin e rrugëve por do të rimbillen 300 të tjera. Ky rikonstruksion është parashikuar të mbaroje brenda 15 muajve nga koha e fillimit të rikonstruksionit.

 

QYTETI IM – DURRËSI

Posted: 15 Aug 2017 06:37 AM PDT

Durrësi,  ky qytet i mbushur me histori dhe legjenda, plot me vendqëndrime  arkeologjike, monumente historike, kështjella të vjetra dhe një shumëllojshmëri atraksionesh arkitekturore, me plazhe ranore te mrekullueshem dhe klimë të butë. Durrësi është një nga portet më të mëdha në Adriatik, vendi i muzikantëve e poetëve të shquar, me banorë mikëpritës, gjithnjë të hapur për të pritur e përcjellë miq.
Por Durrësi është edhe ai vendi i çuditshëm, ku shpesh në rrjetat e anijeve mbeten qypa, amfora, tulla dhe tjegulla të lashta, si ato që ndodhen në muret e Kalasë së qytetit.
Durrësi është themeluar si një koloni nga Korinti në vitin 637 para erës sonë, mbi bazën e një kulture paraurbane ilire,  madje ruhet edhe emri i mbretit paragrek që quhej Epidamnus. Thuhet se vajza e tij u dashurua me hyjin e deteve dhe nga martesa lindi një djalë që u quajt Dyrrah..

Berat, nis era e dixhitale e transmetimeve televizive

Posted: 15 Aug 2017 06:27 AM PDT

AMA njofton për një hap të rëndësishëm për gjithë mediat audiovizive në Shqipëri, kalimin nga transmetimet analoge në ato dixhitale.
Ky hap i rëndësishëm nis sot me 15 gusht me qarkun e Beratit. AMA dhe RTSH në zbatim të ligjit "Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë", kanë ndërmarrë bashkë këtë proces.
AMA ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.
Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 15 Gusht 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.Kjo do të thotë që asnjë kanal shqiptar nuk do të shihet më si më parë në transmetim analog.
Të gjithë kanalet do të shihen në frekuencat dixhitale, përfshi edhe RTSH. Alokmenti i Beratit është i pari nga ku nis transmetimi dixhitaleve.
Për të përftuar kanalet e platformës së RTSH, deri tani janë 8 kanale dhe ato lokale apo kombëtare që do të mbështeten në platformën e RTSH, duhet që qytetarët që kane televizorë me marrës DVB T2 të inkorporuar, kryesisht televizorë të prodhuar pas vitit 2013, të bëjnë një kerkim automatik, pas të cilit do t’u listohen të gjithë kanalet falas.
Ata që kanë televizorë të vjetër, kanë nevojë për një marrës DVB T2 të jashtëm.
Duhet theksuar se të gjithë kanalet e platformës së RTSH, kanalet e vetë RTSH apo ata që mbështeten në platformen e RTSH, do të shihen falas.
Për të realizuar sa më shpejt dhe sa më mirë këtë proces të kalimit nga transmetimet analoge në ato digjitale, RTSH ofron një Shërbim Ndihme 24 orë për çdo problem që do të kenë shikuesit për sinjalin e RTSH. Gjithashtu në Berat do të jetë i pranishëm edhe një grup teknikësh që do të japin ndihmën e tyre në terren. Numri i telefonit është 0693656732.

Daçiç propozon ndryshim kufinjsh me Kosovën, por Hoxhaj i konsideron të papranueshme

Posted: 15 Aug 2017 06:13 AM PDT

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka propozuar së fundmi ndryshimin e kufinjve me Kosovën, çka sipas tij do të eliminonte shkaqet e luftës mes serbëve dhe shqiptarëve. Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, Dacic shpjegoi se ndryshimi i kufinjve do të ofronte një zgjidhje afatgjatë që bazohet mbi kompromisin mes te drejtave historike dhe atyre etnike, çka nënkupton një ndarje të qartë kufinjsh mes asaj që është serbe dhe asaj qe është shqiptare. Për Daçiç, kjo ndarje mund të arrihet përmes një marrëveshje ku secila nga palët do të fitojë por edhe do të humbë diçka në të njëjtën kohë. Ndërkohë, në një artikull të publikuar të hënën në gazetën Novosti, ministri i jashtëm serb ka kërkuar edhe ngritjen nën modelin grek të një bashkësie të pavarur të manastireve serbe dhe kishave të Fushë-Kosovës, si edhe themelimin e bashkësisë së komunave serbe. Ai shprehet se kjo është ku palët duhet të përqendrohen dhe se nuk ka më kohë për të humbur.

Qëndrimet e Daçië kanë shkaktuar reagimin e Prishtinës ku ministri i jashtëm Enver Hoxhaj i ka konsideruar ato të papranueshme. "Kosova është një demokraci multietnike me kufinj të njohur ndërkombëtarisht. Idetë e rinovuara të Serbisë për ndryshimin e kufirit janë të rrezikshme dhe të papranueshme", thekson Hoxhaj në një status të publikuar në rrjetin social Twitter.

The Associated Press: Nivica si 4000 vite më parë

Posted: 15 Aug 2017 06:06 AM PDT

The Associated Press e më pas duke iu referuar kësaj edhe Washington Post kanë botuar një shkrim kushtuar fshatit Nivicë në Tepelenë. "Projekti që synon të tërheqë turistë në fshatrat e thella të Shqipërisë", është titulli i shkrimit të gazetares Elena Becatoros, e cila përshkruan se si lart në malet e jugut të Shqipërisë, një udhëtim përgjatë një rruge të vështirë të frekuentuar më shumë nga dhitë sesa nga makinat, të çon në një grup fshatrash, ku koha duket se ka ndaluar prej dekadash. Ku qumështi i deles ende transportohet me gomar për tek djathëbërësit lokalë. E ku shihni njerëzit që mjelin delet dhe dhitë e tyre ashtu siç bënin 4.000 vjet më parë. Apo fshatarë të moshuar qe ngjisin malin për të mbledhur rigon të egër dhe bimë të tjera. I pozicionuar përgjatë një shkëmbi pas rrënojave të një fortese të vjetër, fshati Nivicë është i panjohur për shumë njerëz edhe në Shqipëri. Por një projekt ambicioz synon që ta hapë atë për turistët. Projekt që përfshin rikuperimin e ndërtesave të vjetra që do të përdoren si bujtina, për të ndihmuar vendasit të nisin aktivitete private, duke transformuar shtëpitë e tyre në 'bed and breakfast'. Më tej citohet Auron Tare, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që po drejton projektin Nivica, e që thotë se "Projekti pilot rrotullohet rreth konceptit se si të lidhim komunitetet rurale që janë shumë afër vijës bregdetare, por që nuk janë ndihmuar kurrë nga turizmi bregdetar”. Atraksionet e zonës janë të shumta. Burime me ujë të kristaltë rrjedhin nëpër kanione dhe gryka duke përvijuar peizazhin. Ura të vogla prej guri të epokës osmane, të paprekura prej shekujsh. Përveç peizazhit, arsyeja për të ardhur këtu janë historitë. Ky është një vend nga ku kanë kaluar trupat romake, normanët, osmanët. Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore. Rreth 150 turistë kanë vizituar fshatin gjatë muajit të kaluar, kryesisht cekë. Por zona është ende larg të qenit një udhë e rrahur; shumë prej atyre që jetojnë në bregdet, në anën tjetër të maleve, nuk kanë dëgjuar asnjëherë për Nivicën. Shkrimi është promovuar edhe nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij në FB.

QYTETI IM – BELSHI

Posted: 15 Aug 2017 06:01 AM PDT

Kamera e “Qyteti im” ka ndalur ne Qytetin e Belshit, ku 84 liqene karstike janë shpërndarë në gjithë pllajën e Dumresë, sikur i ka vendosur dora e njeriut. Belshi është një qytet i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër, kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë. Ndodhet në jug-perëndim të Elbasanit.  Segmente rrugësh të asfaltuara nga Elbasani, Peqini, Lushnja dhe së fundi nga Kuçova e sjellin më afër këtë trevë. Nga Elbasani udheton pak më shumë se 20 kilometra…

 

Agjensitë turistike: Numri i turistëve gjatë periudhës korrik-gusht është rritur!

Posted: 15 Aug 2017 05:49 AM PDT

Sipas statistikave të INSTAT, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë rreth 1 milionë e 760 mijë, ose 9,9 përqind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Por dy muajt më kulminantë të vitit janë korriku dhe gushti. Ndërsa priten statistikat, turoperatorët e subjektet turistike nga Jugu në Veri të vendit janë optimistë. "Kemi paketat të cilat janë malore ose dhe kulturore. Në krahasim me vitet e tjera sivjet është shumë herë më mirë, fluksi është shumë herë më i lartë. Ne krahasim me vitin 2014 është pathuajse dyfishi i turistëve” thotë një prej tyre. “Kjo meritë vjen si pasojë e publicitetit që ka bërë qoftë Ministria e Turizmit qoftë agjensitë e huaja për Shqipërinë” shton ai. Sipas turoperatorëve nëqoftëse kemi patur një 40 ditësh më shumë me turistë shqiptarë, sot janë më shumë, kanë filluar që në muajin prill që vijnë pak nga pak, sidomos turistët gjerman, austriak, francez, çek, polak. “Me thënë të drejtën këë vit ka shumë më tepër turistë se vitin që kaloi. Po të dalësh në shesh shikon më shumë të huaj se shqiptarë. Kjo është periudha më e bukur për të vizituar shqipërinë nga prilli deri në tetor. Kanë mundësi të shkojnë edhe në jug të vizitojnë plazhet, muzetë, pjesën malore" theksojnë operatorët turistikë.

Policia: 35 persona kanë ndezur 34 zjarre

Posted: 15 Aug 2017 05:48 AM PDT

Policia shqiptare ka deklarur se ka identifikuar 35 persona si përgjegjës për 34 vatra zjarri që janë regjistruar dy muajt e fundit në mbarë vendin. Kjo bëhet e ditur në një raport që ajo i ka drejtuar prokurorisë. 12 prej të dyshuarve janë ndaluar, 9 të tjerë po ndiqen me akuzën e zjarrëvënies së qëllimshme në gjendje të lirë dhe të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas policisë një pjesë e mirë e zjarreve janë të qëllimshme dhe motivet janë kryesisht hapja dhe ripërtëritja e kullotave si dhe hapja e tokave të reja.
Policia njofton se është e angazhuar në shërbime shtesë për parandalimin e zjarreve, ndërkohë që mbi 3500 punonjës të saj janë në terren për fikjen e flakëve.
Ende nuk ka një bilanc mbi dëmet nga zjarret e këtij viti, por mendohet se ato janë të shumta. Duke shtuar edhe shifrat financiare të operacioneve që janë ndërmarrë për të shuar zjarret, fatura parashikohet të jetë e lartë.
Autoritetet vazhdimisht kanë paralajmëruar se zjarrëvëniet e qëllimshme dënohen nga 5-10 vjet heqje lirie.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more