Skip to main content

Ora News: “Rama intervistë për Blic: Zgjidhja, njohja e plotë e Kosovës” plus 9 more

Ora News: “Rama intervistë për Blic: Zgjidhja, njohja e plotë e Kosovës” plus 9 more


Rama intervistë për Blic: Zgjidhja, njohja e plotë e Kosovës

Posted: 15 Aug 2017 12:20 AM PDT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se respekton inisiativën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, lidhur me një dialog të brendshëm për Kosovën.

“Një iniciativë për tu ballafaquar me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale” e ka cilësuar kryeministri Rama në një intervistë ekskluzive të botuar sot në gazetën beogradase Blic.

Ora News sjell pjesë nga intervista me titull:  “E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës” pyetjes se cila është zgjidhja e problemit të Kosovës, kryeministri u përgjigj: "Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! "

"Por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendos veten në këpucët e Aleksandrit" tha Rama duke shtuar se për momentin është e rëndësishme që secili të punojë fort për zgjidhjen, në mënyrë direkte, me durim dhe në mënyrë jokonvencionale, informon Ora News.

Rama tha gjithashtu se marrëdhëniet me Serbinë janë më të mira se kurrë më parë dhe se është i lumtur për këtë.

Duke folur për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vende, Rama tha se gjërat duhet të përmirësohen çdo ditë dhe që të dy vendet janë në rrugë të mbarë, por që duhet bërë shumë më tepër.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kapiten Jack Sparrow surprizon fëmijët e sëmurë në spital

Posted: 15 Aug 2017 12:06 AM PDT

Aktori Johnny Depp është i njohur për rolin e tij si kapiten Jack Sparrow, rol që e luan në filmin e shumëpëlqyer në mbarë botën Piratët e Karaibeve.

Pikërisht i veshur si kapiten Jack Sparrow ai ka vizituar fëmijët e sëmurë në spitalin B.C. Children’s Hospital duke i zbukuruar ditën atyre, pasi personazhi i kapiten është shumë i pëlqyer për ata.

Sipas burimeve nga spitali aktori ka kaluar rreth 6 orë duke takuar të gjithë pacientët me rradhë nga të porsalindurit deri tek adoleshentët. Ai arriti në spital rreth orës pasditen e së hënës  dhe u prit në hyrje nga 3 udhëzues të veçantë që më parë kanë qenë pacientë në këtë spital.

Kjo nuk është hera e parë që ai përdor karakterin e tij në spital për një kauzë të mirë. Në vitin 2015 kur po xhironte për filmin Piratët e Karaibeve: Të vdekurit nuk tregojnë përralla, në Australi dhe kaloi disa kohë me fëmijët e sëmurë në spialin Lady Cilento Children Hospital në Brisbane.

Johnny Depp ndodhet në Vankuver për të xhiruar për filmin Richard Says Goodbye dhe do të qëndrojë atje deri më 25 gusht, kur filmi do të përfundojë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një rikthim si ai i Fergie Ferguson

Posted: 14 Aug 2017 11:35 PM PDT

Këngëtarja me famë botërore Fergie Ferguson pas një kohe të gjatë që nuk ka realizuar projekte të reja ka vendosur që të rikthehet.

Ylli i Black Eyed Peas ka pozuar nudo për të promovuar albumin e saj të ri Double Dutchess. Pop diva ka postuar foto bardhë e zi në Instagram dhe duket shumë në formë.

Këngëtarja, fituese 7 herë e çmimit Grammy do të sjellë albumit e dytë solo, i cili mendohet se do të publikohet në shtaror.

Ajo gjithashtu ka rezalizuar edhe foto të tjera provokuese e veshur me korse. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjermania kundër supremacistëve të bardhë

Posted: 14 Aug 2017 11:24 PM PDT

Qeveria gjermane dënoi të hënën protestën e zhvilluar në Virxhinia, nga ata që njihen si të "bardhët nacionalistë", duke thënë se Berlini solidarizohet me ata që “qëndrojnë në mënyrë paqësore kundër mendimeve agresive të ekstremistëve të djathtë".

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet lidhur me protestat e dhunshme në Sharlotsvill të Virxhinias që çuan në vrasjen e një gruaje dhe dy policëve. Në përplasje u përfshinë supremacistët e bardhë me një grup anti-protestuesish.

Në një konferencë për shtyp në Berlin zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert tha se qeveria gjermane qëndron me ata që iu kundërvunë marshuesve.

Duhet thënë se, ato ishin skena plotësisht të neveritshme, në marshimin e ekstremistëve të djathtë. Esktremizmi, antisemitizi dhe urrejtja u shfaqën në formën më të egër të tyre. Imazhe dhe fjalime të tilla kudordoherë që ndodhin janë të neveritshme. Kjo është krejtësisht në kundërshtim me politikën e kancelares dhe qeverisë gjermane. Ne solidarizohemi me ata që qëndrojnë paqësisht kundër opinioneve të tilla agresive të së djathtës ekstreme", tha zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel.

/Voa/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Koreja e Veriut tërheq planet e lansimit të raketave në territorin amerikan

Posted: 14 Aug 2017 11:09 PM PDT

Koreja Veriore, që e kishte alarmuar ushtrinë e saj më 15 gusht, ka thënë se do të presë edhe pak për lansimin e raketave në territorin amerikan, pasi shefi i Pentagonit, Jim Matiss, ka paralajmëruar se një hap i tillë, " shumë shpejt" mund të përshkallëzohet në luftë.

Në një deklaratë të prezantuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Penjanit KCNA, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka udhëruar ushtrinë e tij të jetë e gatshme në çdo kohë për nisjen e raketave, mirëpo ka thënë se do të përcjellë se çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara edhe për një kohë, përpara së të marrë ndonjë vendim.

"Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë të parat që kanë nisur një numër të pajisjeve bërthamore afër nesh, duhet të marrin vendimin e duhur dhe të tregojnë përmes veprave se kanë vullnet për uljen e tensioneve në gadishullin korean, në mënyrë që të evitohet ndonjë përplasje ushtarake e rrezikshme", është cituar të ketë thënë Kim, nga agjencia e lajmeve KCNA.

Një fjalim i tillë nga lideri verikorean, erdhi vetëm pak kohë, pas sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, u ka thënë gazetarëve në Uashington se SHBA-ja është e gatshme të marrë masa ndaj çdo rakete të nisur në territorin e saj, duke e cilësuar një hap të tillë si akt të luftës.

"Në rast se lansojnë raketë drejt SHBA-së, kjo mund të përshkallëzohet shumë shpejt në luftë", ka thënë ai.

Matiss ka thënë se sistemet e vëzhgimit të raketave në SHBA, mund të përcaktojnë nëse ndonjë raketë është nisur nga Koreja Veriore drejt tokës amerikane.

Koreja Veriore ka thënë gjatë javës së kaluar se është duke planifikuar lansimin e katër raketave në ishullim Guam, territor amerikan në Oqeanin Paqësor.

Mattis ka theksuar se beson që dy kombet duhet të rregullojnë mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore rreth zhvillimit të sistemit të raketave balistike dhe armëve bërthamore të Koresë Veriore. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthen bomba, vdesin 6 ushtarë pakistanezë

Posted: 14 Aug 2017 11:04 PM PDT

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim të Pakistanit, ka lënë të vdekur gjashtë ushtarë dhe ka lënduar të paktën dy të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Sulmi në provincën e Baluçistanit ka ardhur pasi vendi ishte duke festuar përvjetorin e 70-të të pavarësisë.

"Ka qenë një sulm shumë i fuqishëm me bombë", ka thënë zëdhënësi i forcave paramilitare, Khan Wasseh, përmes telefonit.

Organizata militante, Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit e marrë përgjegjësinë për sulmin, ka raportuar AFP.

Ky është sulmi i dytë që ka cak forcat e sigurisë në këtë rajon brenda tri ditëve, pasi një bombë rrugore në Kueta ka lënë të vdekur të paktën 15 ushtarë dhe civilë më 12 gusht.

Baluçistani, gjendet në kufi me Afganistanin dhe Iranin dhe njihet si provinca më e paqëndrueshme e Pakistanit.

Në këtë pjesë ka sulme të ndryshme nga grupe militante sunite, siç janë talibanët, të cilët kërkojnë lirimin e provincës së tyre nga Islamabadi. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shokuese, Rreth 3 mijë gjela ngordhin prej hardhucës

Posted: 14 Aug 2017 01:52 PM PDT

Një kompani sigurimesh është detyruar të paguajë më shumë se rreth 26 mijë dollarësh pasi 3 mijë gjela u frikësuan për vdekje nga një hardhucë.

Hardhuca kishte shkaktuar panik në fermën e mbajtjes së shpendëve duke çuar në ngordhjen e 2848 zogjve nga asfiksia.

“Shkaku i ngordhjes së 2848 kafshëve të siguruara në rajonin e Tambov në Rusi ishte asfiksia prej pranisë së një zvarraniku në kafazin e mbajtjes së gjelave,” – thuhej në një deklaratë në faqen e internetit.

Pasi u përball me rastin, ferma mori një shumë prej 26.300 dollarësh nga kompania e sigurimit. Ndërmarrja ndërkombëtare menaxhon mbi 660 mijë gjela që mbrohen nga aksidentet, fatkeqësitë natyrore, sëmndjet dhe helmimet.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Paris, makina hyn brenda në piceri, një e vdekur, 5 të plagosur

Posted: 14 Aug 2017 01:11 PM PDT

Një makinë është përplasur me një piceri në një fshat në jug të Parisit duke vrarë një vajzë dhe 5 persona të tjerë u plagosën. 

Sipas RT, bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është kapur nga autoritetet e vendit.

Makina e tipit 'BMW' është përplasur me verandën e picerisë në mbrëmjen e së hënës (14 gusht 2017).

Sipas radios RTL 39-vjecari i i tha policisë se donte të vriste veten dhe se kishte armë me vete.

Pamjet e publikuara tregojnë tavolina dhe karrige të thyera, ndërsa makina ka hyrë brenda ambientit.

Shkaqet e ngjarjes kanë mbetur të paqarta dhe policia franceze po vazhdon hetimet, ndërsa momentalisht incidenti nuk është trajtuar si sulm terrorist.

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zbulohet detaji më i rëndësishëm nga dasma e Xhensila Myrtezaj

Posted: 14 Aug 2017 12:37 PM PDT

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka treguar se këtë vit do të kurorëzojë me martesë dashurinë e saj me aktorin Bes Kallaku.

Duket se ajo ka zgjedhur që fustanin e nusërisë ta marrë nga stilisti në Kosovë, Valdrin Sahiti që kujdeset për paraqitjen e shumë artisteve.

Edhe pse jemi mësuar me traditën që nuk duhet ta shohim nusen me fustan deri ditën e martesës, Xhensila nuk i ka rezistuar punës së përkryer të Valdrinit.

Nuk dihet nëse fotografitë e publikuara janë zgjedhja e saj përfundimtare, apo thjesht na tregoi se ka filluar përgatitjet.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rrëfehet bashkëshortja e “Ballist” Morinës: Muaj makthi, por tani nuk jemi vetëm

Posted: 14 Aug 2017 12:35 PM PDT

Federika Lo Toro rrëfen ferrin e përjetuar në javët e fundit, nga ndalimi i Ismail Morinës dhe frika për ekstradim në Serbi, deri te ndihma që ka marrë nga Federata Shqiptare dhe "drita" në fund të tunelit

Në një intervistë për “Sport Express” ajo  falenderon të gjithë për mbështetjen.

Ka qenë një periudhë e tmerrshme, por tashmë shpresojmë që situata të marrë zgjidhje dhe mbështetja nuk na ka munguar edhe nga Shqipëria dhe për këtë i falënderoj të gjithë, nga Federata Shqiptare e Futbollit e deri te autoritetet më të larta, pa harruar natyrisht mbështetjen e popullit shqiptar për Morinën.” thotë ajo

Federika i përgjigjet pyetjes:  Pse po ndiqet gjithë kjo procedurë e tejzgjatur?

Ndoshta Kroacia ndoshta nuk dëshiron përplasje diplomatike me Serbinë dhe tashmë ka vendosur që t'ia rikthejë për shqyrtim gjykatës në Dubrovnik çështjen, për të hequr përgjegjësinë nga Gjykata e Lartë apo qeveria. Natyrisht, është një çështje delikate edhe për Kroacinë, që nuk dëshiron të krijojë probleme me vendet fqinje, as me Shqipërinë.

 Po pse nisi e gjithë kjo histori?

– Gjithçka lidhet me mungesën e pasaportës shqiptare për Ismailin. Atij i është konfiskuar pasaporta nga policia në Shqipëri prej më shumë se një viti e gjysmë. Është realisht një situatë absurde, sepse Ismaili ka thuajse dy vite pa pasaportë dhe kjo tregon se sistemi ka një anomali të madhe, sepse pasaporta nuk përbën ndonjë provë krimi dhe as e ka ndaluar Ismailin të lëvizë për në Itali. Kur u nis në Shqipëri, ai kaloi pa probleme, duke pasur edhe një dokument nga konsullata shqiptare, por në kthim autoritetet kroate në kufi bënë verifikime të tejzgjatura për shkak të mungesës së pasaportës dhe më pas u doli në sistem edhe një urdhër arresti lëshuar nga shteti serb.

– A ishte në dijeni Morina për këtë urdhër arresti?

– Në fakt, jo. Duke qenë se ngjarja ndodhi në vitin 2014, ne u interesuam për lidhje me një urdhër arresti ndërkombëtar, por nuk ishte regjistruar askund, as në vitin 2015. Deri në 2016 nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë nga Serbia, ndaj menduam se ishte mbyllur me aq ajo histori, por pas ndalimit të Ismailit u informuam se Serbia ka më shumë se një vit që ka lëshuar urdhër arresti, duke akuzuar Ismailin për krim dhe fyerje të nderit serb, e të tjera akuza të ngjashme.

– Çfarë do të ndodhte nëse Morina do të kishte pasaportën shqiptare?

– Së pari, ndoshta do ta kishte kaluar kufirin pa verifikime të mëtejshme. Së dyti, nëse do të kishte pasaportë, do të ishte liruar me kusht, në pritje të gjyqit dhe vendimit final. Pa pasaportë, autoritetet kroate nuk mund ta lejonin të lëvizte lirisht, pasi mund të largohej fare lehtë nga Kroacia dhe të mos kthehej më.

– Si u ndal procedura e ekstradimit drejt Serbisë?

– Në fakt, reagimi nga Shqipëria ka qenë i fortë. Ka pasur një interesim të madh nga Federata, por edhe nga qeveria shqiptare. Kur u ndal fillimisht Ismaili u duk diçka e thjeshtë, por kur doli vendimi i Dubrovnikut e kuptuam që rrezikohej shumë. Fola me prindërit e Ismailit, u shpjegova që situata ishte shumë serioze, ndryshe nga sa u thuhej, edhe nga politikanë të ndryshëm, se ishte diçka pa rëndësi dhe do të zgjidhej shpejt. Edhe ata e kuptuan rëndësinë e asaj që po ndodhte dhe u desh një intervistë në media e vëllait të Ismailit, Xhevahirit, që çështja të merrte përmasa të mëdha dhe të aktivizoheshin të gjithë, nga mediat deri te shteti. Fillimisht, kur Ismaili u ndal në Kroaci, pati shumë pak reagim, ndoshta edhe sepse ishte kohë zgjedhjesh në Shqipëri. Telefonova më 12 qershor edhe në konsullatën shqiptare në Kroaci, por nuk mund ta komunikoj me të dhe më thanë që do të më telefononte, gjë që nuk ndodhi.  Gjeta vetë avokatin kroat, e pagova dhe nisëm punën për strategjinë mbrojtëse, ndërsa pasi foli vëllai i Ismailit, erdhi reagim i fuqishëm edhe nga Shqipëria.

-Çfarë strategjie keni ndjekur për mbrojtjen e Ismailit?

– Së bashku me avokatin, kemi kërkuar ndaljen e ekstradimit bazuar te fakti se në Serbi Ismailit i rrezikohet jeta. Edhe armëmbajtja pa leje ka pasur si zanafillë frikën e tij nga ndonjë atentat i mundshëm. Tani jemi në pritje të dy proceseve: i pari, ai në Dubrovnik, ku kërkojmë anulimin e ekstradimit, ndërsa i dyti është ai për azil politik, pasi kemi argumentuar se jeta e Ismail Morinës është në rrezik në Serbi dhe urdhër arresti në ngarkim të tij është si një dënim me vdekje.

-Pikërisht armëmbajtja pa leje i hapi telashe të mëdha në Shqipëri, si po vepron tani shteti shqiptar?

-Në fakt, është absurde që u shkua deri këtu. Ismaili nuk ishte i mbrojtur pas ndeshjes në Serbi dhe zgjodhi mënyrën e vetëmbrojtjes, gjë që nuk iu mor parasysh si tezë mbrojtëse pas ndalimit në Shqipëri, por që tani autoritetet shqiptare po e përdorin për të argumentuar pse nuk duhet të ekstradohet në Serbi. Mirë do të ishte që procesi në ngarkim të tij në Shqipëri të kishte përfunduar shumë kohë më parë, por pasaporta i është dhënë vetëm tani, pas ndalimit në Kroaci.

– Kush ka ndihmuar më shumë nga Shqipëria në ndryshimin e vendimit nga shteti kroat?

– Federata Shqiptare e Futbollit ka ndihmuar shumë, ka qenë shumë aktive në javët e fundit dhe na ka ndenjur pranë Të dërguar të saj folën me avokatin që po mbron Ismailin, takuan drejtues të Federatës së Kroacië dhe shumë njerëz të tjerë. U jemi mirënjohës, pasi duhej një lëvizje e të gjithëve, që të realizohej synimi për anulimin e ekstradimit. Edhe qeveria shqiptare ka qenë aktive, jam njoftuar që vetë kryeministri Rama ka ndërhyrë, edhe pse nuk di detaje të tjera në lidhje me bisedën e tij me autoritetet kroate.

– Kur pritet të marrë fund odiseja e Morinës dhe cilat janë mundësitë?

– Vendimi për shqyrtimin e çështjes nga e para u mor para dy ditësh, ndaj nuk e dimë ende kur do të zhvillohet seanca e re. Shpresojmë sa më shpejt, ndoshta brenda pak javësh. Skenari i parë është që të anulohet ekstradimi dhe Ismaili është i lirë të kthehet në Itali. I dyti është që në Dubrovnik të mos ketë ndryshim vendimi dhe kjo do të thotë që do të apelojmë sërish në Zagreb dhe do të ketë sërish disa muaj zvarritje. Për sa i përket Serbisë, mund të bëjë ç'të dojë, edhe gjyq në mungesë nëse dëshiron.

– Si është psikologjikisht Ismaili, si e ka përballuar gjithë këtë histori?

– Ai ka qenë në tension të jashtëzakonshëm. Edhe telefonatat me ne i kishte të kufizuara, 15 minuta në javë, asnjë më shumë, ndërsa frika e tij më e madhe ishte transferimi në Serbi. Për të, shkelja në Serbi ishte e barabartë me vdekjen.

….

Përfundimisht, sa të mëdha janë shpresat që Morina të lirohet?

– Nuk ka mbaruar asgjë, por perspektiva është e mirë, kemi shpresa të mëdha. Më në fund po shohim dritë në fund të tunelit, edhe autoritetet kroate po e shohin ndryshe çështjen dhe me siguri që në Dubrovnik do të ketë një trajtim tjetër të Morinës, ashtu si ka ndryshuar sjellja ndaj tij që në vendin ku mbahet aktualisht. Përtej vonesës, rëndësi ka që Ismaili të kthehet në shtëpi dhe për këtë falënderojmë të gjithë ata që kanë dhënë ndihmë.

/Intervista u mor nga Blerim Jahaj dhe u publikua ne Sport Express/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more