Skip to main content

Ora News: “Deputeti Rakipi flet pas aksidentit: S’kam qenë me shpejtësi” plus 9 more

Ora News: “Deputeti Rakipi flet pas aksidentit: S’kam qenë me shpejtësi” plus 9 more


Deputeti Rakipi flet pas aksidentit: S’kam qenë me shpejtësi

Posted: 14 Aug 2017 12:19 AM PDT

Deputeti i PDIU-së i konsideron të pavërteta akuzat e hedhura prej PD-së në drejtim të tij mbi aksidentin e të shtunës (12 gusht 2017) në mëngjes ku mbeti viktimë tregtari 53 vjeçar Seit Sorra.

Në një komunikim me Ora News deputeti Aqif Rakipi shprehet se ndihet keq për jetën e humbur duke sqaruar dhe përse u largua nga vendi i ngjarjes.

Aqif Rakipi: Më vjen keq për jetën e njeriut që iku dhe familjarët e tij. Nuk shqetësohem për akuzat politike. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj.  Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet.  Policia dhe Prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin si ka qenë ngjarja. Viktima ka zbritur nga furgoni dhe ka dalë përpara. Ai ishte një aksident që nuk mund të shmangej edhe pse unë nuk isha me shpejtësi.

Deputeti i është përgjigjur edhe akuzës së ngritur nga prokuroria për largimin nga vendi i ngjarjes.

Aqif Rakipi: Sa për largimin, unë kam ndaluar në vendngjarje. Kam parë njerëz që u grumbulluan. Në ato momente tronditje duke parë edhe reagimet që vinin vendosa dorëzimin në polici dhe brenda 5 minutash kam shkuar në komisariat. Për këtë policia ka marrë edhe deklarimet e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.

Deputeti PDIU ka treguar se kthehej në atë orë të mëngjesit nga spitali ku ka qëndruar pranë një të afërmi të tij që vuante nga një sëmundje e rëndë.

Deputeti Rakipi u përfshi në një aksident të shtunën në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Kthesës së Kamzës, dhe për këtë ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën. Ai do të hetohet në gjëndje të lirë 

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Politika e Presidentit Trump për Rusinë, ende në formim

Posted: 14 Aug 2017 12:12 AM PDT

Mbështetja me hezitim e Presidentit Donald Trump për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, si dhe komentet e bëra prej tij, janë interpretuar në Moskë si një pikë kthese për përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Megjithë apatinë e Presidentit për çështjen e ndërhyrjes së Kremlinit në zgjedhjet amerikane, ashpërsimi i marrëdhënies, i shoqëruar me lavdërimet për Presidentin Putin, ngrenë pikëpyetjen se cila është në të vërtetë politika e Presidentit Trump për Rusinë.

Mes lavdërimeve për Vladimir Putinin dhe rënies dakort për sanksione ekonomike ndaj Rusisë, analistët pyesin se cila është në të vërtetë politika për Rusinë e Presidentit Donald Trump.

"Mendimi im është se nuk ekziston fare një politikë e Presidentit Trump për Rusinë", thotë Andrei Kolesnikov, i Qendrës "Carnegie" në Moskë.

Komentet e zotit Trump gjatë fushatës elektorale për Rusinë lavdëronin Presidentin Vladimir Putin, duke ngjallur kështu shpresa për bashkëpunim, por dhe duke shkaktuar pasiguri për vendet aleate të NATO-s dhe për Ukrainën.

"Pas tetë muajsh duket se vizioni i tij për trajtën që duhet të ketë marrëdhënia e SHBA-së me Rusinë nuk po plotësohet", thotë James Kirchick, i Institutit Brookings.

Arsyeja kryesore është se anëtarët e vetë partisë së tij dhe të administratës kanë një qëndrim më të ashpër ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe ndërhyrjen e mundshme në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar.

"Pati një debat të madh në Rusi nëse do të triumfonte zoti Trump përballë sistemit demokratik amerikan. Deri më tani, ai ka humbur. Pra, modeli tek i cili shpresonte Kremlini, nuk ekziston", thotë zoti Kolesnikov.

Toni i Presidentit Trump ndryshoi gjatë një fjalimi në muajin korrik në Poloni, ku ai i bëri thirrje Rusisë të ndalonte aktivitetin destabilizues në Ukrainë e vende të tjera, si dhe mbështetjen që u jep regjimeve në Siri dhe Iran.

Këtë muaj, Presidenti Trump nënshkroi ligjin për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, megjithëse e quajti "me mangësi të thella".

"Megjithëse Presidenti Trump ndoshta dëshiron nga zemra të ketë një marrëdhënie më produktive me Rusinë, për sa kohë që Rusia vazhdon të veprojë dhe të sillet njësoj, do të jetë shumë e vështirë për SHBA-në dhe aleatët evropianë që të kenë një marrëdhënie pozitive me Rusinë", thotë zoti Kirchick.

Kryeministri rus shkruajti në Twitter se ligji i sanksioneve që e kufizon autoritetin e Presidentit Trump, "i jep fund shpresave" për përmirësim të marrëdhënies.

Shumë rusë janë dakort me të.

"Mendoj se ai do të veprojë gjithnjë në të mirë të Amerikës. Prandaj nuk pata ndonjë iluzion kur u zgjodh. Ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë dhe të mos merremi me të", thotë Anastasiya, një banore e Moskës.

Por, zhvillimi i hetimeve për lidhje të ekipit elektoral të zotit Trump me Rusinë, do të vazhdojnë ta mbajnë në qendër të vëmendjes këtë marrëdhënie.

/Marre nga Voa/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rikthehet Miriam Cani

Posted: 14 Aug 2017 12:08 AM PDT

Këngëtarja e njohur Miriam Cani që pas lindjes së vajzës së saj Amelit, u bë shumë kohë që nuk ka publikuar projektet të reja muzikore.

Mesa duket këngëtarja është përkushtuar në rritjen e saj gjatë gjithë kësaj kohe. Por më në fund Miriam ka vendosur që të rikthehet. Këngëtarja me anë të një postimi në Instagram ka zbuluar se së shpejti do të vijë me projekte të reja.

E veshur me fustan rozë ajo duket më  bukur se asnjëherë më parë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot mblidhet Kuvendi, PAN: Nuk marrim pjesë në seancë

Posted: 14 Aug 2017 12:00 AM PDT

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot në orën 10:00 seancën e katërt konstituive, ku në rendin e ditës është vetëm zgjedhja e kryetarit të Parlamentit dhe nënkryetarëve.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN ka deklaruar sërish se nuk do të jetë pjesë e kësaj seance për të propozuar kandidatin e tyre, duke bojkotuar edhe një herë përpjekjet për të zgjedhur kreun e Kuvendit.

Koalicioni i bëri kërkesë kryesuesit të Kuvendit Adem Mikullovci për vazhdim të konsultimeve për kandidatin për kryetar, kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga Mikullovci. Kujtojmë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është një domosdoshmëri për krijimin e qeverisë së re të vendit, për të cilën nevojiten 61 votat e deputetëve të Kuvendit.

Kjo situatë e krijuar në Kosovë ka shkaktuar shqetësime në rradhët e ndërkombëtarëve, të cilët i kanë bërë thirrje liderëve kosovarë të krijojnë institucionet dhe të ndërmarrin reformat e nevojshme për të shmangur bllokada të ngjashme në të ardhmen.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump nën sulmin e kritikëve, pas ngjarjes në Virxhinia

Posted: 13 Aug 2017 11:56 PM PDT

Politikanë të të gjithë krahëve janë kthyer njëzëri kundër presidentit Donald Trump, i cili nuk dënoi grupet e supremacisë së bardhë dhe nuk përdori termin "terrorizëm i brendshëm" pasi një grua u vra kur një makinë u përplas me protestuesit anti-racizmit gjatë fundjavës.

Të shtunën, presidenti dënoi dhunën dhe urrejtjen në fjalën e tij, por ai nuk veçoi supremacistët e bardhë, përpjekja e të cilëve për organizimin e një tubimi madhor në Charlottesville, Virxhinia rezultoi në shpalljen e gjendjes së emergjencës nga guvernatori Terry McAuliffe.

Prishja e rregullit përfshi dhe përplasjet me anti-protestuesit lanë më shumë se 30 persona të plagosur.

Ndërkohë, gruaja e vrarë u identifikua si 32-vjeçarja Heather Heyer, një asistente ligjore që vazhdimisht kishte përkrahur çështjet e të drejtave civile në mediat sociale.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hapur tashmë një hetim të të drejtave civile për vdekjen e saj.

20-vjeçari James Fields nga Maumee, Ohio është akuzuar për vrasjen e saj. Në sajë të fotografive nga vendngjarja, Fields është parë teksa qëndronte me një grup neo-nazist dhe mban një mburojë të dekoruar me një emblemë të ekstremit të djathtë.

Kritikave për mosfajësimin e drejtpërdrejtë të supremacistëve të bardhë, Shtëpia e Bardhë ju përgjigj me një deklaratë ku thuhej se presidenti "kishte dënuar ashpër të gjitha format e dhunës, urrejtjes dhe fanatizmit, ku padyshim përfshiheshin supremacistët e bardhë, neo-nazistët dhe gjithë grupet ekstremiste".

Një retorikë më e fortë u përdor nga zv/presidenti Mike Pence në një deklaratë pas asaj të Shtëpisë së Bardhë.

Pence u shpreh se ata nuk e tolerojnë urrejtjen dhe dhunën e ardhur nga supremacistët e neo-nazistët, grupe që nuk kanë vend në jetën publike dhe debatin amerikan.

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Familja e viktimës: Ndaj deputetit Rakipi të veprojë drejtësia

Posted: 13 Aug 2017 11:49 PM PDT

Familja Sorra me banim në fshatin Kus, Kashar në Tiranë, ka përcjellë për në banesën e fundit të afërmin e tyre që u aksidentuar për vdekje nga deputeti Aqif Rakipi në autostradën Tiranë-Durrës. 54-vjeçari Seit Sorra, ishte babai i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Të gjithë ishin zhytur në trishtim për atë ikjen e të dashurit të tyre. Vëllai i viktimës shprehet se Seiti ishte shtylla e shtëpisë dhe se merrej me tregti agro-ushqimore për të mbajtur familjen e tij. Sipas tij, Seit Sorra është lënë i pajetë në mes të autostradës nga ana e deputetit, ku ky i fundit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

"Jemi në hall, na ka ndodhur gjëma. Deputeti u lirua, por ai e la vëllanë tim në mes të autostradës pa asnjë shenjë jete. Si gjithmonë, në raste të tilla ata që humbin jetën marrin fajet. Por, duhet parë edhe ana tjetër. Këtu deputeti nuk është pa faj, ai u largua me shpejtësi, pse iku?", është shprehur vëllai i viktimës, sytë e të cilit ishin mbushur me trishtim për ikjen nga kjo jetë e të vëllait.

Me tej, ai thotë për "Shekullin" se ngjarjen e ka marrë vesh shumë vonë dhe se nuk ka qenë me Seitin momentin kur u përplas. Sipas tij, dëshmitarët kanë treguar që deputeti ka qenë me shpejtësi të madhe dhe e ka bërë copa-copa trupin e 54-vjeçarit. "Unë vetë kam qenë në shtëpi, se çfarë ka ndodhur ma kanë treguar nja dy njerëzit tanë që ishin me Seitin atje. Sipas tyre, ata kanë qenë duke kaluar rrugën dhe makina e deputetit ka qenë me shpejtësi të madhe. Kam dëgjuar nëpër lajme që faji i është hedhur Seitit, por edhe deputeti nuk është pa faj. Ku udhëton ai me atë shpejtësi?

Pse iku ai dhe e la të shtrirë atë sikur mos të ishte një njeri? Policia nuk duhet ta kishte lënë të lirë kaq shpejt. Megjithë këtë, ne presim të flasë përsëri drejtësia. Nuk është e lehtë kjo ngjarje, nuk duhet të kishte lëvizur deputeti", thekson ai. Më tej ai shton se i vëllai ka qenë duke shkuar për tek tregu agro-ushqimor, për të blerë disa mallra. Ai ndodhej nën shoqërinë e dy kushërinjve të tij, të cilët i kanë shpëtuar fatmirësisht këtij aksidenti të frikshëm.

Dërgesa e fjalëve
Pavarësisht asaj që kishte ndodhur, deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka dëshiruar që familjes Sorra t'i shkonte për ngushëllim. Por, nuk ka guxuar të shkojë i vetëm në banesën e tyre. Sipas vëllait të viktimës, deputeti Rakipi kishte dërguar njerëz të tij, ku kërkonte leje për të marrë pjesë në ngushëllimet ndaj familjes së të ndjerit, por, kjo e fundit nuk i ka dhënë një përgjigje përfundimtare, duke bërë që deputeti të mos shkojë në varrim.

"Solli njerëzit e tij, të cilët kërkuan leje që deputeti të vinte për ngushëllim në varreza. Nuk ishim të gatshëm për t'i dhënë një përgjigje në ato momente dhe u larguan ashtu siç erdhën. Ne duhet të mblidhemi njëherë të gjithë së bashku për këtë çështje dhe të diskutojmë nëse e pranojmë apo jo. Kjo gjë nuk është e lehtë, pasi ai mori një jetë tonën dhe kjo duhet diskutuar me gruan dhe fëmijët e Seitit", është shprehur vëllai i viktimës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:40 minuta të mëngjesit të së shtunës, 12 gusht 2017, ndërsa nga të dhënat e policisë mësohet se viktima, Seit Sorra 54-vjeç i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip "Benz" me targa AA002 CY.  

54-vjeçari Sorra ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën, jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit. Sorra mësohet se ka qenë tregtar i zonës, ka ndërruar jetë në vend, pasi përplasja ka qenë fatale. Ndërkohë,deputeti nuk ka qëndruar në vendin e ngjarjes, por është larguar, ndërsa pas 10 minutave është dorëzuar në polici.

*(Shkrimi është botuar sot në gazetën “Shekulli” me gazetare  Xhentila Gjoshi)

Lexo me shume: PD ngre 4 pyetje për aksidentin: Çfarë po fshihte deputeti mik i Ramës

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Rambo” nuk di të ndalet, nis xhirimet për filmin e ri

Posted: 13 Aug 2017 11:34 PM PDT

Edhe pse 71 vjeç Silvester Stalone nuk ka ndërmend që të ndalet.

"Rambo" i Hollywood sapo ka konfirmuar që do të luajë një rol të rëndësishmë në dramën familjare të NBC-së "This is Us". Ylli i kinematografisë botërore ka kofirnmaur vetë lajmin me anë të disa postimeve në Instagram.

Ai ka hedhur foto me disa nga aktorët e tjerë të filmit. Në foto është shfaqur me aktorët të famshëm si Milo Ventimiglia (që luan rolin e Jack Pearson) dhe fëmijët e tij në në film Justin Hartley dhe Chrissy Metz, duke luajtur respektivisht rolin e Kevin dhe Kate.

"Rambo" duket mjaft i lumtur që do të jetë pjesë e këtij filmi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vriten 2 ushtarë amerikanë dhe plagosen 5 të tjerë

Posted: 13 Aug 2017 11:16 PM PDT

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se dy pjesëtarë të saj janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, gjatë aktiviteteve të tyre në pjesën veriore të Irakut.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që luton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, ka njoftuar mbrëmë vonë se raportet e para sinjalizojnë se vrasjet dhe palgosjet nuk kishin ndodhur për shkak të kontaktit me armikun, megjithqë nuk elaborohet më tepër.

Agjencia e lajmeve Amaq, e cila është e lidhur me Shtetin Islamik, ka pretenduar se raketat e hedhura nga ky grup kanë shkaktuar disa viktima në mesin e trupave amerikane në pjesën veriore të Irakut.

Luftëtarët e grupit ekstremsit, Shteti Islamik, janë dëbuar nga pjesa më e madhe e territorit, që ata e kishin okupuar nga forcat qeveritare, përfshirë qytetin kryesor verior, Mosul.

Por, ata ende i kanë nën kontroll disa hapësira, përfshirë lokalitetin Tel Afar, në perëndim të Mosulit.

Faqja në Internet, iCasualties.org, që i shënon viktimat e koalicionit në Irak dhe Afganistan, ka raportuar se 11 ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak gjatë këtij viti. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohen dy të dyshuar se kanë dashur tu bashkohen esktremistëve

Posted: 13 Aug 2017 11:10 PM PDT

Autoritetet në Kosovë thonë se i kanë arrestuar dy persona të dyshuar se janë përpjekur tu bashkohen grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak.

Një gjykatë në Prishtinë i ka akuzuar ata me përpjekje për bashkim me grupet islamike në konfliktin e armatosur dhe dje ka urdhëruar paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.

Në një kumtesë të qeverisë theksohet se të dyshuarit, të identifikuar vetëm me iniciale A.D. dhe K.B., kishin provuar të kalojnë në Siri nga Turqia, ku ishin zënë nga forcat turke, raporton agjencia AP.

Ata janë kthyer nga Stambolli në Kosovë.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

Autoritetet në Kosovë thonë se afro 70 shtetas konsiderohet se luftojnë për grupet ekstremiste në Siri dhe Irak. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

I riu nga Podujeva vdes duke i hapur varrin kushëririt të tij

Posted: 13 Aug 2017 01:43 PM PDT

Dy vdekje të njëpasnjëshme kanë ndodhur brenda ditës, në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës. Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar ka vdekur duke hapur varrin e kushëririt të tij Sejdiu Sejdiut i cili kishte vdekur vetëm dy orë më parë. 

Në varrezat e këtij fshati të dy ata, u varrosën në shumë reshje shiu, e edhe në shoqërinë e shumë qytetarëve që erdhën për lamtumirën e fundit.

Kishte shkuar për t'i hapur varrin familjarit të vdekur, por vdekja ia kishte ndaluar punën në gjysmë.

Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar po bënte gati varrin për kushëririn Sejdi Sejdiun, i cili kishte ndërruar jetë vetëm dy orë më parë, por në varrin e tij, pësoi infarkt në zemër dhe ndërroi jetë.

Familjarët e edhe të gjithë banorët e fshatit Dobratin, e përjetuan rëndë humbjen e dy familjarëve, brenda të njëjtës ditë.

Pas rastit tragjik varrimi për të dy ata, u vendos të bëhej bashkë.

Shiu që nuk pushoj për asnjë moment, nuk i ndaloj gjithë këta njerëz që të vijnë për tu dhënë lamtumirën e fundit atyre që vdekjen e gjetën papritur.

E të afërmit e tyre, shpjeguan ngjarjen.

Sejdiu kishte vdekur pas një sëmundje me të cilën u ballafaqua, ndërsa që Xhemajli nuk vuante nga asnjë sëmundje./Tribina Channel/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more