Skip to main content

“Nis debati për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së” plus 9 more Ferizaj Press

“Nis debati për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së” plus 9 more Ferizaj Press


Nis debati për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së

Posted: 16 Aug 2017 08:03 AM PDT

Pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB'së Antonio Guterra lexoi Raportin për Kosovën për tre muajt (16 prill deri më 15 korrik), fjalën e mori ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili po përfaqëson Serbinë në këtë Këshill.

Vullnetarët e Qendrës Down Syndrom me aktitivitete për ndihmë personave të kësaj kategorije (Foto)

Posted: 16 Aug 2017 07:36 AM PDT

Ferizaj.16.08.2017. Dje, duke filluar nga ora 18:00, në sheshin e qytetit të Ferizajt në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara Qendra Down Syndrome dega në Ferizaj, janë mbajtur disa aktivitete për promovimin dhe mbledhjen e të hollave për qendër të qytetit, në mbështetje të shoqatës.
Me këtë rast janë shitur Kartolina unike dhe ëmbëlsira. Gjithashtu edhe fëmijët e qendrës kanzhvilluar disa aktivitete muzikore dhe artisktike.
Vullnetarët e kësaj qendre kanë falënderuar të gjithë ata që përkrahën këtë aktivitet dhe ndihmuan që ky të jetë i suksesshëm.

Fshati Slivovë bëhet me fushë sportive

Posted: 16 Aug 2017 06:38 AM PDT

Ferizaj.16.08.2107.Të mërkurën edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në rregullimin e fushës sportive në oborrin e shkollës së fshatit Slivovë.

Nga afër punimet në këtë projekt i ka përcjelluar edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij, me ç'rast këtë projekt e ka cilësuar si të një rëndësie shumë të madhe për banorët e këtij lokaliteti.

"Këtu parashihet ndërtimi i fushës së futbollit për nxënësit dhe të rinjet që jetojnë në fshatin Slivove si do të integrohet edhe fusha e basketbollit, ndërsa do të ketë edhe mbrojtëse dhe rrjeta nga të gjitha anët pasiqë ka qarkullim edhe të automjeteve në këtë pjesë dhe d të shërbejnë edhe për çështjen e sigurisë së nxënësve", tha kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se fshati Slivovë gjatë kësaj kohe ka pasur edhe përfitime të tjera në rregullim të rrugëve dhe rrugicave të këtij fshati.

Edhe banorët e këtij fshati e mirëpritur fillimin e punimeve për rregullimin e fushës sportive. Thanë se për investime të tilla, ka pasur nevoja të mëdha fshati i tyre.

U bë ditur se ky projekt është me bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe komunës së Ferizajt. Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 15 mijë euro.

Komuna e Ferizajt me rrjedha të qëndrueshme dhe të kënaqshme financiare

Posted: 16 Aug 2017 05:54 AM PDT

Ferizaj.16.08.2017. Në kuadër të raportimit të punës 6 mujore që po bën qeveria komunale e Ferizajt sot konferencën për media e ka mbajtur drejtoresha për Buxhet dhe Financa Lirije Syla.
Ajo gjatë raportimit të punës së drejtorisë që udhëheq, tregoi se në komunën e Ferizajt gjatë kësaj periudhe ka pasur rrjedha të qëndrueshme dhe të kënaqshme financiare në të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit.
Kurse fokusi i angazhimit muajve të fundit ka qenë përgatitja për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm , dokument ky për të cilin përgatitjet janë në fazën përfundimtare.
"Ditëve të fundit angazhim të shtuar kemi pasur edhe me takimet e shumta konsultative të organizuara nëpër qytet dhe në fshatra për hartimin e buxhetit të vitit 2018. Kemi marrë shumë propozime nga këto diskutime publike dhe jemi në fazën e hartimit dhe të evidentimit të këtyre kërkesave. Kemi treguar një kujdes në përfshirjen e këtyre nevojave dhe do t'a hartojmë dokumentin final brenda pak ditëve.
Buxheti i vitit të ardhshëm është mbi 28 milionë e 700 mijë euro ku pjesa më e madhe shkon në paga e mëditje, ndërkaq edhe tek kategoria e investimeve kemi një rrije të buxhetit, rreth 9 milionë po planifikohen të investohen në lokalitete e ndryshme." deklaroi drejtoresha Syla.
Buxheti i vitit 2018 do të jetë pikë diskutimi edhe në mbledhjen e Kuvendit të komunës këtë muaj ku pritet miratimi i këtij projekt-propozimi nga ana e kuvendarëve.
Gjatë konferencës së sotme drejtoresha komunale për Buxhet e Financa shpjegoi se punonjës të këtij sektori kanë pasur një angazhim të theksuar edhe në inkasimin e të hyrave nga falja e borxheve me ç'rast u apelua që të shfrytëzohen edhe këto ditët e mbetura deri në përfundim të afatit më 30 gusht.
" Qytetarët ferizajas kanë afat deri në fund të këtij muajit që të përfitojnë nga ligji për falje e borxheve dhe do të ishte mirë që të kryhen pjesa e obligimeve të mbetura për të përfituar në bazë të asaj çka ka përcaktuar ky ligj.
Jemi njoftuar se ka pasur një interesim të kënaqshëm ditëve të fundit nga ana e qytetarëve , por ka nevojë që edhe më tutje të sensibilizohet opinioni për të mirat që sjell ligji i faljes së borxheve, prandaj duhet shfrytëzuar edhe kjo kohë e mbetur" ka shprehur apelin saj drejtoresha Syla gjatë konferencës së sotme.

Komuna e Ferizajt ndanë 70 makina mjelëse për fermerët ferizajas

Posted: 16 Aug 2017 04:19 AM PDT

Ferizaj.16.08.2017. Komuna e Ferizajt në kuadër të subvencioneve për bujqësi ka ndarë sot 70 makina mjelëse për fermerët ferizajas, të cilët mbajnë lopë qumështore nëpër fshatra të ndryshme.

Drejtori komunal për bujqësi e pylltari Ismet Vranovci ka thënë me këtë rast se në vazhdimësi po përkrahen ekonomitë e vogla familjare për të funksionuar sa më të pavarura.

" Qëllimi ynë është që fermerët kudo nëpër fshatra ta kenë më të lehtë mbajtjen e lopëve qumështore dhe zgjerimin e kapaciteteve nga shitja e qumështit. Angazhimi i tyre me makina mjelëse do të jetë më i vogël, kurse ana komerciale e funksionimit të këtyre fermave shpresojmë të shënojë përmirësime " tha drejtori Vranovci.

Ndërkaq fermerët përfitues kanë falënderuar komunën që ka ndarë buxhet për këto subvencione thanë se çmimi i një makine të tillë në treg është mjaft i lartë krahas mundësisë së tyre financiare.

U bë e ditur se edhe konkurrenca ka qenë e madhe ku kanë konkurruar mbi 80 fermerë. Komunës së Ferizajt subvencioni me makina mjekëse i ka kushtuar rreth 11 mijë euro.

Lipjan: Gjenden dy mjete shpërthyese

Posted: 16 Aug 2017 03:43 AM PDT

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për dominim i FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

Në një tjetër fshat të Lipjanit, në Dobrajë të Madhe, po këtë të hënë, një person mashkull ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyer.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar.

Kryetari Svarqa premton rregullimin e një busti për dëshmorin Cen Dugolli

Posted: 16 Aug 2017 03:33 AM PDT

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, ka pritur sot në një takim të përzemërt tre fëmijët e dëshmorit të kombit Cen Dugolli të cilët prej vitesh jetojnë në Francë.

Ai në kuadër të takimeve të shpeshta që ka pasur këto ditë me mërgimtarët e shumë ferizajas i ka njoftuar edhe fëmijët e dëshmorit Dugolli me zhvillimet në Ferizaj dhe persektivën e të rinjëve këtu , ndërsa u njoh edhe me jetën e familjes Dugolli në Francë , shkollimin dhe mirëqenien e tyre.
Fëmijët e dëshmorit Cen Dugolli paraqitën para kreut të komunës një dëshirë të kahmotshme që të rregullojnë një bust për të nderuar e përkujtuar veprën e babait të tyre. Ata thanë se kanë dëshirë që vitin e ardhshëm në 20 vjetorin e rënies së tij ta kenë të gatshëm edhe bustin .
Ndërkaq kryetari Svarqa u premtoi se do t'i fillojë procedurat që ky bust do të rregullohet sapo të caktohet vendi i përshtatshëm për vendosjen e tij.
"Sot kam kënaqësinë të dëgjoj përvoja dhe angazhime nga më të mirat që keni ju në vendin ku jetoni, ndërsa u dëshiroj edhe shumë suksese të mëtutjeshme. Bustin për dëshmorin Cen Dugolli , babain tuaj do ta rregullojmë ashtu siç i ka hije veprës heroike të tij, vetëm duhet të pajtohemi për vendin e vendosjes. Dëshmorët e lirisë përjetsisht meritojnë respektin dhe përkuljen tone, prandaj gjithmonë do të mundohemi që familjet e tyre të gëzojnë përkrahje institucionale në të gjitha rastet" tha kryetari Svarqa gjatë këtij takimi.
E nga ana tjetër fëmijët e dëshmorit Cen Dugolli falënderuan kryetari Svarqa për këtë mikpritje duke e ftuar atë dhe strukturat komunale nesër në homazhet që do të organizohen për të përkujtuar 17 vjetorin e rënies së tij.
Familja Dugolli dhe organizatat e dala nga lufta kanë ftuar po ashtu edhe të gjithë qytetarët ferizajas që të marrin pjesë në këto homazhe që do të organizohen nesër në orën 10 tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve.

Fëmijët e Luginës së Preshevës të lindur në Kosovë, regjistrohen në Tiranë

Posted: 15 Aug 2017 01:30 PM PDT

Kjo po paraqet problem për nënat që lindin për herë të parë, sepse detyrohen të lindin në Vranjë, ku nuk ka asnjë të punësuar shqiptarë, ose të udhëtojnë për në Tiranë

Në maternitetin jashtë spitalor në Preshevë nuk realizohen lindje e para dhe ato udhëzohen për në spitalin rajonal të Vranjës, e ku nuk ka asnjë shqiptarë të punësuar.

Ndërsa të porsalindurit nga Lugina në maternitetet e Kosovës nuk mund të regjistrohen në regjistrat civilë në Serbi meqë Serbia nuk e njeh Kosovën shtet.

Për tre muaj, 1 mijë e 875 pasagjerë të aksidentuar

Posted: 15 Aug 2017 01:30 PM PDT

Policia e Kosovës vetëm gjatë tre muajve të fundit ka shqiptuar 7 mijë e 422 gjoba për mosvënie të rripit të sigurisë.

Sipas policisë, kjo kundërvënie është e pranishme si te vozitësit ashtu edhe te udhëtarët, raporton KTV.

Sipas evidencave të trafikut rrugor, për tre muaj janë aksidentuar 1 mijë e 875 pasagjerë. Përkundër kësaj shifre shqetësuese, pasagjerët në Kosovë ende nuk janë vetëdijesuar për vënien e rripit të sigurisë gjatë udhëtimit me automjete të ndryshme.

Ligjet e trafikut rrugor obligojnë çdo udhëtar të vendosë rripin e sigurisë, qoftë ata që ulen në pjesën para apo edhe ata në pjesën e prapme të automjetit. Por, Omer Beriqi, taksist në Prishtinë, tregon se gjatë punës së tij has në pasagjerë të cilët hezitojnë të lidhen.

Kurse, kolegu i Omerit, Enveri, i cili çdo ditë dërgon pasagjerë në destinacione të ndryshme të kryeqytetit, thotë se udhëtari duhet të lidhet vetëm nëse vetura e kalon shpejtësinë mbi 40 kilometra në orë.

Një sondazh i bërë nga Instituti i Sigurimeve për Sigurinë e Autostradës në Amerikë tregon se pasagjerët të ulur prapa në veturë e që nuk e kanë të vendosur rripin e sigurisë janë më të rrezikuar për jetë sesa ata në pjesën e përparme.

Por, a e vendosin rripin kosovarët kur janë të ulur prapa në veturë?

Kapiteni Feriz Lahu thotë se policia po vendos gjoba për mungesë të rripit të sigurisë njësoj qoftë për vozitësin apo pasagjerët që ulen në pjesën e prapme të veturës.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënim prej 40 eurosh për pasagjerët, të cilët nuk e përdorin rripin e sigurisë, derisa për personat e mitur dënohet shoferi.

Ky ligj i obligon të gjithë personat, të cilët gjenden në mjet t'i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti.

Kambana e Orës së Londrës do të ‘heshtë’ pas 21 gushtit

Posted: 15 Aug 2017 01:29 PM PDT

Kulla e Big Benit do të nisë të restaurohet, pasi mekanizmi i orës është tepër i vjetruar.

Restaurimi pritet të zgjasë për 3 vjet.

Kulla e sahatit të Londrës,

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more