Skip to main content

Mesazhi.com: “ShBA: Është vrarë lideri i ISIS-it në Afganistan” plus 9 more

Mesazhi.com: “ShBA: Është vrarë lideri i ISIS-it në Afganistan” plus 9 more


ShBA: Është vrarë lideri i ISIS-it në Afganistan

Posted: 13 Aug 2017 04:10 PM PDT

Nga sulmi para tri ditësh është vrarë, Abdul Rahman, i identifikuar nga ushtria amerikane si shef provincial i Shtetit Islamik në Irak dhe në Khorasan të Sirisë, theksohet në kumtesën e sotme të komandës ushtarake amerikane në Kabul të Afganistanit.

Tre pjesëtarë të njohur të degës ISIS-K janë në mesin e të vrarëve në sulmin në luginën Peç, në provincën lindore, Kunar.

"Vrasja e Abdul Rahmanit paraqet edhe një tjetër goditje për lidershipin e lartë të grupit ISIS-K", tha gjenerali amerikan, John Nicholson, që është komandant ushtarak amerikan në Afganistan./Mesazhi/

The post ShBA: Është vrarë lideri i ISIS-it në Afganistan appeared first on Mesazhi.com.

Mushkolaj nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja

Posted: 13 Aug 2017 03:39 PM PDT

Analisti Imer Mushkolaj, tha se situata është mjaft e qartë duke folur këtu për procedurat se si mund të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas tij, blloqet politike janë përgjegjëse për prolongimin e formimit të institucioneve të reja e të cilat, sipas tij, po fajësojnë njëra-tjetrën për bllokim të proceseve.

Mushkolaj nuk ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja por që, sipas tij, kjo duhet të merret nga partitë politike si opsion i fundit.

"Situata është e qartë dhe nuk ka asnjë arsye për bllokadë. Varet shumë nga vullneti i partive politike se çfarë dëshirojnë të bëjnë. Përndryshe nëse vazhdohet në këtë formë duke u blloku hapi i parë i krijimit të institucioneve atëherë duket se qëllimi është që të shkohet në zgjedhje të reja", tha ai.

Seanca themeltare e 3 gushtit ende nuk ka përfunduar e që si pikë e vetme e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës./Mesazhi/

The post Mushkolaj nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja appeared first on Mesazhi.com.

Real Madrid fiton ndeshjen e parë në “Camp Nou”

Posted: 13 Aug 2017 03:02 PM PDT

Skuadra e Real Madridit ka fituar ndeshjen e parë të Super Kupës së Spanjës në “Camp Nou”, shkruan IndeksOnline.

Klubi madrilen mposhti Barcelonën 3 me 1, në një ndeshje tejet të zjarrët dhe të ashpër.

Golat për ekipin e Zinedine Zidanes i shënuan: Pique (autogol), Ronaldo dhe Asensio. Kurse për Barcelonën të vetmin e shënoi Lionel Messi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja e dytë zhvillohet në “Santiago Bernabeu” më 16 gusht nga ora 23:00.

The post Real Madrid fiton ndeshjen e parë në “Camp Nou” appeared first on Mesazhi.com.

Smartfonat kinezë, rritje të shpejtë në tregjet e huaja

Posted: 13 Aug 2017 02:44 PM PDT

Smartfonat e prodhuar në Kinë po hyjnë shpejt në tregjet e huaja, falë cilësisë dhe çmimit të tyre.

Të dhënat tregojnë se smartfonat kinezë përbëjnë 48 për qind të vëllimit të përgjithshëm të dërgesave në tremujorin e dytë, ndërkohë që "Xiaomi", "Vivo", "OPPO" dhe "Huawei" janë markat më të njohura të smartfonave kinezë jashtë Kinës.

Analisti amerikan i këtij sektori John Shea thotë se përdoruesit e huaj po kalojnë nga smartfonat më të shtrenjtë te ata të markave kineze: "Nuk është si në vitin 2009, kur ishte 'iPhone' dhe asgjë tjetër, ose 'iPhone' dhe ca gjëra të pavlera. Tani janë të gjithë pothuajse njësoj. 'iPhone' ka një cilësi pak më të mirë, 20 – 30 % më të mirë, por kushton pesë herë më shumë dhe kështu zgjedhja është shumë e lehtë".

Një raport i mëparshëm tregon se Rusia, Tajlanda, Vietnami dhe disa vende afrikane kanë një kërkesë të madhe për kalimin nga modelet tradicionale të telefonave celularë te smartfonat.

Sipas të njëjtit raport, përdoruesit e mundshëm të smartfonave në këto vende nuk janë më mirë nga gjendja ekonomike, kështu që ata do të donin të bënin blerje me kosto efektive, gjë që ka çuar në rritjen e shitjes së smartfonave kinezë në këto vende.

Sipas analistëve, tregje të mundshme të smartfonave kinezë janë edhe India e Brazili./Mesazhi/

The post Smartfonat kinezë, rritje të shpejtë në tregjet e huaja appeared first on Mesazhi.com.

Ahmeti – Pan-it: Mos e bllokoni Kosovën

Posted: 13 Aug 2017 02:38 PM PDT

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka thënë koalicionit PAN që të mos e bllokojnë Kosovën.

Ai shkruan se thirrja e shteteve të Quint-it ishte për Pan-in që të marrin pjesë në seancë nesër.

Gjithashtu kryetari i kryeqytetit u ka thënë atyre që t'i lënë shpifjet ndaj komunës së tij, sepse nuk do t'i ndihmojnë.

"Quinti i bën thirrje PANit me shku në seancë nesër. Mos e zhagitni më. Numrat nuk janë, vazhdojmë me opcione tjera, mos e bllokoni Kosovën. Leni edhe shpifjet ndaj komunës së Prishtinës se nuk ju ndihmojnë. Nuk ka kohë Kosova me prit!", shkruan Ahmeti në Facebook./Mesazhi/

 

The post Ahmeti – Pan-it: Mos e bllokoni Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Pasojat e motit … 200 pushues përfundojnë në spitalin e Sarandës

Posted: 13 Aug 2017 02:34 PM PDT

Anija greke e transportit "Kristina" sapo ka mbërritur në portin e Sarandës e ardhur nga Korfuzi.

Burime pranë newsbomb.al bëjnë me dije se anija kishte rreth 200 pasagjerë, të cilët kanë zbritur të traumatizuar për shkak të gjendjes së keqe të detit.

Disa nga udhëtarët siç kanë qenë në gjendje të rëdë ndaj janë marrë menjëherë nga ambulanca e Sarandës.

Qytetarët janë shprehur të acaruar se përse autorutetet greke e kanë lejuar anijen të nisej kur dihej gjendja e trazuar në të cilën ndodhej deti ditët e fundit./Mesazhi/

The post Pasojat e motit … 200 pushues përfundojnë në spitalin e Sarandës appeared first on Mesazhi.com.

Njohja e Kosovës “nuk është i vetmi kusht” për anëtarësimin e Serbisë në BE

Posted: 13 Aug 2017 02:31 PM PDT

Partia Demokratike e Serbisë u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të flasin në lidhje me kushtet e Bashkimit Evropian në drejtim të Serbisë.

Është deklaruar se ka ardhur koha që Serbia të dalë nga rrethi vicioz i integrimit evropian dhe të përkushtohet në rregullimin e shoqërisë.

Lideri i PDS-së, Millosh Jovanoviq, beson se Serbia e ka kryesisht të nevojshme hapjen e debatit mbi Bashkimin Evropian.

"Është e qartë se nënshkrimi i një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për njohjen e Kosovës nuk është i vetmi kusht për anëtarësim në BE, është gjithashtu edhe ndryshimi i politikës ndaj Rusisë", ka thënë Jovanoviq.

Ai ka theksuar se ka dëgjuar nga Ministrja e Integrimit Evropian, Jadranka Joksimoviq, e cila ka deklaruar se qëllimi strategjik i qeverisë serbe është anëtarësimi në BE.

Ajo tha se debati mbi BE-në në Serbi është dashur të hapet shumë kohë më parë, dhe se i është dhënë hapësirë e gjerë e debatit publik mbi çështjet kyçe të shtetit dhe shoqërisë./Mesazhi/

The post Njohja e Kosovës "nuk është i vetmi kusht" për anëtarësimin e Serbisë në BE appeared first on Mesazhi.com.

Kujdes nga mendjemadhësia!

Posted: 13 Aug 2017 02:20 PM PDT

Allahu i Lartësuar thotë: 

"Allahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet" (Nisa: 36)
D.m.th e lavdëron vetveten, është kryelartë dhe mendjemadh ndaj njerëzve të tjerë, kujton se është më i mirë se njerëzit e tjerë, i duket vetja i madh, por tek Allahu është i vogël dhe i ulët, ndërkohë tek njerëzit i urryer.

Muxhahidi thotë:

"Mendjemadhi" është ai që i përmend ato që i ka dhe nuk e falënderon Allahun për to, lavdërohet para njerëzve për të mirat që i ka dhënë Allahu, ndërkohë shumë pak e lavdëron Allahun për këto të mira." (Tefsiri i Ibn Kethirit: 2-288)./Mesazhi/

The post Kujdes nga mendjemadhësia! appeared first on Mesazhi.com.

Gruaja përpiqet të fikë zjarrin me mjete rrethanore në Lezhë

Posted: 13 Aug 2017 02:11 PM PDT

Diçka e rrallë ka ndodhur në Talë të Lezhës.

Teksa një zjarr ka përfshirë shkurret e kanalit ngjitur me shtëpinë, File Murri, kryefamiljarja nuk ka pritur që të ndërhyjnë forcat e emergjencës apo shteti, por ka bërë detyrën e saj si qytetare.

Filja ka vepruar me mjete rrethanore duke u përpjekur të shuajë flakët që janë përhapur me shpejtësi./mapo.al/

Ky është një rast që duhet vlerësuar dhe marrë si shembull që në emergjenca duhet të kontribuojnë edhe vetë qytetarët./Mesazhi/

The post Gruaja përpiqet të fikë zjarrin me mjete rrethanore në Lezhë appeared first on Mesazhi.com.

Si duhet ujiten lulet…

Posted: 13 Aug 2017 01:40 PM PDT

Ju shpesh pyeteni se ç'po ngjet me lulen tuaj që e doni, që po vyshket, po i bien gjethet, apo po shkrihet pa e parë se ka dëmtues. Shumë shpesh arësyeja e vyshkjes së luleve është ujitja e tepruar, me qëllimin më të mirë, ose ngase nuk ujitet mjaft që është rast më i rrallë.

Nevojat e luleve për ujë ndryshojnë varësisht nga lulet, kushtet në tëcilat rriten ato, stina, madhësia e vazos dhe materiali nga i cili është bërë vazoja, (qeramika, plastika). Duhet ditur të gjitha këto për tu kujdesur për lulet në mënyrën e duhur.

Problemet me ujitjen shkaktohen për shkak të kualitetit jo të duhur të ujit, ngase sasia e dheut në saksi është e vogël kurse uji nga ujësjellësi është i mbushur me klor dhe gëlqere. Për këtë shkak ujitja e shpeshtë sjell deri te koncentrimi i kripërave që shkaktojnë zverdhjen e gjetheve / klorozën. Për këtë arësye për ujitje është më së miri të përdoret uji i shiut, uji i destiluar apo i vluar.

Shpeshherë niveli i sipërm i dheut në vazo thahet dhe bëhet kore e cila mbulon vazon, por kjo nuk do te thotë se edhe dheu brenda është i tharë. Prashitja e dheut përsipër ndihmon që dheu të ketë më shumë oksigjen si dhe lagështia e grumbulluar mund të thahet me lehtë.

Gjatë ujitjes duhet të kujdesemi që uji të mos jetë shumë i ftohët sepse ai shkaton stres në rrënjën e lules. Uji ideal për ujitje është ai që e ka temperaturën e dhomës. Nga uji i ftohët psh mund të bien gjethet e geraniumit. Shumë bimëve u pëlqen dushi me ujë të vakët, por asesi mos u bëni dush luleve që kanë gjethet me qime – vjollcat, ose gjethet e tejdukshme (kaladiumi), e as luleve në gjethet e të cilave bëhen lehtë shenja (alazeja, gardenija), e as kaktuseve.

Nga ana tjetër, luleve me gjethe të mëdha (fikusi, monsteri, shefleri, krotoni), u pëlqen dushi.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në mënyrën e drejtë të ujitjes së luleve, prandaj edhe nuk ka formulë standarde. Në princip lulet ujiten më shumë kur janë në vlug të rritjes, (lulëzimi, qitja e gjetheve), kur temperatura e ambientit është e lartë, kur lulet janë në vazo të ngushta dhe kur dheu është poroz. Gjëja më e rëndësishme është se ujitjen duhet t'ia përshatim kërkesave të lules.

Eksistojnë lulet e etura, që kërkojnë ujë vazhdmisht, sepse pa ujë vyshken dhe thahen. Te ato duhet pasur shumë kujdes që toka të mos thahet ndërmjet dy ujitjeve. Të tilla janë: adianumi, kalatea, kalceolarija, ciklama, ciperusi, dioneja, fikusi pumila, fitonija, nefrolepsisi, nertera, selaginela, spatifilumi, streptokarpusi…

Lulet që mund të tolerojnë edhe të „harrohen" të ujiten janë: kaktuset, sukulenta, juka, nolina, zamiokulkasi, dracena, aspidistre, palma cikas, hoja, jatrofa, pahipodijumi…/Mesazhi/

The post Si duhet ujiten lulet… appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more