Skip to main content

Mesazhi.com: “Dieta me patate” plus 9 more

Mesazhi.com: “Dieta me patate” plus 9 more


Dieta me patate

Posted: 14 Aug 2017 02:20 PM PDT

Dieta është shumë e varfër dhe nuk është për gjithkënd, prandaj do të duhej të kërkoni këshillë te mjeku para se të vendosni ta aplikoni.

Ushqimi i drejtë dhe aktiviteti i rregullt fizik kanë rëndësi të madhe për ruajtje të peshës normale.

Megjithatë, nëse dëshironi, me ushqim të drejtë dhe ushtrime të rregullta, mund të provoni edhe dietën treditore e cila mund të shpejtojë dukshëm procesin e humbjes së peshës.

Ata të cilët e kanë provuar këtë dietë thonë që për tri ditë kanë humbur edhe deri në pesë kg, mirëpo pas përfundimit të dietës patjetër duhet t'i kushtoni kujdes ushqimit, që yndyrat e shkrira të mos ju kthehen.

Nëse ndieni uri të fuqishme, hani pak bademe apo ndonjë pemë arrore, pini një shtesë gotë jogurti apo hani ndonjë pemë.

Regjimi i të ushqyerit:

Dita e parë

Mëngjesi: 1 patate e zier pa krip, 1 gotë jogurt

Dreka: 2 patate të ziera pa krip, 1 gotë jogurt

Darka: 2 gota jogurt

Dita e dytë

Mëngjesi: 1 gotë jogurt

Dreka: 2 patate të ziera pa krip, 1 gotë jogurt

Darka: 1 patate të zier pa krip, 1 gotë jogurt

Dita e tretë

Mëngjesi: 1 patate të zier pa krip

Dreka: 1 patate të zier pa krip, 1 gotë jogurt

Darka: 1 gotë jogurt. Nuk bën të mbahet më shumë se 3 ditë./Mesazhi/

The post Dieta me patate appeared first on Mesazhi.com.

Numri i vdekjeve në komunikacion është rritur për 18%

Posted: 14 Aug 2017 01:59 PM PDT

Janë shtuar aksidentet me fatalitet në rrugët e Kosovës. Policia ka bërë të ditur se numri i aksidenteve është në rritje, ndërsa shkaktar janë faktori njeri dhe rrugët jo të mira.

Policia apelon që të shtohet kujdesi në ngasje për të mos ndodhur më e keqja në trafik.Numri i vdekjeve në trafikun rrugor është rritur në 18%. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, bazuar në periudhën janar-korrik, nga aksidentet në trafik kanë humbur jetën mbi 70 persona dhe mbi 7 206 janë lënduar.

Nëse këto të dhëna krahasohen me vitin e shkuar, i bie që këtë vit; si pasojë e aksidenteve kanë vdekur 20 persona më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Feriz Lahu, kapiten në Policinë e Kosovës, për RTK-në, tha se përveç faktorit njeri, sipas policisë, shkak i aksidenteve është edhe infrastruktura jo e mirë e rrugëve.Policia apelon për respektim të rregullave në trafik, ndërkohë paralajmëron se gjobat nuk do të ndalen për të gjithë shkelësit e ligjit.

Numri i gjobave është rritur me mbi 12% për shkak të mosrespektimit të rregullave.Sipas policisë, në 7 muajt e fundit në total kanë ndodhur 9 mijë 981 aksidente rrugore, ndërsa janë shqiptuar më shumë se 24 mijë gjoba.

The post Numri i vdekjeve në komunikacion është rritur për 18% appeared first on Mesazhi.com.

Fotot brenda vendit të izoluar që po kërcënon për luftë botërore

Posted: 14 Aug 2017 01:52 PM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin "probleme shumë, shumë të mëdha" nëse ndodh gjë në territorin amerikan të Guamit.
Duke folur nga një resort golfi, ai tha se territori do të jetë shumë i sigurtë, teksa tha se mund të vendosë sanksione të tjera "edhe më të forta" për Korenë e Veriut.
Trump foli dhe me homologun kinez Xi Jinping, i cili indistoi për një zgjidhje paqësore.
Shtëpia e Bardhë tha se të dyja palët ranë dakord që Koreja e Veriut duhet të ndalojë "sjelljen e saj të shtuar provokative". "Askush nuk e do zgjidhjen paqësore më shumë se Presidenti Trump, këtë e them unë", tha Trump.
Ndërkohë këto foto të ndaluara tregojnë se si është jeta e përditshme e ushtrisë së vendit komunist. Personeli aktiv i ushtrisë është 1.190.000 persona, duke e renditur si ushtrinë e katërt në botë. Vendi ka rreth 5.9 milionë paraushtarakë, duke u renditur i pari në botë.

The post Fotot brenda vendit të izoluar që po kërcënon për luftë botërore appeared first on Mesazhi.com.

Futbollisti shqiptar futet në listë me Dembele e Diego Costa (Foto)

Posted: 14 Aug 2017 01:50 PM PDT

Janë disa lojtarët që këtë verë nuk po mundin të transferohen. Dikush do të largohet, por kontrata është pengesë, dikë duan ta heqin dhe asnjë nuk paguan sa duhet për kartonin e tij.

Në listën e kësaj kategorie lojtarësh, që kanë probleme me klubet, është edhe mbrojtësi me origjinë shqiptare, Florent Hadërgjonaj.

Lojtari i përfaqësueses së Zvicrës është pjesë e Ingolstadit në Gjermani, klub që e ka blerë atë tek Yong Boys.

Hadërgjonaj për momentin nuk po stërvitet me ekipin dhe nëse ndonjë klub nuk e blen atë, atëherë do të stërvitet me ekipin e dytë.

The post Futbollisti shqiptar futet në listë me Dembele e Diego Costa (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Milani largon njërin nga futbollistët më të mirë

Posted: 14 Aug 2017 01:46 PM PDT

Carlos Bacca do të jetë futbollist i Villarealit.

Sipas Sky, sulmuesi kolumbian do të largohet drejtë La Ligës për një shumë rreth 18 milionë euro.

Bacca në Milan u transferua në vitin 2015 nga Sevilla dhe në 69 ndeshje shënoi 31 gola.

The post Milani largon njërin nga futbollistët më të mirë appeared first on Mesazhi.com.

Goran Rakiq mban peng qarkullimin mbi urën e Ibrit

Posted: 14 Aug 2017 01:40 PM PDT

"Parku i Paqes" tek ura e Ibrit në Mitrovicë u largua një vit më parë, por atje ende ka barriera të tjera që e pamundësojnë lëvizjen e lirë.

Punimet në rrethin verior të urës, janë ndërprenë me kërkesë të kryetarit të asaj pjese, Goran Rakiq, me arsyetimin se po kërcënohet siguria, njofton Klan Kosova.

Kjo është e papranueshme për kryetarin e pjesës jugore, Agim Bahtiri e qytetarët e Mitrovicës Jugore.

Të po këtij mendimi janë edhe qytetarët.

Se siguria në këtë zonë është në nivel dhe nuk e pengon aspak zbatimin e projektit të rivitalizimit, e tha edhe komandanti i policisë në veri Besim Hoti.

Sipas tij në rajonin verior nuk ka asgjë shqetësuese.

Ndërsa kreu i jugut thotë se janë institucionet shtetërore dhe zura e BE-së në Kosovë ato që do të duhej t'i bënin presion kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, që projekti të mos pengohej.

Për ndaljen e punimeve në këtë zonë nuk ka komentuar Ministri i Mjedisit në Detyrë, Ferat Shala.

Ai ka thënë se kanë për detyrë vetëm mbikëqyrjen e punimeve dhe se për zbatimin e projektit përgjegjëse është zyra e BE-së në Kosovë e cila edhe e financon atë.

The post Goran Rakiq mban peng qarkullimin mbi urën e Ibrit appeared first on Mesazhi.com.

Çka ndodh me trurin nëse flini më shumë se 9 orë

Posted: 14 Aug 2017 01:40 PM PDT

Sipas një studimi të ri, njerëzit duhet të enë të paktën 8-9 orë gjatë natës. Rezultatet kanë arritur në përfundimin se kush e më shumë se 9 orë gjumë ka më shumë gjasa të përjetojë makthe, halucinacione dhe paranoja.

Megjithatë, kohëzgjatja e pagjumësisë nuk lidhet me makthet që mund të keni, sipas studimit. Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan 846 në lidhje me ankthet që kanë pasur gjatë dy javëve të fundit. Ata u pyetën gjithashtu sesa shqetësim u shkakton gjendja e ankthit, orët e gjumit që bëjnë, paranojat që kanë, halucinacionet.

Rezultatet treguan se të flesh më shumë se 9 orë gjumë ju shkakton makth dhe ëndrra të këqija./Mesazhi/

The post Çka ndodh me trurin nëse flini më shumë se 9 orë appeared first on Mesazhi.com.

Ndalohet alkooli në aeroporte dhe avionë

Posted: 14 Aug 2017 01:15 PM PDT

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Në Britani hipja në avion në gjendje të dehur apo dehja në avion mund të dënohet deri në 2 vite burgim Me rastin e rritjes së numrit të personave të ndaluar në gjendje të dehur në aeroportet e Britanisë së Madhe, qeveria njoftoi se ka marrë masa të reja në lidhje me këtë çështje.

Sipas të dhënave në 18 rajone policore nga 20 prej tyre në Britaninë e Madhe e cila përbëhet nga Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut, numri i personave të ndaluar në gjendje të dehur gjatë muajit shkurt të vitit 2016 ishte 225, kurse në muajin e njëjtë të këtij viti ky numër u rrit në 387.

Dhoma e Lordëve të Parlamentit britanik propozoi masa të reja për rregullimin e shitjes së alkoolit në aeroporte, ndërkaq edhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se këto propozime janë marrë në shqyrtim.

Në këtë aspekt përfshihet ndalimi i konsumimit të pijeve alkolike në aeroport dhe në avion të personave të cilët i kanë blerë në dyqanet të liruara nga taksat si dhe ndalimi i shitjes së alkoolit tek pasagjerët e dehur.

Në një sondazh të BBC u zbulua se ekuipazhi i kabinës së avionëve është ankuar nga pasagjerët të cilët përdorin alkool të tepërt. Në sondazhin e zhvilluar me 4 mijë anëtarë të ekuipazhit të kabinës së avionëve, çdo i pesti anëtar ka treguar se i ekspozohet ngacmimeve fizike.

Njëra nga anëtaret femër të ekuipazhit Ally Murphy thotë se e ka braktisur profesionin e saj 14-vjeçar për shkak të ngacmimeve. Ajo tregon shqetësimin e saj nga rritja e ngacmimit seksual për shkak të alkoolit të tepërt.

"Njerëzit neve na shohin si barmenë në ajër", thotë ajo. Në Britani hipja në avion në gjendje të dehur apo dehja në avion mund të dënohet deri në 2 vite burgim. Në avionët në këtë vend brenda një viti shitet alkool në vlerë prej 300 milionë stërlina.

The post Ndalohet alkooli në aeroporte dhe avionë appeared first on Mesazhi.com.

Fëmijëve duhet thënë ndonjëherë “JO”

Posted: 14 Aug 2017 01:00 PM PDT

Prindërit po dëmtojnë fëmijët e tyre duke u plotësuar çdo tekë të tyren dhe duke mos qenë të aftë t'u thonë asnjëherë "JO".

Për shumë mësues, sjellja e keqe në klasë nuk vjen si pasojë e vetë nxënësve por nga prindërit, sipas dr. Amanda Gummer, psikologe e specializuar në zhvillimin e fëmijëve.

Fëmijët e padisiplinuar vijnë zakonisht nga familje të cilat u plotësojnë atyre çdo dëshirë dhe u japin vëmendje intensive, duke nxitur kështu zhvillimin e sindromës "perandori i vogël".

Nga eksperienca e saj duke punuar me mësuesit e shkollës fillore, psikologja tregon se sjellja dhe qëndrimi i këtyre prindërve është edhe më e shokuese sesa e fëmijëve të tyre.

“Ata janë shumë ambicioz për të ardhmen e fëmijës – duke mos kuptuar sa keq po ndikojnë në përgatitjen e tyre për t'u përballur me jetën reale", thotë ajo.

Përveçse i pengojnë fëmijët të marrin vetë vendime apo të jenë të pavarur, ata bëhen edhe më agresivë dhe të vështirë.Këta fëmijë e kanë të vështirë të qëndrojnë në klasë sepse nuk e përballojnë dot faktin që nuk janë gjithmonë të parët.

Ata janë rritur me besimin se gjithçka u përket atyre dhe bëjnë çdo gjë për të marrë vëmendjen të parët.Kjo sjellje e fëmijëve të padisiplinuar mirë i acaron edhe më shumë mësuesit.

Studime të mëparshme kanë treguar se prindërit të cilët vendosin shumë kontroll mbi fëmijët mund t'u shkaktojnë atyre dëmtime psikologjike me kalimin e viteve.

Një studim i vitit 2015 nga Kolegji Universitar i Londrës, ku u monitoruan mbi 5000 persona që nga lindja, zbuloi se individët, prindërit e të cilëve kishin ndërhyrë në privatësinë e tyre në një mënyrë të caktuar, ishin më pak të lumtur në adoleshencë, 30-at, 40-at dhe më vonë.

Fëmijët kanë nevojë për rregulla, kufij dhe mundësi për të ndjerë të ftohtin, urinë, të bien dhe të ngrihen vetë, kështu ata mund të mësojnë nga gabimet e tyre.

Nëse deprivohen nga këto eksperienca bazike të jetës në shtëpi, e bën më të vështirë edukimin e tyre nga mësuesit./Mesazhi/

The post Fëmijëve duhet thënë ndonjëherë "JO” appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli rrënon tre shtëpi të palestinezëve

Posted: 14 Aug 2017 12:59 PM PDT

Forcat izraelite kanë rrënuar tre shtëpi të palestinezëve në afërsi të qytetit El-Halil i cili ndodhet në Bregun e okupuar Perëndimor me pretendimin se janë të palicencuara.

Shtëpitë të cilat gjenden në rajonin Musafir Jata në jug të qyteti El-Halil, u rrënuan me buldozer nën mbikëqyrjen e forcave izraelite pasi që u evakuuan.

Forcat izraelite pohojnë se objektet në fjalë gjenden në rajonin “C” dhe janë ndërtuar pa leje.

Në kuadër të “Marrëveshjes së dytë të Oslos” të nënshkruar mes Palestinës dhe Izraelit në vitin 1995, Bregu Perëndimor ishte ndarë në rajonet A, B dhe C.

“Rajoni A” që përbën 18 për qind të menaxhimit administrativ dhe të sigurisë iu dha Palestinës, “Rajoni B” me 21 për qind të menaxhimit administrativ iu dha Palestinës ndërsa siguria Izraelit.

“Rajoni C” me 61 për qind me “Administratë dhe siguri” iu dha Izraelit. Qeverisja izraelite e bën pothuajse të pamundur që palestinezët të ndërtojnë në rajonin C.

Në Jerusalemin Lindor që gjendet nën okupimin izraelit ka rreth 200 mijë kolonë hebrenjë, ndërsa në Bregun Perëndimor 400 mijë. Komuniteti ndërkombëtar i llogarit si ilegale vendbanimet hebreje që ndodhen në territoret e okupuara nga Izraeli.

The post Izraeli rrënon tre shtëpi të palestinezëve appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more