Skip to main content

Lajmi.net: “Sulmohet shefi i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj” plus 8 more

Lajmi.net: “Sulmohet shefi i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj” plus 8 more


Sulmohet shefi i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj

Posted: 16 Aug 2017 12:01 AM PDT

Rasti ka ndodhur derisa Zogaj po dilte nga banesa e tij. Nuk dihet akoma se nga kush u krye ky sulm.

Rastin e ka bërë të ditur përmes një komunikate Ministria e Drejtësisë.

"Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë  do të bashkëpunoj me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj z. Zogaj", thuhet në komunikatë.

Më shumë se 400 mjekë kosovarë shërbejnë jashtë Kosovës

Posted: 16 Aug 2017 12:01 AM PDT

Prandaj, njëri nga këta mjek që shërben në Ulm të Gjermanisë, Xhevdet Ademaj, pas shtatë vjetësh, ka shprehur gatishmëri të kthehet në vendlindje, nëse Kosova i krijon ambient të volitshëm për të ushtruar profesionin human të kirurgut .

Dr, Ademaj i specializuar në kirurgjinë e fëmijëve, në emisionin "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK foli për kirurgjinë laparskopike tek fëmijët që kanë probleme me testikuj. Ai tha se kjo është një metodë e e avancuar që aplikohet gjithandej shteteve evropiane, por që çalon në Kosovë nëpër klinikat shtetërore. Por në ato, private siç tha Dr, Ademaj, zbatohet edhe në Kosovë.

Për të gjitha anomalitë që shfaqen tek fëmijët në testikuj, për kushtet që ofron Gjermania për mjekët e huaj, por edhe trajtimet mjekësore në Gjermani dhe Kosova, Dr, Adem i shpalosi në RTK.

Kamarierja nuk njeh kryeministrin, e lë të presë 20 minuta

Posted: 15 Aug 2017 11:56 PM PDT

Studentja irlandeze, Emma Kelly, nga Dublini, i kërkoi Leo Varadkar dhe shokut të tij të prisnin në bar për 20 minuta mbrëmjen e së dielës.

"Ata donin të uleshin jashtë kështu që u thashë se do të prisnin".
Ajo tha se i kishte pyetur atë nëse ishin irlandezë, para se ta akomodonte në një "tryezë të vogël".
Pasi një mike i vuri në dukje se kush ishte, Kelly njoftoi në Twitter për takimin rastësor, duke shkruar:

"Sinqerisht, çfarë është e gabuar tek unë?"
20-vjeçarja, e cila është në SHBA me një vizë studimi të posaçëm për verën, tha se ndihej "e zënë ngushtë" nga episodi dhe kërkoi falje përpara se ta ulte kryeministrin irlandez dhe shoqëruesin e tij në një tjetër tryezë të madhe.
Ai ishte me të vërtetë i këndshëm dhe nuk u revoltua nga fakti se nuk e njohëm. Kështu mendoj".

Për Banonin po vështirësohet situata në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 15 Aug 2017 11:53 PM PDT

Sipas informacioneve të kanalit televiziv CNN, John Kelly, shefi i ri i shtabit në Shtëpinë e Bardhë dëshiron ta heqë qafe sa më parë Stephen Bannon-in. Këtë e bënë të ditur në kushte anonimiteti një bashkëpunëtor aktual dhe një bashkëpunëtor i larguar i Presientit. Kanali televiziv, CBS madje përcaktoi edhe një kornizë kohore. Ai raportoi duke iu referuar një burimi, që nuk e përmendi, se Bannon mund të largohet nga posti që në fund të javës.

Shkak është kritika e Presidentit të SHBA, Donald Trump ndaj dhunës ekstremiste të djathtë në Virginia. Vetëm pas presionit masiv nga brenda dhe jashtë vendit u distancua Trumpi nga dhuna ekstremiste e djathtë në Charlottesville. Dy ditë më parë ai deklaroi vetëm se për dhunën janë përgjegjëse “shumë palë”. Kjo i solli atij ndër të tjera kritikë të ashpër edhe nga kampi i tij.

Bannon thuhet se ka kontakte me organizata të djathta

Shumë shohin pas deklaratave fillimisht ngurruese të Presidentit të SHBA dorëshkrimin e kryestrategut të tij Bannon. Kritika që bëhet është se deklaratën e tij të parë, e cila nuk i vinte emër të qartë terrorit nga e djathta, Trumpi e pati formuluar të tillë për të mos lënduar ekstremistët e djathtë dhe racistët në radhët e mbështetësve të tij. Pas saj, sipas kritikëve, ndodhet Bannon-i.

Ish-shefi nacionalist i djathtë i portalit “Breitbart News” konsiderohet si një nga kokat pas luftërave për pushtet në Shtëpinë e Bardhë. Portali i dikurshëm i internetit i Bannonit kritikohet se ka ndikuar në forcimin e lëvizjes antisemite dhe raciste Alt-Right.

Por duke folur para reporterëve në lobin e Trump Tower në New York të martën, Trump tha se Bannon “është njeri i mirë, nuk është racist”. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të”, tha Trumpi, duke e lënë të hapur të ardhmen e Bannon-it. Sipas tij, marrëdhëniet racore në SHBA janë përmirësuar që kur ai ka ardhur në pushtet. Trump përsëriti se dhuna në Charlottesville erdhi nga të dyja palët dhe se përfaqësuesit e të majtëve i patën sulmuar të djathtët.

Lidhja me organizatat djathtiste

63 vjeçari Bannon shihet shpesh në lidhje me organizata djathitiste nga më të ndryshmet, të cilat mblidhen nën emrin “Alt-Right”. Pjesë të rëndësishme të agjendës politike të Trumpit janë lufta kundër emigrimit “të tepërt” dhe një luftë kulturore e Perëndimit “të krishterë” kundër pjesëve të tjera të botës.

Mësohet se Bannoni ka disa kohë që e ka humbur ndikimin. Sipas të dhënave, Trumpi takohet vetëm një herë në javë me kryestrategun e tij; Bannoni është dërguar në një lloj “internimi të brendshëm”, raporton “New York Times”.

Sipas një informacioni të kësaj gazete, moduli i medieve, Rupert Murdoch i pati kërkuar që para dhunës në Charlottesville Trumpit që ta largojë nga posti kryestrategun e tij. Presidenti i SHBA e pati kundërshtuar sipas këtij informacioni vetëm me gjysmë zemre këtë kërkesë. Njëkohësisht ai është shprehur i zhgënjyer nga Bannoni. Shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly sipas këtij informacioni ka paralajmëruar se nuk do t’i durojë më intrigat në Shtëpinë e Bardhë./DW

Sot, mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Posted: 15 Aug 2017 11:53 PM PDT

Sipas IHMK-së, temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të ditëve tjera.

Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius.

ATK-ja arkëtoi nga falja e borxheve 2.7 milionë euro në vitin 2017

Posted: 15 Aug 2017 11:51 PM PDT

Për këtë vit planifikohet që të arkëtohen edhe 10 milionë euro. Në vitin 2016 janë falur 216 milionë euro borxhe, ku për vitet 2015 dhe 2016 në ATK u inkasuan 24.2 milion euro.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri.

"Janë falur 216 milion euro borxhe ndërsa janë inkasuar për periudhën 2015-2016 nga ky ligj 24.2 milionë euro, kanë qenë parashikimet për përfitim prej këtij ligji diku 10 milionë euro në vitin 2016 ndërsa arkëtimi ka qenë 24.2 milionë euro që do të thotë ky ligj ka qenë i dobishëm edhe për tatimpaguesit edhe për ATK-në. Këtë vit ligji nuk ka pasur mundësi të ketë edhe pritjet çfarë i ka pasur në vitin 2016 dhe deri më tani e kanë shfrytëzuar 2280 tatimpagues dhe kemi arritur që të pastrojmë listat afërsisht për 20 milionë euro dhe kemi arritur që të arkëtojmë 2.7 milionë", tha Imeri.

Imeri ka thënë se ky institucion e ka shfrytëzuar këtë ligj si përparësi për të pastruar listat e tatimpaguesve, posaçërisht të atyre me borxhe të vjetra.

"Administrata Tatimore e ka shfrytëzuar këtë ligj si përparësi për të pastruar listat e tatimpaguesve posaçërisht nga borxhet e vjetra për të cilat edhe fuqia e ATK-së thuajse ka qenë e pamundur që të zhvillohen procedura në arkëtimin e atyre borxheve", theksoi Imeri.

Ai e ka konsideruar si të panevojshme shtyrjen e kohëzgjatjes së fuqisë së këtij ligji.

"Unë konsideroj se ka qenë periudhë e mjaftueshme edhe për institucionet por edhe për qytetarët dhe tatimpaguesit që të përfitojnë nga ky ligj. Interesimi më i madh ka qenë në vitin 2016 sepse askush nuk e ka parashikuar që ky ligj mund të vazhdohet", tha Imeri.

Ligji për faljen e borxheve publike ka hyr në fuqi më 2 shtator të vitit 2015 deri më 1 shtator të vitit 2016, ku pas përfundimit të mandatit i njëjti ka hyrë në fuqi me 1 janar të vitit 2017 deri më 31 gusht të këtij viti.

Mustafa: Kush janë ata që marrin vendime “të mëdha” -Komandantët? Molotovët? Paqësorët?

Posted: 15 Aug 2017 11:51 PM PDT

Isa Mustafa

Më tej Mustafa ka pyetur se kush janë ata që të "fortit" që marrin vendime të mëdha.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Kush dhe si merr vendime të mëdha?

Si fëmijë shkoja kohëve të pushimeve shkollore nga Prishtina në fshatin tim Prapashticë, te axha im. Një herë, deri sa isha para shtëpisë, vërejta se po ecte ngadalë, si duke u hamendur, një fqinjë i yni me plis dhe maramë në pikun e verës. I u drejtova, hajde o bacë, a po vjen brenda. Ma ktheu " jo biro, veç dola po eci, e po bej seri e po bej…deri sa mo s'po di si me bo". Bacin e kishte rënduar varfëria, familja e madhe dhe kërkonte derë për zgjidhje.

Në këto ditë do të doja të shoh një të mençur të na thoshte sesi të marrim vendime të mëdha, të cilat u morën si pretekst për të ardhur në këtë situatë, që as Kuvendin s'po arrijmë të konstituojmë. Si të zgjidhim liberalizimin e vizave, për qytetarët tanë , të cilët të vetmit kanë mbetur të izoluar në Evropë, e që lidhet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kush do ti sigurojë 80 vota në kuvend. A do të votohet marrëveshja e cila është pajtuar me Malin e Zi apo do të kërkohet tjetër marrëveshje. A do të pajtohet Mali i Zi të bëjë një marrëveshje tjetër , pasi ka ratifikuar në Parlament marrëveshjen e pajtuar me ne. Nëse jo, sa do të zgjasin procedurat në arbitrazh ndërkombëtar dhe sa do të shtyhet liberalizimi, pasi që Komisioni Evropian ka konkluduar se ratifikimin duhet ta bëjë Kuvendi i Kosovës e jo arbitrazhi ndërkombëtar.

Si do të procedohet me dialogun me Serbinë, me të cilin lidhet rruga jonë e integrimeve evropiane.

Si do të transformohet FSK në Forcë të Armatosur, dhe si do të ruhet partneriteti me NATO-n dhe me SHBA-të, në situatën kur serbet në kuvend refuzojnë të votojnë ndryshimet kushtetuese që lidhen me këtë materie, ndërkaq partnerët tanë thonë se kjo duhet të bëhet me pajtueshmëri të gjere dhe me ndryshime kushtetuese.

Si do të forcohet shteti ligjor, më konkretisht si do të luftohet krimi dhe si do të luftohet korrupsioni.

Kush janë ata "të fortit" që marrin vendime "të mëdha": Komandantët? Molotovët? Paqësorët?

Kam dëgjuar deklarata të ndryshme se Kosovës i nevojiten liderë që marrin vendime të mëdha. Por për të marrë vendime të mëdha duhet pasur madhësinë e pasuesve, si qytetarë apo deputetë që përfaqësojnë sovranin. Në Kosovë, maksimalisht arrihet te një e treta.

Deri tani, ne kemi marrë vendime të mëdha, por të gjitha këto vendime i kemi marrë me mbështetje të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të miqve tanë evropian. Vendimi për shpalljen e pavarësisë. Vendimi i gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Marrëveshjet e dialogut me Serbinë. Njohjet e pavarësisë nga shtete të ndryshme.

Votat që LDK i ka dhënë në Kuvend deri sa ishte në opozitë, për disa vendime të mëdha, por jo të lehta, janë pajtime të arritura me faktorin ndërkombëtar, në rend të parë me SHBA për të quar përpara proceset e pavarësisë dhe të shtetndërtimit. Si LDK nuk kemi dhënë votë për zgjatjen e vendeve të rezervuara për përfaqësuesit joshumicë në Kuvend. Nuk e kemi përkrahur fusnotën.

Konsideroj se përgjegjësinë për të gjetur zgjidhjen e kanë ata që e shkaktuan këtë gjendje . Ata tani duhet të mendojnë dhe të veprojnë ndryshe, jo vetëm si me prishë, por si me ndërtua.

Noizy me zemër të madhe! Befason fëmijët e jetimores (Foto)

Posted: 15 Aug 2017 11:51 PM PDT

Në profilin e tij në Instagram, Noizy dje publikoi disa imazhe në të cilat u shfaq nga një ambient më ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim zakonisht, shkruan lajmi.net.

Ai bashkë me disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, befasuan fëmijët në jetimoren e Shkodrës.

Reperi ndau dhurata për fëmijët, të cilët nga imazhet që ai solli për ne në rrjete sociale u pa se si fëmijët ishin të lumtur tejmase nga ajo që bëri reperi. /Lajmi.net/

Raporti: Koresë Veriore nuk i nevojitet teknologjia ukrainase

Posted: 15 Aug 2017 11:50 PM PDT

Kjo agjenci dje ka raportuar se Ukraina i ka hedhur poshtë pohimet se e furnizon Korenë Veriore me çfarëdo teknologjie raketore.

Në raport, citohet një zyrtar i inteligjencës amerikane, që thotë se "ne kemi inteligjencë që sugjeron se Koreja Veriore nuk varet nga importi i motorëve… dhe në vend të kësaj, ne vlerësojmë se ata kanë kapacitet që vetë të prodhojnë motorë".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more