Skip to main content

Lajmi.net: “Planet e Londrës për Brexit” plus 8 more

Lajmi.net: “Planet e Londrës për Brexit” plus 8 more


Planet e Londrës për Brexit

Posted: 14 Aug 2017 12:32 AM PDT

Tani duket se mes dy ministrave të qeverisë së Theresa Mayt grindja për rrugën se si duhet zhvilluar Brexit është platitur. “Jemi gati" –”jemi të përgatitur", thuhet në Londër. Ata kanë dalë tani me një propozim të përbashkët për fazën e ndërmjetme të daljes nga BE.

Kërkohet fazë e ndërmjetme

Në një artikull për “Sunday Telegraph” dy ministrat propozojnë një fazë të ndërmjetme për përmbushjen e procesit të Brexit të planifikuar në vitin 2019. Me këtë të dy ministrat Hammond dhe Fox duan t’i japin “më shumë siguri" ekonomisë. Kjo fazë e ndërmjetme, megjithatë nuk duhet të “jetë e pakufizuar", shkruajnë ata, dhe as të tentojë një anëtarësim të ri përmes derës së pasme. Në këtë fazë të ndërmjetme Britania e Madhe “do të jetë jashtë unionit doganor" dhe nuk do të jetë e lidhur më me marrëveshjet europiane.

Edhe ministria e Brexit të David Davis ka bërë të ditur, se do të publikojë një radhë “dokumentash të detajuara për pozicionet britanike" që do të jenë pjesë e negociatave në Bruksel. Aty bëhet fjalë si për ndarjen me BE ashtu edhe për formësimin e marrëdhënies së ardhshme. Britania e Madhe pret që negociatat të fillojnë në tetor.

E ardhmja e kufirit gjelbër në ishullin e gjelbër

Një temë e rëndësishme në këto negociata do të jetë edhe kufiri i ardhshëm mes BE dhe Republikës së Irlandës e Irlandës veriore britanike. Në ishullin e gjelbër njerëzit i tremben pasojave ekonomike dhe rihapjes së plagëve të vjetra në rajonin që ka vuajtur gjatë nga lufta qytetare.

Si kohë për fillimin e Brexit ishte parashikuar qershori. Por bisedimet e deritanishme nuk kanë pasur sukses. BE pret deri në fund të gushtit nga qeveria britanike që të sqarojë pozicionet për çështjet kryesore të procesit të ndarjes. Ndërsa ministri britanik i Brexit, Davis kërkoi që BE të lëvizë nga pozicionet e saj.

E drejta e qëndrimit dhe llogaria e fundit

Më 28 gusht është planifikuar një raund i ri në Bruksel. Britania e Madhe kërkon të largohet nga BE deri në mars 2019. Temë qendrore në negociata është edhe e drejta e qëndrimit të 3,2 milionë banorëve të BE në Mbretërinë e Basbkuar dhe 1,2 milionë britanikëve në Bashkimin Europian.

Grindje sundon edhe lidhur me pretendimet financiare të Brukselit ndaj Britanisë së Madhe që kapin shifrën e 100 miliardë eurove. Sipas “Sunday Telegraph”, qeveria e Londrës është e gatshme të paguajë 40 miliardë euro, në rast se Brukseli është i gatshëm të hapë negociatat për një marrëveshje të re tregtie. Por BE nuk dëshiron të flasë për marrëdhëniet e ardhshme me BE, para se të sqarohen mirë çështjet kryesore të divorcit të Britanisë së Madhe nga unioni. /DW/

Koha në të cilën zgjohemi natën zbulon cila pjesë e trupit është “më e dobët”

Posted: 14 Aug 2017 12:29 AM PDT

Nëse zgjoheni midis orës 23 dhe orës një pas mesnate

Zgjimi në këtë kohë do të thotë që hani ushqim tepër të rëndë dhe tepër të yndyrshëm dhe se është koha që të ndryshoni shprehitë e ushqimit,  transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë mund të thotë edhe që në vete i mbani emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe gjykimi i vetvetes dhe/ose i të tjerëve.

Nëse zgjoheni midis orës 1 dhe orës 3 pas mesnate

Trupi ju tërheq vërejtjen që të ndryshoni ushqimin dhe të zvogëloni pirjen e alkoolit.
Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë është i lidhur me emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe fajësia për ç'shkak vështirë mund të relaksoheni.

Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5 para mëngjesi

Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5, kjo mund të jetë shenjë që mushkëritë janë tepër të ngarkuara me ajër të ndotur apo me shprehinë si p.sh. shprehia e pirjes së duhanit, por edhe me ushqimin e rëndë. Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë është i lidhur me ndjenjat si p.sh. të pikëllimit dhe keqardhjes.

Nëse zgjoheni midis orës 5 dhe 7

Zgjimi në këtë kohë mund të thotë që trupi ju është i dehidruar dhe i mungon uji, por edhe ndjenja e padurimit, ndjenja e të qenit i paplotësuar dhe ndjenja e pasigurisë.
Gjithashtu, kjo mund të thotë që në jetë ju mungojnë ndryshimet, lëvizjet dhe kujdesi për veten.

Tifozët e Realit të pakënaqur, arsyeja është e çuditshme

Posted: 14 Aug 2017 12:24 AM PDT

Tifozët e Real Madridit janë shprehur të pakënaqur me ekipin e tyre të zemrës.

Kjo ka ndodhur për shkak të fanellave që klubi madrilien vendosi t’i veshë në El Clasico.

Tifozët janë shprehur thellësisht të pakënaqur, duke shpërthyer në rrjetet sociale, përcjellë “Lajmi.net”.

Ata kanë kërkuar që Reali të luajë me ngjyrën tradicionale, atë të bardhën. /Lajmi.net/

Vesa Luma provokon në Snapchat (Foto)

Posted: 14 Aug 2017 12:23 AM PDT

Për fotografinë e fundit, Vesa ka përforur Snapchat dhe efektet e tij, shkruan lajmi.net.

Ajo pozoi tejet atraktive, duke ekspozuar gjoksin e mbështjelluar me një material shumë transparent, ashtu siç nuk e shohim herave të tjera.

Projekti i fundit i Encës është ‘Ti zemra ime’, të cilin e solli në bashkëpunim me Ervin Gonxhin. /Lajmi.net/

Gjuriq pret në Beograd kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë

Posted: 14 Aug 2017 12:17 AM PDT

Drejtori i së ashtu quajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk dihet se çka do të flas me mysafirët nga Kosova, shkruan Kossev, transmeton Klan Kosova.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Serbisë, dhe më pas aty do të mbabet një konferencë.

Gjuriq ashtu sikurse në takimin e kaluar që kishte mbajtur me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq edhe këtë takim e mban para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Neymar e njoron keq Barcelonën

Posted: 14 Aug 2017 12:12 AM PDT

Braziliani thotë që është “ngjallur” pas transferimit te Paris Saint Germain.

“Njerëzit mendojnë se kur largoheni nga Barcelona është si të vdisni, por jo, kjo është e kundërta. Jam më gjallë se kurrë", deklaroi Neymar, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më ka ndryshuar vetëm shteti, qyteti dhe skuadra. Unë jam shumë i lumtur këtu”, shtoi braziliani.

Ai debutoi me gol dhe asistim mbrëmë. /Lajmi.net/

Zëvendëspresidenti amerikan e filloi turneun në Amerikën Latine

Posted: 14 Aug 2017 12:12 AM PDT

Pence në qytetin Kartagjena mbrëmë vonë e ka pritur lideri i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.

Turneu i zyrtarit të lartë amerikan në Amerikën Qendrore dhe Jugore, po bëhet në periudhën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, para dy ditësh tha se nuk e përjashton "opsionin ushtarak" në përgjigje të krizës politike në Venezuelë.

Ministria e jashtme e Kolumbisë e ka dënuar deklaratën e Trumpit, duke theksuar se i kundërshton çfarëdo masash ushtarake.

Gjatë një konference për gazetarë, zoti Santos tha se i ka thënë zëvendëspresidentit Pence, se Shtetet e Bashkuara as që duhet të mendojnë për ndonjë aksion ushtarak në Venezuelë.

"Derisa miqtë duhet t'ia thonë njëri-tjetrit të vërtetën, unë i kam thënë zëvendëspresidentit Pence se mundësia e intervenimit ushtarak, as që duhet të merret në shqyrtim, as në Kolumbi e as në Amerikën Latine", tha Santos.

Këto 2 lule duhet t’i keni patjetër në shtëpi

Posted: 14 Aug 2017 12:09 AM PDT

Një nga bimët që të gjithë mund ta kemi në shtëpi dhe që meriton të quhet fabrika e oksigjenit është Aloe Vera, përcjell lajmi.net

Kjo bimë ka veti kurative të mrekullueshme në kozmetikë por na ndihmon që të kemi dhe ajër të freskët në shtëpitë tona. Aloe Vera, është shumë e lehtë për tu mirëmbajtur dhe i heq të gjitha kimikatet e dëmshme.

Ajo e pastron ajrin duke e absorbuar dioksidin e karbonit, monoksidin e karbonit dhe formaldeidet.
Përpos kësaj, më e mira e kësaj bime është se kur në shtëpi gjendet një nivel i lartë i kimikateve të dëmshme, lulja fillon të zhvillojë pika ngjyrë kafe të cilat ju lajmërojnë se diçka nuk është në rregull.

Por përveç Aloe Verës, një fabrikë e pastrimit të ajrit është dhe fikusi. Lulja e fikusit nuk kërkon shumë dritë dhe pastron ajrin në mënyrë të shkëlqyer. /Lajmi.net/

Shqipëria e papërgatitur në luftën me zjarret

Posted: 14 Aug 2017 12:03 AM PDT

Mijëra hektarë  pyje, shkurre dhe kullota janë shkrumbuar në mbarë vendin në muajin gusht dhe vetëm gjatë  72 orëve të fundit numërohshin 19 vatra zjarri, ku më i rrezikshmi konsiderohej zjarri i rënë në afërsi të tunelit të Kërrabës, në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan.

Flakët kanë përpirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh edhe në zonat e mbrojtura ndërkohë që punonjësit e emergjencave civile ankohen se punojnë me mjete të papërshtatshme dhe me një personel të pa trajnuar e të vogël në numër.  Efektivë të zjarrfikësve i thanë BIRN se në të shumtën e rasteve ata  janë të detyruar të shkojnë në operacione  në zonat që nuk janë nën administrimin e tyre.  Për shkak të terrenit malor dhe prodhimit të vjetër të makinave zjarrëfiks, mjetet  në shumë rasteve i lënë në rrugë, pa arritur destinacionin.

Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit i thanë BIRN se vetëm 17 % e territorit pyjor administrohet prej  tyre ndërsa pjesa tjetër prej pushtetit vendor, ndërkohë që gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve kanë konstatuar që shumica e bashkive nuk kanë ngritur drejtoritë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.  Me reformën e re administrative shërbimi i zjarfikses është në kompetencë e pushtetit vendore, ndërkohë që situata e rëndë ka bërë që të përfshihen forcat e ushtrisë dhe  efektivë të policisë së shtetit.

Përgjatë 1 muaji në operacionet e shuarjes së zjarrit janë përfshire mbi 2800  ushtarakë,  helikopterë dhe avionë të posaçëm  të ardhur nga Greqia.

Në mbarë vendin janë regjistruar 87 vatra zjarri, ndërkohë që Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, deklaron se të shumtën e rasteve zjarrvënia është e qëllimshme.

Policia e shtetit ka arrestuar 17 perona si të dyshuar për zjarrvënës të qëllimshme ndërkohë që ka proceduar  në gjendje të lirë 8 të tjerë.

Mijëra hektarë të shkrumbuar

Sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh, shkurresh, kullotash janë përpirë nga flakët ndërkohë që institucionet shqiptare nuk deklarojnë shifra përmbledhëse mbi sipërfaqen totale të shkrumbuar. Rasti i parë i zjarrit gjatë këtij sezoni u konstatuat 40 ditë më parë në Parkun Kombëtar të Lurës.

Raportimet e  Ministrisë së Brendshme janë periodike sa i përket vatrave të zjarrit dhe pasojave të shkaktuara, ndërkohë  që Ministria  e Mbrojtës ka angazhuar në këtë betejë rreth  40 % të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë.

BIRN mblodhi dhe analizoi të gjitha deklaratat periodike të  Ministrisë së Brendshme,  që nga 1 Korriku deri më 11 Gusht 2017.

Referuar këtyre të dhënave, rezulton se sipërfaqja e djegur është 1582.05 hektarë pyje -përfshirë pisha, ah, shkurre dhe kullota.  Qarqet më të prekura janë Tirana, Shkodra, Gjirokastra  dhe Vlora.

Ndërsa sipas sistemit të monitorimit të zjarrit 'European Forest Fire Information System, i cili është pjesë e sistemit 'Copernicus' të emergjencave civile të krijuar nga Komisioni Europian, në Shqipëri gjatë vitit janë djegur 15,228 hektarë pyje dhe kullota dhe janë regjistruar 87 vatra  zjarri – 10 herë më e madhe.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi i tha BIRN se gjendja e zjarreve në vend mund të konsiderohej kritike por ai shtoi se situata është nën kontroll dhe efektivave të  zjarrfikësve u kanë ardhur në ndihme dhe forcat e ushtrisë si dhe helikopter  nga vedet fqinje.Zjarret kanë prekur dhe zonat e mbrojtura dhe Parqet Kombëtare, ku për periudhën Janar-Korrik 2017, ka pasur 15 raste të rënies së zjarrit dhe mbi 500 hektarë pyje të djegur.

Zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu i tha BIRN se gjendja është kritike dhe se në të shumtën e rasteve zjarrvëniet janë të qëllimshme.

"Nuk duhen përjashtuar dhe rastet aksidentale por na rezulton se të shumta janë rastet ku kemi të bëjmë me zjarrvënës të qëllimshme," tha Xhaxhiu.

"Janë barinjtë apo dhe njerëz që për arsye të ndryshme i vënë flakën hapësirave të gjelbërua për të përfituar sipërfaqe toke të lirë," shtoi ai.

Në mbarë vendin 17 persona janë arrestuar me akuzën e vendosjes së qëllimshme të zjarreve dhe  8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Kodi penal shqiptar parashikon masa të rënda dënimi për vendosjen e qëllimtë të zjarrit në pyje. Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.

 

Sipas Xhaxhiur një zbatim më i mirë i ligjit dhe denoncimi i rasteve të qëllimshme të zjarrvënës do minimizojë pasojat shkatërruese të zjarreve në vend.Megjithëse Ministria e Mjedisit menaxhon vetëm 17% të territorit pyjor në vend, ku për shkak të zbatimit të reformës administrative territoriale pyjet dhe kullotat i kaluan pushtetit vendor, Xhahiu thotë se gjatë inspektimeve ka konstatuar se një pjesë e mirë e bashkive nuk kanë marrë masa për ngritje strukturave të mbrojtjes nga zjarri.

"Konstatojmë se në të shumtën e rasteve bashkitë ende nuk kanë ngritur strukturat e tyre të menaxhimit të territorit apo siç janë edhe drejtoritë  e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.Kjo ka qenë dhe një arsyet pse pasojat e shkaktuara nga vatrat  zjarrit janë më të mëdha," nënvizoi Xhaxhiu.

Qarqet ku zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe pyjore, sipas deklaratave zyrtare të Ministrisë së Brendshme janë Tirana ku  janë djegur një sipërfaqe prej 202.9 hektarëv, Shkodra me 226.1 ha të djegura, Vlora me një sipërfaqe prej 454.6 hektarë të djegur dhe  Gjirokastra me 111.55 hektarë.

Bashkia Tiranë dhe Shkodër nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi masat e marra nga ana e tyre për ndërtimin e stukuarve të Mbrojtës së zjarrit.

Ndërsa problematika e menaxhimit strukturave vendore pranohet nga drejtuesit e zjarrfikësve në Gjirokastër dhe Vlorë.

Drejtori i kabinetit të bashkisë Gjirokastër Entela Bani, i tha BIRN se në këtë qark është ngritur shtabi i emergjencave ku është instruktuar personeli për vëzhgimin e zonave, kryesisht për zonat e mbrojtura, si Qendra Historike e Gjirokastrës . Nga agjencitë në varësi të bashkisë, si Agjencia e Shërbimeve Publike dhe Agjencia e Shërbimeve Bujqësore, Mjedisore e Veterinare janë ngritur grupe vullnetarësh, të cilët janë trajnuar pranë MZSH Gjirokastër.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more