Skip to main content

Koha.net: “Reali me fitore të madhe në luftën për Superkupë” plus 29 more

Koha.net: “Reali me fitore të madhe në luftën për Superkupë” plus 29 more


Reali me fitore të madhe në luftën për Superkupë

Posted: 13 Aug 2017 02:57 PM PDT

Real Madridi ka bërë hap të madh ndrej fitores së Superkupës, duke shënuar fitore si mysafire ndaj Barcelonës, me rezultat 3 me 1. Së pari ishte Pique ai që zhblloki rezulttin, duke shënuar në portën e gabuar. Autogoli I tij I dha epërsinë e pare mbretërve. Në minutën e 77 Messi barazoi përmes një penalltie, Por gëzimi i blaugranëve zgjati pak. Në minutën e 80 Ronaldo bombardoi portën e Barcelonës me një supergol, pas një kundërzbritjeje të shpejtë. Dy minuta më pas Ronaldo u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo bombardon Barcelonën, ndëshkohet me të kuq

Posted: 13 Aug 2017 02:44 PM PDT

Ronaldo ka rikthyer epërsinë e Real Madridit ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës. Ai shënoi një eurogol në minutën e 80, por dy minuta më vonë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të simulimit, transmeton koha.net ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Messi barazon shifrat në “El Clasicon” e Superkupës

Posted: 13 Aug 2017 02:40 PM PDT

Barcelona e ka barazuar rezultatin në 1-1 në duel me Real Madridin. Është Lionel Messi, i cili ka shënuar nga penalltia në minutën e 77-të. Barcelona dhe Reali po luajnë në “Camp Nou”, sfidën e parë te Superkupës së Spanjës. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Trump përballë kritikave lidhur me protestat e dhunshme

Posted: 13 Aug 2017 02:29 PM PDT

Presidenti Donald Trump po përballet me kritika të shumta nga i gjithë spektri i politikës amerikane, ngaqë nuk dënoi supremacistët e bardhë, të cilët ishin organizatorët e mitingut “Të bashkojmë të djathtën” në Sharlotsville të Virxhinias, që përfundoi me dhunë vdekjeprurëse. Zoti Trump, i cili zakonisht komenton menjëherë pas sulmeve terroriste, e dënoi dhunën “si shprehje skandaloze të urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës nga të gjitha palët”. Përmes Twitterit, ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjilani kërkon Evropën, trajneri e lojtarët synojnë ose titullin ose Kupën

Posted: 13 Aug 2017 02:29 PM PDT

Skuadra e Gjilanit është duke vazhduar përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll. Ekipi nga Anamorava ka kryer edhe një fazë përgatitore në Mavrovë të Maqedonisë. Gjilanasit gjatë këtij afati kalimtar të verës kanë qenë mjaft aktivë duke transferuar plotë tetë futbollistë. Trajneri i gjilanasve, Arbnor Morina, është shprehur i kënaqur me fazën përgatitore duke folur edhe për synimet e Gjilanit, këtë vit. Të bindur në rezultate......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Analistët: Politika e Presidentit Trump për Rusinë, ende në formim

Posted: 13 Aug 2017 02:23 PM PDT

Mbështetja me hezitim e Presidentit Donald Trump për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, si dhe komentet e bëra prej tij, janë interpretuar në Moskë si një pikë kthese për përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Me gjithë apatinë e Presidentit për çështjen e ndërhyrjes së Kremlinit në zgjedhjet amerikane, ashpërsimi i marrëdhënies, i shoqëruar me lavdërimet për Presidentin Putin, ngrenë pikëpyetjen se cila është në të vërtetë politika e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Autogoli i Piques i jep epërsinë “mbretërve”

Posted: 13 Aug 2017 02:18 PM PDT

Real Madridi ka kaluar në epërsi prej 1-0, kundër Barcelonës midis “Camp Nout”. Mbrojtësi Pique ka shënuar autogol për t’i sjellë kampionët në fuqi të Spanjës në epërsi. Pas një krosimi të ultë nga Marcelo, mbrojtësi spanjoll në përpjekje për ta larguar topin e devijoi atë drejt vendit të gabuar për skuadrën e tij. Barcelona dhe Real po luajnë në sfidën e parë te Superkupës së Spanjës. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Panairi i librit në Ulqin tërheq vizitorë të shumtë

Posted: 13 Aug 2017 02:18 PM PDT

Në Ulqin është duke u mbajtur Panairi i 17-të i Librit, ku marrin pjesë mbi 30 shtëpi botuese nga rajoni. Panairi i Librit zhvillohet në kulmin e sezonit të verës, kur në bregdetin e Ulqinit pushojnë turistë të shumtë, duke nxitur leximin e librit. Kjo është ngjarje e rëndësishme e kulturës në Ulqin, e sidomos kur ndodh në kohën kur vendi është i mbushur me turistë. Panairi në Ulqin paraqet një shembull të veçantë ku shiten libra të rëndësishme për këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Kosovë ka më shumë persona të verbër seç thonë statistikat

Posted: 13 Aug 2017 02:04 PM PDT

Në Kosovë, 5 mijë persona janë anëtarësuar në shoqatën e të verbërve, ndonëse zyrtarë të kësaj shoqate thonë se ky numër nuk pasqyron gjendjen reale, sepse shumë njerëz ende hezitojnë të paraqiten për shkaqe të ndryshme, përfshirë edhe frikën nga stigmatizimi. Kryetari i shoqatës së të verbërve, Bujar Kadriu, tregon se sa vështirësi kanë këta njerëz, dhe se nuk kanë barazi në vend. “Mbi 50 persona të verbër kanë kryer fakultete të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti thotë se thirrja e Quintit sot ishte për PAN-in

Posted: 13 Aug 2017 02:02 PM PDT

Sipas kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se thirrja e ambasadorëve të vendeve të Quint-it sot është e drejtuar kah koalicioni parazgjedhor. “Quinti i bën thirrje PAN-it me shku në seancë nesër. Mos e zhagitni më. Numrat nuk janë, vazhdojmë me opsione tjera, mos e bllokoni Kosovën”, ka thënë Ahmeti në një postim të tij në Facebook. “Leni edhe shpifjet ndaj komunës së Prishtinës se nuk ju ndihmojnë. Nuk ka kohë Kosova me prit”, ka shtuar më tej. Kujtojmë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita e akuzon Komunën e Pejës për keqpërdorim, ajo i thotë të marrë shkollë si ruhet buxheti

Posted: 13 Aug 2017 01:48 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lazio mposht Juven, fiton Superkupën

Posted: 13 Aug 2017 01:47 PM PDT

Superkupa e Italisë i ka takuar klubit nga kryeqyteti italian, Lazio. Lazio mposhti kampionin e Serie A, Juventusin me rezultat 3 me 2, raporton Koha. Dy gola për Lazion i shënoi përfaqësuesi italian, Ciro Immobile, dhe një e shënoi Murgia. Immobile së pari mposhti Buffonin nga pika e bardhë në minutën e 32, dhe golin e dytë e shënoi në minutën e 54. Golat për Bianconerët i shënoi numri dhjetë, Paulo Dybala. Këto dy skuadra janë takuar katër herë në finale të Superkupës, dhe secila e ka fituar nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova pa mekanizma për kontrollin e çmimeve të biletave të aeroplanit, barra mbi qytetarët

Posted: 13 Aug 2017 01:27 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptari nga Sopia që iu bashkua serbëve në dëbimin e bashkëkombësve të vet

Posted: 13 Aug 2017 01:22 PM PDT

Agim Sahitaj vizitoi disa herë fshatin banorët shqiptarë të të cilit pretendohet se i largoi me forcë gjatë luftës së vitit 1999. Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se shqiptari nga Sopia e Suharekës në bashkëpunim me forcat serbe kreu krime në këtë fshat saktësisht në familjen Elshani ndërsa mori pjesë edhe në deportimin e bashkëfshatarëve shqiptarë nga Sopia. Kallxo.com ka zbulon se i dyshuari për krime të luftës e kishte vizituar disa herë vendin ku pretendohet se kishte kryer krimin.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Madonna poston fotografi të binjakeve duke luajtur futboll

Posted: 13 Aug 2017 01:20 PM PDT

Madonna ka postuar fotografi të binjakeve të saj 4-vjeçare, Stelle dhe Estere, duke bërë përgatitjet për futboll. Madonna ka treguar që binjaket e saj luajnë futboll thuajse çdo ditë pasi është sporti i tyre i preferuar, shkruan People, transmeton Koha.net. Në fotografi ato shihen të veshura me uniformë dhe atlete, e të buzëqeshura teksa nëna e tyre u shkrepi foton. Në njërën fotografi, ato shihen pas stërvitjes bashkë me vëllanë e tyre të madh, David 11-vjeçar. {gallery} ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymeri flet për kurdët, kërkon mos t’u mohohet e drejta për pavarësi

Posted: 13 Aug 2017 12:52 PM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një intervistë për televizionin Kurdistan24, ka folur për kurdët, duke thënë se janë njerëz që meritojnë të drejtat dhe liritë e tyre, gjithashtu të drejtën për pavarësi. “Mendoj që kurdët kanë vuajtur për një kohë shumë të gjatë dhe janë komb që ende nuk kanë shtet, e askush nuk mund t’ua mohoj të drejtat e tyre”, ka thënë Ymeri. Tutje Ymeri ka thënë se askush nuk e ka të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zejnullahu, shqiptari që po përfaqëson Britaninë në kampionin botëror në peshëngritje

Posted: 13 Aug 2017 12:34 PM PDT

Djaloshi nga Lipjani me vendbanim në Wimbledon të Britanisë së Madhe, Diell Zejnullahu, është kampion botëror në peshëngritje. 17-vjeçari në Kileen të Texasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përfaqësoi Britaninë e Madhe në Kampionatin Botëror të peshëngritjes dhe e mori medaljen e artë në garën që u mbajt nga data 16 deri më 22 prill, e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. Në këtë botëror, 17-vjeçari ishte dukshëm më i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushqimet më të mira për zemër

Posted: 13 Aug 2017 12:30 PM PDT

Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të jemi të kujdesshëm në atë se çfarë hamë që nga mëngjesi deri në darkë. Këto janë ushqimet që mjekët kardiologë i konsiderojnë si më të mirat për zemër: Fibrat: Filloni ditën me një pjatë që përmban fibra, dhe në të cilën gjenden omega 3, folate dhe kalium. Ky superushqim me fibra mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq LDL, dhe ndihmon në mbajtjen pastër të artierve,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri: Mos e mendoni të lehtë punën me AKR-në duke na injoruar pasi t’i kryeni punët

Posted: 13 Aug 2017 12:21 PM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka porositur të gjitha partitë politike që mos ta shohin të lehtë punën me partinë e Behgjet Pacollit, në kuptimin që ta injorojnë pasi që t’i kenë kryer punët. “Derisa kërkonin të bënin koalicion partitë politike, nuk u ndalnin së thirruri në telefon, si dhe çdo ditë trokisnin në derën e tij, për të arritur marrëveshje politike për koalicion”, ka shkruar Tahiri. I ka thur elozhe shefit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Problemet në të cilat hasin vetëm majtakët

Posted: 13 Aug 2017 12:13 PM PDT

Për ata që nuk e dinë, 13 gushti është Dita Ndërkombëtare e Majtakëve, pra për ata persona që shkruajnë e punojnë me dorë të majtë. Më poshtë mund të gjeni një listë të fotografive të cilat vetëm majtakët mund t’i kuptojnë, pasi janë ata të cilëve iu ndodhin. “Nëse je majtakë, atëherë ndoshta je i vetëdijshëm se, të pëlqeu ose jo, kjo botë është për djathtakët”, shkruan revista BoredPanda. Duket se gjithçka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zeka: Ju që po e shani Ramushin a ju kishte pyetur a me luftu Serbinë

Posted: 13 Aug 2017 12:05 PM PDT

Me gjuhën çfarë e karakterizon, deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se “e ka një pyetje për do balosha të fb dhe kundërshtarë të Ramushit”. “Në jetën time, dy herë kam pi kafe me Ramush Haradinajn. Kurrë biznes nuk kam ba me të. Herën e parë kur kam pi kafe, ka qenë viti 2004-2005. Tani me ka ardhë shanci me përzgjedh në mes të gjithë kandidatëve për Kryeministër. Jo që mendoj, po jam i bindur, që në krahasim me Avdullah Hotin dhe Albin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Djali i presidentit të Venezuelës kërcënon Shtëpinë e Bardhë

Posted: 13 Aug 2017 11:45 AM PDT

Djali i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro Guerra, ka kërcënuar Shtëpinë e Bardhë në rast se presidenti amerikan Donald Trump, bën ndërhyrje ushtarake. Shtëpia e Bardhë ka dënuar regjimin e Presidentit Nicolas Maduro për abuzime me të drejtat e njeriut. Më shumë se 120 protestues kanë mbetur të vdekur në protesta kundër qeverisë që nga muaji prill, shkruan CNN, transmeton Koha.net. Gjatë javës së kaluar, Trump tha se nuk e përjashton mundësinë edhe për ndërhyrje ushtarake......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe në Zvicër ka abuzim me kafshë

Posted: 13 Aug 2017 11:46 AM PDT

Konfederata ka paguar rreth 2.8 miliardë franga të pagesave të drejtpërdrejta në vitin e kaluar për 46.000 ferma, shkruan “Sonntagszeitung”. Në 16% të rasteve inspektorët e kontrollit kanë identifikuar mangësi. Pra, një nga gjashtë sektorë bujqësorë të subvencionuar shfaq mangësi të theksuara, raporton albinfo.ch. Duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për një total prej 7230 fermash. Sipas Zyrës Federale të Bujqësisë, në 10% të rasteve kemi të bëjmë me shkelje të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Allegri ka frikë nga Lazio

Posted: 13 Aug 2017 11:36 AM PDT

Pak minuta para fillimi të ndeshjes mes Juventusit dhe Lazios, në sfidën për Superkupën e Italisë, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, ka thënë se skuadrën e tij e pret një përballje e vështirë. I pari i bankinës së kampionëve të Italisë, kërkon nga skuadra e tij maksimumin në këtë duel në mënyrë që Juve ta nis sezonin me trofe. “Nuk do të jetë lehtë për shkak se Lazio ka skuadër të madhe dhe ka bërë përgatitje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Me urti dhe durim do të realizojmë edhe aspiratën tonë

Posted: 13 Aug 2017 11:26 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 16 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në një intervistë për Medial.mk ka thënë se sukseset në impelemtimin e kësaj marrëveshje përkthehen me efekt pozitiv jo vetëm në Maqedoni, por në tërë rajonin e Ballkanit. Sipas Thaçit, Marrëveshja e Ohrit, e arritur me 13 gusht të vitit 2001, erdhi si rezultat i dialogut dhe aspiratës së të gjithëve për stabilitet dhe qëndrueshmëri. Thaçi në këtë intervistë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zjarr në shkollën fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë

Posted: 13 Aug 2017 11:24 AM PDT

Shkolla fillore në Mitrovicë “Musa Hoti”, është përfshirë nga zjarri të dielën. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në lidhje me rastin nuk është raportuar për të lënduar. Ai ka shpjeguar se fillimisht është raportuar për një shtëpi të kapluar nga zjarri e cila gjendet në lagjen ‘Bajr’ të Mitrovicës, në afërsi të shkollës ‘Musa Hoti’ dhe si pasojë e zjarrit është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aqif Rakipi: Nuk munda ta evitojë aksidentin që ndodhi

Posted: 13 Aug 2017 11:17 AM PDT

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, autori i aksidenti fatal ku humbi jetën një person në autostradën Tiranë-Durrës shpreh keqardhjen e jashtëzakonshme për humbjen e jetës të një njeriu që sipas tij i preu rrugën në të qindën e sekondës ndërsa ai po udhëtonte herët në mëngjes nga Durrësi për në Tiranë . “E them me sinqeritetin më të madh që jam tej mase i hidhëruar për atë që ndodhi. E kam thënë dhe e ripërsëris që ndjej keqardhje dhe dhimbje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dalin prototipat e iPhone 8

Posted: 13 Aug 2017 11:06 AM PDT

Thashethemet se si do të duket versioni më i ri i Iphone kanë filluar që nga lansimi i iPhone 7, dhe tashmë një prej mostrave ka dalë. Danny Widget, ka kanalin e vet zyrtar në Youtube ku prezanton teknologjinë më të re, dhe siç duke ai ka marrë prototipat më të ri të iPhone 8. Ajo çka bie në sy është që kompania Apple sipas videos të publikuar nga Widget, nuk do të nxjerr në treg iPhone me ngjyrën rose gold, e cila është një prej ngjyrave më të shitura të telefonave, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

McMaster: Incidenti me makinë në Sharlotsville i ngjan një akti terrorist

Posted: 13 Aug 2017 10:47 AM PDT

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i administratës së President Donald Trump thotë se dhuna vdekjeprurëse që shpërtheu të shtunën në mitingun e supremacistëve të bardhë në Sharlotsville të Virxhinias “mund të përcaktohet si terrorizëm”. Në një intervistë që dha për televizionin “ABC News”, zoti McMaster, tha se akti i përplasjes së makinës në turmën e anti-protestuesve, duke vrarë një grua 32-vjeçe, është “një veprim kriminal......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komuna nuk e di që në Novobërdë po kryhet gjueti e paligjshme

Posted: 13 Aug 2017 01:04 PM PDT

Gjuetarët pretendohet të kenë qenë aktivë këto ditë në Komunën e Novobërdës. Pavarësisht që një aktivitet i tillë është i jashtëligjshëm aktualisht, KTV-së burimet i kanë thënë se një prej shoqatave ka lëshuar leje ditore për gjueti. Në Komunën e Novobërdës nuk kanë pasur informacione për një gjë të tillë. Gashi i ka thënë KTV-së se në rast të pranimit të informatave, qoftë nga inspektorati apo policia, do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more