Skip to main content

INSAJDERI: “Lukaku shënon dy gola në triumfin e United [video]” plus 19 more

INSAJDERI: “Lukaku shënon dy gola në triumfin e United [video]” plus 19 more


Lukaku shënon dy gola në triumfin e United [video]

Posted: 13 Aug 2017 10:00 AM PDT

Manchester Unitedi e ka mposhtur 4:0 West Ham Unitedin, duke dhuruar spektakël për gjithë të pranishmit në "Old Trafford".

Manchester Unitedi e ka nisur sezonin e ri në Premierligë me fitore prej 4:0 ndaj West Ham United, ku djelmoshat e Jose Mourinhos dhuruan spektakël në "Old Trafford", shkruan Express.

Dy gola i shënoi sulmuesi, Romelu Lukaku (33' dhe 52'), duke debutuar kështu në mënyrën më të mirë me fanellën e "Djajve të Kuq" në Premierligë.

Golat tjerë i shënuan: Anthony Martial (87') dhe Pogba (90').

The post Lukaku shënon dy gola në triumfin e United [video] appeared first on INSAJDERI.

Rrokulliset vetura në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Posted: 13 Aug 2017 09:35 AM PDT

Sot rreth orës 17:10 ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, njofton Gazeta Express.

Përderisa shihet se një veturë është rrokullisur dhe ka dalur nga rruga kryesore nuk është raportuar për të lënduar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës numri i aksidenteve është shtuar dukshëm kohëve të fundit ndërkohë që vetëm për një ditë policia e trafikut po shqipton mbi 2 mijë gjoba për kundërvajtësit e trafikut.

The post Rrokulliset vetura në magjistralen Prishtinë-Podujevë appeared first on INSAJDERI.

Konfirmohet largimi i Aubameyang nga Dortmundi

Posted: 13 Aug 2017 09:28 AM PDT

Aubameyang ka dalë hapur dhe vazhdon t'i dërgojë mesazhe Milan-it. Kështu, pas mesazhit të dhënë në Instagram ("Dua Milan-in, por ata po flejnë gjumë") ka ardhur një tjetër sinjal akoma më i rëndësishëm për kuqezinjtë.

Sipas "Sky Deutschland", lojtari është larguar nga stërvitja 30 minuta pasi i ishte bashkuar ekipit për shkak se nuk ndihej mirë, por kjo lëvizje ka shtuar dyshimet në lidhje me të ardhmen e tij.

Dortmund ka luajtur dje në Kupën e Gjermanisë kundër Rielasingen Arlen dhe Pierre ka bërë atë që ditë bëjë më mirë, ka shënuar. Madje, nuk është mjaftuar me një gol, por ka realizuar plot tre.

Tani, topi i kalon Milan, me drejtuesin Massimiliano Mirabelli që ka thënë javën e kaluar se objektivi i tij numër një ishte pikërisht Pierre-Emerick Aubameyang. Gjithashtu, drejtuesit kuqezinj kanë zbuluar në javët e kaluara se goditja e madhe në sulm do të realizohej pas mesit të gushtit. /Telesport.al

The post Konfirmohet largimi i Aubameyang nga Dortmundi appeared first on INSAJDERI.

Serbia i premton Rusisë: Kurrë në NATO

Posted: 13 Aug 2017 09:20 AM PDT

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin i ka thënë homologut rus Sergei Shoigu se, pozicioni parimor i Serbisë është që të mbetet edhe më tej neutrale ushtarakisht. Kështu raporton televizioni shtetëror i Serbisë, "RTS".

Vulin, i cili gjendet për një vizitë dyditore në Rusi, ka biseduar me homologun rus për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në një bazë të ushtrisë ruse afër Moskës.

"Derisa Vuçiç të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe President i Republikës së Serbisë, dhe unë gjithashtu ministër i Mbrojtjes, Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s dhe as e ndonjë aleance ushtarake, sikurse nuk do të mbeshtesim dhe as imponojmë sanksione ndaj Federatës Ruse", tha Vulin.

Vulin ka theksuar ndërkohë se, aeroplanë luftrakë rusë të tipit "MIG" do të mbërrijnë në Serbi sipas planit, deri në fund të këtij viti. Serbia dhe Rusia konsiderohen aleate të hershme, me këtë të fundit që nuk e sheh aspak me sy të mirë bashkimin e të gjitha vendeve, ku ajo ka pasur apo ka ndikim, me aleancën ushtarake perëndimore.

The post Serbia i premton Rusisë: Kurrë në NATO appeared first on INSAJDERI.

“Dialogu drejt dështimit” – Hoxhaj i reagon ashpër Daçiqit

Posted: 13 Aug 2017 09:20 AM PDT

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës dhe ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj i ka reaguar kryediplomatit serb Ivica Daçiq, për komentet që ministri serb i ka dhënë sot në lidhje me shtetin e Kosovës.

Daçiq deklaroi sot se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht se politikanët kosovarë kërkojnë njohjen e shtetit më të ri evropian. Kryediplomati serb tha se “nuk do të ndodhë kurrë” njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

E Hoxhaj përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se nëse nuk arrihet njohja e Kosovës nga ana e shtetit serb përmes dialogut, atëherë ky dialog do të cilësohej i dështuar, raporton Insajderi.

“Për ministrin e Jashtëm të Serbisë Daçiq: Nëse dialogu nuk ka të bëjë me njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës, do të ishte i barabartë me dështim. Dhe nëse Serbia vazhdimisht lufton kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, çfarë normalizimi po arrijmë?”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka shërbyer për disa vite si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, derisa javën e kaluar është larguar nga posti i kryediplomatit pasi u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com

The post “Dialogu drejt dështimit” – Hoxhaj i reagon ashpër Daçiqit appeared first on INSAJDERI.

Politikani italian i quan shqiptarët “kafshë gjahu”

Posted: 13 Aug 2017 09:16 AM PDT

Në jetën e përditshme ndeshemi shpesh me episode të racizmit. Rëndom përpiqemi t'i largojmë nga vetja, t'i quajmë të parëndësishme, arrijmë deri aty sa, për të qetësuar veten, t'i konsiderojmë "normale" sepse jo të gjithë mund të kenë një mentalitet të hapur, modern, të aftë për të pranuar dhe për t'i quajtur qënie njerëzore të njëjta e pa dallime, të tërë ata që kanë një tjetër origjinë, një tjetër racë apo ngjyrë.

Por kur këto fyerje vijnë nga "të zgjedhurit", nga funksionarë të lartë të arenës politikës italiane justikimet mungojnë.

Këto ditë ka ngjallur jo pak polemika në shtypin italian veprimi i këshilltarit për sigurinë dhe policinë lokale në Rozzano, Marco Andrea Ercoli.

Në një chat privat mes politikanësh ai botoi këtë postim: "Kalendari i gjuetisë, hapja e sezonit, gjatë gjithë vitit ndaj kafshëve migratore të gjahut: marokenë, rumunë, bullgarë, shqiptarë, kosovarë, talebanë, afganë, ciganë, jokomunitarë në përgjithësi".

Dhe më poshtë vijon se: "Në prezencë të kopeve të shumta lejohet edhe përdorimi i granatave të dorës, armëve automatike dhe gazit helmues".

"Kalendari" s'mbeti vetëm në rreshtat e chat-it, një anonim e shndërroi atë në një etëpalosje duke e shpërndarë në tregun e qytetit. Kritika të shumta kanë ardhur nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e këshilltarit. Ndërkohë kryetarja e bashkisë Barbara Agogliati e ka justikuar veprimin duke e quajtur një "gabim nga pakujdesia".

Nuk është e rëndësishme nëse z. Ercoli përfaqëson forcën politike të PD apo të Lega Nord. Habia dhe zhgënjimi më i madh vijnë nga fakti se të tilla nofka, thirrje fyese, denigruese, destabilizuese, që përligjin dhunën e violencën vijnë nga një funksionar, nga një përfaqësues i interesave të popullit, nga ai që duhet të përcjellë mesazhe paqeje dhe dashurie, ai që duhet të tregojë me shembullin e vet se si mund të bashkëjetohet në harmoni midis etnive të ndryshme në një vend demokratik si Italia që vazhdon të jetojë në një klimë të nxehtë temperaturash dhe debatesh për emigracionin.

Në emër të komunitetit shqiptar në Rozzano, Skënder Zeneli, duke shprehur indinjatën për këtë gjest të papërgjegjshëm, thotë: "Pak ditë më parë në një takim me kryetaren e bashkisë kërkuam dorëheqjen e këtij eksponenti, por për fat të keq veprimi i tij u minimizua dhe u justikua. Jemi të vendosur ta vazhdojmë protestën tonë edhe në bashkëpunim me komunitetet e tjera të huaja që jetojnë në Itali". /GazetaTema

The post Politikani italian i quan shqiptarët “kafshë gjahu” appeared first on INSAJDERI.

“Na jep 100 mijë euro ose të vrasim” – kapen dy personat që kërcënuan 46-vjeçarin

Posted: 13 Aug 2017 09:05 AM PDT

Dy persona janë vënë në prangat e policisë shqiptare pasi prej muajsh të tërë kanë kërcënuar me jetë një person kundrejt një shume parash, raporton Gazeta Shqip.

Policia parandaloi kështu përshkallëzimin e një rasti të gjobëvënies me pasoja për jetën, pasi dy të arrestuarit e kishin kërcënuar "pengun" me jetë në rast se nuk do t'u paguante një shumë prej 100 000 eurosh.

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve Endri Beqiraj, 28 vjeç, dhe Julo Rrokaj, 25 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Këta dy persona prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t'u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 euro.

Ditët e fundit ata e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar. Konflikti mes Endrit dhe shtetasit Sh.S, ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim’".

The post "Na jep 100 mijë euro ose të vrasim" – kapen dy personat që kërcënuan 46-vjeçarin appeared first on INSAJDERI.

Del në shitje Ferrari më i pazakontë ndonjëherë

Posted: 13 Aug 2017 09:03 AM PDT

Ferrari më i pazakontë i prodhuar ndonjëherë, i quajtur "Uovo" që në italisht nënkupton "Vezë", së shpejti do të dalë për shitje përmes ankandit ndërsa ekspertët parashikojnë se çmimi i tij mund të kalojë shifrën 10 milionë dollarë.

Çmimi i këtij Ferrari "Vezë" është vlerësuar të jetë mes 5 dhe 7 milionë dollarë, por parashikohet se të interesuarit për këtë Ferrari të ofrojnë më shumë para, transmeton Koha.net.

Modeli 166/mm212 Export Uovo, të cilin e ka porositur ndërmarrësi italian dhe shoferi i njohur i veturave për gara Konti Giannino Marzotto në vitin 1951, do të shitet përmes shtëpisë së ankandit Sotheby's, Kaliforni, më 18 gusht.

Dizajnin e Ferrarit "Vezë" e ka krijuar skulptori italian Franco Reggiani në bazë të idesë së Marzottos, i cili ka dashur një veturë "futuristike" por për gara.

The post Del në shitje Ferrari më i pazakontë ndonjëherë appeared first on INSAJDERI.

Daçiq: Kosova kërkon që të mos debatohet në OKB, por kjo nuk do të ndodhë

Posted: 13 Aug 2017 09:01 AM PDT

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se të mërkurën më 16 të këtij muaji, do të mbahet seanca e rregullt tremujore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, megjithqë për anulimin e këtyre mbledhjeve angazhohen fuqitë e mëdha dhe Prishtina.

"Prishtina në mbledhje asnjëherë nuk e ka lënë pa thënë se Kosova duhet të heqet nga rendi i ditës i KS-së së OKB-së dhe se Misioni i OKB-së në Kosovë është i panevojshëm, por kjo nuk do të ndodhë për shkak të miqve tanë, që kanë të drejtë të vetos – Rusisë dhe Kinës", tha sot Ivica Daçiq, në Beograd, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të vrasjes së dy djemve të rinj dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc në Kosovë, me ç'rast ka porositur se kërkimi i drejtësisë për viktimat serbe në Kosovë do të jetë ide themelore udhëheqëse e qeverisë së Serbisë edhe në të ardhmen, raporton agjencia Beta.

"Kjo është mbledhje e rregullt, megjithqë fuqitë e mëdha së bashku me Prishtinën konsiderojnë se ato më nuk duhet të mbahen ose bile të mbahen më rrallë, një ose dy herë në vit", tha Daçiq dhe ka shtuar se "për shkak të interasave tona kombëtare duhet të jemi të kujdesshëm me miqtë tanë Rusinë dhe Kinën dhe nuk guxojmë të tërheqim lëvizje, të cilat do t'i rrënonin raportet tona".

The post Daçiq: Kosova kërkon që të mos debatohet në OKB, por kjo nuk do të ndodhë appeared first on INSAJDERI.

Këngëtarët shqiptarë me emra arti, por këta janë emrat e tyre të vërtetë

Posted: 13 Aug 2017 08:53 AM PDT

Ju i njihni nga ekrani me emrat e tyre të artit dhe mendoni se Noizy apo 2 Ton janë reperat tuaj të preferuar, por e keni menduar ndonjëherë se si i kanë i kanë emrat e tyre të vërtetë?

Ylber Abdullahu ju thotë gjë? Po Kushtrim Ademi? Po Kastriot Rexha? Mbase me këtë emra jo .Nuk keni faj! Me shumë gjasa vetë VIP-at, nuk do të donin të njiheshin me emrat e tyre të lindjes.

Ja ku ju listojmë një pjesë të mirë të personazheve publikë me emrat e tyre të vërtetë.

Cekja- Sejfulla Myftari

Tuna – Altuna Sejdi

Fifi- Filloreta Raçi

Cozman – Ylber Abdullahu

Dr. Majk – Kastriot Rexha

Ghetto Geasy -Getoar Selimi

Kida-Orhidea Latifi

Mozzik-Gramoz Aliu

Gjiko-Asdren Gjikolli

Baby G- Gordana Kingji

Capital T- Kushtrim Ademi

2Ton- Arton Avdyli

Gold AG -Arian Agushi

MC Kresha -Kreshnik Fazliu

Lyrical Son-Festim Arifi

Noizy -Rigels Rajku

Stresi- Arkimed Lushaj

Big Bast- Gerald Xhari

Skivi -Visar Shala

Agon Amiga- Agon Sylejmani

2po2- Besnik Canolli

Kallashi -Donjeta Kosumi

Dj Blunt -Edon Dedi

Real 1 -Ilir Zhita

Vig Popa -Vigan Bardhi

BimBimma- Burim Kursani

Getinjo- Getoar Aliu

The post Këngëtarët shqiptarë me emra arti, por këta janë emrat e tyre të vërtetë appeared first on INSAJDERI.

VIDEO: Xhaka realizon gol nga gjuajtja e lirë

Posted: 13 Aug 2017 08:50 AM PDT

Me rezultat 2-0, Baseli ka fituar si mysafir i Wettswil-Bonstetten, në ndeshjen e vlefshme për 1/32 e finales të Kupës së Zvicrës.

Në këtë ndeshje ishte protagonist mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka.

26-vjeçari mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar një gjuajtje të lirë, ndërsa topi i goditur nga ai, e kaloi murin dhe u ndal në rrjetë (33').

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa në gjysmën e dytë realizoi Luca Zuffi.

Taulanti gol nga gjuajtja e lirë

N'Rm I paylaştı: 13 Ağustos 2017 Pazar

The post VIDEO: Xhaka realizon gol nga gjuajtja e lirë appeared first on INSAJDERI.

Zaev angazhon dy shqiptarë si bashkëpunëtorë të jashtëm

Posted: 13 Aug 2017 08:45 AM PDT

Mersel Bilalli, Ismet Ramadani si dhe Mitko Andreevski janë angazhuar si bashkëpunëtorë të jashtëm të kryeministrit Zoran Zaev, mëson nga burime qeveritare Fakte.

Sipas informacionit, Ismet Ramadani është angazhuar nga Zeav për të bërë analizë në lidhje me avancimin e integrimit të vendit në NATO, ndërsa Mersel Bilalli për avancmin e marëdhënieve ndëretnike.

Edhe Bilalli edhe Ramadani janë kuadro të njohura për politikën në Maqedoni. Ata kanë pasur pozita udhëheqëse qysh në kohen e koalicionimit më LSDM-në e Cërvenkovskit, si kuadro të PPD-së, ndërsa më pas Bilalli ishte edhe këshilltar i ish-kryeministrit Vllado Buçkovski dhe i ish-presidentit Boris Trajkovski.

The post Zaev angazhon dy shqiptarë si bashkëpunëtorë të jashtëm appeared first on INSAJDERI.

Del në shitje Ferrari më i pazakontë ndonjëherë

Posted: 13 Aug 2017 08:34 AM PDT

Ferrari më i pazakontë i prodhuar ndonjëherë, i quajtur "Uovo" që në italisht nënkupton "Vezë", së shpejti do të dalë për shitje përmes ankandit ndërsa ekspertët parashikojnë se çmimi i tij mund të kalojë shifrën 10 milionë dollarë.

Çmimi i këtij Ferrari "Vezë" është vlerësuar të jetë mes 5 dhe 7 milionë dollarë, por parashikohet se të interesuarit për këtë Ferrari të ofrojnë më shumë para, transmeton Koha.net.

Modeli 166/mm212 Export Uovo, të cilin e ka porositur ndërmarrësi italian dhe shoferi i njohur i veturave për gara Konti Giannino Marzotto në vitin 1951, do të shitet përmes shtëpisë së ankandit Sotheby's, Kaliforni, më 18 gusht.

Dizajnin e Ferrarit "Vezë" e ka krijuar skulptori italian Franco Reggiani në bazë të idesë së Marzottos, i cili ka dashur një veturë "futuristike" por për gara.

The post Del në shitje Ferrari më i pazakontë ndonjëherë appeared first on INSAJDERI.

Qytetarët shumë të zhgënjyer nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

Posted: 13 Aug 2017 08:23 AM PDT

16 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, qytetarët e anketuar nga Alsat M shprehen të pakënaqur për moszbatimin në praktikë të asaj për të cilën palët kishin arritur pajtueshmërinë. Thonë se ndjehen të turpëruar të flasin për një marrëveshje, zbatimi i së cilës duhej tashmë të ishte harruar.

"Jemi ngopur sa të duash me ato gjëra,që prej vitit 2001. Nuk kemi çfarë të bisedojmë më tepër"

"Na ka dalë për hunde,74 vjet i kam,74 mijë fakultet i kam humbur unë në tokën time,në ekonomin time. Qeveria ka lidhje me njerëzit,dhe është duke i ngrenë njerëzit"

"Jo 16 vite po 600 vite janë bërë. Asgjë nuk është realizuar dhe nuk besoj që do të realizohet"

"Asgjë nuk është realizuar, asgjë. Asnjëfarë marrëveshje nuk është bërë, asgjë nuk kanë realizuar,nuk di çfarë të them"

Një ndër shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe së fundmi nxiti debat nëse propozimi ligji i Qeverisë dorëzuar në Kuvend zyrtarizon apo vetëm avancon ligjin për gjuhët. Marrëveshja e Ohrit konsiderohej si garantuese, e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Marrëveshja është bazuar në pesë parime kryesore: ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike; garantimi i sovraniteti dhe integriteti territorial të Maqedonisë; konfirmimi i karakterit multi-etnik të shoqërisë maqedonase; ndërtimi i shtetit demokratik; zhvillimi i pushtetit vendor. Marrëveshja e cila ndërpreu konfliktin e armatosur disamujor u firmos nga ish presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

The post Qytetarët shumë të zhgënjyer nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit appeared first on INSAJDERI.

Mediat maqedonase publikojnë foto nudo të ministrit të Zaevit

Posted: 13 Aug 2017 08:21 AM PDT

Reagime të ashpra dhe kërkesa për dorëheqje të ministrit maqedonas të Kulturës Robert Allagjozovski, ka shkaktuar fotografia e cila mbrëmë u publikua në mediat e afërta me VMRO-DPMNE-në, ku Allagjozovski ka dalë tërësisht nudo.

“Qytetarët fuqishëm kanë reaguar në rrjetet sociale, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit (…) Ata në rrjetet sociale e quajtën të turpshëm këtë akt duke kërkuar dorëheqjen e ministrit”, shkruan portali kurir.mk.

Përndryshe, fotografia në fjalë është marrë nga një numër i para më shumë viteve i revistës për art dhe kulturë “Margina”.

The post Mediat maqedonase publikojnë foto nudo të ministrit të Zaevit appeared first on INSAJDERI.

Partia Fjala zyrtarizon kandidatin për kryetar të Prishtinës

Posted: 13 Aug 2017 08:17 AM PDT

Partia Fjala ka njoftuar se Avni Çakmaku do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës.

Avni Çakmaku njëherësh do të jetë prijës i listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Prishtinës.

Partia Fjala nuk arriti të kalonte pragun elektoral në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. /Insajderi.com

The post Partia Fjala zyrtarizon kandidatin për kryetar të Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

“E papranueshme që fati i një individi, të mbizotërojë mbi fatin e institucioneve të reja”

Posted: 13 Aug 2017 08:11 AM PDT

Partitë politike në Kosovë, sidomos tri grupet e mëdha duhet të kenë një konsensus politik ndërmjet vete, në mënyrë që të konstituohen institucionet e reja, të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, thonë analistët politikë.

Ata thonë kështu, pasi tri herë radhazi kanë dështuar tri seancat konstituive, kurse të hënën, për të katërtën herë, do të mbahet vazhdimi i seancës, ku në rend ditë është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Tri seancat dështuan pasi deputetët e koalicionit fitues, të përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, që njihet me shkurtesën PAN, nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit. Ky koalicion ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë edhe në seancën e radhës.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se koalicioni PAN po tregohet jo i sinqertë para publikut.

Nëse ky koalicion nuk është i gatshëm të arrijë marrëveshje me partitë tjera politike, atëherë Krasniqi thotë se duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në mënyrë që të jetë kandidat i pranueshëm për shumicën parlamentare.

Në këtë mënyrë, Krasniqi, konsideron se koalicioni PAN më tepër po përkujdeset për ruajtjen e imazhit politik të Kadri Veselit, se sa për konstituimin e institucioneve.

"Nëse e shohin se në asnjë variant zoti Veseli, nuk po gjen përkrahje, atëherë duhet ta ndryshojnë. Kjo është e papranueshme që të bllokohet procesi, që fati politik i një individi, të mbizotërojë mbi fatin politik të institucioneve të reja. Dhe, në këtë mënyrë, duhet të tregohen të gatshëm që të bëjnë kompromis", vlerëson Krasniqi.

Kryetari i deritashëm i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, konsiderohet i papranueshëm që të zgjidhet sërish kryetar i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja.

Edhe Avni Mazreku, analist i rrethanave politike dhe profesor i së Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, konsideron se dialogu ndërmjet partive parlamentare është çelës për krijimin e institucioneve të reja. Në këtë rrafsh, ai shprehet se duhet të ketë një kompromis nacional.

"Faktorët politikë në Kosovë, këta faktorë që janë pjesë e Parlamentit, duhet t'i nënshtrohen një procesi të dialogut të ndërsjellë dhe përmes këtij dialogu, të arrihet në momentet politike që krijojnë zgjidhje për krijimin e institucioneve.Por, veprimet e njëanshme politike të njërit apo krahut tjetër politik, nuk besoj se e zhbllokojnë procesin e konstituimit të institucioneve", thotë Mazreku.

Ai shton konsideron se për krijimin e institucioneve, nuk duhet të përdoren interesat e ngushta të partive politike.

"Prandaj, unë mendoj se as thirrja e seancës në mënyrë të njëanshme nga kryesuesi i Kuvendit të Kosovës dhe as bllokimi i krahut tjetër politik për mos të biseduar për zgjidhjen e këtij problemi, nuk i hapin rrugë zgjidhjes së problemit", shton Mazreku.

Në anën tjetër, Albert Krasniqi, shprehet se zvarritja e mëtejme e krijimit të institucioneve dhe thirrja për konsultime shtesë, më nuk ka kanë kuptim. Ai thotë se koalicioni PAN duhet të marrë pjesë në seancën e thirrur për të hënën.

"Pa një konsensus, nuk do të mund të krijohen institucionet, edhe kalimet individuale të deputetëve nuk janë shumë të shëndosha, për shkak se nuk krijojnë stabilitet të qeverisjes dhe po ashtu nuk po jepet një mesazh i mirë pasi këta individë dhe partitë politike, nuk po u qëndrojnë premtimeve elektorale, mbi të cilat i kanë marrë votat që kanë", thekson Krasniqi.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e domosdoshme për vazhdimin e procedurave tjera të konstituimit të Kuvendit dhe për fillimin e fazës për formimin e Qeverisë së re.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, kjo e drejtë i takon koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si fitues i zgjedhjeve.

Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve.

The post “E papranueshme që fati i një individi, të mbizotërojë mbi fatin e institucioneve të reja” appeared first on INSAJDERI.

Ish-shefi për media i Shtëpisë së Bardhë: Disa persona po tentojnë ta rrëzojnë Trumpin

Posted: 13 Aug 2017 08:05 AM PDT

Ish-shefi për media i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, i cili muajin e kaluar u shkarkua nga ky post, ka thënë sot se disa njerëz në Uashington janë duke punuar kundër presidentit Donald Trump.

Ai ka thënë se ekzistojnë elemente brenda Shtëpisë së Bardhë që po tentojnë ta nxjerrin jashtë presidentin Trump, transmeton Express.

Ai ka folur për ABC News për herë të parë qëkur u shkarkua muajin e kaluar – pas vetëm 10 ditëve në detyrë.

"Çfarë ndodh në Uashington.. është se presidenti nuk është përfaqësues i klasës së establishmentit politik, prandaj për kushedi çfarë arsyeje, disa persona kanë vendosur ta rrëzojnë atë," ka thënë ai për ABC News.

"Mendoj se ka elemente brenda Uashingtonit, e po ashtu në Shtëpinë e Bardhë, që nuk janë duke iu ndihmuar me doemos interesave dhe agjendës së presidentit," ka thënë ai.

Ai ka theksuar se tashmë i ka dhënë disa emra dhe se ndryshime strategjike janë duke ndodhur, kur iu kërkua t'i identifikonte individët.

The post Ish-shefi për media i Shtëpisë së Bardhë: Disa persona po tentojnë ta rrëzojnë Trumpin appeared first on INSAJDERI.

Alexis Sanchez është në Paris

Posted: 13 Aug 2017 08:00 AM PDT

Futbollisti i Arsenalit, Alexis Sanchez është vënë edhe njëherë në qendër të spekulimeve pas një postimi në Twitter nga Parisi… para se ta fshinte shpejtë atë postim.

Kiliani ka qenë i përfolur për një lëvizje të mundshme nga Arsenali pasi refuzoi të zgjasë kontratën e tij dhe ka deklaruar publikisht se ka dëshirë të luajë në Ligën e Kampionëve.

Dhe ai i ka shtuar edhe më shumë benzinë zjarrit, kur të dielën ka postuar një shkrim në Twitter me lokacion Parisin. Por, Sanchez e fshiu shpejtë loakcionin nga i cili e publikoi atë postim.

Me këtë veprim të Sanchez janë rritur edhe më shumë gjasat që kiliani të përfundojë në Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere. /Insajderi.com

The post Alexis Sanchez është në Paris appeared first on INSAJDERI.

Katalonja nuk është Kosovë

Posted: 13 Aug 2017 07:50 AM PDT

Gazeta spanjolle El Pais ka publikuar një shkrim ku tenton të argumentojë se përse çështja e rajonit të Katalonjës në Spanjë, nuk është e njëjtë me atë që dikur e kishte Kosova. Sipas gazetës spanjolle, Katalonja nuk mund ta marrë shembull Kosovën për të shpallur pavarësinë e saj.

El Pais, përmes shkrimit të titulluar "Katalonja nuk është Kosovë", thekson se Katalonja nuk ka qenë asnjëherë e shtypur nga Spanja, ashtu sikurse kishte qenë Kosova nga Serbia.

"Shembulli i Kosovës është ai që argumenton, si bazë kryesore ligjore e paraqitur për cështjen e Katalonjës, preambulën e “propozimit të ligjit për referendumin e vetëvendosjes” të hartuar nga disa parti katalonase në Parlamentin spanjoll", shkruan El Pais.

"Por, sigurisht të vetëdijshëm për dobësinë e këtij shembulli, autorët e këtij ligji të propozuar nuk guxojnë të citojnë rastin kosovar me emër. Ato kufizohen në 'vendimet e fundit' nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ, me seli në Hagë) që do të vërtetonin ushtrimin e vetëvendosjes edhe në raste të tjera nga shtypja e zakonshme koloniale apo diktatoriale", vazhdon më tej shkrimi i El Pais.

Në këtë shkrim të publikuar, El Pais shkruan se Katalonjës nuk u janë dëbuar 700 mijë banorë nga territori i saj, apo nuk ka pësuar shtypje të dhunshme – siç i kishte ndodhur banorëve të Kosovës nga shteti serb.

"Katalonja nuk është Kosovë. As nuk ka pësuar dëbimin e 700,000 shtetasve të saj (siç provokoi Serbia). As shtypjen e dhunshme të administratës së vet (siç e dekretoi Beogradi). As nuk duhej të lirohej nga nga një ushtri ndërkombëtare (KFOR-i). As nuk ka qenë pothuajse një dekadë nën administrimin mbrojtës të OKB-së (siç ndodhi me Kosovën midis viteve 1999 dhe 2008), e cila më në fund rekomandoi pavarësinë e saj", shkruan El Pais.

Sipas gazetës spanjolle, rasti i Kosovës "nuk është aspak i zbatueshëm për Katalonjën", sepse nuk i përshtatet rastit të Kosovës. /Insajderi.com

The post Katalonja nuk është Kosovë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more