Skip to main content

INSAJDERI: “Juventus kërkon futbollistin e Arsenalit” plus 19 more

INSAJDERI: “Juventus kërkon futbollistin e Arsenalit” plus 19 more


Juventus kërkon futbollistin e Arsenalit

Posted: 14 Aug 2017 10:01 AM PDT

 

Juventusi ka hyrë në garë për t'i siguruar shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Sipas "Gazzetta dello Sport" dhe "Tuttomercatoweb", anglezi ishte kërkuar nga Roma dhe Milani verën e kaluar, por Wilshere në fund zgjodhi Bournemouthin.

"La Gazzetta" shkruan se tani janë duke u interesuar Roma dhe Lazio për 25 vjeçarin, teksa e cilëson si shokues interesimin e Juventusit për Wilshere. /Insajderi.com

The post Juventus kërkon futbollistin e Arsenalit appeared first on INSAJDERI.

Molliqaj: Për UÇK-në s’kanë të drejtë të flasin komandantët e koalicionit të krimit

Posted: 14 Aug 2017 09:56 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Daradan Molliqaj, ka shkruar në Facebook se asnjë nga ata që vetëquhen komandat të luftës e janë pjesë e koalicionit PAN nuk kanë të drejtë të flasin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.

"Për UÇK-në nuk kanë të drejtë të flasin, disa 'komandantë' që kanë përfunduar në koalicionin e krimit dhe as OVL të UÇK-së që është e kapur prej po këtij koalicioni", ka deklaruar Molliqaj.

"Çdo fjalë e tyre për luftën çlirimtare është hipokrizi", ka thënë Molliqaj duke renditur disa arsye përse mendon kështu.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Për UÇK-në nuk kanë të drejtë të flasin, disa "komandantë" që kanë përfunduar në koalicionin e krimit dhe as OVL të UÇK-së që është e kapur prej po këtij koalicioni.

Çdo fjalë e tyre për luftën çlirimtare është hipokrizi sepse:

• Ata e lanë UÇK-në jashtë Kushtetutës së Kosovës;
• E mbështetën Gjykatën Speciale që bazament e ka përdhosjen e luftës së UÇK-së;
• E hoqën bashkimin kombëtar nga programet e tyre – idealin kryesor të luftës së UÇK-së;
• U bënë milionerë për vete, ndërkohë që i lanë në varfëri ushtarët e vërtetë të UÇK-së (mbi 50 ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike);
• E mbështetën pa rezervë dialogun me Vuçiqin e Daçiqin;
• Për arsye klienteliste i shpallën si veteranë edhe njerëzit që ishin bashkëpunëtorë të Serbisë;
• E sollën Listën Srpska në Kuvend dhe vazhdimisht i dhanë kompromise.

The post Molliqaj: Për UÇK-në s'kanë të drejtë të flasin komandantët e koalicionit të krimit appeared first on INSAJDERI.

Qeveria australiane në rrezik nga të “huajt”

Posted: 14 Aug 2017 09:55 AM PDT

Zelanda e Re konfirmoi se zëvendëskryeministri i Australisë, Barnaby Joyce ka nënshtetësi të dyfishtë, duke komplikuar edhe më tej situatën për kryeministrin Malcolm Turnbull.

Personat me dy shtetësi nuk lejohen që të garojnë për post publik, sipas Kushtetutës së Australisë.

Dy senatorë, Scott Ludlam dhe Larissa Ëaters u detyruan të japin dorëheqjen muajin e shkuar sepse kishin shtetësi të dyfishtë, ndërsa për mandatin e dy senatorëve të tjerë, pikërisht Matt Canavan dhe Malcolm Roberts, po për të njëjtën arsye, do të vendosë Gjykata e Lartë.

Zëvendëskryeministri Joyce kishte pranuar më herët se mund të kishte nënshtetësi neozelandeze për shkak të origjinës së tij, por tha se çështjen do ta çojë në Gjykatën e Lartë.

Nëse edhe zëvendëskryeministrti i hiqet mandati, qeveria e shefit të tij Turnbull rrezikon që të humbasë pushtetin.

Më herët, Zelanda e Re konfirmoi se sipas ligjeve të saj, çdo fëmijë i një shtetasi neozelandez, pavarësisht se ku lind, merr automatiksisht nënshtetësinë, që siç duket është edhe rasti i zëvendëskryeministrit australian. Ky i fundit tha se, sipas avokatëve, nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se do të vazhdojë funksionet e tij./Insajderi.com 

The post Qeveria australiane në rrezik nga të "huajt" appeared first on INSAJDERI.

BE: Partitë parlamentare të veprojnë me përgjegjësi, Kuvendi të konstituohet

Posted: 14 Aug 2017 09:48 AM PDT

Pas dështimit të vazhdimit të seancës së sotme, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje që të konstituohet sa më shpejt Kuvendi i Kosovës.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, Angelina Eichhorst, ka porositur deputetët që të veprojnë me përgjegjësi dhe ta kryejnë procesin e lënë në gjysmë.

"Edhe sot nuk pati progres. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet. Partitë parlamentare duhet të veprojnë me përgjegjësi, t'i përmbushin obligimet ligjore e kushtetuese", tha Eichhorst në një reagim në Twitter.

Edhe një ditë më parë, shtetet që përbëjnë QUINT-in kërkuan nga deputetët e Kuvendit që të mos i bojkotojnë seancat dhe të gjejnë zgjidhje për të dalë nga bllokada.

The post BE: Partitë parlamentare të veprojnë me përgjegjësi, Kuvendi të konstituohet appeared first on INSAJDERI.

“Aty nuk është prokurori” – PDK e quan seancën konstituive “hajt pak seancë”

Posted: 14 Aug 2017 09:21 AM PDT

Mimoza Ahmetaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë sot se vazhdimi i sotëm i seancës konstituive ishte "hajt pak" seancë, ku “të gjithë thoshin diçka veç hajt dhe akuzonin sikur të ishin në prokurori.”

Madje Ahmetaj pati kritika edhe për deputetët që siç tha ajo akuzonin të tjerët derisa janë vetë të akuzuar për terrorizëm, duke iu referuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

"Sot u pa që edhe partitë tjera nuk e patën kuorumin, nuk është se edhe partitë tjera ishin prezente në Kuvend", tha Ahmetaj për Klan Kosovën.

"Seanca e sotme ishte ‘Hajt pak’ seancë. Seancë në të cilën nuk do të duhej deputetët të deklaroheshin. Aty nuk është prokurori, prandaj nuk lejohen deklarata linçuese. Deklarimet ishin ekstreme, nuk u ka hije deputetëve, aq më pak deputetët që janë të akuzuar për terrorizëm", ka thënë ajo.

Ahmetaj shtoi se "PAN do të marrë pjesë në takimin konsultativ që do të mbahet të mërkurën. Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë këtij vendimi". /Insajderi.com

The post “Aty nuk është prokurori” – PDK e quan seancën konstituive “hajt pak seancë” appeared first on INSAJDERI.

Gazeta gjermane: Në Ballkan, disa xhami rekrutojnë xhihadistë që ISIS-it iu bashkuan me gratë e tyre

Posted: 14 Aug 2017 09:12 AM PDT

Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" nën titullin "Xhihad vajtje ardhje" (14.08) i kushton vëmendje frikës nga kthimi i luftëtarëve që kanë shkuar të luftojnë për të ashtuquajturin "Shteti Islamik" në vendet e Ballkanit.

Prej vitesh shtohen në Ballkan tendencat që e bëjnë të dukshëm kthimin e islamit tradicional, shkruan FAZ. Një shenjë për këtë janë xhamitë jashtë ndikimit të bashkësisë fetare myslimane, ku predikohet një islam radikal.

"Disa nga këto shërbejnë edhe si qendra rekrutimi për luftëtarët e IS-it dhe femrat, nuset e luftëtarëve që i bashkohen 'Shtetit Islamik'… kjo nuk shqetëson vetëm vendet ballkanike. Kur vetë vendet perëndimore me institucione efektive zor se e dinë se çfarë ndodh në xhamitë e tyre, atëherë kjo vlen më shumë për vendet e Ballkanit me administratë të dobët".

Po pas burgut ç’ndodh me xhihadistët?

Shqetësim ka ngritur edhe një artikull plot urrejtje i botuar në numrin e korrikut të revistës "Rumiyah" të IS-it, botimi në gjuhën boshnjake. Aty bëhet thirrje për të vrarë myslimanët e moderuar dhe myftinjtë e tillë para grave dhe fëmijëve të tyre. FAZ citon artikullin ku thuhet "se ne betohemi tek Allahu, se Allahu nuk vlerëson gjë tjetër më shumë, se të vrasësh ata që e kanë deformuar besimin e tij dhe duan ta shkatërrojnë nga brenda islamin".

Paralajmërime të tilla shqetësojnë autoritetet edhe sepse një pjesë e xhihadistëve është kthyer në vendet e Ballkanit, shkruan FAZ.

"Proceset gjyqësore në Kosovë, Serbi, Bosnje kanë përfunduar vërtet me dënime të larta. Por ekspertët e sigurisë vërejnë se nuk është bërë asgjë për të penguar radikalizimet e të burgosurve të tjerë. Po ashtu nuk ka asnjë koncept për një mbikëqyrje të efektshme të terroristëve të liruar nga burgu apo programe risocializimi". /DW/.

The post Gazeta gjermane: Në Ballkan, disa xhami rekrutojnë xhihadistë që ISIS-it iu bashkuan me gratë e tyre appeared first on INSAJDERI.

Nuk është Kastrioti, FC Prishtina tregon në cilin qytet do t’i zhvillojë ndeshjet

Posted: 14 Aug 2017 09:11 AM PDT

FC Prishtina ndeshjet e sezonit të ri nuk do t'i luajë në "Agron Rama" të Kastriotit.

Klubi kryeqytetas, pasi akoma nuk mund të luajë në shtëpinë e tyre për shkak se stadiumi ende nuk është rinovuar, sfidat si vendase do t'i luajë në Drenas.

Klubi "bardhekaltër", përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ndeshjet në edicionin e ri do t'i luajë në "Rexhep Rexhepi" të Drenasit.

"FC Prishtina këtë edicion, ndeshjet si vendase do t'i zhvillojë në Drenas në stadiumin e Feronikelit "Rexhep Rexhepi". Por, nesër pritet zyrtarizimi i marrëveshjes ndërmjet FC Prishtina dhe Komunës së Drenasit. Ndeshja e javës së parë me Dritën, sipas të gjitha gjasave, zhvillohet të dielën më 20 gusht nga ora 17:00", është thënë në njoftimin e FC Prishtinës.

Stinorin e kaluar skuadra bardhekaltër i ka zhvilluar ndeshjet si vendas në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot. /Insajderi.com

The post Nuk është Kastrioti, FC Prishtina tregon në cilin qytet do t’i zhvillojë ndeshjet appeared first on INSAJDERI.

“Neue Zürcher Zeitung”: Komandantët nuk lëshojnë pe

Posted: 14 Aug 2017 08:56 AM PDT

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova nuk ka ende qeverinë e saj. Në një analizë të gazetës zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" (14.08) vërehet se ka dështuar disa herë konstituimi i parlamentit të ri.

"Situata e 'patt-it' në Kosovë nuk do të thotë, se në Kosovë është pezulluar jeta dhe se publiku i ndjek duke u dridhur zhvillimet në parlament në Prishtinë. Sezoni i verës sjell si çdo vit dhjetëra-mijëra kosovarë në vendlindje, që vizitojnë të afërmit ose shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar….e për Kosovën vizitorë të tillë janë të rëndësishëm, sepse me shpenzimet e tyre ata i japin jetë turizmit dhe gastronomisë… por megjithëse jeta vazhdon, bllokada politike i kushton shumë financiarisht Kosovës".

Duhet qeveri me mbështetje të gjerë

"Neue Zürcher Zeitung" i referohet një shifre të përmendur nga afaristi i njohur Behgjet Pacolli, sipas të cilit Kosova ka humbur 138 milionë dollarë nga FMN-ja, kjo për shkak se nuk funksionojnë institucionet.

"Jo vetëm kampet politike janë tejet të armiqësuara, krahas problemeve ekonomike kronike dhe vështirësive sociale, janë për t’u zgjidhur çështje delikate të politikës rajonale, të cilave mund t’u japë zgjidhje vetëm një qeveri me mbështetje të gjerë".

NZZ i kushton vëmendje edhe dialogut me Serbinë dhe zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe duke theksuar se këtu Kosova ka nevojë për një diskutim të brendshëm.

"Duhet që të ecë përpara kompensimi ndërmjet Beogradit e Prishtinës, më së miri të bëhet hap cilësor, në rast të tillë Kosova ka nevojë për një qeveri të fortë. Nëse zgjedhjet e reja do ta përmirësojnë gjendjen, kjo nuk dihet". /DW

The post "Neue Zürcher Zeitung": Komandantët nuk lëshojnë pe appeared first on INSAJDERI.

“Mein Kampf”, shpërndajeni nëpër shkolla dhe stadiume

Posted: 14 Aug 2017 08:45 AM PDT

(Në 1999 Montanelli propozoi leximin e Mein Kampf të Hitlerit, si antidot të neonazizmit. Ai thoshte se "duke e lexuar mu hapën sytë mbi rrënjët e urrejtjes")

Një bombë me fitil të ndezur dhe gati për të plasur u gjet në agimin e djeshëm përpara qepenit të kinemase "Nuovo Olimpia" në rrugën Lucina, në Romë, ku po shfaqet filmi "Specialisti", portreti i një krimineli modern, kushtuar Adolf Eichmann, i famshmi dhe famëkeqi rregjizor i Auschwtz'it. Rruga Lucina është dy hapa, biles mbrapa Montecitorios (selia e parlamentit Italian). Mbas zbulimit të saj, bomba u mor përsipër nga "Lëvizja antisioniste" që ishte prezantuar tashmë me një biletë vizite që të hënën e shkuar më 22 nëntor, me një bombë tjetër, që këtë rradhë shpërtheu në hyrje të Muzeut të Lirisë, në rrugën Taso. Asnjë të vdekur por shumë dëme në atë që përgjatë pushtimit gjerman ishte selia e policisë së Republikës Fashiste, që torturonte të burgosurit e saj.

Kjo gromësirë ambicjesh dështake të neonazistëve nuk është një eksluzivitet Italian. Në Gjermani rrjeti Amazon.com vendosi të tërheqë nga tregu "on line" librin Mein Kampf të Hitlerit, rezultati ishte që libri u shndrrua në më të kërkuarin në internet. ( po kopjoj saktë këtë lajm nga gazetat, duke shpresuar që askush mos më pyes cfarë është Amazon.com dhe se si funksionon tregu "on line". Po besoj se ndërkohë lexuesit e dinë).
Një tjetër paralajmërim na vjen nga Amerika, ku revista Time thirri një referendum mbi personazhin që kish lënë më shumë gjurmë në këtë shekull. Hitleri rezultoi i treti në klasifikim. Por mund të ngushëllohemi menjëherë sepse i pari ishte ngritur aty Elvis Presli, që mund të ketë qënë edhe një këngëtar i madh, por (..)

(..) gjithësesi një këngëtar ishte, ndërsa Papa Wojtyla duhet të kënaqet me vëndin e gjashtë, ndërsa për sa i takon Gandhit për aq sa lexova sdukej asnjë gjurmë.
Duhet të merakosemi për këto shenja?

Po, duhet të merakosemi ashtu siç konfirmon dhe e provon mbi budallallëkun njerëzor edhe Ernest Renan, që e konsideronte si të vetmen gjë në botë që na jepte kuptimin e pafundësisë. Por për tu alarmuar, jo ; dhe aq më pak ti japësh nderin e të diskutuarit në planin e Parimeve ose të Historisë. Besoj se vlen më mirë të kërkojmë të kuptojmë psenë e këtyre fenomeneve dhe të biem dakord për mënyrën e përballjes në planin konkret.

Para së gjithash, me pak racizëm duhet të mësohemi të bashkjetojmë sepse askush nuk është imun. Dhe vetë hebrejtë, që jo për shekuj por për mijëra vjecarë, kanë qënë ndër viktimat më të goditura, ndonjëherë bien në grackë, dhe ja heqin përshëndetjen kujt ja u vë në dukje. Dakord, plagët e tyre janë kaq të thella sa edhe sot kullojnë gjak, ndaj ndjeshmëria e lartë është e kuptueshme dhe e shpjegueshme. Por ne nuk kemi këtë alibi, dhe jemi ndërkohë të prirur të veprojmë sipas logjikës dhe arsyes.
Eshtë e arsyeshme të ulim perden mbi arsyet që çuan drejt nazizmit sikur studimi dhe analiza e tyre ishin një shenjë kordinimi me perversitetin?

Dhe nuk do të jetë veç se ky shpërthim mbi tregun e librave për Mein Kampf, i cili i detyrohet tërësisht ose gati tërësisht, izolimit që nuk di për shkak të një dekreti të pushtetit politik ose për autocensurë të industrisë editoriale, ka penalizuar për dekada e dekada këtë libër që, duke e riparë në gjykimin e mëpasshëm (ku edhe koha e"pasme" arrin të na japë një gjykim, më mirë të emigrojmë në një planet tjetër), është vetëm një koleksion idiotësirash, e kundërshtuar nga faktet? Sikur Historia mos të na kishte mësuar që si agjent reklamash indeksi nuk i druhet konkurencës, për vec reklamave televizive. Po të më takonte mua (po ndoshta duhet të falenderoj Zotin që nuk më takon asgjë), Mein Kampf, që ndër të tjera është shkruajtur nga qentë  do e bëja të lexohej nëpër shkolla.

Mund të duken paradokse, dhe ndoshta janë. Por mua Historia më ka mësuar që ashtu sic thoshte Metternich, kundër ideve është e kotë të ngresh mure: idetë i kapëcejnë. Më mirë t'i lësh të thyejnë kockën e qafës.

Si përfundim, propozoj të shitet Mein Kampf në hyrje të stadiumeve mbi shkallët e të cilave tifozët valvisin flamujt e tyre me kryq të thyer.

Për fat të keq, janë analfabet, po të mos ishin, nuk do të valvisnin kryqin e thyer./Bota.al

The post "Mein Kampf", shpërndajeni nëpër shkolla dhe stadiume appeared first on INSAJDERI.

Mejtepet turke vijnë në Kosovë – si iu nënshtrua Thaçi Erdoganit në luftën kundër Gylenit

Posted: 14 Aug 2017 08:43 AM PDT

Recep Tayyip Erdogan është treguar mjaft efektiv me homologun e tij nga Kosova. Nga pritja që i kishte rezervuar në fund të vitit të kaluar Thaçit, Presidenti turk ka nxjerrë rezultate konkrete: shteti turk do të hapë shkolla në përpjekje për t'i zëvendësuar ato me shkollat e Fetullah Gylenit, klerikut që Turqia e ka shpallur terrorist. Fondacioni "Maarif", nën të cilën do të operojnë këto mejtepe, përveç Kosovës ka shtrirë tentakulat e tij edhe në pjesë tjera të Ballkanit.

Lexo në Express se ku është Kosova në këtë plan të ekspansionit të ri turk. Dhe, a po ia përmbush Thaçi si-vëllait të tij Erdogan dëshirën për ta zhdukur lëvizjen e Gylen nga Kosova, në shkollat e të cilit u arsmiua edhe i biri i tij.

Në dhjetorin e viti 2016 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u prit ngrohtë nga si-vëllai i tij, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Shefi i shtetit turk e Thaçi folën për shumë tema, por më së shumti për organizatën e imamit që jeton në Amerikë, Fetollah Gylen, organizatën e të cilit Turqia tashmë e konsideron "organizata terroriste FETO", e që bëhet fjalë për lëvizjen "Hizmet", raporton Express.

Erdogani, më qartë se kurrë i kërkoi Thaçit që të mbyllë shkollat e Gylenit në Kosovë, ku, për ironi në njërën nga to, ishte edukuar edhe i biri i vetëm i Presidentit, Endrit Thaçi.

Thaçi nuk kishte bërë ndonjë premtim të drejtpërëdrejtë për shkollat, por nëse iu besohet shënimeve në faqet zyrtare të institucioneve turke, ai ka qenë i qartë rreth klerikut Gylen. Thaçi citohet t'i ketë thënë kryeministrit turk, Binali Yildirim, se "çdokush që është terrorist në Turqi, është terrorist edhe në Kosovë".

Gjatë vizitës së Thaçit në Ankara, Erdogani nuk po kërkonte që të mbylleshin bizneset e Gylenit, por po i bënte edhe një ofertë kolegut nga Kosova.

Si alternativë ndaj mbylljes së shkollave të Gulen, Erdogan po shpaloste planin e shtetit turk për hapje të shkollave gjithandej globit, si alternativë ndaj shkollave të "terroristit" Gylen.

Këtu Erdogan edhe po e luste Thaçin që të mos e lëshojë rastin, duke thënë se në të ardhmen Kosova mund t'ua shohë sherrin shkollave të Gylenit.

Disa muaj më vonë, krejt në heshtje, ky fondacion i propozuar nga Erdogani te Thaçi tashmë i ka shtrirë tentakulat e aktivitetit në Kosovë. Ai ka blerë një shkollë që nisi si shkollë islamike, raporton Express.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç në qershorin e këtij viti edhe zyrtarisht ka bekuar me një vizitë shkollën private "International Maarif School of Kosova", që në fakt është kolegji International American Academy of Kosovo (IAAK). Në versionin anglisht të kësaj faqe, tek pjesa "për ne" shkolla citohet si "Miraj Islamic School".

Madje Erdogan para Thaçit kishte shpalosur se si do të funksiononte Maarif në Kosovë.

"Tash ne jemi duke e luftuar këtë (Gylenin), dhe duke e bërë këtë jemi djegur. Nuk duam që edhe Kosova të digjet. Prandaj fondacioni Maarif, të cilin e kemi themeluar le të bashkëpunojë me arsimin kombëtar të Kosovës dhe të shkollojmë të rinjtë idealist të Kosovës. Ti shkollojmë si atdhedashës", i pati prezantuar Erdogani Presidentit Thaçi fondacionin "Maarif".

Fondacioni në fjalë tash është i regjistruar si "International Maarif School of Kosova" në pronësi të Zurkani Vardar dhe Ferid Bedrollit, me drejtor Irfan Bedroll dhe agjent të regjistruar ka Bedri Bedrollin. Megjithatë, në publik Mesut Özbaysar është ai që prezantohet si drejtor i këtij fondacioni, kurse drejtoreshë e shkollës në fjalë, Azemine Kukaj, raporton Express.

Autoritetet kosovare deri tash nuk kanë lajmëruar se kanë marrë ndonjë masë kundër shkollave të Fetollah Gylenit në Kosovë, ani pse Erdogani i kishte folur me tone të vështira Thaçit në vizitën e tij në Turqi, duke i thënë për organizatën e shkollat e Gylen se "tradhtarë janë këta dhe ne paguam për këtë. Po e përsëris, nuk duam që edhe Kosova ta paguajë. Sepse Kosova nuk mundet ta përballojë këtë. Turqia kishte një fuqi për ta përballuar, por Kosova nuk mundet ta përballojë".

Por, derisa shkollat e Gylen ende funksionojnë zyrtarisht, fondacioni "Maarif" i regjimit të Erdoganit po merr hov po ashtu në Kosovë, dhe për ta luftuar konkurrencën në këtë biznes privat me shkollat në vend është angazhuar përfaqësuesja më e lartë e Erdoganit, ambasadorja Kıvılcım Kılıç e cila duke vizituar shkollat e "Maarif" sulmoi ato të "Gylen'it" duke thënë se prindërit duhet të mendojnë mirë se ku do ti regjistrojnë fëmijët e tyre sepse "diplomat e shkollave të organizatës terroriste FETO nuk njihen në shtetin e Turqisë".

Por, një raport i "Anadolu Agency" tregon se plani i Erdogan'it që ta heq nga tregu i të bërit biznes me shkolla ish-partnerin e tij në politikë, Fetolah Gylenin po shkon sipas planifikimeve. Ndoshta edhe më shpejt.

Fondacioni "Maarif", si kundërpërgjigje ndaj shkollave të fondacionit "Hizmet", sipas këtij raporti, tashmë kas shtrirje në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, e Bullgari, raporton Express.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë ku "Hizmet" ka 15 shkolla kanë filluar iniciativat në nivel kryeministrash të kantoneve dhe ministrash të arsimit për hapjen e shkollave në kryeqytet, pra në Sarajevë, si dhe në qytetet Tuzlla dhe Bihaç, derisa në Shqipëri 'Maarif" i Erdoganit tashmë ka një marrëveshje për ta marrë nën kontroll një shkollë private me emrin Instituti Kanadez i Teknologjisë, i themeluar në Tiranë në vitin 2011 nga një investitor nga Katari.

Në kuadër të këtij ekspansioni të "Maarif" të regjimit të Erdoganit në Mal të Zi në takime të zhvilluara me kreun e Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziç, është arritur pajtim për përfundimin e punimeve ndërtimore dhe për funksionimin e medresesë së vajzave në Ulqin, kurse në Maqedoni janë zhvilluar takime me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik dhe është arritur marrëveshje verbale për transferimin e licencave në nivel fillor dhe të mesëm, kërkesë kjo e parashtruar nga fondacioni i universitetit.

Ndërsa në Rumani ku "Hizmet" i Gylenit ka 10 shkolla, "Maarif" kishte blerë një objekt shkollor, i cili për shkaqe financiare, "Anadolu Agency"  raporton se nuk ka mundur të funksionojë.

Në Kosovë deri tash dihet që "Maarif" ka nënshkruar një protokoll, nëpërmjet të cilit kolegji International American Academy of Kosovo (IAAK) i transferohet fondacionit në fjalë, dhe bëhet me dije se shkolla ka 70 nxënës dhe licencë në nivelet parashkollor, kopsht për fëmijë, atë fillor dhe të mesëm, raporton Express.

Në faqen e kësaj shkolle, në versionin anglisht thuhet se shkolla, IAAK që në fakt i referohen si "Miraj Islamic School", drejtohet nga dy imamë, imami DhulKarnejn Vardar si drejtor i "Albanian Islamic Cultural Center" dhe imami Ferid Bedrolli, si Sekretar i saj. Po ashtu "Miraj Islamic School" te faqja e IAAK e ka të publikuar bordin e shkollës, që përbëhet nga Omer Musa, Tahir Kukiqi, Ramiz Duka, Ismet Capric, Hajrudin Muja, Hasan Yasar dhe Bashkim Pelinkovic.

Shkolla që tashmë është marrë nën kontroll nga "Maarif" i regjimit të Erdoganit e mbyll përshkrimin e vetvetes në faqen e saj me një versët nga libri i shenjtë i myslimanëve, Kur'ani e që thotë "o njerëz, ju kemi bërë juve nga një mashkull dhe femër e vetme dhe ju ndamë ju në popuj e fise, në mënyrë që ta njihni njëri-tjetrin"./GazetaExpress/

The post Mejtepet turke vijnë në Kosovë – si iu nënshtrua Thaçi Erdoganit në luftën kundër Gylenit appeared first on INSAJDERI.

Shpend Ahmeti ka një kërkesë “thumbuese” për PDK-në

Posted: 14 Aug 2017 08:29 AM PDT

Shpend Ahmeti i kërkon Partisë Demokratike të Kosovës t’i krahasojë punët e bëra në komunat e udhëhequra nga ta me punën e bërë në Komunën e Prishtinën.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pati një kërkesë “thumbuese” për PDK-në.

“PDK është mirë me i krahasu komunat e udhëhequra nga PDK me Prishtinën”, deklaroi Ahmeti, i cili së fundmi ka pranuar kritika të shumta nga dega e PDK-së në Prishtinë.

Ahmeti është akuzuar nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë për korrupsion dhe për qeverisje të keqe. /Insajderi.com

 

The post Shpend Ahmeti ka një kërkesë “thumbuese” për PDK-në appeared first on INSAJDERI.

Coutinho mungon me Liverpoolin, të enjten bëhet i Barcelonës

Posted: 14 Aug 2017 08:28 AM PDT

Liverpool nuk e kanë përfshirë Philippe Coutinho në listën e lojtarëve për ndeshjen e parë të "play-off"-it të Ligës së Kampionëve, e planifikuar të luhet nesër në fushën e Hoffenheim.

Braziliani, i cili e ka humbur tashmë edhe ndeshjen debutuese kundër Watford në Premier League, zyrtarisht është duke luftuar me disa probleme fizike dhe për këtë arsye nuk është trajnuar me shokët e tij në ditët e fundit.

Por, lajmi i dështimit për t'u thirrur në këto dy sfida është theksi i madh në gazetat spanjolle, në veçanti ato katalanase, ku lojtari është në fokusin e Barcelonës për të zëvendësuar Neymar.

Mësohet se ish-lojtari i Interit ka dërguar edhe në klubin e tij "kërkesën për transferim", njofton Telesport. Gjithashtu, konsideratat teknike të trajnerit të "Reds", Jurgen Klopp, lënë të kuptosh për një largim të Coutinho.

Ndërkohë, sipas "Mundo Deportivo", marrëveshja do të mbyllet dhe Barça do ta shpallë blerjen e Coutinho të enjten, një ditë pas ndeshjes së kthimit finale të Superkupës së Spanjës, kundër Real Madridit./Insajderi.com

The post Coutinho mungon me Liverpoolin, të enjten bëhet i Barcelonës appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për kryetar të Pejës

Posted: 14 Aug 2017 08:14 AM PDT

Bashkim Nurboja ka marrë votat e anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë për kandidimin për kryetar të Pejës.

Në njoftimin për media të Vetëvendosjes, thuhet se Nurboja ka përfunduar doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Lubjanës, ndërsa magjistraturën e ka të përfunduar në Universitetin Staffordshire në Angli.

Nga viti 2006 ka punuar si mësimdhënës universitar, në Universitetin e Prishtinës e më pas në Universitetin Haxhi Zeka dhe Kolegjin Universum.

"Bashkimi ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca akademike në SHBA dhe Evropë. Ka publikime shkencore në fushën e ekonomisë. I urojmë shumë suksese Nurboja dhe aktivistëve të Pejës".

LDK-ja  ka thënë se për kandidat do të vazhdojë ta mbajë Gazmend Muhaxherin, i cili aktualisht është kryetar i Pejës. Partitë e tjera ende nuk kanë bërë publikë emrat e kandidatëve të tyre.

The post Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për kryetar të Pejës appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Ronaldo dënohet me pesë ndeshje mos-lojë

Posted: 14 Aug 2017 08:14 AM PDT

Cristiano Ronaldo është dënuar edhe zyrtarisht nga drejtuesit e federatës spanjolle të futbollit, pas shtyrjes që ia bëri gjyqtarit pas ndëshkimit me karton të kuq.

Ylli i Real Madridit është ndëshkuar me kartonin e tij të dytë të verdhë dhe pastaj me të kuqin në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës së fituar ndaj Barcelonës me rezultat 3-1.

Pas ndëshkimit me kartonë të kuq, portugezi i revoltuar e shtyu gjyqtarin duke bërë sjellje të pahijshme.

Mediat pas kësaj raportuan se ylli i Realit do mund të dënohet 4-12 ndeshje mos-lojë shkaku i dhunës së tepruar ndaj gjyqtarit, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, tani ka ardhur vendimi i drejtuesve të La Ligas, të cilët kanë zyrtarizuar dënimin prej pesë ndeshjeve për Ronaldon.

Një ndeshje vjen shkaku i kartonit të kuq, ndërsa katër tjera për shtyrjen e gjyqtarit.

Ronaldo do të mungoj në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, atë në udhëtim te Deportivo la Coruna, në shtëpi ndaj Valencias dhe Levantes dhe përsëri në udhëtim te Real Sociedadi./Insajderi.com

The post Zyrtare: Ronaldo dënohet me pesë ndeshje mos-lojë appeared first on INSAJDERI.

Dy të arrestuarit në “Zone Club” janë anëtarë të stafit

Posted: 14 Aug 2017 08:06 AM PDT

Dy anëtarë të stafit menaxhues të klubit të natës "Zone Club" në Prishtinë u arrestuan të premten e 11 gushtit. Lajmin për këtë arrest e ka konfirmuar njëri nga pronarët e lokalit, Dekorim Sahiti.

Policia e Kosovës kishte pritur tre ditë të tëra për të njoftuar qytetarët rreth këtij incidenti.

Sipas policisë personat e arrestuar në klubin e natës në Prishtinë "Zone Club", ishin sjellë në "mënyrë arrogante me njësitet policore".

"Gjatë operacionit njësitet policore janë ballafaquar me mosbashkëpunim dhe sjellje arrogante nga ana e dy personave të dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion policor", njoftoi sot Policia e Kosovës, raporton Insajderi.

Për këtë ka reaguar njëri nga aksionarët e "Zone Club", Dekorim Sahiti, i cili ka mohuar mosbashkëpunimin e dy anëtarëve të stafit me policinë.

"Faktikisht edhe me policët në stacion kur i kanë dërguar këta dy janë mundu edhe deklaratat me ia ndërrua vetëm pse e kanë pa që kanë gabuar komplet", ka thënë ai./Insajderi.com 

The post Dy të arrestuarit në "Zone Club" janë anëtarë të stafit appeared first on INSAJDERI.

Veteranët e UÇK-së – deputetit të VV-së: Mos i fyej komandantët, Haradinaj s’iu gjunjëzua as Serbisë

Posted: 14 Aug 2017 08:03 AM PDT

Organizata e Veteranëve të UÇK-së nga rajoni i Dukagjinit ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqit kundër disa komandantëve të UÇK-së dhe Ramush Haradinajt.

Krasniqi akuzoi të nominuarin e PAN-it për kryeministër Ramush Haradinajn, se është takuar me kriminelë serbë e shqiptarë.

“Fyerja që po bëhet ndaj Luftës Çlirimtare të Kosovës, është e turpshme. Komandantët tonë, për aktivitetin e të cilëve në luftë krenohemi ne, por edhe secili që e ndjen veten shqiptar, nuk duhet të jenë cak i fyerjeve nga askush, e sidomos nga persona të inkriminuar, e të akuzuar për sulm terrorist ndaj institucioneve e rendit demokratik”, ka thënë OVL e UÇK-së nga rajoni i Dukagjinit.

OVL e UÇK-së në Dukagjin ka thënë se “ne besojmë se populli do të vetëdijësohet dhe që nuk do të votojë më këto mbetje jugosllave, të cilët kanë marë përsipër rolin e mëhershëm të UNMIK-ut, në demonizimin e UÇK-së dhe Luftës Çlirimtare.”

Veteranët e UÇK-së, përmes një komunikate, kanë thënë se Haradinaj nuk iu gjunjëzua as Serbisë dhe Rusisë.

“Ne rikujtojmë, se komandanti Ramush Haradinaj nuk i ka rënë në gjunjë as Jugosllavisë as Rusisë e as aleatëve të tyre, as në luftë e as në paqe. Deshën apo s'deshën leninistët e titistët, historia moderne e kombit shqiptar përfaqësohet me UÇK-në, e familjet Jasharaj e Haradinaj, janë simbole të kësaj lufte”, thuhet në reagim.

“Ne ju bëjmë me dije të gjithëve, se në rast rreziku, do të jemi prapë ne Veteranët e UÇK-së dhe do të jenë prapë ata komandantët që po fyhen në Kuvend, që do i dalin zot këtij vendi; e klika e kamarierëve, përkthyesve e komesarëve, do të struken në vrimën më të afërt që do e gjejnë, ashtu siç vepruan gjatë Luftës Çlirimtare”, kanë thënë veteranët e UÇK-së nga Dukagjini. /Insajderi.com

 

The post Veteranët e UÇK-së – deputetit të VV-së: Mos i fyej komandantët, Haradinaj s’iu gjunjëzua as Serbisë appeared first on INSAJDERI.

“Turp për policinë, më dëmtuan biznesin” – pronari i Zone Club paralajmëron padi

Posted: 14 Aug 2017 07:33 AM PDT

Policia e Kosovës arrestoi dy anëtarë të stafit menaxhues të klubit të natës “Zone” në Prishtinë të premtën e 11 gushtit, pasi sipas policisë, të dy personat nuk kishin pranuar të zbatojnë urdhërat e policëve në detyrë zyrtare.

Policia e Kosovës kishte pritur tre ditë për të njoftuar për aksionin e ndërmarr në “Zone Club”, kur përmes një njoftimi për shtyp deklaruan se dy personat e arrestuar në klubin e natës në Prishtinë ishin sjellë në “mënyrë arrogante me njësitet policore”.

“Gjatë operacionit njësitet policore janë ballafaquar me mosbashkëpunim dhe sjellje arrogante nga ana e dy personave të dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion policor”, njoftoi sot Policia e Kosovës, raporton Insajderi.

Por, njëri nga pronarët e “Zone Club”, Dekorim Sahiti i ka thënë Gazetës Online Insajderi se Policia e Kosovës arrestoi dy personat nga stafi menaxhues i biznesit, vetëm për të justifikuar operacionin e dështuar të tyre.

“Policia e ka jep një arsyetim vetëm sa mos të dalë komplet gabim, siç ka qenë i gjithë operacioni”, deklaroi Sahiti për Insajderin, derisa u shpreh se deklarata e Policisë së Kosovës rreth bastisjes së “Zone Club” ka qenë kontradiktore.

Sahiti thotë se dy anëtarët e stafit të “Zone Club” janë rrahur nga ana e policisë deri sa janë bartur në veturën zyrtare të personave zyrtarë. Por, ai thotë se i tërë stafi i klubit të natës i kishte pritur mirë njësitet policore të premtën.

"Faktikisht ne jemi sjell shumë mirë me policinë… i kemi pritur shumë mirë. Vet policia ka thënë se kemi kontroll rutinore, dhe më pas një pjesë tjetër e policisë kanë shkuar dhe i kanë arrestuar dy personat e stafit", ka thënë Sahiti.

Po ashtu, njëri nga katër aksionarët e “Zone Club” shprehet se dy anëtarët e arrestuar të klubit të natës kanë bashkëpunuar me policinë, pavarësisht se deklarata e Policisë së Kosovës e thotë të kundërtën.

"Faktikisht edhe me policët në stacion kur i kanë dërguar këta dy janë mundu edhe deklaratat me ia ndërru vetëm pse e kanë pa që kanë gabu komplet", ka thënë ai.

Për Sahitin këto veprime të policisë janë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe se për këtë menaxhmenti i “Zone Club”, siç deklaron ai, janë duke përgaditur një padi.

"Në mesin e 3 mijë personave me ma dëmtu biznesin dhe me u futë me njësi speciale, dhe në fund të fundit mos me gjetë asgjë… turp për policinë, turp për gjykatën, turp për të gjithë", është shprehur Sahiti.

Ndërkaq, të shtunën aksionari tjetër i “Zone Club”, Petrit Kllokoqi ka akuzuar njësitet policore që zhvilluan bastisjen në lokalin e tij të premtën, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Edhe Kllokoqi pretendon se veprimet e policëve ishin të kundërligjshme.

"Duke qenë se para Zotit dhe ligjit të gjithë jemi të barabartë, mbrëmë, disa nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, e keqpërdorën detyrën zyrtare duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme ndaj menaxhmentit të Zone, stafit dhe klientëve, dhe për këtë ne do të ushtrojmë të drejtën tonë ligjore", ka thënë Kllokoqi.

E Policia e Kosovës përmes deklaratës së publikuar sot në shtyp, ka thënë se institucioni policor i kryen detyrat vetëm në mënyrë të ligjshme.

"Duke parë publikimet qe po qarkullojnë ne rrjete te ndryshme sociale, rreth këtij operacioni, dëshirojmë që të ju sigurojmë se Policia e Kosovës është institucion që ushtron autorizimet dhe kryen detyrat në mënyrë të ligjshme, të bazuara në Kushtetutë, në ligjet e tjera në fuqi dhe në Kodin e Etikës, gjithmonë me synim që të mbroj jetën, pronën dhe të ofroj siguri për të gjithë personat", thuhej në komunikatën e policisë. /Insajderi.com

The post “Turp për policinë, më dëmtuan biznesin” – pronari i Zone Club paralajmëron padi appeared first on INSAJDERI.

Lekaj flet për takimet ‘sekrete’ me deputetët

Posted: 14 Aug 2017 07:10 AM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj thotë se kanë zhvilluar takime individuale me deputetë nga radhët e subjekteve tjera parlamentare për çështjen e krijimit të institucioneve të vendit.

Lekaj ka përsëritur zotimin e liderit të partisë së tij njëherësh të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj se vendi do të bëhet me institucione të reja brenda pak ditëve.

"Qeveria e Kosovës do të krijohet sipas afatit të cilin e ka potencuar z. Haradinaj si kandidat për kryeministër dhe nuk bëhet fjalë këtu se 'ku do t'i gjejmë numrat', sepse ne dëshirojmë të jemi serioz dhe këtë e tregon fakti që kemi ftuar të takohemi edhe subjekte politike po ashtu për t'i dhënë zgjidhje sa më shpejt dhe sa më qëndrueshëm", ka thënë Lekaj për Blic.

Ai ndër të tjerash ka shtuar se kanë biseduar edhe me deputet individualisht pasi që sipas tij deputeti si në kuadër të partisë (grupit parlamentar) po ashtu edhe si individ përfaqëson votat e tij që ia kanë besuar njerëzit e këtij vendi.

"Ne deputetët nuk i konsiderojmë vetëm numra ashtu siç disa po tentojnë t'i paraqesin, por më tepër e shohim atë çka ata e kanë për synim të bëjnë në shërbim të vendit, për ç'gjë edhe kanë kërkuar votën e qytetarëve të Kosovës" – ka thënë Lekaj.

Ditë më parë, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  në një intervistë për REL, ka thënë se brenda 10 ditëve të ardhshme Kosova do të ketë institucionet e reja.

The post Lekaj flet për takimet 'sekrete' me deputetët appeared first on INSAJDERI.

Kroacia publikon listën: Modriç, Rakitiç e Mandzukiç sfidojnë Kosovën

Posted: 14 Aug 2017 07:00 AM PDT

Kombëtarja kroate ka publikuar listën prej 23 futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës që do të zhvillohet në muajin shtator.

Në listën e Kroacisë bëjnë pjesë edhe yjet e futbollit kroat dhe evropian si: Luka Modriç, Ivan Rakitiç, Mateo Kovaçiq dhe Mario Mandzukiç.

Lista e lojtarëve të Kroacisë për ndeshjen me Kosovën dhe Turqinë:

Portierë: Danijel Subašić (Monaco), Lovre Kalinic (Gent), Dominik Livakovic (Dinamo);

Mbrojtës: Domagoj Vida (Dinamo Kiev), Dejan Lovren (Liverpool), Šime Vrsaljko (Atletico Madrid), Josip Pivarić (Dynamo Kiev), Matej Mitrović (Bešiktaš), Borna Barišić (Osijek), Zoran Nižić (Hajduk);

Mesfushorin: Luka Modrić (Real Madrid), Ivan Rakitić (Barcelona), Ivan Perišić (Inter), Mateo Kovačić (Real Madrid), Milan Badelj (Fiorentina), Marcelo Brozović (Inter), Marko Rog (Napoli), Filip Bradarić Rijeka), Mario Pašalić (Spartak);

Sulmues: Mario Mandžukić (Juventus), Nikola Kalinić (Fiorentina), Andrej Kramarić (Hoffenheim), Duje Čop (Cagliari)

The post Kroacia publikon listën: Modriç, Rakitiç e Mandzukiç sfidojnë Kosovën appeared first on INSAJDERI.

KMDLNj kërkon nga Mikullovci të mos lejoi përdorimin e gjuhës së urrejtjes

Posted: 14 Aug 2017 06:54 AM PDT

KMDLNj i bënë ftesë publike koalicionit PAN të merr pjesë në seancat konstituive të Kuvendit të Kosovës, kurse, ka një kërkesë për kryesuesin e seancës Mikullovci t'i përmbahet Rregullores së Kuvendit dhe të pengojë tensionimin e situatës së Kuvendit.

KMDLNj duke ia njohur të drejtën Mikullovci e që ia njeh Kushtetuta e Kosovës, megjithatë e përkujton se nuk mund të mbahet seanca konstituive kur nuk e keni kuorumin prej së paku 61 deputetëve e që nuk u sigurua në dy seancat e fundit; në seancën e parafundit ishin 53 deputetë kurse në seancën e fundit 55 deputetë.

"Kryesuesi, Mikullovci në të dyja seancat përmes pauzës 15 minutëshe bëri përpjekje ta sigurojë kuorumin por pasi nuk u sigurua , sipas Rregullores së Kuvendit është dashur ta ndërpresë seancën e të mos lejojë debate të mbushura me gjuhën e urrejtjes dhe kërcënime të shumta. KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit që t'i trajtojë me seriozitet akuzat që po bëhen në seancën e Kuvendit dhe në përputhje me faktet të veprojë sipas Ligjit", thuhet në komunikatë.

The post KMDLNj kërkon nga Mikullovci të mos lejoi përdorimin e gjuhës së urrejtjes appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more