Skip to main content

INSAJDERI: “Fotot e rralla të Ahmet Zogut nga fototeka Marubi ” plus 19 more

INSAJDERI: “Fotot e rralla të Ahmet Zogut nga fototeka Marubi ” plus 19 more


Fotot e rralla të Ahmet Zogut nga fototeka Marubi 

Posted: 17 Aug 2017 09:49 AM PDT

"…duam a nuk duam ne, ai mbetet një karakter interesant dhe enigmatik, një përzierje pa kriter kontradiktash të ndryshme, gjysmë hero dhe gjysmë bufon, për të cilën do të interesohen si grumbulluesi i fakeve historike të çuditshme, ashtu edhe studiuesi i psikologjisë", thoshte Faik Konica për Ahmet Zogun.

Ahmet Zogu me dy adjutantë të tij. Kel Marubi / 28 shtator 1925.

Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldina Appony. Gegë Marubi / 1938

Fejesa e Mbretit Zog me konteshën hungareze Geraldina Appony. Gegë Marubi / 1938.

Vila e mbretit Zog I në Durrës. Gegë Marubi / 1938.

 

The post Fotot e rralla të Ahmet Zogut nga fototeka Marubi  appeared first on INSAJDERI.

PDK: Ne nuk kemi mundur ta përfshijmë Bujën në listën për deputet e as për kryetar komune

Posted: 17 Aug 2017 09:35 AM PDT

Ish-Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka aderuar sot zyrtarisht në Nisma për Kosovën.

Pas kësaj, Partia Demokratike e Kosovës, parti në të cilën ka qenë pjesë Buja para se të aderonte në Nisma, ka dalë me një përgjigje për media duke thënë:

"PDK nuk ka pasur mundësi ta përfshij as në listë për deputet e as ta kandidoj për kryetar komune Shukri Bujën. PDK e falënderon për bashkëpunimin e deritashëm dhe i dëshiron suksese në rrugën që ka zgjedhur", thuhet në përgjigjen e PDK për media

The post PDK: Ne nuk kemi mundur ta përfshijmë Bujën në listën për deputet e as për kryetar komune appeared first on INSAJDERI.

Në liqenin e Shkodrës mbyten dy fëmijë

Posted: 17 Aug 2017 09:32 AM PDT

Një varkë me shtatë fëmijë mbi të është përmbysur në ujërat e Liqenit të Shkodrës, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e enjte. Varka është përmbysur disa metra larg bregut.

Viktimat janë dy të mitur, 13 dhe 15 vjeç nga fshati Gruemirë, ndërkohë që pesë fëmijët e tjerë kanë mundur që të dalin në breg me not.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur polumbarët, që pas kërkimeve kanë gjetur 50 metra larg bregut trupat e dy fëmijëve të pajetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që është ende e paqartë nëse të miturit shoqëroheshin nga familjarë të tyre në momentin e ngjarjes tragjike.

Ngjarja e rëndë mbërrin një ditë pasi asaj të ndodhur në plazhin e Zvërnecit, ku një 10-vjeçare humbi jetën e mbytur në ujërat e trazuara të Jonit.

The post Në liqenin e Shkodrës mbyten dy fëmijë appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria thotë se rasti i Ollurit po trajtohet me prioritet

Posted: 17 Aug 2017 09:31 AM PDT

Sulmi ndaj drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri, është duke u trajtuar me prioritetet nga autoritetet e rendit.

Këtë e ka konfirmuar Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Të gjitha rastet janë duke u trajtuar me prioritet dhe ky rasti i fundit që ka ndodhur dje me zotin Parim Olluri është duke u trajtuar me prioritet. Ne e kemi ftuar zotin Olluri që të jetë vazhdimisht në kontakt me ne për ta mbështetur. Pra, çdo rast që po ndodh trajtohet me prioritet”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

Olluri është sulmuar mbrëmë nga disa persona teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë. Sulmin ndaj tij e kanë dënuar institucionet vendore dhe përfaqëuses të ambasadave të akredituara në Kosovë.

Në anën tjetër, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje organeve të rendit për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit, duke nënvizuar se “sulmet e tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe të medies"./Insajderi.com

The post Prokuroria thotë se rasti i Ollurit po trajtohet me prioritet appeared first on INSAJDERI.

Furgoni përplas këmbësorët në Barcelonë, ka edhe të plagosur

Posted: 17 Aug 2017 09:26 AM PDT

Një furgon është përplasur me këmbësorët në një zonë turistike të Barcelonës, duke lënë disa të plagosur sipas raportimeve të medieve lokale.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë publikuar foto dhe video nga momenti i tmerrit, ndërsa atje kanë shkuar edhe automjetet e emergjencës, pas përplasjes së ndodhur në sheshin ikonë "Las Ramblas" të frekuentuar shumë nga turistët.

Njerëzve aty pranë u është thënë të shmangin zonën, ndërsa shërbimet e emergjencës i janë përgjigjur menjëherë "incidentit serioz" në kryeqendrën e Katalunjës.

Linjat e metrosë janë mbyllur, sikurse edhe dyqanet përreth zonës, ndërsa këmbësorët vraponin nga të katër anët në kërkim të strehimeve të sigurta, teksa policia zbarkoi me forca të shumta në zonë.

Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një furgon u drejtua përmes turmës së këmbësorëve në momentin që ata kalonin nga njëri trotuar në tjetrin. Policia konfimon përplasjen "masive", por dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh që nuk janë konfirmuar ende.

Gazeta "El Pais" njofton se drejtuesi i mjetit është larguar në këmbë pasi përplasi dhjetëra këmbësorë, ndërsa raporte të tjera thonë se dy persona të armatosur kanë hyrë në një restorant pas ngjarjes së mëparshme.

Edhe pse detajet e incidentit nuk janë momentalisht të qarta, përdorimi i automjeteve për të shkaktuar panik dhe viktima në vendet e BE-së është përdorur që nga korriku i vitit 2016, në një seri sulmesh terroriste nga militantë islamikë, duke vrarë mbi 100 persona në Nice, Berlin, Londër dhe Stockholm.

Javët e fundit, grafite kërcënuese ndaj turistëve janë parë në Barcelonë, aty ku shkojnë të paktën 11 milionë turistë në vit. Në një video të publikuar nën sloganin "turizmi vret fqinjësinë", disa individë kanë ndaluar një autobus me turistë në Barcelonë, duke shpuar gomat dhe duke vizatuar me spraj nëpër xhamat e tij.

The post Furgoni përplas këmbësorët në Barcelonë, ka edhe të plagosur appeared first on INSAJDERI.

Delawie: Bllokada politike dëmton qytetarët e Kosovës

Posted: 17 Aug 2017 09:14 AM PDT

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka kërkuar nga deputetët e legjislaturës së re që fuqitë te tyre t'i koncentrojnë në gjetjen e rrugëdaljes dhe zhbllokimit të situatës, e jo në fjalosjet mes vete.

Duke folur për situatën politike në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, ai tha se deputetët asnjëherë nuk duhet të harrojnë se u zgjodhën nga populli për të punuar për popullin.

"Vonesa i kushton Kosovës politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin ndërkombëtar", thotë ai.

"Më duhet t'ua përkujtoj deputetëve se janë zgjedhur për të punuar për popullin. Dhe ata duhet të gjejnë kompromis", ka shtuar diplomati amerikan.

Ai ka shtuar se Deputetët nuk janë zgjedhur që të rrinë në Prishtinë "dhe të fjalosen kot, apo të mos dalin fare në punë".

"Është thelbësore që Kuvendi të formohet, që Qeveria të formohet, dhe këta zyrtarë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Kosova", ka thënë ai.

"Politikanët kosovarë duhet të marrin vendime të vështira dhe të rëndësishme, si dhe t'i marrin përgjegjësitë për ato vendime".

Delaëie ka refuzuar t'ia drejtojë gishtin një personi apo ndonjë grupi politik si fajtor për gjendjen politike, por tha se u takon deputetëve të ofrojnë zgjidhje dhe t'i formojnë institucionet sa më parë.

"Nuk më takon mua që ta fajësoj dikë. Por, qytetarët e Kosovës po dëmtohen nga ky vendnumërim", thotë ai.

"U takon 120 deputetëve që të gjejnë mënyrën se si të bëjnë përparim dhe ta kuptojnë se interesi i vendit është në rend të parë".

"U takon atyre që të marrin vendime në të mirë të këtij vendi".

 

The post Delawie: Bllokada politike dëmton qytetarët e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

“Në Prishtinë është krijuar një lumë, po mungon vetëm Shpend Ahmeti me jaht”

Posted: 17 Aug 2017 09:12 AM PDT

Rinia Demokratike e Prishtinës ka ironizuar me gjendjen e shesheve të Prishtinës pas shiut, duke peshkuar në mënyrë simbolike mbi to.

Në këtë mënyrë ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me menaxhimin e rrugëve të Prishtinës nga qeverisja e Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

"Prishtina nuk ka lum për të peshkuar, por nuk ka as kryetar, i cili di të kujdeset për qytetin tonë. Përkundër këtyre, siç edhe po e shihni, tash në rrugët e Prishtinës është krijuar një lum, të cilit po i mungon vetëm edhe jahti dhe Shpend Ahmeti në të"

"Kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti përmbytet dhe e dimë që Shpendi nuk është Zoti për ta ndalur shiun, por do duhej të ishte i zoti për t'i menaxhuar situatat pas shiut në rrugët e Prishtinës", ka thënë Triumf Sadikaj, shkruan GazetaMetro

Kryetari i të rinjve të Prishtinës ka thënë se qytetarët po i vuajnë pasojat e mospunës dhe mosdijes së Shpend Ahmetit.

The post "Në Prishtinë është krijuar një lumë, po mungon vetëm Shpend Ahmeti me jaht" appeared first on INSAJDERI.

Shefi i UMMIK-ut dënon dhunën ndaj Ollurit

Posted: 17 Aug 2017 09:08 AM PDT

Shefi i misionit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka dënuar sulmin ndaj drejtuesit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Ai ka thënë se gazetarëve duhet t'iu mundësohen kushte të punojnë pa frikë.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj Parim Ollurit, drejtorit dhe gazetarit të gazetës online ” Insajderi “. I uroj z. Olluri një shërim të shpejtë. Është esenciale që gazetarët ta kryejnë punën e tyre pa frikë nga ndëshkimi. Autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë", ka deklaruar ai.

Sulmin fizik ndaj drejtorit të Insajderit e kanë dënuar edhe diplomatë të tjerë të akredituar në Kosovë, përfshirë këtu ambasadorin amerikan Greg Delaëie dhe atë britanik, Ruairi O'Connell./Insajderi.com

The post Shefi i UMMIK-ut dënon dhunën ndaj Ollurit appeared first on INSAJDERI.

Njeriu më i pasur afrikan: Do të blejë Arsenalin, dhe do ta shkarkojë Wengerin

Posted: 17 Aug 2017 09:04 AM PDT

Miliarderi nigerian Aliko Dangote është një tifoz i Topçinjve dhe nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të blerë klubin megjithëse pronari aktual Stan Kroenke nuk ka ndërmend ta shesë.

Dangote foli në mënyrë hipotetike se çfarë do të bënte nëse do të merrte drejtimin e klubit londinez.

"Gjëja e parë që do të bëja do të ishte shkarkimi i trajnerit. Ai ka bërë një punë të mirë, por duhet t'i jepet shansi edhe dikujt tjetër," shprehet ai për Bloomburg.

60-vjeçari premtoi se do të tentonte të blinte klubin. Momentalisht, Kroenke zotëron 67% të Arsenal dhe miliarderi rus Alisher Usmanov është në kontroll të 30% të mbetur, shkruan Telesport.

Dangote ka një pasuri mbi 10 miliard euro, dhe ka besim se mund të tundojë të dy pronarët aktualë të largohen nga klubi nëse i bëhet një ofertë bindëse.

The post Njeriu më i pasur afrikan: Do të blejë Arsenalin, dhe do ta shkarkojë Wengerin appeared first on INSAJDERI.

Ambasadori amerikan dënon dhunën ndaj Ollurit dhe Zogajt

Posted: 17 Aug 2017 09:04 AM PDT

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka dënuar sulmet e djeshme ndaj Sokol Zogajt, drejtor i burgjeve të Kosovës, dhe drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Delawie ka thënë se Kosova ka pasur mjaft dhunë në të kaluarën dhe se këto sulme janë kundër sundimit të ligjit dhe lirisë së medieve.

"I dënoj të dyja sulmet – edhe kundër gazetarit Parim Olluri, edhe kundër ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt", ka thënë ai.

"Dhuna nuk duhet të jetë pjesë e jetës politike të Kosovës. Kosova ka pasur mjaft dhunë. Të gjithë kosovarët kanë të drejtë dhe e meritojnë që të jetojnë të lirë, qofshin ata gazetarë, punëtorë publikë apo të tjerë", ka shtuar diplomati amerikan.

"Këto dy sulme janë kundër sundimit të ligjit dhe kundër lirisë së mediave, dy fusha që unë i mbështes shumë. Prandaj i dënoj shumë ashpër".

Drejtori i Insajderit, Parim Olluri, është sulmuar mbrëmë nga disa persona teksa po kthehej në shtëpi rreth orës 22, kurse Sokol Zogaj është sulmuar afër banesës së tij në orët e paradites.

 

The post Ambasadori amerikan dënon dhunën ndaj Ollurit dhe Zogajt appeared first on INSAJDERI.

Pique: Për herë të parë, Reali superior ndaj nesh

Posted: 17 Aug 2017 09:02 AM PDT

Gerard Pique foli para mediave pas humbjes 2-0 që Barcelona pësoi ndaj Real Madrid në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës.

Katalanasit i humbën të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 5-1 dhe mbrojtësi spanjoll pranoi se rivalët e përjetshëm janë më lart për momentin.

"Nuk është mbrëmja më e keqe. Më e keqja ishte humbja e Spanjës ndaj Holandës. Në këto 9-10 vjet që luaj te Barcelona, për herë të parë ndjej se Reali është më mirë sesa ne. Duhet ta kthejmë këtë situatë", deklaroi Pique.

Qendërmbrojtësi pranoi se Barcelona po kalon një moment krize: "Jemi në krizë si ekip dhe si klub. Sezoni sapo ka nisur, duhet të bashkohemi dhe të punojmë për një qëllim".

 

 

 

The post Pique: Për herë të parë, Reali superior ndaj nesh appeared first on INSAJDERI.

Avokati: Ismail Morina nuk do të ekstradohet në Serbi

Posted: 17 Aug 2017 08:33 AM PDT

Ismail Morina nuk do të ekstradohet në Serbi, por çështja e tij do të rishqyrtohet nga fillimi në Dubrovnik. Kështu është shprehur avokati i tij në Kroaci, transmeton TCh.

"Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim".

"Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Ismail Morina", tha Darko Butigan në një intervistë për Top Channel, që do ta ndiqni të plotë në edicionin qendror në 19:30.

The post Avokati: Ismail Morina nuk do të ekstradohet në Serbi appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i UEFA-s zotohet për përkrahje të futbollit kosovar

Posted: 17 Aug 2017 08:18 AM PDT

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, priti në takim presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin, i cili po viziton Kosovën.

Të pranishëm në takim ishin edhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, zyrtarë të tjerë të UEFA-s dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kryeministri Mustafa e falënderoi presidentin e UEFA-s për përkrahjen gjatë anëtarësimit por edhe mbështetjen e madhe që UEFA po vazhdon të jap për Kosovën, njofton Zyra e Kryeministrit.

"Po ashtu, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për përkrahjen e futbollit, konkretisht për vazhdimin e trajtimit me prioritet të investimeve në infrastrukturën sportive, në infrastrukturën ligjore, fuqizimin e sportit dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë për futbollin e Kosovës", thuhet në komunikatën për media të Qeverisë.

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, shprehu përkrahjen e mëtejshme të UEFA-s për futbollin e Kosovës edhe në të ardhmen. Ai vlerësoi, po ashtu, punën që institucionet e Kosovës po bëjnë në rregullimin e infrastrukturës sportive dhe në përkrahjen e futbollit duke premtuar mbështetje konkrete të UEFA-s.

 

The post Presidenti i UEFA-s zotohet për përkrahje të futbollit kosovar appeared first on INSAJDERI.

Një në tetë amerikanë është alkoolist

Posted: 17 Aug 2017 08:14 AM PDT

Një nga tetë amerikanë mund të konsiderohet alkoolist, sipas një studimi të ri në Jama Psycharity.

Afër 13 për qind e amerikanëve të rritur, afërisht 30 milionë plotësojnë kriteret e alkoolizmit, definuar nga Manuali Statistikor i Çrregullimeve Mentale, njofton Klan Kosova.

Studimi i kryer mes viteve 2012-2013 që përfshiu 36 mijë 309 veta, gjeti se përdorimi i alkoolit është rritur për 49.9 për qind krahasuar me studimin paraprak të kryer mes viteve 2001-2002.

The post Një në tetë amerikanë është alkoolist appeared first on INSAJDERI.

Gazetarët në shënjestër

Posted: 17 Aug 2017 08:13 AM PDT

Jo rrallë herë në Kosovë gazetarët kërcënohen dhe pengohen në kryerjen e punës së tyre. Një rast i fundit i një sulmi ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje ndaj gazetarit Parim Olluri, i cili drejton gazetën online Insajderi.

Olluri tha për Radion Evropa e Lirë, se persona të panjohur e sulmuan atë derisa ishte duke shkuar në banesën e tij bashkë me të fejuarën. Ai mendon se motivet e sulmit kanë të bëjnë pikërisht me punën që ai bën.

“Sulmuesit nuk më thanë asnjë fjalë, e nuk i njihja as kush janë dhe nuk u përmend asgjë. Ajo po më bën të dyshoj dhe besoj se ata kanë qenë të orkestruar dhe nxitur nga dikush”, tha Olluri.

Olluri i cili merret kryesisht me tema hulumtuese, tha se shpesh përballet me kërcënime, sidomos përmes rrjeteve sociale nga ata persona të cilët përmendën në raportet që kanë të bëjnë me korrupsioni.

“Unë tash, edhe nga Facebook-u kam kërcënime të shumta, fyerje të shumta prej njerëzve që e shfryjnë mllefin kur nuk ju pëlqen shkrimi i autorit. Kam pasur kërcënime edhe më herët, të cilat i kam lajmëruar në Polici, lidhur me disa tenderë të Komunës së Skenderajt. Në rastin e parë, Policia ka vepruar mirë, Policia dhe gjyqësori nuk kanë dhënë ndonjë informatë shtesë se çka është bërë me rastin. Unë shoh probleme, Insajder do vazhdojë të raportojë për aferat korruptive, për milionat që janë bërë në mënyrë të zezë nga njerëzit e politikës dhe bizneseve”, tha Olluri.

Sulmin ndaj gazetarit të Insajderit, e kanë dënuar përfaqësues të institucioneve të Kosovës, organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, njofton REL.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se " sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është i patolerueshëm në shtetin të cilin e kemi ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shprehjes së lirë".

I shqetësuar me lajmin sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të Insajderit, Parim Olluri është shprehur edhe kryeministri në largim, Isa Mustafa.

"Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje organeve të rendit për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit, duke nënvizuar se “sulmet e tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe të medies".

Autoritet e rendit dhe ato të drejtësisë thanë se rasti po trajtohet me prioritet. Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha rastet që kanë të bëjnë me sulme ndaj gazetarëve, trajtohen me prioritet.

“Të gjitha rastet janë duke u trajtuar me prioritet dhe ky rasti i fundit që ka ndodhur dje me zotin Parim Olluri është duke u trajtuar me prioritet. Ne e kemi ftuar zotin Olluri që të jetë vazhdimisht në kontakt me ne për ta mbështetur. Pra, çdo rast që po ndodh trajtohet me prioritet”, tha Kelmendi.

Raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare, Freedom House e radhitë Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar dhjetëra raste të sulmeve e kërcënimeve ndaj punonjësve të medies gjatë këtij viti.

Shkëlqim Hysenaj Kryetar i AGK-se tha se liria e shprehjes në Kosovës vazhdon të jetë e cunguar.

“Gjendja e lirisë së medies dhe lirisë së shprehjes në Kosovë është ende fragjile dhe Kosova ka dështuar që të krijojë një ambient të sigurt për të gjithë gazetarët, mirëpo edhe për njerëz të fushave të tjera, që të thonë në mënyrë të pavarur dhe të lirë atë të cilën e mendojnë. Pra, Kosova ende ka probleme dhe i është nënshtruar njëfarë lloj presioni i cili është i shtrirë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ne si shtet nuk po mund të kalojmë këtë fazë të zhvillimit demokratik”, tha Hysenaj.

Remzie Shahini-Hoxhaj profesoreshë në Universitetin e Prishtinës që ligjëron në Departamentin e Gazetarisë, tha për Radion Evropa e Lirë se liria e shprehjes në Kosovë dhe niveli i gazetarisë, në krahasim me vendet e rajonit është më i avancuar. Ajo thotë po ashtu se 17 vjet pas luftës, niveli i lirisë së shprehjes është në një stad më të favorshëm se sa që ka qenë.

“Është një nivel i gazetarisë që është më i avancuar se sa në vendet në rajon. Mirëpo, në kohën e fundi në Kosovë kemi hasur në rastet ku gazetarët janë sulmuar prej grupeve të caktuara, grupeve politike apo biznesore apo çfarëdo qofshin, sepse Kosova është duke kaluar ndryshime të mëdha shoqërore e politike dhe kjo është arsyeja se ndodhin këto”, tha Shahini-Hoxhaj.

Tregu i varfër, në të cilin gjenden mediat sot në Kosovë, ka bërë që disa prej tyre të varen, në disa raste, nga grupe të caktuara politike apo ekonomike.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut më anë të një komunikate për media thotë se "qëndrimit kritik kundër dukurive negative përmes frikësimit të gazetarëve të medieve elektronike dhe të shkruara, përpjekja për kufizim të lirisë së fjalës përmes frikësimit dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve është rruga drejt anarkisë dhe suspendim të ligjeve në fuqi".

Ndryshe, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vitin e kaluar ka raportuar rreth 20 raste të kërcënimeve, sulmeve dhe cenimit të lirisë së gazetarëve.

 

The post Gazetarët në shënjestër appeared first on INSAJDERI.

Arsyeja përse u arrestuan tre kosovarë në Tetovë

Posted: 17 Aug 2017 08:08 AM PDT

Tre shtetas të Kosovës, J.A. (20) R.S. (23) dhe A.S. (21), sot rreth orës 1 të mëngjesit janë arrestuar nga policia për shkak se nuk kanë pasur dokumente identifikimi dhe qëndrim të rregulluar në Maqedoni.

“Që të tre kanë qenë në gjendje të alkoolizuar dhe me lëndime të dukshme, të cilat i kanë marrë gjatë një sulmi fizik në një restorant në Tetovë”, informon zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski për Express.

Sipas tij pas arrestimit dhe mbajtjes në stacionin policor në Tetovë, sot do të dorëzohen në Departamentin e krimit ndërkufitar, migracionit dhe Ripranimin dhe paraprakisht me këtë do të ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe nga kush ishin sulmuar ata para arrestimit.

The post Arsyeja përse u arrestuan tre kosovarë në Tetovë appeared first on INSAJDERI.

Loja zyrtare e Formula 1 2017 debuton këtë muaj

Posted: 17 Aug 2017 07:59 AM PDT

Video loja zyrtare e Kampionatit Botëror të Formula 2017 është pranë, dhe nga data 25 Gusht lojtarët do të mund të provojnë eksperiencën më të fundit të garave virtuale me makina.

Loja sjell disa inovacione të reja dhe do të jetë e disponueshme në PlayStation 4, Xbox One dhe Windows PC. Në mesin e këtyre inovacioneve janë një modalitet i ri karriere, makina klasike, plane alternative pistash dhe modalitete të reja garimi.

Këtë vit lojtarët do të kenë më shumë opsione se kurrë më parë kur fillojnë një karrierë. Ata mund të krijojnë avatarin e tyre, të zgjedhin një pilote femër, të përshtatin pamjet e helmetave e shumë të tjera.

Adhuruesit e lojës do të kenë mundësi të garojnë me disa prej makinave më ikonike në historinë e Formula 1 si Williams 1992 FW14B, Red Bull RB6 dhe 12 opsione të tjera.

Përveç 20 pistave zyrtare të F1 2017, loja do të ketë edhe katër pista të shkurtuara: Britania, Bahraini, SHBA dhe Japonia.

Së fundit përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan të garojnë makinat moderne ose klasike gjatë një sesioni online.

The post Loja zyrtare e Formula 1 2017 debuton këtë muaj appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimi i nënës së ushtarit të UÇK-së: Sikur të më lindte djali për së dyti

Posted: 17 Aug 2017 07:51 AM PDT

Kristina Lekaj, nëna e ushtarit të UÇK-së, Anton Lekaj i cili është liruar sot nga burgu i Beogradit, thotë se sot ndihet sikur t’i kishte lindur djali i saj për së dyti. Ajo e ngazëllyer ka rrëfyer për Insajderin siç ka thënë ajo ditën më të lumtur të jetës së saj.

"Sot është ditë ma e lumtur për mua si nënë, sot ndjehem sikur të më kishte lindur djali për së dyti, unë jam duke e pritur në shtëpi dhe nuk kam dal me e prit por besoj qe dikush ka dalë", ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se Lekajn kanë dal ta presin bashkëshortja dhe djali i tij i vetëm 16 vjeçar.

"Ajo çfarë di është se deri tani kanë shkuar për ta pritur vetëm bashkëshortja dhe djali i tij i vetëm, 16 vjeçar", ka thënë ajo.

Ajo më tej ka treguar se djali i saj, Antonij do të kthehet në Kosovë rreth orës 19.

"Djali jem hale nuk ka mbërri e kanë liruar po hale nuk mbërri, po besoj që para orës shtatë nuk mbërrin", ka thënë ajo.

Anton Lekaj i cili është liruar sot nga burgu ka qenë i dënuar nga Gjykata për krime të luftës në Beograd, me 13 vite kundër popullsisë civile.

Ajo ka rrëfyer edhe periudhën 13 vjeçare sa biri i saj ishte në burgun e Beogradit, ajo ka thënë se kontaktet e vetme që i ka pasur me djalin e saj, Antonin kanë qenë vetëm përmes telefonit dhe ato kanë qenë të shkurta për shkak të frikës për të biseduar në telefon.

"Po gjatë kësaj kohe kemi biseduar shkurt sepse nuk ka guxoftë me fol përmes telefonit vetëm si jeni, a jeni mirë asgjë më shumë", ka thënë Kristina Lekaj.

Gazeta Insajderi, para pak kohe kishte publikuar, dosjen e gjykimit dhe dënimit të Lekajt. Ajo përmbante dëshmitë e të mbijetuarve si dhe dokumente të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, BIA/Insajderi.com

The post Rrëfimi i nënës së ushtarit të UÇK-së: Sikur të më lindte djali për së dyti appeared first on INSAJDERI.

Në Gjirokastër zbulohet pusi 300 vjeçar

Posted: 17 Aug 2017 07:41 AM PDT

Një pus mesjetar 17 metra i thellë u zbulua në dyshemenë e godinës qendrore të Qafës së Pazarit të Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si 6 këndëshi.

Kastriot Dhrami, i cili administron prej vitesh godinën si njësi për shitjen e suvenirëve, vendosi të kryejë disa sistemime dhe modifikime të brendshme, por ndërhyrja evidentoi pusin për të cilin ishte dëgjuar të flitej nga të moshuarit.

"Kisha dëgjuar për këtë pus që para 30 vitesh, por nuk e dija ku ishte me saktësi. Pusi do të bëhet i dukshëm dhe do të vëmë ndriçim. Është një vlerë e shtuar për qytetin, jo vetëm për pazarin. Është diçka e veçantë", thotë Dhrami.

Pusi mendohet të jetë ndërtuar para ndërtimit të pazarit, çka do të thotë më shumë se 300 vjet më parë dhe paraqitet në gjendje shumë të mirë. Niveli i ujit që dikur përdorej për tu pirë është deri në lartësinë 5 metra.

Vepra e rrallë ka filluar të befasojë vizitorët, ndërsa i ka shtuar një tjetër atraksion turistik pazarit karakteristik të Gjirokastrës. Banorët e vjetër të qytetit flasin për të paktën 7 puse në pazarin e qytetit si dhe për një sistem të sofistikuar furnizimi me ujë të lidhur me ujësjellësin e Ali Pashës, por kjo ende nuk është faktuar. /Insajderi.com 

The post Në Gjirokastër zbulohet pusi 300 vjeçar appeared first on INSAJDERI.

Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Posted: 17 Aug 2017 07:39 AM PDT

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se shqiptarët morën mesatarisht paga 2.1 për qind më të ulëta në 2016,  ndërkohë qëçmimet e mallrave të konsumit u shtrenjtuan me 1.3 për qind.

Paga mesatare mujore bruto për të gjithë të punësuarit në ekonominë shqiptare ra në 45,845 lekë në vitin 2016- nga 46,829 lekë që qe në vitin 2015, me një rënie neto prej 2.1 për qind, bëhet e ditur nga të dhënate reja statistikore të publikuara nga Instituti i Statistikave.

Sipas të dhënave të INSTAT, rëniet më të mëdha në paga vërehen në profesionet e vështira si "shërbimet në shtëpi", "bujqësia", "industria përpunuese" dhe "art, argëtim e zbavitje".

Paga bruto nënkupton pagën netoplus sigurimet shoqërore e shëndetësore si dhe tatimin mbi të ardhurat, të cilat të punësuarit i paguajnë në mënyrë indirekte pasi u mbahen nga paga nga ana e punëdhënësit, i cili ka për detyrë t'i derdhëato në degën e thesarit. Shqipëria nuk ka aktualisht tatim mbi të ardhurat personale për pagat deri në 30 mijë lekë ndërsa për pagat nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë paguhet TAP në masën 13 për qind, njofton reporter.al

Aktualisht është e pamundur që të shikohet ecuria e pagave në periudha para vitit 2015 për shkak se kjo është hera e parë që INSTAT publikon të dhëna të kësaj natyre. Të dhënat e publikuara mbështeten në deklarimet tatimore të subjekteve tatimpaguese si dhe përpunimeve statistikore të INSTAT.

Sipas këtyre të dhënave, akomodimi dhe shërbimi i ushqimit është profesioni më i keqpaguar në Shqipëri. Gjatë vitit të kaluar, paga bruto në këtë sektor qe vetëm 25 mijë lekë.

Shërbimet në shtëpi janë profesioni i dytëmë i keqpaguar në ekonominë shqiptare. Paga në këtë sektor qe vetëm 29 mijë lekë në vitin 2016 dhe është ulur me 12 për qind në krahasim me vitin 2015.

Industria përpunuese është sektori tjetër me paga më të ulëta. Më 2016, paga mesatare në këtë sektor ku përfshihen fabrikat e veshjeve e të tjera qenë bruto në masën 31,400 lekë.

Aktiviteti ekonomik me paga mesatare më të larta është"Aktivitete të organizatave ndërkombëtare", ku punonjësit marrin mesatarisht 125 mijë lekë.

Sektori tjetër i mirëpaguar është"Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit", ku përfshihen bankat, kompanitë e sigurimit e shërbime të tjera financiare. Gjatë vitit 2016, paga mesatare bruto në këtë sektor qe 97,962 lekë dhe u rrit me 2.5 për qind në krahasim me vitin 2015.

Sektori i "Informacionit dhe Telekomunikacionit" shënon gjithashtu paga të larta, ku paga mesatare bruto gjatë vitit 2016 qe 70 mijë lekë. Megjithatë, ky sektor ka pësuar rënie 2 për qind në krahasim me vitin 2015.

Sektori me rritjen më të lartë të pagave gjatë vitit të kaluar qe sektori i "Aktiviteteve Profesionale, Shkencore dhe Teknike", ku pagat u rritën me 11 për qind. Paga mesatare në këtë sektor, ku përfshihen edhe universitetet, arriti në 69 mijë lekë nga 61 mijë që qe më 2015.

Sektori tjetër, "Furnizimi me Energji Elektrike, Gaz e Avull dhe me Ajër të Kondicionuar," i cili përbëhet në praktikë nga ndërmarrjet shtetërore KESH, OST e OSHEE, mori një rritje page prej 8 për qind në vitin 2016.

Të ndara sipas pronësisë së ndërmarrjes, të dhënat e INSTAT tregojnë se në ndërmarrjet shtetërore paga mesatare aktuale është 55 mijë lekë, ndërsa në ndërmarrjet private shqiptare është 34 mijë lekë. Pagat më të larta gjenden te ndërmarrjet nën pronësi të huaj prej 69 mijë lekësh.

Rritje ekonomike dhe rënie pagash

Zyrtarisht, Shqipëria përjetoi rritje ekonomike më të lartënë vitin 2016 se në 2015-ën, një tregues ky që shërben për të argumentuar se ekonomia po rimëkëmbet dhe punët po ecin për mbarë. Në vlerësimin e vet paraprak, INSTAT deklaroi se në vitin 2016, ekonomia u rrit me 3.5 për qind, një rritje krahasimisht më e lartë se sa vitet e mëparshme. Megjithatë, në të njëjtën periudhë, inflacioni shënoi nivelin 1.3 për qind, më i ulëti në afro dy dekada.

Rënia nominale e pagave në ekonomi tregon nga njëra anë vështirësitë e mëdha ekonomike të përjetuara nga ndërmarrjet gjatë vitit 2016, ndërsa shpjegon nga ana tjetër normën shumë të ulët të inflacionit gjatë këtij viti si dhe aspektin disfunksional të rritjes ekonomike.

Ndonëse rritja ekonomike mund të jetë pak a shumë 3.5 për qind, kjo rritje ekonomike nuk është përkthyer në paga më të larta për të punësuarit për shkak se konsiderohet rritje ekonomike e përqendruar në pak aktivitete masive ndërtimi si gazsjellësi TransAdriatik apo hidrocentrali i Devollit, projekte që kanë pak ndikim në ekonominë reale të shqiptarëve.

Norma shumë e ulët e inflacionit gjatë vitit 2016 zyrtarisht nuk konsiderohet të jetë shkaktuar nga rënia e konsumit të brendshëm, por argumentohet se në një masë të konsiderueshme është shkaktuar nga rënia e çmimeve të importit. Megjithatë, për një ekonomi të re dhe të varfër si Shqipëria, rënia nominale e pagave është një fenomen i pazakontë që tregun me vështirësi të konsiderueshme ekonomike. Mungesa e analizës për shkaqet reale të kësaj vështirësie ekonomike dhe fshehja pas shifrës boshe të rritjes së PBB-së me 3.5 për qind me gjasë e mbyll shtegun për marrjen e masave reale për zgjidhjen e problemeve.(reporter.al)

 

The post Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016 appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more