Skip to main content

“I zhgënjyer me çmimin, fermeri nga Lloshkobarja asgjëson 40 ari mjedra” plus 9 more Ferizaj Press

“I zhgënjyer me çmimin, fermeri nga Lloshkobarja asgjëson 40 ari mjedra” plus 9 more Ferizaj Press


I zhgënjyer me çmimin, fermeri nga Lloshkobarja asgjëson 40 ari mjedra

Posted: 15 Aug 2017 10:06 AM PDT

 

Ferizaj. 15.08.2017. Investoi mbi 10 mijë euro, por sot fermeri Osman Uka nga fshati Lloshkobare, po i asgjëson mbi 40 ari mjedër të mbjella dy vite më parë.
Ai thotë se nga kjo kulturë pemtare nuk po ka aspak levërdi, për shkak se çmimi i ulët që po mbizotëron në treg, përveç që nuk po i sjell fitime, edhe po e dëmton atë.
"Mirë në fillim ka shku puna, tash çmimi është 80 cent, po zbritet në 60 cent, më paralajmëruan se do të bie edhe në 50 cent, edhe për çka me punu më, një punëtorit nuk mundem me ia dhanë pagën që e kemi të përhershëm këtu me këtë fitim çka e marrim ne prej këtyre mjedrave, punojmë tërë verën badihava, tash e kam sharrën në veturë do ta zgjati kabllon edhe me i pre, pasi t'i prej do t'i nxjerri edhe rrajt nuk më ka mbet tjetër sen me ba, krejt shkaku i çmimit, sikur të ishte çmimi i vjetit nuk do ta kisha ba, por tash me këtë çmimi s'ka asnjë leverdi prej saj", tha Osman Uka.
Ndërsa, në pikën grumbulluese të kësaj kulture, thonë se çmimi i mjedrës është përcaktuar nga tregu i jashtëm dhe se ata nuk kanë asgjë në dorë për ta ndryshuar atë.
"Është e vërtetë, sivjet është çmimi ulët i mjedrës krahasuar me vitin 2015, ku në 2015 ishte çmimi deri në 2.20 cent, por krahasuar me vitet paraprake edhe në vitet 2010, 2011 këto çmime kanë qenë 80 cent, 1 euro, e 1.20, çmimet i përcakton Polonia sepse i ka 90 mijë hektarë, ndërsa ne i kemi vetëm 1 mijë hektarë në Kosovë, kështu që ne nuk kemi ndikim fare në çmime, edhe pse ia vlen 80 cent, por secili e lyp maksimumin", tha Visar Aliu.
Bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Bujqësisë, në komunën e Ferizajt janë të mbjella mbi 300 hektarë mjedër. Deri më tani me këtë kulturë pemtare Kosova ka qenë konkurente me Serbinë, ndërsa sivjet është Polonia ajo që po prodhon më së shumti mjedër në gjithë botën, transmeton Televizioni Tema.

Kryetari Svarqa zotohet për rregullimin e një pllake përkujtimore për luftëtarin Qazim Shehu

Posted: 15 Aug 2017 07:49 AM PDT

Ferizaj.15.08.2017.Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit të komunës së Ferizajt, Faruk Guri kanë pritur sot në një takim të përzemërt Shukrije Ramadanin bashkëshorten e heroit të kombit Agim Ramadani së bashku me vëlluan e saj Gibert Dema.

Në këtë takim veç temave të tjera u diskutua edhe për nderimin e një luftëtari pjesëmarrës në Betejën e Koshares, Qazim Shehut i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar në Itali nga vdekja natyrore.

Për luftëtarin Qazim Shehu u bë e ditur se ka lindur në Shkup por ishte me prejardhje nga fshati Greme i komunës së Ferizajt. Ndërsa u sqarua se ka pasur disa probleme nëpër shtetet e tjera për varrosjen e eshtrave të tij, prandaj shqetësimi është adresuar në komunën e Ferizajt. Trupi i tij është i varrosur në fshatin Greme ku jetojnë edhe një pjesë e pasardhësve të familjes së tij.

Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa u zotua se në përvjetorin e parë të vdekjes së tij më 27 shtator do të angazhohet që të rregullohet një pllakë përkujtimore në nderim të veprës së tij.

Ndërkaq premtoi se në një të ardhme të afërt do të iniciojë procedurat që eshtrat e luftëtarit të lirisë Qazim Shehu të barten edhe në Koshare , aty ku pushojnë bashkëluftëtaret e tij dhe ku janë zhvilluar beteja të ashpra për të thyer kufirin shqiptaro -shqiptar e për të gëzuar lirinë që kemi sot.

Në takimin e sotëm morën pjesë edhe disa ish-luftëtarë të cilit ishin pjesë e Brigadës 138 "Agim Ramadani" të cilët mirëpritën iniciativën dhe angazhimin e strukturave komunale për nderimin e jetës dhe veprës së Qazim Shehut.

Faton Topalli, kandidat i VV per Ferizaj?

Posted: 15 Aug 2017 06:45 AM PDT

Burime brenda partise Vetevendosje, bejne te ditur se kandidati i mundshem per kryetar te Ferizajt nga ky subjekt eshte propozuar te jete Faton Topalli, i cili momentalisht ushtron detyren e deputetit ne Parlamentin e Republikes se Kosoves. Ne te kaluaren Faton Topalli kishte garuar edhe dy here si kandidat i ketij subjekti per kryetar te Ferizajt,  ne zgjedhjet lokale te vitit 2012 dhe 2013, duke mos e kaluar rundin e parë te votimeve. Në zgjedhjet e pergjithshme qe u mbajtën më 11 qershor te ketij viti, Faton Topalli u rizgjodh deputet me gjithsejt 9132 vota, ndersa ne Ferizaj kishte fituar 5417 vota.

Faton Topalli ka lindur ne Prishtine më 7 nëntor 1963, dhe e ka te kryer fakultetin e shkencave sociale ne Cyrih te Zvicres, trasnmeton Televizioni Tema.

Në Dubravë të Ferizajt fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve

Posted: 15 Aug 2017 05:28 AM PDT

 

Ferizaj. 15.08.2017. Në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve, mori pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, nënkryetari i komunës nga komunitete Asllan Kryeziu, si dhe këshilltarë të komunës së Ferizajt si dhe banore të këtij fshati.

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka thënë se këto investime kanë qenë mese të domosdoshme në këtë fshat, duke pasur parasysh vet faktin se është fshat i banuar nga komuniteti pakicë. Ai tha se në fshatin Dubrave do të asfaltohen 8 rrugë, ku në 7 prej tyre jetojnë komunitete pakicë të këtij fshati, ndërsa në njërën rrugën janë të përzier edhe komuniteti shumicë shqiptare.

"Këta banorë janë përfitues të këtyre projekteve nga komuna e Ferizajt dhe Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal me një projekt që kap vlerën me bashkëfinancim prej 160 mijë euro dhe kap një gjatësi të kilometrave vetëm në Dubrave rreth 1 mijë e 200 metra, ndërkaq kemi aq gjatësi edhe në Pleshinë të Ulët ku do të asfaltohen në kuadër të këtij projekti edhe 6 rrugica. Unë jam i lumtur që më në fund edhe pjesëtaret e komuniteteve pakicë në veçanti falë edhe bashkëpunimit që kemi pasur në qeverinë lokale, jo vetëm të pushtetit lokal, por edhe me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike me deputetin e Parlamentit të Republikës së Kosovës për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore për të cilat ka nevojë të jashtëzakonshme ky komunitet", është shprehur kryetari Svarqa, duke shtuar se bashkëpunimi me këtë nuk do të mungojë, duke përmendur edhe realizmin e projekteve të tjera.

" Ne do të punojmë për rregullimin edhe të një pjesë të kanalizimit si domosdoshmëri e Qendrës Sociale në Dubrave, për të cilën do të bëjmë përpjekje që ditëve në vijim të bëjmë edhe një fasadim të brendshëm të këtij objekti", tha Svarqa.

E nga ana tjetër Hajriz Haziri përfaqësues i fshatit Dubrave, u shpreh tejet mirënjohës drejtuesve të qeverisë lokale të Ferizajt, për të gjitha investimet që po bëjnë për komunitetin e shatit Dubrave. Tha se investime të tilla, duhet të behën edhe në të ardhmen, në mënyrë që edhe ky komunitete të këtë një jetë sa më të mirë.

Komuna e Ferizajt, gjatë këtyre ditëve, është duke punuar me intensitet të shtuar edhe në shumë projekte të tjera infrastrukturore dhe që pritet shumë shpejt edhe të përfundojnë.

Ferizaj: Konfiskohet marihuana që i dyshuari e la në një kioskë

Posted: 15 Aug 2017 03:42 AM PDT

Ferizaj.15.08.2017 Është raportuar se një i dyshuar i panjohur në një kioskë kishte lënë një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë.

Substanca e dyshuar është konfiskuar nga Policia, thuhet në raportin e policisë.

Daçiq flet për kufirin Kosovë – Serbi

Posted: 15 Aug 2017 02:51 AM PDT

Ai përsëriti se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

"Unë jam duke u përpjekur që të sugjeroj një zgjidhje të përhershme pasi ajo është e bazuar në një kompromis të të drejtave historike dhe etnike që nënkupton demarkacionin e asaj që është shqiptare dhe serbe", ka thënë Daçiq për RTS, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, propozimi as nuk merr as nuk jep asgjë.

"Nuk është një mundësi për të bërë një marrëveshje të përhershme dhe në ato zona ku jetojnë serbët, kurrë nuk do të jetë një Kosovë e pavarur. Kjo është e mundur, po vetëm me tanke", ka shtuar Daçiq.

Sipas tij, nuk ka zgjidhje të përhershme për Kosovën pa një marrëveshje me Serbinë duke shtuar se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e OKB-së.

"Ne kemi bërë të ditur se nuk ka kufij me Bosnje e Hercegovinën e lëre më me ndonjë entitet që e quan veten Kosovë e pavarur", ka thënë zëvendëskryeministri serb, Daçiq.Daçiq ka thënë, po ashtu, se në Prishtinë ka qëndrime me të cilat thuhet se dialogu është iniciuar për ta bërë Serbinë ta njohë Kosovën.

"Në emër të Qeverisë dhe Presidentit të Serbisë u them se ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës", ka thënë Daçiq.

News: Presion mbi Vuçiqin të heqë dorë nga dialogu kombëtar për Kosovën

Posted: 15 Aug 2017 02:50 AM PDT

Shqiptarët dhe serbët jo vetëm që nuk e duan këtë zgjidhje rreth Kosovës por edhe atë të ruajtjes së status-quo-së së fuqive të mëdha si Amerika, BE-ja dhe Rusia.

"Megjithatë Vuçiq vazhdon iniciativën e tij, por është i vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë në gjendje të imponojë ndonjë zgjidhje duan shqiptarët apo serbët dhe as bashkësia kombëtare", thuhet të ketë deklaruar një person i afërt i Vuçiq.

Sipas gazetës në fjalë, Vuçiq nga kontaktet me të huaj ka kuptuar se të gjithë prej tyre korresponduan me ruajtjen aktuale të Ballkan-it.

Në anën tjetër siç raporton 'News' qarqet e larta në Moskë kanë thënë për ta se nuk kanë asgjë kundër idesë tjetër për demarkacion, e cila, sipas tyre, është parë si një euforizëm për ndarjen e provincës.

Sipas tyre, nëse propozimi i bërë nga zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, ka të bëjë me zgjidhjen dhe caktimin e marrëdhënieve më të mira me Prishtinën, atëherë është i mirëpritur.

Ushtrim i gjerë fushor me skenar, “Rrëzimi i Aeroplanit Komercial” në Kosovë

Posted: 15 Aug 2017 02:50 AM PDT

Zhvillimi i ushtrimit do ta testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për Menaxhimin Emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezentë në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.

Objektivat kryesore të ushtrimit janë: Komunikimi dhe Koordinimi në incidente të karakterit kombëtar, Reagimi i koordinuar midis faktorit vendor dhe ndërkombëtar, bazuar në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Emergjencave (SIME) dhe Planin e Reagimit Kombëtar (PRK), si dhe Rimëkëmbja pas situatave të kësaj natyre.

Në ushtrim do të marrin pjesë:

– Agjencia e Menaxhimit Emergjent-Planifikimi dhe koordinimi

– Aeroporti i Gjakovës – vendimmarrja

– Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës – AACK

– Komisioni për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve Aeronautike – KHAIA

– Reaguesit e parë si Zjarrfikësit, Shërbimet mjekësore emergjente dhe Policia e Kosovës,

– Reaguesit e dytë: Forca e Sigurisë së Kosovës dhe

– Reaguesi i tretë, KFOR-i.

Ky ushtrim planifikohet që të mbahet në javën e fundit të muajit gusht.

Reagon KPK për bllokimin e produkteve

Posted: 15 Aug 2017 02:49 AM PDT

Sipas këtij klubi, të sulmosh prodhimet

Koreja Veriore: Nuk është koha që tani të diskutohet për amerikanët e arrestuar

Posted: 15 Aug 2017 02:49 AM PDT

Zëdhënësi i bëri këto komente duke iu përgjigjur shkrimeve në media këtë fundjavë, të cilat raportuan se SHBA-ja ishte angazhuar në diplomaci sekrete me Korenë Veriore për disa muaj për të diskutuar çështjen e amerikanëve të arrestuar në vendin e izoluar, transmeton Express.

Koreja Veriore, e cila e liroi një pastor kanadez javën e kaluar duke i thirrur mbi baza humanitare pasi që e kishte mbajtur në burg për më shumë se dy vjet, është duke i mbajtur tre amerikanë që i akuzon për shkelje të ndryshme./Express/ 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more