Skip to main content

“Haziri e Kurteshi presin rivalët tjerë në garën e Gjilanit” plus 2 more Gazeta Tribuna

“Haziri e Kurteshi presin rivalët tjerë në garën e Gjilanit” plus 2 more Gazeta Tribuna


Haziri e Kurteshi presin rivalët tjerë në garën e Gjilanit

Posted: 17 Aug 2017 01:56 AM PDT

Lutfi Haziri dhe Sami Kurteshi janë dy kandidatët e zyrtarizuar deri më tani nga subjektet politike për garën e 22 tetorit nga e cila do të dalë edhe kreu i komunës së Gjilanit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar kandidaturën e Hazirit edhe për një mandat të qeverisjes lokale ndërsa vetëvendosje këtë herë garës i futet me ish avokatin e popullit, Sami Kurteshin.

Partia Demokratike e Kosovës ndonëse ishte përcaktuar herët për nominimin e ish shefit të Grupit Parlamentar, Zenun Pajaziti, për kryetar të Gjilanit,  si duket ky i fundit është larguar nga kombinimi.

"Nuk besoj që do të jem kandidat. Apo thënë më shkurt, nuk do të jem", ka thënë Pajaziti për Indeksonline duke shtuar më vonë që ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Pa kandidat vazhdon të mbetet edhe Aleanca e Ramush Haradinajt. I kontaktuar nga Indeksonline, Rexhep Kadriu nga dega e AAK-së në Gjilan thotë se ende nuk ka një vendim se kush do ta sfidoi Hazirin e Kurteshin.

"Akoma nuk kemi vendim nga partia për zyrtarizim të kandidatit për kryetar komune në Gjilan por për pak ditë dihet emri i kandidatit", ka thënë Kadriu.

Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen me 22 tetor të këtij viti, përderisa partitë janë deklaruar se janë në përfundim të përpilimit të të gjithë emrave kandidues.

The post Haziri e Kurteshi presin rivalët tjerë në garën e Gjilanit appeared first on Gazeta Tribuna.

Rrihet Sokol Zogaj, reagojnë MD dhe KMDLNJ (Video)

Posted: 16 Aug 2017 10:53 AM PDT

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj është rrahur mizorisht me shufra hekuri nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit.

Në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Ulpiana rreth orës 7 të mëngjesit.

Policia bën të ditur se kanë nisur procedurat për identifikimin e personave të dyshuar dhe kapjen e tyre.

Mjekët në QKUK tregojnë për Tribuna Channel se Sokol Zogaj është jashtë rrezikut për jetën dhe se është duke u trajtuar në klinikat përkatëse.

Ndiqeni kroniken e plote./GazetaTribuna/

The post Rrihet Sokol Zogaj, reagojnë MD dhe KMDLNJ (Video) appeared first on Gazeta Tribuna.

Përfundon tryeza e LAA-së, nxirren disa konkludime

Posted: 16 Aug 2017 04:32 AM PDT

Ka përfunduar tryeza e thirrur nga koalicioni LAA për çështjen e konstituimit të institucioneve të reja.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në përfundim të tryezës ka thënë se konkludimet janë që PAN-i ka bllokuar formimin e institucioneve duke shfrytëzuar të drejtën për formimin e institucioneve dhe se mosformimi i institucioneve ka pasoja të mëdha ekonomike.

Në këtë tryezë është shqyrtuar mundësia për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shfrytëzimit të së drejtës për propozimin e kandidatit për kryetar.

The post Përfundon tryeza e LAA-së, nxirren disa konkludime appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more