Skip to main content

“Fuqitë perëndimore të shqetësuara për bllokadën politike në Kosovë” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

“Fuqitë perëndimore të shqetësuara për bllokadën politike në Kosovë” plus 14 more Radio Evropa e Lirë


Fuqitë perëndimore të shqetësuara për bllokadën politike në Kosovë

Posted: 13 Aug 2017 09:25 AM PDT

"Ne jemi të shqetësuar për situatën politike që po vazhdon në Kosovë", thuhet në fillim të një deklarate të Ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, të publikuar sot. Mëtutje, Ambasadat e pesë vendeve perëndimore në Prishtinë theksojnë se "Kosova ballafaqohet me shumë sfida, në periudhë të mesme dhe afatgjatë, përfshirë programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike, por, po ashtu, edhe nevojën për zhvillimn ekonomik, forcim të sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe raportet e Kosovës me Serbinë", dhe shtojnë se "Shtetasit e Kosovës meritojnë një Kuvend dhe Qeveri, që mund t'i plotësoj këto qëllime". Këto komente u bënë para vazhdimit të senacës së nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila deri tash tri herë është ndërprerë për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të koalicionit PAN, që është fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit. Për seancën e nesërme, po ashtu, është paralajmëruar se PAN-i nuk do të merr pjesë. Në deklaratën e pesë Ambasadave të vendeve perëndimore në Prishtinë, theksohet se "është përgjegjësi e liderëve të Kosovës formimi i këtyre institucioneve, por edhe për të bërë reforma të domosdoshme për parandalimin e bllokadës së këtillë në të ardhmen". "Ne shpresojmë se liderët e Kosovës, ata në politikë dhe në shoqërinë civile, do të udhëheqin në zgjidhjen e kësaj çështjeje, përfshirë paraqitjen e propozimeve konkrete", theksohet në deklaratë dhe shtohet se "një parim i parë i rëndësishëm është që deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë që ai ta filloj punën e vet".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Ish-kryeministri foli para mijëra mbështetësve

Posted: 13 Aug 2017 09:08 AM PDT

Ish-kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, duke folur para mijëra mbështetësve tha se ai "do ta ndryshoj të ardhmen e vendit", derisa arriti në qytetin e tij të lindjes, Lahore, nga kryeqyteti Islamabad, pas një serie triditëshe të protestave. Zoti Sharfi, që është shkarkuar nga Gjykata Supreme e Pakistanit, më 28 korrik, tha se vendimi i gjykatës "nuk e ka respektuar" votën e atyre që kanë votuar për të në zgjedhje, dhe ai "nuk do të qëndroj në shtëpi, derisa ta ndryshoj të ardhmen e këtij vendi". Masa e madhe e njerëzve në tubimin e djeshëm ishte pjesë e protestës masive, që ka filluar më 9 gusht, kur Sharif e lansoi atë që ai e quajti "karvan të demokracisë" nga Islamabadi në Lahore. Karvani i gjatë i zotit Sharif gjatë natës u ndal në tri qytete të ndryshme, prej se e ka filluar udhëtimin. Ky karvan ishte i rrethuar me masa të shtuara të sigurisë. Sharifi udhëtonte në një makinë të blinduar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daçiq: Kosova kërkon që të mos debatohet në OKB, por kjo nuk do të ndodhë

Posted: 13 Aug 2017 08:12 AM PDT

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se të mërkurën më 16 të këtij muaji, do të mbahet seanca e rregullt tremujore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, megjithqë për anulimin e këtyre mbledhjeve angazhohen fuqitë e mëdha dhe Prishtina. "Prishtina në mbledhje asnjëherë nuk e ka lënë pa thënë se Kosova duhet të heqet nga rendi i ditës i KS-së së OKB-së dhe se Misioni i OKB-së në Kosovë është i panevojshëm, por kjo nuk do të ndodhë për shkak të miqve tanë, që kanë të drejtë të vetos – Rusisë dhe Kinës", tha sot Ivica Daçiq, në Beograd, me rastin e shënimit të 14 vjetorit të vrasjes së dy djemve të rinj dhe plagosjes së katër të tjerëve në Gorazhdevc në Kosovë, me ç'rast ka porositur se kërkimi i drejtësisë për viktimat serbe në Kosovë do të jetë ide themelore udhëheqëse e qeverisë së Serbisë edhe në të ardhmen, raporton agjencia Beta. "Kjo është mbledhje e rregullt, megjithqë fuqitë e mëdha së bashku me Prishtinën konsiderojnë se ato më nuk duhet të mbahen ose bile të mbahen më rrallë, një ose dy herë në vit", tha Daçiq dhe ka shtuar se "për shkak të interasave tona kombëtare duhet të jemi të kujdesshëm me miqtë tanë Rusinë dhe Kinën dhe nuk guxojmë të tërheqim lëvizje, të cilat do t'i rrënonin raportet tona". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia: Forcat siriane kanë kthyer territore të gjëra gjatë muajve të fundit

Posted: 13 Aug 2017 07:46 AM PDT

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se trupat e qeverisë së Sirisë, të mbështetura nga forcat ruse, kanë rimarrë territore të gjëra nga forcat kryengritëse, gjatë dy muajve të kaluar. Gjatë një interviste të djeshme për televizionin Rossia 1, zoti Shoigu tha se sasia e territorit që është rimarrë nga forcat lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, prej muajit qershor, është dy herë më se madhe se territori të cilin e kontrollonte qeveria në muajin shtator të vitit 2015, kur forcat e Rusisë filluan t'i ndihmojnë forcat e qeverisë siriane me sulme ajrore. Shoigu ka vlerësuar se përfitimet e armatës së Sirisë janë "me të vërtetë impresive". Një zyrtar tjetër i lartë ushtarak rus, tha se prej një gushtit, ushtria e Sirisë i ka nën kontroll afro 74,200 kilometra katrorë në Siri. Prej fillimit të luftës ndërmjet trupave siriane dhe luftëtarëve kryengritës në vitin 2011, janë vrarë qindra mijëra njerëz, ndërsa miliona njerëz janë detyruar të zhvendosen. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krijimi i institucioneve, peng i interesave të partive politike

Posted: 13 Aug 2017 05:49 AM PDT

Partitë politike në Kosovë, sidomos tri grupet e mëdha duhet të kenë një konsensus politik ndërmjet vete, në mënyrë që të konstituohen institucionet e reja, të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, thonë analistët politikë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA thotë se në Afganistan është vrarë lideri i IS-it

Posted: 13 Aug 2017 05:36 AM PDT

Shtetet e Bashkuara thonë se një lider lokal i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), dhe disa komandantë të tij, janë vrarë nga një sulm ajror amerikan. Nga sulmi para tri ditësh është vrarë, Abdul Rahman, i identifikuar nga ushtria amerikane si shef provincial i Shtetit Islamik në Irak dhe në Khorasan të Sirisë, theksohet në kumtesën e sotme të komandës ushtarake amerikane në Kabul të Afganistanit. Tre pjesëtarë të njohur të degës ISIS-K janë në mesin e të vrarëve në sulmin në luginën Peç, në provincën lindore, Kunar. "Vrasja e Abdul Rahmanit paraqet edhe një tjetër goditje për lidershipin e lartë të grupit ISIS-K", tha gjenerali amerikan, John Nicholson, që është komandant ushtarak amerikan në Afganistan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Venezuela kritikon ashpër Trumpin për komentet për “opsion ushtarak”

Posted: 13 Aug 2017 05:04 AM PDT

Qeveria e Venezuelës të shtunën mbrëma ka paraqitur një kritikë të ashpër ndaj komenteve të presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me një "opsion ushtarak" potencial, për zgjidhjen e krizës politike në këtë vend të Amerikës Latine. Në deklaratën e lexuar nga ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza, gjatë një takimi me diplomatët e jashtëm në kryeqytetin Karakas, u theksua se komentet e Trumpit ishin akti më skandaloz luftënxitës kundër Venezuelës, për një shekull dhe kjo paraqet kërcënim për stabilitetin e Amerikës Latine. Arreaza e cilësoi presidentin Trump si "shef të perandorisë" dhe tha se komentet e tij para dy ditësh paraqesin model të agresionit kundër sovranitetit të Venezuelës. Arreaza tha, po ashtu, se deklaratat e Trumpit paraqesin shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në mesin e diplomatëve që ishin të pranishëm gjatë leximit të deklaratës nga ana e ministrit Arreaza, ishte edhe përfaqësuesi më i lartë diplomatik amerikan në Venezuelë, Lee McClenny, i cili është shef i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë. Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela nuk i kanë këmbyer ambasadorët prej vitit 2010. Zoti Trump tha se ai mund "të vazhdojë" me një "opsion ushtarak" për t'u ballafaquar me qeverinë gjithnjë e më autoritare të Venezuelës. "Venezuela është në rrëmujë, është një rrëmujë shumë e rrezikshme dhe situatë shumë e keqe. Ne kemi shumë opsione për Venezuelën. Unë nuk do ta përjashtoj opsionin ushtarak", tha presidenti Trump në Bedminister të Nju Xherzit, i pyetur nga gazetarët për gjendjen në Venezuelë, e cila për disa muaj është përfshirë në trazira. Pas kësaj deklarate, ministri i mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, e ka akuzuar Trumpin për "akt të çmendurisë". Zgjedhjet e kontestuara në muajin korrik, e kanë sjellë një legjislaturë të fuqishme, që është në favor të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Më shumë se 120 vetë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar gjatë protestave të dhunshme. Administrata amerikane, më herët, presidentin Maduro e ka quajtur "diktator" dhe ka imponuar sanksione kundër tij dhe aleatëve të tij, por asnjëherë nuk është përmendur opsioni ushtarak. Ka reaguar edhe ministri i informatave i Venezuelës, Ernesto Villegas. "Unë insistoj se ky është kërcënimi më serioz që ndonjëherë është bërë kundër sovranitetit dhe pavarësisë së Venezuelës", tha Villegas gjatë një interviste në Televizionin shtetëror të këtij vendi. Ministri Padrino, i cili është aleat i afërt i presidentit Maduro, tha se "me këtë elitë ekstremiste në qeveri në Shtetet e Bashkuara, kush e di se çka mund të ndodhë në botë". Maduro dhe liderët e tjerë të Venezuelës për një kohë të gjatë i kanë portretizuar Shtetet e Bashkuara si agresor, i gatshëm për të okupuar, megjithëqë Maduro, kohëve të fundit, tha se ai dëshiron t'i ripërtërijë raportet e mira me Uashingtonin. Para dy ditësh,. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti, Nicolas Maduro, ka kërkuar të bisedoj me telefon me presidentin Trump, por Trumpi publikisht e ka refuzuar këtë ftesë. "Presidenti Trump do të flasë me kënaqësi me liderin e Venezuelës, atëherë kur në këtë vend të ripërtrihet demokracia", tha thënë Shtëpia e Bardhë. Me gjithë komentet e presidentit Trump se ai do ta shqyrtoj opsionin ushtarak kundër Venezuelës, Pentagoni e ka publikuar një deklaratë ku theksohet se akuzat nga ana e liderëve politikë në Karakas se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë invadim, janë "të pabaza". Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundim i dhembshëm i atletit Bolt në Kampionatin Botëror

Posted: 13 Aug 2017 03:39 AM PDT

Atleti i Xhamajkës, Usain Bolt, duket se e ka përfunduar karrierën e tij legjendare në mënyrë zhgënjyese, pasi dje u rrëzua nga lëndimi, në garën finale të stafetës 4x100 metra, në Kampionatin Botëror në Londër. Bolt ishte lider i seleksionit të Xhamajkës në finale në 100 metra, në përpjekje për t'i mundur atletët amerikanë dhe ata britanikë, kur e nisi vrapimin dhe pastaj u rrëzua në terren. Ishke ky një përfundim i dhembshëm për atletin Bolt, 30 vjeçar, i cili i ka fituar 19 medalje olimpike dhe në Kampionatet botërore, gjatë karrierës së tij jashtëzakonisht të sukseshme. Raportohet se ai kishte problem me këmbën e majtë. Në këtë garë trimfoi stafeta e Britanisë, që doli para asaj të Shteteve të Bashkuara, dhe kjo u ndoq me entuziazëm të afro 56 mijë shikuesve vendës. Japonia doli e treta. Kampionati në Londër filloi me befasi të pakëndshme për Boltin, pasi ai doli i treti në vrapimin individual në 100 metra, ku ai kishte dominuar për më tepër se një dekadë. "Është e dhembshme për ta parë legjendën, një kampion të vëretë, duke u ballafaquar" me lëndim, tha Yohan Blake, anëtar i kombëtares së Xhamajkës në atletikë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Rezultatet” e Marrëveshjes së Ohrit, 16 vjet pas

Posted: 13 Aug 2017 03:26 AM PDT

Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet të dërgohet për miratim në Parlamentin e Maqedonisë, konsiderohet një rezultat drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë pritjet në disa pika kufitare

Posted: 13 Aug 2017 03:00 AM PDT

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, dhe te Dheu u Bardhë,sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë. Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e automjeteve në kufirin në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë, në dalje, arrijnë deri në 200, respektivisht 300metra. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare, raportohet të jetë normale.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmet i fuqishëm në ishullin Sumatra në Indonezi

Posted: 13 Aug 2017 01:44 AM PDT

Një tërmet i fuqishëm sot herët në mëngjes e ka goditur bregdetin e ishullit, Sumatra, në Indonezi. Raportohet se dridhja është ndjerë në Singapor, që është qindra kilometra larg, me ç'rast është shkaktuar panik. Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka raportuar se tërmeti me intensitet 6.4 shkallë, e kishte epiqendrën afro 74 kilometra në perëndim të qytetit bregdetar, Bengkulu. Megjithatë, nuk është dhënë alarm për cunami. Një zyrtar i Agjencisë për situata emergjente në qytetin Padang në Indonezi, tha se banorët lokalë ishin shqetësuar nga tërmeti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vulin: Serbia nuk bëhet anëtare e NATO-s e as e ndonjë aleance ushtarake

Posted: 13 Aug 2017 01:28 AM PDT

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i ka thënë ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, se pozicioni parimor i Serbisë është se edhe më tutje do të mbetet ushtarakisht neutrale, ka raportuar mbrëmë Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS. Zoti Vulin, që gjendet në vizitë dyditëshe në Rusi, ka biseduar me kolegun rus për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në një bazë të armatës afër Moskës. "Derisa Vuçiq të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe president i Republikës së Serbisë, e unë ministër i mbrojtjes, Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s, e asnjë aleance ushtarake, sikur që nuk do të imponojmë sanksione ndaj Federatës Ruse", tha Vulin. Mëtutje ai ka theksuar se aeroplanët luftrakë rusë të tipit, MIG, arrijnë në Serbi sipas planit, deri në fund të këtij viti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Hetime për të drejtat civile për ngjarjet në Virgjinia

Posted: 13 Aug 2017 01:11 AM PDT

Hetuesit federalë të Shteteve të Bashkuara thonë se e kanë hapur hetimin për të drejtat civile lidhur me rrethanat të cilat e çuan një person me makinë për ta goditur turmën në tubimin e nacionalistëve të bardhë dhe aktivistëve të së djathtës ekstreme, së bashku me kundërprotestuesit në qytetin Sharllotsvill. Nga kjo goditje me makinë është vrarë një femër 32 vjeçare dhe janë plagosur 19 vetë të tjerë. Policia tha se personi, James Alex Fields, 20 vjeçar, ishte shofer i veturës. Ai është arrestuar pak kohë pas incidentit dhe akuzohet me vrasje të shkallës së dytë dhe katër akuza të tjera, përfshirë plagosje keqdashëse. Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, tha se "dhuna dhe vrasjet në Sharllotsvill e kanë goditur zemrën e ligjit dhe drejtësisë amerikane". Zyrtarët në Sharllotsvill e kishin miratuar tubimin e së djathtës ekstreme për ditën e djeshme, që ishte një protestë ndaj vendimit të qytetit për ta larguar shtatoren e gjeneralit, Robert E. Lee, që ishte lider i Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane. Por, leja për mbajtje të tubimit ishte tërhequr pas përleshjeve në mëngjesin e ditës së djeshme. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump e dënoi dhunën në tubimin e nacionalistëve të bardhë

Posted: 13 Aug 2017 12:53 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dënuar dhunën e mbrëmshme në shtetin Virgjinia, që ka çuar në vrasjen e tre vetëve dhe plagosjen e së paku 35 të tjerëve, gjatë tubimit të nacionalistëve të bardhë dhe aktivistëve të së djathtës ekstreme, në njerën anë, dhe kundërprotestuesve në anën tjetër. Vrasja e një personi dhe shumë plagosje ndodhën pasi një makinë e goditi masën e protestuesve afër sheshit në qytetin Sharllotsvill. Zyrtarët thanë se vrasja e dy oficerëve të sigurisë nga rrëzimi i helikopterit gjatë përleshjeve, po ashtu, janë të lidhura me protestat. Corinne Geller, zëdhënëse e policisë shtetërore në Virgjina, tha se piloti dhe udhëtari ishin vrarë në përplasjen e helikopterit. Presidenti Trump tha se në Shtetet e Bashkuara "nuk ka vend" për dhunë të tillë dhe e ka dënuar "me fjalët më të ashpra të mundshme" atë që ai tha se ishte "paraqitje skandaloze e urrejtjes, fanatizmit dhe dhunë nga shumë palë". Guvernatori i Virgjinias, Terry McAuluiffe, tha se "për të gjithë supremacistët e bardhë dhe nazistët, që erdhën në Sharllotsvill, e ka një mesazh" dhe shtoi se "ky mesazh është i qartë dhe i thejshtë – shkoni në shtëpi". Guvernatori McAuliffe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe trupat nga Garda Kombëtare janë vendosur për ta shtuar sigurinë afër vendit ku kishin shpërthyer përleshjet ndërmjet nacionalistëve të bardhë dhe kundërprotestuesve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cilësia e ujit në Kosovë, (jo) e mirë

Posted: 12 Aug 2017 11:43 PM PDT

Dyshimet për cilësi të ujit të pijes në Kosovë, hidhen poshtë nga përfaqësues të autoriteteve kompetente. Ata thonë se uji në Kosovë plotëson standardet ndërkombëtare, megjithatë Instituti i Shëndetit Publik ka kërkuar përparim në spektrin e analizave laboratorike të ujit, ajrit dhe ushqimit në vend.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more