Skip to main content

““100 mijë euro ose të vramë”, dy të rinjtë prisnin paratë, por përfunduan në pranga” plus 9 more Lajmi i Fundit

““100 mijë euro ose të vramë”, dy të rinjtë prisnin paratë, por përfunduan në pranga” plus 9 more Lajmi i Fundit


“100 mijë euro ose të vramë”, dy të rinjtë prisnin paratë, por përfunduan në pranga

Posted: 13 Aug 2017 07:43 AM PDT

Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një rasti gjobëvënieje ndaj një shtetasi 46-vjeçar, i cili ishte kërcënuar me jetë nëse nuk u paguante dy të dyshuarve një shumë prej 100 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qishbardhë, ku dy autorët e dyshuar të gjobëvënies ishin duke pritur që të merrnin shumën në fjalë nga shtetasi Sh. S., banues në Vlorë. Policia arrestoi 28-vjeçarin Endri Beriraj dhe 25-vjeçarin Julo Rrokaj, që të dy banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t'u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro. Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar. Konflikti mes Endrit dhe shtetasit Sh.S, për motive të dobëta", sqaron policia në një njoftim të sajin

Policia shpjegon, ndërkohë, se konflikti mes Endrit dhe shtetasit të kërcënuar ka ardhur për motive të dobëta.

PD reagon për Rakipin: Poshtëruese që fajtor u shpall viktima

Posted: 13 Aug 2017 07:38 AM PDT

Partia Demokratike akuzoi deputetin Aqif Rakipi se me largimin nga vendngjarja i ka thelluar pasojat kriminale të aksidentit me pasojë vdekjen e një personi.

Opozita iu referua dëshmisë së kushërinjve të viktimës, sipas të cilëve, deputeti Aqif Rakipi nuk ndaloi fare pas përplasjes fatale së të afërmit të tyre.

Nisur nga këto rrethana, Partia Demokratike ngre disa pyetje me dyshimin se deputeti mund të ketë qenë në gjendje të intoksikuar apo se mund të ketë qenë duke fshehur diçka në makinë. Sipas opozitës, më e papranueshmja është që një i zgjedhur nuk është kujdesur për viktimën dhe as nuk ka tentuar t’i japë ndihmën e parë.

Partia Demokratike e cilësoi si “poshtërues dhe revoltues nxitimin e autoriteteve për të shpallur fajtor viktimën dhe për të nxjerrë viktimë fajtorin vetëm pse është mik i Edi Ramës”.

Partia Demokratike bën thirrje për hetim të plotë të rrethanave dhe përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin.

Rikthehen vizat? Kthehen 39 shqiptarë, u ndalohet të kalojnë kufirin nga Rinasi

Posted: 13 Aug 2017 07:29 AM PDT

Plot 39 shtetasve nuk janë lejuar të udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit pasi kanë pasur dyshime se do të kalonin kufirin për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.
Gjatë këtyre ditëve janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për
veprën penale "Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave"

Masat janë forcuar në kuadër të bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së
"Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të ayre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së" informoi sot policia e shtetit.

Aeroporti i Rinasit përballet me një fluks të madh të hyrjeve e daljeve gjatë ditëve të para të gushtit
"Gjatë muajit Gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj.
Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj.
Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje.

Vajza mbytet në plazh në Dubai, babai nuk lejon rojet ta shpëtojnë, arsyeja i habit të gjithë

Posted: 13 Aug 2017 07:23 AM PDT

Një burrë nga Dubai, nuk ka pranuar t'i shkelë zakonet dhe mentalitetin edhe pse vajza e tij humbi jetën. Edhe ai vetë u bë dëshmitar i vdekjes të së bijës që u mbyt në det. I ati i 20-vjeçares nuk pranoi që shpëtimtarët ta preknin vajzën e tij. Personi për momentin është i panjohur, por ai është arrestuar dhe për të tashmë janë përgatitur padi për të, sepse me ndikimin e tij ai automatikisht ka sjellë vdekjen e vajzës.

Fëmijët kanë qenë në ujë në momentin kur 20 vjeçarja ka filluar të kërkojë ndihmë", ka thënë zëdhënësi i policisë në Dubai, Ahmed Bourguiba.

Dy shpëtimtarë kanë qenë në plazh dhe kanë vrapuar që të shpëtojnë vajzën. Babi i sajka filluar të grindet me ata dy, i ka tërhequr zvarrë dhe i ka ndaluar ta ndihmojnë. "Më mirë ta kem vajzën të vdekur, se ta prekin meshkuj të huaj", mësohet të ketë thënë i ati i vajzë, shkruan "Metro".

Reagon deputeti që aksidentoi për vdekje qytetarin, Rakipi: Ja pse u largova nga vendngjarja

Posted: 13 Aug 2017 07:20 AM PDT

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili aksidentoi për vdekje një person deklaron se akuzat ndaj tij janë politike.
"Nuk dua fare t'i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi", thotë Rakipi për portalin "TiranaPost".

Ja deklarata e Rakipit:

"E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhetfjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t'i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi.

Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj.

Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja.

As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre. E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t'i ndodhë një aksident i tillë.

Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë"

FOTO/ Kush është shqiptari që humbi jetën në aksidentin e Tivarit

Posted: 13 Aug 2017 07:15 AM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi ku një shtetas shqiptar nga Tirana, ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale.

Mediat njoftojnë se viktima është Enea Rama, 29 vjeç nga Tirana, ky qe shihni ne foto. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Robert Renxa, miku i Enea Rames qe mbeti i plagosur

Mësohet se mjeti i Enea Ramës është përplasur me një makinë tjetër. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Nje qytetar ka derguar ne adresen e "Panorama" edhe pamjet e para ne spital nga mberritja e te plagosurve.

Valbona Selimllari ashtu si asnjëherë, përlotet gjatë intervistës. Do befasoheni nga shkaku (Video)

Posted: 13 Aug 2017 06:02 AM PDT

Valbona Selimllari, një nga figurat më të preferuara në Shqipëri, ka fituar vëmendjen së fundmi.

Missi i parë shqiptar, e cilësuar nga të gjithë si bukuria e pakohë , është rrëfyer këtë javë në programin e fundit të "Lart e Poshtë" për këtë sezon. Ajo ka folur për punët e saj që e mbajnë të angazhuar, ku një vend të rëndësishëm zë prej disa muajsh edhe puna si Këshilltare e Çështjeve Sociale pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Valbona nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka treguar gjatë bisedës me Eraldo Rexhon, raste të fëmijëve të rrugës, të pashpresë.
Një ndër to, ishte ai i një fëmije të vogël, i cili nuk do të mund ta shihte më dritën e diellit. Për më shumë, gjeni linkun bashkëngjitur.

Aksidenti tragjik në Tiranë, deputeti Rakipi kërkoi të shkonte në varrim. Ja çfarë ndodhi

Posted: 13 Aug 2017 05:48 AM PDT

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka tentuar që të negociojë me familjen e viktimës së aksidentit që të shkojë në ceremoninë e varrimit.

Këtë e bën me dije vëllai i Sait Sorrës. Ai thotë se familjarët e deputetit Aqif Rakipi kanë tentuar të hyjnë në negociata që të marrin pjesë në ngushëllime e varrim, por deri tani nuk u kanë kthyer përgjigje.

"Ata na kanë sjellë fjalë, por ne ende nuk kemi pranuar asgjë. Duhet të konsultohemi fillimisht me njëri-tjetrin", shprehet ai. Të afërmit thonë se nga i njëjti furgon nga ku ka zbritur Sait Sorra, kanë zbritur edhe dy kushërinjtë e tij.
Ata kanë kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa Saiti nuk arriti të kalonte pasi u përplas për vdekje

Tashmë është e mundur, ja si t’a shtyni ose përshpejtoni datën e ciklit menstrual

Posted: 13 Aug 2017 05:42 AM PDT

Femrat, kur i përmendin ciklin menstrual, kanë vetëm ankesa.

Padyshim që njëherë në jetë, ose ndoshta edhe më shumë, i ka ndodhur që cikli ti ketë prishur punë
Herën tjetër që doni të shkoni në udhëtim apo të bëni seks në një datë të caktuar do dini si të veproni.
Mënyrat natyrale
– Nëse doni që periodat t'ju vijnë më herët pini lëngje tropikale, hani ushqime që përmbajnë vitaminë C ose merrni një suplement por pa i kaluar 60mg të dozës së vitaminës C të rekomanduar në ditë.
– Provoni t'i shtoni dietës suaj majdanoz.

– Ushtrimet fizike, një dush i nxehtë, si edhe të kryeni marrëdhënie seksuale ndihmojnë që t'ju vijnë periodat sidomos nëse keni vonesë.
– Kaloni kohë me shoqen që është me perioda! Sinkronizimi menstrual (ideja që femrave që jetojnë apo rrinë bashkë u vjen cikli përafërsisht njësoj) siç quhet ndryshe efekti McClintock ngelet teori që ngjall debate, por ja vlen një provë.

…dhe kalojmë tek mënyra më e thjesht, e shpejt dhe efikase!
Ndërkohë që ekzistojnë pilula të posaçme për të induktuar ardhjen e menstruacioneve më herët ose për t'i shtyrë ato, të cilat duhen marr me kujdes dhe me këshillë të mjekut, mënyra më e thjesht ngelet pilula kontraceptive!
Shumë prej jush ndoshta e marrin rregullisht dhe e dinë që shërben edhe për të stabilizuar ciklin menstrual.
Por a dini si ta përdorni në favorin tuaj për të patur kontroll të plotë?

Pilulat kontraceptive zakonisht në numër imitojnë ciklin 28 ditor, ku 21 prej tyre janë aktive dhe përmbajnë hormonet që "shtypin" fertilitetin. Ndërsa pilulat e bardha janë jo aktive duke shkaktuar gjakderdhjen që vjen si pasojë e ndalimit të marrjes së hormoneve.
Nëse nuk i pini pilulat jo aktive, por filloni direkt një pako të re kontraceptivësh, atëherë periodat nuk do t'ju vijnë.
Kështu mund t'i shtyni ose mos t'i keni fare përgjatë një muaji.
Në të kundërt, mund të vendosni të kaloni më herët tek pilulat jo aktive për t'i sjell periodat në ditën që dëshironi.
Tani pritet të shohim mënyrat djallëzore se si do ta përdorni këtë superfuqi!

Aksidenti që shkatërroi miqësore mes dy ekipeve shqiptare

Posted: 13 Aug 2017 05:28 AM PDT

Disa ditë punë in tensive, temper atura të pranueshme, një fushë perfekte dhe gjithçka gati për një miqësore luksi.

Orikumi kishte ditë që po përgatiste përballjen me Apoloninë, e përcaktuar të luhej dje, në orën 18:00, në stadiumin e qytetit.

Madje, që në orët e para të mëngjesit, trajneri Albert Haxhija nuk e kishte përmbajtur dot entuziazmin duke postuar foto nga fusha dhe stadiumi i Orikumit në profilin e tij në "Facebook" ku lajmërohej për miqësoren me fierakët.
Gjithçka ishte gati, ndërsa edhe moti po tregohej i mëshirshëm me temperaturat të ulura ndjeshëm në krahasim me valën "luçifer" që kishte pushtuar Shqipërinë dhe Europën prej më shumë se dhjetë ditësh.

AKSIDENTI
Një gur gjigant ka prishur "festën" që po bëhej gati në Orikum. Paradite, në vendin e quajtur "Kalaja" në dalje të Vlorës, rrugës drejt Orikumit, një gur i përmasave të mëdha dhe një masiv dheu janë shkëputur nga kodra duke zënë fillimisht një makinë që po kalonte aty dhe u bllokua edhe rruga.

Për më shumë se tri orë, rruga ka qëndruar e bllokuar, ndërsa janë krijuar radhë kilometrike në të dyja krahët. Kjo për shkak të fluksit të madh të makinave që lëviznin drejt plazheve.
Në një situatë të tillë, klubi fierak është njohur menjëherë me situatën dhe në marrëveshje edhe me drejtuesit e Orikumit është vendosur që takimi miqësor të anulohet. Tashmë, klubet do të përcaktojnë një datë tjetër se kur do të luhet miqësorja mes tyre.
EKIPI
Pavarësisht kësaj, Orikumi ka vazhduar normalisht stërvitjen. Pasdite, bregdetarët janë vënë nën urdhrat e Haxhiajt dhe kanë zhvilluar seancën e radhës.
Ndërsa stafi teknik parashikon që nesër të luajë një miqësore ndaj Bylisit. Gjithashtu, edhe Apolonia ka vazhduar normalisht stërvitjen ditën e djeshme pas anulimit të ndeshjes miqësore.
Orikumi i ka synimet e qarta për sezonin e ri ku do të kërkohet ngjitja në Kategorinë e Parë. Ekipi iu afrua shumë ngjitjes, por u mund në "Playout" ndaj Tërbunit në fund të kampionatit të kaluar. /PanoramaSport/

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more