Skip to main content

“Zyrtarët e PDK’së thonë se folën për zgjedhje lokale në takimin e Këshillit Drejtues” plus 6 more Ferizaj Press

“Zyrtarët e PDK’së thonë se folën për zgjedhje lokale në takimin e Këshillit Drejtues” plus 6 more Ferizaj Press


Zyrtarët e PDK’së thonë se folën për zgjedhje lokale në takimin e Këshillit Drejtues

Posted: 29 Jul 2017 06:40 AM PDT

Stavileci në një bisedë prë Klan Kosova ka mohuar se në të është diskutuar për seancën konstituive të 3 gushtit, duke theksuar se koalicioni PAN i ka votat për formimin e qeverisë.

Ai kur ka folur për votat nuk ka përmendur emra, por ka thënë deputetët që do ta mbështesin qeverinë jashtë PAN-it janë ata që vazhdimisht kanë punuar për të mirën e vendit.

Të enjten pritet të mbahet seanca e para konstituive për formimin e qeverisë.

Ndërsa, ende nuk janë zbuluar kandidatët e subjekteve politike për Kryetar të komunave në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti./Gazeta Express

Fjalët emocionuese të vajzës që humbi prindërit në aksidentin te rrethrrotullimi (Foto)

Posted: 29 Jul 2017 06:40 AM PDT

Tashmë është mësuar se viktimat janë anëtarë të familjes Alidema nga Pozharani i Vitisë.Sot janë publikuar edhe fotografi të njërit prej çifteve që humbi jetën në këtë aksident tragjikë e të cilët kishin ardhur për pushime nga Gjermania.Ka qenë vajza e tyre e cila ka publikuar fotografi të prindërve të cilët i humbi në këtë aksident, shkruan Magazina.alE.Alidemaj 53 vjeç dhe G. Alidemaj 53 vjeç, janë kujtuar me fjalë emocionuese nga vajza e tyre Kosovarja."Zoti ju shpërbleftë ne Xhenet Mami edhe Babi … ju dua deri ne fund" ka qenë fjalët emocionuese të saj.

Historiani serb: Kosovën tashmë e kemi humbur

Posted: 29 Jul 2017 06:40 AM PDT

Së fundi historiani, Cedomir Antiq ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën qysh në vitin 2011, transmeton lajmi.net

Sipas tij, fajtor për këtë ka qenë kriza ekonomike ndërkomëbtare në periudhën 2009-2011 dhe presioni nga jashtë.

"Serbia ka pasur disa argumente për të arritur një kompromis historik me shqiptarët, por i kemi humbur ato argumente, për shkak të politika të paqarta dhe mungesës së interesimit për tu marrë me këtë çështje", ka thënë Antiq për Tanjug.

"Ne e kemi pranuar se serbët nuk janë pakica kombëtare dhe të kenë të drejta në Kosovë,. Serbët kanë bashkësinë e komunave e cila nuk ka kompetenca", ka thënë historiani serb.

Sipas tij, zgjidhja e problemeve mes dy vendeve do të bëhej vetëm me kompromis historik.

"Vija e kuqe për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje dhe kompromis historik", shtoi ai.

Ai ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

"Pyes veten se çfarë kemi lënë pas marrëveshjeve të Brukselit. Pjesa tjetër e pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare veç dihet", u shpreh Anti.

Sipas historianit serb, Kosova nuk do të mund të rikthehet më në gjirin e Serbisë. /Lajmi.net/

Kryetari i LDK-së thotë së asnjë deputet i LAA nuk e voton Veselin e Haradinajn

Posted: 29 Jul 2017 06:40 AM PDT

"Asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votojë as Kadri Veselin për kryeparlamentar e as Ramush Haradinajn për kryeministër", ka thënë Mustafa, duke shtuar se kanë koordinim edhe me partitë në koalicion që të mos votohet koalicioni PAN, raporton KTV.

Këto deklarata, Mustafa i ka dhënë në fshatin Shushan të Istogut, ku si kryeministër në detyrë mori pjesë në ritin tradicional "Të qethat 2017".

“Bageri” fiton kontestin ndaj Ministrisë së Infrastrukturës

Posted: 29 Jul 2017 02:06 AM PDT

"Bageri" fiton kontestin ndaj Ministrisë së Infrastrukturës

29 korrik 2017 10:36

Kompania "Bageri" nga Ferizaj është duke i kërkuar dëmshpërblim Ministrisë së Infrastrukturës rreth një tenderi që i ishte mohuar në vitin 2013. Tenderi për rikonstruktimin e rrugës Koliq-Dyz i ishte dhënë kompanisë "Papenburg & Adriani" me seli në Ferizaj në një vlerë prej 1,119,090.05 €, ose për 81,934.86 € më i shtrenjtë se "Bageri", shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse eksperti shqyrtues kishte konstatuar shkelje në këtë tender, pas ankesës së kësaj kompanie, OSHP-ja nuk kishte arritur ta shqyrtonte ankesën e OE dhe bashkë me ankesat e tjera kishte nxjerr konkluzionin e përbashkët për të gjitha ankesat e pranuara në mungesë të Bordit. Tashti

Gjykata Themelore e Prishtinës ka rrëzuar konkluzionin e OSHP-së dhe ka kërkuar që të merret vendimi për këtë tender. Për shkak se rruga ka përfunduar më 2014, OE ankues i është mundësuar që të kërkojë dëmshpërblim nga Ministria e Infrastrukturës.

(më gjerësisht lexoni në "Koha Ditore")

KN “KASTRIOTI” PO I RADHIT SUKSESET

Posted: 28 Jul 2017 03:02 PM PDT

Feizaj.28.07.2017 . Sot në bajë të Malishevës u mbajt turneu memoria tradicional “Esmir Shala” ku moren pjesë gjitha klubet e notit nga mbarë Kosova.
KN “Kastrioti” solli 15 medale ku shkëlqyen notarët Rina Zejnullahut, Dea Misini, Atdhe Haxhuimusa, Adea Alidema, Dardan Vishi, Erona Salihu, Erind Braha, por të suksesshëm ishin edhe Jona Jashari, Yll Halili, Uk Berisha Gentian dhe Eni Mehmeti, Leona Salihudhe të tjerët…
“Përgëzoj notuesit Ferizajas për sukseset e arritura, dhe falenderoj prindërit për mbështetje të vazhdueshme,.urime dhe suksese” ka thënë Bashkim Haxhimusa,trajner i KN “Kastrioti”

Halili: Asnjë ish-drejtor nuk do të mbetet jashtë sistemit arsimor

Posted: 28 Jul 2017 11:16 AM PDT

Mbi 13 drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Ferizajt pritet të zyrtarizohen, ndërsa edhe 10 të tjerë do t'i nënshtrohen konkursit në muajin e ardhshëm.

Muaj më parë 13 drejtorëve të shkollave u kishte skaduar kontrata 4 vjeçare, e që nga atëherë këto shkolla kanë funksionuar me ushtures detyre.

Në lidhje me  këtë proces, kishte pasur reagime të shumta nga shoqëria civile e partitë politike, duke konsideruar që komuna e Ferizajt ka larguar drejtorë të cilët kishin pasur performancë të mirë në menaxhimin e shkollave dhe sipas tyre këto ishin bërë për interesa partiake.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Muhamet Halili, tha se të gjithë ata persona që kanë aplikuar do t'i nënshtrohen intervistimit dhe varësisht prej rezultateve do të përzgjedhen udhëheqësit e shkollave për 4 vitet e ardhshme.

 "Të gjithë do t'i nënshtrohen konkursit publik dhe intervistimit, ne nuk jemi ata që e bëjmë përcaktimin paraprakisht, do të jetë filani apo fisteku, të gjithë do t'i nënshtrohen intervistimit dhe në bazë të vlerësimit që është edhe nga anëtari i komisonit nga MASHT-i, dhe DKA-ja, do ta bëjnë vlerësimin e  tyre dhe ata të cilët janë më të mirët do të zgjedhen, nuk do të thotë që të gjithë ushtruesit e detyrës që janë caktuar do të bëhen drejtor, për arsye se ata kanë qenë për një afat  të caktuar derisa të bëhet konkursi publik",tha Halili.

Halili theksoi se asnjë prej personave që kanë udhëhequr me shkolla në komunën e Ferizajt, nuk do të mbeten jashtë sistemit arsimor.

"Të gjithë ata drejtorë të cilët janë zgjedh dhe të cilët nuk janë zgjedh janë të sistemuar në procesin edukativo-arsimor, asnjë nuk do të mbetet jashtë sistemit arsimor i cili ka qenë në mardhënie pune, ndërsa edhe ata që kandidojnë përsëri do t'i nënshtrohen konkursit dhe intervistimit dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet në bazë të programit që japin në intervista", tha Halili.

Lidhur me largimin e drejtorëve të shkollave që u ka skaduar kontrata dhe zëvendësimin e tyre me ushtrues detyre deri në shpalljen e konkursit ka pasur pakënaqësi edhe në mesin e prindërve ferizajas. / QENDRESA RAMADANI /TELEVIZIONI TEMA /

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more