Skip to main content

Zëri: “Nëse 119 deputetët i bashkohen PAN-it, unë do qëndroj i vetëm” plus 29 more

Zëri: “Nëse 119 deputetët i bashkohen PAN-it, unë do qëndroj i vetëm” plus 29 more


Nëse 119 deputetët i bashkohen PAN-it, unë do qëndroj i vetëm

Posted: 27 Jul 2017 02:25 PM PDT

AKR dhe koalicioni LAA nuk kanë vota për koalicionin PAN, kështu ka deklaruar deputeti i zgjedhur nga AKR, Korab Sejdiu, i cili në “Rrokum Roll” tha se nuk qëndrojnë deklaratat e vazhdueshme se PAN ka numrat e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë. “Kjo është tentativë e tyre me kriju bindje te disa deputetë, që me i votu në seancën e 3 gushtit”, thotë Sejdiu. Sejdiu më tej tha se secili deputet duhet ta dijë se çdo vendim i gabuar e vulos edhe fatin si përfaqësues i zgjedhur nga populli. Edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si të mbani trurin dhe kujtesën në formë?

Posted: 27 Jul 2017 01:55 PM PDT

  Për të pasur një kujtesë të fortë dhe një tru të shëndetshm është e rëndësishme që të konsumoni sa më shumë vitaminë B dhe kolinës, një molekulë që ruan integritetin e strukturës qelizore dhe funksionimin e sistemit nervor. Ndërkohë më poshtë ju do të shikoni shtatë nga ushqimet më të shëndetshme për trurin dhe kujtesë. Normalisht, duhen konsumuar çdo ditë dhe në sasi të rekomanduara. Ushqimet që ju ndihmojnë për një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​ Lulja e mrekullisë

Posted: 27 Jul 2017 01:45 PM PDT

Tek dy specie lulesh që rriten në Antarktidë, shkencëtarët kilianë kanë zbuluar disa molekula të cilat i mbrojnë bimët nga rrezatimi diellor e në të ardhmen mund të përdoren në produkte si kremërat kundër diellit apo mbrojtja e të korrave më të dobëta. Lulet në fjalë janë të vetmet që rriten në rajonin e ngrirë polar, dhe mbijnë vetëm në pjesët më pak të ashpra të tij. Por ndryshimet klimaterike dhe shkrirja e akullit i kanë ndihmuar ta shtrijnë rrezen e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sperma në rënie, njerëzit mund të zhduken

Posted: 27 Jul 2017 01:41 PM PDT

  Njerëzit mund të zhduken në qoftë se sasia e spermës tek meshkujt vazhdon të këtë rënie në këtë trend, ka paralajmëruar një mjek. Hulumtuesit që kanë vlerësuar rezultatet e 200 studimeve të ndryshme kanë thënë që sasia e spermës tek meshkujt në Amerikën Veriore, Evrope, Australi dhe Zelandë të Re, ka pësuar rënie përgjatë 40 vjetëve. Udhëheqësi i këtij studimi Hagai Levine ka thënë që është tejet i brengosur me atë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi i kundërpërgjigjet Shpend Ahmetit

Posted: 27 Jul 2017 01:11 PM PDT

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes që kishte thënë se gjenerata e re e PDK-së është ngritur me servilizëm ndaj kryetarit të partisë Kadri Veseli. Ahmeti kishte thënë se kjo gjeneratë është gjeneratë e shpifësve dhe mjegullkrijuesve dhe se të gjithë duan që të bëhen “SHIK-a të vegjël”, ndërsa Krasniqi ka shkruar në Facebook se statusi i Ahmetit ishte shkruar nga ish-sekretari organizativ i VV-së,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me 2 gusht lidhet koalicioni LVV-LAA

Posted: 27 Jul 2017 12:51 PM PDT

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka paralajmëruar se më 2 gusht mund të lidhet koalicioni LAA-VV. Zeka duke iu referuar takimit të sotëm mes kreut të VV-së, Visar Ymerit dhe presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se qëllimi I takimit ka qenë arritja e koalicionit në mes VV- dhe AKR duke përfshire edhe LDK-në. Postimi i plotë i Zekës: Pacolli është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes VV, jo per "kafe" qysh deklaroi ai. Sa për kafe ma mire ishte taku me mu. Qellimi i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E konfirmon Avdullah Hoti: Nëse PAN i ka 61 deputetë, ja çka do të bëjë LDK-ja

Posted: 27 Jul 2017 12:40 PM PDT

  I nominuari i koalicionit LAA për kryeministër, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe njëherë e ka bërë të qartë se nuk do të futen në koalicion ku është PDK-ja. “Ne jemi 29 deputetë që nuk do të lëvizim. Edhe në VV thonë kështu dhe shumica nuk janë për koalicion me PAN-in”, tha Hoti në RTK. Ai bëri me dije se do të diskutojnë me VV-në, për të arritur marrëveshjen qeverisë, kur t’u  vije radha për herën e dytë dhe do......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​PDK-ja i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes

Posted: 27 Jul 2017 11:56 AM PDT

 Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka reaguar ndaj komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje.  Kjo është komunikata e plotë e Degës së PDK-së së Prishtinës: Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka punësuar militantë në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës, pothuajse aq sa kishte tërësisht të punësuar para se të kapej prej bandave të tyre, duke mos guxuar të ballafaqohen në debate publike, sërish paskan reaguar me përralla të zakonshme, në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Osmani: LDK u vonua të më kandidoj për Prishtinën

Posted: 27 Jul 2017 11:42 AM PDT

Deputetja më e votuar në vend, Vjosa Osmani, ka thënë se tashmë është vonë, që ajo të propozohet nga LDK-ja si kandidate për kryetare të Prishtinës. Edhe pse shihet në opinion si e vetmja që mund t’i dal ballë Shpend Ahmetit, Osmani tha se kjo çështje tashmë ka përfunduar. “Deri më tani nuk jam kontaktuar nga lidershipi i partisë për të diskutuar për këtë çështje, dhe tanimë unë e shoh këtë si tepër vonë”, tha ajo. E rizgjedhur prapë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A duhet të përjashtohet Teuta Rugova nga LDK, nëse voton për PAN'in? Flet Driton Selmanaj (Video)

Posted: 27 Jul 2017 11:35 AM PDT

Vota e Teuta Rugovës është akoma e paqartë, por me më shumë mundësi që ajo t’i jepet Ramush Haradinajt për krijim të Qeverisë. E, çfarë masa do të merrte Lidhja Demokratike nëse ajo, apo ndonjë deputet tjetër nuk i bindet vendimeve të partisë? Teuta Rugova juridikisht është deputete si të gjithë të tjerët, megjithatë nuk dihet nëse Lidhja Demokratike, do të reagonte njëjtë ndaj saj, si ndaj secilit në grupin parlamentar që voton ndryshe nga vendimet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Takohen Ymeri dhe Pacolli, ja për çfarë biseduan (VIDEO)

Posted: 27 Jul 2017 11:32 AM PDT

  Politikanët po i bëjnë llogaritjet e tyre para seancës konstituive të Kuvendit që mbahet më 3 gusht, njofton Klan Kosova. Përfaqësuesit e dy subjekteve u takuan sot në një hotel të kryeqytetit.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

EUROPA LEAGUE: Mposhtet Shkëndija, shpreson në përmbysje pas një jave

Posted: 27 Jul 2017 11:20 AM PDT

Skuadra shqiptare, Shkëndija është mposhtur në duelin e parë të rrethit të tretë kualifikues të Europa Leagues, që u zhvillua sonte, shkruan zeri.info. Kuqezinjtë kanë pësuar humbje nga Trakai FK me rezultat 2:1. Maksim Maksimov ka qenë hero i vendësve duke shënuar dy gola, fillimisht qysh në minutën e parë, ndërsa golin e dytë në atë të 52-të. Nga ana tjetër, golin e vetëm për Shkëndijën e ka realizuar Stenho Junior në minutën e 39-të. Ky i fundit u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje bënj një lajmërim që nuk do t'i pëlqejë PDK-së

Posted: 27 Jul 2017 11:13 AM PDT

  Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se “pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK nuk ka të ndalur me shpifje dhe akuza të pabaza”. “Ata vazhduan edhe sot, me strategjinë e njëjtë të tyre të nëntokës, të akuzojnë e të etiketojnë njerëz, me qëllim që ta dëmtojnë qeverinë e Vetëvendosjes në Prishtinë. Mirëpo, qytetarët e Prishtinës janë ata që e kanë bërë dhe e kanë përjetuar vetë ndryshimin. Për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apostolova: Dështimi i projekteve në veri, për fajin e autoriteteve lokale

Posted: 27 Jul 2017 11:02 AM PDT

Vendimin për anulimin e projektit për ndërtimin e Universitetit dhe Qendrës Kulturore në Mitrovicën veriore, e kanë sjellë institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, dhe ky vendim nuk ka asnjë lidhje me revitalizimin e urës kryesore mbi lumen Ibër në Mitrovicë, ka deklaruar të enjten shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. Bashkimi Evropian, javën e kaluar ka anuluar projektet me vlerë prej 7.8 milionë euro, për shkak se autoritetet komunale të Mitrovicës veriore nuk i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

EUROPA LEAGUE: Kështu u mbyll ndeshja e Skënderbeut!

Posted: 27 Jul 2017 10:51 AM PDT

Skënderbeu ka pësuar humbje në minutat e fundit në ndeshje me Mlada Boleslav, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Europa Leagues, e cila sapo përfundoi. Korçarët kanë pësuar gol në minutën e 87-të kur për vendësit realizoi Adam Janos, shkruan zeri.info. Liridon Latifi e kishte barazuar rezultatin në 1:1 një minutë me herët, në atë të 86-të, por që skuadra shqiptare nuk arriti ta ruante këtë rezultat. Ndërkaq, golin e parë për vendësit e kishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trakai – Shkëndija, vjen edhe goli i tretë

Posted: 27 Jul 2017 10:42 AM PDT

Trakai ka kaluar në epërsi ndaj Shkëndijës, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Europa Leagues, shkruan zeri.info. Skuadra vendëse e ka gjetur golin e dytë me Maksim Maksimov në minutën e 52-të, ndërsa i njëjti futbollist kishte shënuar edhe në minutën e parë të ndeshjes. Nga ana tjetër, golin e vetëm për Kuqezinjtë e ka realizuar Stenho Junior në minutën e 39-të. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthen Rama: Dorëhiquni të gjithë brenda 24 orëve!

Posted: 27 Jul 2017 10:30 AM PDT

  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se hipotekat janë një nga pjesët më të prekura të asaj që ai e quan “sistem kanceroz i Tepsisë së Partive të Pushtetit”. “Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësishë partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është vetëm hapi fillestar në rrugën e një reforme rrënjësore për të bërë shtet në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Teuta Rugova bëri potez të madh politik

Posted: 27 Jul 2017 10:16 AM PDT

  Avokati Tomë Gashi dhe opinionisti Dardan Islami kanë komentuar veprimin e deputetes së e zgjedhur të LDK-së, Teuta Rugova, e cila ditë më parë u bë kryelajm i mediave, nëse do të votojë pro ose jo për Ramush Haradinajn. “Teuta Rugova respektohet jo për shkak të votave por për shkak se është e bija e presidentit Rugova, të cilin ajo e ka potencuar edhe në postimin e saj, por edhe shumë herë është thirrur në babain e saj”, tha Gashi në Info Magazine të Klan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

EUROPA LEAGUE: Barazon Shkëndija, shënon Junior

Posted: 27 Jul 2017 10:14 AM PDT

Shkëndija e ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj Trakai, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Europa Leagues, shkruan zeri.info. Stenho Junior ka shënuar për ekipin shqiptar në minutën e 39-të, për të nivelizuar gjithçka, derisa vendësit kishin kaluar të parët në epërsi me golin e Maksim Maksimovit në minutën e parë. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Politika e numrave

Posted: 27 Jul 2017 09:58 AM PDT

Sigurimi i numrave, është shndërruar në pjesën më të rëndësishme të kalkulimeve politike në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 3 gusht. Koalicioni PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si subjekt fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, pritet të përballet me dy ‘beteja’ rreth krijimit të numrave. Së pari, në seancën konstituive, kërkon të gjejë mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen e kryetarin e Kuvendit, i cili sipas të gjitha matematikave......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkëndija dhe Skënderbeu po humbin në Europa League

Posted: 27 Jul 2017 09:49 AM PDT

Dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Skënderbeu janë duke humbur në përballjet përkatëse të Europa Leagues, shkruan zeri.info. Skuadra tetovare gjendet në disavantazh prej 1:0 ndaj Trakait në rrethin e tretë kualifikues të këtij kompeticioni. Vendësit kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e parë me Maksim Maksimov. Ndërkaq, Skënderbeu po humb nga Mlada Boleslav 1:0 pas pjesës së parë. Për mikpritësit golin e ka shënuar Jan Chramosta në minutën e 42-të. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova rrezikon të mbetet pa energji elektrike

Posted: 27 Jul 2017 09:49 AM PDT

  Me 21 korrik në mbledhjen e fundit të Qeverisë në ikje të drejtuar nga Isa Mustafa miratoi vendimin për shpronësimin e pronave që preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatimin e thëngjillit, por kjo nuk kryen punë që të kemi energji elektrike edhe për shumë gjatë. Kjo sipas drejtorit të KEK-ut çon në kolaps energjetik vendin pasi rezervat e thëngjillit garantojnë vetëm për dy javë energji elektrike. Në mbledhjen e Qeverisë, Isa Mustafa ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Albin Kurti nuk regjistrohet si deputet

Posted: 27 Jul 2017 09:32 AM PDT

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është regjistruar ende si deputet i legjislaturës së gjashtë. Përkundër faktit që shumica e deputetëvve të kësaj partie tashmë kanë kryer obligimin formal, Kurti ka zgjedhur që këtë ta bëjë vetëm në ditën e fundit. Në dy ditët e para të këtij procesi, në kuvend janë regjistruar gjithsejtë 89 deputetë. Nesër, që është edhe dita e fundit e këtij procesi, pritet të regjistrohen edhe 31 deputetët e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liria përforcohet me një super-portier

Posted: 27 Jul 2017 09:22 AM PDT

Liria e ka bërë goditjen e radhës sot, njofton klubi prizrenas, përcjellë zeri.info. Në fakt, ekipit prizrenas në Ohër i është bashkuar portieri Mikel Kaloshi. 24 vjeçari sipas të gjitha gjasave do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi. Kaloshi vjen nga Tomori i Beratit, ku pati një stinor të bujshëm. Më parë Kaloshi kishte bërë karrierë edhe te Bylisi. “Presim që në ditët në vijim jo vetëm të kompletohet transferi, por edhe të jetë siguria e portës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KAMPIONATI BOTËROR: Ja sa kushton bileta për ndeshjen Kosovë – Maqedoni (FOTO)

Posted: 27 Jul 2017 09:16 AM PDT

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se çmimi i i biletës për ndeshjen Kosovë – Maqedoni, që do të zhvillohet më 2 Gusht në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është 4 Euro, shkruan zeri.info. Kjo ndeshje është e vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Botëror “Kina 2019”. “Të mblidhemi të gjithë në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës në Basketboll. Të gjithë njëzëri për fitore!”, shkruan shtëpia e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

EUROPA LEAGUE: Këtu mund ta shikoni ndeshjen Trakai – Shkëndija (VIDEO)

Posted: 27 Jul 2017 09:09 AM PDT

Shkëndija do të luajë sot në fazën e tretë kualifikuese të Europa Leagues, shkruan zeri.info. Skuadra shqiptare do të përballet me Trakain, me ndeshjen që fillon në orën 18:30. Ky është kanal zyrtar i klubit lituanez, i cili ka vendosur që për ta parë ndeshjen duhet t’i paguani 6 euro. Dhe, ndeshjen mund ta shikoni KETU ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biseda me vetveten nuk është shenjë e çmendurisë

Posted: 27 Jul 2017 09:07 AM PDT

  Duke folur me veten ndihmon njerëzit të ndihen më pak të shqetësuar dhe më shumë i bëjnë ata të kontrollojnë emocionet e tyre, thonë hulumtimet e reja. Njerëzit i përgjigjen më mirë imazheve negative ose trondisin kujtime nga e kaluara e tyre kur ata pyesin veten se si ndjehen në personin e tretë, zbuloi një studim, transmeton Klan Kosova. Autori i studimit, Dr Jason Moser nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit, tha se duke iu referuar vetes në personin e tretë, i bëjnë njerëzit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KEK'u në kolaps, drejtori paralajmëron vetëm edhe 2 javë prodhim të energjisë elektrike

Posted: 27 Jul 2017 08:44 AM PDT

Kosova është në prag të një kolapsi energjetik me Korporatën e saj Energjetike e cila ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike. KEK nuk mund të marrë qymyr edhe pse shumë, afro 14 trilion rezerva të linjitit, i pesti në vend me sasinë më të madhe të linjitit në botë. Fakti se Qeveria e Kosovës nuk mori vendim për të shpronësuar pronën private nga ku duhet të nxirret linjiti ka sjellë punën deri tek kjo krizë. Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj i ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​ Rritja e çimit të ujit, dorëhiqet nënkryetarja e bashkisë në Tiranë

Posted: 27 Jul 2017 08:38 AM PDT

Një ditë pas votimit për rritjen me 20 lekë të çmimit të ujit, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës nga radhët e LSI, Brunilda Paskali ka njoftuar dorëheqjen nga ky post. Në një deklaratë për mediat, Paskali ka deklaruar se ky vendim vjen për shkak të “partneritetit individual” të këshilltarëve të LSI me PS, për të miratuar rritjen e çmimit të ujit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.  “Bashkëpunimi i deritanishëm institucional mes LSI dhe PS u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deda tregon çfarë raportesh ka me Shpend Ahmetin dhe a do të jetë kandidat për Prishtinën

Posted: 27 Jul 2017 08:28 AM PDT

Njëri nga udhëheqësit e “Alternativës”, Ilir Deda, në një intervistë për lajmi.net ka thënë se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për Prishtinën, pavarësisht që emri i tij është lakuar nëpër media. Deda ka thënë se janë në proces të përgatitjes për zgjedhjet lokale, por emër për kryeqytet ende nuk kanë. Deda ka treguar edhe për raportet me ish-bashkëpartiakun e tij në dy parti, në  FER dhe Vetëvendosje. Deda ka thënë se nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more