Skip to main content

Tirana Observer: “Gjumi, sinjalet që tregojnë se ju duhet të flini më shumë” plus 9 more

Tirana Observer: “Gjumi, sinjalet që tregojnë se ju duhet të flini më shumë” plus 9 more


Gjumi, sinjalet që tregojnë se ju duhet të flini më shumë

Posted: 19 Jul 2017 08:51 AM PDT

Mendoni se po jetoni qetësisht duke fjetur vetëm gjashtë orë çdo natë? Gaboheni! Ndoshta jeni duke nënvlerësuar sinjalet që trupi juaj ua dërgon për t'ju treguar se keni nevojë për më shumë orë gjumi. Ja se cilat janë këto sinjale:

  1. Klikoni stilolapsin që keni në dorë dhe përplasni lehtë këmbët në tokë

Duke lëvizur muskujt ju i dërgoni sinjal trurit që të qëndrojë zgjuar. Ndaj, nëse jeni nervozë dhe keni përshtypjen se nuk rrini dot ulur në mënyrë të qetë, mund të jetë një mënyrë nëpërmjet së cilës truri juaj kërkon të mbajë lart vëmendjen tuaj. Përndryshe mund të keni marrë shumë kafeinë, por edhe ky gjithsesi është sinjal i faktit se flini shumë pak.

  1. Mbase vuani nga "lapsing", edhe pse nuk ia keni idenë se çfarë është

Në anglisht do të thotë "të fiktë i shkurtër". Kur jeni të lodhur, zonat e trurit që kontrollojnë vëmendjen, për të cilat ju nuk arrini të jeni në dijeni, bëjnë pushim.

  1. Ndiheni shumë të lodhur

Të lodhur jo në kuptimin e përgjithshëm, por të lodhur edhe për të parë diçka me qartësi, për të hapur një derë etj. Pra një kombinim gjestesh shumë të thjeshta mund të jetë një test i mirë për të vlerësuar aftësitë tuaja motorike. Ato në fakt, ulen dukshëm kur jeni në "borxh" me orët e gjumit.

  1. Në mëngjes silleni si të çmendur

Ky veprim është një tregues i qartë i mungesës së gjumit. Nëse ndiheni shumë më të ndjeshëm ndaj simptomave të jashtme, kjo ndodh sepse truri nuk di më si t'ua thotë që të çlodheni. Por në të njëjtën kohë të gjitha gjërat duken më shumë stimuluese nga se janë normalisht. Humori i një personi të lodhur kalon nga çmenduria në nervozizëm në mënyrë shumë të shpejtë, ndaj bëni kujdes!

  1. Jeni më emocional se zakonisht

Të qenët të lodhur do të thotë edhe vështirësi për të kontrolluar dhe për të shprehur emocionet. Kritikat do t'ju duken më të ashpra dhe ka shumë mundësi që prej lodhjes të thoni ose të bëni diçka për të cilën më vonë do të pendoheni.

  1. Keni shumë nevojë për karbohidrate

Disa studiues kanë treguar se një natë e vetme pa numrin e duhur të orëve të gjumit ul nivelet e hormoneve që rrisnin urinë. Ngrënia e mëngjesit pasi jeni zgjuar do t'ju bëjë më vigjilent, ndërsa aftësitë njohëse do t'ju përmirësohen.

  1. Nga mesi i mbrëmjes keni energji të reja

Trupi juaj kërkon vazhdimisht që t'ju japë forcat e munguara për të riekuilibruar ciklin e përditshëm gjumë-zgjim. Shpesh mbase i premtoni vetes për të shkuar në shtrat më herët se zakonisht, por pothuajse asnjëherë nuk ndodh kështu, vjen ai momenti kur nga mesi i mbrëmjes ju vijnë energji të reja dhe ju bëheni më entuziastë për t'u argëtuar jashtë, për të parë një film, për të lexuar apo për t'u marrë me një hobi çfarëdo, ndërkohë që orët e gjumit bëhen edhe më të pakta. Ndaj më mirë është që të sforcoheni për të fjetur shpejt në mbrëmje dhe ta detyroni veten të çohet në momentin kur jeni ende të lodhur.

  1. Harroni

Nëse filloni të harroni për të bërë diçka që e bëni çdo ditë, ose kontrolloni të njëjtën gjë disa herë, kjo do të thotë se mungesa e gjumit ndikon në kujtesën tuaj. Pa gjumë të mjaftueshëm, kujtesa dobësohet.

Nga Jeruzalemi i zanafillës në Stamboll: Qytetet që kanë bërë historinë e botës

Posted: 19 Jul 2017 08:38 AM PDT

Që në agimin e kohëve, evolucioni i qendrave të mëdha urbane ka shoqëruar historinë e njerëzimit, duke shoqëruar herë pas here ngjitjen e këtij apo atij qytetërimi. Përgjatë shekujve, kanë marrë formë në këtë mënyrë disa "qytete simbole" që, në periudha të caktuara dhe në zona gjeografike të caktuara, janë afirmuar si qendra botërore, në gjendje të përfaqësojnë një epokë të tërë, apo më saktë "një botë" të tërë (duke alternuar periudha të mëdha shkëlqimi me periudha të mëdha rënieje). Këta "qytete-botë" kanë kaluar stafetën nga shekulli në shekull, deri në lindjen e metropoleve moderne, vende trazirash dhe kontradiktash të mëdha shoqërore (të pranishme edhe në shumë qytete të lashta). Për të kuptuar se çfarë ndërlidhjesh kanë patur qendrat e mëdha urbane të historisë, cilët momente vendimtare kanë kaluar, çfarë trashëgimish kulturore kanë lënë pas dhe çfarë kontributi i kanë dhënë zhvillimit të qytetërimeve tona, Focus Storia Collection ka realizuar një intervistë me historianin Franco Cardini, i cili i ka dedikuar libra shumë prej këtyre qyteteve, nga Jeruzalemi në Samarkandë dhe nga Firence në Stamboll.

Çfarë roli kanë luajtur qendrat e mëdha urbane, qysh në lashtësi?

Një rol shumë të rëndësishëm, duke qenë se zhvillimi i tyre ka përkuar me atë të çdo qytetërimi të madh. Vende takimi dhe përballjeje, fillimisht tregtare e më pas kulturore, qendrat e para të mëdha urbane, kanë qenë në fakt terren pjellor për format e para të organizimit shtetëror, të formimit të një sistemi organik të të jetuarit së bashku. Vetë fjala "qytetërim" (civilizim) buron jo më kot nga fjala latine civilis, term që i referohet fjalës civis, "qytetar".

Cilët ishin qytetet e parë të rëndësishëm që dolën në dritë?

Një ndër të parët ishte Xheriko, në Palestinë, gjurmët e të cilit shkojnë në mijëvjeçarin e X para Krishtit; më pas dolën qytetet siriane të Damaskut, më "i ri" me afro 1 mijë vjet, dhe Aleppos, i ngritur diku rreth mijëvjeçarit V para Krishtit; duke qëndruar tek qytetet e lashtë, mes mijëvjeçarit III dhe II para Krishtit i erdhi radha Babilonisë, në zemër të Mesopotamisë, dhe Jeruzalemit, në Tokën e Shenjtë. Ndër këto, një prej më të rëndësishmeve ishte pikërisht Babilonia, një pikë referimi për shumë qytetërime dhe qendër urbane e përmendur në shumë pasazhe të Biblës. Qyteti u bë model edhe për shkak të një karakteristike gjeografike, pra fakti që ngrihej në brigjet e një lumi të madh, Eufratit. Në po të njëjtën mënyrë, shumë prej qendrave të mëdha urbane protagoniste të historisë njerëzore, e kanë të lidhur fatin e tyre me një burim të çmuar uji, siç do të bënte për shembull Roma me Teveren. Pas Babilonisë, duke mbetur tek qytetet më të lashta, ishte shumë me peshë roli që luajti Jeruzalemi.

Mbetemi tek Jeruzalemi. Cilët episode shënjuan historinë e tij, deri kur e bënë një objekt kontestimi mes hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve?

Si fillim, mund të kujtojmë se Jeruzalemi – tashmë me një histori mijëvjeçare – u shkatërrua nga themelet në vitin 135, me urdhër të perandorit Adrian (mbi rrënojat e vendbanimit të vjetër u ngrit kolonia e Aelia Capitolina), gjatë luftës së tretë judaike, momenti i radhës ky, në konfliktin ku ushtria e Urbes u gjend përballë rebelimeve hebraike që shpërthyen në Jude, kundër pushtimit romak (që në vitin 70 qyteti ishte rrënuar prej perandorit të ardhshëm, Titus). Skenë e kalvarit të Krishtit, Jeruzalemi u bë shumë shpejt një vend i shenjtë, duke u bërë sërish objekt përplasjeje që nga shekulli IV, mes pjesës hebraike dhe asaj të krishterë. Nga shekulli VII u bë objekt kontestimi edhe për myslimanët. Jeruzalemi u bë kështu një qytet unik në botë: vendi historik i Tempullit të Solomonit, e si pasojë pikë referimi për hebrenjtë, vend i vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit dhe në fund vendi i Muhamedit, profetit të myslimanëve, që u ngjit në qiell prej Haram esh-Sherif, ose Mali i Tempullit.

Kalojmë pak tek Kryqëzatat, si ndryshoi qyteti gjatë "Mbretërisë së Jeruzalemit", lindur në 1099 pas kryqëzatës së parë në Tokën e Shenjtë.

Jeruzalemi ishte kryeqyteti i i kësaj mbretërie të krishterë – që nuk zgjati as dy shekuj – mes 1099 dhe dhe 1187, periudhë kur u ndërtuan apo restauruan shumë prej monumenteve të tij, edhe pse në tërësi, impianti urbanistik mbeti ai i përhershmi, i përqëndruar në bërthamën origjinale të njohur si "Qyteti i Vjetër". Për më tepër, eksperienca e të ashtuquajturve shtete kryqtarë krijoi një shans tjetër takimi kulturor, mes Europës dhe Lindjes.

Duke iu kthyer ndarjeve fetare, cili është vendi më i kontestuar historikisht në qytet?

Padyshim që vendi i xhamive në Malin e Tempullit (që mbahet prej të famshmit Mur të Lotëve, pjesë e një tempulli të lashtë hebre).

E lëmë tani Tokën e Shenjtë, dhe zhvendosemi në Athinë, qytet që lulëzoi gjatë mijëvjeçarit I para Krishtit dhe më pas në Romë: cili ka qenë roli i tyre në zhvillimin e qytetërimit tonë?

Mund të themi se Athina ishte vend i bukurisë, filozofisë, letërsisë dhe lirisë së ofruar nga demokracia, ndërkohë që Roma e shoqëroi emrin e saj me lavdinë, pushtetin dhe organizimin modern shtetëror. Kultura europiane përmblidhet në fakt, në një lojë vazhdimësie mes këtyre dy qyteteve dhe vetë Jeruzalemit, që është qendra ideale e fesë. Një dialektikë me tre, trashëgimia e të cilës është gjallë sot e kësaj dite.

Cili ka qenë roli i luajtur nga Kostandinopoja?

E ashtuquajtura "Roma e Re" – epitet që e mori pas rithemelimit të Bizantit të lashtë nga ana e Perandorit romak Konstantini I – u perceptua për shumë shekuj, si mbartësja e një lavdie të krahasueshme me atë të Romës. Kryeqytet i perandorisë bizantine dhe më pas asaj otomane, Konstandinopoja, Stambolli i sotëm, është qendër e vëmendjes së botës myslimane edhe sot e kësaj dite: sulltanët otomanë, me pushtimin e qytetit në vitin 1453 u ndjenë në fakt trashëgimtarë – për shkak të të drejtës së presë – të vetë perandorisë romake.

Në krah të rëndësisë që ka fituar gjatë shekujve "Roma e Dytë", në qendër të shkëmbimeve kulturore dhe tregtare mes Lindjes dhe Perëndimit, duhet të përmendet edhe rëndësia e "Romës së Tretë".

Romës së Tretë?

Po, siç u quajt qyteti i Moskës pas pushtimit otoman të Konstandinopojës. Ishte Cari Ivani III, bashkëshort i një mbese të Konstantin XI Paleologut, pra perandorit të fundit bizantin, që i dha kryeqytetit rus rolin që kish qenë më parë i Urbes dhe më pas i vetë Konstandinopojës, duke e bërë Moskën një lloj trashëgimtareje spirituale të botës romako-bizantine. Pra, një Romë e Tretë.

Duke mbetur tek tema e marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit, a është korrekte ta quajmë Venecian, siç bëhet shpesh, "Porta e Orientit"?

Po: nga shekulli X, Venecia u vendos me vetëdije si ndërmjetëse mes Europës dhe Levantit, duke u sjellë më pas si trashëgimtare e perandorisë bizantine.

Në brendësi të qytetit bëhej tregti me mallra të ardhur nga lindja, para se këto të shpërndaheshin në kontinent, dhe shumë prej tyre vinin pikërisht nga Konstandinopoja, qyteti që në vitin 1204, gjatë kryqëzatës së katërt, u sulmua nga vetë venecianët.

Vetë ndërtimi i bazilikës së San Marcos u shoqërua nga perceptimi i ngritjes së një "Shën Sofie" të re, apo Hagia Sophia, emri i katedrales së famshme kristiane të Konstandinopojës, që më pas u bë xhami dhe në fund muzeum, prej të cilës u morën shumë pasuri që u vendosën në bazilikën veneciane.

Shenjat e marrëdhënieve të Venecias me lindjen i gjen në shumë arkitektura të saj, dhe diçka të ngjashme e gjen edhe më poshtë në jug, në Palermo, qytet që përpara se të bëhej qendra e pasur dhe e mrekullueshme e Mbretërisë së Siçilisë, kish qenë zemra e Siçilisë islamike.

Duke mbetur në Itali, cila ka qenë rëndësia e Firences?

Qyteti toskan mori një rëndësi shumë të madhe mbi të gjitha mes shekujve XIV dhe XV, pra në kohën e familjes Medici, aq sa u bë djepi i Humanizmit dhe Rilindjes, duke u shndërruar në një lloj atdheu të artit dhe kulturës, në kalimin nga Mesjeta në modernitet.

Si ndryshuan qytetet e mëdha me revolucionin industrial dhe zhvillimin teknologjik të shekullit XX?

Me agimin e epokës industriale dhe transferimin relativ të shumë punëve nga fshati në qytet, u pa zhvillimi i metropoleve të mëdha si Londra, Parisi dhe nga ana tjetër e oqeanit, Nju Jorku, "Molla e Madhe". Vende të pasur me kontradikta sociale dhe diversitet relativ arkitektonik, kozmopolitë, kaotikë dhe të vrullshëm, ashtu si në të kaluarën kish qenë vetëm Roma e shekullit të parë, e cila mbeti një model referimi për çdo metropol. Nga Evropa në SHBA, duke kaluar tek fuqitë e sotme aziatike, çdo qytet i madh ia ka dalë të ruajë një origjinalitet të vetin dhe një kulturë të vetën.

Në disa raste, si për shembull në Jeruzalem, ka ndodhur që kultura me vlera të kundërta të kontestojnë të njëjtin qytet…

Po dhe në këto raste shpesh janë ngritur mure, siç ndodhi në kohën e Luftës së Ftohtë në Berlin, një prej djepeve parësorë të kulturës moderne, kryeqytet i shkencës, teknologjisë dhe qytetërimit industrial që pas Luftës së Dytë, u vu në mes dy fuqive të mëdha: SHBA, Britania e Madhe e Franca nga njëra anë, dhe Bashkimi Sovjetik nga ana tjetër. Nga 1961 deri në 1989 u nda më dysh nga një mur i gjatë betoni, duke u bërë simboli i trishtë i Luftës së Ftohtë.

Duke ardhur në mijëvjeçarin e ri, cili metropol do e meritonte sot titullin qytet-botë?

Për t'u përgjigjur duhet të kthej sytë në Lindje: këtu, për nga fryma kozmopolite dhe moderne, do të thoja që titulli i shkon pa asnjë dyshim Shangait, megalopol i gjallë që është shprehje ekonomike dhe kulturore e fuqisë kineze në rritje, dhe në të njëjtën kohë, ka një karakter perëndimor. / Focus – Në shqip nga Bota.al

Nesër bëni gati çadrën, ja qytetet ku priten reshje shiu

Posted: 19 Jul 2017 08:23 AM PDT

Temperaturat e larta kanë arritur kulmin e stinës.

Gjithsesi në këtë vapë përvëluese vjen një lajm i mirë.

Gjatë ditës së nesërme pritet të freskohet ndjeshëm ku do të ketë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërkohë në zonat malore në veri të vendit pritet të ketë reshje lokale shiu.

Në bregdet dhe zonat e ulëta do të mbizotërojnë temperaturat e larta.

Era në bregdet parashikohet të jetë e lehtë dhe si pasojë do të ketë një dallgëzim të ulët.

Moti për nesër, e enjte, sipas Meteoalb

 

 

5 shkaqet përse ju vonohen periodat që nuk kanë lidhje me shtatzëninë

Posted: 19 Jul 2017 08:20 AM PDT

Dhimbje të forta barku dhe shpine, stres, shtim i papritur oreksi, nervozizëm dhe luhatje të forta humori, me siguri asnjëra prej shenjave të mësipërme nuk është e panjohur për vajzat e gratë pasi lajmërojnë ardhjen e ciklit menstrual.

Ky i fundit është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror dhe mbart informacione shumë të rëndësishme për shëndetin.

Vonesa e tij mund të sjellë dy reagime që i kundërvihen njëra-tjetrës: gëzim, por edhe ankth pasi gjëja e parë që ju shkon ndërmend është ndonjë shtatzëni e mundshme.

Ky është një fakt që duhet çmitizuar pasi vonesa dhe parregullsia e ciklit menstrual nuk lidhet gjithmonë me shtatzëninë, por vjen si rrjedhojë e gjendjeve të mëposhtme:

Stresi: Siç e thamë edhe më lart një ndër shenjat që paralajmërojnë ardhjen e ciklit është stresi, por ai mund të jetë po ashtu shkak për vonesën e tij. Ndryshimet në stilin e jetesës dhe përjetimi i ngjarjeve të vështira emocionale rrisin nivelin e kortizolit në trup, ky i fundit ndikon në sekretimin e estrogjenit dhe progresteronit. Ndryshimi i niveleve të këtyre dy hormoneve sjell vonesën e menstruacioneve.

Ndryshimet drastike të peshës: Humbja e kilogramëve në mënyrë të shpejtë  shoqërohet me ndryshime hormonale, të cilat ndikojnë në vonesën e ciklit ose fluksin dhe kohëzgjatjen e tij.

Çrregullimet e të ushqyerit: Çrregullimet e të ushqyerit si bulimia ose anoreksia ndikojnë në vonesën e ciklit, pasi këto gjendje të rënda shëndetësore sjellin çrregullime të dy hormoneve kryesore që  kontrollojnë periodat: estrogjeni dhe progresteroni.

Mosha: Ekzistojnë dy periudha në jetën e femrave që karakterizohet me menstruacione jo të rregullta: 1. Puberteti dhe  2. Perimenopauza dhe menopauza. Këto dy faza karakteriozhen nga cikël menstrual i paparashikuar shoqërohet me vonesë disa ditore deri në disa mujore dhe thatësi vaginale.

Gjendje të caktuara shëndetësore: Problematikat e mëposhtme shëndetësore: sindromi i vezoreve policistike, endometrioza dhe problemet me gjëndrën tiroide shkaktojnë vonesë të menstruacioneve ose ndryshime në kohëzgjatjen e tyre.

De Biasi beson te suksesi i Panucci-t: Pres të më takojë

Posted: 19 Jul 2017 08:05 AM PDT

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi flet për emërimin e Christian Panucci në stolin kuqezi.

"Të sqarojmë diçka. Nuk i këshillova askënd presidentit, por ai më tha që takoi disa trajnerë. Më tha që prej herës së parë kur u takua me Christian, ai i kishte lënë menjëherë përshtypje."

De Biasi shprehet optimist për eksperiencën e jashtëzakonshme të teknikut të ri.

"Përpos futbollit, presidenti ka një eksperiencë të madhe dhe di t'i vlerësojë njerëzit me mjaft kujdes. Nëse zgjodhi Christian, ka parë tek ai cilësi përsa i takon menaxhimit të grupit, të situatave por edhe të eksperiencave që ka pasur në karrierë."

Gianni De Biasi shënoi kualifikimin historik me kuqezinjtë në Euro 2016.

Ai u largua pas gjatë ndeshjeve të kualifikueseve të fundit të botërorit, Rusi 2018, edhe pse Shqipëria pozicionohet e treta në Grupin G, pas Spanjës dhe Italisë.

De Biasi la kuqezinjtë pas fitores ndaj rivalit direkt, Izraelit, me argumentin se kishte përfunduar cikli i tij.

Christian Panucci, teksa pritet të nisë një cikël të ri, merr urimin e paraardhësit të tij.

"Personalisht uroj që Panucci ta kualifikojë Shqipërinë në Euro 2020. Ka dëshirë dhe besoj që ka një grup lojtarësh të nivelit të mirë. Mendoj se do të jetë në gjendje ta menaxhojë me qetësinë e nevojshme."

De Biasi ka një këshillë publike për trajnerin e ri, teksa zbulon se së shpejti do të takohet me Panuçin për të diskutuar rreth Kombëtares.

"Christian është një person inteligjent. Ka nisur menjëherë të njihet me lojtarët, duke vëzhguar shumë nga ndeshje të tonat. Do të vijë të më takojë, që të diskutojmë."

Sakaq, Gianni de Biasi ende nuk ka gjetur ekipin e ardhshëm.

Ai tha se po bisedon me disa ekipe të huaja për të ardhmen e tij.

“Revolucion” në Champions League, ndryshojnë oraret e ndeshjeve

Posted: 19 Jul 2017 08:00 AM PDT

Do të ndryshojë orari i ndeshjeve të Champions League, veprimtaria më e rëndësishme në nivel klubesh në të gjithë planetin.

Faktikisht, ky do të jetë edicioni i fundit kur të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në 20:45.

Duke nisur nga sezoni 2018/19 dhe në sezonin 2019/20, pas kërkesës së kompanive që kanë blerë të drejtën televizive, UEFA vendosi që ndeshjet e grupeve do të zhvillohen sërish të martën dhe të mërkurën, por katër nga tetë ndeshje që janë çdo ditë do të luhen në orën 19:00 dhe katërt të tjera në 21:00.

Sigurimet shoqërore, 26 mijë punonjës në sistem, me gabim në emër

Posted: 19 Jul 2017 07:43 AM PDT

Mbi 26 mijë punonjës rezultojnë me gabime në emër ose mbiemër në sistemin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kur këto të dhëna kryqëzohen me regjistrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i klasifikuar si audit për Teknologjinë dhe Informacion ka zbuluar një seri problematikash që nisin nga sistemet e back-up e deri tek mosrakordimi i emrave mes Tatimeve, ISSH dhe Gjendjes Civile.

Gjetjet

Nga auditimi u konstatua se të dhënat (NID, emër, mbiemër) e punonjësve të importuar nga DPT, me ato të regjistrit të gjendjes civile u identifikuan disa problematika lidhur me informacionin e importuar nga DPT:

– Janë identifikuar 669 punonjës të cilët nuk gjenden në regjistrin e DPGJC. Këta punonjës nuk gjenden as në regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë.

– Janë identifikuar 26,314 raste kur emri ose mbiemri i punonjësit të deklaruar nuk është i njëjtë me atë të DPGJC për të njëjtin NID.

– Janë identifikuar 80 raste kur të dhënat për emrin dhe mbiemrin janë të ndryshëm, çfarë do të thotë se këta persona janë të ndryshëm.

– Nga kontrolli i të dhënave për NID-et e "sakta në format" me regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë të DPGJC, rezulton se DPT i dërgon ISSH informacion për 4,028 persona të cilët kanë ndërruar jetë prej kohësh.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vërejtur se ka pasur gabime edhe në disa të dhëna të tjera që janë importuar ndër vite si në:

– Përllogaritjen e kontributeve shoqërore për punëmarrësin

– Përllogaritjen e kontributeve shoqërore për punëdhënësin

– Përllogaritjen e kontributeve për pagat që janë mbi pagën maksimale dhe nën pagën minimale duke patur parasysh që pagesat nën pagën minimale janë kryer edhe kur punëmarrësi ka 22 ditë pune ose më shumë.

– Deklarime të pasakta në lidhje më numrin e ditëve të punës (ditët e punës janë më shumë se 31 ditë).

Lidhur me këtë situatë KLSH ka rekomanduar që nga ana e ISSH të ndiqen të gjithë hapat e nevojshëm, për saktësimin dhe ndjekjen deri në zgjidhje të pasaktësive mbi të dhënat e importuara në vite.

Njoftimin e punëmarrësve nëpërmjet kanaleve të komunikimit sipas problematikave që ata kanë.

Rasti i të moshuarës, shkrihet e gjithë zyra e ALUIZNI-t në Berat

Posted: 19 Jul 2017 07:31 AM PDT

Nën shembullin e kryeministrit që shkarkoi drejtorin, Artan Lame ka shkrirë të gjithë zyrën e ALUIZNI-t në Berat.

Vendimi erdhi pas kërkesës që i drejtoi Rama për të ndjekur nga afër veprimet e kësaj zyre, pasi u njoh me rastin e gruas që priste prej 5 vitesh legalizimin.

Në një takim që ka zhvilluar me punonjësit në këtë qytet, Lame është shprehur se të 15 punonjësit aktual do të largohen nga detyra si dhe u ka bërë thirrje të gjithë inxhinierëve të rinj që të paraqesin aplikimet e tyre për t'u bërë pjesë e drejtorisë së re.

Drejtori i ALUIZNI-t u shpreh se dega e Beratit ka nevojë për një ristrukturim tërësor në mënyrë që askush të mos punojë më për veten e tij, por t'i shërbejnë me korrektesë qytetarëve.

Ish-drejtori i zyrës së ALUIZNI-t në Berat, Përparim Sinaj u shkarkua, megjithëse legalizoi shtesën që kishte bërë Hëne Caka.

Ai u ballafaqua drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama në një takim të këtij të fundit në Berat, pasi u akuzua nga e moshuara se e kishin sorollatur për vite të tëra dhe në fund i thanë se dokumentat kishin humbur.

Kush është e dashura e njohur e trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare të Futbollit

Posted: 19 Jul 2017 06:47 AM PDT

Christian Panucci-n, tashmë do e kemi trajner të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, pasi zërat e përhapur që dy ditë më parë, u konfirmuan zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.

 

Tifozët e njohin atë si mbrojtës, por edhe trajner vitet e fundit, sakaq, në jetën private, Panucci 44 vjeç, është një burrë i divorcuar, baba i një djali dhe i fejuari i Samanta Togni-t, balerinës së spektaklit italian “Ballando con le stelle”.

Ajo është 36 vjeçe dhe nëna e një djali 16-vjeçar. Ata po jetojnë historinë e tyre të dashurisë prej një viti, ndërsa njiheshin dhe shkëmbenin mesazhe prej pesë vitesh, siç ka thënë ajo në një intervistë, kur Christian ka marrë pjesë në spektaklin e vallëzimit.

 

 

Në atë kohë nuk pati asgjë mes tyre, por vitin e fundit, para nënshkrimit me Shqipërinë, Christian ka qenë trajner i skuadrës së Terni-t, qytetit të balerinës dhe ka qenë e lehtë të takoheshin dhe të përforconin miqësinë që tashmë është kthyer në një histori dashurie!

 

 

Ndryshe nga De Biasi që kishte një familje tradicionale, Panucci, ka një stil jete më të hapur, megjithatë, edhe ai është i impenjuar, siç tregojnë fotot.

Duket se historia e tyre është forcuar me kalimin e muajve, edhe pse në fillim të vitit, balerina shprehej që me statusin e një mamaje, ajo nuk humbiste mendjen pas historive të dashurisë, duke theksuar që burri më i rëndësishëm i jetës, është i biri.

Reforma në drejtësi, thirrja e rëndësishme e Ambasadës së SHBA për shqiptarët

Posted: 19 Jul 2017 06:37 AM PDT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një mesazh për gjithë shqiptarët patriotë. Në një mesazh të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, ambasada thekson se ekspertët e drejtësisë duhet të aplikojnë për KLGJ dhe KLP.

DEKLARATA E PLOTË

Shumë shqiptarë patriotë kanë aplikuar tashmë për të shërbyer në Këshillin e lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por nevojiten edhe më shumë ekspertë. Ne nxisim profesorë të kualifikuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme.

 

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more