Skip to main content

“Tahiri shpreh sërish besnikërinë ndaj Pacollit dhe AKR-së” plus 9 more Ferizaj Press

“Tahiri shpreh sërish besnikërinë ndaj Pacollit dhe AKR-së” plus 9 more Ferizaj Press


Tahiri shpreh sërish besnikërinë ndaj Pacollit dhe AKR-së

Posted: 17 Jul 2017 08:46 AM PDT

Labinot Tahiri, me një fotografi që e ka bërë sot me shefin e tij në parti, Behgjet Pacolli, ka treguar se do t'i qëndrojë besnik atij.

E ka falënderuar publikisht se ia hapi dyert në skenën politike, prandaj ka thënë se nuk mundet që këtë ta përbuzë.

Labin Tahiri u bë deputet në Kuvendin e Kosovës si pjesë e listës së përbashkët me LDK-AKR-Alternativa, derisa emri i tij po përmendet vazhdimisht në media se do të jetë ai që do të votojë për PAN-in dhe kandidatin e saj për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Pacolli dhe AKR-ja e tij ka marrë qëndrim që të vazhdojë rrugën bashkë me koalicionin parazgjedhor, LAA.

Deklaratën e plotë të Tahirit mund ta lexoni më poshtë:

Secili njeri në jetë e ka nga një mik në ditët e vështira! Mos i harroni ata.

Ditët e vështira, ishin ato, kur një pakicë e njerëzve më neglizhuan, disa nga ata bënin edhe shakatë më të ulëta me emrin tim…! Nganjëherë bile thoshin se edhe kam pas luajtur mendsh, derisa unë ndërtoja shtëpi e duke ua qarë hallin njerëzve të vendit tim!!!

Ndonjëherë, kur qante 'Erdogan' apo 'Obama', për vendet e tyre dhe miqtë e tyre për ta nuk bënin shaka, por me mua kishte shaka se kështu ndodh me neve shqiptarët vetëm njeriun tonë e përbuzim!!! Por me mua e kanë dhe do ta kenë të kotë përgjithmonë.

Pas disa kohe, pa pritur në aspektin politik, bile edhe human, doli ky njeri i cili e çmoi veprimtarinë time si Labinot Tahiri, duke besuar shumë se unë mund t'i shërbej vendit tim! Mendoj se jam shërbyes i mirë i këtij vendi ashtu do të vdes.

Ky njeri hapi rrugët e mia në aspektin partiak dhe politik.

Unë tani jam i zgjedhur nga populli si Deputet, por numrin 10 në zgjedhjet e Qershorit e kisha nga Behgjet Pacolli.

Faleminderit President.

Këtij njeriu do t'i qëndroj besnik ashtu sikurse jam deri më sot.

Një këshillë: RUANI MIQËT!

Vendet që nuk do të kenë rrymë gjatë ditëve të ardhshme

Posted: 17 Jul 2017 08:43 AM PDT

KEDS ka njoftuar për orarin e reduktimeve të energjisë elektrike gjatë ditëve të ardhshme.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

 

Më 19.07.2017 në NS 110/35/10 kV Bibaj do të ndërprehet:

· Dalja 10kV Komogllava (Kodi: 40000009) prej orës 12:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkolla e Gerlices, Betoni Nika, shkolla e vjetër Komogllave, Eskavatori, Komogllava, gurëthyesi Dani, HiB Petroll, Burimi Company, restaurant Bern, Linda ShPK, mulliri Xhema Gerlice etj.

Arsyeja e ndërprerjes: Dislokimi i përhershëm i LP 10kV.

 

Më 19.07.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj II do të ndërprehet:

· Dalja 10kV Betoni (Kodi: 40041002) prej orës 12:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Prizrenit, Saraishta, Lloshkobare, Llojza, Kosina, Slivova, Dremjaku dhe bizniset private.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrim i transformatorit.

Mirëmbajte të planifikuar

Më 19.07.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj II do të ndërprehet:

· Dalja 10kV Drejtimi i sillosit (Kodi: 40041001) prej orës 09:30 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ferizaj (një pjesë), Talinovci i Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj dhe Fusha e Madhe.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion i largpërçuesit.
Më 19.07.2017 në NS 110/35/10 kV Bibaj do të ndërprehet:

· Dalja 35 kV Kaqaniku (Kodi: 400430) prej orës 09:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kaçaniku, Voskopoja, Bobi, Ivaja, Kaçaniku i Vjetër, Doganaj, Strazha, Begraca, Kerbliqi, Kovaqeci, Biqeci etj.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë dhe ndërrim i izolatorëve.

Ndeshje komunikacioni në hyrje të Shtërpcës, dy të lënduar rëndë

Posted: 17 Jul 2017 06:03 AM PDT

Shtërpcë. 17.07.2017. Në hyrje të Shtërpcës ka ndodhur një aksident komunikacioni mes dy makinave. Me këtë rast dy udhëtar kanë marrë lendime të rënda dhe jan dërguar në emergjencë për trajtim.
Bëhet e ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë kushteve të rrugës.
Pronarë të makinave të aksidentuara janë një shqiptarë dhe një serb.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Lancohet projekti për grantet e fillimit të biznesit për të papunët

Posted: 17 Jul 2017 03:39 AM PDT

Në qendrën rajonale për punësim në Ferizaj është mbajtur sot një sesion informues dhe është lancuar programi për grantet e fillimit të biznesit nga të papunët me titullin "Ndërmarrësit e rinjë fillojnë biznesin".

Në prezantimin e këtij projekti mori pjesë edhe numri një i qytetit të Ferizajt Muharrem Svarqa, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Faruk Gurin, drejtorin e Infrastrukturës Gafurr Ilazin, dhe përfaqësuesit e organizatës GIZ nga Gjermania.

Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa duke e vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm ka thënë se Ferizaj ofron të gjitha parakushtet për zhvillimin e bizneseve ngase ndodhet në një pozitë të përshtatshme gjeografike në këtë rajon.

"Ne do të rrisim përpjekjet për vetiniciative në mënyrë që të gjithë njerëzit që kemi afër e që kanë ide të reja të mund të përfitojnë . Komuna e Ferizajt me GIZ-in gjerman ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe nga ai bashkëpunim janë dhënë edhe rezultatet e jashtëzakonshme në realizimin e edhe të misioneve tona edhe të programeve qeverisëse të Republikës së Kosovës. Ju e dini që ndër problemet më të mëdha që rëndon shoqërinë tonë por në përgjithësi edhe Kosovën është papunësia. Ne në Komunën e Ferizaj nga 110 mijë banorë, kemi një fuqi punëtore të jashtëzakonshme. Ne këtë aspekt kemi bërë hapa të rëndësishëm duke krijuar mundësi të përshpejtimit dhe rritjes së bizneseve të reja të cilat në komunën e Ferizajt për çdo ditë presin për t'u hapur. Sot komuna e Ferizajt renditet ndër komunat më të fuqishme me një kapacitet të madh biznesesh më shumë se 11 mijë të regjistruara ,është shndërruar në faktor të rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe kjo falë krijimit të kushteve të mira për të bërë biznes" tha në këtë takim kryetari Svarqa duke uruar që ky projekt të nis mbarë.

Në takimin e sotëm informacione të detajuara për të papunët dhe trajnimet që ofrohen për ta kanë dhënë edhe udhëheqësi i qendrës rajonale për punësim Naim Gashi si dhe Fatmire Salihu nga Qendra për Aftësime Profesionale të cilët e vlerësuan këtë projekt si mundësi mjaft të rëndësishme për ndërmarrësit e rinjë.

Ndërkaq Vjosa Mullatahiri nga GIZ-i gjerman tha se qëllimi kryesor i këtij programi është që përmes trajnimeve të ndërrmarrësisë të inkurajohen të rinjtë në mbarë Kosovën që të zhvillojnë idetë e bizneseve të tyre, dhe përmes mbështetjes me grante të ofrohet mundësi për fillimin e biznesit dhe të vetëpunësimit të tyre.

U bë e ditur se programi do të ofrojë trajnime praktike për 160 punëkërkues të rinjë nga e gjithë Kosova të cilët duhet ta zhvillojnë edhe planin e biznesit si dhe do të ndjekin trajnimet e nevojshme.

Programi i trajnimit "Ndërmarrësit e rinjë fillojnë biznesin" do të realizohet në tri faza gjatë të cilave duhet të tregohet një përkushtim i lartë nga të interesuarit për të qenë përfitues i këtij programi.

Frazë apo respekt?!

Posted: 17 Jul 2017 02:19 AM PDT

Nëpër kohë të ndryshme, atëherë kur të jetë e nevojshme na bie ndërmend për njerëzit e sakrificës, për idealistët, që sot nuk janë në mesin tonë, na bije ndërmend atëherë kur të na duhen për interesa përfitimi, na bie ndërmend që kemi Dëshmor të Kombit.
Nëse vërtet kështu na duhen, nuk e di?
Ndoshta jemi të prirë ta mashtrojmë vetë vetën, por edhe të tjerët. Ndoshta jemi mësuar në Kosovën e pasluftës me gënjeshtra, premtime asnjëherë të realizuara. Ndoshta shkollën e gënjeshtrave e kemi të ngulitur në kokë nga politikanet tanë, të cilët për kaq vite me radhë, nuk bënë asgjë, me përjashtime të pakta të disa individëve, të cilët edhe pse të zhgënjyer sërish ia duan të mirën Ferizajt.
Jemi mësuar të dëgjojmë fjalë të mëdha të disa politikanëve, nëpër tubime elektorale, e nëpër përkujtime të Dëshmorëve të Kombit, atëherë kur ju nevojiteshin vota, por një gjë e tillë nuk ndodhi sot në përvjetorin e nëntëmbëdhjetë (19) të Dëshmorit të parë të Zonëns Operative të Nerodimës, Nazmi Uksmajli.
Për çudi, në këtë kohë me shi përpos familjarëve, kishin gjetur kohë edhe një numër i caktuar i bashkëluftëtarëve të Dëshmorit të vinin në këtë përvjetor për të respektuar jetën, mundin e veprën e tij, por kjo nuk ndodhi edhe nga akteret e skenës politike, as të nivelit qendrorë, e besa as të atyre të nivelit lokal.
Politikanët ferizajas, nuk kishin patur mundësi të prishnin muhabetet që kishin filluar. Ata sot kishin ditë pushimi, të lodhur nga punët e rënda që bëjnë në interes të Ferizajt, e të Kosovës në përgjithësi, në diskutimet e gjata për pazare politike, sigurisht për të mirën e vendit, ju ka ikur nga kujtesa, se sot Ferizaj përkujton Dëshmorin e parë të rënë për lirinë e vendit, Dëshmori i cili asnjëherë nuk e takoj familjen e tij të ngushtë.
Në këtë ditë mbi varrin e Dëshmorit u vendosën lule të freskëta nga familjarët e ngushtë, por ajo që i tmerronte të pranishmit ishte pikërisht rruga e shtruar në kocka të betonit, e cila të qon pranë varrit të secilit Dëshmorë, në të cilën e kishte mbuluar bari.
Autoritetet komunale kanë angazhuar kompani për t'u marrë me mirëmbajtjen e tyre, por si duket tetori ende është larg për votë, e nuk e kishin parë të arsyeshme të merreshin me pastrimin e këtij vendi, që në kohë të ndryshme, për politikanët ferizajas, konsiderohej një vend i shenjtë, vetëm kur ju konvenon atyre, e jo sikur gjithë qytetarëve të tjerë, të cilët në vazhdimësi, e pa interes e shohin për ditë një vend të rëndësishëm e të respektuar.
Ky vend mirëmbahet vetëm atëherë kur kemi afër zgjedhjeve, përmes të cilës politikanët mundohen të përfitojnë edhe nga të vdekurit.
Vetëm atëherë kujtohet mundi, sakrifica që bënë Dëshmorët.
Vetëm atëherë politikanëve ju bie ndërmend, edhe për familjarët e tyre.
Vetëm në kohë fushatash, kujtohet heroizmi i Dëshmorëve që kishin në luftë për çlirimin e vendit.
Atëherë kur të jetë e nevojshme, për Dëshmorët thurën këngë lavdie, ngritën e madhërohen nga akterët politik, e jo në vazhdimësi.
A duhet të jetë kjo praktikë?
Pa dyshim se jo.
Dëshmorët duhet të kujtohen në secilin sekondë të kohës, të kujtohen edhe në gjysmë të natës, kur të trazohemi nga ëndrrat e këqija, që mund t'i ëndërronim, të kujtohen në mot me diell, me shi e dëborë.
Të kujtohen edhe atëherë kur nuk ka fushata, por edhe kur ka duhet kujtuar.
Politikanët, qytetarët, shoqëria në përgjithësi kemi obligim ndaj tyre dhe familjarëve të Dëshmorëve, sepse ata bënë atë që se bëmë ne, flijuan jetën për mua, ty, për vendin në përgjithësi.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje, duhet dhënë llogari për këtë papastërti që u pa sot, e jo vetë kjo, por bashkë me këtë kompani për mirëmbajtje përgjegjëse është institucioni i cili është caktuar për monitorim e vlerësim.
Marre ju koft!!!!!!!!!!
Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit.?!
Lavdi gjithë atyre që lanë gjymtyrët nëpër beteja!
Lavdi gjithë juve që derdhet mundin e djersën për lirinë e Kosovës!
MA: Nexhat Shahini
(Magjistër i Historisë)
Veteran i Luftës së UÇK-së

Gjermani, kosovari vret gruan dhe të dashurin e vajzës (Foto)

Posted: 16 Jul 2017 02:07 PM PDT

Kryesi i krimit është arrestuar në vendngjarje, dhe do të dalë para gjykatësit të dielën, raporton gazeta gjermane Bild.

Para vrasjes së dyfishtë kishte filluar një zënkë në mes burrit dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre.

Burri më pas ishte larguar për një kohë të shkurtër nga shtëpia.

Në orën 22:30 të së shtunës, ai ishte kthyer në shtëpi, duke hyrë së pari në kopshtin e ndërtesës. Në këtë kohë, bija e tij dhe i dashuri i saj gjithashtu ishin në apartament.

Vajza po tentonte ta ndalonte babanë e saj në derën e shtëpisë së tyre.

Më pas 52-vjeçari kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë. Ai vrau gruan e tij dhe të dashurin e bijës së tij.

Hidrocentralet në lumenj, banorët kërcënojnë me Kanun nëse nuk ndalen punimet

Posted: 16 Jul 2017 02:06 PM PDT

Ndërsa një banor tjetër i fshatit Brod të Shtërpcës nuk ka lejuar që gypat e hidrocentralit të kalojnë nëpër pronën e tij. Si rrjedhojë, kompania, e cila është duke i ndërtuar hidrocentralet, është dashur t'ia ndërrojë kahjen lumit.

Banorët e kësaj ane insistojnë se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve po i shkatërron lumenjtë.

Ata lusin institucionet që të ndalojnë ndërtimin e hidrocentraleve, pasi sipas tyre, këto kompani nuk e respektojnë ligjin për hidrocentralet.

Insistojnë që ky ujë është i vetmi burim që kanë për të ujitur të mbjellat e tyre.

Në përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, thuhet se në planet e qeverisë është paraparë ndërtimi i hidrocentraleve në këtë lum dhe këto janë duke u bërë në përputhje me ligjet në fuqi.

"Inspektorati i MMPH'se, bazuar sipas planeve inspektuese, ka inspektuar aktivitetet e HC-së. Në dokumentacion parashihen edhe kushtet, te cilave duhet t'u përmbahen operatorët, ku për mospërmbushjen e kushteve inspektorati i MMPH'se do të marrë masa konform ligjeve në fuqi. Në bazë të kushteve, është edhe minimumi biologjik, të cilit duhet t'i përmbahen operatorët", thuhet në përgjigjen e MMPH'së.

Në këtë ministri gjithmonë e kanë pranuar që Kosova njihet si vend me resurse të pamjaftueshme të ujit.

Ndryshe, në territorin e Kosovës janë gjithsejtë 7 hidrocentrale dhe në plan është ndërtimi edhe i disa të tjerëve.

Bllokohen në kufi 20 maune me naftë pas dyshimeve për sulfur

Posted: 16 Jul 2017 02:06 PM PDT

Nga 30 maunat që ishin duke bërë importimin e kësaj lënde shumë të kërkuar në vendin tonë, pjesa e bllokuar ka dalë të ketë përqindje më të lartë të sulfurit sesa që lejohet me ligjet aktuale, raporton KTV.Në këtë agjenci, që ka disa muaj që e ka marrë përsipër kontrollin e naftës në kufi, thonë të jenë duke i pritur super analizat, për të marrë vendimin përfundimtar për fatin e maunave.Kohavisioni mëson se 4 kompanitë që i kanë të bllokuara maunat kanë bërë importimin e arit të zi nga i njëjti eksportues që vjen nga Spanja përmes Durrësit.Drejtuesit e Shoqatës së Naftëtarëve thonë se e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet në kufi, pasi inspektorati po i dënon pa të drejtë kompanitë në kontrollet që po i bënë brenda territorit.Por, me këto konstatime nuk pajtohet inspektorati i tregut.Drejtuesit e saj thonë se situata me shkeljet e parametrave të lejuara me udhëzim administrativ nuk ka ndërruar asgjë nga viti i kaluar.Derivati i naftës është në mesin e tri produkteve, nga të cilat mbushet buxheti i vendit me para.Këtë viti ky produkt ka shënuar rritje të importit në krahasim me vitin e kaluar.Ndërkaq, në periudhën e verës, derivati i naftës ka më shumë përdorim, për shkak edhe të ardhjes së mërgimtarëve dhe qarkullimit më të madh të automjeteve nëpër rrugët e Kosovës.

Gjykata Speciale nuk jep detaje se kur do të ngrihen aktakuzat e para (Video)

Posted: 16 Jul 2017 02:05 PM PDT

Zyrtarët e saj, as pas miratimit të rregullores së procedurës dhe provës, nuk japin detaje se kur do të ngritën aktakuzat e para për krimet e supozuara të pjesëtarëve të UÇK'së gjatë luftës në Kosovë.

Asistenti ekzekutiv i këtij mekanizmi Joseph Hollerheard ka thënë se nuk japin detaje për këto çështje.

"Sa i përket pyetjeve të tjera, Prokurori Special ka thënë sida herë që ne nuk komentojmë se kush, si, kur, ose çfarë pune po bëjmë ose do të bëjmë, sipas mandatit tonë. Pajtohemi plotësisht se thashethemet dhe spekulimet nuk janë të dobishme dhe duhet të dekurajohen', tha Hollerhead për Klan Kosovën.

Këtë konfidencialitet e arsyetojnë njohësit e drejtësisë në Kosovë.

KTV: Nesër Kryesia e vjetër e Kuvendit cakton seancën konstituive

Posted: 16 Jul 2017 02:05 PM PDT

Një burim brenda PDK'së i ka thënë KTV'së se mbledhja e kryesisë do të mbahet, të hënën në orën 11:00.

KTV'ja ka kontaktuar sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqi, por ai nuk ka konfirmuar nëse do të ketë mbledhje të kryesisë së Kuvendit.

Por, ka thënë që për këtë, opinioni do të njoftohet me kohë edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Zyra e Presidentit të Kosovës nuk ka dhënë asnjë informacion nëse presidenti Hashim Thaçi, do të thërrasë seancën e Kuvendit.

Sipas këtij burimi, kandidati i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit do të jetë ish-kryetari Kuvendit dhe kryetar i PDK'së Kadri Veseli. Vetëvendosje dhe LDK'ja kanë thënë disa herë se nuk do ta votojnë Veselin për kryeparlamentar.

Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor, ndërsa certifikimi i rezultateve të këtyre zgjedhjeve u bë më 8 korrik.

Edhe pse më shumë se një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk i ka krijuar institucionet e reja, konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Koalicioni PAN pretendon se i ka numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, ndonëse në zgjedhje arritën të fitojnë vetëm 39 deputetë, kurse duhen 61 vota për formimin e qeverisë.

Vetëvendosje dhe LDK'ja kanë thënë se do të kundërshtojnë çfarëdo forme të bashkëpunimit me koalicionin PAN, nëse PDK'është pjesë e saj.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more