Skip to main content

RTSH: “Itali; Sekuestrohen Spinner-at” plus 9 more

RTSH: “Itali; Sekuestrohen Spinner-at” plus 9 more


Itali; Sekuestrohen Spinner-at

Posted: 20 Jul 2017 06:54 AM PDT

"Fidget spinner" është loja antistres e verës 2017 e cila i ka apasionuar të gjithë. Por për policinë financiare italiane ajo mund të jetë e rrezikshme dhe e dëmshme për shëndetin. Policia financare italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion i cili ka çuar në sekuestrimin e mbi 3000 copëve "Fidget spinner" të konsideruara të rrezikshme për shëndetin. Sekuestrimet janë kryer në dy dyqane në provincën e Torinos në pronësi të dy shtetasve italianë. Motivi i këtij sekuestrimi është se këto lojëra nuk përmbanin dokumentacionin e duhur e të çertifikuar se respektojnë normativën CE si dhe të dhënat mbi shoqërinëprodhuese, importuese e shpërndarëse të tyre në Itali.Gjithashtu disa prej "Fidget spinner" paraqisnin anomali të lidhura me mprehtësinë e ekstremiteteve të tyre që mund të shkaktojnë dëmë të rrezikshme në trup e në sy. Dy sipërrmarrësit që ekspozonin shitjen e tyre mund rrezikojnë dënimin deri në 4 vjet burg.

Komisioni Evropian ultimatum Polonisë

Posted: 20 Jul 2017 06:43 AM PDT

Komisioni Evropian i kërkon Polonisë në formë ultimatumi që të ndalë reformën e gjyqësorit duke kërcënuar me heqjen e së drejtës së votës si vend anëtar. Koha e formulimeve të kujdesshme ka marrë fund. Në qoftë se kjo reformë gjyqësore do të zbatohet “gjyqtarët do të punojnë sipas dëshirës së lidershipit politik”. Me këtë paketë legjislative, e cila si zgjedhjen e gjyqtarëve më të lartë edhe mbikeqyrjen e juridiksionit të tyre ia kalon si kompetencë qeverisë, “pavarësia e gjyqësorit në Poloni po shfuqizohet”, ka thënë zëvëndëspresident i Komisionit Evropian, Frans Timmermans. Komisioni i BE-së në Bruksel ka rreth një vit e gjysmë që merret me kursin e qeverisë polake, që konsiderohet gjithnjë e më tepër si anti-demokratik. Pas paralajmërimeve pasoi një procedure verifikimi për reformeë e gjyqesorit në Poloni. Rekomandimet e bëra ,Varshava nuk i mori parasysh. Në rast se të gjitha përpjekjet për ta detyruar qeverinë polake të heqë dorë prej qëndrimit të saj dështojnë, Komisioni kërcënon me “masa nukleare". Në gjuhën e Brukselit me këtë nënkuptohen sanksionet më të rënda ndaj një vendi anëtar. Fjala ëshëe për heqjen e se drejtës së votës në Këshillin Evropian. Kjo parashikohet në nenin 7 të Marrëveshjes së Amsterdamit. Kjo masë ndaj vendeve që devijojnë nga rruga demokratike u perfshi në këtë marrëveshje në vitin 1999, me rastin e zgjerimit të BE-së drejt lindjes. Deri tani kjo masë nuk është zbatuar ndaj asnjë vendi.

Itali; Goditet rrjeti mafioz Brankaçio

Posted: 20 Jul 2017 06:41 AM PDT

Policia Antimafias italiane në bashkëpunim me Prokurorinë e qytetit të Palermos ka ekzekutuar një megaoperacion i cili ka çuar në arrestimin e 34 personave anëtarë të klanit mafioz sicçlian Brancaccio. Arrestimet janë kryer në rajonet e Siçilisë, Toskanës, Lacios, Emilia Romanja, Pulia e Liguria. Mega operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e 42 sipërmarrjeve në zotërim të këtij klani mafioz me vlerë rreth 60 milionë euro. Mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz  Pietro Tagliavia, kreu i klanit Brancaccio dhe i familjes mafioze "Corso dei Mille", i cili ndodhej aktualisht në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut të drogës. Akuza ndaj 34 të arrestuarve është pjesëmarrje në organizim mafioz, grabitje, vjedhje, korrupsion, përgjegjës të kërcënimeve të dhunshme e armëmbajtje pa leje. Hetimet e antimafias së Palermos kanë mundur të rindërtojnë të gjithë organikën e klanit mafioz Brancaccio.  Familjet përbërëse, rolin e çdo anëtari e mbi të gjitha kane identifikuar elementët drejtues të këtij klani. Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se ky klan mafioz kishte kontrollin e plotë ndaj një grupi sipërmarrësish me aktivitet industrial që operonin në rajone të ndryshme të Italisë. Sipërmarrjet janë përdorur nga klani mafioz për korrupsion, mashtrim fiskal, zotërim e monopolizim të territorit.

Senatori i SHBA-së, Xhon Mekein, me tumor në tru

Posted: 20 Jul 2017 06:22 AM PDT

Senatori amerikan John McCain është diagnostikuar me tumor në tru dhe po shikohet mundësia e trajtimit. Senatori 80 vjeçar, po kurohet në shtëpinë e tij në Arizona, pasi ka kaluar një procedurë për heqjen e një  mpiksjeje gjaku mbi sy, javën e kaluar. Në deklaratën e zyrës së tij, thuhet se McCain po shqyrton mundësinë e trajtimit të mëtejshëm, e cila mund të përfshijë një kombinim mes kimioterapisë dhe rrezatimit. Ata kanë thënë se McCain, 80 vjeçar, po përballet me një lloj agresiv të kancerit të trurit. “Mjekët e senatorit thonë se ai po e merr veten jashtëzakonisht mirë pas operacionit dhe shëndeti i tij i përgjithshëm është i shkëlqyer”, thuhej në një deklaratë të publikuar nga zyra e zotit McCain. Glioblastoma është nje tumor veçanërisht agresiv që formohet në indin e trurit dhe palcës kurrizore, sipas Shoqatës Amerikane të Trurit. John McCain është një veteran i luftës së Vietnamit, dhe prej gjashtë vitesh ështe senator, ndërkohë që më 2008-ën ka qenë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA. McCain vizitoi edhe Shqipërinë, më 17 Prill të këtij viti.

Koncerti i Bukuresht Ledis Orkestra, shumë shpejt në RTSH

Posted: 20 Jul 2017 05:55 AM PDT

Një koncert i veçantë i stilit urban klasik, ka qenë ai i Bukuresht Ledis Orkestra, dhënë pak ditë më parë në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Organizatorë ishin Radiotelevizoni Shqiptar dhe regjisori Petri Bozo.
Bukuresht Ledis Orkestra, orkestra femërore, më e madhja e këtij lloji në të gjithe Europen, performoi një program të zgjedhur me pop klasik opera. Të ftuar në koncertin e orkestrës së përbërë vetëm nga zonja dhe zonjusha, ishin artiste lirike shqiptare dhe rumune si: dirigjentja e operas nacionale rumune Ozana Barabancea, njëkohësisht dhe një interpretuese e muzikës xhaz; Alfredo Pasku, një nga tenorët më me emër në Rumani dhe jashtë saj, vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare; sopranoja Arlinda Morava, në të njëjtën kohë atashe kulturor i Shqipërisë në Rumani. Koncertit ia shtoi larminë edhe loja e violinistit Lorenc Radovani, pianistja Klejda Tare dhe violinisti nga Rumania Andrea Stefanescu.
Koncerti u hap me simfonine nr. 5 të Bethovenit, vijoi me balada për violinë, kavalerine rustikana, granada nga Augustin Lara, vals nga Hsostakovië si dhe marshin e Radetskit nga Shtraus. Një moment i bukur ishte sjellja në skenë e këngës "Kur më vjen burri nga stani" nga sopranoja Arlinda Morava, një homazh për artisten e madhe shqiptare Tefta Tashko Koco. Koncerti i Bukuresht Ledis Orkestra, nën regjinë e Petri Bozos do të transmetohet shumë shpejt nga RTSH.

Romani “Merimanga e Sarajevës” vjen në shqip

Posted: 20 Jul 2017 05:20 AM PDT

Pak më shumë se 100 vite pas Luftës së I Botërore, një shkrimtar anglez dhe diplomat sjell në shqip romanin "Merimanga e Sarajevës". Romani me sfond historik, shkruar nga Robert Wilton, në përkthimin e Diana Çulit, botuar nga Toena, tjerr fije pas fije rrjetën e merimangës dhe paskuintat në të cilat Lufta e Pare ndikoi në fatet e popujve të Ballkanit, në veçanti te shqiptarët. Një promovim libri i cili u kthye në një moment reflektimi për Shqipërinë, Kosovën dhe historinë e shqiptarëve.
“Roli i Shqipërisë në roman është diçka e rëndësishme për mua” tha autori Wilton. Ai ka dashur të tregojë identitetin ndryshe, jo të margjinalizuar, jo të izoluar, por në qendrën e rrjeteve ndërkombëtare, me një rol të plotë në historinë e Europës në atë periudhë.
Wilton, i cili me shqiptarët ka një marrëdhënie të gjatë në kohë, pasi ka shërbyer si misionar i OSBE në Kosovë dhe në Shqipëri, ua dedikon këtë libër shqiptarëve në shenjë mirënjohjeje për mikëpritjen dhe për shpresën se ata mund tu shpëtojnë trillimeve historike. “Doja me pa një kritikë për vlerat diplomatike në atë periudhë që nuk kishin më shumë veti se vlerat primitive. Kam një shpresë që shqiptarët “do të ikin” nga dënimet hisotrike” tha Robert Wilton.
Cili qe roli i agjenturave sekrete të Fuqive të Mëdha në këtë ngjarje, që çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore? Ç'fat i priste agjentët që vepruan në Ballkan në këtë periudhë? Çfarë zbuluan ata në kancelaritë e kryeqyteteve të këtyre vendeve? Cilat qenë konfliktet, kush i nxiste dhe si krijoheshin opinionet për zhvillimet e ngjarjeve në këto territore në atë periudhë? Përmes historisë së tyre, autori do të na bëjë të përjetojmë një Shqipëri, Bosnjë, Serbi dhe Europë në prag të Luftës së Parë Botërore. Këto dhe paskuintat e “Merimanga e Sarajevës” trajtohen në librin e cilësuar nga “The Times” si "një libër spiunazhi i thellë, i shkruar bukur dhe me elegance."

Gjykata: Ismailaj t’i kthejë OSHEE 9.5 milionë euro

Posted: 20 Jul 2017 04:50 AM PDT

Ish-administratori i kompanisë DIA Kastriot Ismailajt do të duhet ti paguajë 9.5 milion euro si dëmshpërblim OSHEE. Vendimi është dhënë të enjten nga Gjykata e Tiranës. Më parë OSHEE e kish paditur Ismailajn për mashtrim. Palët kishin arritur një marrëveshje sipas së cilës kompania DIA do të mblidhte debitë dhe fitimin e munguar nga klientët e OSHEE, por DIA nuk kish respektuar kontratën. OSHE kërkoi në gjykatë që Ismailaj ti kthente 8 milionë euro. Avokati i OSHEE tha se ky është hapi i parë i suksesshëm në drejtim të kompensimit të dëmeve.

AKM: Ndotja e ajrit dhe ajo akustike problematike për Shqipërinë

Posted: 20 Jul 2017 04:39 AM PDT

Ndotja e ajrit dhe ajo akustike vijuan të ishin problematike për Shqipërinë edhe gjatë vitit 2016. Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikoi raportin vjetor ku dha shifrat përkatëse për çdo faktor që ndikoi mbi popullatën dhe mjedisin vitin e kaluar.
Cilësia e ajrit, elementi kryesor që ndikon në shëndetin e njeriut, akoma mbetet problematike. Gjatë prezantimit të raportit për gjendjen e mjedisit gjatë 2016-ës, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit bëri të ditur se Tirana vijon të jetë qyteti me ndotjen më të madhe të ajrit në Shqipëri, ku permbajtja e grimcave të pluhurit në ajër shënon tejkalim të normës vjetore të bashkimit europian.
Agjencia e Mjedisit u rekomandon bashkive të marrin masa për manaxhimin sa më të mirë të aktiviteteve të cilat ndikojnë në cilësinë e ajrit, siç është heqja dorë nga pastrimi me fshesa, manaxhimi i trafikut, apo kontrolli i industrive që shkarkojnë ndotës në ajër.
Faktori i dytë me ndikim në shëndetin e njeriut është është edhe ndotja akustike, ku sërish Tirana shënon një shifër rekord të zhurmave. Sipas matjeve ajo tejkalon me 17.23 përqind normën e lejuar të zhurmës gjatë ditës dhe 24.91 përqind gjatë natës.
Cilësia e ujrave në vend, e sidomos plazheve ka shënuar përmirësim të dukshëm, sidomos pas instalimit të impianteve të përpunimit të ujërave të zeza, por problem mbetet cilësia e rërës. Problem mbeten lumenjtë dhe liqenet të cilat ndodhen në zona me densitet të lartë popullsie, pasi shkarkimet e mbetjeve urbane dhe hedhja e mbeturinave në to është në shifra të larta. AKM, sërish rekomandon që bashkitë të angazhohen më shumë në këtë drejtim. Indikatorët e tjerë mjedisorë gjatë vitit 2016 ishin afërsisht në të njëjtat parametra me vitin 2015.

Përkujtohet 60 vjetori i organizatës së veteranëve të LANÇ

Posted: 20 Jul 2017 04:13 AM PDT

Në Tiranë u përkujtua 60 vjetori i krijimit të organizatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në shumicë në sallën e Muzeut Historik Kombëtar ishin ish partizanë, trashëgimtarë, por edhe përkrahës të LANÇ. Folësit përshëndetën të pranishmit e shumtë me thirrjen që të mbrohet trashëgimia e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. “Të gjithë ata burra apo gra që vendosën që Shqipëria të ishte në krahun antifashist botëror bënë një zgjedhje politike. Zhvillimet e mëpasme shtetërore dhe politike pas çlirimit të Shqipërisë lidhen edhe me LANÇ” tha Petro Koçi zëvendësministër i mbrojtjes. Sipas tij edhe sot LANÇ mbetet një debat politik shumë i nxehtë.
Organizata e veteranëve të LANÇ u krijua më 20 korrik të vitit 1957, 13 vjet pas çlirimit të Shqipërisë, ngjarje e cila mbeti në histori si "Dita e veteranit".

Gjykata Supreme e SHBA: Të ndryshojë urdhri i Trumpit për ndalim-udhëtimin

Posted: 20 Jul 2017 03:23 AM PDT

Gjykata Supreme në SHBA, i ka vënë një pengesë urdhrit të përkohshëm të Trumpit për ndalim-udhëtimin, nga i cili preken personat e gjashtë vendeve me shumicë myslimane. Sipas kësaj gjykate, ky urdhër nuk mund të ndalojë hyrjen e personave nga Irani, Sudani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, që kanë familjarë në SHBA, duke përfshirë gjyshërit dhe kushërinjtë. Mirëpo gjykata i ka dhënë më shumë liri qeverisë për të forcuar masat për pjesën tjetër të vendimit, në të cilin përfshihen refugjatët dhe personat e tjerë nga këto vende. Vendimi i Gjykatës Supreme tani duhet të zbatohet kështu që, personat nga Irani, Sudani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, që kanë gjyshër, nipa, mbesa, kushërinj, dhe anëtare të tjerë të familjes, nuk preken nga urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA. Urdhri vlen për më shumë se 24,000 refugjatë, të cilët kanë qenë të anëtarësuar në ndonjë organizatë bamirëse në SHBA, dhe tani nuk u lejohet hyrja në këtë vend.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more