Skip to main content

RTSH: “Arrestohet autori i plagosjes tek rruga e Dibrës” plus 9 more

RTSH: “Arrestohet autori i plagosjes tek rruga e Dibrës” plus 9 more


Arrestohet autori i plagosjes tek rruga e Dibrës

Posted: 18 Jul 2017 06:46 AM PDT

Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin e plagosjes së pronarit të argjendarisë tek rruga e "Dibrës" në kryeqytet. Ai është 28-vjeçari me inicialet A.N, banues në Vlorë, i dënuar edhe më parë për vjedhje. Mëngjesin e të martës autori i armatosur është futur në ambientet e brendshme të argjendarisë me qëllim për të grabitur. Por në momentin që i ka drejtuar armën Vangjel Kasharës, që ndodhej në dyqan, ka hasur në rezistencën e tij. Kur grabitësi i ka kërkuar 28-vjeçarit paratë dhe bizhuteritë që ndodheshin në banak, duke e kërcënuar me armë, pronari i ka kapur pistoletën dhe është përleshur me të duke e nxjerrë jashtë. Në përleshje e sipër, në trotuarin para dyqanit, autori ka shkrepur dy herë pistoletën dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Një nga plumbat ka goditur pronarin e argjendarisë, mes supit dhe qafës duke e lënë të plagosur.

 

Pesë plazhet më të ndotur në botë

Posted: 18 Jul 2017 06:30 AM PDT

Ndërsa ndotja është bërë një problem shumë shqetësues për shumë pjesë të globit, këtë po e vuajnë dhe plazhet. “Biznes Insajdër”, publikoi këtë muaj, emrat e pesë plazheve më të ndotura në botë. Në vendin e parë në renditje e zë plazhi Kamilo në Hauai. Kur përmendet Hauai, mendohen plazhe të mrekullueshme në të gjithë vijën bregdetare të këtij ishulli tropikal, por Kamilo është ai që prish imazhin. Ndryshe ai quhet plazhi i mbeturinave apo plazhi plastik, për shkak se valët e oqeanit nxjerrin mbeturinat e hedhura në të pikërisht në breg të këtij plazhi, duke e kthyer atë në një ankth të vërtetë.
I dyti në listë është një nga plazhet më popullorë në Mumbai të Indisë. Plazhi Xhuhu është një nga më të ndoturit. E ndërsa mbulohet me mbeturina të nxjerra nga deti, në të shkarkohen edhe ujërat e zeza të godinave rrotull. Megjithëse autoritetet lokale dhe banorët e zonës bëjnë përpjekje për pastrimin e tij, Xhuhu vijon të mbetet në një situatë aspak të favorshme për frekuentim.
Nëse keni ndjekur lojrat olimpike të 2016-ës, ndoshta ju kujtohet problemi i ndotjes së ujërave të Rio të Zhaneiros. Që nga ujërat e zeza, në mbeturinat pluskuese e deri në trupa njerëzorë të gjymtuar është ajo cka mund të gjeni në ujërat dhe rërën e plazheve të Rios, ku disa atletetë u sëmurën për shkak të viruseve dhe baktereve. Plazhet më të këqija në Rio janë ato të vendosura përgjatë Gjirit të Guanabara-s, ku noti konsiderohet si dicka ektreme.
Qyteti i Hajna-s në Republikën Domenikane njihet si ndër më të ndoturit në botë, ndërsa nga banorët i është vënë nofka Çernobili domenikan. Problemi kryesor i plazhit të këtij qyteti është ndotja nga plumbi, shkaktuar nga një fabrikë e riciklimit të baterive që përbajnë këtë lëndë helmuese. Por kjo nuk është gjithçka. Mbeturinat industriale të hedhura në lumenj, të cilat derdhen më pas në det, i bëjnë plazhet e Hajna-s të panotueshme.
Edhe pse i mbrotjur nga UNESCO, ishulli Henderson në Grupin e ishujve Pitkernn, territor i Mbretërisë Britanike në Paqësorin jugor, mund të quhet me plot gojën një nga ishujt më të ndotur në botë. Kur disa shkencëtarë ndenjën për tre muaj në këtë ishull me sipërfaqe 14.4 milje katror, ata panë se në të u depozituan rreth 18 ton mbetje plastike, çka është edhe dendësia më e lartë e mbeturinave e shënuar ndonjëhere.

Kujdes nga vapa në plazhe!

Posted: 18 Jul 2017 06:28 AM PDT

Rritja e numrit të incidenteve shëndetësore në ujë me pasojë edhe vdekje klinike, është kthyer në një fenomen shqetësues. Sipas vlerësimeve të këtyre rasteve nga bluzat e bardha, rezulton se më të prekurit janë moshat e mesme dhe ata të semurë me hipertension apo diabet, por të padiagnostikuar më parë.
Dr.Bruna Shiroka, duke folur për RTSH, thotë se “Janë vënë re që vlerësimi i vdekjeve klinike nga futja në ujë ndodh kryesisht nga mosha mesatare, në subjekte të pakonstatuara të sëmurë, ose në djeni të pasëmurur ndonjëherë, ku qëndrimi dhe ekspozimi gjatë në temperatura të larta dhe kalimi në një temperaturë tjetër shumë më të ndryshme, si ajo e ujit të detit, krijon një stres fizik në organizëm që bashkëshoqërohet me gjendje të infarkt të miokardit ose vdekje të menjëhershme”.
Dr.Bruna Shiroka thotë se një kategori e rrezikuar për aksidente me pasojë jetën në ujë janë edhe personat që konsumojnë shumë alkol në plazh tek të cilët mkanizmat mbrojtës dobësohen si dhe ata të prekur nga epilespia. Ajo thotë se “Të sëmurëve epileptikë nuk u këshillohet qëndrimi në diell, por edhe në ujë duhet gjithmonë me bashkëshoqërues, me persona që kudjesen, sepse një krize epileptike kur uji ka temperatura të ftohta, rrezikon të mbytet”.
Dr. Shiroka këshillon pushuesit të reagojnë në raste të tilla me shpejtësi. Të nxjerrin personin nga uji nëse kanë mundësi si dhe ta qetësojnë duke i liruar rrugët e frymëmarrjes apo edhe duke i bërë një masazh kardiak. Në raste të tilla duhet të njoftohet menjëherë urgjenca.

Venezuela kundër Maduros

Posted: 18 Jul 2017 06:18 AM PDT

Një numër i përgjithshëm prej 7,6 milionë shtetasve venezuelianë votuan të dielën kundër presidentit Nicolas Maduro dhe projektit të tij për ndryshimet kushtetuese, pas referendumit te organizuar nga opozita qe ishte ligjërisht jo-detyrues. Me 100 për qind të votave të numëruara, më shumë se 7,6 milionë venezuelianë dëshmuan në mënyrë heroike, një mandat të qartë, masiv dhe të pakundërshtueshëm", deklaroi zëvendëskryetari i Parlamentit, Freddy Guevara, duke lexuar një deklaratë të koalicionit të opozitës, duke njoftuar gjithashtu një grevë të përgjithshme 24 orëshe për të enjten. Të dhënat e mëparshme të pjesëmarrjes, në 7,2 milionë votues bazuar në 95 për qind të votave të numëruara u shprehën kundër draftit të ndryshimeve kushtetuese të presidentit Maduro, ku anëtarët pritet të zgjidhen më 30 korrik. Gjatë zgjedhjeve që u mbajtën të dielën, 98,3 për qind e votuesve hodhën poshtë projektin presidncial.

Përmbytjet nga reshjet në Stamboll

Posted: 18 Jul 2017 06:13 AM PDT

Stambolli është përfshirë nga reshjet më të rënda të shiut që prej vitit 2009, duke krijuar vështirësi për miliona njerëz në qytetin më të madh turk. Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë paralajmëroi të hënën se shira të shumtë do të përfshijnë vendin, duke shkaktuar përmbytje ndërsa temperaturat e verës nga mbi 30 gradë do të bien deri në 20 gradë. Disa stuhi goditën Stambollin të hënën vonë, ndërsa shiu arriti kulmin në orën 08:30 me retë e zeza të mëdha që mbuluan qiellin e qytetit. Blloqe të tëra rrugësh u kthyen në lumenj, ndërsa shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi anullimin e udhëtimeve të transportit publik, duke lënë në rrugë mijëra qytetarë. Përmbytjet në disa stacione metroje çoi në mbylljen e përkohshme të tyre, ndërsa tuneli i Euroazisë, që lidh anët aziatike dhe evropiane të Stambollit nën ngushticën e Bosforit, u mbyll përkohësisht për trafik në drejtimin e pjesës evropiane.

Muzika e Dhomës në “Different Trains”

Posted: 18 Jul 2017 06:10 AM PDT

Muzika e dhomës ka nevojë për politika të mirëpërcaktuara për ta kryer misionin e kultivimit të publikut. Muzikantë të talentuar dhe të formuar në kolegjet jashtë vendit, Gjermani, Francë dhe Angli, janë dëshmi e një produkti cilësor që nga Shqipëria nuk shfrytëzohet si duhet, përpos kur vetë muzikantët e duan dhe e kërkojnë skenën shqiptare. Një rasti i tillë është ai i pianistit të talentuar dhe të sukseshëm në Gjermani, Marin Gjollma i cili kthehet të interpretojë në “Different Trains”. “Publiku shqiptar ka arritur sëfundmi të vijë tek muzika klasike, ta shijojë, të jetë dashamirës” thotë pianisti Gjollma për RTSH. “Kjo është një gjë shumë e rëndësishme sepse në koncertet me muzikë klasike nuk duhet të vijnë vetëm muzikantë që marrin vesh, por është elementi i cilësisë, impaktit dhe politikave. Çfarë duhet bërë për muzikën klasike” thotë artisti shqiptar.
Në këtë koncert Gjollma ka përkrah dy instrumentiste të tjerë të talentuar, violinisten Gerta Alla dhe celistin Idlir Shyti. Ata vijnë me një repertor që përvijon epokat muzikore nga Bethoveni, te Criegu e deri te Debussy. “Repertorin në tërësi mund t’a quaj një kal beteje” thotë pianisti shqiptar. “Ne fillojmë me një sonatë të Bethovenit, për violonçel dhe piano, më pas një sonatë nga Eduard Crieg në vilonië dhe piano, e në fund e mbyllim me një Debussy, me një trio. Të tre janë përfaqësues të periudhave të ndryshme të muzikës, klasike, romantike e impresioniste” spjegon Marin Gjollma përmbajtjen e koncertit.
“Different trains” është një nga përvojat muzikore që ka ngjallur prej disa vitesh interesin jo vetëm të muzikantëve, por edhe të publikut duke na njohur me karrierat dhe cilësitë e larta profesionale të artisteve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Zjarr i fuqishëm në Francë dhe në Kanada

Posted: 18 Jul 2017 06:09 AM PDT

Një zjarr i fuqishëm ka prekur mbi 40 hektarë, dhe po përparon në drejtim të Kastanjës në juglindje të Francës, duke kërcënuar banesat. Rreth 232 zjarrfikës, helikopterë dhe aeroplanë janë në terren", deklaruan forcat zjarrfikëse që po punojnë për marrjen në kontroll të situatës. Për shkak të erës, nxehtësisë dhe thatësirës, prej disa ditësh zjarrërat po shtohen në rajonin e Provonsës dhe në Korsikë, ishull francez në detin Mesdhe. Gjithashtu, një tjetër zjarr që shkatërroi rreth 800 hektarë që prej të shtunës, u arrit të vihej sot nën kontroll në afërsi të Nisës. Edhe në Kanada, dhjetëra mijëra banorë të provincës së Kolumbias Britanike u evakuan si pasojë e zjarreve masive. Mijëra zjarrëfikës nga e gjithë Kanadaja i janë bashkuar përpjekjeve për të fikur vatrat e shumta të zjarreve që kanë shkaktuar dëme kolosale. Mesohet se zona më e prekur është ajo rreth liqenit Uilliams, ku me dhjetëra shtëpi janë shkrumbuar nga flakët. Moti i thatë dhe erërat e forta e kanë vështirësuar shumë punën e zjarrëfiksave pasi ato nxisin zjarret që të shpërthejnë edhe në zona të tjera. Meterologët parashikojnë se moti i ditëve të ardhshme do të vazhdojë të jetë i thatë, diçka që nuk do të lehtesojë aspak betejën me flakët.

Kosovë; Thaçi vonon mbledhjen e parë të Kuvendit

Posted: 18 Jul 2017 05:51 AM PDT

Pavarësisht raportimeve se seanca për konstituimin e Parlametit të ri të Kosovës mund të mbahej gjatë kësaj jave, Presidenti Hashim Thaçi nuk ka caktuar ende një datë për mbledhjen e parë të Kuvendit. Lajmi është raportuar nga Këshilltari Politik i kreut të shtetit, Ardian Arifaj, i cili në një prononcim për mediat kosovare është shprehur se ende nuk ka një vendim mbi datën e saktë. Nisur nga kjo situatë, kanë ardhur edhe reagimet e para nga partitë politike, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar zvarritje të qëllimshme sjelljen e Presidentit Thaçi. Sipas nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti, e cila është nga rradhët e Vetevendosjes, kreu i shtetit po kërkon t'i japë kohë koaliconit PAN që të formojë shumicën minimale për krijimin e kabinetit qeverisës. Mosmbledhja e seancës për konstituimin e Parlamentit është kritikuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në një deklaratë, kandidati për postin e Kryeministrit nga kjo parti, Avdullah Hoti, u shpreh se ata që deri dje shprehnin bindjen se i kishin numrat e mjaftueshëm për të ndërtuar qeverinë, sot sipas tij po heshtin. Ende nuk ka patur reagime nga zyrtarët e tre partive kryesore të koalicionit PAN. Presidenti i Kosovës duhet të thërrasë një seancë konstituive, jo më larg se data 8 gusht. Në të kundërt, vendi rishkon në zgjedhje.

Senatorët e SHBA për ObamaCare

Posted: 18 Jul 2017 05:47 AM PDT

Dy senatorë të tjerë republikanë kanë kundërshtuar reformën e partisë së tyre për zëvendësimin e sistemin shëndetësor të Presidentit Obama, duke e bërë kështu të pamundur që projektligji të kalojë. Mike Lee dhe Jerry Moran thonë se legjislacioni i ri nuk shkon aq larg sa të shfuqizojë legjislacionin shëndetësor të paraardhësit të Donald Trump. Republikanët duket se janë të ndarë për këtë çështje dhe shumë prej tyre janë të shqetësuar për efektet që reforma e re mund të ketë mbi popullin. Presidenti Donald Trump bëri shfuqizimin e 'Obamacare' para 2 muajsh, si  një nga premtimet kyçe të fushatës. “Tani është e qartë se përpjekja për ta shfuqizuar dhe për ta zëvendësuar menjëherë "Obamacare" nuk do të jetë e suksesshme,” tha udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell. Me dy kundërshtarët e rinj, republikanët, që mbajnë 52 vende ,  nuk kanë më vota të mjaftueshme për të kaluar projektligjin në Senatin 100-anëtarësh. Maxhorancat zakonisht këtu janë shumë të ngushta dhe diferenca mes miratimit dhe hedhjes së një teksti mund të varet shpesh vetëm nga një votë. Grupi demokrat numëron 48 anëtarë. Në votimin e fundit dy republikanë i janë kundërvënë tekstit mbi shëndetësinë, kjo e bën edhe më të nevojshme mbështetjen nga 50 të tjetër

Zgjedhjet në PD, Gjana gjithçka është gati

Posted: 18 Jul 2017 05:29 AM PDT

PD po bën përpjekje që në zgjedhjet e 22 korrikut për kreun e PD, të shmangen pretendimet për manipulim të procesit përmes listave të anëtarësisë. Kjo ishte një nga pikat më të debatuara në zgjedhjet e vitit 2013, kur pas dorëheqjes së kreut të atëhershëm të PD Sali Berisha, për postin e kryetarit konkuruan Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi.
Kreu i komisionit të organizimit të zgjedhjeve Jemin Gjana, tha të martën para gazetarëve se listat tashmë janë gati dhe se u janë shpërndarë degëve të kësaj partie. Sipas zotit Gjana regjistri elektronik i PD përmbante 103 mijë e 200 antarë, ndërsa sot lista përfundimtare përmban 103 mijë e 952 antarë. Kreu i komisionit e konsideron punë të kryer dorëzimin e listave pranë degëve për të qenë gati për 73 komisionet e votimit për zgjedhjet e 22 korrikut.
Lidhur me pretendimet e kandidatit në garë Eduard Selamit, se listat duhet të bëhen publike, zoti Gjana kujton ligjin e të dhënave personale. Sipas tij ky ligj nuk lejon t’ia besh publik antarësinë asnjë demokrati dhe jo vetëm, një praktikë që ndiqet në mbarë botën.
Kreu i komisionit të organizimit të zgjedhjeve Jemin Gjana nuk parasheh kontetsime për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore, për sa kohë sipas tij vendimet janë marrë në prani të përfaqësuesve të dy rivalëve në garë, zotit Basha dhe zotit Selami.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more