Skip to main content

“Raportet: Irani e ka lansuar me sukses një raketë të re” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Raportet: Irani e ka lansuar me sukses një raketë të re” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Raportet: Irani e ka lansuar me sukses një raketë të re

Posted: 27 Jul 2017 09:57 AM PDT

Mediat shtetërore të Iranit raportojnë se Teherani me sukses e ka lansuar një raketë me kapacitet për ta bartur ndonjë satelit në orbitë të Tokës. Mediat shtetërore dhe mediat e tjera vendëse raportuan sot se në këtë test është lansuar raketa Simoregh, që mund të përdoret për dërgimin e satelitit me peshë prej 250 kilogramëve "në orbitë prej 500 kilometrash". "Qendra e Gjithësisë Imam Khomeini është hapur zyrtarisht me testin e suksesshëm të makinës lansuese të gjithësisë, Simoregh", ka raportuar telvizioni shtetëror. Burime të pavarura nuk e kanë konfirmuar menjëherë këtë lansim, derisa zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, më herët, kanë thënë se lansimi ishte i pritur në "çdo kohë" nga qendra lansuese iraniane, Semnan, që është 200 kilometra në lindje të Teheranit. Testet e këtilla janë të lejuara sipas Marrëveshjes ndërkombëtare të Iranit me fuqitë botërore, në vitin 2015. Por, zyrtarët amerikanë kanë thënë se testi paraqet shkelje të frymës së marrëveshjes, me të cilën imponohen kufizime për programin atomik iranian, në këmbim për zbutje të sanksiomneve ekonomike ndërkombëtare. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tensione në Kuvendin e Malit të Zi

Posted: 27 Jul 2017 08:15 AM PDT

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për t'iu hequr imunitetin katër deputetëve të opozitës, nën akuzat se kanë nxitur dhunë brenda kuvendit. Në një seancë të tensionuar, që ka zgjatur deri në mesnatën e kaluar, ligjvënësit kanë votuar për t'iu hequr imunitetin deputetëve të Frontit Demokratik: Marina Jociq, Millutin Gjukanoviq, Branko Radulloviq dhe Millan Knezheviq, për shkak të dhunës në muajin shkurt. (Video: Shërbimi i Ballkanit i REL-it &Kanali zyrtar i Kuvendit malazez në Youtube)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Finlandë: Putini në vizitë derisa shënohet 100 vjetori i pavarësisë nga Rusia

Posted: 27 Jul 2017 08:10 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka arritur në Finlandë, në vizitë njëditëshe, derisa në këtë vend festohet 100 vjetori i pavarësisë nga Rusia. Putin arriti pasdite afër qytetit Savonlina, në kufirin lindor, për të biseduar me presidentin e Finlandës, Sauli Niinist, për raportet e dyanshme dhe çështjet ndërkombëtare. Kjo vizitë, po ashtu, po bëhet derisa Rusia dhe Kina kanë zhvilluar ushtrime ushtarake detare në Detin Baltik. Finlanda, që i ka 1,400 kilometra kufi të përbashkët me Rusinë, nuk është anëtare e NATO-s, por ka bashkëpunuar me këtë alenacë ushtarake perëndimore për vite të tëra. Finlanda hapur ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit më të afërt, e ndoshta edhe për anëtarësim në NATO, por kjo çështje është kundërshtuar nga Moska. Në tetor të vitit të kaluar, Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara e kanë nënshkruar një marrëveshje për mbrojtje dhe për rritje të bashkëpunimit ushtarak, pas shkeljeve të dyshuara të hapësirës ajrore të Finlandës nga aeroplanët luftarakë të Rusisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhaferi: Pas incidentit, tani atmosferë e mirë në Kuvendin e Maqedonisë

Posted: 27 Jul 2017 06:39 AM PDT

Kuvendi i Maqedonisë e mbështet plotësisht planin e Qeverisë për përshpejtimin e procesit integrues evropian, ka thënë kryekuvendari, Talat Xhaferi.  Këto komente, ai i ka bërë gjatë prezantimit të punës fillestare të Kuvendit për 100 ditët e para. Në vijim, ai ka folur edhe për çështjet tjera dhe vendimet që e presin Kuvendin e Maqedonisë. Xhaferi nuk e ka precizuar se kur do të futet në procedurë parlamentare Ligji i gjuhëve, në bazë të të cilit, gjuha shqipe pritet të fitojë një shtirje më të gjerë gjatë përdorimit zyrtar. "Siç e dini, edhe në aspektin deklarativ, Qeveria e Maqedonisë ka marrë për obligim dhe ka dalë me propozim konkret para Kuvendit me Ligjin për përdorimin e gjuhëve". "Në këtë kontekst, mendoj se është më e arsyeshme që për këtë çështje t'i drejtohet pyetja Qeverisë, sepse ajo përcakton dinamikën e zhvillimeve për këtë çështje", tha Xhaferi. Ndërkohë, zëvendëskryeministri për çështje të integrimeve, Bujar Osmani gjatë të mërkurës ka bërë të ditur se Ligji për përdorimin e gjuhëve është bërë pjesë e Strategjisë Kombëtare të legjislacionit për integrim në Bashkimin Evropian. Osmani ka theksuar për mediat se miratimi i Ligjit të gjuhëve do të bëhet sipas strategjisë së miratimit të ligjeve që janë me flamurin e BE-së, dhe votohen brenda dhjetë ditëve nga inicimi i tyre në Kuvend. Ndërkaq, kryeparlamentari Xhaferi ka komentuar sërish çështjen e shumëpërfolur të fjalimit të tij para Kuvendit në gjuhën shqipe.  "Është e drejtë e imja si deputet që t'i përdori të dyja gjuhët. Unë i respektova qytetarët dhe mediat që ato të mos kenë nevojë për përkthim dhe u prononcova në dy gjuhët (shqip dhe maqedonisht), prandaj nuk duhet të merret si provokim", ka theksuar Xhaferi. Sipas tij, nëse gjërat rrjedhin me dinamikën e paraparë, më 6 gusht do t`i shpallë zgjedhjet lokale, të cilat janë paraparë të mbahen më 15 tetor. Duke u thirrur në kompetenca kushtetuese, Xhaferi ka thënë se data e zgjedhjeve mund të ndryshojë nëse nga partitë, ndërkohë, vjen ndonjë propozim konkret. Me skadimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunale u bllokua tërësisht funksionimi komunave, pas çka, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 1 qershor solli ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sipas atij vendimi, u mundësua që kryetarët e komunave të ushtrojnë detyrën edhe për gjashtë muaj, përkatësisht deri në muajin tetor, kur dhe duhet të mbahen zgjedhjet. Ekspertët konsiderojnë se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në vjeshtë, sepse ngërçi institucional ka ulë cilësinë e shërbimeve për qytetarët. Ndryshe, Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill në një atmosferë të tensionuar, pas çka një grup protestuesish qenë futur me dhunë në Parlament, duke ushtruar dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Xhaferi ka thënë se tani atmosfera në Kuvendin e Maqedonisë, megjithatë është dukshëm më pozitive.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia emëron përfaqësuesin e ri në OKB

Posted: 27 Jul 2017 05:51 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, emëroi të enjten përfaqësuesin e ri rus në Kombet e Bashkuara. Me dekret të Putinit, Vasily Nebenzya do të jetë i dërguar i Moskës në OKB. Nebenzya ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Jashtëm për të marrë detyrën e re. Pozita e përfaqësuesit rus në OKB i është dhënë përkohësisht Pyotr Ilyichyovit, pas vdekjes së papritur të Vitaly Churkinit në Nju Jork, në muajin shkurt. Churkin ka shërbyer si i dërguar i Rusisë në OKB qysh në vitin 2006, pasi ka pasuar ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Politika e numrave

Posted: 27 Jul 2017 05:27 AM PDT

Sigurimi i numrave, është shndërruar në pjesën më të rëndësishme të kalkulimeve politike në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 3 gusht. Koalicioni PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si subjekt fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, pritet të përballet me dy 'beteja' rreth krijimit të numrave. Së pari, në seancën konstituive, kërkon të gjejë mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen e kryetarin e Kuvendit, i cili sipas të gjitha matematikave zgjedhore i takon që të propozohet nga ky koalicion. Sipas Kushtetutës, "Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit". PDK dhe koalicioni PAN po synojnë që të kenë 61 vota e më tepër, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për Qeverinë e re. Por, pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk do të mund të vazhdohet me asnjë procedurë tjetër rreth formimit të institucioneve. Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur më se i bindur se PAN do t'i ketë numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit më 3 gusht. "Ne do të kemi numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nga ana jonë kandidati më i preferuar është Kadri Veseli, por pritni më 3 gusht, pasi me këtë datë, fjalët që ne themi do të shndërrohen në realitet", ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, faktet janë që koalicioni PAN e ka shumicën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit, andaj pas zgjedhjes së tij, do të procedohet edhe me zgjedhjen e kryeministrit dhe Qeverisë së re. Megjithatë, ndryshe nga Hoxhaj mendojnë përfaqësuesit e subjekteve tjera në Kuvend, përkatësisht ata të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët nga koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën. Deputetja e zgjedhur, Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, që bën pjesë në koalicionin me LDK-në, mendon se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk i ka numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë së re. Në harmoni me qëndrimet e LDK-së, por edhe partive në koalicion, AKR-së dhe Alternativës, Kusari-Lila ka thënë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryekuvendar, e as Ramush Haradinajn për kryeministër. "Kadri Veseli ka bërë gjithçka që Qeveria (Mustafa) të rrëzohet dhe ata të marrin postet", ka thënë Mimoza Kusari-Lila, duke e arsyetuar qëndrimin kundër zgjedhjes së tij në postin e të parit të Kuvendit. Përderisa, deputeti i zgjedhur nga LDK-ja, Driton Selmanaj ka folur pikërisht në lidhje me politikat për numra, duke ironizuar.  "Kur bëhet fjalë për numra, kupton se po flitet për numra telefoni, numra të këpucëve, por jo për njerëzit", ka thënë ai. "Në asnjë variant me PDK-në", ka thënë ai, duke shtuar se "Kosovës i duhet një Qeveri e qëndrueshme". Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për datën 3 gusht. Në këtë seancë, pritet të bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve, të bëhet betimi dhe zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët. Më pas, fillon faza prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë. Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, kjo e drejtë i takon koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si fitues i zgjedhjeve. Ky koalicion ka kandiduar për kryeministër liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dyndje e popullsisë së BE-së

Posted: 27 Jul 2017 04:35 AM PDT

Popullsia e Bashkimit Evropian është rritur për 1.5 milion në vitin 2016, në pothuajse 512 milionë, kryesisht për shkak të migrimit

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia në Maqedoni në kërkim të dy agjentëve të zbulimit

Posted: 27 Jul 2017 04:31 AM PDT

Policia në Maqedoni është vënë në kërkim të ish-shefit të Drejtorisë së Pestë për Siguri dhe Kundër-Zbulim, Goran Grujevski, dhe agjentit të zbulimit, Nikolla Boshkovski, pasi gjykata ka lëshuar të mërkurën urdhër për arrestimin e tyre. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, Grujevski dhe Boshkovski nuk janë gjetur ende, ndërsa policia vazhdon të kontrollojë terrenin pranë shtëpive të tyre dhe disa lokacione të tjera. Goran Grujevski akuzohet se ka marrë pjesë në një përgjim të paligjshëm masiv në Maqedoni, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Drejtoria e Pestë për Siguri dhe Kundër-Zbulim, në krye të së cilës ka qenë Grujevski, është përgjegjëse për monitorim të komunikimeve dhe, sipas Prokorurisë Speciale, ajo ka përgjuar paligjshëm zyrtarë, politikanë, gazetarë, diplomatë të huaj dhe mijëra qytetarë të tjerë nga viti 2008 deri më 2015. Boshkovski akuzohet për të njëjtin rast. Nuk ka ende informacione nëse Grujevski dhe Boshkovski kanë ikur nga shteti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin në vizitë njëditëshe në Finlandë

Posted: 27 Jul 2017 04:17 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, udhëtoi sot në Finlandën fqinje për vizitë njëditëshe. Putin do të bisedojë me presidentin finlandez, Sauli Niinisto. Dy liderët do të marrin pjesë edhe në manifestimet për 100-vjetorin e pavarësisë së Finlandës nga Perandoria Ruse. Vizita e Putinit vjen në kohën kur Rusia dhe Kina po kryejnë stërvitje detare në Detin Baltik.  Finlanda, e cila ndaj 1,300 kilometra kufi me Rusinë, nuk është anëtare e NATO-s, por ka bashkëpunuar me vite me këtë aleancë ushtarake. Finlanda ka diskutuar hapur mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë apo edhe të anëtarësimit të plotë në aleancë - një mundësi kjo që ka shkaktuar kërcënime të fshehta nga Moska.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Izraeli i heq detektorët e sigurisë nga kompleksi i shenjtë

Posted: 27 Jul 2017 04:06 AM PDT

Udhëheqësit myslimanë kanë ndaluar bojkotimin e një vendi të shenjtë në Jerusalemin Lindor, pasi Izraeli ka hequr detektorët e fundit të sigurisë që kanë çuar në trazira. Ata u kanë bërë thirrje palestinezëve të rihyjnë në kompleks, për herë të parë prejse ka shpërthyer kriza dy javë më parë. Mbetjet e fundit të aparateve të instaluara të sigurisë janë hequr të enjten. Palestinezët kanë kundërshtuar ashpër masat e ndërmarra, pas vrasjes së dy policëve izraelitë më 14 korrik. Ata kanë refuzuar të hyjnë në kompleksin e Qytetit të Vjetër, që për myslimanët njihet si Haram al-Sharif, ndërsa për hebrenjtë si Mali i Tempullit, në shenjë proteste për, siç kanë thënë, përpjekjet e Izraelit për të marrë kontrollin e lokacionit të kontestuar. Gjatë dy javëve të kaluara, palestinezët janë falur në rrugë, jashtë mureve të Qytetit të Vjetër. Tre izraelitë dhe katër palestinezë kanë vdekur nga dhuna midis forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve. Autoritetet izraelite kanë thënë se detektorët metalikë do të zëvendësohen me metoda më pak të dukshme të mbikëqyrjes. Sipas tyre, siguria e tillë është e nevojshme sepse armët që janë përdorur për të vrarë policët, janë kontrabanduar në kompleks.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga 348 mijë euro gjoba të shqiptuara, partitë kanë shlyer vetëm 10 mijë 

Posted: 27 Jul 2017 03:12 AM PDT

Asnjë nga partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, nuk kanë shlyer gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ndonëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare u vlerësuan se kanë kaluar pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) ka pranuar 354 ankesa , derisa për shkelje të kodit të mirësjelljes, ka gjobitur subjektet politike me gjithsej 348 mijë euro. Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në PZAP, për Radion Evropa e Lirë, tregon se deri më tani është paguar vetëm një shumë e vogël nga gjobat e shqiptuara. "Shuma e përgjithshme e gjobave që PZAP ka shqiptuar ndaj subjekteve politike është gjithsej 348,9 mijë euro. Prej kësaj shume, subjekti politik apo koalicion Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, (koalicioni PAN) ka paguar mbi 10 mijë euro, kurse subjektet tjera nuk kanë paguar asnjë gjobë", tha Desku.  Sipas PZAP-it, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës është gjobitur me 158 mijë euro. Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës është gjobitur me 71 mijë e 700 euro, kurse Lëvizja "Vetëvendosje me 66 mijë euro. Përfaqësues të shoqërisë civile, ndërkaq, pohojnë se partitë politike duhet t'i fshijnë borxhet, për shkak se nuk mund të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor, në 38 komunat e Kosovës. Florent Spahija, këshilltar ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha subjektet politike në bazë të ligjit janë të obliguara ta paguajnë borxhin e shqiptuar. "Realisht, asnjë parti politike nuk mund të mbetet me borxhe të papaguara, nëse dëshiron të certifikohet për zgjedhjet e ardhshme. Kështu që, në zgjedhjet komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor, secila parti politike që dëshiron të certifikohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, atëherë duhet të paguajë borxhet në PZAP", thotë Spahija. Spahija beson se subjektet politike do të përfundojnë këtë proces, pasi në një mënyrë, sipas tij, janë të kushtëzuara nga afati i caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. "Tashmë është një afat më i shkurtër për zgjedhjet lokale. Sikurse që zgjedhjet tjera të ishin pas katër vitesh, atëherë partitë politike do të kishin komoditetin që deri në fund të atyre zgjedhjeve të përfundojnë pagesat", thotë ai. Ndryshe, në bazë të rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma ka fituar 34 për qind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës me 25.7 për qind të votave. Nga komunitetet pakicë, prin Lista Serbe, e cila ka fituar mbi 5 për qind të votave. Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, që të mbahet më datën 3 gusht. Pas konstituimit të Kuvendit, fillon procedura e zgjedhjes së Qeverisë. Në bazë të marrëveshjes politike është e pritshme që partia apo koalicioni fitues të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës. Më pas, Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend, për të formuar Qeverinë. Kandidati për kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të te gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës (61 vota).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë do të bëhet me mijëra transgjinorët e ushtrisë amerikane?

Posted: 27 Jul 2017 02:39 AM PDT

Shtëpia e Bardhë nuk ka vendosur ende se si do të zbatojë vendimin e presidentit Donald Trump për t'iu ndaluar njerëzve transgjinorë të shërbejnë në ushtrinë amerikane. Njoftimi i befasishëm i Trumpit, të mërkurën në Twitter, është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe ka shkaktuar protesta në disa qytete të SHBA-së. Presidenti ka thënë se ka konsultuar ekspertët ushtarakë dhe se vendimi i tij ka për qëllim të shmangë "shpenzimet e jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarjen" që mund të shkaktojë prania e transgjinorëve në ushtri. ​ ​ Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se administrata do të punojë me Pentagonin për të vendosur se si të vazhdohet tutje. Ajo tha se vendimi i presidentit është ushtarak. "Presidenti ka shumë mbështetje për të gjithë amerikanët dhe dëshiron t'i mbrojë ata në çdo kohë", tha Sanders, por shtoi se politika e shërbimit të transgjinorëve në ushtri "është shumë e shtrenjtë". Vendimi për t'iu lejuar transgjinorëve të shërbejnë hapur në ushtrinë amerikane është marrë nga ish-presidenti Barack Obama vitin e kaluar. Republikanët që kanë lobuar kundër kësaj çështjeje tek administrata Trump, thonë se kanë kërkuar vetëm ndalimin e pagesave për shërbimet mjekësore që lidhen me konfirmimin gjinor dhe jo pengimin e plotë të transgjinorëve nga shërbimi në ushtri. Republikanët konservatorë kanë propozuar një amendament në Ligjin për mbrojtje që do t'i mundësonte Penagonit të mos paguajë për operacionet e transgjinorëve dhe terapinë e hormoneve. Disa media amerikane, megjithatë, e kanë vënë në dyshim justifikimin për shpenzime. Gazeta Washington Post ka tërhequr vëmendjen te një analizë që tregon se ushtria amerikane shpenzon gati 42 milionë dollarë në vit në medikamentet për mosfunksionim efektiv, që do të thotë disa herë më shumë se kostoja e vlerësuar për mbështetjen mjekësore të transgjinorëve. Nuk është ende e qartë se si do të ndikojë vendimi te transgjinorët aktualë në ushtri. E pyetur nëse trupat në fushëbeteja do të kthehen menjëherë në shtëpi, zëdhënësja Sanders tha se politika nuk është përpunuar ende. Trump ka thënë se vendimi i tij bazohet në konsultimet me gjeneralët e tij, por reagimet kanë qenë të përziera. Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, i cili ka hequr ndalimin për transgjinorët vitin e kaluar, tha se "të zgjedhësh anëtarët shërbyes në baza të tjera, jashtë kualifikimisht ushtarak, është politikë sociale" dhe se ajo nuk ka vend në ushtrinë amerikane. Kreu i Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, republikani John McCain, tha se njoftimet e mëdha nuk duhet të bëhen përmes Twitterit. "Çdo amerikan që i plotëson standardet aktuale mjekësore dhe ka gatishmërinë, duhet të lejohet të shërbejë", tha McCain. Duke folur për agjencinë Reuters, Jennifer Long, veterane transgjinore, tha se "është e tronditur" me vendimin e presidentit Trump. "Ishte krejtësisht e papritur. Nuk mendoj se dikush në komunitetin tonë e ka pritur një mesazh të tillë", tha Long, e cila ka shërbyer në ushtri për 29 vjet. Rreth 10,700 transgjinorë vlerësohet se shërbejnë në ushtrinë amerikane, e cila ka 1.4 milionë anëtarë. Ekspertët llogarisin se 134 mijë të tjerë janë veteranë transgjinorë. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katër deputetëve malazezë u hiqet imuniteti

Posted: 27 Jul 2017 02:13 AM PDT

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për t'iu hequr imunitetin katër deputetëve të opozitës, nën akuzat se kanë nxitur dhunë brenda kuvendit. Rasti daton nga muaji shkurt, kur parlamenti u ka hequr imunitetin dy deputetëve pro-rusë, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, ndërsa deputetët rivalë më pas janë përleshur dhe kanë fyer njëri-tjetrin brenda ndërtesës së kuvendit. Mandiq dhe Knezheviq, nga partia opozitare Fronti Demokratik, janë zhveshur nga imuniteti nën dyshimet se kanë qenë të përfshirë në një përpjekje për grushtshtet kundër Qeverisë malazeze, në tetor të vitit 2016. Në një seancë të tensionuar, që ka zgjatur deri në mesnatën e kaluar, ligjvënësit kanë votuar për t'iu hequr imunitetin deputetëve të Frontit Demokratik: Marina Jociq, Millutin Gjukanoviq, Branko Radulloviq dhe Millan Knezheviq, për shkak të dhunës në muajin shkurt. Mocioni kundër tyre është kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Netanyahu fajëson Al Jazeera-n për dhunën në Jerusalem

Posted: 27 Jul 2017 01:29 AM PDT

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, fajësoi rrjetin televiziv Al Jazeera për nxitje të dhunës në Jeruslaem dhe tha se do ta dëbojë atë nga Izraeli. Rrjeti me seli në Katar dhe mediat e tjera kanë mbuluar dhunën, e cila ka shpërthyer pasi palestinezët kanë kundërshtuar masat e ashpra të sigurisë pranë kompleksit të xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem. Vendi konsiderohet i shenjtë edhe nga myslimanët, edhe nga hebrenjtë. Tre izraelitë dhe katër palestinezë kanë vdekur nga dhuna qysh në fundjavë. "Rrjeti Al Jazeera vazhdon të nxisë dhunë rreth Malit të Tempullit", tha Netanyahu duke iu referuar lokacionit të shenjtë. "Kam folur disa herë me autoritetet e sundimit të ligjit për të kërkuar mbylljen e zyrës së Al Jazeera-s në Jerusalem. Nëse kjo nuk ndodh për shkak të interpretimit ligjor, unë do të punoj për miratimin e legjislacionit për dëbimin e Al Jazeera-s", tha Netanyahu në një postim në Facebook. Izraeli vazhdimisht e ka akuzuar Al Jazeera-n për anim në mbulimin e konfliktit izraelito-palestinez. Rrjeti televiziv nuk e ka komentuar menjëherë deklaratën e Netanyahut. Disa shtete arabe kërkojnë po ashtu mbylljen e rrjetit, të cilin e akuzojnë për nxitje të ekstremizmit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kardiokirurgjia me dy doktorë

Posted: 27 Jul 2017 12:22 AM PDT

Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vetëm dy kardiokirurg. Përkundër mungesës së madhe të resurseve njerëzore në këtë klinikë, ky shërbim po funksionon 24 orë në ditë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 75 operacione në zemër. Zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu i tha Radios Evropa e Lirë se përkundër operacioneve të kryera brenda kësaj klinike, lista e pritjes vazhdon të jetë e gjatë, për shkak të mungesës së resurseve humane. "Në shërbimin e kardiokirurgjisë në këtë gjashtëmujor janë kryer 75 operacione, përderisa në total (për vitet 2015 - 2017) numri i operacioneve deri tani në këtë shërbim ka arritur në 215". "Nga statistikat e deritanishme, vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës në këtë shërbim, ngase në vitin 2015, ishin kryer vetëm 28 operacione. Më 2016, tërë vitin 112 sosh, përderisa vetëm në këtë gjashtëmujor, siç u theksua më lartë, janë kryer 75 operacione", tha Fazliu. Kjo klinikë, nga tetori i vitit 2015 është funksionalizuar në tërësi, pas shumë problemeve që e kanë përcjellë deri në kompletimin e klinikës dhe stafit. Në Ministrinë e Shëndetësisë (në Qeverinë në largim të Kosovës), thonë se operacionet në zemër që janë kryer prej funksionalizimit të kësaj klinike, buxhetit të shtetit ia kanë kursyer mbi 2.5 milionë euro. Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në këtë ministri thotë se problemet fillestare kanë qenë rreth kompletimit të stafit, pasi që pagat dhe kushtet që ofron QKUK-ja, nuk kanë qenë të pranueshme nga kardiokirurgët që të punojnë aty. "Por më pas, dy prej tyre kanë pranuar, dhe tashmë kjo klinikë po funksionon. Ata për një kohë të shkurtër kanë kryer 215 operacione dhe nëse kthehen në të holla që pacientët do të kryenin këto shërbime jashtë vendit, shtetit do t'i kushtonte mbi 2.5 milionë euro", thekson Hoti. Në anën tjetër, zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu tha se buxheti për Klinikën e Kardiokirurgjisë është i mangët, meqë shërbimet për kryerjen e operacioneve në zemër, janë të kushtueshme. "Ka listë të pritjes të rasteve jo emergjente, por nevojitet të rritet furnizimi me barna dhe material shpenzues për këtë klinikë, pasi që buxheti kufizon mundësit për kryerjen e një numri të caktuar të operacioneve në kuadër të këtij shërbimi", tha Fazliu Zyrtarë shëndetësorë thonë se nga tetori i vitit 2015, kur edhe ka filluar punën intensive Klinika e Kardiokirurgjisë, kanë përfituar edhe specializantët, të cilët kanë pasur mundësi të edukohen brenda institucionit dhe duke qenë nga afër pjesë e këtij shërbimi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet këshilli i një fshati në Pakistan që urdhëroi përdhunimin e 16-vjeçares

Posted: 27 Jul 2017 12:17 AM PDT

Policia në Pakistan tha se ka arrestuar 20 anëtarë të një këshilli të fshatit, të cilët kanë urdhëruar përdhunimin e një vajze adoleshente si ndëshkim për një përdhunim që ka bërë vëllai i saj. Zyrtari i policisë, Allah Baksh, tha se këshilli i fshatit ka urdhëruar përdhunimin e një vajze 16 vjeçe, pasi vëllai i saj ka përdhunuar një 12-vjeçare. Policia tha se familjet e dy vajzave janë të afërme. Baksh tha se këshilli i fshatit është kontaktuar këtë muaj nga një burrë, i cili i ka thënë se motra e tij 12 vjeçe është përdhunuar nga kushëriri i saj. Këshilli pastaj ka urdhëruar ankuesin të përdhunojë motrën e të akuzuarit, gjë që, sipas policisë, e ka bërë. Policia tha se të dy personat e dyshuar për përdhunim janë ende në arrati. Policia po ashtu tha se ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar përdhunimin në të dyja rastet. Krimet e ashtuquajtura për nder janë të shpeshta në disa zona rurale të Pakistanit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sanksionet e reja anti-ruse, gati për miratim në Senat

Posted: 26 Jul 2017 11:33 PM PDT

Udhëheqësit republikanë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara thanë se kanë arritur marrëveshjen që i hap rrugë miratimit përfundimtar të ligjit për sanksione të reja kundër Rusisë. Projektligji u miratua pothuajse njëzëri në Dhomën e Përfaqësuesve më 25 korrik, por rrezikonte rezistencën në Senat nga ligjvënësit që kundërshtonin vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve për t'ia bashkuar sanksionet kundër Koresë së Veriut projektligjit fillestar të Senatit, i cili është përqendruar ekskluzivisht në ndëshkimin e Rusisë dhe Iranit. "Jam i lumtur të njoftoj se kemi arritur marrëveshje që do të na mundësojë të dërgojmë ligjin e sanksioneve në tryezën e presidentit", tha kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker. Mbështetja e fuqishme dypartiake për legjislacionin në Kongres vë presion mbi presidentin amerikan, Donald Trump, që ta nënshkruajë atë. Sanksionet e reja synojnë të ndëshkojnë Rusinë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe për ndërhyrjen e dyshuar të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Presidenca e Trumpit prej fillimit ka qenë e turbullt nga akuzat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje në favor të tij. Zyrtarët rusë, që kanë mohuar ndërhyrjen në zgjedhje, kanë kritikuar projektligjin e sanksioneve të reja, duke thënë se ai shënon "një hap përpara në shkatërrimin e perspektivave për normalizimin e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës". Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi kanë vendosur sanksione mbi Rusinë qysh në vitin 2014, për shkak të përfshirjes së saj në luftën në lindje të Ukrainës dhe aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kufizimi i ujit në Itali rrezikon shëndetin e banorëve

Posted: 26 Jul 2017 10:27 PM PDT

Ministrja e Shëndetësisë e Italisë, Beatrice Lorenzin, ka paralajmëruar për pasoja shëndetësore nëse vendoset kufizimi i ujit në Romë. Pjesë të Italisë, përfshirë rajonin e Lacios përreth Romës, janë duke vuajtur nga thatësira. Kompania e ujit Acea, e cila i shërben Romës, ka propozuar ndërprerje të furnizimit me ujë për tetë orë në ditë, për 1.5 milion banorë. Por, ministrja e Shëndetësisë, Lorenzin, tha se "pezullimi eventual i furnizimit me ujë mund të ndikojë seriozisht nivelin e higjienës në struktura akomodimi, restorante dhe zyra publike". "Mbi të gjitha, mund të rrezikojë seriozisht ofrimin e shërbimeve themelore shëndetësore", tha Lorenzin. Italia ka përjetuar pranverën e tretë më të thatë në 60 vjet. Thatësira i ka kushtuar bujqësisë italiane rreth dy miliardë euro. Situata ka bërë që Vatikani të nisë të mbyllë shatërvanët këtë javë, për herë të parë në historinë e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson mohon se do të largohet nga detyra

Posted: 26 Jul 2017 10:14 PM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i mohoi raportet e mediave se ai po shqyrton të dorëzojë postin. Këtë javë në Uashington ka pasur zëra se Tillerson do të largohet shpejt nga detyra për shkak të zemërimit me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe të tjerë në Shtëpinë e Bardhë. "Nuk po shkoj askund", u tha Tillerson gazetarëve në Departamentin e Shtetit. Ai shtoi se do të qëndrojë në detyrë "për aq kohë sa e lejon presidenti". I pyetur për marrëdhënien e tij me Trumpin, Tillerson tha se "është e mirë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump “jomiqësor” ndaj myslimanëve në SHBA

Posted: 26 Jul 2017 09:29 PM PDT

Shumica e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara mendojnë se presidenti Donald Trump është "jomiqësor" ndaj tyre, porse 92 përqind e të anketuarve thonë se "ndjehen krenarë" që janë amerikanë. Sondazhi i Qendrës amerikane të Kërkimeve Pew po ashtu thotë se rreth gjysma e myslimanëve amerikanë të anketuar kanë thënë se kanë marrë mbështetje nga amerikanët e tjerë për faktin se janë myslimanë. Anketa është kryer në periudhën 23 janar – 2 maj, 2017 dhe është bërë përmes telefonit me të rritur myslimanë që jetojnë në SHBA. Pyetjet janë bërë në gjuhën angleze, arabe, farsi dhe urdu. Prejse ka marrë detyrën në janar, Trump ka bërë përpjekje t'iu ndalojë përkohësisht hyrjen në SHBA vizitorëve nga disa vende me shumicë myslimane. Këtë vit, për herë të parë gati në 20 vjet, Shtëpia e Bardhë nuk ka organizuar Darkën e Iftarit gjatë muajit të Ramazanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more