Skip to main content

“Putin shtrëngon kufizimet në internet” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

“Putin shtrëngon kufizimet në internet” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


Putin shtrëngon kufizimet në internet

Posted: 30 Jul 2017 09:49 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj i cili ndalon përdorimin e shërbimeve proxy të internetit dhe rrjeteve virutale private (VPN). Ligji është nënshkruar nga Putin më 29 korrik, ndërsa është publikuar sot nga qeveria. Ligjëvënësit kanë thënë se ky ligj ka qenë i nevojshëm për parandalimin e shpërndarjes së ideve dhe materialeve ekstremiste. Kritikët kanë thënë se qeveria e Putinit përdor shpesh arsyetime të tilla për të shtypur mospajtimet politike. Të gjitha këto ndryshime të ligjit, pritet të fuqizohen më 1 nëntor, disa muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2018 në Rusi. Putin pritet të fitojë edhe një mandat gjashtë vjeçar. Sipas ligjit, shërbyesit e Internetit do të udhërohen të bllokojnë faqe të cilat ofrojnë VPN dhe shërbime të tjera proxy. Rusët i frekuentojnë shpesh faqet e tilla për të fituar qasje në përmbajtjet e bllokuara. Gjatë viteve të fundit, autoritetet ruse kanë përshkallëzuar përpjekjet për të ndjekur penalisht përdoruesit e internetit rreth përmbajtjeve që janë konsideruar ekstremiste.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viktima të reja nga konflikti në lindje të Ukrainës

Posted: 30 Jul 2017 08:56 AM PDT

Ukraina ka thënë se një prej ushtarëve të saj është vrarë dhe nëntë të tjerë janë lënduar gjatë luftimeve me separatistët prorusë, në lindje të këtij vendi. Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare në Ukrainë, përmes një deklarate ka thënë se predhat e kanë lënë një person të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur. Një tjetër ushtar ukrainas është lënduar gjatë sulmit. Armiqësia në mes të forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë, vazhdon në lindje të Ukrainës pavarësisht një marrëveshje për armëpushim të vitit 2015, e cila kishte për qëllim zgjidhjen e konfliktit, nga i cili kanë vdekur më shumë së 10,000,  nga viti 2014. Kievi, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e akuzojnë Moskën se po mbështet separatistët me armë dhe personel, akuza të cilat Moska i mohon vazhdimisht.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA teston me sukses sistemin e ndalimit të raketave

Posted: 30 Jul 2017 07:56 AM PDT

SHBA-ja ka thënë se me sukes ka rrëzuar një raketë balistike me rreze të mesme, në kuadër të testimeve, duke përdorur sistemin e pengimit , që shpreson ta vendosë në gadishullin korean. Testi i sotëm i sistemit të mbrojtjes raketore (THAAD), është bërë në kohën e tensioneve të ngritura, pasi Koreja Veriore testoi me sukes një raketë balistike interkontinetale (ICBM), e cila dëshmoi se ka kapacitet për të arritur në territorin e SHBA-së. Agjencia e Mbrojtjes Raketore në SHBA, ka thënë se testi amerikan është bërë ashtu që, një aeroplan i tipit C-17, duke fluturuar në Oqeanin Paqësor, ka nisur një raketë me rreze të mesme, e cila është zbuluar dhe penguar nga sistemi i mbrojtjes raketore THAAD, në Alaskë. Kjo agjenci ka thënë se ky është testimi i 15-të që është kryer me sukses. Disa nga testimet e këtij lloji ishin kryer nga Koreja Jugore, kur Seuli udhëhiqej nga qeveria e mëparshme. Lideri i ri i Koresë Jugore, Moon Jae-In, pati pezulluar programin THAAD, në qershor, duke thënë se duhet të bëhet një vlerësim i ri i ndikimit të këtij programi  në mjedis. Kina ka qenë shumë e zemëruar me vendosjen e programit në këtë pjesë, duke e quajtur këtë hap si destabilizues për rajonin. Presidenti rus, Vladimir Putin pati thënë se vendosja e programit THAAD, në Korenë Jugore dhe në Alaskë, "shkatërron balancin strategjik në botë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veriu nuk paguan – jugu mbetet pa ujë

Posted: 30 Jul 2017 07:30 AM PDT

Banorët e komunave veriore të Kosovës me vite nuk kanë paguar faturat për shpenzimet e ujit. Mbi 12 milionë euro llogaritet vlera e faturave të ujit të shpenzuar, e të cilat nuk janë paguar nga banorët serbë të këtyre komunave që nga përfundimi i luftës, thonë udhëheqës të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi "Mitrovica", sipas të cilëve,nëse nuk ndërmerren masa, rrezikohet ndërprerja e prodhimit të ujit nga kjo kompani. Kompania Rajonale, Ujësjellësi "Mitrovica", gjendet në Shipol. Ajo është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës jugore dhe veriore, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Zveçanit. Edhe zyrtarë të Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë në largim të Kosovës, pranojnë se uji i harxhuar në atë pjesë nuk paguhet. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, kanë thënë se një ndër arsyet e mospagimit të faturave, është refuzimi i qëllimshëm i pagesës së faturave nga konsumatorët, rastet sociale dhe pamundësia për inkasim. Ky problem, sipas tyre, është temë diskutimi që nga paslufta me të gjithë faktorët relevantë. Për të mundësuar operimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Mitrovica", thuhet më tutje në përgjigje, që nga viti 2009, kjo kompani është subvencionuar me mjete financiare nga Buxheti i Republikës së Kosovës në vlerë prej mbi pesë milionë euro, në mënyrë që të mbulohen shpenzimet operative të shkaktuara nga mospagesa e faturave të qytetarëve, kryesisht të pjesës veriore të Mitrovicës. Edhe kryeshefi ekzekutiv në kompaninë e Ujësjellësit "Mitrovica", Sami Miftari për Radion Evropa e Lirë, thotë se mbi 5 milionë euro janë dhënë subvencione nga Qeveria. Por, këto janë të pamjaftueshme, sipas tij, për mundësinë e operimit të kompanisë. Ai kërkon nga institucionet e reja të dala nga zgjedhjeve e 11 qershorit, që ky problem të zgjidhet, marrë parasysh edhe natyrën politike që ka.  Miftari tregon se ka kërkuar që së paku institucionet shtetërore në atë pjesë të bëjnë pagesën e faturave, por as kjo nuk ka ndodhur. Për faktin që 40 për qind e ujit të përgjithshëm, shpenzohet për komunat veriore të Mitrovicës, Miftari thotë se në raste të caktuara ndëshkohen qytetarët e komunave tjera, (konkretishtMitrovica jugore, Vushtrria dhe Skenderaj), me ndërprerje të furnizimit më uji, pasi furnizimi nuk lejohet të ndërpritet në pjesën veriore.  "Kjo ndodh nganjëherë,fabrika në Shipol dhe në Balincë është duke punuar me kapacitete të plota, por nganjëherë detyrohemi të bëjmë restruksion në komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë por edhe të Skenderajit". "Ky është problem që urgjentisht duhet të zgjidhet nga Qeveria e ardhshme e Kosovës, për arsye se është barrë e rëndë. Ne e blejmë ujin nga kanali i Ibër-Lepencit, rreth 40 mijë euro në muaj. Është e pakuptimit që ne e blejmë ujin, kurse në anën tjetër ne falim ujë", thotë Miftari. Banorët e asaj pjese përveç se nuk paguajnë as faturat e energjisë së shpenzuar, për ta çmimi për këtë produkt është pesë herë më i ulët sesa në rajonet tjera. Në anën tjetër, duke e cilësuar këtë dallim mes qytetarëve si shkelje e të drejtave të njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit, tashmë ka hapur hetim zyrtarë, thotë për Radion e Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. "Ky rast tashme është në proces të hulumtimit, sa i përket bazës ligjore dhe korrespodencës më autoritetet përgjegjëse. Kështu që është në hetim e sipër. Dhe si të përfundohet hulumtimi ne do të dalim më një raport ku do të vlerësohet se a është shkelje e të drejtave të njeriut", thotë Jashari,  Përveç mospagesës së faturave të ujit të shpenzuar, banorët e kësaj pjese, nuk paguajnë as faturat e energjisë elektrike, që llogariten 8 milionë euro në vit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vritet korrespodenti i Russia Today në Siri

Posted: 30 Jul 2017 06:41 AM PDT

Rrjeti ndërkombëtar televiziv i financuar nga shteti rus, Russia Today, ka thënë se një nga korrespodentët e tij është vrarë nga predhat e militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Sipas këtij rrjeti, Khaled Alkhateb, 25 vjeçar, është vrarë derisa ishte duke raportuar për operacionet e ushtrisë siriane kundër militantëve të Shtetit Islamik, në provincën Homs. "Russia Today shpreh me pikëllim humbjen e korrespodentit tonë", ka thënë ky rrjet në një deklaratë në gjuhën arabe. Është thënë se Alkhateb ka filluar vonë punën për kanalin e gjuhës arabe të Russia Today. Ushtria ruse është duke mbështetur forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën gjashtëvjeçare kundër grupeve rebele dhe militantëve të Shtetit Islamik. Moska dhe focat që mbështeten nga SHBA-ja, luftojnë në kahe të kundërta në luftën siriane, ndonëse dy palët e luftojnë Shtetin Islamik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vendet e Gjirit Arab vendosin kushte për dialog me Katarin

Posted: 30 Jul 2017 05:51 AM PDT

Katër vendet e Gjirit Arab, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Egjipti dhe Bahreini, të cilat janë duke e bojkotuar Katarin, janë të gatshme për rregullimin e marrëdhënieve, në rast se Doha pranon kushte të caktuara, ka thënë ministri i Jashtëm i Bahreinit, Khalid bin Ahmed al-Khalifa, pasi takimit me homologët me tij. "Katër vendet janë të gatshme të nisin dialogun me Katarin, me kusht që ky vend të shfaq vullnet të sinqertë për t'i dhënë fund terrorizmit dhe ekstremizmit, të mos ndërhyjë në punët e jashtme të vendeve të tjera, dhe të përgjigjet ndaj 13 kërkesave tona", ka thënë sheiku Khalid bin Ahmed al-Khalifa. Ai i ka dhënë këto deklarata gjatë një konference për media në Manama, pasi u takua me homologët e tij nga katër vendet arabe, për të diskutuar rreth marrëdhënieve me Katarin. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Egjipti dhe Bahreini i patën nisur Katarit një listë prej 13 kërkesash, në mënyrë që të rregullojnë marrëdhëniet mes këtyre vendeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kriza energjetike alarmon qytetarët dhe punëtorët e KEK-ut

Posted: 30 Jul 2017 05:41 AM PDT

Pasiguria me furnizim me energji elektrike vlerësohet të jetë një nga problemet që po përcjell Kosovën që nga paslufta. Ndonëse, gjatë viteve të fundit kishte pasur përmirësim të furnizimit me energji elektrike, megjithatë asnjëherë përgjatë 17 viteve të pasluftës, Kosova nuk ka arritur të shkarkohet nga ky problem. Gjatë kësaj jave është paralajmëruar nga Korporata Energjetike e Kosovës se brenda dy javësh, Kosova mund të përballet me një krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike. Mungesën e energjisë elektrike e ka paralajmëruar edhe zëvendësministri në largim i Financave, Agim Krasniqi. Ai në një postim në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij për këtë çështje. "Shpejt mjerisht Kosova jonë do të mund të mbetet në terr, prapë do te ankohemi pse do të rriten çmimet e rrymës, pse prapë do të varemi nga importet nga Serbia", ka shkruar Krasniqi. Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Energjetikës, Izet Mustafa, thotë për Radion Evropa e Lirë, se problemet që Kosova rrezikon t'i ketë me energji elektrike, do të duhet të adresohen urgjentisht nga autoritetet kompetente, në të kundërtën shton ai, problemet do të jenë të mëdha. Pakënaqësitë nga furnizimi jostabil me energji elektrike, Mustafa t thotë se do të rriten. Sipas tij, edhe çmimi i energjisë do të jetë më i lartë. "Presim që institucionet e Kosovës të angazhohen seriozisht dhe të kontribuojnë në përmirësim të kësaj situate, përndryshe do të krijohen probleme edhe me rreth 5 mijë punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët rrezikojnë të mbesin pa punë. Po ashtu, do të reagojë edhe popullata se nëse ndodh kjo. Kostoja e energjisë që do të paguajnë konsumatorët do të jetë më e lartë, pasi që energjia do të duhet të importohet", thotë Mustafa. Derisa, qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë i quajnë të papranueshme problemet që mund t'i ketë Kosova me energji elektrike. Anita, një qytetare nga Prishtina thotë se rikthimi i reduktimeve të energjisë elektrike është i paarsyeshëm. "Do të jetë një problem shumë i madh nëse do të ballafaqohemi me furnizim jostabil me energji elektrike. Është e pakuptimtë qe sa vite pas lufte, nuk është arritur të ndërtohen kapacitete të reja të energjisë elektrike", thotë ajo. Ngjashëm, shprehet edhe Donjeta. "Nëse në të ardhmen do të ballafaqohemi sërish me problemet e rrymës, atëherë e shoh si dështim të institucioneve shtetërore. Normal që do të jetë problem për çdo qytetarë të Kosovës mungesa e furnizimit me energji elektrike", shprehet Donjeta. Ndërkaq, Arben Gjuka, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pas dy javësh do të bëjë një plan emergjent për tu përballur me këtë situatë, që ai e vlerëson si alarmante. "Fatkeqësisht, ne në dy javët e ardhshme, do të dalim me një plan emergjent, që nënkupton se duhet t'i ndalim disa njësi gjeneruese ose ta kemi një gjenerim të kufizuar, për shkak të mundësive apo rezervave të kufizuara që i kemi për marrjen e qymyrit në atë pjesë", ka thënë Gjuka. Vjetërsia e termocentraleve vazhdimisht është përmendur si arsye kryesore e mungesës së energjisë elektrike , që prodhohet nga KEK-u. Pa ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç është realizimi i projektit të shumëpërfolur Termocentrali "Kosova e Re" dhe energjisë alternative, Kosova është thënë se nuk do të mund ta eliminojë problemin me energji elektrike. Por që projekti i termocentralit të ri i nisur qysh në vitin 2005 ende nuk është finalizuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Vdes nga plagët, i dyshuari për të shtënat në një klub nate

Posted: 30 Jul 2017 04:59 AM PDT

Policia gjermane ka konfirmuar se ka vdekur sulmuesi i dyshuar, që ka shtënë me armë zjarri në një klub nate, në orët e hershme të mëngjesit në Konstanz, të Gjermanisë. Gjatë këtij sulmi një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë të shtënave. Përmes një deklarate, policia ka thënë se një 34 vjeçari që dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri ka qenë qytetar nga Iraku, i cili ka jetuar për një kohë të gjatë në Gjermani dhe nuk ka qenë kërkues i azilit. Zëdhënësi i policisë gjermane në Konstanz, Fritz Bezikofer, i ka treguar përmes telefonit, televizionit gjerman N-TV, se i dyshuari ka vdekur në spital nga plagët e marra. "I dyshuari është qëlluar nga policia pak kohë pasi ka dal nga klubi i natës. Pas lëndimeve të marra, ai ka vdekur në spital, ku ishte dërguar për trajtim. Edhe një polic është lënduar gjatë të shtënave, mirëpo gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë", ka thënë Bezikofer. "Personi në fjalë, ka vepruar i vetëm dhe motivet e sulmet ende nuk janë bërë të ditura. Sidoqoftë, sulmi nuk duhet të përceptohet si akt terrorist", ka shtuar ndër të tjera ai.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthim në Somali, gjashtë persona të vdekur

Posted: 30 Jul 2017 04:25 AM PDT

Një shpërthim me makinë bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe 20 të tjerë janë lënduar, transmeton Reuters. Sipas zyrtarëve të policisë, numri i të vdekurve mund të rritet. Sulmi ka ndodhur në një prej rrugëve më të frekuentuara në qytet. "Deri më tash e dimë se gjashtë civilë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë lënduar. Shumica kanë qenë këmbësorë", ka thënë Mohamed Hussein, zyrtar nga policia. "Numri i të vdekurve mund të rritet. Shumica e personave kanë lëndime serioze", ka thënë ai. Ende nuk është bërë e ditur se kush është përgjegjës për sulmin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump i zhgënjyer me Kinën

Posted: 30 Jul 2017 04:01 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka akuzuar Kinën, e cila, sipas tij nuk po bënë "asgjë", për të ndihmuar SHBA-në rreth Koresë Veriore, duke shtuar se "nuk do të lejojë vazhdimin e një gjendje të tillë". Trump i ka bërë këto deklarata përmes disa postimeve në Twitter, një ditë pasi Penjani ka testuar një raketë balistike interkontinentale (ICBM), e cila u tha se ka kapacitet të arrijë në tërë territorin e SHBA-së. Disa orë pas komenteve të Trumpit, forcat ajrore të SHBA-së, kanë thënë se dy bombarduese të tipit B-1B, janë nisur drejt Gadishullit Korean, si përgjigje ndaj testimeve të raketave nga Koreja Veriore. Sipas ushtrisë, bombardueset u nisën nga baza ajrore në Guam, të cilave iu bashkuan aeroplanët luftarakë të Japonisë dhe Koresë Jugore, në një mision 10-orësh, duke kryer stërvitje të përgjimit. Përmes komenteve të tij, Trump ka kritikuar administratën e mëparshme të SHBA-së, për lejimin e Kinës që të krijojë marrëveshje tregtare në vlerë të miliarda dollarëve, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga Pekini. "Jam shumë i zhgënjyer me Kinën. Ish-liderët tanë të pamend i kanë lejuar Kinës që brenda vitit të krijojë marrëveshje në vlerë të miliarda dollarëve, edhe pse ata nuk bëjnë ASGJË për ne rreth Koresë Veriore, vetëm flasin. Ne nuk do ta lejojmë vazhdimin e kësaj gjendje. Kina mund ta zgjedhë shumë lehtë këtë problem!", ka shkruar Trump në Twitter. ​ ​ Në vitin 2016, SHBA-ja ishte përballuar me një deficit tregtar prej 309 miliardë dollarëve me Kinën. Trump dhe liderë të tjerë botërorë, vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kinës, t'i bëjë presion Koresë Veriore rreth programit të saj të raketave balistike, të cilat janë të ndaluara me rezolutë të OKB-së. Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë më 29 korrik, se i kundërshton "aktivitetet e tilla" të Koresë Veriore, pasi shkelin rezolutën e OKB-së dhe janë kundër "dëshirave të përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar". "Në të njëjtën kohë, Kina shpreson që të gjitha partitë të veprojnë me kujdes për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal", ka shtuar kjo ministri. Në të kaluarën, Trump ka nisur sinjale të ndryshme sa i përket marrëdhënieve me Kinën. Gjatë fushatës së tij presidenciale, ai sulmoi Pekinin, për atë që ai quajti praktika të padrejta tregtare. Mirëpo, pasi mori drejtimin e zyrës, presidenti amerikan e vlerësoi presidentin kinez, Xi Jinping, duke thënë në prill se "zhvillimi i marrëdhënieve nga presidenti Xi dhe unë mendoj se janë të jashtëzakonshme". Zyrtarë nga Koreja Jugore kanë thënë se testimi i fundit i raketës nga Penjani, ka bërë që Seuli të punojë më shpejt në vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore të SHBA-së, THAAD, të cilën Kina e kundërshton fuqishëm. Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se testimi i fundit "është bërë për të paralajmëruar SHBA-në, në mënyrë që ajo të kuptojë, se nëse ky vend me mendësi agresore tenton ta provokojë Penjanin, atëherë nuk do të shpëtojë pa ndëshkim". Përgatiti: Krenare Cubolli

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestohet kundër ndryshimeve zgjedhore në Moldavi

Posted: 30 Jul 2017 03:30 AM PDT

Qindra protestues kanë marshuar në Moldavi, pasi parlamenti ka miratuar disa ndryshime kontraverse për sistemin zgjedhor. Sipas kritikëve, këto ndryshime janë në favor të dy partive më të mëdha në këtë vend. Protestuesit duke mbajtur flamuj të Moldavisë dhe Bashkimit Evropian, kanë marshuar sot para parlamentit, në kryeqytetin Kisinau. Në Moldavi janë mbajtur disa protesta prej kur ligjëvënësit i kanë miratuar disa ndryshime më 27 korrik, të cilat përfshijnë uljen e pragut për hyrje në parlament për aleancat politike dhe duke i'u kërkuar kandidatëve të deklarojnë pasurinë e tyre. Kritikët thonë se këto ndryshime do të shtypin partitë e vogla dhe do të përfitojnë dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike pro perëndimore që është në pushtet dhe partia opozitare e socialistëve pro rusë. Sipas tyre ka pasur mungesë të debatit publik para se miratoheshin këto ndryshime. Edhe Komisioni i Venedikut, i ka kundërshtuar këto ndryshime. Mbështetësit kanë thënë se me ndryshimet e reja, politikanët do të bëhen më të përgjegjshëm. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Moldavi, do të mbahen më 2018.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Australia parandalon një komplot terrorist

Posted: 30 Jul 2017 02:47 AM PDT

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka thënë se policia ka parandaluar një komplot terrorist që kishte qëllim rrëzimin e një aeroplani. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Parlamenti emëron kryeministrin e ri më 1 gusht

Posted: 30 Jul 2017 02:41 AM PDT

Parlamenti i Pakistanit do të mblidhet më 1 gusht për të zgjedhur kryeministrin e ri, pas dorëheqjes së Nawaz Sharif nga ky post. Sharif njoftoi për dorëheqjen e tij pak, pasi Gjykata Supreme udhëroi largimin e tij nga zyra, pas akuzave për korrupsion të lidhura me shpërndarjen e të ashtuquajturave Letrat e Panamasë më 2016. Sharif i ka mohur akuzat. Partia e Sharifit, ka shumicën e ulëseve në parlament dhe më 1 gusht pritet të zgjedh, të nominuarin, Shahid Khaqan Abbasin, si kryeministër të ri të vendit. Opozita pritet ta caktojë një kandidat që do ta sfidojë Abassin, ish ministër i Naftës. Sharif e ka caktur Abbasin në këtë pozitë si kryeministër të përkohëshëm, derisa vëllai i tij Shahbaz Sharif, të bëhet gati për zgjedhje. Shahbaz Sharif, 65 vjeçar ka qenë udhëheqës i Punjabit nga viti 2008.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Dy persona vriten pas një sulmi me armë zjarri

Posted: 30 Jul 2017 02:07 AM PDT

Policia gjermane ka thënë se dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë të shtënave në një klub, në qytetin jugor, Konstanz. Përmes një deklarate, policia ka thënë se një 34 vjeçar ka shtënë me armë zjarri në një klub, duke vrarë një dhe duke lënduar katër të tjerë para se policia të niste të shtëna drejt tij. Në deklaratë thuhet se sulmuesi "është i lëndur rëndë pas përleshjes me armë zjarri me policë, dhe tani është duke u trajtuar në spital". Policia ka thënë se forcat speciale janë në qytet, mirëpo nuk është e qartë nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë. Ky sulm erdhi pasi më 28 korrik, një migrant 26 vjeçar, e ka vrarë një person dhe ka lënduar gjashtë të tjerë, gjatë një sulmi me thikë në Hamburg.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia australiane parandalon një plan terrorist

Posted: 30 Jul 2017 01:23 AM PDT

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka thënë se policia ka parandaluar një plan terrorist që kishte qëllim rrëzimin e një aeroplani. Policia ka filluar bastisjen në zonën e Sidney dhe kanë arrestuar katër persona. "Po ju informoj që natën e kaluar është zhvilluar një operacion i madh kundërterrorizmit, për të ndërprerë një plan terrorist, i cili kishte cak rrëzimin e një aeroplani", u ka thënë Turnbull gazetarëve. "Operacioni është duke vazhduar edhe sot", ka shtuar tutje ai. Komisioneri i Policisë Federale në Australi, Andrew Colivn, ka thënë se detajet janë ende të paqarta rreth asaj se ku ka qenë vendi dhe koha e saktë e sulmit të planifikuar. Policia ka thënë se asnjëri nga katër të dyshuarit, nuk është akuzuar ende, dhe identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

"Dyfytyrësia” e politikanëve rrënon vlerat morale

Posted: 30 Jul 2017 01:05 AM PDT

Zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, në veçanti ato pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar dëshmojnë sipas ekspertëve dhe njohësve të çështjeve politike, praninë e theksuar të dyfytyrësisë së politikanëve, apo cinizmin e tyre varësisht veprimit të tyre politik, të qenurit të pushtet apo opozitë. Sipas sociologut, Gjorgji Tonovski, kritikat e VMRO-së në opozitë ndaj partive në pushtet për marrjen e borxhit prej disa milionë eurove, në kohën kur borxhi ka arritur në pesë miliardë euro, pikërisht nga qeverisja e VMRO-së, sipas Gjorgji Tonovskit, apo fushata me premtime e zyrtarëve të BDI-së në pushtet për integrimin euroatlantik të vendit kur dihet se pikërisht kjo parti ishte bashkëpjesëmarrëse në dy mandatet e fundit me VMRO-në dhe integrimi ishte larg realizimit, flasin se partitë nuk turpërohen aspak nga veprimet në të kaluarën. Sipas ekspertëve, raste të tilla ka shumë, por që nuk i shqetësojnë aspak partitë politike të cilat nuk zgjedhin mjetet të mbrojtur pushteti apo për ta marrë atë. "Në luftën politike, shpesh herë e dimë se nuk zgjidhen mjetet për të etiketuar kundërshtarin apo për të dominuar në skenën politike. Këtu paraqiten elementet e dyfytyrësisë të vjedhjes së ideve apo të paraqitjes së ideve të cilat janë kundërshtuar pikërisht nga ana e tyre kur kanë qenë në pozitë, të kundërtën në skenën politike. Këtu nuk ka moral, nuk mbahet llogari për fjalën e thënë apo veprimin e bërë. Politikanët nuk mbajnë llogari për veprimet e bëra, interes parësor kanë veten e tyre apo një grup më të vogël të interesit, dhe jo ata që e kanë sjellë në pozitë. Hipokrizia e tyre nuk ka fund dhe kjo është dëshmuar me veprimet e deritanishme të klasës politike", thotë sociologu Gjorgji Tonovski. Ndërkohë, Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i shoqatës së ish të përndjekurve politike shqiptar, thotë se gjendja e këtillë është pasojë e mosfunksionimit të vlerave. Ai thotë se partitë ndryshojnë qëndrimet e tyre varësisht kursit politik, por duke mos mbajtur llogari për veprimet e tyre në të kaluarën. "Me një vend ku nuk funksionon sistemi i vlerave, atëherë në sipërfaqe dalin antivlerat. Rezultati i atyre antivlerave është se deri sa janë opozitë janë shumë të zëshëm, i gjejnë problemet apo i adresojnë problemet dhe bërtasin ditë e natë, çirren. Por, kur vijnë në pushtet atëherë e ndërrojnë terminologjinë, e ndërrojnë fjalorin dhe gjithmonë gjejnë arsyetimin duke thënë se kështu donë faktori ndërkombëtar", thotë Pollozhani, duke shtuar se e gjithë kjo, siç shprehet ai, është pasojë e përzgjedhjes së njerëzve të dëgjueshëm në pozita udhëheqëse, të cilët parësore në punën e tyre kanë urdhrat e padronëve të tyre. "Problemi qëndron tek humbja e kritereve dhe sistemit të vlerave. Akoma këtu votohet dhe përgjigjet kuadrot sipas sistemit feudal, njeriu i fisit, njeriu i lagjes, njeriu i partisë. Në pozita udhëheqëse apo në Kuvend, njerëz të cilët janë dëshmuar qoftë në shkencë apo biznes apo si njerëz anonim por që vlejnë si kuadro, por në shprehje vijnë militantët partiakë, të cilët janë të lidhur me krimin pasi me ndihmën e krimit vijnë në pushtet. Unë jam i bindur se çdo gjë ka fund. Është një fjalë e urtë popullore që thotë se çdo gjë ka fund, popullin mund ta mashtrosh një herë, dy herë, një mijë herë, por jo gjithmonë", thotë Pollozhani. Edhe Gjorgji Tonovski shpreson në ndryshimin e gjendjes, por mbetet të shihet nëse garnitura aktuale qeverisëse do të ndryshojë kursit e veprimit në përzgjedhjen e kuadrove.  "Të shpresojmë se kjo gjendje mund të ndryshojë apo se nuk do të jetë e shprehur në mënyrë drastike pasi kemi një ambient të ri, kemi paralajmërime për vendosje të një procesi të rivendosjes për çështjet shoqërore. Kemi përpjekje për freskimin e skenës politike me ide të reja, praktika të reja apo mënyra të reja në miratimin e vendimeve", thotë Tonovski. Ndryshimin e këtij mentaliteti, sipas ekspertëve, mund ta ndihmojë edhe përfshirja e sektorit civil, si një nga faktorët që ka luajtur rol të madh në kapërcimin e krizës politike, e që në të kaluarën, jo që nuk ishte konsultuar, por ishte objekt i kritikave dhe burgosjes së aktivistëve të tyre për shkak të kritikave adresuar pushtetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pence nis vizitën drejt Estonisë, Gjeorgjisë dhe Malit të Zi

Posted: 30 Jul 2017 12:55 AM PDT

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence është nisur për në Estoni, në kuadër të vizitës së tij në tri vende, të cilat kanë shprehur shqetësim rreth synimeve të Rusisë në rajonet e tyre. Pence planifikon të arrijë sot në Tallin, dhe më pas të ndalojë edhe në Gjeorgji dhe Malin e Zi, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Administrata e lartë e SHBA-së ka thënë se udhëtimi është vazhdimësi e vizitës së presidentit Donald Trump, në Evropë, në fillim të korrikut. Trump pati ndaluar në Poloni dhe Gjermani për të shprehur mbështetjen ndaj NATO-s, derisa në të njëjëtin udhëtim, u takua edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet me Moskën. Estonia dhe Mali i Zi janë anëtare të NATO-s, ndërsa Gjeorgjia po bën përpjekje për t'iu bashkuar kësaj aleance. Përveç shprehjes së përkushtimit të SHBA-së ndaj këtyre tri vendeve, Pence do të diskutojë edhe për ndonjë bashkëpunim tregtar apo investim eventual të SHBA-së me këto vende, ka njoftuar tutje administrata. Sipas zyrtarëve, Pence do të theksojë nevojën e lirisë së shprehjes, demokracisë dhe tolerancës fetare. Më 2 gusht, nënpresidenti amerikan, Pence, do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Kartës së Adriatikut në Podgoricë. Liderët nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia, do të jenë po ashtu pjesë e këtij takimi. Pence do të nënvizojë përkushtimin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën e një qeverisje të mirë, reformave politike dhe sundimin e ligjit në këtë rajon.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more