Skip to main content

Ora News: “Nicole Scherzinger puthje pasionante me të dashurin në Capri” plus 9 more

Ora News: “Nicole Scherzinger puthje pasionante me të dashurin në Capri” plus 9 more


Nicole Scherzinger puthje pasionante me të dashurin në Capri

Posted: 19 Jul 2017 12:10 AM PDT

Nicole Scherzinger ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet e fundit se marrëdhënia e saj me tenistin profesionist Grigor Dimitrov po merr fund.

Këngëtarja është shfaqur duke kaluar çaste romantike me të dashurin e saj më të vogël në ishullin piktoresk italian Capri, ku aktualisht po shijojnë pushimet verore.

Ish-pjestarja e Pussycat Doll është fotografuar duke  puthur, përqafuar dhe duke i mësuar joga 26-vjeçarit. Çifti nuk i mbante dot duart larg njëri-tjetrit dhe kjo është një provë që lidhja e tyre po funksionon më së miri.

39-vjeçarja e veshur me bikini të bardha ka ekspozuar format e saj bombastike dhe dukej shumë tërheqëse.

/Oarnews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Edhe këtë javë pa institucione të reja

Posted: 19 Jul 2017 12:07 AM PDT

Është bërë më shumë se një muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në vend, e 10 ditë nga certifikimi i rezultateve, kurse Kosova nuk ka ende institucione të reja.

Edhe pse ishte premtuar nga koalicioni fitues se Kuvendi dhe Qeveria do të krijohen në javën e parë e më pas në të dytën të afatit ligjor prej 30 ditësh, tash seanca konstituive e Kuvendit është shtyrë të paktën deri më 27 apo më 28 korrik, shkruan gazeta "Zëri".

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë thënë se arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me pushimet e deputetëve dhe me çështje teknike të Kuvendit, e jo me problemet me numra.

Por, përfaqësuesit e subjekteve të tjera parlamentare konsiderojnë se nuk ka pasur asnjë arsye për t'u marrë ky vendim. Përkundrazi, sipas tyre, seanca do të duhej të mbahej pikërisht gjatë kësaj jave.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkodër, sekuestrohen 115 kg kanabis, arrestohet 46-vjeçari

Posted: 18 Jul 2017 11:59 PM PDT

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 115 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë një 46 vjeçar.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe  në vijimësi të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Rrethina”, ku u arrestua  në flagrancë shtetasi Margjin Livalli, 46 vjeç, banues në Shkodër.

"Gjatë  kontrollit të ushtruar në  banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa,  me peshë totale 115 kilogramë", sqaron policia.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mbretëresha e tapetit të kuq të premierës ‘Valerian’

Posted: 18 Jul 2017 11:48 PM PDT

Është një fakt i njohur se Rihanna është mbretëresha e tapetit të kuq të modës. Dhe nuk është befasi që këngëtarja u shfaq mahnitëse duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në premirën e "Valerian".

Ylli i muzikës pop kishte veshur një fustan rozë duke zbuluar pjesën e dekoltesë dhe me një bisht të gjatë mbrapa të stiluar nga Giambattista Valli

29-vjeçarja u shfaq në premirën e Valerian në Hollywood për filmin e saj të fundit “Wild Thoughts”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kina kundër Kosovës, Serbia kundër Tajvanit

Posted: 18 Jul 2017 11:46 PM PDT

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas kthimit nga SHBA-ja, sot në Beograd është takuar me kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresi popullor gjithëkinez Xhang Degjiang

Ata kanë biseduar për marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve si dhe investimet ekonomike që Kina do t'i bëjë në Serbi për t'iu qasur përmes saj Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

Vuçiç me këtë rast, siç përcjell FoNet, e ka falënderuar zyrtarin lartë për atë që ai ke quajtur përkrahje e vazhdueshme dhe parimore e Kinës kur është fjala për Kosovën dhe ka përsëritur përkrahen e Serbisë ndaj politikës së "një Kine".

"Një Kinë" është përfshirja edhe Tajvanit në kuadër të Kinës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jo viktimat e fundit në Turqi

Posted: 18 Jul 2017 11:40 PM PDT

Veprimtarin gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Steudtner, e arrestuan në Turqi. Zemërimi për këtë është po kaq i madh, sa pa dobi. Në Bosfor tani për tani nuk do të ndryshojë gjë, mendon Daniel Heinrich.

Pak pasi u bë i ditur arrestimi në Turqi i veprimtarit gjerman të të drejtave të njeriut, Peter Steudner, të cilin e arrestuan pasi mbajti një referat për menaxhimin e Teknologjisë Informative në Stamboll, lajmet mbushën ekranet: që babai i familjes është i pafajshëm, që akuzat kundër tij janë pa bazë dhe që “shtypja” e aktiviteteve për të drejtat e njeriut në Turqi ka arritur një përmasë të papërfytyruar.

Qeveria turke në luftë mbrojtëse

Lajmet tingëllojnë prekëse, rrjetet sociale janë të mbushura plot me deklarata solidariteti. Trishtuesja, në të gjithë këtë: të gjitha këto nuk i interesojnë fare autoriteteve turke. Peter Steudner, që foli në Workshop-in e organizuar nga Amnesty International dhe veprimtarët e tjerë të të drejtave të njeriut tani janë bërë pjesë e një krijimi gjigand mitik:

Qeveria turke me Presidentin Rexhep Tayyip Erdogan në krye, e sheh veten, më e vonta që prej puçit të shtypur vitin e kaluar, në një luftë të përhershme kundër “armiqve” të brendshëm dhe të jashtëm. Në këtë situatë konfuze dhe të ndërlikuar shoqërore, me gjurmë paranoje, mosbesimi dhe frike bëjnë pjesë edhe “armiq” të jashtëm si organizata Amnesty International.

Nga këndvështrimi i autoriteteve turke në këtë mes është fare e parëndësishëm fakti se organizata të tilla gëzojnë në Perëndim një emër të panjollosur. Madje imazhi i tyre pozitiv edhe mund të përforcojë mosbesimin e autoriteteve turke.

Lidhje me mitin e themelimit të Turqisë

Skenari i kërcënimit prej “armiqve” të jashtëm zë vend te një pjesë e madhe e opinionit publik turk, ai të kujton me forcë mitin e themelimit të Turqisë së sotme.

Atëherë, në trazirat pas Luftës së Parë Botërore, Kemal Ataturku i dëboi në “luftën për pavarësi” fuqitë perandorake të huaja nga vendi dhe krijoi Republikën Turke. Deri sot, kjo luftë mbrojtëse kundër “armiqve” të jashtëm është pjesë e kuptimit turk të historisë.

Qeveria turke e sotme është e fokusuar te ky fenomen mbarëshoqëror:  frika nga infiltrimi prej fuqive të huaja duket kaq ekstreme, sa ajo, në kombinim me theksimin konstant publik të një skenari kërcënimi nga brenda, i shpall të justifikuara të gjitha mekanizmat e mbrojtjes. Viktimat e kësaj manie përndjekjeje mund të duken shumë të pafajshme, si një docent me syze në një kurs menaxhimi të Teknologjisë Informative në një organizatë të të drejtave të njeriut. Kjo nuk luan asnjë rol. Rreth gjysma e turqve do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Presidentin e zgjedhur, qeverinë e zgjedhur prej tyre.

Nuk ka gjasa që kjo mbështetje të ndryshojë. Shumë të mëdha janë veçanërisht përfitimet ekonomike, që u ka krijuar qeveria e AKP-së shumë njerëzve të varfër.

BE dhe qeveria gjermane nuk ndryshojnë asgjë

Në dallim të madh nga betejat e shkuara verbale publike të së kaluarës, si Brukseli, ashtu edhe Berlini janë të interesuara për një thellim të marrëdhënieve me Turqinë. Krahas marrëveshjes funksionuese për refugjatët, në qendër janë para së gjithash interesa ekonomike.

Në fund të vitit të kaluar, KE bëri në mënyrë të papritur propozimin se dëshiron ta thellojë bashkimin doganor me Turqinë. Në qershor, edhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel theksoi interesin gjerman për një zgjerim të bashkimit doganor të BE me Turqinë.

Mungesë veprimesh nga jashtë, luftë mbrojtëse mitike brenda: Peter Steudner dhe kolegët e tij nuk do të jenë viktimat e fundit të manisë së pafrenuar të arrestimeve në Turqi./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Parandalohet konflikti në familje, 27-vjeçarit i sekuestrohet një kallashnikov

Posted: 18 Jul 2017 11:27 PM PDT

Policia e Shijakut ka parandaluar një konflikt në familje, duke arrestuar një 27-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 18 vjeçe.

Në pranga u vu Zeqir Nurka  27 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

"Nurka, në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B. 18 vjeçe", sqaron policia.

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik, tip kallashnikov, model 56, kalibër 7.62 mm, një kreher me 30 fishekë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Dhunë në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 130/ a dhe 278/3 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Emily Ratajkowski më seksi se kurrë pozon topless

Posted: 18 Jul 2017 11:27 PM PDT

Supermodelja Emily Ratajkowski njihet për format e saj trupore tërheqëse dhe nuk ngurron që ti ekspozojë.

Ylli i pasarelave ka realizuar setin e ri fotografik për revistën Allure dhe duket më seksi se kurrë.

26-vjeçarja ka pozuar topless duke ekspozuar gjoksin e saj bombastik për të cilën është diskutuar shumë kohët  e fundit në media botërore. Modelja ka deklaruar se për shkak se është shumë e bukur dhe ka gjoks të madh shumë kompani nuk kanë dashur që të punojnë me të.

Ajo është shprehur për Allure se mendon se e ka gjoksin e bukur dhe me të vërtetë kështu është.

/Oranews.tv.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PD: Ish-kongresmeni amerikan i blerë nga paratë e pista

Posted: 18 Jul 2017 11:19 PM PDT

Pas deklaratave të ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardi, i cili vlerëson punën e kryeministrit Rama në 4 vitet e kaluara ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se ky ish-kongresmen është blerë nga Rama me paratë e pista. Ajo thotë se ish-kongresmeni në asnjë moment nuk përmend drogën, korrupsionin dhe shit-blerjen e votave.

“Një ish-kongresmen është shfaqur sot haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës. Nga mungesa e skrupujve, duket se është paguar mirë. Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota. Pse nuk i përmend? Shumë e thjeshtë. Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të pis​ta, sic janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington. Kjo është skema e Edi Ramës, të blejë gojë që flasin për të jashtë, dhe të blejë varfërinë e shqiptarëve kur vjen dita e zgjedhjeve. Sa mendon se do shkojë kështu? Jo shumë larg, askush sja ka dalë të mbajë pushtetin me para droge, krimi dhe korrupsioni”, thuhet në njoftimin e PD.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Panucci mbërrin në Tiranë, gati zyrtarizimi si trajner i kombëtares

Posted: 18 Jul 2017 11:10 PM PDT

Christian Panucci, i cili pritet të zyrtarizohet sot si trajneri i kombëtares shqiptare, ka mbërritur në vendin tonë në orët e vona të së martës.

Tekniku italian, i cili arriti dy ditë më parë akordin me drejtuesit e FSHF-së për të marrë drejtimin e kuqezinjve, mbërriti në Rinas pas orës 23:00 dhe i shoqëruar nga zyrtarë të FSHF-së, udhëtoi drejt kryeqytetit.

Federata Shqiptare e Futbollit kishte lajmëruar për një konferencë për shtyp të presidentit të FSHF-së në orën 11:00 të ditës së mërkurë, dhe me sa duket kjo konferencë do të jetë për prezantimin e Panuccit në stolin e kombëtares.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more