Skip to main content

Ora News: ““Ky viç është bashkëshorti im”” plus 9 more

Ora News: ““Ky viç është bashkëshorti im”” plus 9 more


“Ky viç është bashkëshorti im”

Posted: 21 Jul 2017 12:36 AM PDT

Një viç 5-muajsh është bërë shumë i famshëm në rrjetet sociale dhe historia e tij është bërë virale në internet, pasi një grua beson se ai është rimishërimi i bashkëshortit të saj, i cili vdiq një vit më parë.

"Unë besoj se viçi është burri im sepse bën gjithçka, pikërisht në të njëtën mënyrë siç i bënte edhe burri im,"– është shprehur Khim Hang nga Cambodia.

Viçi ka lindur në mars dhe është bërë shumë i famshëm falë këtyre pretendimeve. Fshati ka hapur dyert për kafshën dhe gëzon disa nga privilegjet që bashkëshorti i 74-vjeçares , Tol Khat, gëzonte dikur. Ai ushqehet, lahet dhe flen në shtratin e të ndjerit.

"Unë do ta mbaj dhe do të kujdesem për të gjatë gjithë jetës sime,"-shtoi Khim.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tetë vatra zjarri në vend, 105 zjarrfikës për shuarjen e flakëve

Posted: 21 Jul 2017 12:35 AM PDT

Tetë vatra zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër, Vlorë, Berat, Tiranë, dhe Gjirokastër dhe Fier.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 11 automjete, 21 forca vullnetare si dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Situata sipas qarqeve

QARKU SHKODË
Vatrat e zjarrit në fshatin Lumzi dhe Lumbardhë në Fushë- Arrëz janë shuar. Shërbimi zjarrfikës, forca të pyjores, vullnetarë të mbështetur nga ajri dhe me helikopterë, pas disa orë punë kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me bredh, pishë dhe lis.

QARKU TIRANË
Në fshatin Beden, Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pemë frutore. Pas 3 orësh punë forcat zjarrfikëse ka arritur të shuajnë zjarrin plotësisht. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 22 ha me shkurre dhe ferra, 200 rrënjë ullinj dhe 40 pisha të reja.

QARKU FIER
Në fshatin Kuqar, Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra dhe ullinj. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lejuar përhapjen e flakëve. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre dhe ferra, si dhe 200 rrënjë ullinj e 50 rrënjë dardha.

– Në Qafën e Lalarit, Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe ferra.

– Në fshatin Hamil, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Si pasojë u dogj një sipërfaqe 1.5 ha me shkurre dhe ferra dhe 100 rrënjë ullinj të rinj.

QARKU VLORË
Në fshatin Dukat, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse zjarri është izoluar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 dynym me shkurre e ferra.

QARKU BERAT
Në fshatin Memias, Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe ferra rreth 1.2 ha.

QARKU GJIROKASTËR
Në Vrisera, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 2 dynym me shkurre dhe ferra.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çanta me pluhur dhe gurë nga Hëna u shit 1.8 milion dollarë

Posted: 21 Jul 2017 12:21 AM PDT

Çantë që ka përdorur astronauti amerikan, Neil Armstrong, për të mbledhur mostrat e para nga Hëna dhe për ti sjellë në tokë është shitur në një ankand në Nju Jork për 1.8 milion dollarë.

Çanta nga misioni Apollo 11, i vitit 1969, është blerë nga një anonim në shtëpinë e ankandeve Sotheby.

Në çantë vazhdon të ketë pluhur nga Hëna dhe gurë të vegjël.

Ankandi është organizuar në përvjetorin e 48-të të arritjes së parë të njeriut në Hënë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PAN-i do t’i formojë institucionet javën e ardhshme

Posted: 21 Jul 2017 12:00 AM PDT

PAN-i i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja në vend. A do të jetë kjo shumicë e nevojshme e krijuar nga disa deputetë apo grupe parlamentare kjo mbetet të shihet, por ky koalicion nuk ka vija të kuqe për askënd. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës "Zëri" zëvendëskryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj

Vendi nuk do të futet në krizë politike sepse koalicioni PAN i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja. Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ri, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të jetë motori i kësaj Qeverie, e cila do të merret me vendimet e mëdha për vendin. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës "Zëri" zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj.

Gjatë kësaj interviste Hoxhaj ka thënë se pret që jo më larg se java e ardhshme të formohen edhe institucionet e reja nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas tij, PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjërën nga subjektet politike, madje u ka bërë thirrje të gjithave që të krijojnë një konsensus politik rreth disa temave të mëdha, siç janë Demarkacioni apo krijimi i ushtrisë. Më tutje zëvendëskryetari i PDK-së ka folur edhe për gjendjen në partinë e tij.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Modelja 38-vjeçare shfaqet seksi në plazh

Posted: 20 Jul 2017 11:59 PM PDT

Modelja polake Joanna Krupa ka zgjedhur që ti kalojë pushimet verore në ishujt grekë ku edhe ka qenë në qendër të vëmendjes.

Ylli 38-vjeçar i pasarelave është shfaqur shumë tërheqëse dhe seksi. E veshur me bikini ngjyrë të zeza Joanna nxorri në pah format e saj trupore perfekte.

Bukuroshja ishte e shoqëruar nga një grup shokësh përfshirë ish yllin e Housewives of Miami dhe stilistin Dawid Wolinski, i cili është gjithashtu polak.

Ajo duket se po argëtohet shumë në Mykonos dhe po përpiqet të kalojë dhimbjen nga ndarja me ish bashkëshortin e saj Romain Zago, me të cilin kishte 4 vite e martuar. Ndarja e tyre erdhi per shkak se 44-vjeçari kërkonte të kishte fëmijë ndërsa Joanna nuk e dëshironte këtë gjë për shkak se për të prioritet ishte puna.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Misteri i zhdukjes së Lamborghinit 250 mijë paund

Posted: 20 Jul 2017 11:53 PM PDT

Një makinë Lamborghini, e cila kushton 250 mijë paund është zhdukur në mënyrë të mistershme. Kompania  thotë se kjo makinë luksoze u mor me qera nga një grua irlandeze rreth 40 vjeçe me një kartë identiteti e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Gruaja tha se do të shkonte me makinë në Strasburg për një takim, por makina është gjurmuar duke udhëtuar nga Zvicra në Londër.

Kompania tha se ditën e dielë, nga gjurmimi i GPS makina u pa në një park në Tottenham dhe më pas u zhduk.

Drejtori menaxhues i kompanisë që jep makina me qera dhe se kjo është një humbje e madhe, duke shpresuar që kompania e sigurimeve të paguante.

"Policia britanike nuk ka bërë ende asgjë", tha drejtori menaxhues i kompanisë.

"Ne ofrojmë 5 mijë franga zvicerane për këdo që gjen automjetin", tha ai.

Gruaja që mori makinën me qera kishte lënë si garanci 2500 franga zvicerane, rreth 2 mijë euro dhe kartën e identitetit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Topi: Me përjashtim të Besnik Mustafajt grupi anti-Basha është hipokrit

Posted: 20 Jul 2017 11:50 PM PDT

Ish-presidenti i Republikës dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Bamir Topi shpërthen ndaj situatës që po kalon Partia Demokratike duke deklaruar se ajo gjendet në një fazë të degradimit të vazhdueshëm të saj.

I ftuar në emsionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, kryetari i FRD tha se situatës që po kalon kjo parti i shkon për shtat të them se aktualisht PD është në lulzim të mjeruar.  Më tej Topi përdori një aksiomë të filozofit Frederik Engels kur tha se ndryshimet sasiore në PD kanë sjellë ndryshime cilësore dhe se sipas tij aktualisht në PD mbaruan figurat cilësore që kanë dhënë kontirbute, rrjedhimisht kjo parti është në një situatë mjerane.

Lidhur me grupin që ka inicuar lëvizjen për ringritjen e Partisë Demokratike, Topi tha se me përjashtim të Besnik Mustafajt që mendimet e tij i ka bërë publike që herët, të tjerët kanë doza hipokrizie sepse nga njëra anë janë kundër kryetarit Basha dhe nga ana tjetër nuk duan ta prishin me Berishën.

"Kryetari de facto i Partisë Demokratike është ai që ka pushtetin e plotë dhe ky është Sali Berisha. Ka nga ata që besojnë në një ritkthim të Berishës në krye të PD. Jam i bindur që verdiktin e listës e ka dhënë Berisha", tha Topi.

Topi risolli në kujtesë një nga akuzët më të rënda që i janë bërë gjatë kohës që ishte presidend kur një një debat të ashpër me Berishën tha se presidenti fliste me heshtje.

"Kur unë vetëm një herë fola me heshtje në PD më kritikuan. Ja pra që u folka edhe me heshtje siç po hesht tani zoti Berisha për atyë që ndodh në PD".

Nisur nga kjo situatë Topi ka një përkufizim edhe më të rëndë për situatën në PD. "Është një mekanizëm i amortizuar që nuk ka mundësi për transfusion", tha ai.

PËR PRESIDENTIN META

Gjatë emisionit "Debati në "Channel One", presidenti i 8-të i shtetit shqiptar Bamir Topi ka dhënë një opinion edhe për presidentin e 10-të Ilir Meta i cili do marrë detyrën ditën e hënë. "Unë e vlerësoj shumë zotin Meta i cili edhe pse shumë i ri ka një përvojë të veçantë në politikë. Unë kam konsiderata të mira për të dhe kam parë një ekuilibër të brendshëm te zoti Meta. Presidenca e tij ka që për të treguar pikërisht këtë përvojë por nga ana tjetër Topi bëri një parashikim për marrëdhëniet e Metë she Ramës në vitet e ardhshme. "Unë parashikoj që këto marrëdhëniet nuk kanë për të qenë të qeta. Meta president me Ramën kryeministër do ti ngjajë historisë sime me kryeministrin Berisha."

PËR MAZHORANCËN

"Bamit Topi deklaron se fakti që populli e votoi më shumë Edi Ramën do të thotë se në mandatin e  parë ka qeverisur shumë mirë" tha Bamir Topi për zgjedhjet e 25 qershorit. Por ai shkoi edhe më tej kur argumentin e tij e lidhi edhe me opozitën. "Por kur ke edhe një kundërshtar të dobët si PD fitorja të bëhet dhe më e lehtë".Sipas Topit një nga arsyet e fitores ishte edhe situate në PD. "Unë nuk shikoj te PD peshën e duhur të një partie të opozitës", tha Topi duke nënkuptuar që kryeministri Rama do ta ketë të lehtë qeverisjen në mandatine  dytë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Greqi, dy të vdekur nga tërmeti në ishullin Kos, mbi 100 të plagosur

Posted: 20 Jul 2017 10:37 PM PDT

Lëkundje të fuqishme tërmeti kanë tronditur mesnatën ishullin grek Kos, në pjesën juglindore të detit Egje.

Dy persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa numri i të plagosurve raportohet të jetë më shumë se 100.

Sipas mediave lokale, viktimat humbën jetën pasi prej lëkundjeve të tërmetit u rrëzua çatia e një bari.

Tërmeti, me magnitudë 6,4 ballë të shkallës Rihter u shënua në orën 01,31.

Epiqendra është lokalizuar në zonën detare midis ishullit Kos dhe qytetit turistik turk, Bodrum.

Dëme të shumta materiale janë evidentuar sidomos në qendër të ishullit, ku janë shkatërruar kryesisht objekte fetare.

Dëmtime të mëdha ka pësuar gjithashtu edhe porti i ishullit, ku trageti i linjës nga Pireu nuk mundi të ankorohej.

Banorët dhe turistët që gjenden në ishull e kaluan natën përjashta, nga frika e lëkundjeve metasizmike që pasuan.

Sizmologët kanë paralajmëruar se këto lëkundje do të vazhdojnë me javë, prandaj këshillojnë që njerëzit të bëjnë shumë kujdes e të mos qëndrojnë në banesa të vjetra.

Kos është ishulli i tretë më i madh i Dodekanezit dhe një nga më të frekuentuarit prej turistëve vendas dhe të huaj.

FB IMG 1500603008583

received 679083378961682

received 679080372295316


received 679080375628649

received 679087462294607 

FB IMG 1500600814995

FB IMG 1500600807682

received 679083368961683

received 679083392295014

received 679083365628350

FB IMG 1500600156783

 FB IMG 1500600139007

image 0 02 04 642459ff7fa8d585f6e6ef86f3ce2fe31c0371e0c093fa34cb5128c4a46e7781 V

image 0 02 04 86149073a3fa59cad69e10dd2acf5bdff39ad1729454ec9e3524cecbbb6ef8e5 V

image 0 02 04 051ee1b41fdcb780b4aea4d408cee7afea81f17dfcbd9c565f69457cd28d6b35 V

20170721 033758

FB IMG 1500596373940

20170721 02560220170721 0248522

FB IMG 1500593214941

 FB IMG 150059320425320170721 020020

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tre të vdekur nga protestat e dhunshme në Venezuelë

Posted: 20 Jul 2017 10:28 PM PDT

Miliona venezuelianë janë bashkuar në një protestë  të përgjithshme të thirrur nga opozita, ndërsa presioni ndaj presidentit Nicolás Maduro për të anulluar zgjedhjet për një asamble të re sa vjen dhe rritet. 

Nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve u vranë të paktën tre persona, njëri në periferi të kryeqytetut Caracas dhe dy të tjerë në qytetin verior të Valencias,  ndërsa më shumë se 300 të tjerë thuhet se u arrestuan, shkruan BBC.

Nga ana e tij Presidenti Maduro tha se protesta  ishte minimale dhe se liderët e saj do të arrestoheshin.

Protestuesit bllokaun rrugët në kryeqytetin Caracas dhe qytete të tjera, me mbeturina dhe mobilje. Opozita tha se 85% e vendit iu bashkuan protestës të thirrur prej saj. 

Por në zonat pro-qeveritare të kryeqytetit, jeta vazhdoi si zakonisht, me dyqane të hapura dhe rrugët të populluara. 

Në disa qytete, policia përdori  gaz lotsjellës ndërsa u përleshën me protestuesit. 

Që nga prilli, kur protestat e opozitës janë intensifikuar, pothuajse 100 vetë kanë vdekur në të gjithë vendin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ashpërsohet lufta e fjalëve ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë

Posted: 20 Jul 2017 10:11 PM PDT

Turqia i ka thënë Gjermanisë se lidhjet e dyanshme nuk duhet të mbështeten në "shantazh dhe kërcënime", pasi ministri i jashtëm gjerman ka shprehur përkushtim për hapa me të cilët do të kufizoheshin investimet në Turqi gjatë një mospajtimi në përshkallëzim.

Minsitri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha sot më herët gjatë ditës, se Gjermania do t'i rishqyrtoj garantimet shtetërore për investime të jashtme në Turqi dhe ka kërkuar që bizneset të mos investojnë para në Turqi.

"Raportet tona nuk mund të zhvillohen bazuar në shantazh dhe kërcënime, por nëpërmjet normave dhe parimeve të pranuara ndërkombëtare", ka thënë Ministria e jashtme e Turqisë nëpërmjet një kumtese, duke e akuzuar ministrin Gabriel për "qasje të njëanshme dhe të shtrembëruar".

Raportet ndërmjet dy aleatëve në NATO janë përkeqësuar gjatë më tepër se një viti, e veçanërisht prej përpjekjes për puç në Turqi në muajin korrik të vitit të kaluar.

Në burg janë dërguar 22 shtetas gjermanë, gjatë goditjes së autoriteteve turke pas grushtshtetit të dështuar.

Nëntë prej tyre aktualisht gjenden në burg, përfshirë edhe aktivistin për të drtejtat e njeriut, Peter Steudtner, dhe gazetarët, Deniz Yucel dhe Mesale Tolu./REL

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more