Skip to main content

Lajmi.net: “Në shtator nis gjykimi për arratisjen e Sami Lushtakut” plus 8 more

Lajmi.net: “Në shtator nis gjykimi për arratisjen e Sami Lushtakut” plus 8 more


Në shtator nis gjykimi për arratisjen e Sami Lushtakut

Posted: 30 Jul 2017 12:03 AM PDT

Lushtaku dhe 23 të tjerët pritet të ballafaqohen me akuzat e prokurorit të EULEX-it për arratisjen e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës nga spitali i Prishtinës në vitin 2014.

Lajmin për caktimin e seancës ndaj këtij rasti e kanë bërë të ditur burime të "Arbresh.info" brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës.

"Për rastin e Sami Lushtakut ne ende nuk kemi vendosur për ta caktuar seancën e shqyrtimit fillestarë, mirëpo pritet përafërsisht kah mesi i shtatorit", ka thënë një burim brenda gjykatës.

Sipas të njëjtit burim, vonesa e caktimit të seancave ndaj këtij rasti ka ardhur për shkak të agjendës së ngjeshur të gjyqtarit të rastit, i cili ka pasur të caktuara lëndë shumë të ndjeshme.

Në nëntor të vitit 2016 prokurori i EULEX-it në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ngriti aktakuzë ndaj kreut të Skenderajt Sami Lushtaku dhe 23 personave të tjerë.

Aktakuza e cila përfshin një varg zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Drejtësisë përshkruan në detaje mënyrën se si u arratis Lushtaku nga burgu duke treguar makinën dhe personin i cili e barti atë nga spitali për në një banesë.

E njëjta përshkruan mënyrën se si pas arratisjes së Lushtakut, drejtori i Burgut të Prishtinës ishte avancuar në krye të shërbimit korrektues.

Aktakuza përshkruan edhe përfshirjen e zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët refuzuan ta transferonin Lushtakun në burgun e Mitrovicës, si dhe djalin e tij, Mërgim Lushtaku.

Në këtë aktakuzë edhe mjekë të QKUK-së ngarkohen se dhanë diagnoza të falsifikuara për Lushtakun, e po ashtu pjesë e aktakuzës janë edhe bashkëpunëtorë të Lushtakut të cilët, sipas aktakuzës u ofruan dëshmitarëve para e banesa në këmbim të deklaratave.

Njëzetë e katër të pandehurit akuzohen për një numër veprash që kanë të bëjnë me trajtimin e të burgosurve nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ikjen e të burgosurve nga Spitali i Prishtinës në maj të vitit 2014, kujdesin mjekësor që iu është dhënë disa të burgosurve, dhe kërcënimin e dëshmitarëve gjatë gjykimit të rastit 'Drenica'.

Hetimet sipas prokurorit të këtij rasti ishin zhvilluar me qëllim që të ndiqeshin penalisht disa të pandehur, të cilët, edhe pse ishin burgosur, patën mundësinë e organizimit të një grupi të përkushtuar për të bërë presion mbi deklaratat gjyqësore të dëshmitarëve kyçë kundër të pandehurve kryesorë në rastin 'Drenica'. Për këtë rast janë suspenduar disa zyrtarë të lartë të Shërbimi Korrektues i Kosovës, përfshirë, Emrush Thaçin, Shemsi Hajrizin, etj.

Ndryshe, më 20 maj 2014, tre eprorët e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar në rastin e ashtuquajturin "Grupi i Drenicës", Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari ishin arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë, ku po trajtoheshin për disa muaj.

Arratisja e tyre kishe ardhur në ditën kur Gjykata e EULEX-it vendosi t'i transferojë ata në një qendër paraburgimi në Mitrovicën e veriut.

Tre të arratisurit, Lushtaku, Haxha dhe Jashari kishin muaj që po qëndronin në QKUK, për arsye shëndetësore në pamundësi të trajtimit nga qendra shëndetësore në burgun e Dubravës./Arbresh.info/

Mësohet datat e lansimit të baladës së re nga Labi (Foto)

Posted: 29 Jul 2017 11:55 PM PDT

Përmes rrjeteve sociale, Labi ka bërë të ditur se kënga titullohet ‘Paramendo’ dhe do të publikohet të hënën, shkruan lajmi.net.

“Ne pritje të këngës ‘PARAMENDO’. Shpresoj të hënën, të dale klipi me i ri dhe kënga të cilen e veqoj më seshumti nga baladad e mia. Me dashuri, Labi!” shkruan ndër të tjera këngëtari në një status në Instagram.

Kujtojmë që këngëtari ka paralajmëruar largimin e tij nga muzika në shtator të këtij viti. /Lajmi.net/

Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Vushtrri

Posted: 29 Jul 2017 11:49 PM PDT

Avokati Uvejs Gashi ka thënë se i dyshuari nuk është arrestuar, por vet është dorëzuar në polici.

"I dyshuari sapo e ka përfunduar deklaratën, i cili vet është dorëzuar, pasi që e ka thirrur në telefon policinë. Sipas deklaratës së të dyshuarit, plagosja ka ndodhur rastësisht, pra ka qenë ngjarje aksidentale dhe ka rastisur që viktima është shok i tij prej shkollës fillore", thotë avokati për Veriu.info.

Avokati Gashi tregon se i dyshuari gjatë deklaratës në polici ka qenë i shqetësuar dhe është interesuar vazhdimisht për gjendjen shëndetësore të shokut të tij.

"Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndalur në mbajtje në polici", tregon avokati Uvejs Gashi, që sipas detyrës zyrtare e mbron të dyshuarin.

Ndërsa, burime të portalit Veriu.info tregojnë se i dyshuari për plagosjen e A. Ferizit në kafiterinë "Smile Group – Morena" është A. Dolaku.

Pesë shifra që do të jenë përcaktuese për 100 vitet e ardhshme

Posted: 29 Jul 2017 11:47 PM PDT

Si do të vazhdojë rritja e popullsisë së botës?

Do të jemi 11.2 miliardë deri në 2100, sipas skenarit më të mundshëm të OKB-së. Por ky është një parashikim, jo një gjë e sigurtë. Ka një shans që popullsia e botës mund të jetë deri në 16.6 miliardë deri në fund të shekullit. Ose ajo mund të jetë e ulët deri 7.3 miliardë – që është më pak njerëz se sa 7.5 miliardë që janë sot. Megjithatë, në të gjitha skenarët e OKB-së, popullsia do vazhdojë të rritet deri në vitin 2050.

42 vjeç- mosha mesatare e kujtdo që do jetë gjallë në vitin 2100, nga 24 që ishte në vitin 1950

Pse po rritet mosha mesatare?

Sepse ne jemi duke jetuar më gjatë dhe kemi më pak fëmijë. Në vitin 1950, shumë njerëz anembanë globit nuk mund të prisnin që të arrinin ditëlindjen e 50-të. Sot, jetëgjatësia mesatare globale është rreth 72 vjet dhe deri në 2100 është parashikuar të rritet në mbi 83 vjet. Jetë e gjatë do të thotë më shumë njerëz të moshuar, ndërkohë që normat më të ulëta të lindshmërisë do të thotë që më pak njerëz lindin për t'i zëvendësuar ato: e ashtuquajtura piramida e popullsisë po shndërrohet në një zgjua.

66 % e popullsisë së botës – do të jetojë në qytete deri në 2050 – pra afërsisht 6.3 miliardë njerëz.

Ku do të jetojmë?

Deri në vitin 2030, do të ketë 41 megaqytete, me më shumë se 10 milion njerëz. Dhe deri në vitin 2050, dy të tretat do të jetojnë në zonat urbane. Qytete shumë të dendura mund të na strehojnë të gjithë, në një sasi të vogël toke. Ata 6.3 miliardë banorë urbanë në një qytet me të njëjtën dendësi si Mumbai i sotëm, mund të futen në një zonë me madhësinë e Britanisë së Madhe. Por përhapi ata njerëz në një qytet me dendësinë e Atlantës së sotme, dhe gjurma e tokës zgjerohet në mënyrë dramatike, afërsisht sa madhësia e SHBA. Mbajtja e një kufiri për zgjerimin në periferi,  mund të jetë një përparësi kyçe në megaqytetet e së ardhmes.

664% rritje – e konsumit të energjisë diellore, mes viteve 2010 dhe 2015

Nga do të vijë energjia e botës?

Sot pjesa më e madhe e energjisë që konsumon njerëzimi – 86% – vjen nga lëndët djegëse fosile. Burimet e ripërtërishme të energjisë përbëjnë rreth 10% të totalit, por kjo përqindje po rritet me shpejtësi. Konsumi i energjisë diellore globale ishte rreth 7.5 herë më i lartë në vitin 2015 sesa në 2010. Në një të ardhme të dominuar nga burimet e ripërtëritshme, vendet me shumë tokë, ku të vendosin turbinat me erë dhe panelet diellore mund të gjenden me një avantazh të rëndësishëm.

47% e vendeve të punës -në SHBA janë të rrezikuara nga automatizimi

Sa mundësi ka që puna ime të jetë e automatizuar në të ardhmen?

Pothuajse gjysma e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara mund të bëhen së shpejti nga një robot ose kompjuter, sipas studiuesve të Universitetit të Oksfordit. Por disa vende pune kanë më shumë gjasa të jenë të automatizuara sesa të tjerët. Telemarketuesit, kontabilistët dhe shoferët e taksive mund ta gjejnë veten të zëvendësuar gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa vendet e punës që kërkojnë kreativitet, shkathtësi manuale ose ndjeshmëri mund të vazhdojnë për shumë më gjatë. Tregjet e ardhshme të punës do të duhet të përshtaten me presionet e automatizimit. / BBC Future – Bota.al

 

Valverde me deklaratë të papritur pas fitores në El Clasico

Posted: 29 Jul 2017 11:45 PM PDT

Ai ka thënë fjalë të mëdha edhe për Leo Messin dhe Neymarin.

“Ishte një ditë e vështirë për shkak të temperaturave. Mendoj që kemi bnërë mirë. Shënuam dhe patëm shumë raste tjera. Iu kemi dhënë raste, por kemi krijuar shumë mundësi për të zgjeruar rezultatin”, deklaroi Valverde, përcjellë “Lajmi.net”.

“Messi? Sot e kam parë nivelin e tij të jashtëzakonshëm. Ai është i papërmbajtshëm”.

“Neymar? Unë nuk mund të flas për të ardhmen e tij. Tani për tani ai është këtu. Jam shumë i kënaqur me të", shtoi ai. /Lajmi.net/

Ramos ndërroi fanellën me yllin e madh të Barcelonës pas ndeshjes (FOTO)

Posted: 29 Jul 2017 11:32 PM PDT

Lajmin e ka konfirmuar kapiteni i Real Madridit pas ndeshjes që Reali e humbi 3:2.

“Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Neymar. Pas ndeshjes e kam ndërruar fanellën me të. Shpresoj që ishte ndeshja e fundit me Barcelonën për të, pasi që për ne do të jetë një problem më pak”, deklaroi Ramos, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai nuk më tregoi asgjë për të ardhmen. Është një lojtar i madh dhe kyç për Barcelonën”.

“Largimi i tij do të na bënte nder pasi që do të kishim një problem më pak në El Clasico”, shtoi Ramos. /Lajmi.net/

neymar-cropped_199kjuhbrqwr61jc21m552oj4p

“Po du me t’pa” kënga më e re nga Genta dhe Albatriti (Foto)

Posted: 29 Jul 2017 11:30 PM PDT

Një projekt bashkëpunues po vjen nga dyshja Albatrit Muçiqi dhe Genta Ismaili, të cilët kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të lansohet projekti i tyre, shkruan lajmi.net.

Kënga mbanë titullin “Po du me t’pa” dhe për këtë ata bashkëpunuan me Nurteel dhe XL-Films, pra do ta sjellim me videoklip.

Projekti i fundit nga Albatriti është “T’i fala”, kurse Genta që nga viti 2016 kur solli projektin “Squat Baby” nuk ka sjellë më projekt të ri. /Lajmi.net/

Skandali me bustin e ri të Skënderbeut, tërhiqet Ambasada: Do ta ndryshojmë

Posted: 29 Jul 2017 11:29 PM PDT

Kështu është shprehur Ambasadori shqiptar ne Hungari, Arian Spasse, pas reagimit që ka shkaktuar publikimi në faqen e Ambasadës në Facebook, të dy fotografive që paraqisnin shtatoren e Skënderbeut që do të vendoset në Budapest.

Reagime të ashpra, për shkak se Skënderbeu i realizuar nga skulptori hungarez, Mihaly Gabor, nuk kishte asnjë ngjashmëri me portretin e heroit. Pas kësaj, ambasadori Spasse ka nxituar të sqarojë përmes një statusi, po në faqen e Ambasadës në Facebook.

"Duke marrë shkas nga disa reagime të miqve në FB lidhur me fizionominë e bustit të Skënderbeut që planifikohet të vendoset në Budapest, dëshiroj të sqaroj se maketi i paraqitur në foto është vetëm maket. Ai do të pësojë ndryshime deri sa të marrë tiparet me të cilat shqiptarët janë familjarizuar. Faleminderit për mirëkuptimin", shkruan ambasadori Arian Spasse. Madje edhe dy fotografitë e mëparshme janë hequr nga faqja.

REAGIMET

Disa ditë më parë, Ambasada shqiptare në Budapest, njoftoi vendosjen e një shtatoreje të Heroit tonë Kombëtar në Budapest, pranë monumentit të heroit hungarez, Janosh Huniadi. Skulptura është realizuar nga Mihaly Gabor. Për ta konkretizuar lajmin, ishin postuar edhe dy fotografi që tregonin ambasadorin Spasse me skulptorin përpara shtatores dhe një tjetër të monumentit, i cili, përveç përkrenares me brirë dhie, nuk kishte ndonjë ngjashmëri me imazhin e heroit, me të cilin jemi rritur.

Reagimi më i ashpër ndaj kësaj vepre erdhi nga Dekani i Fakultetit të Arteve Pamore, Ardian Isufi, i cili e quajti një "mynxyrë artistike", skulpturën hungareze. Ajo çka e irriton më së shumti artistin është sipas tij "injoranca" e institucioneve shqiptare, që pranojnë një "denigrim' të tillë të figurës së Heroit tonë Kombëtar.

Në një intervistë për "Panoramën", Isufi u shpreh se "në Arkivin e Vatikanit ka dhjetëra gravura, në të cilat shquhen disa tipare karakteristike të fizionomisë së Skënderbeut, si hunda si shkabë, vetullat me kënd. Elementë, mbi të cilët është mbështetur edhe Odhise Paskali, edhe pse ai e ka interpretuar figurën artistikisht".

Ai u sugjeroi institucioneve shqiptare që të këshillojnë skulptorin e huaj, por edhe ata shqiptarë, që të shfrytëzojnë arkivat e Vatikanit. Madje ai u shpreh pesimist, se fjala e tij do të shkonte në vesh të shurdhër, por me sa duket, nuk ndodhi kështu.

Turp çfarë i ka bërë gjyqtari Rakiticit në El Clasico (VIDEO)

Posted: 29 Jul 2017 11:23 PM PDT

Ai deklaroi që gjyqtari i ndeshjes. Jair Marrufo, e ka ofenduar tri herë.

“Ata që më njohin e dinë që është e vështirë të nervozohem. Por, gjyqtari më ka ofenduar tri herë. Unë zakonisht kam respekt për ta, por ai e teproi”, deklaroi Rakitic, përcjellë “Lajmi.net”.

“Fitorja na jep besim. Ishte vetëm një miqësore. Do të shohim nëse do të jemi më të mirë se Real Madrid”.

“Mendoj që turneu ishte shumë pozitiv. Ndeshjet kanë pasur ritëm të mirë. Gjithsesi kur fitoni, gjithmonë e shijoni më shumë”, shtoi ai. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more