Skip to main content

Koha.net: “Kolarov drejt Romës” plus 29 more

Koha.net: “Kolarov drejt Romës” plus 29 more


Kolarov drejt Romës

Posted: 19 Jul 2017 02:34 PM PDT

Roma dëshiron ta përforcojë repartin defansiv të skuadrës me mbrojtësin e Manchester Cityt, Aleksandar Kolarov. Di Marzio raporton se Roma po vazhdon bisedimet për transferimin e tij, por ende nuk është afër marrëveshja finale për të, transmeton Koha.net. Fakti që City po kërkon edhe një mbrojtës të krahut, e ka shtyrë Kolarovin që të kërkojë skuadër të re. Sipas mediave britanike transferimi i tij do t’i kushtojë ekipit italian afër 10 milionë euro. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sejdiu: AKR nuk ndryshon qëndrim, Thaçi po i shërben PAN-it

Posted: 19 Jul 2017 02:30 PM PDT

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu, ka mohuar raportimet se kjo parti është gati që t’ia japë votat PAN-it për krijimin e qeverisë. Në Interaktiv të KTV-së, Sejdiu ka thënë se “këto raportime nuk janë të bazuara në asgjë”. “Me gjasë edhe këngë janë thurë që shpresa vdes e fundit, por ajo shpresë nuk është e bazuar në asgjë. Nuk është e bazuar në fakte sepse nëse dikush ka qenë konsistent në qëndrime është pikërisht AKR,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

De Biasi flet për trajnerin e ri të Shqipërisë, dhe ofertat për të ardhmen e tij

Posted: 19 Jul 2017 01:53 PM PDT

U largua nga Shqipëria sepse mendoi që pas kualifikimit historik në Euro 2016 cikli i tij u mbyll. Megjithatë, ashtu siç premtoi, Gianni De Biasi mbetet pranë kombëtares kuqezi. Gjatë prezantimit te Shqipëria, Christian Panucci e falënderoi ish-trajnerin për fjalët e mira të thëna kur presidenti Duka po shqyrtonte kandidatët, ndërsa De Biasi zbulon atë që e bindi kreun e FSHF-së. “Të sqarojmë diçka. Nuk i këshillova askënd presidentit, por ai më tha që takoi disa trajnerë. Më tha që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Panucci zgjedh stafin e tij te Shqipëria

Posted: 19 Jul 2017 01:47 PM PDT

Si çdo trajner i ri, edhe Christian Panucci do të marrë me vete te Shqipëria stafin e tij të besuar. Bëhet fjalë për profesionistë të cilët tekniku i ri kuqezi i njeh prej vitesh dhe me të cilët ka punuar në eksperiencat e mëparshme. Krahu i djathtë i Panuccit në stolin e kombëtares shqiptare do të jetë Paolo Rodolfi. 58-vjeçari me një të kaluar në akademinë e Parmës dhe që karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2006, duke drejtuar përgjithësisht në nivele të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët bllokojnë rrugët e Karakasit

Posted: 19 Jul 2017 01:46 PM PDT

Banorët e Karakasit, kryeqyteti i Venezuelës, për shkak të zhgënjimit dhe frustimit ndaj iniciativës së qeverisë së vendit për të bërë ndryshimet kushtetuese, janë duke bllokuar rrugët për të shprehur kundërshtimin e tyre. Kjo iniciativë qytetare vie në prag të grevës së përgjithshme, e cila mbahet po ashtu në shenjë proteste ndaj këmbënguljes së qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën. Protestuesi Jimmy Arvelo tha se së bashku me fqinjët kanë ngritur barrikada......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kovaçiq drejt rikthimit tek Interi

Posted: 19 Jul 2017 01:38 PM PDT

Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovaçiq mund të rikthehet tek Interi. Gianluca Di Marzio raporton se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio është takuar me Mamiqin, agjentin e mesfushorit kroat, për të diskutuar rikthimin e Kovaçiqit në San Siro, transmeton Koha.net. Di Marzio thotë se detajet e këtij takimi do të publikohen më vonë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formimi i AKS-së, rikthehet në retorikën e Beogradit zyrtar

Posted: 19 Jul 2017 02:05 PM PDT

Asociacioni i Komunave serbe duhet të themelohet urgjentisht me qëllim të ruajtjes së stabiliteti politik, vazhdimit të negociatave dhe fuqizimit të serbëve e kthimit të tyre në Kosovë. Kështu ka thënë ministri serb i Mbrojtjes jAleksandar Vulin, transmeton Koha.net. "Në të kundërtën, besim ynë do të luhatej edhe më shumë si ndaj palës tjetër ashtu edhe ndaj BE-së si ndërmjetës në negociatat e Brukselit, sepse dora jonë e zgjatur ende nuk është shtrënguar", citon b92......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rakiq: Për çdo gjë do të konsultohemi me Beogradin, sikur shqiptarët me diplomatët e huaj

Posted: 19 Jul 2017 01:27 PM PDT

Lideri i ri i Listës serbe, Goran Rakiq, ka thënë se për çdo gjë që do të veprojë partia që ai udhëheq në Kosovë, do të konsultohet me Beogradin, mu ashtu siç po konsultohen shqiptarët me diplomatët e huaj në Prishtinë, transmeton Koha.net. Ai ka theksuar se gjatë ditëve të ardhshme “presim konsultime me liderët politikë shqiptarë e pastaj do të marrim vendimin se a do të marrim pjesë në Qeverinë e Kosovës”. Rakiq ka deklaruar se ende nuk e di cili opsion politik......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komandanti i NATO-s në Beograd, ritheksohet rëndësia e KFOR-it në Kosovë

Posted: 19 Jul 2017 01:23 PM PDT

Në Beograd sot ka qëndruar komandanti suprem i forcave të NATO-s dhe komandanti i Forcave të Armatosura të SHBA-së në Europë, gjenerali Curtis M. Scaparrotti, transmeton Koha.net. Ai, siç njoftojnë medie të Beogradit, është takuar me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij ia ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e këtij vendi me NATO-n duke respektuar neutralitetin ushtarak, transmeton Koha.net Vuçiq, siç përcjell FoNet, ka theksuar se KFOR me udhëheqje të NATO-s , ka rolin kryesor në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Netanyahu akuzon BE-në për “qasje të çmendur ndaj Izraelit”

Posted: 19 Jul 2017 01:20 PM PDT

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër qasjen e Bashkimit Europian ndaj vendit të tij, duke e cilësuar atë si “të çmendur”. Komentet e tij, të bëra gjatë një takimi me dyer të mbyllura me kryeministrat e Europës lindore në Budapest, përfunduan gabimisht në duart e gazetarëve. Netanyahu tha se, BE është e vetmja fuqi e madhe që i vendos kushte Izraelit për të pasur marrëdhënie politike me të, duke nënvizuar se një gjë e tillë dëmton interesat ekonomike dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Franca “shkurton” ushtrinë

Posted: 19 Jul 2017 01:18 PM PDT

Përplasja me presidentin Emmanuel Macron mbi shkurtimet buxhetore ka sjellë dorëheqjen e shefit të Forcave të Armatosura franceze, gjeneralit Pierre de Villiers. Në deklaratën sqaruese ai thotë se nuk e garantonte dot me jetëgjatësinë e modelit ushtarak, të cilën e konsideronte të domosdoshëm për mbrojtjen e vendit. Javën e kaluar qeveria franceze njoftoi shkurtime madhore të shpenzimeve me qëllim uljen e defiçitit buxhetor nën nivelin kritik të BE-së. Macron e kishte bërë të qartë se nuk do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Verratti zyrtarizon Raiolan si agjent të ri

Posted: 19 Jul 2017 01:13 PM PDT

Mesfushori i njohur i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, zyrtarisht ka njoftuar se Mino Raiola është agjenti i tij i ri. Italiani ka konfirmuar marrëveshjen me superagjentin e njohur, pak pasi shkarkoi Donato Di Camplin. “Njoftoj se i vetmi person të cilin e kam autorizuar që të përfaqësojë interesat e mi sportiv është Mino Raiola”, ka shkruar ai në Instagram. Italiani është përmendur gjatë për një kalim të mundshëm te Barcelona, ndërsa së fundmi për të ka shprehur interesim edhe Manchester......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj i përgjigjet deklarimeve të Daut Haradinajt

Posted: 19 Jul 2017 01:05 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

10 veturat më të shpejta në botë, nga veturat luksoze milionëshe e deri tek ato klasiket

Posted: 19 Jul 2017 01:06 PM PDT

Për fanatikët e veturave, shpejtësia e fuqia luajnë rol të madh në blerjen e tyre. Prodhuesit e super veturave kanë bërë një rrugë të gjatë që nga lansimi i modeleve të para sportive në vitet 1950-60, transmeton koha.net. Ndërsa tani janë në kulm për nga performancat e veturave dhe shpejtësinë e tyre të lartë. 1.Hennessey Venom GT – çmimi rreth 850 mijë euro, 1,244 kuaj fuqi – shpejtësia maksimale 434 kilometra në orë   2.Bugatti Chiron – çmimi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje fituese në zgjedhjet lokale

Posted: 19 Jul 2017 01:05 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sporti ne KTV®

Posted: 19 Jul 2017 08:05 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jeta®

Posted: 19 Jul 2017 07:40 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: Perandori epis. 146®

Posted: 19 Jul 2017 06:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fashionista ®

Posted: 19 Jul 2017 06:25 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon ®

Posted: 19 Jul 2017 05:10 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Summer ®

Posted: 19 Jul 2017 04:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: "Trimi dhe e bukura" epis. 63® (10+)

Posted: 19 Jul 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

DASH vlerëson luftën e Shqipërisë kundër terrorizmit

Posted: 19 Jul 2017 12:45 PM PDT

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të mërkurë raportin për terrorizmin për vitin 2016, në të cilin vlerëson përpjekjet dhe kontributin e Shqipërisë në luftimin e këtij fenomeni. “Shqipëria ka qenë një mbështetëse e fuqishme e luftës kundër terrorizmit në vitin 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në radhët e Koalicionit Global për mposhtjen e ISIS, duke bërë donacione të shumta armësh dhe municionesh”, thotë raporti, transmeton tch. Dokumenti zyrtar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mourinho i pakënaqur me aktivitetin e Unitedit në afatin kalimtar

Posted: 19 Jul 2017 12:35 PM PDT

Jose Mourinho thotë se Manchester Unitedi po ka vështirësi në arritjen e synimeve në këtë afat kalimtar, ndërsa thekson se është i pakënaqur. Ai ka thënë se ekipi i tij ka nevojë të përmirësohet, por nuk i vë fajin askujt pasi është bërë shumë e vështirë në transferohen lojtarët kryesorë. “Gjithmonë duam më shumë. Gjithmonë ndjejmë se ka hapësirë për përmirësim, dhe nuk mund të them se jam i kënaqur me afatin tonë kalimtar. Ajo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj bën të ditur kushtin e Vetëvendosjes

Posted: 19 Jul 2017 12:29 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje thotë se qëndrimi i saj është se nuk do të pranojë të futet në ndonjë qeveri nëse Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër. Ish-sekretari organizativ i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tash deputet i zgjedhur, ritheksoi se ky nuk është vendim i partisë, por i qytetarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, votuan për ndryshimin. “Nuk ka asnjë kuptim të vetëm që Lëvizje Vetëvendosje të marrë pjesë në një qeveri ku nuk e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kukësi fiton, por eliminohet nga Liga e Kampionëve

Posted: 19 Jul 2017 12:23 PM PDT

Kukësi ka arritur të mposhtë në ndeshjen e kthimit Sheriff Tiraspolin në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, por që ishte e pamjaftueshme të kalonte këtë fazë. Kampioni shqiptar fitoi me rezultat 2 me 1, transmeton Koha.net. Por, kishte humbur në ndeshjen e parë 0-1. Emini e Pejiq i kishin dhënë epërsinë e dyfishtë Kukësit në pjesën e parë, por në pjesën e dytë mysafirët arritën të shënojnë përmes Bayalas kur po zhvillohej minuta e 56. Kukësi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avokatja ruse, e gatshme të dëshmojë për takimin me djalin e Trumpit

Posted: 19 Jul 2017 12:18 PM PDT

Avokatja ruse, Natalya Veselnitskaya, tha se është e gatshme të dëshmojë para Kongresit të Shteteve të Bashkuara për takimin me djalin e presidentit amerikan, Donald Trump. Veselnitskaya ka takuar Donald Trump Jr. në qershor të vitit 2016, në Kullën Trump në Nju Jork. Trump Jr. i është thënë se Veselnitskaya është avokate e Qeverisë ruse, e cila mund të ketë informacione dëmtuese për kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton. Takimi i tij me Veselnitskayan ka rritur dyshimet për ndërhyrjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj për lëvizjen e deputetëve

Posted: 19 Jul 2017 12:11 PM PDT

Koalicioni PAN, sipas Molliqajt, zyrtarisht nuk i ka votat për krijimin e Qeverisë. Justifikimi se votimi për Haradinajn nga deputetë të subjekteve tjera do të bëhet për shkak të bindjeve nuk vlen. “Ajo çka dihet publikisht është se sa deputetë i kanë secili. Në bazë të kësaj ndarje del se nuk i kanë. Përvojat në Kosovë ndërrojnë brenda ditës e brenda natës. Përvoja politike flet për terminale, tenderë dhe ambasadorë dhe bëhen vota. Unë nuk përjashtoj një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raport i KTV-së për anulimin e kontratës për dhënin në shfrytëzim të kalasë së Vushtrrisë

Posted: 19 Jul 2017 12:03 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A do ta votojë Vetëvendosje Kadri Veselin kryetar të Kuvendit

Posted: 19 Jul 2017 12:01 PM PDT

Figura e Kadri Veselit nuk ka nevojë për vendim prej Lëvizjes Vetëvendosje. Ky subjekt është kundër kandidaturës së tij si kryetar i Kuvendit. Këtë për Rubikon të KTV-së e tha Dardan Molliqaj, deputet i LVV-së. “Ne nuk mund ta votojmë Kadri Veselin si kryetar të Kuvendit. Edhe nëse na thonë herën e parë, dytë apo menjëherë, Kadri Veseli nuk mund të marrë asnjë votë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ne marrim përgjegjësi për ato që i kemi thënë dhe nuk mund......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more