Skip to main content

“Basha: Raporti i KLSH flet për 600 mln euro dëm” plus 8 more 24 ore lajme

“Basha: Raporti i KLSH flet për 600 mln euro dëm” plus 8 more 24 ore lajme


Basha: Raporti i KLSH flet për 600 mln euro dëm

Posted: 30 Jul 2017 06:05 AM PDT

Lulzim Basha e quan shfaqje tragjikomike udhëtimin e kryeministrit Rama nëpër Shqipëri, për t'iu kërkuar qytetarëve të denoncojnë abuzuesit me detyrën. Kreu i demokratëve i referohet raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një tregues skandaloz i një qeverisjeje që grabit paratë dhe pasuritë e vendit. "Raporti i sapo bërë publik shpjegon në detaje ...

Zjarret, 8 vatra të reja në pesë qarqe

Posted: 30 Jul 2017 01:53 AM PDT

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në pyje e kullota në qarqet Berat, Elbasan, Durrës, Vlorë e Gjirokastër. Në qarqet e tjera të vendit, Emergjencat Civile njoftojnë se nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatra të vogla që kanë qenë aktive janë shuar. Drejtoria e Përgjithshme e ...

Gjermani, të shtëna në një lokal nate, viktima

Posted: 30 Jul 2017 01:48 AM PDT

Gjermania u zgjua e tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë e ndodhur këtë herë në qytetin Konstanz. Një person i armatosur ka hapur zjarr në një lokal nate rreth orës 04:30 minuta, duke vrarë një pjesëtar të sigurimit të lokalit, që u përpoq ta ndalonte. Paniku ka zgjatur për disa minuta, deri kur agresori ...

Nga Ankona drejt Durrësit me 9 milje në orë, trageti me 820 udhëtarë

Posted: 29 Jul 2017 03:43 PM PDT

Udhëtimi i 820 pasagjereve që po lundrojnë drejt Durrësit me tragetin "Bridge" të linjës Ankona-Durrës pritet të zgjasë jashtë çdo parashikimi. Ata duhet të mbërrinin në port të shtunën rreth orës 17:00, por për shkak të një defekti në motor pritet të ankorohet rreth orës 08:00 të së dielës. Sipas kapitenit të portit të Durrësit, ...

Shpërthimi i gazit në Velipojë, ndahet nga jeta pronari i lokalit

Posted: 30 Jul 2017 01:38 AM PDT

Pronari i lokalit, ku ndodhi shpërthimi në Velipojë, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Repartin e Djegieve në Tiranë. 55-vjeçari Zejnunaj ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë, së bashku me të birin 33-vjeçar, i cili vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Më herët gjatë ditës së djeshme, Prokuroria ...

Pas Francës dhe Portugalisë, Spanja përfshihet nga vatra masive zjarri

Posted: 29 Jul 2017 12:28 PM PDT

Pas Francës dhe Portugalisë, Spanjë po përballet sot me vatra masive zjarri që po shkatërrojnë pjesën juglindore të vendit duke djegur mijëra hektarë pyje në dy ditë, ende jashtë kontrollit pavarësisht mobilizimit të 22 helikopterëve dhe avionëve me ujë. Rreth 300 persona u evakuuan nga fshatrat dhe kampingjet për shkak të zjarrit të rënë në ...

Ekstradimi i Ismail Morinës, qytetarë dhe tifozë protestojnë para kryeministrisë

Posted: 29 Jul 2017 12:20 PM PDT

Qytetarë dhe tifozë të shumtë protestuan të shtunën pasdite para kryeministrisë, në Tiranë kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Kroacisë, për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi. Ismail Morina u ndalua në Kroaci, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, e cila e akuzon atë si autor të ...

Corriere Adriatico: Shqipëria, një Karaibe e Mesdheut

Posted: 29 Jul 2017 12:16 PM PDT

aola Cimarelli nga Corriere Adriatico, në rubrikën e udhëtimeve, i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë turistike. Në këtë shkrim të gjatë, Cimarelli krahason plazhet e Jugut me ato të Karaibeve, qytetet e trashëgimisë kulturore, liqenet, lumenjtë trashëgiminë historike, burimet natyrore ujore, që i quan burimi i perëndive. Më poshtë artikulli i plotë, botuar në 26 ...

Uashingtoni dhe Seuli studiojnë mundësinë e reagimit ushtarak pas testimit koreano-verior

Posted: 29 Jul 2017 12:12 PM PDT

Shefat ushtarakë amerikanë dhe koreano-jugorë kanë diskutuar për mundësinë e reagimit ushtarak pas lëshimit të një rakete balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut, theksoi sot Pentagoni. Gjenerali, Joe Dunford, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe admirali Harry Harris, shef i komandës së Paqësorit të marinës amerikane, zhvilluan një bisedë telefonike me shefin e ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more