Skip to main content

“Ashpërsohet lufta e fjalëve ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Ashpërsohet lufta e fjalëve ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Ashpërsohet lufta e fjalëve ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë

Posted: 20 Jul 2017 10:07 AM PDT

Turqia i ka thënë sot Gjermanisë se lidhjet e dyanshme nuk duhet të mbështeten në "shantazh dhe kërcënime", pasi ministri i jashtëm gjerman ka shprehur përkushtim për hapa me të cilët do të kufizoheshin investimet në Turqi gjatë një mospajtimi në përshkallëzim. Minsitri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha sot më herët gjatë ditës, se Gjermania do t'i rishqyrtoj garantimet shtetërore për investime të jashtme në Turqi dhe ka kërkuar që bizneset të mos investojnë para në Turqi. "Raportet tona nuk mund të zhvillohen bazuar në shantazh dhe kërcënime, por nëpërmjet normave dhe parimeve të pranuara ndërkombëtare", ka thënë Ministria e jashtme e Turqisë nëpërmjet një kumtese, duke e akuzuar ministrin Gabriel për "qasje të njëanshme dhe të shtrembëruar". Raportet ndërmjet dy aleatëve në NATO janë përkeqësuar gjatë më tepër se një viti, e veçanërisht prej përpjekjes për puç në Turqi në muajin korrik të vitit të kaluar. Në burg janë dërguar 22 shtetas gjermanë, gjatë goditjes së autoriteteve turke pas grushtshtetit të dështuar. Nëntë prej tyre aktualisht gjenden në burg, përfshirë edhe aktivistin për të drtejtat e njeriut, Peter Steudtner, dhe gazetarët, Deniz Yucel dhe Mesale Tolu.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: Nga sulmet e separatistëve janë vrarë tetë ushtarë

Posted: 20 Jul 2017 09:53 AM PDT

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar sot se tetë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, gjatë 24 orëve të kaluara, derisa separatistët e mbështetur nga Rusia i kanë intensifikuar sulmet me predha kundër pozicioneve të ushtrisë në pjesën lindore të këtij vendi. Ministria e mbrojtjes në faqen e saj në rrjetin Facebook, ka njoftuar se sot janë vrarë 4 ushtarë dhe 7 të tjerë janë plagosur, ndërsa dje ishin vrarë, poashtu, 4 ushtarë dhe tre të tjerë ishin plagosur. Një zëdhënës i ministrisë fillimisht pat thënë se nëntë ushtarë ishin vrarë dhe pesë të tjerë ishin plagosur gjatë dy ditëve të kaluara. Numri i ushtarëve të vrarë dhe të plagosur është ndër më të lartit për disa muaj të fundit në këtë konflikt, i cili po vazhdon përkundër marrëveshjes së mbështetur ndërkombëtarisht të vitit 2015, për imponimin e armëpushimit dhe për ndërmarrjen e hapave për zgjidhjen e statusit të hapësirave që janë nën kontroll të separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës. Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar ky konflikt, janë vrarë më se 10 mijë vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Sanksione kundër individëve të ndërlidhur me IS-in dhe al-Kaidën

Posted: 20 Jul 2017 09:03 AM PDT

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar unanimisht për imponimin e sanksioneve kundër tetë individëve dhe bizneseve, të ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), dhe me al-Kaidën. Këta tetë individë të përfshirë në listën e zezë të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, janë liderët e IS-it në pjesën lindore të Azisë, grupet e ndërlidhura me IS-in në Siri, luftëtarët e jashtëm nga Kaukazi dhe bizneset këmbimore me të holla të pista. Kjo propozimrezolutë e Shteteve të Bashkuara, e miratuar sot, po ashtu, kërkon bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për ndaljen e fondeve të grupeve ekstremiste, parandalimi i tyre nga furnizimi me armatim dhe shtimin e bashkëpunimit për shqyrtimin e çështjeve të luftëtaarëve të IS-it dhe al-Kaidës, që kthehen në shtëpitë e tyre, raporton agjencia AP. Zëvendësambasadorja amerikane në OKB, Michele Sison, vlerësoi se kjo rezolutë është "një hap tjetër i rëndësishëm" për tu shkaktuar disfatë dy grupeve ekstremiste dhe se "për Shtetet e Bashkuara nuk ekziston prioritet më i lartë". Sison tha se "do të ketë më tepër të përfshirë" në këtë listë të zezë të sanksioneve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dënim për Exxon Mobile për shkelje të sanksioneve për Rusinë

Posted: 20 Jul 2017 08:34 AM PDT

Departamenti i thesarit i Shteteve të Bashkuara e ka dënuar gjigantin e naftës dhe të gazit, Exxon Mobil, me 2 milionë dollarë për shkelje të sanksioneve amerikane kundër Rusisë në vitin 2014. Kjo shkelje, për të cilën Departamenti i thesarit ka njoftuar sot, ka ndodhur në maj të vitit 2014, vetëm disa javë pasi presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama, i kishte shpallur sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës. Në shënjestër të këtyre sanksioneve ishte edhe kompania e kontrolluar nga shteti në Rusi, Rosneft, dhe shefi ekzekutiv i saj, Igor Sechin. Në njoftimin e vet, Departamenti i thesarit tha se degët amerikane të kompanisë Exxon Mobil, "kishin marrë pjesë në shërbimet e një individi, pasuria dhe interesat e të cilit ishin bllokuar, e në mënyrë më konkrete, duke i nënshkruar tetë dokumente juridike të ndërlidhura me projektet e gazit dhe naftës në Rusi me Igor Sechinin". Dënimi prej 2 milionë dollarësh duket se është kryesisht lëvizje simbolike kundër kompanisë, Exxon Mobil, e cila vitin e kaluar ka pasur të ardhura prej 7.7 miliardë dollarësh. Në atë kohë kur i ka shkelur sanksionet ndaj Rusisë, shef i kompanisë, Exxon Mobil, ishte Rex Tillerson, i cili tash është sekretar amerikan i shtetit. Nuk ka pasur koment të menjëhershëm nga Exxon Mobil me seli në Teksas.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbi: Qindra vetë të arrestuar në kuadër të luftës kundër trafikantëve të drogës

Posted: 20 Jul 2017 08:07 AM PDT

Pjesëtarët e Ministrisë së brendshme të Serbisë i kanë arrestuar edhe 213 vetë, në vazhdimin e aksionit Ares, pastaj i kanë zbuluar dy laboratore për prodhimin e marihunaës, i kanë konfiskuar 385 kilogramë të narkotikëve të ndryshëm dhe sasi të mëdha të armatimit dhe municionit, ka njoftuar sot ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq. "Pjesëtarët e policisë e kanë vazhduar me vendosmëri aksionin në territorin e 25 qyteteve për shkatërrimin e kriminalitetit, e para se gjithash kur bëhet fjalë për luftën kundër narko-trafikimit", tha Stefanoviq dhe ka shtuar se policia ka paraqitur fletparaqitje penale kundër 258 personave të dyshuar, raporton agjencia Beta nga Beogradi. Aksioni me emrin e koduar Ares, ka nisur në fillim të kësaj jave në disa qytete në Serbi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: Aktivistët kërkojnë drejtësi për gazetarin e vrarë

Posted: 20 Jul 2017 07:17 AM PDT

Në Kiev të Ukrainës, njerëzit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë ndezur qirinj, në përvjetorin e parë të vdekjes së gazetarit Pavel Sheremet. Ai u vra gjatë një shpërthimi të një makine-bombë, më 20 korrik të vitit të kaluar. Mbi 200 persona marshuan drejt ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të gjenden personat që porositën këtë sulm dhe duke kërkuar shpjegime se pse hetimi për vrasjen e gazetarit Sheremet ka ngecur. Ata po ashtu kanë shkruar me sprej pyetjen "Kush e vrau Pavelin?".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konstituimi i Kuvendit, në pritje të votave për Qeverinë 

Posted: 20 Jul 2017 07:07 AM PDT

Partitë politike po krijojnë vonesa të qëllimshme në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, thonë njohës të zhvillimeve politike. Përfaqësues nga shoqëria civile thonë se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, tani u mbetet partive politike që të mendojnë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Por, Valmir Ismajli, analist nga organizata joqeveritare "Demokraci Plus", thotë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht problemi dhe vonesa për formimin e Qeverisë qëndron pikërisht te partitë politike të cilat me çdo kusht, sipas tij, duan të jenë pjesë e pushtetit. "Pas certifikimit të rezultateve, më nuk ka asnjë pengesë ligjore për konstituimin e institucioneve dhe do të ishte e rrugës që Presidenti i vendit sa më shpejt ta thërras seancën konstituive dhe mos të thërras takime të tilla të panevojshëm, si ai i së hënës. Ai duhet të thërras seancën konstituive dhe t'ia jap rastin e parë koalicionit PAN për formimin e Qeverisë. Në rast se ky koalicioni nuk do t'i ketë votat, atëherë normalisht mundësia e dytë duhet i jepet Lëvizjes Vetëvendosje", thotë Ismajli. Me veprimet e tij, nënvizon Ismajli, një lloj vonese po krijon edhe vet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sipas tij, po vonon me procedimin për thirrjen e seancës së parë. "Një rol apo një anshmëri është duke pasur edhe Presidenti i vendit, i cili është duke krijuar një lloj vakuumi duke mos e thirrur mbledhjen konstituive të Kuvendit dhe duke i dhënë mundësi koalicionit PAN të bëj presion ose edhe pazare me subjektet tjera politike për arritjen e numrave të nevojshëm për formimin e Qeverisë. Do të thotë, nuk duhet të kemi një situatë të tillë ku një subjekt politik me çdo kusht tenton ta bëj Qeverinë", shton tutje Ismajli. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, nisma fillestare për formimin e Qeverisë i takon koalicionit PAN, që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Kandidati këtij koalicioni për postin e kryeministrit, është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se nga ajo që vërehet, vonesat në krijimin e institucioneve, janë pasojë e mungesës së votave nga koalicioni fitues i zgjedhjeve. "Deri me tani, përkundër deklarimeve që ka pasur prej koalicionit PAN, po duket që nuk ka mundësi që ta formojë një shumicë parlamentare për ta bërë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pastaj dhe të Qeverisë. Koha prej 30 ditëve, sa është maksimumi që mund të pritet për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, po tentohet të shfrytëzohet për të arritur marrëveshje, qoftë me deputetë veç e veç, apo me subjekte politike që kanë garuar në zgjedhje, si pjesë e koalicioneve zgjedhore", tha Krasniqi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve (koalicioni PAN) dhe mandatari për kryeministër (Ramush Haradinaj), se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet pa vonesa. Por, Albert Krasniqi mendon se koalicioni PAN nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave. Sipas tij, tani janë paraqitur vështirësi në krijimin e koalicioneve pas zgjedhore. "Kemi dyshime që numrat kanë mund të arrihen. Pra, nuk ka deputet që kalon në kuadër të koalicionit PAN. Përndryshe, nuk i kisha parë të nevojshme as këto takime të cilat po i thërret Presidenti", tha Krasniqi. Ndryshe, partitë e koalicionit LAA, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa kanë rikonfirmuar se nuk kanë lidhur asnjë marrëveshje, qoftë si parti politike apo si deputetë veç e veç, me ndonjë prej subjekteve politike që synon formimin e Qeverisë së ardhshme. Krerët dhe përfaqësuesit e këtyre partive kanë zhvilluar të enjten një takim dhe më pas kanë demantuar se është arritur ndonjë marrëveshje me koalicionin PAN.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtyhet për në shtator gjykimi i “komplotuesve të puçit” në Mal të Zi

Posted: 20 Jul 2017 06:10 AM PDT

Gjykimi i 14 personave të akuzuar për komplot për të rrëzuar Qeverinë malazeze, është shtyrë për në shtator.   Gjykatësja Suzana Mugosha, e ka bërë të ditur lajmin për shtyrje, pasi avokatët mbrojtës kanë parashtruar disa mocione dhe kanë kërkuar më shumë kohë për t'u përgatitur. Mugosha ka thënë se gjykimi do të shtyhet deri më 6 shtator "në mënyrë që të mos cenohet e drejta e palës mbrojtëse". Ky proces gjyqësor ka nisur më 19 korrik, por është ndërprerë për shkak të mocionit të mbrojtjes për të zëvendësuar prokurorin. Autoritetet shtetërore në Mal të Zi pretendojnë se nacionalistët rusë dhe serbë kanë tentuar të marrin nën kontroll parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, të vrasin kryeministrin e atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, dhe të instalojnë një udhëheqësi, e cila do ta pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Të pandehurit përfshijnë Andrija Mandiqin dhe Millan Knezheviqin, deputetë nga partia opozitare malazeze Fronti Demokratik, nëntë shtetas serbë, një tjetër malazez dhe dy rusë që gjykohen në mungesë. Mali i Zi ka thënë se "organet shtetërore ruse" kanë qenë të përfshira në këtë ngjarje, mirëpo Rusia i mohon këto deklarata. Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s më 5 qershor, duke shënuar një kthim historik drejt aleancës transatlantike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni?

Posted: 20 Jul 2017 05:40 AM PDT

Ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe njëherë e përgjithmonë të eliminojë interpretimet e ndryshme që janë nxitur gjatë përdorimit të tij në të kaluarën, duke ndërlikuar edhe më shumë çështjen nëse shqipja është apo jo zyrtare dhe në cilat institucionet mund të përdoret. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev se deri para zgjedhjeve lokale në vjeshtë do të miratohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, që njëherësh është edhe ndër sfidat kryesore të Qeverisë së re duke marrë parasysh debatet dhe tensionet para formimit të saj, pikërisht për shkak gjuhës shqipe. Nevoja për zgjidhjen e këtij problemi fillimisht është aktualizuar nga vet Zoran Zaev, i cili atëherë drejtonte LSDM-në opozitare, ndërsa më pas ishte bërë edhe pjesë e deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare. Partitë shqiptare, në veçanti Aleanca për Shqiptarët, ishte bërë pjesë e Qeverisë me kusht që zgjidhja e çështjes së gjuhës shqipe të jetë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Ekspertët thonë se partitë duhet të kenë kujdes që zgjidhja që mund të miratohet, të mos mund t'i nënshtrohet, apo të lihet hapësirë që e njëjta të bie në Gjykatën Kushtetuese. "Mendoj se këto korniza do të tejkalohen dhe gjuha shqipe praktikisht do të merr karakter zyrtar edhe në institucionet shtetërore qendrore. Megjithatë, vlerësoj se kapaciteti kushtetues është i kontestueshëm, kështu që mund t'i jep shans VMRO-së që të zgjasë debatin dhe ta kontestojë këtë ligj", thotë Mersel Bilalli, ish-deputet në disa përbërje parlamentare dhe profesor në Universitetin Fon të Shkupit, duke u bazuar në amendamentin 7 të Kushtetutës, e cila nuk e saktëson qartë nëse gjuha shqipe është apo jo zyrtare në nivel të shtetit. Kryeministri Zoran Zaev, tha se ligji nuk rrezikon asnjë komunitet në vend dhe se zgjidhja që do të miratohet do të jetë në përputhje me konventat ndërkombëtare. "Një gjë është e sigurt, Qeveria me siguri do të miratojë ligjin para zgjedhjeve lokale...Nga kjo askush nuk humb asgjë, pasi në përputhje me konventat evropiane, çdokush ka të drejtë barazie në këtë shoqëri. Unë në mënyrë shumë transparente dhe të lumtur i prezantoj gjërat, sepse të gjithë ne kemi të drejtë për jetë të barabartë, të gjithë ne kemi të drejtë ta ndjejmë këtë Maqedoni si tonën, edhe në aspektin e të drejtave dhe obligimeve ndaj shtetit. Tashmë zgjidhja ligjore po përgatitet në Ministrinë e Drejtësisë dhe besoj që shumë shpejt do të kalojë për debat në Qeveri, dhe më tej do ta procedojmë te Komisioni i Venedikut dhe në Kuvend", deklaroi kryeministri, Zoran Zaev. Nga ana tjetër, Mersel Bilalli beson se zgjidhja do të jetë në kuadër të përcaktimeve të deklaratës së partive politike, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të eliminohen edhe përplasjet mes partive politike nënshkruese të saj, se është zgjidhur ose ky problem i diskutueshëm që nga pavarësia e Maqedonisë. "Mendoj se përafërsisht zgjidhja do të jetë në kuadër të deklaratës dhe është mirë që kjo zgjidhje të ndodhë sepse përfundimisht do ta konsumonte material që manipulantët politikë të taborëve të ndryshme e eksplodojnë", thotë Bilalli. Nga ana tjetër, partia VMRO-DPMNE, mbështetësit e së cilës protestuan për më tepër se dy muaj kundër deklaratës së partive shqiptare, që ndryshe e quajnë edhe "Platforma e Tiranës", së fundmi ka zbutur qëndrimet, duke thënë se partia nuk është kundër gjuhës shqipe dhe se dëshiron të ketë një qasje të re pozitive ndaj shqiptarëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuvajti dëbon 15 diplomatë iranianë

Posted: 20 Jul 2017 05:00 AM PDT

Kuvajti ka thënë se i ka bërë thirrje Iranit, që të reduktojë numrin e diplomatëve në këtë vend, si dhe të mbyllë disa prej zyrave të tij, përfshirë një mision kulturor. Një burim i paidentifikuar i qeverisë, i ka thënë AFP-së, se rreth 15 diplomatë iranianë janë dëbuar. Ky veprim vjen pas një vendimi të gjykatës, vitin e kaluar, në lidhje me një rrjet terrorist, për të cilin autoritetet dyshojnë se ka pasur kontate me Iranin dhe me grupin militant shiit të Libanit, Hezbollah. Autoritetet iraniane nuk kanë reaguar ende. Vendimi i Kuvajtit për të dëbuar diplomatët iranianë vjen në kohën e rritjes së tensioneve në këtë rajon.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vriten nëntë ushtarë ukrainas

Posted: 20 Jul 2017 04:30 AM PDT

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë, ka thënë se nëntë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar në 24 orët e fundit, pasi separatistët pro rusë kanë shtuar sulmet në lindje të Ukrainës. Numri i raportuar ka qenë në mesin e vdekjeve më të mëdha gjatë muajve të fundit të konfliktit. Përleshjet mes dy forcave vazhdojnë ndonëse ka një marrëveshje ndërkombëtare nga viti 2015 për armëpushim. Me këtë marrëveshje parashihet edhe zgjidhja e statusit të zonës që po mbahet nga separatistët, në lindje të Ukrainës. Zëdhënësi i ministrisë, Andriy Lysenko, u ka thënë gazetarëve se gjashtë ushtarë janë vrarë në rajonin Donjeck, derisa tre të tjerët nga një eksploziv në rajonin e Luhanskut. Sipas Lysenkos, separatistët kanë sulmuar 14 herë pozicionet ukrainase, brenda 24 orëve. Nga konflikti në lindje të Ukrainës kanë vdekur më shumë se 10,000 persona. Përleshjet kanë nisur në fillim të 2014-tës, pasi Moska e aneksoi Krimenë nga Ukraina.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kremlini: Takimi i fshehtë Trump-Putin, ide "absurde"

Posted: 20 Jul 2017 03:58 AM PDT

Kremlini ka thënë se është "totalisht absurde" që takimi në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë samitit G20 në Gjermani, të përshkruhet si i fshehur apo sekret. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë të martën se Trump dhe Putin kanë pasur një takim të dytë gjatë darkës në samitin G20, që është mbajtur gjatë këtij muaji. Diskutimet në mes të presidentit Trump dhe atij rus, Putin janë shqytuar nga afër për shkak të supozimeve se Moska ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. "Termi, "i fshehur" apo "takim sekret" na habit", ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për televizionin shtetëror rus. "Ata kanë pasur një takim bilateral për të cilin janë pajtuar përmes kanaleve diplomatike, më pas ata kanë ndarë qëndrimet e tyre me njëri- tjetrin sa është mbajtur samiti. Nuk ka pasur takim të fshehtë" ka shtuar tutje Peskov. Trump ka thënë në një intervistë për New York Times se biseda e tij me Putinin ka zgjatur rreth 15 minuta dhe nuk është diskutuar diçka e rëndësishme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LDK, AKR dhe Alternativa: Nuk ka marrëveshje me PAN-in dhe Haradinajn

Posted: 20 Jul 2017 03:28 AM PDT

Partitë e koalicionit LAA, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa kanë rikonfirmuar se nuk kanë lidhur asnjë marrëveshje, qoftë si parti politike apo si deputetë veç e veç me ndonjë prej subjektevepolitike që synon formimin e Qeverisë së ardhshme. Krerët dhe përfaqësuesit e këtyre partive kanë zhvilluar sot një takim dhe më pas kanë demantuar se është arritur ndonjë marrëveshje me Koalicionin PAN. I kandiduari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti tha se LDK mbetet unike në qëndrimet e saj. Kurse deklaratat nga koalicioni PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma) për marrëveshje me disa nga deputetët e LDK-së për formimin e Qeverisë, Hoti i ka cilësuar si spekulime. "Jemi koalicion i palëkundur. I kemi 29 deputetë. E kemi bërë të qartë dhe i lus të gjithë që të lënë konspiracionin", tha Hoti. Ai ka thënë se LDK me partitë partnere dhe Lëvizja Vetëvendosja janë ato që do të bëjnë Qeverinë, pas dështimit të Haradinajt. Edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se kjo parti i mbetet besnike bashkimit me LDK-në e Alternativën. Edhe Pacolli tha se nuk ka asgjë të vërtetë që dikush nga AKR-ja do ta votojë Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për kryeministër të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Malajzia ndalon këngën Despacito

Posted: 20 Jul 2017 03:26 AM PDT

Malajzia ka ndaluar këngën hit Despacito të transmetohet në televizionin dhe radion shtetërore, pasi kritikët në këtë vend me shumicë myslimane thonë se "vargjet e saj janë të turpshme".   Ndalesa u shpall nga ministri i Komunikimeve dhe Multimedias, Salleh Said Keruak, i cili tha se vendimi është marrë pas ankesave të publikut.   "Vendimi vlen vetëm për Radio-Televizionin e Malajzisë", tha Keruak, duke shtuar se kënga mund të transmetohet ende në stacionet private dhe platformat online.   Despacito e Luis Fonsit, këngëtar nga Porto Riko, është bërë kënga më e dëgjueshme e të gjitha kohërave, vetëm gjashtë muaj pas daljes në treg.    Kënga hit ka arritur 4.6 miliardë shikime në platforma të ndryshme, përfshirë YouTube dhe Spotify.    Malajzia më herët ka ndaluar edhe filma të Hollywood-it duke i konsideruar fyes ndaj vlerave fetare.   Këtë vit, publikimi i filmit "E bukura dhe Bisha" është shtyrë në Malajzi, pasi censuruesit kanë prerë një "moment homoseksual" në film.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe nuk hyn në Qeveri pa iu plotësuar kushtet

Posted: 20 Jul 2017 03:15 AM PDT

Pjesëmarrja ose jo e Listës Serbe në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të varet nga plotësimi i kërkesave të këtij subjekti politik, thotë shefi i Zyrës për marrëdhënie me media i Listës Serbe, Igor Simiq. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai theksoi se Lista Serbe, e cila si përfaqësuese e komunitetit serb ka fituar 9 ulëse në Kuvendin e Kosovës, është e gatshme të bisedojë dhe bashkëpunojë me të gjitha ato subjekte politike që përfaqësojnë shumicën shqiptare dhe që janë të gatshëm që t'iu qasen problemeve të pazgjidhura të komunitetit serb. Megjithatë, Simiq thotë se, deri më tash, Lista Serbe nuk ka zhvilluar kurrfarë bisedimesh me subjektet politike parlamentare të shumicës shqiptare, lidhur me mundësitë eventuale të hyrjes në ndonjë koalicion që synon formimin e Qeverisë së re. "Me aq sa di unë dhe mendoj që jam mjaft i informuar, deri më tash nuk ka pasur as bisedime zyrtare e as jozyrtare. Ne jemi të hapur për bisedime, por ajo që kërkojmë është në tavolinë dhe do të udhëhiqemi vetëm me këtë. Periudha kur përfaqësuesit serbë janë gënjyer në Prishtinë, ka mbaruar. Ne nuk mund të zgjedhim se kush do të jetë në Qeverinë e re, por mund të zgjedhim se a do të jemi në atë Qeveri ose jo", tha Simiq. Ai shton se Lista Serbe nuk do t'i vlerësojë partitë politike shqiptare në bazë të asaj se çfarë kanë thënë gjatë fushatës zgjedhore, por marrëdhëniet me to do të varet në bazë të asaj se cila do të jetë qasja e tyre ndaj serbëve dhe përfaqësuesve të tyre. Sipas tij, Listës Serbe nuk i intereson se cili do të jetë numri i ministrive apo vendeve tjera të punës me kompetencë ekzekutive, por vetëm zgjidhjet konkrete që do lehtësonin jetesën e serbëve të Kosovës. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç thotë Simiq, mbetet kushti kryesor për hyrjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Qeverinë e re të vendit. Sipas tij, ekzistojnë edhe një numër i madh i kërkesave që dalin nga problemet që kanë serbët e Kosovës, sikurse furnizimi i barnatoreve me barëra dhe mjete mjekësore, sidomos në veri të Kosovës, si dhe furnizimi me tekstet mësimore dhe dokumente të tjera, të cilat siç thotë ai, shpeshherë janë ndaluar në vendkalimet kufitare. "Bashkësia e komunave serbe është kurora e të gjitha kërkesave tona, nga të cilat nuk do të tërhiqemi as një milimetër. Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë dhe të ekipit bisedues kanë përsëritur disa herë që kjo është e pashmangshme për çfarëdo marrëveshje. Kjo vlen edhe për ne". "Të gjitha vendimet, ne do t'i marrim në marrëveshje me Beogradin dhe nga kjo nuk tërhiqemi. Jemi të gatshëm të bisedojmë, ta ndajmë bashkë përgjegjësinë për vendimet e ndryshme, por nuk jemi të gatshëm që ta rishikojmë çfarëdo marrëveshje që është arritur në Bruksel, sikurse ajo për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, që do të duhej ta përmirësojë jetën e qytetarëve në këtë hapësirë", tha Simiq. Kushtetuta e Kosovës ua garanton komuniteteve pakicë përfaqësimin në Qeverinë e Kosovës, por Simiq thotë se kjo është një zgjidhje nominale dhe se Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb, nuk synon dhe nuk do të hyj në Qeverinë e re me çdo kusht.  Përgatiti: Bekim Bislimi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lajme të mira dhe të këqija në luftën kundër SIDA-s

Posted: 20 Jul 2017 02:55 AM PDT

SIDA ka marrë një milion jetë njerëzish në vitin 2016, bën të ditur një raport i Kombeve të Bashkuara, i publikuar të enjten. Shifra paraqet rënie për afro 50 për qind krahasuar me vitin 2005, kur epidemia vdekjeprurëse ka qenë në kulmin e saj. "Në mbarë botën, vdekjet e lidhura me SIDA-n kanë rënë nga 1.9 milion në vitin 2005 në një milion në vitin 2016", thuhet në raport. I njëjti thekson se numri i njerëzve me virusin HIV, të cilët kanë qasje në trajtim mjekësor është rritur mbi 50 për qind për herë të parë. "Në vitin 2016, 19.5 milionë njerëz nga 36.7 milionë që jetojnë me virusin HIV kanë pasur qasje në trajtim", thuhet në raporton e UNAIDS-it. Aty po ashtu theksohet se përparimi më i madh është bërë në lindje dhe jug të Afrikës, rajonin që ka qenë i goditur më së keqi nga epidemia. "Komunitetet dhe familjet po përparojnë, derisa SIDA po mposhtet", tha drejtori ekzekutiv i UNAIDS-it, Michel Sidibe. "Derisa po e vëmë epideminë nën kontroll, rezultatet shëndetësore po përmirësohen dhe vendet po bëhen më të fuqishme", tha ai. Raporti i UNAIDS-it, megjithatë, thekson se vdekjet e lidhura me SIDA-n kanë shënuar rritje në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, si dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Raporti saktëson se numri i rasteve të tilla është rritur për 48% në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut dhe për 38% në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, por nuk e përcakton periudhën kohore. Njerëzit që injektohen me droga përbëjnë 42% të të infektuarve të rinj me virusin HIV në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, thekson raporti. Sipas tij, në Rusi, rastet e reja të raportuara me HIV janë rritur për 75% nga viti 2010 deri më 2016. Në raport përmenden disa faktorë që ushqejnë epideminë, por veçohet fakti se "shumë njerëz vazhdojnë të fillojnë trajtimin vetëm pasi pësojnë dëme të mëdha të sistemit imunitar". Virusi HIV shpërndahet vetëm me lëngje të caktuara trupore nga një person i infektuar. Këto lëngje përfshirjnë gjakun, spermën, qumështin e gjirit e të tjera. Virusi e dobëson sistemin imunitar, duke e bërë trupin të cenueshëm ndaj infeksioneve të tjera. Shkencëtarët thonë se origjina e epidemisë së SIDA-s është gjetur në vitet 1920 në qytetin Kinshasa të asaj që sot njihet si Republika Demokratike e Kongos. HIV ka ardhur në vëmendjen globale në vitet 1980 dhe ka infektuar rreth 75 milionë njerëz. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fox: Britania mund të "mbijetojë" edhe pa BE-në

Posted: 20 Jul 2017 01:59 AM PDT

Marrëveshja e tregtisë në mes të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian duhet të jetë " një nga marrëveshjet më të lehta në histori" për t'u arritur, ka thënë ministri i Tregtisë në Britani, Liam Fox. Fox ka thënë se Britania dhe BE-ja kanë rregullore të ngjashme për këtë çështje. "Arsyeja e vetme pse ne nuk kemi ardhur tek një marrëveshje e hapur dhe e lirë, ka qenë sepse politika është përfshirë në rrugën e ekonomisë", ka thënë Fox për BBC. Negociatorët e Britanisë së Madhe dhe BE-së, pritet që sot të flasin se si ka shkuar raundi i parë i takimeve. Fox ka thënë se Britania mund " të mbijetojë", pas Brexitit edhe pa një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në. Komentet e tij janë në kundërshtim të plotë me ato të ministrit britanik të Financave, Philip Hammond, i cili ka thënë se një situatë pa marrëveshje pas Brexitit do të sillte një "rezultat shumë shumë të keq".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump "ndaloi" programin kundër ushtrisë së Assadit

Posted: 20 Jul 2017 01:38 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur muajin e kaluar të ndalojë programin e fshehtë të CIA-s për pajisjen dhe trajnimin e grupeve rebele që luftojnë ushtrinë e presidentit sirian, Bashar al- Assad, kanë raportuar mediat. Vendimi i Trumpit ka tentuar të shfaq gadishmëri për të punuar me Rusinë në Siri, ka raportuar Reuters dhe Washington Post, duke cituar zyrtarë anonimë. Programi i CIA-s ka filluar në vitin 2013, në përpjekje të ish presidenit të SHBA-së, Barack Obama, për të përmbysur regjimin e Assadit, por që rezultoi me pak sukses. Trump e ka marrë vendimin për të hedhur poshtë këtë program, bazuar në rekomandimet e këshilltarit për Siguri Kombëtare, McMaster dhe drejtorit të CIA-s, Mike Pompeo, para se të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit G20 në Gjermani. Kjo çështje nuk ka qenë pjesë e negociatave mes SHBA-së dhe Rusisë, për marrëveshjen e armëpushimit në jugpërendim të Sirisë, kanë thënë mediat. Një zyrtar i ka thënë Reutersit se ky është "sinjal për Putinin se administrata e Trumpit dëshiron të rregullojë marrëdhëniet me Rusinë". Përpara se të merrte detyrën si president, Trump pati thënë se ai mund të ndalojë mbështetjen për "Ushtrinë e Lirë Sirine", për të vënë prioritet luftimin e Shtetit Islamik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

DASH: Kosova lufton ekstremizmin e dhunshëm

Posted: 20 Jul 2017 12:25 AM PDT

Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është në rritje në Kosovë dhe pjesërisht financohet nga organizata të huaja që predikojnë ideologji ekstremiste, thuhet në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pozita sfiduese e ambasadorit të SHBA-së në Rusi

Posted: 20 Jul 2017 12:15 AM PDT

Jon Huntsman, ish- governator në Utah, është nominuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ambasador në Rusi. Kjo pozitë do të testojë nëse ai do të përdor përvojën diplomatike dhe njohuritë në biznes, për përfaqësimin e interesave të SHBA-së në Moskë. Nëse aprovohet nga Senati, pozita e tij si ambasador ka mbrapa vetes disa sfida, pas supozimeve se Kremlini ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Rusia i mohon këto deklarata. Hutsman, është diplomat veteran, i cili ka shërbyer në administratën e pesë presidentëve të SHBA-së. Në vitin 2012 ai ishte kandidat për president, i nominuar nga republikanët. Por përvoja e tij është e kufizuar kur bëhet fjalë për Rusinë. Huntsman, ka qenë i dërguari special i SHBA-së në Kinë, gjatë periudhës së udhëheqjes së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, për të menaxhuar sfidat e Uashingtonit në marrëdhëniet me Pekinin. Miliarderi 57-vjeçar, ka shërbyer edhe si ambasador i SHBA-së në Singapor, gjatë udhëheqjes së ish-presidentit George H. W. Bush. Për muaj të tërë është diskutuar se Trump "ka rezervuar" kohë më parë këtë pozitë për Huntsman, ndonëse ky i fundit ka qenë kritik në të kaluarën për presidentin e tij të ardhshëm. Gjatë fushatës presidenciale më 2016 në SHBA, ai i pati kërkuar Trumpit të largohej nga kandidatura për president, pas publikimit të një videoje, në të cilin protagonist ishte presidenti i tanishëm Trump, duke bërë komente vulgare për disa gra. James Collins, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Moskë, në periudhën 1997-2001, kur Bill Clinton udhëhiqte shtetin amerikan, ka folur për perspektivën e Huntsmanit në Moskë. "Zoti Huntsman do të shihet si zgjedhje e duhur për atë post, si person i rëndësishëm politikisht", ka thënë ai. "Mendoj që një vendim i tillë, do të interpretohet si sinjal se Trump ka përzgjedhur një njeri me përvojë", ka shtuar tutje Collins. Në rast se Huntsman merr postin, ai do ta kryejë detyrën e tij në Moskë, i përcjellur nga një situatë e tensionuar në mes të dy superfuqive. Trump ka treguar gatishmëri për të rregulluar marrëdhëniet me Rusinë, të cilat janë lëkundur pas konflikteve në Ukrainë dhe Siri. Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar dy herë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, gjatë punimeve të samitit G20 në Hamburg të Gjermanisë. Para kamerave ata i kanë zgjatur dorën njëri- tjetrit dhe kanë dhënë përshtypjen se janë të gatshëm për të krijuar një atmosferë më të ngrohtë mes dy vendeve. Mirëpo larg buzëqeshjeve, presioni mes dy palëve vazhdon të rritet pas njoftimit se bashkëpunëtorët e Trumpit dhe zyrtarë rusë, janë takuar mes vete para mbajtjes së zgjedhjeve në SHBA. Sidoqoftë, ambasadorët e fundit amerikanë në Rusi janë përballur me vështirësi gjatë kryerjes së detyrës. John Tefft, ambasadori në largim i SHBA-së që ka shërbyer në Rusi është akuzuar disa herë nga përfaqësues të Kremlinit se ka tentuar të nxisë mosmarrëveshje në këtë vend. Në ditën e tij të dytë të punës, gjatë vitit 2012, një moderator në NTV (televizion i cili kontrollohet nga gjiganti shtetëror Gazprom), e ka akuzuar ambasadorin Tefft, se është dërguar në Rusi për të nxitur revolucion. Sidoqoftë, Kremlini u tregua i kujdesshëm kur në mars u njoftua për mundësinë që Huntsman të marrë detyrën e ambasadorit në Rusi. "Do të mirëpresim secilin ambasador amerikan në Rusi, i cili do të jetë mbështetës i palëkundur i idesë së zhvillimit të dialogut në mes të dy vendeve", pati thënë Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin. 'Politika Potemkin' Hutsman, një i martuar me shtatë fëmijë, përfshirë edhe dy fëmijë të adoptuar, rrjedh nga një familje e pasur nga Utah, kapital i cili është ndërtuar nga prodhimet kimike. Kompania e familjes së tij ka disa ndërtesa biznesore në Rusi, shumica prej tyre janë fabrika që prodhojnë substanca të ndryshme kimike për përdorim shtëpiak dhe industrial. Disa kritikë kanë dyshuar në mundësinë që Huntsman të negociojë me Moskën në mënyrën të paanshme, marrë parasysh interesat e kompanisë së familjes së tij në Rusi. Huntsman ka një ulëse edhe në bordin e drejtorëve të kompanisë amerikane të automjeteve Ford, e cila ka një numër të fabrikave në Rusi. Ai është edhe anëtar i kishës Mormone, e cila është vetëm njëra nga objektet fetare që i janë nënshtruar presionit në rritje nga autoritetet ruse. Sa i përket çështjes së Rusisë, Huntsman është i njohur për disa deklarata që i ka bërë më 2012, kur sfidonte ish-presidentin Barack Obama, i cili po kandidonte për mandatin e dytë si president i SHBA-së. Huntsman ishte deklaruar rreth çështjeve të SHBA-së me Rusinë, pasi presidenti i atëhershëm Barack Obama, bënte përpjekje për rregullimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. "Kjo është politikë Potemkin", pati thënë ai përmes një deklarate. "Ne kemi nevojë për përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë, mirëpo ne nuk duhet të bëjmë marrëveshje që pasqyron politikën e njohur si 'Fshati Potemkin', përmes së cilës, ne sillemi sikur kemi bashkëpunim me Kremlinin, më shumë se sa në realitet, sikur Kremlini është më demokrat sesa në të vërtetë është, apo ta pasqyrojmë Rusinë si më pak të rrezikshme për fqinjët e saj se sa është tani", thuhej ndër të tjera në deklaratën e Huntsman. Kjo deklaratë nuk është e qasshme në faqen ku ishte publikuar për herë të parë, mirëpo gjendet në arkivat e tjera gjatë hulumtimit në internet. Përgatiti: Krenare Cubolli

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more