“Aksident në rrugën Ferizaj-Shkup, ka të lënduar (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press |
- Aksident në rrugën Ferizaj-Shkup, ka të lënduar (Foto)
- Çka e pret Qeverinë e re, këto janë detyrat
- Ky është qëndrimi amerikan për Qeverinë e re që e shpalosi Hoyt Yee
- Përmendore për mërgimtarët në qytetet shqiptare
- Morina: Si ta shpëtojmë hendbollin ferizajas?
- Policia e Kosovës ka një apel për të gjithë kosovarët
- SHBA i kërkon Vuciqit të mos i japë status diplomatik bazës ruse në Nish
- Në Gjilan burri rreh gruan e bën për emergjencë
- Njoftim i rëndësishëm i UP’së për provimet pranuese që mbahen nesër e pasnesër
- Aktivistja e Vetëvendosjes: Ata që e thirrin sot ezanin në xhamitë e Prishtinës ta gërryejnë veshin
Aksident në rrugën Ferizaj-Shkup, ka të lënduar (Foto) Posted: 19 Jul 2017 09:23 AM PDT Dy vetura raportohet të jenë përplasur ballë për ballë njëra me tjetrën duke shkaktuar aksident të frikshëm. Nuk dihet ende për gjendjen e të lënduarve nga ky aksident. /Indeksonline/ |
Çka e pret Qeverinë e re, këto janë detyrat Posted: 19 Jul 2017 09:22 AM PDT Sipas tyre, ratifikimi nga legjislativi i ri i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, i cili i hapë rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën, do të jetë detyra e parë, e cila nuk mund të shmanget në çfarëdo mënyre. Albert Krasniqi, analist i Institutit Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se prioritetet e Qeverisë së ardhshme do të përcaktohen varësisht se nga kush do të krijohet Qeveria, nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën i njohur si koalicioni PAN, i cili ka fituar 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, apo nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar 32 ulëse. Prioritetet e subjekteve politike, sipas tij, janë të ndryshme, por kushdo që do ta krijojë Qeverinë, do të ballafaqohet të paktën me tri çështje që konsiderohen prioritete. "Pavarësisht orientimeve të tyre ideologjike apo programore, është që të kalohet sa më shpejtë Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit e Zi. Pastaj, do të duhej të bëhej sundimi i ligjit, përmes të cilit luftohet korrupsioni dhe që ndërlidhet me investimet e huaja në Kosovë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Një prioritet i tretë, do të duhej të ishte reforma në shëndetësi, investimet më të mëdha, qoftë në infrastrukturë, në objekte, në ofrimin e më shumë shërbimeve për qytetarët e Kosovës", thotë Krasniqi. Mendim të përafërt ka edhe njohësi i çështjeve politike, Emrush Ujkani. Duke folur për Radion Evropa e Lirë ai thotë se prioritetet me të cilat do të ballafaqohet Qeveria e re, janë obligime ndërkombëtare, por edhe të brendshme. "Ratifikimi i Marrëveshjes për kufirin me malin e Zi, në këtë format apo në ndonjë tjetër, duhet përfundimisht ta ketë një përgjigje. E dyta do të jetë çështja e bashkëpunimit me mekanizmat ndërkombëtarë për të mundësuar funksionalizimin e Gjykatës Speciale. Natyrisht, si çështje e brendshme, institucionit të kryeministrit dhe Qeverisë së re do t'i bie që ta shtyjë përpara, aq sa është e mundur, gjendjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik, që ta kthejë në njëfarë forme besimin e Qeverisë tek qytetarët. Mendoj që kohët e fundit, besimi në Qeveri ka qenë goxha në nivel të ulët", thotë Ujkani. Megjithatë, Krasniqi shpreh mendimin se Qeveria e re do të përballet edhe me, siç thotë ai, detyra të tjera, të cilat janë të pashmangshme. "Krijimi i Asociacionit (të komunave me shumicë serbe) dhe një sërë kërkesash tjera, të cilat do të jenë të pashmangshme", vlerëson Krasniqi. Ujkani, thekson se vazhdimi i dialogut me Serbinë, do të jetë i pashmangshëm për Qeverinë e re. "Për të dhënë një kontribut të mjaftueshëm, për t'i kontribuuar stabilitetit rajonal, dialogu me Serbinë është detyrë që duhet të vazhdojë edhe më tutje. Natyrisht që Kosova, obligimet e karakterit ndërkombëtar, nuk është se i ka të reja. Do të jetë edhe lufta për ta fuqizuar sundimin e ligjit dhe për ta pavarësuar gjyqësorin në ndërmarrjen e veprimeve të veta". Për formimin e Qeverisë, janë të domosdoshme të paktën 61 vota të deputetëve. Deri më tash asnjë nga subjektet politike që kanë fituar ulëset në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë prezantuar ndonjë koalicion, i cili ua garanton shumicën parlamentare, gjë që do tu mundësonte edhe krijimin e Qeverisë së re. |
Ky është qëndrimi amerikan për Qeverinë e re që e shpalosi Hoyt Yee Posted: 19 Jul 2017 09:21 AM PDT Hoyt Yee në një intervistë për "Zërin e Amerikës", tha se qëndrimi i amerikanëve për krijimin e Qeverisë së re në Kosovë është se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo qeveri të ligjshme, që del nga procesi demokratik në Kosovë, transmeton Gazeta Express. "Ne nuk zgjedhim partitë ose udhëheqësit. Kjo i takon popullit që shpreh vullnetin politik përmes zgjedhjeve", ka thënë Yee, derisa ka shtuar se mesazhi i Shteteve të Bashkuara është që janë të gatshëm dhe presin me padurim që të fillojnë të punojnë me qeverinë e re në Kosovë. "…qeveria e fundit nuk ishte shumë e suksesshme për ta realizuar: bëhet fjalë për përparim të vërtetë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, në luftën ndaj korrupsionit dhe në drejtim të krijimit të një ambjenti ku bizneset të zhvillohen në Kosovë dhe ku vendi të bëjë përparim drejt integrimit të mëtejshëm me Evropën, si për shembull udhëtimi pa viza. Të gjitha këto ishin të realizueshme gjatë qeverisjes së kaluar dhe për fat të keq nuk u arritën", ka thënë Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan. Ai gjithashtu tha se "qeveria e Kosovës ka detyrim të jetë serioze, dhe disa herë e guximshme, një qeveri e përgjegjshme që është sinqerisht e përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe për të shënuar përparim dhe jo thjesht të shkaktojë vonesa, ngecje dhe të luajë lojra politike, por të jetë serioze për te hedhur disa hapa konkretë drejt objektivave të popullit të Kosovës". Vetëvendosja si parti, ka fituar më shumë vota se çdo parti tjetër. Ju flisni për bashkëpunim me një qeverisje që ndan vlerat tuaja, por Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar ashpër Vetëvendosjen në të kaluarën. A do të pranonit një qeveri me pjesëmarrjen e Vetëvendosjes? Hoyt Yee: Siç e thashë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo qeveri të ligjshme, që del nga procesi demokratik në Kosovë, ose në çdo vend tjetër në Evropë. Ne nuk zgjedhim partitë ose udhëheqësit. Kjo i takon popullit që shpreh vullnetin politik përmes zgjedhjeve. Janë Vetëvendosja ose partitë e tjera përgjegjëse për të gjetur konsensusin e nevojshëm që të kenë shumicën e nevojshme në parlament, që të mund të funksionojnë si qeveri. Ajo që ne kërkojmë është që qeveria e re dhe partitë që përbëjnë atë qeveri, si edhe partitë e opozitës të plotësojnë detyrimet e tyre të partneritetit. Pra nëse ne japim ndihmën që kanë kërkuar palët në Kosovë, ne do ta bëjmë pjesën tonë. Por ne presim që edhe palët atje të bëjnë pjesën e tyre, që do të thotë respektimi i shtetit ligjor, çka do të thotë jo gaz lotsjellës, jo dhunë në parlament –diçka e papranueshme nga çdo demokraci në Evropë, do të thotë të mbajnë premtimet. Pra jo të na thonë që do të bëjnë disa reforma dhe pastaj të mos ta plotësojnë atë premtim, do të thotë gjithashtu ta luftojnë pa rezerva korrupsionin, jo të shprehen se janë kundër korrupsionit dhe nga ana tjetër të mbajnë zyrtarë të korruptuar në qeveri. Nëse partitë në koalicionin qeveritar në qeverinë e re, bëjnë pjesën e tyre, plotësojnë pritshmëritë tona që ne i kemi shprehur prej kohësh, ne do të bëjmë pjesën tonë, dhe do ta mbështesim atë qeveri. |
Përmendore për mërgimtarët në qytetet shqiptare Posted: 19 Jul 2017 07:56 AM PDT
Kam dëshirë të organizoj një projekt ku në secilin qytet shqiptar të bëj përmendoren e mërgimtarit me bagazh të zbrazur, e sytë plot mall. Kosova është shteti më i pasur me mërgimtarë, e për çudi nuk e kemi një Lëndinë të lotëve siç e ka Korça. Se harroj kurrë sa përshtypje më ka lënë kur e kam kuptuar se cili është kuptimi i Lëndinës së lotëve. Por edhe nëse nuk e kemi atje asnjë copë tokë, po ua them troç, se çdo pëllëmbë e trojeve shqiptare është e imja dhe e ndjej në zemër fort. Pra me moton MËRGIMTARËT JANË KRAHU I DJATHTË I SHQIPTARISË dilni e pritni mërgimtarët me përqafimin më të ngrohtë vëllazëror. Me shpresën se kjo verë do të jetë e bukur për çdo mërgimtar Mërgimtarja që pret me ardhë … Hava Kurti- Krasniqi |
Morina: Si ta shpëtojmë hendbollin ferizajas? Posted: 19 Jul 2017 07:48 AM PDT Ish kapiteni dhe ish trajneri i skuadrës me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, Xhavit Morina, së bashku me disa njohës dhe asat e hendbollit, ka vendosur që të merr iniciativë për ta organizuar tryezën me moton: Si ta shpëtojmë hendbollin ferizajas. "Është bërë e tepërt se në çfarë gjendje ka rënë në përgjithësi hendbolli ferizajas apo që njihet si tempulli i hendbollit. Ka vitet që ka marrë tatëpjetën, por këtë vit ka arritur kulmin dhe ka humbur durimin edhe në mesin e qytetarëve. Shumë qytetarë janë të irrituar e të trishtuar pse është në këtë gjendje hendbolli. Nuk duam ta kërkojmë as fajtorin dhe pse jemi këtu. Me disa njohës të këtij sporti, me disa që kanë derdhur shumë mund e djersë, me yjet e hendbollit, do të mundohen të organizojmë tryezën me moton: Si ta shpëtojmë hendbollin në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve. Ferizaj ka traditë, ka qenë shembull dhe duhet të jetë shembull për të gjithë për hendboll. E dimë me gjenerata e gjenerata se në vitet e 70-ta, 80-ta, po ashtu edhe në kohën e okupimit dhe po ashtu edhe disa vite pas luftës, që ishim prej më të organizuarve. Sot është koha të mblidhemi dhe të vendosim për fatin e hendbollit tonë qoftë të meshkujt qoftë të femrat, ta kthejmë në binarët e duhur e të udhëhiqet nga njerëzit e vërtetë. Ish kryetarë të klubeve, asat e këtij sportit, kryetari i Komunës, drejtori sportiv i Ferizajt, partitë e ndryshme politike, intelektualë, profesorë e arsimtarë, gazetarë, qytetarë e tifozë, biznesmenë, kryetarë e këtyre klubeve, e kush që mundet të jenë në tryezën me moton: Si ta shpëtojmë hendbollin. Të gjithë po e shohin se hendbollin në vendin e traditës po shkon drejt varrosjes, ka humbur interesimin e shikueshmërinë. Pse mos ta kthejmë brenda një kohë të shkurtër në suazat e normales dhe të jemi shembull apo si një Vardar i Shkupit që sot luan me shumë suksese në garat Champions League (dikur Vardarin e kemi shkelur me lojë e rezultat, pra në vitet e 80-ta). Ferizaj është i dyti për nga fuqia financiare dhe që mundet të kemi një kryesi të jashtëzakonshme qoftë të meshkujt e qoftë të femrat, bile me këto të fundit para dy vjetësh sundonim Ligën. Pra, të angazhojmë trajner që ka të panumërt në qytetin tonë, ekspertë të shquar dhe të bëjmë ekipin që pas një kohe të shkurt të na duartrokasin të gjithë e të na lakmojnë dhe të marrim modelin tonë. Mjaft duruam me këtë gjendje. Besoj e shpresoj se në tryezën që pritet të organizohet gjatë këtyre ditëve, të marrim pjesë një numër i madh e të dalim shumë të fuqishëm, si asnjëherë më parë unik dhe ta kthejmë krenarinë e hendbollit jo vetëm në qytetin tonë. Një tryezë produktive, kontribuuese dhe të formojmë të gjitha trupat që e dërgojnë hendbollin në vendin e merituar e jo si po shkon në humnerë", tha Morina për gazetën kombëtare "Bota sot". |
Policia e Kosovës ka një apel për të gjithë kosovarët Posted: 19 Jul 2017 04:45 AM PDT Rasti procedohet në njësinë e hetimeve.Përmes një njoftimi, policia bën me dije se këto janë raste që kohëve të fundit po paraqite nga qytetarë të ndryshëm. "Para dy ditëve këtu në qytetin e Gjilanit është arrestuar një i dyshuar nga Komuna e Podujevës, që përmes mashtrimit se kinse e kishte një familjar të sëmur u merrte para personave duke kërkuar nëpër shtëpi, i njëjti është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 48. Policia e Kosovës porosit që në as një rrethanë qytetarët mos të bien pre e këtyre mashtrimeve duke u dëmtuar materialisht, në raste të tilla menjëherë të lajmërohet Policia e Kosovës për mes numrit 192 i cili është në shërbim njëzet e katër orë", thuhet në njoftim. |
SHBA i kërkon Vuciqit të mos i japë status diplomatik bazës ruse në Nish Posted: 19 Jul 2017 04:45 AM PDT "Është e rëndësishme që ndikimi i Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit të mos zgjerohet dhe të kuptohet pse SHBA-të janë të shqetësuara, ka thënë zëvendës presidenti amerikan Mike Pence në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Uashington" kanë raportuar mediat serbe. Gazeta serbe "Blic" po ashtu ka shkruar se takimi Vuçiq-Pence ka kaluar "me më pak dramë" se sa që ishte rastin me administratën e mëhershme, është diskutuar për ndikimin rus në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor./Express/ |
Në Gjilan burri rreh gruan e bën për emergjencë Posted: 19 Jul 2017 04:44 AM PDT Sipas njoftimit të policisë, njësitet sektoriale i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. "Nga hetimet e para mësohet se Qifti bashkëshortor gjersa ishin duke qëndruar ne shtëpinë e tyre, fillimisht kanë pas një konflikt të ashpër verbal ne mes vete lidhur me pozitën e ndërtimit te shtëpisë se re, me pas gjendja tensionohet dhe i dyshuari e godet viktimën ne kokë, fytyrë dhe trup duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është transportuar ne Emergjence rajonale këtu në Gjilan, pas trajtimit e njëjta lirohet", thuhet në njoftim. I dyshuari pasi është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës me vendim te Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 ore. Rasti procedohet Prokurori Themelore. |
Njoftim i rëndësishëm i UP’së për provimet pranuese që mbahen nesër e pasnesër Posted: 19 Jul 2017 04:44 AM PDT Rektori i UP-së, Marjan Dema me disa prorektorë, vizituan pesë NjA, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin Filologjik dhe atë Filozofik. "Vlen të theksohet se në të gjitha NjA të vizituara, procesi i mbarëvajtjes së provimit pranues ka shkuar pa asnjë incident dhe se gjithçka ka qenë në rregull. Kandidatët ishin të vendosur nëpër salla, duke plotësuar testet, derisa menaxhmenti i NjA, stafi akademik, kujdestarët dhe sigurimi ishin të pranishëm në të gjitha hapësirat e vizituara", thuhet në njoftimin për media të UP-së. Provimi pranues do të vazhdojë të organizohet edhe në orët e pasdites, nesër dhe pasnesër. Për më shumë informata, ju lutem, përcillni listën tanimë të publikuar, si në vijim: Fakulteti Filozofik më datë 19.7.2017 në ora 9.00 Fakulteti i Filologjisë më datë 19.7.2017 në ora 9.00 Fakulteti Juridik më datë 19.7.2017 në ora 9.00 Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës më datë 19.7.2017 fillon në ora 9.00-15.00 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike më datë 19.7.2017 fillon në ora 15.30-17.30 Fakulteti i Arteve të Bukura më datë 19.7.2017 dhe 20.7.2017 në ora 9.00 Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës më datë 19.7.2017 në ora 9.00 Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike më datë 20.7.2017 fillon në ora 9.00-11.00 Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit më datë 19 dhe 20.7.2017 në ora 8.00 10. Fakulteti i Edukimit më datë 19.7.2017 në ora 9.00 11. Fakulteti i SHMN-së më datë 20.7.2017 në ora 9.00 12. Fakulteti Ekonomik më datë 20.7.2017 në ora 9.00 13. Fakulteti i Mjekësisë më datë 21.7.2017 duke filluar nga ora 9.00. |
Aktivistja e Vetëvendosjes: Ata që e thirrin sot ezanin në xhamitë e Prishtinës ta gërryejnë veshin Posted: 19 Jul 2017 04:44 AM PDT Sipas saj, disa tingëllojë sikur kanë dalë në në garë, e ‘për inat’ të xhamisë tjetër i japin zor ma fort. "Thirrja e ezanit asht ndëgju në çdo cep të Prishtinës (para vitit 99) nga xhamia e madhe. Sa kujtoj, gjithmonë asht thirrë nga besimtarë me potencial zani, apo thanë ndryshe, za melodik. S’jam në dijeni nëse ka pasë kritere kush mundet me thirrë, por kryesorja nuk janë bezdisë as besimet e tjera, as jobesimtarët. Sot, nuk dihet kush e ‘nisë e bitisë’, me zëra që ta grryjnë timpanin e veshit. Disa tingllojnë sikur kanë dalë në garë, ‘për inat’ të xhamisë tjetër i japin zor ma fort. E krejt esenca asht që me u ndëgju zani në secilin cep, gja që për territorin e Prishtinës kish me mjaftu një ose eventualisht dy zëra", është shprehur ajo. Siç është shprehur ajo, në këtë rast, nuk ka lidhje besimi e mosbesimi. "Mos e përdorni si kundër argument, sepse asht temë tjetër", ka shtuar ajo./Express/ |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: