Skip to main content

RTSH: “Meta këmbëngul në Kavajë: LSI do t’i çlirojë të gjithë shqiptarët nga regjimi oligarkik” plus 9 more

RTSH: “Meta këmbëngul në Kavajë: LSI do t’i çlirojë të gjithë shqiptarët nga regjimi oligarkik” plus 9 more


Meta këmbëngul në Kavajë: LSI do t’i çlirojë të gjithë shqiptarët nga regjimi oligarkik

Posted: 20 Jun 2017 10:42 AM PDT

LSI deri tani partia e dytë më e madhe e maxhorancës, po këmbëngul në një fitore masive në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ndaj PS dhe PD, të cilat ajo tashmë i konsideron kundërshtarë. Numri 1 i saj, presidenti i zgjedhur Ilir Meta, vazhdon të udhëheqi me intensitet fushatën. Me slloganin “LSI forcë e parë, forcë e paparë” zoti Meta doli para përkrahësve të shumtë të LSI në Kavajë, duke kërkuar votën jo vetëm si parti, por edhe për Maksim Koni si kryebashkiak i ri i Kavajës.
“Edhe 5 ditë dhe oligarkët, ata që kanë kohë që marrin vendime pas shpinës së qytetarëve, ata që marrin koncesionet, ata që marrin pasuritë dhe shërbimet publike do të ikin në opozitë. Pushteti do të kalojë nga duart e një pakice informale në duart e një shumice reale” tha zoti Meta duke sulmuar ish aleatin e tij Edi Rama, por edhe kreun e opozitës Lulzim Basha. “Ne do t'i çlirojmë të gjithë shqiptarët nga regjimi oligarkik. Do të çlirojmë edhe Edin edhe Lulushin nga oligarkia. Ne do të bëjmë një marrëveshje në dritë me të gjithë shqiptarët më 25 qershor. Ne do t'ia heqim Shqipërisë oligarkisë, bandave të saj dhe kukullave të saj. Ne do t'ia japim Shqipërisë intelektualëve” tha zoti Meta duke e quajtur fitoren e LSI më 25 qershor si pranverën e dytë demokratike për Shqipërinë.

Rama në Gramsh: Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar

Posted: 20 Jun 2017 09:00 AM PDT

Kryeministri socialist Edi Rama, e ka kthyer në lajtmotiv të fushatës zgjedhore thirrjen për të votuar masivisht PS. Nga Gramshi ai tha se një fitore e thellë e PS do ti hapi rrugën e revolucionit në administratën shtetërore aq shumë e nevojshme. “Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar. Vetëm të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit në administratën shtetërore dhe mund të bëni të mundur që pas 27 vitesh, zyrat e shtetit të jenë zyra ku i shërbehet qytetarëve” tha zoti Rama.
Për kryeministrin në zgjedhjet e 25 qershorit ka diçka shumë më të rëndësishme se e majta dhe e djathta. “Kjo është Shqipëria, familja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Që nga viti 1991 partitë vijnë tek ju për të marrë vota dhe përsërisin uljen e taksave dhe shpenzimet e mëdha. Prej vitit 1991 deri në vitin 2013, partitë morën votën tuaj, por shtetin e trajtuan si tepsi për pushtetin e tyre” tha zoti Rama. Ai u shpreh i bindur se me reformat e nisura “…mund të ndërtojmë shtëpinë e shtetit modern shqiptar”.
Kyeministri socialist premtoi se nën drejtimin e vetëm të partisë së tij, në katër vitet e ardhshme do të bëhet katërfishi i asaj që është bërë në këto 44 muaj. Ai tha se ekonomia do të rritet mbi 5 përqin në katër vitet e ardhshme, ashtu siç do të rritet punësimi, dhe paga minimale në 30 mijë lek të reja. Një vëmendje të veçantë në fjalimin e tij, zoti Rama ua kushtoi fermerëve, te cilëve u premtoi heqjen e TVSH-së mbi inputet bujqësore dhe dhënien e çertifikatave të tokave për ta.

Zgjedhjet, Policia: Për çdo shqetësim telefononi në 069 413 7777

Posted: 20 Jun 2017 08:06 AM PDT

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka vënë në dispozicion një numër telefoni, nëpërmjet të cilit kushdo mund të raportojë raste të shit-blerjes së votës, përfshirjes së punonjësve të policisë në mbështetje të subjekteve elektorale, si dhe për të gjithë krimet e tjera elektorale. Numri është 069 413 7777 dhe funksionon 24 orë.

Blushi në Pogradec: Votoni LIBRA-n ti shpallim luftë varfërisë!

Posted: 20 Jun 2017 07:55 AM PDT

Kryetari i LIBRA Ben Blushi, ka vijuar fushatën zgjedhore në qytetin e Pogradecit. Duke kërkuar votën për partinë e tij e 18 në listë, zoti Blushi premtoi se do i shpallte luftë varfërisë.”Po ia dhatë prapë këtyre do të jeni prapë më keq! Shikoni varfërinë që ju ka lënë! Pa punë, konsum i ulët, taksa të larta, fëmijët pa shkollë, ilaçet shumë të shtrenjtë. Mendoni para se të votoni!”. Kreu i LIBRA-s premtoi se nuk do të ketë asnjë pagesë nën minimunin jetik prej 17 mijë lekësh dhe tarifa zero për të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet e larta.

Mandija prokurorisë: Të hetohet kryebashkiaku Leli!

Posted: 20 Jun 2017 07:29 AM PDT

Zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, pasi duke shpërdoruar detyrën nuk ka lejuar LSI të zhvillojë mitingun në sheshin përpara pallatit të sportit "Flamurtari". Zonja Mandia e ka arritur këtë konkluzion në përfundim të verifikimit të shqetësimeve të bëra publike nga një grup i këshilltarëve bashkiakë të LSI. Gjithnjë sipas saj argumenti për mosdhënien e lejes ka qenë se ky shesh i është dhënë në përdorim një subjekti tjetër politik për periudhën dy mujore nga 1 maji deri 30 qershor. Zëvendëskryeministrja Mandija velerëson se me veprimet dhe mosveprimet e tij për dhënien e lejes dy mujore një subjekti politik të caktuar për të përdorur sheshe apo vendkalime publike, zoti Leli është në kundërshtim me ligjin "Për tubimet", "Për vetëqeverisjen vendore", ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Pengimi i subjekteve zgjedhore".

Perimet e Lushnjes me hormone? AKU : Asnjë rast i tillë

Posted: 20 Jun 2017 07:23 AM PDT

Në pikun e prodhimit të perimeve në Lushnjë është rikthyer shqetësimi i trajtimit të tyre me hormone dhe stimulues. Por për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Fier, alarmi i ngritur në një emision investigativ nuk qëndron. Ata pohojnë se që nga marsi janë kryer analiza të rregullta dhe në asnjë rast tek perimet nuk janë konstatuar elemente të rrezikshëm: "Ne kemi marrë mostra i kemi çuar në ISUF dhe nuk kemi konstatuar asnjë rast të cilet kanë mbetje të tilla ne keto lloj produktesh. Kete e kemi vertetuar dhe do e vertetojmë edhe me marrjen e mostrave sot" tha drejtori i AKU-së Fier Frederik Çuko. Drejtori i AKU-së është i bindur se edhe mostrat e marra sot, do të rezultojnë të pastra, ndaj paralajmëron kallëzim penal ndaj fermerëve që kanë pranuar në media se përdorin hormone për rritjen e perimeve: : "Këtë çështje ne do ta ndjekim do ta çojmë në prokurori dhe fermeri apo tregtari që është prononcuar dhe që ka thënë që kemi përdorur stimulantë apo elemente të tjera shtesë për të stimuluar rritjen apo pjekjen e këtyre produkteve do të përgjigjet para organeve kopetente ku do deklaroje se ku i ka marrë kto stimulantë, ku i ka përdorur dhe pse i ka përdorur". Ndërsa fermerët " topin e pasojnë" tek kontrolli i subjekteve që tregtojnë pesticide e produkte të tjera për bujqësinë: "Ne nuk i marrim fshehtas nëpër xhepa ato ilaçet që hedhim, aty në dyqanet tuaja i blejmë, shkoni atje e kontrolloni.Ne e blejmë çdo gjë, plehrat të gjitha, këto nuk jane të kontrolluara ?Kush i kontrollon, ne do ti kontrollojmë’ shprehen tregtarët.

Qato: Ja masat e policisë për 25 qershorin

Posted: 20 Jun 2017 07:08 AM PDT

Policia Shqiptare ka marrë masa të shumta për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit. Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato, bëri të ditur se do të jenë 5851 punonjës të policisë që do të angazhohen në shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore. Bëhet fjalë për praninë e policisë pranë 5362 qëndrave të votimit, 90 KZAZ-ve dhe 90 VNV-ve. Në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit do të angazhohen 276 automjete civile.
Sipas zoti Qato përveç punonjësve të Policisë në Drejtoritë Vendore, nga strukturat e disa njësive policore në Tiranë dhe Drejtorive të Kufirit dhe Migracionit do të dërgohen 1356 punonjës policie në funksion të procesit zgjedhor, do të vihen në dispozicion 65 automjete.
Një urdhër i përbashkët i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Mbrojtjes, Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, parashikon marrjen në ruajtje të 93 objekteve të rëndësishme që sigurohen me punonjës policie, nga forcat “Komando”. Rreth 270 punonjës të Policisë të objekteve do të lirohen nga detyra për sigurimin e tyre dhe do të marrin detyra për procesin zgjedhor.
Zyrtari i lartë i policisë tha se nuk ka pasur raste që punonjës të policisë të kenë shkelur ligjin gjatë fushatës zgjedhore. “Deri tani nuk kemi raste që punonjës të Policisë së Shtetit, të jenë evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, të kenë kompromentuar pozicionin si punonjës të depolitizuar, apo të kenë reflektuar qëndrime të njëanshme apo politike” tha zoti Qato. Që prej një muaji që ka filluar periudha zgjedhore është ngritur dhe funksionon grupi i drejtimit në nivel qendror, për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor.

Çako ende nuk ka firmosur shkarkimin e kërkuar nga ministri Demiraj

Posted: 20 Jun 2017 06:51 AM PDT

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga kërkesa që ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çakos për shkarkimin e tre shefave të komisariateve, ky i fundit nuk ka marrë asnjë vendim. Burime pranë Policisë së Shtetit thanë për RTSH se Çako nuk ka firmosur asnjë shkarkim deri në këto momente. Letra zyrtare i është dërguar Çakos mesditën e djeshme ku i kërkohet shkarkimi i menjëhershëm i shefit të komisariatit të Pukës, Dibrës dhe Gramshit. RTSH kontaktoi me zyrën e shtypit të ministrit Demiraj të cilët thanë se janë në pritje të një reagimi pozitiv të Drejtorit të Përgjithshëm. Një ditë më parë Ministri Demiraj tha për “Zërin e Amerikës” se ndaj tre shefave të komisariateve ka patur denoncime të vazhdueshme se nuk janë konform zbatimit të ligjit përsa i përket të qenit asnjëanës gjatë fushatës zgjedhore. Incidente mes përfaqësuesve politikë që janë të përfshirë në fushatë ka bërë që ministri Demiraj të takohet me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika. Ky takim nuk është bërë publik, por burime thanë se në fokus kanë qenë problemet e dhunës që janë shfaqur ditët e fundit mes Partisë Socialiste dhe asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku janë shënuar disa raste dhune dhe përshkallëzimi në të gjithë vendin.

Mark Frroku kërkon të votojë në zgjedhjet e 25 qershorit

Posted: 20 Jun 2017 06:27 AM PDT

I shpallur i pafajshëm për akuzën e vrasjes dhe i dënuar me 7 vite burgim për atë të ndërtimit të paligjshëm, ish deputeti kritiandemokrat Mark Frroku i drejtohet sërisht gjykatës. Këtë herë ai kërkon të legjitimojë të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 25 qershorit. Zyra e shtypit pranë gjykatës së rrethit gjyqësorë Tiranë, informon se kjo është kërkesa e parë drejtuar gjykatës nga individë që pretendojnë mohimin e votës. Mark Frroku , ish deputeti kristiandemokrat është dënuar nga gjykata e shkallës së parë për një vepër penale e cila parashikon dënimin e tij deri në 7 vite. Gjykata e Tiranës ka caktuar edhe gjyqtaren e cila do të marrë në shqyrtim kërkesën e ish-deputetit Frroku, i cili kërkon të votojnë në zgjedhjet vendore. Në maj të vitit 2015 Mark Frroku u arrestua dhe u mor i pandehur për kallzim të rremë. Hetimet çuan prokurorinë në kërkesën drejtuar kuvendit ku kërkuan heqjen e mandatit ndaj deputetit kristiandemokrat, për të hapur hetime ndaj tij që lidheshin edhe me një akuzë për vrasjë të ndodhur në belgjikë në vitin 99. Ndaj tij prokuroria kërkoi 25 vite burg, por gjykata vendosi dënimin e tij me 7.6 vite burgim. Ish deputeti i mazhorancës së majtë ndodhet në paraburgim prej dy vitesh.

Basha : PD do të vendosi prioritete sidomos në ekonomi

Posted: 20 Jun 2017 06:27 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi ditën me një mëngjes pune me përfaqësues të Bordit të Dhomës Amerikane të Tregëtisë. zoti Basha prezantoi projektin ekonomik të PD-së që sikurse tha ai, bazohet tek ulja e taksave dhe nxitja e investimeve. "Qeveria ime do t'i japë fund terrorit të gjobvënies, trysninë dhe arbitraritetit shtetëror ndaj sipërmarrjes dhe do të jetë garantues i konkurencës së ndershme dhe mundësive për të gjithë", u shpreh zoti Basha. Kreu i opozitës tha se kjo qeveri në 4 vite ka patur prioritetet e gabuara duke i angazhuar burimet financiare dhe njerëzore të vendit në përdorime sipërfaqësore që nuk krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe prodhim. “Vendosja e prioriteteve të duhura qeveritare sidomos në ekonomi, është thelbi i gjithë planit demokrat” tha zoti Basha.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more