Skip to main content

Ora News: “Ushtria irakiane nis ofensivën ushtarake në Mosul” plus 9 more

Ora News: “Ushtria irakiane nis ofensivën ushtarake në Mosul” plus 9 more


Ushtria irakiane nis ofensivën ushtarake në Mosul

Posted: 18 Jun 2017 12:17 AM PDT

Forcat irakiane kanë filluar një sulm këtë të diel në qytetin e vjetër Mosulit në Irak, me qëllim që të shporrë prej andej forcat xhihadiste të Shtetit Islamik, thuhet në një deklaratë ushtarake.

Qyteti i vjetër historik dhe më i madh pas Bagdadit është qyteti i fundit ende nën kontrollin e militantëve, i cili dikur ishte kryeqyteti i tyre në Irak.

Ofensiva e mbështetur nga SHBA për të futur nën kontroll Mosulin hyri në muajin e saj të nëntë të shtunën.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Diplomati saudit vret me derën e “Porsche” çiklistin!

Posted: 18 Jun 2017 12:11 AM PDT

Një diplomat saudit nuk do të përballet me ndjekje penale për vrasje të pakujdesshme, pasi hapin derën e "Porsche" papritmas të marrë, duke goditur një çiklist 55 vjeçar, i cili vdiq më vonë në spital nga traumat e rënda në kokë.

“Nuk më intereson nëse ai është një diplomat apo jo,” tha Marina, e veja e të ndjerit për gazetën Bild. “Ai duhet të marrë dënimin e tij të drejtë,” tha ajo.

“Micha ishte gjithmonë i shqetësuar për këtë rrugë. Ai tha se do të ishte një aksident”, shtoi ajo.

Autoritetet gjermane mund të përjashtojnë zyrtarisht diplomatin 50-vjeçar ose të kërkojnë që qeveria saudite të heqë imunitetin e tij në mënyrë që ai të ndiqet penalisht.

Ambasada e Arabisë Saudite publikoi të premten një deklaratë që shpreh ngushëllimet për familjen.

Agjenti i Marrëveshjes së Biznesit të Arabisë Saudite Adnan Bustaji gjithashtu vizitoi familjen e të ndjerit të premten, sipas një deklarate të lëshuar.

Në 2016, diplomatët kryen 22,816 shkelje të trafikut në Berlin, duke përfshirë shpejtimin dhe ndalimin e parkimit, dhe ishin të përfshirë në 60 aksidente, nga të cilat 28 rezultuan me lëndime.

Nga këto vepra, 735 u kryen nga diplomatë kinezë, 697 nga rusët dhe 683 nga ata nga Arabia Saudite, raporton Tagesspiegel.

Imuniteti diplomatik kushton qindra e mijëra euro në Berlin në gjoba të pakonceptueshme.

Incidenti erdhi vetëm dy ditë pasi 100,000 çiklistë morën rrugët e Berlinit gjatë ceremonisë vjetore ADFC-Sternfahrt për të protestuar për kushte më të mira në të gjithë Gjermaninë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vijnë në jetë binjakët e Beyonce dhe Jay Z

Posted: 18 Jun 2017 12:11 AM PDT

Beyonce dhe Jay Z i kanë dhënë mirëseardhjen binjakëve të tyre, por data e lindjes dhe gjinia e foshnjeve nuk dihen ende.

Beyonce ka njoftuar se ishte shtatëzanë me anë të një foto në Instagtam në muajin shkurt. Çifti tashmë ka edhe një vajzë Ivy Blue e cila është 5 vjeç.

Lajmi është konfirmuar nga revista People por nuk ka pasur një konfirmim nga ana e dy këngëtarëve të lindjes së foshjeve të tyre.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kapen 58 kg kanabis në Gjirokastër, pranga drejtuesit dhe pasagjerit të BMW-së

Posted: 17 Jun 2017 11:53 PM PDT

Një sasi prej 58 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në kuadër të një operacioni të koduar "Viroi".

Aksioni erdhi pas informacioneve se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër po lëvizte një automjet në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit,  në vendin e quajtur “Ura e Viroit”, në hyrje të qytetit Gjirokastër,  nga kontrolli që u krye në automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin Petro Ngucaj dhe me pasagjer shtetasin Çelo Çelo, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Petro Ngucaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Çelo Çelo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Makina e sekuestruar

Droga e kapur

 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sfida e jetës, kampioni në not garon me peshkaqenin e bardhë

Posted: 17 Jun 2017 11:52 PM PDT

Michael Phelps, olimpisti i cili ka marrë më shumë medalje në gjithë historinë e Lojrave Olipmike, më në fund ka gjetur kundështarin e tij më të fortë.

28-vjeçari do të garojë me një peshkaqen gjigand të bardhë muajin që vjen më 23 korrik në "Shark Week" në Discovery Channel.

Në një njoftim për shtyp Discovery Channel e quajti këtë një ngjarje monumentale që asnjë njeri nuk e ka provuar kurrë më parë.

Phelps ka postuar më parë një foto në Instagram së bashku me një peshkaqen të bardhë brenda një kafazi zhytjeje.

Shanset që ai të fitojë do të varen se sa i motivuar do të jetë peshkaqeni.

Ata mund të notojnë me rreth 8 km/h por mund të arrijnë edhe shpejtësinë maksimale 40 km/h.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tmerri në qiell, mbi 20 persona të plagosur në avion

Posted: 17 Jun 2017 11:47 PM PDT

Mbi 20 persona mbetën të plagosur gjatë fluturimit të avionit ” MU774″ nga Parisi për në Kunming, kryeqyteti i provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan.

Plagosja në qiell erdhi për shkak të turbulencave të ajrit.

Pas incidentit, aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Kunming, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Kinës, Xinhua.

Asnjë nga pasagjerët nuk mori dëmtime të rrezikshme për jetën, tha Spitali në deklaratë.
Të paktën 12 persona janë shtruar në spital, me lëndime, duke përfshirë thyerje, plagë dhe lëndime në kokë.

Transportuesi ajror, në një deklaratë të lëshuar, tha se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë përjetuan siklet”.

ka lëshuar një deklaratë duke pranuar se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë në aeroplan përjetuan siklet.”

Ky incident vjen ndërkohë që rreth një javë më parë një avion i “China Eastern Airline”, i nisur për në Shanghai u kthye në Sidnei për shkak të një vrime të madhe në një pjesë të motorit të majtë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qëllohet me pistoletë një shtetas në Babrru, arrestohet 25 vjeçari

Posted: 17 Jun 2017 11:31 PM PDT

Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në Babrru, pjesë e Bashkisë së Kamzës.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale U.M, është plagosur në pjesën e këmbës me armë zjarri pistoletë, ndërsa ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe kapjen e tij, shtetasi L. K., 25 vjeç.

Nga hetimi paraprak dyshohet se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e armës.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Floriana Garo i jep fund beqarisë, fejohet në mënyrë të papritur

Posted: 17 Jun 2017 11:25 PM PDT

Prezantuesja e njohur e "Jo vetëm modë" mesa duket e ka lënë pas ndarjen e disa viteve më parë me biznesmenin Tedi Ngjela dhe është fejuar në mënyrë të papritur.

Ka qenë vetë bukuroshja që ka bërë publik lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram pasi ka dashur të ndajë lumturinë e madhe me ndjekësit.

"Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshem të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur!"-shkruan ajo.

Ish-missi nuk ka folur më parë për lidhjen e saj dhe ceremonia e fejeses duket krejtësisht private.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të vdekur nga “zombi”!

Posted: 17 Jun 2017 11:25 PM PDT

Pamjet shokuese tregojnë një grup njerëzisht të rrëzuar bri një muri, të paaftë për të lëvizur, pasi dyshohen se kanë marrë një lloj të ri të dyshuar të drogës "zombie" e quajtur Power.

Numri i përdoruesve të kësaj droge po merr rritje.

Përdoruesit e dyshuar në Newcastle janë vërejtur të rrënuar në qendër të qytetit pasi dyshohet se përdorin një përzierje të drogës, raporton Newcastle Chronicle. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë ndikimin e tmerrshëm dhe vdekjeprurës.

Që nga raporti i parë i kësaj përzierjeje të klasit B më 4 qershor, ka pasur 16 arrestime, ndërsa 10 persona janë vënë nën akuzë.

Shërbimi i Ambulancës në veri lindje është thirrur për të paktën 19 incidente të mëdha vdekjeprurëse deri më tani.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim në tualetin e grave në Kolumbi, tri viktima

Posted: 17 Jun 2017 10:59 PM PDT

Tre gra janë vrarë në kryeqytetin kolumbian, Bogota, në atë që autoritetet thonë se ishte një sulm terrorist.

Shpërthimi ndodhi në një qendër tregtare të tejmbushur "Zona Rosa", ku mbetën të plagosur edhe 11 persona të tjerë.

Kryebashkiaku i Bogotas Enrique Penalosa tha se një nga ata që vdiq ishte nga Franca.

Autoritetet thonë se besojnë se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e vogël në një tualet për gratë.

Sulmi ndodhi pasditen e së shtunës, kur qendra tregtare "Andino" ishte plot me njerëz që blinin dhurata për Ditën e Atit, që festohet të dielën.

Një grua 23-vjeçare franceze, Julie Huynh, e cila kishte punuar si vullnetare në një shkollë në jug të qytetit ishte viktima e parë që u identifikua.

Ana María Gutiérrez, 27 vjeç dhe Lady Paola Jaimes Ovalle, 31 vjeç, u dërguan në spital, por më vonë u shpallën të vdekura.

Një shtetas francez, Nathalie Levrand, 48 vjeç, u pranua me traumë të indeve të buta, tha stafi mjekësor në Bogotá Country Clinic.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more