Mesazhi.com: “Amerika ndan edhe 50 milionë dollarë për Kosovën” plus 9 more |
- Amerika ndan edhe 50 milionë dollarë për Kosovën
- Tërnava: Nëse Komuna e Prishtinës nuk e jep lejen për Xhaminë e Madhe, ajo do të ndërtohet pa leje
- Gazetarja ndërpret intervistën me Ramën pasi thirret Ezani, ai bën një veprim të çuditshëm (VIDEO)
- ISIS hedh në erë xhaminë më të njohur të Mosulit
- Macron: Assadi nuk është armik i Francës, por i popullit të vet
- Me urdhër Erdoganit, Gazës i dërgohen 10.000 tonë ndihma për Bajram
- Të rinjtë shpërndajnë falas Kur’anin në sheshet e Prishtinës
- Rreth 5 milionë euro për zgjedhjet lokale
- Apeli i konfirmon dënimin me burg Albert Berishës, të kthyerit nga Siria
- Mos e lini kurrë fëmijën tuaj vetëm në veturë
Amerika ndan edhe 50 milionë dollarë për Kosovën Posted: 21 Jun 2017 05:28 PM PDT Qeveria e Kosovës u njoftua sot nga Bordi i Korporatës për Sfida të Mijëvjecarit, që udhëheqet nga Serketari i Shtetit Rex Tillerson, se kjo agjenci federale amerikane ka marrë vendimin për ndarjen e afër 50 milionë dollarë për programin "Threshold" në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria, nëpërmjet një komunikate. Këto mjete, sipas njoftimit të Qeverisë, do të investohen në tri vitet e ardshme në projekte të eficenës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit. The post Amerika ndan edhe 50 milionë dollarë për Kosovën appeared first on Mesazhi.com. |
Tërnava: Nëse Komuna e Prishtinës nuk e jep lejen për Xhaminë e Madhe, ajo do të ndërtohet pa leje Posted: 21 Jun 2017 04:55 PM PDT Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava e ka quajtur të pakuptueshëm faktin që prej pesë vitesh Komuna e Prishtinës nuk po e jep lejen për ndërtimin e xhamisë qendrore lokacioni për të cilën është ndarë te Posta e Madhe. Tërnava në emisionin “Intervista me Blerimin” në RTK ka thënë se nëse vazhdohet të mos jepet leja për këtë xhami, ajo do të ndërtohet pa leje, pasi sipas tij, durimit i ka ardhur fundi. Kreu i Bashkësisë Islame, ka thënë se ai do të jetë në krye të këtij vendimi, dhe nëse do të duhet të arrestohet dikush për këtë, adresa është ai vet personalisht. Mosndërtimi i kësaj xhamie Tërnava ka thënë se ka bërë që në drejtim të tij të vijnë shumë mesazhe, një pjesë e tyre edhe fyese. "Me plotë të drejtë, më kanë thënë, kryetar pse po vazhdon të qëndrosh në krye të Bashkësisë Islame kur ke dështuat qe ta ndërtosh xhaminë". "Paratë për ndërtimin e xhamisë janë donacion nga Turqia, i njëjti burim që ka financuar edhe ndërtimin e xhamisë në Tiranë. Problem është vetëm leja. Ata nuk munden të na e caktojnë neve se si do të duhet të duket projekti. Atë projekt e ka zgjedhur populli, siç po thuhet tani, e ka zgjedhur sovrani", ka thënë Tërnava. The post Tërnava: Nëse Komuna e Prishtinës nuk e jep lejen për Xhaminë e Madhe, ajo do të ndërtohet pa leje appeared first on Mesazhi.com. |
Gazetarja ndërpret intervistën me Ramën pasi thirret Ezani, ai bën një veprim të çuditshëm (VIDEO) Posted: 21 Jun 2017 03:52 PM PDT Në kohë që zhvillohej intervista e gazetares Rudina Xhunga me kryeministrin Edi Rama, në emisionin "Dritare me Rudinën", u thirr Ezani. Ky moment detyroi gazetaren të ndërpriste intervistën për disa minuta. Pasi dëgjoi Ezanim, Rama tha: "Ça do bëjmë tani, do vazhdojmë?". Por, duket se koha e reklamave e mërziti Ramën. Teksa u kthyen në lidhje direkte, Rama tha: "7 orë reklama…" "Shhhhhhhhhh, se jemi live", u përgjigj gazetarja.
The post Gazetarja ndërpret intervistën me Ramën pasi thirret Ezani, ai bën një veprim të çuditshëm (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
ISIS hedh në erë xhaminë më të njohur të Mosulit Posted: 21 Jun 2017 01:13 PM PDT Xhamia me e frekuentuar ne Mosul te Irakut, e quajtur Grand Al Nuri, e njekohesisht me e njohura ne kete rajon, eshte hedhur ne ere nga militantet e organizates terroriste ISIS. Njoftimin per kete veprim terrorist e ka njoftuar ushtria irakiane dhe burime te tjera irakiane. Ne anen tjeter, ISIS e akuzon koalicionin e udhehequr nga ISIS per kete sulm sic thane ata “ajror”. Diteve te fundit, focat irakiane te mbeshtetura nga koalicioni i udhehequr nga SHBA kane thelluar marrjen e kontrollit ne disa pjese te qytetit irakian qe po mbahet nga ISIS-i. Xhamia “Grand al-Nuri” eshte xhamia ne te cilen lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi beri nje paraqitje te rralle ne qershor te vitit 2014, dhe beri nje fjalim ku edhe e vetshpalli “kalifatin”. /MESAZHI/ The post ISIS hedh në erë xhaminë më të njohur të Mosulit appeared first on Mesazhi.com. |
Macron: Assadi nuk është armik i Francës, por i popullit të vet Posted: 21 Jun 2017 12:55 PM PDT Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai nuk sheh pasardhes legjitim të presidentit sirian Bashar Assad dhe se Franca nuk e konsideron më largimin e tij si parakusht për zgjidhjen e konfliktit gjashtë-vjeçar. Komentet e tij janë në kontrast të thellë me administratën e mëparshme franceze dhe po i bëjnë jehonë qëndrimit të Moskës se nuk kishte alternativë përpos Assadit. /MESAZHI/ The post Macron: Assadi nuk është armik i Francës, por i popullit të vet appeared first on Mesazhi.com. |
Me urdhër Erdoganit, Gazës i dërgohen 10.000 tonë ndihma për Bajram Posted: 21 Jun 2017 12:36 PM PDT Anija e ndihmave nga Turqia "Şefkat" e cila ka domethenien “Dhembshuri” ka mberritur ne Gaza, Anija ishte e ngarkuar me dhjetë mijë tonë ndihma dedikuar vendit te bllokuar dhe ka arritur në Portin e Ashdodit, i cili ndodhet në autoritetin Izraelit. Anija që ishte nisur nga Mersini i Turqisë ka hedhur spirancën në Portin e Asdhdodit pas një rrugëtimi që zgjati 40 orë. Anija u prit nga ambasadori turk në Tel Aviv Kemal Ökem dhe kryetari i Departamentit të Përmirësimit pranë Drejtorisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Cengiz Akın. Në anije gjenden paketa ushqimore, veshmbathje, lodra, mjete shkollore dhe rreth një mijë biçikleta për fëmijët si dhuratë për festën e Bajramit. Ndihmat janë grumbulluar me koordinimin e AFAD-it, kurse do të dërgohen në Gaza dhe do të shpërndahen për nevojtarët po ashtu nën koordinimin e AFAD-it, pasi të kryhen procedurat e shkarkimit. Për AA, Cengiz Akın theksoi se sasia e ndihmave arrin në dhjetë mijë tonë dhe rikujtoi se edhe vitin e kaluar kishin gëzuar banorët e Gazës para festës së Bajramit, me urdhër të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ."Edhe këtë vit ndodhemi në Portin e Ashdodit. Me lejen e Allahut, nesër në Gaza do të fillojmë me shpërndarjen e këtyre ndihmave", shtoi Akın.Akın tha se ndihmat që do të dërgohen në Gaza para Bajramit do t'i prezantohen banorëve si "dhuratë Bajrami". Ndryshe, pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, Turqia vitin e kaluar kishte dërguar dy anije me ndihma në Gaza. The post Me urdhër Erdoganit, Gazës i dërgohen 10.000 tonë ndihma për Bajram appeared first on Mesazhi.com. |
Të rinjtë shpërndajnë falas Kur’anin në sheshet e Prishtinës Posted: 21 Jun 2017 11:08 AM PDT Iniciativa studentore e vullnetit të mirë ka zhvilluar sot një aktivitet humanitar, ku kanë bërë shpërndarjen falas të Kur'anave shqip-shqip dhe Kur'anave arabisht-shqip, si dhe disa broshurave për njohurit rreth librit të shenjët, Kur'anit, në sheshin "Zahir Pajaziti". Kjo është bërë për nderë të Natës së Kadrit, natë në të cilën filloi zbritja e Kur'anit, ku vlera e kësaj nate është më e mirë se një mijë muaj, studentët e "ISVM-së" shpërndarjen e Kur'anave e shoqëruan edhe me recitim te Kur'anit live nga disa prej studentëve. Edhe pse sot ishte nga ditët më të nxehta të muajit, vullneti i studentëve për të kontribuar kalonte çdo pengës. "Ne këtë aktivitet janë shpërndarë mbi 500 Kur'ana. Interesimi ka qenë shumë i madh, çdo gjë ka shkuar mirë. Ky popull është i etur për ta mësuar fenë e Zotit. Andaj u afruam te ata të cilët nuk i kemi nëpër xhamiat tona" u shpreh kryetari i kësaj iniciative, Artan Jashari.
The post Të rinjtë shpërndajnë falas Kur'anin në sheshet e Prishtinës appeared first on Mesazhi.com. |
Rreth 5 milionë euro për zgjedhjet lokale Posted: 21 Jun 2017 10:37 AM PDT E para e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka thotë se e kanë kohën e mjaftueshme për tu përgatitur për zgjedhjet lokale. Sipas saj, KQZ ka në dispozicion plotë 4 muaj për tu kryer përgatitjet e duhura për procesin zgjedhor të 22 tetorit. "Për këto zgjedhje ne tash i kemi katër muaj d.m.th që sot deri më datën 22 janë katër muaj sipas afatit kushtetues, dhe natyrisht që do të marrim frymë ma lirshëm dhe jemi të gatshëm t'i përfundojmë të gjitha përgatitjet e nevojshme sipas afateve ligjore, pra tash nuk kemi shkurtesë të afateve", ka thënë Daka në një prononcim për Indeksonline. Sipas saj, zgjedhjet lokale pritet t'i kushtojnë vendit rreth 5 milionë euro. "Sigurisht do të kushtojë rreth 5 milionë euro, sikurse dhe procesi i fundit krejt varet prej çështjeve logjistike", ka thënë Daka të cilës sot i është zgjatur mandati i kryeartës së KQZ-së nga Presidenti Thaçi. The post Rreth 5 milionë euro për zgjedhjet lokale appeared first on Mesazhi.com. |
Apeli i konfirmon dënimin me burg Albert Berishës, të kthyerit nga Siria Posted: 21 Jun 2017 10:26 AM PDT I kthyeri nga Siria, Albert Berisha ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimin prej 3 vite e gjysmë burgim. "Po i njoftoj të gjithë gazetarët që janë interesuar për rastin tim . Po është e vërtetë që Gjykata e Apelit më ka konfirmuar dënimin e njëjtë pa asnjë provë me të njëjtat shkelje ligjore dhe me shkelje drastike të të drejtave të njeriut . Po , do ta vazhdoj luftën ligjore edhe në Gjykatën Supreme se nuk ka sistem te kapur e as inkuizicion e as s'ka bir nane që mbon me u nënshtrua e me pranu vepra qe si kom kry", ka shkruar Berisha në Facebook, transmeton Albert Berisha ishte dënuar vitin e kaluar me tre vjet e gjashtë muaj burgim për terrorizëm. Berisha kishte shkuar në Siri për të luftuar për çlirimin e Sirisë, por ishte kthyer. Ditë më parë në emisioni "Përballje", Berisha tregoi se përse kishte vendosur të kthehej. "Kam parë që situata po del nga kontrolli, nuk kam pas lejen e prindit, sepse e kam parë që më shumë jam i dëmshëm se i dobishëm", deklaroi ai. Berisha tregoi se një pjesë e njerëzve që kanë shkuar në Siri, kanë shkuar për arsye se kanë menduar se janë duke përkrahur opozitën siriane, dhe se ai ka qenë njëri nga ta. The post Apeli i konfirmon dënimin me burg Albert Berishës, të kthyerit nga Siria appeared first on Mesazhi.com. |
Mos e lini kurrë fëmijën tuaj vetëm në veturë Posted: 21 Jun 2017 06:47 AM PDT Shumë fëmijë kanë vdekur nga goditjet e të nxehtit gjatë verës, brenda në makinë, prandaj përpiquni t’i mbani të sigurt fëmijët tuaj. Është vetëm çështje minutash: Ju shkoni të merrni një kuti qumësht. Është një lagje e sigurt dhe moti është i bukur. Fëmija juaj dyvjeçar po fle në makinë, vetëm pak minuta janë në pyete, apo jo? Absolutisht jo. Asnjëherë. Për asnjë minutë, në asnjë rrethanë. Edhe në një mot të butë, temperatura brenda makinës së parkuar mund të rritet në mënyrë të shpejtë, sa mund të shkaktojë rrezik për jetën tek fëmijët e vegjël. Ka pasur raste që fëmijët janë futur në makinë pa mbikëqyrjen e të rriturve dhe nuk kanë ditur si të dalin jashtë, kështu që është e rrezikshme edhe t'i lejosh fëmijët të luajnë pranë makinave të parkuara. Ka pasur raste gjithashtu që fëmijët, gjatë nxitimit janë harruar në sedijen e pasme. Rezultatet mund të jenë katastrofale. Temperatura në trupin e të vegjëlve mund të rritet tre deri në pesë herë më shpejt se tek të rriturit, duke shkaktuar ndoshta dëme të përjetshme në organe ose vdekje. Ju mund të mendoni se kjo s'ka për të ndodhur kurrë në një familje si juaja, por mund të ndodhë. Kjo ndodh zakonisht kur prindërit, ose dadot ndryshojnë rutinën e përditshme, si psh, të duhet të marrësh fëmijën me vete rrugës për në punë. Në fakt mbrojtësit e sigurisë rekomandojnë të mbani në sediljen e pasagjerit një lodër të madhe pellushi për të ju kujtuar që keni pasagjer me vete. Gjithashtu, ju mund të vendosni në sedijen e pasme telefonin, çantën apo portofolin, diçka që e dini që do t'ju duhet në ndalesën e rradhës. Ja disa këshilla për sigurinë e fëmijëve në makinë: Nëse shihni një fëmijë brenda një makine të parkuar, pa praninë e një të rrituri, konsiderojeni emergjencë dhe lajmëroni policinë. Në qoftë se shihni që fëmija është i pandërgjegjshëm dhe nuk zgjohet ndërsa ju bëni zhurmë, ajrosni makinën, edhe nëse do t'ju duhet të thyeni xhamin. Edhe pse fëmija mund të duket mirë pas ekspozimit në temperatura të larta, duhet të kontrollohet tek një mjek sepse mund të ketë dëmtime në organet vitale. Merrni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse fëmija është shumë i nxehtë kur e prekni, me ose pa djersë, ose ka një bllokim apo duket i çorientuar pas ekspozimit në diell. Lëreni makinën të freskohet para se të vendosni fëmijën. Materiali i sedijes mund të djegë lëkurën e tij. Vlerësoni kushtet: Nëse ajri dhe sipërfaqet e makinës janë të pakëndshme për ju, ato janë të rrezikshme për fëmijën. Mos e nënvlerësoni rrezikun e mbinxehjes tek makinat e parkuara! Përkujdesja më e pagabueshme dhe më e thjeshtë është: Mos e lini kurrë fëmijën tuaj vetëm! The post Mos e lini kurrë fëmijën tuaj vetëm në veturë appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: