Skip to main content

Mesazhi.com: “25 fotografi të mrekullueshme nga Meka e vitit 1953” plus 9 more

Mesazhi.com: “25 fotografi të mrekullueshme nga Meka e vitit 1953” plus 9 more


25 fotografi të mrekullueshme nga Meka e vitit 1953

Posted: 17 Jun 2017 03:10 PM PDT

Këto janë pamje fotografike se si dukej udhëtimi për në Qabenë e Shenjtë në vitin 1953.

Megjithëse këto fotografi vijnë 60 vjet më parë, pamja ka ndryshuar shumë, kryesisht për shkak të rritjes së numrit të pelegrinëve që duan ta kryejnë Haxhin.

Por ato sërish mbesin mahnitëse, të ngrohta dhe të gjalla.

arriving by ferry at jeddah port

Shumë pelegrinë atëherë udhëtonin për në Mekke nëpërmjet tragetit ose një anijeve, pasi në atë kohë udhëtimi ajror komercial ishte ende në fazat e hershme dhe nuk ishte aq i disponueshëm sa është sot..

arriving by plane to hajj

Për ata që mund ta përballonin cmimin, udhëtimin e kryenin në bordin e avionëve të vegjël nga vendet e afërta.

bus for hajjis

Ashtu si sot, karrocat dhe autobusët përdoreshin për të transportuar pelegrinët nga një vend në tjetrin.

only moslems

Myslimanët dhe vetëm myslimanët lejoheshin të hyjnë për të kryer Haxhin..

makkah

Shtëpitë dhe hotelet shiheshin edhe jashtë perimetrit të xhamisë së shenjtë. Pjesa më e madhe e këtyre ndërtesave historike duhej të shkatërroheshin për të liruar rrugën për zgjerimin e xhamisë.

Makkah street

Rrugët e stërmbushura në Mekë. Mund të shihen edhe minaret e stilit osman.

masjid haram entrance

Një nga hyrjet në Mesxhid Al-Haram.

haram

Besimtarët jashtë hyrjes së Xhamisë.

masjid haram

Qabeja dhe zona Mataf. Nuk kishte dysheme sikur që është sot.
.

kaba mataf

Një pamje e afërt e Qabesë.

kaba door

Besimtarëve u lejohej të hynin në Qabe.

tawaf

Kryerja e Tawafit ishte më e lehtë pasi nuk qe aq e mbushur me njerëz sa eshte sot.

market

Tregjet dhe shitesit prane Mesxhid El Haramit

market 2

shisha

female pilgrim pallenquin

Kuajt dhe qerret përdoreshin si mjete transporti

choosing animal

Haxhilerët e zgjedhin vet kafshën që e dëshironin për Kurban.

animals

Pelegrinët i mbanin bagëtinë e tyre me vete gjatë haxhit.

donkey

Gomarët përdoreshin për të transportuar Kurbanet

cooking at mina

Në Mina, ushqimi gatuhej duke ndezur aty një zjarr.

pilgrims pray

Haxhileret falen prane devevearafah

Tendat që shihen janë në Arafat, pranë malit që mbanë po të njëjrin emër

jamarah

Xhamarat dikur ishin shtylla të vogla që shërbenin për ta goditur simbolikisht djallin.

shaving hair

Një haxhi duke rruar kokën.

coke

Haxhinjtë freskohen duke pirë pike të freskëta.

Fotot janë të marra nga National Geographic Magazine. /MESAZHI/

The post 25 fotografi të mrekullueshme nga Meka e vitit 1953 appeared first on Mesazhi.com.

150,000 civilë të bllokuar në Mosul

Posted: 17 Jun 2017 02:39 PM PDT

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se rreth 150,000 civilë janë të bllokuar në kushte të vështira në qytetin e vjetër të Mosulit, ku luftëtarët e ISIS-it po luftojnë për të marrë rajone të reja në Iraku. Ata po i përdorin civilët si taktikë për mburojë njerëzore.

Shefja humanitare e OKB Lise Grande tha në një intervistë për Associated Press se OKB pret që beteja përfundimtare për Qytetin e Vjetër të fillojë “brenda ditëve”. Ajo tha se kushtet atje “janë të dëshpërueshme” dhe OKB pret që pothuajse të gjithë civilët të përpiqen të ikin.
Forcat irakiane të mbështetura nga SHBA kanë luftuar ISIS-in në Mosul që nga tetori. ISIS tani kontrollon vetëm një pjesë të vogël të lagjeve dhe rreth Qytetit të Vjetër.

 

Rreth 860,000 njerëz kanë ikur tashmë nga Mosuli, që ishte më keq se sa parashihej nga OKB.

Mesatarisht, mes 8,000 dhe 15,000 njerëz në ditë ikin nga qyteti” tha Grande.

Autoritetet e OKB-së dhe ato irakiane kanë koordinuar punët për të ndërtuar kampe të reja dhe për të gjetur hapësira në kampet ekzistuese për familjet që kthehen në Mosulin tashmë të rrëmbyer. /Mesazhi/

 

The post 150,000 civilë të bllokuar në Mosul appeared first on Mesazhi.com.

Danimarkë, Islami “shpjegohet” me trëndafila

Posted: 17 Jun 2017 01:52 PM PDT

Në aktivitetin e emërtuar “Unë Jam Musliman” i zhvilluar në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, janë shpërndarë trëndafila për qytetarët danezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Degët rinore të Komunitetit Islam të Danimarkës kanë zhvilluar aktivitetin “Unë Jam Musliman” në çadrën e stolisur përreth me minare maket në sheshin e bashkisë.

Të rinjtë të cilët janë përpjekur të thyejnë paragjykimet e formuara në media kundër Islamit dhe muslimanëve, afërsisht 2 orë kanë shpërndarë trëndafila për danezët dhe iu kanë shpjeguar Islamin.

Për gazetarin e AA-së të rinjtë janë shprehur se këtë aktivitet e zhvillojnë kryesisht për muajin e Ramazanit dhe se janë përpjekur t’iu shpjegojnë danezëve rëndësinë e këtij muaji për muslimanët.

Qytetarët dhe turistët kanë shfaqur reagime pozitive ndaj të rinjve vullnetarë.

Komuniteti Islam i Danimarkës në 6 vitet e fundit zhvillon aktivitete të ndryshme për t’iu shpjeguar qytetarëve danezë islamin dhe muslimanët. Edhe në muajt e dimrit në një aktivitet, duke shpërndarë për qytetarët çokollatë të ngrohtë dhe bukë është përpjekur të japë një imazh pozitiv rreth Islamit dhe muslimanëve.

The post Danimarkë, Islami “shpjegohet” me trëndafila appeared first on Mesazhi.com.

Londër, 58 personat e zhdukur konsiderohen të kenë vdekur

Posted: 17 Jun 2017 01:49 PM PDT

Të paktën 58 persona që konsiderohen të humbur dyshohet të kenë vdekur nga zjarri masiv që përfshiu ndërtesën Grenfell Tower në perëndim të Londrës.

Komandanti i policisë Stuart Cundy deklaroi se numri mund të ritet dhe sipas BBC, në total mund të jenë rreth 70 viktima.

Operacionet e rekuperimit në godinën e shkrumbuar, që ishin ndërprerë përkohësisht për arsye sigurie, kanë rifilluar dhe sipas zyrtarit të lartë, mund të zgjasin disa javë.

Disa banorë që arritën të shpëtonin reaguan ashpër ndaj operacioneve, duke i cilësuar ato si "shumë kaotike".

Nga ana e tij, komandant Cundy i bëri thirrje kujtdo që ka arritur të shpëtojë që të njoftojë autoritetet që tashmë ndodhen në një vend të sigurtë.

Lidhur me operacionet, ai tha: "Sapo të mundemi do të rekuperojmë trupat dhe do të njoftojmë të dashurit e tyre".

The post Londër, 58 personat e zhdukur konsiderohen të kenë vdekur appeared first on Mesazhi.com.

10 aktivitete që i shkëpusin adoleshentët nga kompjuteri dhe elektronika (FOTO)

Posted: 17 Jun 2017 09:37 AM PDT

A dëshironi që fëmija juaj adoleshent të kalojë më shumë kohë jashtë kompjuterit, e të mos mbetet i ngjitur me pajisjet elektronike? A i doni që adoleshentët tuaj të dalin në aktivitete në natyrë, pasi ata as që i njohin ato?

Nëse po, atëherë ky artikull mund t’ju ndihmojë të planifikoni disa aktivitete interesante dhe tërheqëse për adoleshentët.

Në të kaluarën jo aq të largët, fëmijët e të gjitha moshave donin të dilnin dhe të kënaqeshin në lojëra me miqtë dhe familjen. Por ajo ishte një epokë tjetër. Lojrat virtuale nuk kishin hyrë në shtëpitë tona dhe në shoqëri. Telefonat e mençur ishin akoma një figurë e imagjinatës. Aktivitetet në natyrë, pra, ishin një zgjedhje popullore e argëtimit edhe për adoleshentët.

Ne kemi gjetur disa lojëra zbavitëse në natyrë për adoleshentët që me siguri se do t’i qesin ata në ajër të pastër.
1. Kite – Fluturaket:

Image result for kite runningKy është një aktivitet në natyrë që tinejxheri juaj do ta dashuroj! Mbase nuk ka pasur kontakt me fluturake, por garimi në qifte mund të jetë një aktivitet argëtues për të gjithë familjen. Pasi adoleshentët tuaj të dinë nisjen dhe drejtimin e fluturimit të fluturakes apo “kites” në qift, ju mund të organizoni edhe gara familjare.

2. Bungee Jumping: Kërcim nga lart me litar

Image result for bungee jumping
Bungee jumping nuk është për tu provuar pa siguri totale, por adoleshenti juaj aventuresk do të donte ta provoj një herë. Është një aktivitet ideal për udhëtim në fundjavë ose pushime. Bonusi për juve? Shikojeni një herë në jetë se deri ku shkon adrenalina e tyre!

3. Çiklizmi:

Related image
Na ishte një kohë kur adoleshentët donin biçikleta. Pse të mos e ringjallim këtë aktivitet? Ju mund të planifikoni një ekspeditë çiklizmi me adoleshentin tuaj kurdoherë. Jo vetëm që është e mirë për palestër, por është gjithashtu mjaft zbavitëse.

4. Hiking – Ngjitja:

Related image
Zgjidh një majë piktoreske dhe “rebeli” juaj do të pranojë të vijë në udhëtim me ju. Hiking është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për adoleshentin të kalojë kohën jashtë dhe të mësojë se si ta vlerësojë natyrën.

5. Soditja e yjeve:

Related image

“Cka po i këqyrë yjëzit”, na u drejtoheshin më parë prindërit, por tani kjo na duket “lule e dritë” në krahasim me varësinë nga pajisjet elektronike.

Dhe ka ardhur koha që ju, së bashku me adoleshentin tuaj të merrni rrugën për një fushë të gjerë, ku pamja e qiellit është e hapur dhe spektakolare, dhe shikojni e kënaquni me këto mrekulli të Zotit.

6. Rafting – Lundrimi në ngushtica lumenjsh

Related image
Planifikoni një rafting në lumenj të rrëmbyeshëm (Në Shqipëri është i famshëm Kanioni i Osumit). Ky aktivitet është “mbushje baterishë” argëtim i pafund.
7. Ball Dodge:

Image result for ball dodge

Kjo lojë ka shumë variante, por në përgjithësi objektivi kryesor i secilës skuadër është eliminimi i të gjithë anëtarëve të skuadrës kundërshtare duke i goditur ata me topa të hedhur. Djersitje, adrenalinë!

8. Kopshtaria:

Related image
Pak e moqme për standardet e adoleshentit tuaj, por ia vlen të provoni. Nëse ai/ajo e do gjelbërimin, do ta donte këtë aktivitet. Nëse planifikoni të kultivoni një kopsht me bari, merrni idetë e tij e pastaj edhe ndihmën për të përfunduar projektin.

9. Loja me disqe

Related image
Loja me disqe mund të bëjë fundjavën tuaj edhe më të kënaqshme. Është një aktivitet i madh për festat familjare ose tubimet me miqtë.

10. Ecja:

Image result for walking with your teenager
Inkurajimi i adoleshentëve për të shëtitje të gjata është një mënyrë më delikate për ta inicuar atë për palestër dhe stërvitje. Është një aktivitet në natyrë që ia vlen të shkoni me ta. /MESAZHI/

The post 10 aktivitete që i shkëpusin adoleshentët nga kompjuteri dhe elektronika (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Bllokohet qasja e “Balenes Blu” në Kosovë

Posted: 17 Jun 2017 09:18 AM PDT

Me iniciativën e Agjencisë dhe bashkërendimin e veprimeve me ofruesit kryesorë të internetit në Kosovë, ka filluar bllokimi i qasjes në aplikacionin e quajtur 'Balena e Kaltër' (Blue Whale)

Pas paraqitjes së rasteve të para të shkarkimit të lojës morbide 'Balena e Kaltër', e cila krijon varësi tek ata që e shkarkojnë dhe përmes shantazhit, administratorët e saj detyrojnë përdoruesit të kryejnë veprime të frikshme deri në vetëvrasje.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, gjatë ditëve të fundit ka ndërmarrë veprime koordinuese me institucionet përgjegjëse, e në veçanti me kompanitë private që ofrojnë internet brenda vendit, me qëllim të bllokimit të qasjes nga shfrytëzuesit e rrjetit që ofrohet nga katër operatorët kryesorë, si: Vala, Ipko, Kujtesa, Artmotion.

Agjencia, me këtë rast, njofton publikun që nga dita e djeshme, operatorët që ofrojnë internet në tregun e Kosovës, sipas kërkesës së saj, kanë filluar bllokimin e të gjitha faqeve përmes së cilave ka pasur mundësi të shkarkohet kjo lojë VRASESE.

Nga orët e para të ditës së shtunë kanë filluar të vijnë raportime nga këta operatorë lidhur me bllokimin e qasjes në këtë aplikacion. Presim që gjatë ditëve në vijim të pranojmë raportime të reja rreth bllokimit të plotë të çfarëdo qasjeje në këtë aplikacion.

Agjencia i ka dhënë përparësi urgjente kësaj çështjeje duke marrë shkas nga keqpërdorimi i të dhënave personale që bëhet me rastin e shkarkimit të këtij aplikacioni, ku parakusht i administratorëve është deponimi i të gjitha të dhënave që lidhen me përdoruesin, përmes të cilave, pastaj, administratorët e këtij aplikacioni shantazhojnë përdoruesin me 50 detyrat e dhëna, deri në detyrimin për të bërë vetëvrasje.

The post Bllokohet qasja e "Balenes Blu" në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Kjo nënë është “zyrtarisht” artistja e këtij Ramazani (FOTO)

Posted: 17 Jun 2017 08:46 AM PDT

T’ua mbjellesh femijeve ndjenjen e besimit, dhe ti ushqesh ata vazhdimisht me te, eshte jo vetem kenaqesi e prinderve, por edhe shperblim per te ardhmen.

Askush nuk mund ta mohoj rolin vendimtar te Nenes ne edukimin e femijeve, dhe kjo fotografi flet sa 1000 fjale….

Kjo nene e ka permbushur zbukurimin e dhomes duke ia bere femijes nje xhami prej kartoni, ku femijet do te luten, lexojne dhe qendrojne me shume deshire. #Shperndaje /MESAZHI/

 

The post Kjo nënë është “zyrtarisht” artistja e këtij Ramazani (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Ky djalë imiton “vështirësinë” e pirjes së tabletave

Posted: 17 Jun 2017 08:21 AM PDT

Për dikë është plotësisht normale, e gëlltitë me pak ujë dhe mbaron punë!

Por për dikë, pirja e tabletave është torturë e vërtetë, që ngacmon fytin, e në disa raste edhe frymëmarrjen.

Videoja e mëposhtme përmban të gjitha “llojet” e gëlltitësve të tabletave, dhe në njërin verzion prej tyre patjetër se jemi cilido prej nesh! /MESAZHI/

The post Ky djalë imiton “vështirësinë” e pirjes së tabletave appeared first on Mesazhi.com.

Flija tradicionale tash me “pajisjen moderne”

Posted: 17 Jun 2017 07:52 AM PDT

Flija tradicionale eshte prej ushqimeve me te dashura per kosovaret. Por pergatitja e saj pervec qe kerkon mund, gjithashtu mund ta demtoj ambientin aty ku ndizet zjarri.

Por ky Driton Jashari nga Gjilani ka gjetur nje zgjidhje moderne per pergatitjen e flise, duke ia ndertuar nje mekanizem me te cilen ajo pergatitet shume me lehtesi.

Tani e tutje, flija ka po te njejten shije, por jo edhe te njejtin mund. Shikojeni dhe shpernajeni idene e Dritonit 🙂 /Mesazhi/

The post Flija tradicionale tash me “pajisjen moderne” appeared first on Mesazhi.com.

Historia dhe trendet e buzëkuqit

Posted: 17 Jun 2017 07:49 AM PDT

Historia mbi buzëkuqin
Burrat dhe gratë e lashtë Sumerian njihen si të parët që mbanin buzëkuq, rreth 5.000 vjet më parë. Ata shtypën gurë të cmuar dhe i përdornin për të dekoruar fytyrat e tyre, kryesisht buzët dhe rreth syve.

Ndërsa egjiptianët e vjetër si Kleopatra grimcuan insektet për të fituar ngjyrë të kuqe në buzët e tyre. Egjiptianët e lashtë mbanin buzëkuqin për të treguar statusin shoqëror e jo gjininë. Ata përdorinin elemente të ndryshme që shkaktonin sëmundje serioze. Buzët me efekt xixëllues fillimisht janë bërë duke përdorur një substancë të gjetur në peshk .

Trendet e buzëkuqit
Gjatë fillimit të shekullit të 20-të, buzëkuqi erdhi me një numër të kufizuar ngjyrash.
Ngjyra e kuqe e errët ishte ngjyra më popullore gjatë shekullit 20-të. Atë kohë njerëzit mbanin buzëkuq për të simbolizuar pavarësinë e tyre.

Në fillim të viteve 1930, Elizabeth Arden filloi të paraqiste ngjyra të ndryshme të buzëkuqit. Ajo i frymëzoi kompanitë e tjera për të krijuar një shumëllojshmëri të nuancave të buzëkuqve. Vajzat adoleshente besonin se buzëkuqët ishin një simbol i gruas. Të rriturit e panë atë si një akt rebelimi.

Në mes të viteve 1980, të ashtuquajturat buzëkuqët e humorit u shitën nga kompanitë e kozmetikave kryesore. Ky lloj i buzëkuqit ndryshon ngjyrat pasi ajo aplikohet, bazuar në ndryshimet në pH të lëkurës që supozohet të reflektojnë gjendjen shpirtërore të përdoruesit.

Në vitet 1990, ngjyrat e buzëkuqve u bënë gjysëm matt. Ngjyra kafe ishte shumë popullore në këtë kohë.

Në vitin 2012, ngjyrat e ndritshme u bënë modë përsëri me ngjyra të ngopura, të tilla si rozë e nxehtë, neoni dhe portokalli.

Në vitin 2014 dhe në fillim të vitit 2015, buzëkuqët ngjyrë njeriu ishin duke u bërë tepër popullore.

Në vitin 2016 buzëkuqtë e lëngshëm që shëndrroheshin në matt ishin bërë trend botëror./Mesazhi.com/

The post Historia dhe trendet e buzëkuqit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more