Skip to main content

Lajmi.net: “Mbrëmje e shfrenuar e Messit në Ibiza, paguan faturë totalisht të çmendur (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Mbrëmje e shfrenuar e Messit në Ibiza, paguan faturë totalisht të çmendur (FOTO)” plus 8 more


Mbrëmje e shfrenuar e Messit në Ibiza, paguan faturë totalisht të çmendur (FOTO)

Posted: 18 Jun 2017 12:07 AM PDT

Në mesin e tyre janë dhe yjet e Barcelonës të prirë nga Lionel Messi.

Themi kështu pasi argjentinasi është ai që paguan të gjitha.

Messi dhe e dashura Antonella Ruccuzzo, së bashku me çiftin Cesc Fabregas e Daniella Semaan dhe Luis Suarez e Sofia Balbi, darkuan së bashku në një restorant në Ibiza.

Për këtë takim ka filluar të flitet në gjithë botën, jo sepse janë takuar të lartpërmendurit, por se është publikuar fatura që Messi ka paguar në fund.

Çmimi i saj në total është 37 mijë e 330 euro.

Ylli argjentinas në mesin e shumë gjërave ka paguar 621 euro për 27 pica, 784 euro për shtatë hamburger, 41 shishe shampanjë Dom Perignon në vlerë 24,600 euro.

Messi dhe Antonella do të martohen me 30 qershor 2017 në Rosario, Argjentinë.

Jessica Hayes

Posted: 17 Jun 2017 11:55 PM PDT

Allegri largon yllin e Juventusit nga skuadra (FOTO)

Posted: 17 Jun 2017 11:54 PM PDT

Gjiganti italian ka vendosur ta largojë anësorin kolumbian nga skuadra.

Sipas burimeve të “Calciomercato.com”, Juve ka vendosur lojtarin në treg, duke përcaktuar edhe çmimin e tij, përcjellë “Lajmi.net”.

Skuadra që e dëshiron Cuadradon duhet të paguajë 30 deri në 35 milionë euro.

Për të të interesuara janë Arsenal dhe PSG. /Lajmi.net/

cuadrado-juve-2016-17-disappunto-690x400

Zbritje drastike e çmimit të naftës, një litër nga e hëna kushton 55 cent…

Posted: 17 Jun 2017 11:53 PM PDT

Çmimet e naftës janë zbritur në tregun botëror pas marrëveshjes në mes të Rusisë dhe shteteve të tjera që nuk janë pjesë e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) përmes së cilës ato kanë rënë dakord për uljen e prodhimit, me qëllim që të zvogëlojnë sasitë e mëdha të mbetura të naftës.

Këto rezerva fajësohen për uljen e çmimit të naftës."OPEC dhe shtetet që nuk janë pjesë e OPEC-it duke e nënshkruar marrëveshjen për ndalimin e prodhimit përgjatë fundjavës janë arsyeja e qartë e rritjes së çmimeve", ka thënë analisti i lartë i organizatës, OANDA-s, Jefrrey Halley.

Rusia dhe 10 shtete të tjera që nuk janë pjesë e OPEC kanë njoftuar më 10 dhjetor se ato do e zvogëlojnë prodhimin e tyre në mbi gjysmë milioni fuçi në ditë.

Kjo marrëveshje shënon herën e parë prej vitit 2001 kur shtetet që nuk janë pjesë e organizatës në fjalë pajtohen për uljen e prodhimit.Udhëheqësi saudit i OPEC-it, gjithashtu ka njoftuar gjatë fundjavës se do e zvogëlojnë prodhimin përtej marrëveshjes së arritur në Vjenë nga vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, duke nxitur kështu rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.Me gjithë rritjen e çmimeve, ato mbesin përgjysmë më të vogla se sa shifrat me të cilat shitej nafta në mesin e vitit 2014.

Mirëmengjesi nga Kylie! (Foto)

Posted: 17 Jun 2017 11:50 PM PDT

Ajo shpeshherë shfaqet tejet provokuese, nganjëherë 'thyen' rrjetin me imazhet që publikon në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo publikoi një foto në profilin e saj në Instagram, në të cilën u shfaq shumë më ndryshe prej herave tjera, kësaj radhe e veshur.

Komentet dhe pëlqimet e ndjekësve ishin pa mbarim, pjesa më e madhe e tyre me fjalë pozitive.

Kujtojmë që Kylie tash e një kohë ka hapur një markë të veten për grim dhe është shumë e suksesshme në këtë drejtim. /Lajmi.net/

Largohet Conte, Chelsea e merr një super-trajner (FOTO)

Posted: 17 Jun 2017 11:46 PM PDT

Pavarësisht zërave të shumtë të merkatos në lidhje me objektivat e londinezëve, të kërkuar nga Conte, si Bonucci dhe Alex Sandro, e ardhmja e vetë trajnerit është në dyshim dhe Chelsea po vlerëson zëvendësuesit potencialë.

Sipas asaj që raporton "Telegraph", objektivi numër një i Bluve të Londrës pas largimit të Contes, është Luis Enrique.

Ish-trajneri i Romës, ka lënë pankinën e Barcelonës, duke thënë se do të marrë një vit pushim.

Në të vërtetë, Chelsea është e gatshme të mbulojë me flori trajnerin spanjoll vetëm për ta bindur që të rikthehet menjëherë në detyrë, kësaj here në krye të pankinës së Bluve të Londrës, ndonëse qëllimi kryesor i këtyre të fundit është firmosja e rinovimit të kontratës me trajnerin aktual, Antonio Conte.

Enrique

Bayerni bën 5 ndryshime në logo, s’mund t’i vëreni kurrë (FOTO)

Posted: 17 Jun 2017 11:35 PM PDT

Në shikim të parë, ajo duket identik si logoja që e ka bartur klubi deri sot.

Megjithatë, nëse e shohim në detaje, vërejmë pesë ndryshime, përcjellë “Lajmi.net”.

Nëse s’mund t’i gjeni vetë ndryshimet, ato i keni në pesë pikat e mëposhtme.

1. Ngjyra e kaltër është më e mbyllët.
2. Shkronja “M” është e stilit tjetër.
3. Pozicionimi i pjesës së mesit të logoës ka ndërruar nga 30 në 35 shkallë.
4. “Katroret” që janë të vendosur në mes të logos, janë shkallëzuar deri në nivelin e barabartë.
5. Shkronja “C” është e stilit tjetër. /Lajmi.net/

Fejohet moderatorja e njohur shqiptare (Foto)

Posted: 17 Jun 2017 11:29 PM PDT

Ajo, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur lajmin se është fejuar, duke prezantuar kështu të fejuarin, shkruan lajmi.net.

Lajmi për fejesën e moderatores së emisionit 'Jo vetëm modë' ka befasuar të gjithë, pasi e ka mbajtur gjithmonë larg medieve jetën e saj private.

"Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshëm të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur! :)", shkroi Floriana sipër fotografisë që e shpërndau në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/

Arbëreshët, temë e Paradës Shqiptare në Nju Jork

Posted: 17 Jun 2017 11:23 PM PDT

Në Manhatan të New Yorkut është zhvilluar sot "Parada Shqiptare", aktiviteti ky i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë.

Këtë vit, parada ka si temë arbëreshët dhe kulturën e tyre.

Parada shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare, raporton Zëri i Amerikës.

Meqenëse tema e këtij viti janë arbëreshët, në paradë merrte pjesë një delegacion nga Komuna e Greçit, apo Katundi siç quhet në arbërisht në provincën italiane të Aveninos.

Në këtë paradë, pjesëmarrës ishte edhe ish-kongresisti Joe Dioguardi, me një makinë klasike Cadilac, në të cilin kishte vendosur një portret të Nënë Terezës./albinfo.ch/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more