Skip to main content

Koha.net: “Çrregullimet e gjumit e ëndrrat e dhunshme sinjalizojnë Parkinsonin 15 vjet më herët” plus 29 more

Koha.net: “Çrregullimet e gjumit e ëndrrat e dhunshme sinjalizojnë Parkinsonin 15 vjet më herët” plus 29 more


Çrregullimet e gjumit e ëndrrat e dhunshme sinjalizojnë Parkinsonin 15 vjet më herët

Posted: 17 Jun 2017 02:42 PM PDT

Nëse partneri juaj lëviz çuditshëm në gjumë, atëherë mund ta prekni atë pak në brinjë dhe të ktheheni në gjumë. Por njerëzit që lëvizin, derisa ëndërrojnë, mund të jenë në rrezik më të lartë të zhvillimit të dementisë ose sëmundjes së Parkinsonit shumë më vonë në jetë, kanë konstatuar ekspertët. Hulumtimi i ri sugjeron se disa çrregullime të gjumit mund të jenë flamuj sinjalizues të kuq të hershëm për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli, edhe nën shoqërinë e familjes, siguron elektoratin për mos-lëkundje ndaj koalicionit

Posted: 17 Jun 2017 02:12 PM PDT

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i është gëzuar mbrëmjes që e ka kaluar me familjen e tij, duke qenë se muajin e fundit ka qenë i angazhuar në fushatë zgjedhore. Partia e Pacollit, e cila për zgjedhjet e 11 qershorit lidhi koalicion me LDK-në dhe Alternativën, duke u renditur të tretët sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ditëve të fundit është përmendur si një prej subjekteve politike që mund të tradhtojë LAA-në dhe të lidh koalicion paszgjedhor me koalicionin fitues të këtyre......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qyteti i fiksuar pas maceve

Posted: 17 Jun 2017 02:05 PM PDT

Kuching, është një qytet në Malajzi i cili është emëruar kështu për hir të maceve, por shumë pak njerëz në botë e dinë këtë. Fjala “Kucing’, në gjuhën malajziane do të thotë “Mace”, shkruan BBC, transmeton Koha.net. Në këtë qytet kudo që hedh sytë mund të shohësh thuajse vetëm mace, madje edhe muret e ndërtesave janë pikturuar me mace, e çka është më e veçanta në çdo cep të qytetit ka skulptura të mëdha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katër të vdekur nga stuhia në Kili

Posted: 17 Jun 2017 01:30 PM PDT

Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga stuhia që goditi Kilin, njoftuan zyrtarët kilianë. Stuhia ka shkatërruar shumë shtëpi, ka përmbytur rrugët dhe qindra-mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografitë që rrisin spekulimet se Beyonce ka lindur binjakët

Posted: 17 Jun 2017 12:34 PM PDT

Nëpër rrjetet sociale ka spekulime të shumta se çfarë gjinie do të jenë binjakët e këngëtares së njohur Beyonce. Ajo që ka njoftuar Beyonce dhe Jay Z, është vetëm se janë në pritje të binjakëve por që nuk e kanë dhënë gjininë e fëmijëve, shkruan People, transmeton Koha.net. Por gjatë ditës së sotme, një grua e panjohur është parë tek hynte në një spital ku gjendet Beyonce, me balona ku në njërin shkruhej “Vajzë” dhe tjetrin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KQZ-ja merr vendim për rinumërimin e votave në 115 kuti nga 115 vendvotime

Posted: 17 Jun 2017 12:37 PM PDT

Mospërputhja e të dhënave të 115 kutive të votimit në 115 vendvotime, ka shtyrë KQZ-në që të vendosë për rinumërim të tyre. Koordinatori i Qendrës së Numërimit të Rezultateve, Burim Ahmetaj, tha se në këto kuti ka pasur mospërputhje të votave të subjekteve me ato të kandidatëve, ku në disa raste subjekti ka pasur më shumë vota sesa kandidatët dhe e kundërta, raporton KTV. Ahmetaj prezantoi edhe raportin preliminar për 30 kutitë e rinumëruara një ditë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bukuritë natyrore të Islandës me peizazhe mahnitëse

Posted: 17 Jun 2017 12:30 PM PDT

Gjatë ditëve të verës, Islanda zbulon peizazhet joshëse të cilat lirisht mund të marrin epitetin e veprave artistike të natyrës. Ujëvarat, liqenet dhe pika e kontaktit mes pllakës tektonike amerikano-veriore dhe euro-aziatike janë vetëm disa nga atraksionet turistike të cilat i ofron ky vend vullkanik. Islanda, toka e ishullit, që ndodhet pranë Grenlandës, është larg nga pjesa kontinentale e Evropës. Ishulli ndodhet në Atlantikun e Veriut dhe është i banuar nga pak më shumë se 330.000 njerëz, raporton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse shkoi për të jetuar në Amerikë Yllka Gashi

Posted: 17 Jun 2017 12:25 PM PDT

Në intervistën e parë pas rikthimit nga Amerika, dhënë emisionit “Talk” të KTV-së, aktorja Yllka Gashi ka treguar detajisht se cilat ishin arsyet që e kishin quar deri tek vendimi për të shkuar bashkë me bashkëshortin dhe vajzën për të jetuar në Amerikë. Arsyet mund t’i kuptoni në video. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump, i revoltuar që është objekt i procesit hetimor

Posted: 17 Jun 2017 12:09 PM PDT

Megjithë këshillat e vazhdueshme të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump vazhdoi të komentojë rreth procesit hetimor për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Pasi Zv/Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein shprehu shqetësimin për raportimet e nxjerra në media, Presidenti Trump sulmoi rolin e tij si personi që vetë pati kërkuar shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së James Comey, dhe që ndërkohë është edhe zyrtari që emëroi prokurorin e posaçëm Robert Mueller, si dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trendi i fustaneve që mund t’i vishni edhe gjatë ditës edhe mbrëmjes

Posted: 17 Jun 2017 12:12 PM PDT

Revista e modës Elle ka përgatitur një listë të fustaneve të fundit që kanë dalë në shitje nga marka të ndryshme të njohura të modës. Por më e mira e kësaj është se këto fustane mund të vishen edhe gjatë një dalje të zakonshme ditën, edhe në ndonjë mbrëmje, Koha.net. Disa kanë material të mëndafshtë e disa mund të vishen edhe me atlete. {gallery}   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Herët të flitet për hakmarrje ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së

Posted: 17 Jun 2017 11:56 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se është shumë herët të flitet për hakmarrje kundër rundit të ri të mundshëm të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat po diskutohen në Shtetet e Bashkuara, ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, RIA. “Ne duhet të shohim se çka do të ndodhë. Për këtë arsye është herët të flitet publikisht për aksione hakmarrëse”, e ka cituar agjencia RIA Putinin në një intervistë, pjesë të së cilës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrjedhin fotografitë e Galaxy Note 8

Posted: 17 Jun 2017 11:43 AM PDT

Kanë rrjedhur në internet fotografitë e Galaxy Note 8 dhe në bazë të tyre, po thuajse nuk ka fare dallim kur e krahasojmë me Galaxy S8. Ky fakt nuk ka nevojë të merret si i keq, sepse Galaxy S8 ka një dizajn shumë të bukur por njerëzit së paku kanë pritur që Note 8 do të ketë skanerin për gishtërinj nën ekran, gjë që nuk do të ndodh, transmeton Koha.net. Dallimi kryesor ndërmjet Galaxy Note 8 dhe Galaxy S8 do të jetë lapsi Stylus, ekran i madh dhe ndoshta disa nga specifikat më të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ëmbëlsirë me kajsi

Posted: 17 Jun 2017 11:41 AM PDT

Për përgatitjen e ëmbëlsirës me kajsi iu duhen produktet e mëposhtme: 400 gr kajsi 1 vezë 100 gr sheqer 1 pako sheqer vanilje 170 gr gjalpë të shkrirë 120 ml qumësht 170 gr miell 1/3 pako pluhur për pjekje ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parada e përvitshme shqiptare në New York me temë arbëreshët

Posted: 17 Jun 2017 11:41 AM PDT

Në Manhatan të New Yorkut po zhvillohet “Parada Shqiptare”, një aktivitet i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë. Këtë vit, parada ka si temë arbëreshët dhe kulturën e tyre. Parada shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare, raporton Zëri i Amerikës. Meqenëse tema e këtij viti janë arbëreshët, në paradë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BMW M4 me pamje të re tërheqëse

Posted: 17 Jun 2017 11:23 AM PDT

Kompani e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, IND Distribution, së fundmi është marrë me modifikimin e shumë veturave të famshme, ndërsa tani është marrë edhe me BMW M4. Kjo kompani për këtë M4 ka zgjedhur eksterier me ngjyrë të theksuar të portokallit e cila e bënë të duket shumë tërheqës, spoiler të madh RKP në pjesën e pasme i bërë nga fibra të karbonit dhe alumini, si dhe disa elemente nga BMW M Performance, në të cilën hynë spoileri i përparmë dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy aksidente në Ferizaj

Posted: 17 Jun 2017 11:16 AM PDT

Gjatë pasdites së sotme kanë ndodhur dy aksidente të ndryshme në rajonin e Ferizajt, njëri është raportuar që ka ndodhur në Babush, ndërsa tjetri tek Hani i Elezit. Koha.net ka siguruar disa fotografi nga dy aksidentet e ndara. Aksidenti ku shihen se janë përfshirë një veturë dhe një kamion ka ndodhur në Babush, ndërkaq tjetri ku shihet një kamion më i madh, i cili mbase duket se ka rrëshqitur ka ndodhur në Han të Elezit. Koha.net ka tentuar të kontaktoj me zëdhënës të policisë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

UShAF po merr pjesë në Konferencën për inovacionet në sektorin pyjor në Kanada

Posted: 17 Jun 2017 11:10 AM PDT

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari, po qëndron për vizitë zyrtare në Kanada, ku po merr pjesë në Konferencën “Inovacionet në sektorin pyjor për një të ardhme të gjelbëruar”, e cila po mbahet në Vankuver të Kanadasë. Kjo konferencë ka mbledhur shumë shkencëtarë dhe inovatorë nga vende të ndryshme, të cilët po diskutojnë rreth asaj se si mund të krijohet qasje inovative mjedisore dhe sociale për një të ardhme të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drita dëshiron qëndrimin e Livorekës

Posted: 17 Jun 2017 11:05 AM PDT

Sulmuesi i Dritës, Përparim Livoreka, është në bisedime me skuadrën e Dritës, dhe ende nuk dihet nëse do të qëndrojë te skuadra gjilanase. Skuadra e Dritës, e dëshiron qëndrimin e tij në klub, pasi ish sulmuesi i Feronikelit, ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë te “Bardhekaltrit”, derisa fazën e sulmit ekipi gjilanas e ka përforcuar edhe me sulmuesin Astrit Fazliu dhe mesfushorin e krahut Xhevdet Shabani, raporton KTV. Në edicionin që e lamë pas, Livoreka ka shënuar 4 gola në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vëllaznimi i vazhdon kontratat me futbollistët kryesor

Posted: 17 Jun 2017 11:02 AM PDT

Skuadra që sivjet u inkuadrua në elitën e futbollit të Kosovës, Vëllaznimi i Gjakovës, i ka vazhduar kontratat e disa futbollistëve kryesor, menjëherë pas zyrtarizimit të trajnerit Ismet Munishi. Skuadra “Kuqezi”, që u inkuadrua në Superligë direkt nga pozita e dytë, ka vazhduar kontratat me sulmuesit Egzon Gashi e Dardan Rogova. Gashi edicionin e fundit në Ligën e Parë realizoi plot 20 gola në të gjitha garat, raporton KTV. Kontratat me skuadrën nga Gjakova edhe për një vit, i kanë vazhduar edhe Lekë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liria nënshkruan me sulmuesin e Drenicës

Posted: 17 Jun 2017 10:59 AM PDT

Pas dy vitesh të kaluara te skuadra e Drenicës, Granit Arifaj, është larguar në drejtim të skuadrës së Lirisë së Prizrenit, me të cilën ka nënshkruar kontratë një vjeçare. Lajmin për kalimin te skuadra prizrenase e ka bërë publik vetë sulmuesi gjigant, i cili nëpërmjet Facebookut i ka falënderuar kryesinë, tifozët dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë për këto dy vite të kaluara te klubi “Kuqezi”, raporton KTV. Arifaj është shprehur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 rrit intensitetin e përgatitjeve

Posted: 17 Jun 2017 10:57 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U-16, është duke vazhduar përgatitjet për Kampionatin Evropian, në ditvizonin B. Përzgjedhësi, Ibrahim Karabeg, ka rritur intensitetin e stërvitjeve duke shpresuar në paraqitje sa më të mirë në Evropian U-16. Basketbollistët Donat Musa dhe Albin Berisha, besojnë në paraqitje të mirë në këtë evropian, transmeton KTV. Në këtë grumbullim të pranishëm ishin edhe zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës, të cilët nga afër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuha shqipe sërish në plan të dytë në Maqedoni, shumica parlamentare as që e diskuton

Posted: 17 Jun 2017 10:56 AM PDT

“Jo vetëm sa zgjatë fushata, por në vazhdimësi, ky program të jetë edhe platforma jonë. Në mënyrë të veçantë, pjesa sa i përket gjuhës”. Kështu fliste deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, kur prezantoi platformën e partisë së tij në fushatën parazgjedhore… E kështu flet sot, kur ndryshimet në ligjin për gjuhën shqipe duhet të hynë në procedura parlamentare. Ndryshimet në ligjin për gjuhët “ishte” pika e parë e Deklaratës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Optimizëm i madh te përzgjedhësi dhe lojtarët e përfaqësueses së Kosovës U18

Posted: 17 Jun 2017 10:52 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U18, në basketboll është duke vazhduar përgatitjet me intensitet të lart për Kampionatin Evropian U18, divizioni C, që do të mbahet në Nikosia të Qipros, prej 4 deri më 9 korrik. I kënaqur me ecurinë e përgatitjeve u shpreh trajneri Dritëro Sefaja, transmeton KTV. Optimist për rezultate pozitive u shprehën edhe dy basketbollistët Dion Pllana dhe Gazzali Makasqi Kosova është në Grupin A së bashku me Norvegjinë, Armeninë dhe Qipron. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shiu ndryshon lokacionin e miqësores Prishtina - Kosova U19

Posted: 17 Jun 2017 10:47 AM PDT

KF Prishtina ka mbajtur sot paradite seancën e fundit stërvitore në Gjakovë dhe pasdite është rikthyer në kryeqendër. Klubi ndërkaq, përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, ka bërë me dije se ndeshja miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës U19 e paraparë të luhej nesër në Kastriot, nuk do të zhvillohet aty pas të reshjeve të shiut. “Ndeshja patjetër që do të zhvillohet nesër, por fusha se ku do të luhet caktohet paradite dhe iu njoftojmë me kohë”, thuhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rihanna kritikohet për peshë por lëvdohet për veshje

Posted: 17 Jun 2017 10:40 AM PDT

Pak ditë pas lansimit të këngës së saj të fundit në bashkëpunim me DJ Khaled dhe Bryson Tiller, Rihanna është parë në Paris. Edhe këtë herë, 29 vjeçarja është parë me veshje shumë elegante, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net. Rihanna ka të veshur xhinse dhe xhaketë të markës së njohur “Denim”, ndërkaq ka të mbathura një palë çizme ngjyrë të bardhë. Kohët e fundit këngëtarja është kritikuar për trupin e saj që kishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Vota e revoltës qytetare”, temë e së dielës në “Koha Ditore”

Posted: 17 Jun 2017 02:02 PM PDT

Vota si revoltë qytetare është temë e së dielës në “Koha Ditore”. Në shkrimin kryesor “Vota e revoltës”, mund të lexoni për ndëshkimin ndaj dy subjekteve kryesore politike që kanë qeverisur nga paslufta dhe dyfishimin e partisë së vetme që nuk ka qenë pjesë e qeverisë gjatë kësaj periudhe, e po ashtu për frustrimin dhe bojkotin si protestë. “Kthimi i besimit në votë” është shkrimi i lidhur me temën e së dielës. Në intervistë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Naftëtarët kërkojnë intervenimin e Prokurorisë në një tender të dyshimtë

Posted: 17 Jun 2017 12:35 PM PDT

Ka disa muaj që një tender shumë milionësh i hapur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit ka mbetur i bllokuar. Kjo agjenci, në dhjetorin e vitit të kaluar, kishte hapur fillimisht një tender me një lot për gjashtë regjione, Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, por nuk kishte sqaruar se për çfarë institucionesh bëhet fjalë, raporton KTV. Vlera e kontratës së parashikuar për t’u dhënë ishte 14 milionë e 650 mijë euro dhe me kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa procedura ishte e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjithçka rreth shitjes së “veturës më të famshme” të Kosovës

Posted: 17 Jun 2017 10:23 AM PDT

Për 22 mijë e 500 euro është shitur vetura më e famshme në Republikën e Kosovës. Audi Q7 e ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, nga e shtuna është pronë e biznesmenit nga Peja, Lulzim Kastrati. Çmimi i volitshëm dhe të qenët simpatizues i veturave, sipas Kastratit, e kanë shtyrë atë ta blejë Q7-shin e Komunës së Prishtinës, që thotë se do ta përdorë për nevoja personale, raporton KTV. Ai ka thënë se i vjen mirë që vetura ka qenë e ish-kryetarit Mustafa, dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkodrani dëshmitar i një vjedhjeje pretendon të jetë rrahur nga Policia në Prishtinë

Posted: 17 Jun 2017 11:59 AM PDT

I riu Gazmend Sula shkoi në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë si dëshmitar i një vjedhjeje, por thotë se u rrah nga policia. 18-vjeçari nga Shkodra, bashkë me nënën e tij Lumturien, thonë se mbrëmë ishin te mikesha e tyre në Prishtinë, Bedrie Meha, së cilës të shtunën iu vodh telefoni, raporton KTV. Sula thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 11 te Biblioteka Kombëtare, teksa ai ishte bashkë me mikeshën familjes së tij, dhe se policia e zuri menjëherë hajnin. Ndërsa, pretendon se kur shkoi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Eurodeputetja angleze në Prishtinë: Beogradi të kërkojë falje për krimet në Kosovë

Posted: 17 Jun 2017 11:14 AM PDT

Julie Ward nuk është një politikane tipike. Deputetja e Parlamentit Evropian nga Partia Laburiste, që udhëhiqet nga Jeremy Corbyn, ka ardhur në Kosovë bashkë me vëzhgues të tjerë nga BE-ja dhe është gëzuar me faktin që ka parë shumë të rinj pranë kutive të votimit. Megjithatë, në Kosovë, asaj i intereson një çështje më shumë se të tjerat: trajtimi i grave që kanë qenë viktimë e dhunës seksuale në luftën e fundit. Lidhur me implementimin e Ligjit që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more