Skip to main content

INSAJDERI: “Fama e Dua Lipës mbërrin edhe në Nju Jork [foto]” plus 19 more

INSAJDERI: “Fama e Dua Lipës mbërrin edhe në Nju Jork [foto]” plus 19 more


Fama e Dua Lipës mbërrin edhe në Nju Jork [foto]

Posted: 19 Jun 2017 09:28 AM PDT

Pas shumë ngjarjeve të kushtuar nga mediet e ndryshme anë e mbanë botës për këngëtaren shqiptare Dua Lipa, nga mediumi Australian e deri tek NY Times, Dua tani ka edhe një ballinë të madhe me fytyrën e saj në Nju Jork.

Fotografinë Lipa e ka ndarë me fansat në llogarinë e saj zyrtare të Instagram-it.

Ballina me lokacion Bradway Theatre ku Dua Lipa ka pozuar, shkruan,"Nga këngëtarja që incizonte këngët e të tjerëve, në këngëtaren që i incizojnë këngën të tjerët."

Kjo ballinë është vendosur nga kanali Youtube.

Këngëtarja shqiptare nuk ka kohë të gjatë që është futur në skenën muzikore dhe ajo po the barriera në tërë botën me zërin dhe stilin e saj.

Që nga viti 2015 kur Lipa u nënshkrua nga Warner Bros Records, për të është shkruar vazhdimisht, për origjinën e saj, karrierën, stilin dhe muzikën. /Insajderi.com

The post Fama e Dua Lipës mbërrin edhe në Nju Jork [foto] appeared first on INSAJDERI.

Kryetari i Shtërpcës ka veturë Land Rover me vlerë 70,000 euro

Posted: 19 Jun 2017 09:23 AM PDT

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), një veturë të markës Land Rover.

Nikoliq në AKK ka deklaruar se kjo veturë të cilën e ka blerë me para të tij, ka vlerën e 70 mijë eurove, raporton Insajderi.

E për këtë veturë, siç ka deklaruar Nikoliq, ka hyrë në kredi bankare prej 50 mijë eurove. Kredia e marrë nga Nikoliq parashihet të paguhet nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës ka një pagë vjetore prej mbi 13 mijë eurove. /Insajderi.com

The post Kryetari i Shtërpcës ka veturë Land Rover me vlerë 70,000 euro appeared first on INSAJDERI.

“Nuk do të jetë shëtitje nëpër park” – trajneri i Norrkoping vlerëson Prishtinën

Posted: 19 Jun 2017 09:11 AM PDT

Trajneri i skuadrës suedeze, Norrkoping – e cila do të përballet me FC Prishtinën në turin e parë parakualifikues të Ligës së Evropës –  ka thënë se ndeshja me Prishtinën nuk do të jetë e lehtë.

Gustafsson nuk ka dashur të nënvlerësojë skuadrën kosovare.

"Interesante. Sigurisht nuk do të jetë shëtitje nëpër park", ka thënë Gustafsson për faqen zyrtare të klubit, raporton Insajderi.

Ndeshja e parë ndërmjet Norrkoping dhe Prishtinës do të zhvillohet më 29 qershor, në Suedi.

"Kemi një sfidë të vështirë përpara nesh, por kjo ajo për të cilën ne punojmë. Ne punojmë shumë që të marrim pjesë në këto gara, kështu që do të jetë kënaqësi", ka thënë trajneri i IFK Norrkoping.

Ai ka thënë se nuk e njeh shumë skuadrën e Prishtinës.

"Do të jetë një përvojë ndryshe për shumë njerëz që janë të përfshirë në klubin e Prishtinës – jam shumë i sigurt. FC Prishtina nuk ka filluar ende stinorin kështu që është e pamundur t'i shohim ata dhe të krijojmë një pasqyrë të tyre", ka thënë Gustafsson.

Ndeshja e parë ndërmjet Norrkoping dhe Prishtinës zhvillohet më 29 qershor, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet më 6 korrik. /Insajderi.com

The post "Nuk do të jetë shëtitje nëpër park" – trajneri i Norrkoping vlerëson Prishtinën appeared first on INSAJDERI.

LDK dyshon se mund të “kontrabandohet” ndonjë deputet

Posted: 19 Jun 2017 09:06 AM PDT

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati ka thënë sot se dyshon që mund të “kontrabandohet ndonjë deputet për t’u formuar qeveria e re.

Ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se situata në të cilën ka ardhur Kosova është e re dhe duhet të tregohet që Kosova ka një pjekuri politike për t'i tejkaluar këto sfida.

“Tani jemi në pritje se a do të ndodh ndonjë kontrabandim i ndonjë deputeti për të plotësuar ndonjë numër minimal, që kishte me qenë e pa preferuar. Dhe, tani kanë mbetur dy mundësi, ose të bëhet një Qeveri e marrëveshjes me përbërje të gjerë ose të shkohet në zgjedhje. E para nuk jep shpresë për një qeverisje të gjatë, jo më tepër se një vjet, dhe e dyta përsëritja e zgjedhjeve që sapo i patëm”, tha Ferati. /Insajderi.com

The post LDK dyshon se mund të “kontrabandohet” ndonjë deputet appeared first on INSAJDERI.

Kundërshtari i Trepçës ’89 nëse eleminon Vikingur-in

Posted: 19 Jun 2017 08:50 AM PDT

Trepça '89 do të përballet me skuadrën FH Hafnarfjordur nëse kalon raundin parë.

Momenti i shumëpritur ka ardhur, Trepça '89 ka mësuar rivalin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Express.

Shorti i tërhequr nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës, nxori skuadrën e Ishujve Faroe, Vikingur si kundërshtarë të Trepçës '89.

Nëse klubi kosovar kalon raundin e parë, atëherë do të përballet me klubin nga Islanda në raundin e dytë, FH Hafnarfjordur, shkruan UEFA, transmeton Gazeta Express.

Trepça ndeshjen e parë ndaj Vikingur do ta luajë si mysafirë, që do të zhvillohen më 27 ose 28 qershor, ndërsa ajo e kthimit luhet në Kosovë me 4 ose 5 korrik. Kjo është hera e parë që klubet kosovare garojnë në garat e UEFA-s.

The post Kundërshtari i Trepçës ’89 nëse eleminon Vikingur-in appeared first on INSAJDERI.

Prishtina vajton shortin e Ligës së Evropës

Posted: 19 Jun 2017 08:48 AM PDT

Prishtina udhëton te 13 herë kampioni i Suedisë Norrköping në raundin e parë të Europa League.

Shorti i tërhequr nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës, nxori skuadrën kosovare Prishtinën përballë 13 herë kampionëve të Suedisë, Norrköping.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, klubi e ka quajtur si të pafat këtë short të Europa League.

"Raundi i parë i UEFA Evropa Ligë: IFK Norrköping (Suedi) – Prishtina. Prishtina udhëton te 13-herë kampioni i Suedisë Norrköping", shkruhet në llogarinë zyrtare të Prishtinës në Facebook, shkruan Express.

"Prishtina nuk pati aq fat në short pasi që do të udhëtoj te skuadra 13-herë kampion i Suedisë, IFK Norrköping. Ndërsa kampionati i Suedisë deri tani ka zhvilluar 13 ndeshje. Norrköping ndodhet në vendin e dytë me 27 pikë sa ka edhe Malmo në vendin e parë, por me një ndeshje më pak", vazhdon më tej klubi kryeqytetas.

Shkëndija do të përballet me Dacia Chisinau. Skënderbeu do të ketë punë me Ue Sant Julia të Andorës, derisa Tirana do t'i matë forcat me Maccabi Tel-Aviv FC.

Më herët gjatë ditës, kundërshtarin e parë drejt Ligës së Kampionëve e mësoi Trepça '89. Ajo do të përballet me Vikingurin e Ishujve Faroe. /Insajderi.com

The post Prishtina vajton shortin e Ligës së Evropës appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje: Mund të shkojmë në zgjedhje të reja

Posted: 19 Jun 2017 08:45 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton opsionin e shkuarjes në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, nëse nuk arrihet të zgjidhet situata e krijuar politike.

Por, Tinka Kurti nga zyra për Media në Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë, pasi që sipas saj, ekziston një vullnet i madh që Partia Demokratike e Kosovës të mbetet në opozitë.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë zgjidhjen për ketë situatë. Vetëvendosjes në kuadër të përgatitjes për ndërtimin e Qeverisë i duhet një partner i vogël, por nëse kjo nuk do të përkrahet, ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja për të cilat jemi të bindur se vetëm sa do ta rrisin Vetëvendosjen dhe do ta dobësojnë edhe më shumë PDK-në”, tha Kurti.

Vetëvendosje ka dalur partia e dytë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, mirëpo kjo parti ka shënuar rritje të madhe të votave krahasuar me vitin e kaluar. /Insajderi.com

The post Vetëvendosje: Mund të shkojmë në zgjedhje të reja appeared first on INSAJDERI.

Martin Garrix i “rrëmben zemrën” Dua Lipës

Posted: 19 Jun 2017 08:37 AM PDT

Historia e dashurisë me modelin Isaac Carew duket se i përket të shkuarës për Dua Lipën. Këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë është fotografuar në krahët e një tjetër mashkulli.

Dua Lipa është në Majemi ku po xhiron videoklipin e saj të radhës, por këtë periudhë po e shfrytëzon edhe për pushime.

Bukuroshja brune është fotografuar së bashku me DJ-n e njohur Martin Garrix, holandezin 21-vjeçar dhe nga fotot duket qartë se ata janë më shumë se sa miq me njëri-tjetrin.

Dua ka bashkëpunuar me producentin Garrix për hitin e saj të janarit,'Scared to be Lonely" ku kanë pasur mundësi të njihen edhe më mirë së bashku.

The post Martin Garrix i “rrëmben zemrën” Dua Lipës appeared first on INSAJDERI.

Kryetari i Kaçanikut “palon” para në bankë dhe blen veturë luksoze

Posted: 19 Jun 2017 08:27 AM PDT

Besim Ilazi është kryetari i Komunës së Kaçanikut dhe vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Ilazi ka deklaruar se ka kursyer 53 mijë euro në institucionet bankare.

I pari i Komunës së Kaçanikut ka deklaruar edhe pasuri të paluajtshme, dy shtëpi dhe një parcelë tokë.

Njëra shtëpi thotë se e ka blerë vetë, por me bashkëfinancim familjar, dhe ka vlerën e 150 mijë eurove, raporton Insajderi.

Ilazi ka paraqitur në deklarimin e pasurisë edhe dy vetura. Njërën e ka të përbashkët me familjen, dhe ka vlerën e 4 mijë eurove, ndërsa një tjetër ka deklaruar në AKK se e ka blerë me paratë e tij dhe se ka vlerën e 15 mijë eurove. Kjo veturë, ai ka deklaruar se është e tipit Volkswagen Passat.

Veturën VW Passat të cilën e ka vlerësuar 15,000 euro, Ilazi ka thënë se e ka blerë në vitin 2015.

Ai ka deklaruar se ka një pagë prej mbi 13 mijë eurove në vit, si kryetar i Komunës. Paga e tij mujore është rreth 1,100 euro.

Ai ka deklaruar se ka edhe një ordinancë private stomatologjike në Kaçanik. /Insajderi.com

The post Kryetari i Kaçanikut “palon” para në bankë dhe blen veturë luksoze appeared first on INSAJDERI.

Nuk ka asgjë më të rrezikshme, se sa një udhëheqës budalla

Posted: 19 Jun 2017 08:12 AM PDT

Siç do ta keni vënë re, ka një sasi të tmerrshme budallallëku sot në botë. Sa për të marrë një shembull, kini parasysh parimin që gazetari Josh Marshall e quan "brisku i Trumpit", bazuar në rregullin filozofik të njohur si brisku i Occam-it: kur përpiqesh të zbërthesh veprimet e presidentit, shpjegimi më idiot që mund të të vijë në mendje, është gjithmonë më i mundshmi për të qenë i vërtetë.

Ndonjëherë thuhet se duhet të jemi mirënjohës për udhëheqësit budallenj, përderisa, të paktën marrëzia e tyre e bën jetën më pak të rrezikshme: imagjinoni nëse ata do të ishin mjaft të fokusuar dhe të mençur, për të vënë në zbatim idetë e tyre më të liga! Por kjo nuk ishte pikëpamja e ekonomistit të ndjerë italian, Carlo Cipolla. Në vitin 1976 ai botoi një ese, e cila po fiton shumë vëmendje sot, në epokën e Trumpit. "Ligjet Themelore të Budallallëkut Njerëzor" sjellin prova të shumta dhe alarmante, se njerëzit budallenj janë shumë më të rrezikshëm, nga sa mendojmë.

Cipolla ka një përkufizim teknik të një personi budalla: dikush "që i shkakton humbje një personi [ose grupi] tjetër, ndërsa vetë nuk merr asnjë përfitim, e madje vetes mund t'i shkaktojë humbje" – e kundërta e një "banditi", i cili ndjek fitime egoiste me kosto për të tjerët, shkruan The Guardian.

"Ditë pas dite, me një monotoni të pandërprerë, ne ngacmohemi në veprimtarinë tonë nga individë budallenj, që shfaqen papritur në vendet më të papërshtatshme dhe në momentet më të vështira", shkruan ai. Një pjesë e problemit është që ne supozojmë se lloje të caktuara njerëzish – njerëz të arsimuar, njerëz të pushtetshëm, profesionistë të veshur me kostume, njerëz me të cilët biem dakord me politikisht – nuk mund të jenë budallenj. Në fakt, Cipolla insiston, budallallëku shfaqet njëtrajtësisht në të gjitha segmentet e popullsisë. Por jo-budallenjtë nuk e kuptojnë këtë, kështu që ata janë të dënuar që të shastisen, pa pushim: "Gjithmonë dhe në mënyrë të pashmangshme, të gjithë e nënvlerësojmë numrin e budallenjve në qarkullim".

Ajo që i bën budallenjtë kaq të rrezikshëm, është se ju nuk mund t'i referoheni interesit të tyre vetiak, për të parashikuar ose shpjeguar veprimet që bëjnë. "Një person inteligjent mund të kuptojë logjikën e një banditi", shkruan Cipolla.

"Veprimet e banditit ndjekin një model racionaliteti: racionalitet i keq, nëse doni, por sërish racionalitet". Nuk ndodh kjo me budallenjtë. (Disa nga politikat e Trump-it duket se llogariten për të përfituar personalisht, por me shumë prej tyre nuk ndodh kështu: pse të shkaktojë tensione të pakuptimta diplomatike apo të bëjë deklarata që e bëjnë fajtor në lidhje me Rusinë?)

Rezultati çoroditës është se budallallëku ka fuqi – dhe budallenjtë fitojnë avantazh – për shkak se rregullat e zakonshme të strategjisë nuk zbatohen. "Për shkak të sjelljes çoroditëse të budallenjve, nuk mund të parashikohen të gjitha veprimet dhe reagimet e tyre, dhe pa kaluar shumë kohë, ti tërhiqesh në goditjet dhe lojën e budallait".

Ka një lloj rehatie të akullt në një botë të udhëhequr nga të ligjtë, një fakt ky i cili mund të shpjegojë magjepsjen pas teorive konspirative: ato na bëjnë të ndiejmë se kontrollin e kanë njerëz të rritur, edhe nëse janë të ligj. Budallallëku nuk e ofron një ngushëllim të tillë. Eshtë shqetësues të mendosh që, ka lajme të tmerrshme, të cilat nuk i shërbejnë interesit të askujt. Dhe se përpjekjet tona për të kuptuar se çfarë po ndodh, apo çfarë mund të ndodhë, janë të garantuara të dështojnë – sepse ne përpiqemi të kuptojmë rregullat e lojës, kur problemi i vërtetë është se nuk ka fare të tilla. / Përgatiti në shqip: Bota.al

The post Nuk ka asgjë më të rrezikshme, se sa një udhëheqës budalla appeared first on INSAJDERI.

Erdogan: Ka njerëz që përpiqen ta përçajnë Shqipërinë

Posted: 19 Jun 2017 08:02 AM PDT

Në intervistën për Top-channel, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vlerëson faktin se Shqipëria ruan një paqe dhe harmoni fetare model për botën.

"Shqipëria është vend unik me shumëllojshmëri fetare e kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimanëve dhe të krishterëve. Kjo bashkëjetesë është një pasuri dhe lutem shpesh që të mbështetet edhe më tej nga Shqipëria. Por ka edhe të tjerë që përpiqen ta përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur", thotë Erdogan.

Erdogan ka ndërtuar një raport special me kryeministrat shqiptarë, por duket se raporti me Edi Ramën shkon edhe më tej. Ai nuk ngurron ta urojë atë në mes të fushatës elektorale.

"Dua t'i uroj fat mikut tim të dashur, kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre", thotë Erdogan.

Por në intervistën për gazetarin Sokol Balla, presidenti turk ndalet tek përplasja e dy institucioneve shtetërore më të larta dhe flet për forca që mund të cënojnë unitetin e shtetit nisur nga këto përplasje.

Ai shprehet se nga pikëpamja ekonomike investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 miliardë euro.

"Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 mld euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga BE, por investimet tona nuk do të ndalen. Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe pak ditë më parë disa biznesmenë biseduan me mua për perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve", thekson Erdogan.

Ai ndalet edhe tek rreziku i organizatave me mbështetjen e Fejtullah Gylen në Shqipëri. "Fejtullahistët janë kthyer në rrezik për Turqinë dhe unë do të jem shumë i qartë në këtë drejtim. Shqipëria është një vend me popullsi të vogël dhe ata mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh", shton Erdogan.

The post Erdogan: Ka njerëz që përpiqen ta përçajnë Shqipërinë appeared first on INSAJDERI.

Imami thirret hero pasi shpëton sulmuesin e xhamisë së Londrës

Posted: 19 Jun 2017 08:01 AM PDT

Imami i një qendre të myslimanëve në Londër është lavdëruar për "guximin dhe kurajën" e tij në ndalimin e turmës së inatosur e cila donte të sulmonte vozitësin e kamionetës.

Imami Mohammed Mahmoud, i Shtëpisë së Mirëqenies Myslimane, është thirrur hero pasi kishte dalë në mbrojtje të sulmuesit të dyshuar, një burrë 48-vjeçar, duke i thënë grumbullit të tërbuar: "Mos e prekni".

Por, teksa fliste për mediet të hënën pasdite, Mahmoud insistoi që nuk kishte vepruar i vetëm, pasi kishte pasur të tjerë që e kishin ndihmuar.

Ndërsa dëshmitarët thonë se ai i vetëm ishte afruar dhe kishte ndaluar turmën e cila e kishte nxjerrë sulmuesin nga makina dhe kishin filluar ta godisnin.

"Imami  shkoi shpejt dhe mori burrin sepse njerëzit po provonin ta godisnin atë, por ai e shpëtoi, dhe e mbajti të sigurt deri sa policia arriti", ka thënë drejtori i Shtëpisë së Mirëqenies Myslimane, Toufik Kacimi.

Një tjetër dëshmitar thotë se lideri i xhamisë kishte kapur sulmuesin dhe u kishte thënë të tjerëve "Nuk do ta prekni".

I dyshuari për sulm terrorist, 49-vjeçari identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka ngarë një makinë drejt këmbësorëve rreth xhamisë pran parkut Finsbury në veri të Londrës, duke vrarë një person dhe plagosur dhjetë të tjerë. /Insajderi.com

The post Imami thirret hero pasi shpëton sulmuesin e xhamisë së Londrës appeared first on INSAJDERI.

Trepça ’89 përfiton 220 mijë euro edhe nëse eleminohet në turin e parë

Posted: 19 Jun 2017 07:46 AM PDT

Trepça ’89 do të përfitojë nga UEFA pas pjesëmarrjes në turin e parë parakualifikues të Ligës së Kampionëve, këtë edicion.

Skuadra mitrovicase, e cila do të përballet me skuadrës nga Ishujt Faroe, Vikingur, do të përfitojë 220 mijë eurot edhe nëse eleminohet në turin e parë të kësaj gare, raporton Insajderi.

Trepça ’89 do të zhvillojë ndeshjen e saj, të parën në garat evropaine, të mërkurën e ardhshme.

Nëqoftëse, skuadra kosovare arrin ta eleminojë Vikingur-in, atëherë do të përfitonte edhe 320 mijë euro të tjera nga pjesëmarrja në turin e dytë para-eleminator të Ligës së Kampionëve.

Në rast të kalimit të këtij turi të parë, shuma e përgjithshme që do të përfitonte Trepça ’89 shkon në mbi gjysmë milionë euro. Kjo do të ishte shumë e konsiderueshme për një klub nga kosova që t’i përballonte garat për stinorin e ardhshëm, në Superligë. /Insajderi.com

The post Trepça ’89 përfiton 220 mijë euro edhe nëse eleminohet në turin e parë appeared first on INSAJDERI.

Sulmi në Londër rritë prezencën e policëve rreth xhamive

Posted: 19 Jun 2017 07:27 AM PDT

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, me rastin e sulmit terrorist ndaj një xhamie në Londër, ka thënë se do të ketë më shumë policë përreth xhamive dhe vendeve të lutjes në Londër përgjatë ditëve të ardhshme.

Khan tha se ka pasur ngritje në krimin urryes islamofobik, sidomos pas sulmit terrorist në Urën e Londrës.

Kryetari i Londrës thotë se njerëzit e të gjitha besimeve dhe asnjëri, "të pasur apo të varfër, të vjetër apo të rinj, duhet të pranohesh për atë që je këtu në Londër".

Një makinë ka goditur këmbësorët në parkun Finsbury, pranë një xhamie, në veri të Londrës, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë.

Sulmi pak qaste më vonë është deklaruar sulm terrorist, me motive islamofobe.

Një dëshmitar i ngjarjes, ka thënë për BBC se makina është ngarë nga një person i cili kishte thirrur: "Unë dua të vras të gjithë myslimanët". /Insajderi.com

The post Sulmi në Londër rritë prezencën e policëve rreth xhamive appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi: Prokurori Abdurrahim Islami është rrezik për vendin

Posted: 19 Jun 2017 07:25 AM PDT

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë se prokurori i cili është duke e ndjekur atë, është shumë i rrezikshëm për vendin nëse lihet i lirë.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka ngritur disa pyetje rreth prokurorit Abdurrahim Islami.

"Një prokuror që monton raste politike, apo 4 aktivistë që nuk kanë asnjë faj ndaj Republikës? Një prokuror që shkatërroi provat për raste të rënda kriminale, apo 4 aktivistë që denoncuan vazhdimisht padrejtësitë në Kosovë? Një prokuror me karrierë të jashtëligjshme, apo 4 aktivistë që nuk i blenë diplomat por studiuan? Një prokuror që i shërben klanit Pronto, apo 4 aktivistë që i shërbejnë shoqërisë?", ka pyetur Krasniqi.

"Prokurori Abdurrahim Islami, nën montimin e të cilit vdiq Astrit Dehari, përbën rrezik për vendin tonë. Çdo ditë e tij në liri përbën rrezik për drejtësinë në  Kosovë", përfunduar postimi i tij.

Postimi i tij vjen pas publikimit të hulumtimi të Gazetës Insajderi, në të cilin dëshmohet se Prokuroria Speciale ka shkatërruar provat në një rast të vrasjes së dyfishtë ende pa u kryer hetimet dhe pa u ngritur aktakuza.

Prokurori Abdurrahim Islami ka urdhëruar policinë që t'i asgjësojë provat – armët e përdorura, ani se një gjë e tillë nuk lejohet pa u kryer procesi gjyqësor.

Ai e pranon se armët e përdorura në raste të vrasjeve nuk është dashur të shkatërrohen, por arsyetohet se mund të ketë gabuar.

Prokurori Islami aktualisht po ndjek penalisht katër aktivistë të VV-së, për terrorizëm. Mes të dyshuarve ishte edhe i ndjeri Astrit Dehari./Insajderi.com

The post Krasniqi: Prokurori Abdurrahim Islami është rrezik për vendin appeared first on INSAJDERI.

FC Prishtina i ka të sigurta 215 mijë euro nga Liga e Evropës

Posted: 19 Jun 2017 07:16 AM PDT

FC Prishtina do të fitojë 215 mijë euro pas pjesëmarrjes në Ligën e Evropës për këtë stinor. Klubi më i trofeshëm kosovar do të fitonte gati dyfishin e kësaj shume nëse arrin të kualifikohet në turin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Sipas rregullores së UEFA-s, 215 mijë euro fiton secili ekip që merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës, raporton Insajderi.

Shorti që është hedhur sot në Nyon të Zvicrës e ka vënë Prishtinën përball skuadrës suedeze Norrkoping.

Kjo përballje cilësohet mjaft e vështirë për skuadrën kosovare, e cila merr pjesë për herë të parë në Evropë këtë edicion, mirëpo Prishtina i ka të sigurta përfitimin nga UEFA pavarësisht rezultatit. /Insajderi.com

 

The post FC Prishtina i ka të sigurta 215 mijë euro nga Liga e Evropës appeared first on INSAJDERI.

Aplikacioni i preshevarit zgjidhet më i miri në Itali

Posted: 19 Jun 2017 07:12 AM PDT

Bëhet fjalë për një aplikacion për mjekësi, i cili ka fituar në konkurrencë me dhjetëra projekte që ishin në garë në Itali.

Bashkim Sejdiu, me anë të një algoritmi në Milano, ku është numri më i madh i emigrantëve, kishte arritur të lehtësonte punën e autoriteteve shëndetësore që të zbulojnë se cili prej emigrantëve është i rrezikuar nga tuberkulozi ose nga ndonjë sëmundjet tjetër ngjitëse.

Shumica e sëmundjeve barten nga emigrantët, thotë preshevari për albinfo.ch.

"Ne kemi krijuar një pyetësor që shumë lehtë zbulohet nëse emigranti është infektuar nga ndonjë sëmundje e caktuar ngjitëse", tregon për aplikacionin Bashkim Sejdiu.

Derisa ai plotëson formularin, në të njëjtën kohë emigranti krijon një kartelë shëndetësore që i dërgohet administratës italiane.

Çdo formularë plotësohet në gjuhën e emigrantëve, ndërsa administratës i adresohet në gjuhën italiane.

"Shumica e emigrantëve nuk e zotërojnë gjuhën e vendit. Nëse e dërgojnë fëmijën e tyre te mjeku, atëherë nuk kuptojnë për prioritetin e vaksinave".

Bashkimi ka zgjidhur edhe këtë problem me aplikacionin e zbuluar, kur edhe i vjen një mesazh në telefon në formë të "push alertit" se është koha për vaksinim dhe të gjitha komunikimet bëhen me telefon dhe kështu evitohet kostoja e postës.

"Edhe mjekut i lehtësohet puna, ngase edhe ai e ka vështirë sqarimin për rëndësinë e vaksinave nga moskuptimi i gjuhën së emigrantit".

Madje, edhe fushatat kundër sëmundjeve të ndryshme ngjitëse mund të përcillen te emigrantët përmes aplikacionit.

Bashkim Sejdiu është bërë i njohur edhe për aplikacionin që e kishte bërë në dhjetë gjuhë të emigrantëve, për të lehtësuar komunikimin e emigrantëve me administratën italiane.

Me aplikacionin e Bashkim Sejdiut, emigrantët i kanë marrë më lehtë dokumentet italiane, edhe atë në dhjetë gjuhë të ndryshme të botës.

The post Aplikacioni i preshevarit zgjidhet më i miri në Itali appeared first on INSAJDERI.

Prishtina përballet me skuadrën 120-vjeçare, 13 herë kampion i Suedisë

Posted: 19 Jun 2017 07:10 AM PDT

Skuadra më e trofeshme në Kosovë, Prishtina nuk ka pasur fare fat sa i përket shortit në kuadër të Ligës së Evropës.

Shorti deshi që skuadra nga kryeqyteti kosovar të përballet me 13 herë kampionin e Suedisë, Norrkoping.

Stinorin e fundit, Norrkoping përfundoi në pozitën e tretë në elitën e futbollit suedez ku pas 30 ndeshjeve arriti 60 pikë, sa kishte edhe pozita e dytë dhe gjashtë pikë më pak se kampioni Malmo.

Skuadra suedeze është formuar në vitin e largët 1897 dhe këtë vit ka shënuar 120 vjetorin e klubit, shkruan Telegrafi.

Norrkoping i zhvillon ndeshjet në 'Nya Parken', që ka një kapacitet prej 17,234 mijë ulëseve.

Përpos 13 titujve të fituara, Norrkoping ka fituar edhe gjashtë herë Kupën e Suedisë.

Suksesi më i madh i klubit suedez është se ka arritur të marrë pjesë edhe në grupe të Ligës së Evropës disa herë.

Vitin e kaluar, Norrkoping ishte pranë të kalojë një raund në Ligën e Kampionëve, mirëpo një gjëje të tillë nuk ia arritën pasi u eliminuan nga Rosenborgu i Norvegjisë.

Fanellat që ekipi suedez i luan ndeshjet si vendas i ka me ngjyrë bardh e kaltër, ndërsa si mysafirë ata kanë fanellën me ngjyrë të kuqe.

Në Norrkoping shumica e lojtarëve janë suedez, ndërsa ka një pjesë e vogël janë të huaj si kroatë, finlandezë dhe islandezë.

Me plot kuptimin e fjalës mund të thuhet se Prishtina nuk kishte fare fat pasi përballja me Norrkopingun shihet si tejet e vështirë. /Insajderi.com

The post Prishtina përballet me skuadrën 120-vjeçare, 13 herë kampion i Suedisë appeared first on INSAJDERI.

Nga të shtënat për çdo ditë vriten ose plagosen 19 fëmijë në ShBA

Posted: 19 Jun 2017 06:52 AM PDT

Nga të shtënat në Shtetet e Bashkuara për çdo ditë vriten ose plagosen së paku 19 fëmijë, ndërsa më të rrezikuarit janë djelmoshat, të rinjtë dhe zezakët, thuhet në një studim qeveritar.

Analiza e të dhënave në periudhën 2002-2014 në Shtetet e Bashkuara, konsiderohet se është studimi më gjithëpërfshirës për këtë çështje.

Derisa në masë të madhe i konfirmon informatat e publikuara paraprakisht, ky studim e thekson aspektin se përse shkencëtarët e shohin dhunën me armë si krizë publike shëndetësore, raporton agjencia AP nga Çikagoja.

Në raportin e Qendrave për Kontroll të Sëmundjes dhe Parandalim, përfshihen fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 17 vjeçare. Studimi ishte përpiluar nga analizat e certifikatave të vdekjes dhe raporteve të dhomave të emergjencës dhe është publikuar sot në revistën, Pediatricks.

The post Nga të shtënat për çdo ditë vriten ose plagosen 19 fëmijë në ShBA appeared first on INSAJDERI.

Molliqaj: U dëshmua se prokurori montoi procesin ndaj aktivistëve

Posted: 19 Jun 2017 06:46 AM PDT

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka kërkuar që të lirohen katër aktivistët e kësaj partie, për të cilët ka thënë se po mbahen padrejtësisht.

Duke iu referuar shkrimit të publikuar në Gazetën Insajderi, Molliqaj, ka thënë se procesi ndaj katër aktivistëve është i montuar, duke shtuar se prokurori Abdurrahim Islami i ka shkatërruar provat në këtë rast.

"Tash e 10 muaj aktivistët tanë po mbahen nën arrest pa faj, nën procesin e montuar nga prokurori Abdurrahim Islami për të cilin sot u dëshmua që ka shkatërruar prova në raste të tjera të rënda.

"Vetëm me prokurorë të tillë të kriminalizuar mund të qeverisin kriminelët. Të lirohen sa më parë 4 aktivistët e pafajshëm!", ka përfunduar Molliqaj postimin e tij.

Për më tepër, Gazeta Insajderi sot ka publikuar disa dokumente, në të cilat dëshmohet Prokuroria Speciale ka shkatërruar provat në një rast të vrasjes së dyfishtë ende pa u kryer hetimet dhe pa u ngritur aktakuza.

Prokurori Abdurrahim Islami ka urdhëruar policinë që t'i asgjësojë provat – armët e përdorura, ani se një gjë e tillë nuk lejohet pa u kryer procesi gjyqësor.

Ai e pranon se armët e përdorura në raste të vrasjeve nuk është dashur të shkatërrohen, por arsyetohet se mund të ketë gabuar.

Prokurori Islami aktualisht po ndjek penalisht katër aktivistë të VV-së, për terrorizëm. Mes të dyshuarve ishte edhe i ndjeri Astrit Dehari./Insajderi.com

The post Molliqaj: U dëshmua se prokurori montoi procesin ndaj aktivistëve appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more