Skip to main content

“Afganistan: Janë zhdukur dy zyrtarë të Pakistanit” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

“Afganistan: Janë zhdukur dy zyrtarë të Pakistanit” plus 14 more Radio Evropa e Lirë


Afganistan: Janë zhdukur dy zyrtarë të Pakistanit

Posted: 18 Jun 2017 09:33 AM PDT

Dy zyrtarë të Konsullatës së Pakistanit në pjeësn lindore të Afganistanit, janë zhdukur gjatë një udhëtimi. "Dy zyrtarë të Konsullatës së Përgjithshme në Xhalalabad janë të zhdukur prej pardje, derisa udhëtonin për në Pakistan nëpër rrugë tokësore", thuhet në kumtesën e Ministrisë së jashtme pakistaneze dhe shtohet se "kjo çështje është shtruar me autoritetet relevante afgane, të cilat kanë thënë se po bëhen të gjitha përpjekjet për hetimin e këtij incidenti". Nuk janë zbuluar emrat e zyrtarëve të zhdukur. Mbetet e paqartë se a janë rrëmbyer këta dy persona apo jo. Raportohet se grupi ekstremist, Shteti Islamik, është aktiv në provincën Khorasan, ndërsa militantët talibanë janë aktivë në territore të ndryshme në Nangarhar, që është në kufi me rajonin fisnor Khyber, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: Marshi i homoseksualëve me masa të shtuara të sigurisë

Posted: 18 Jun 2017 09:00 AM PDT

Mijëra aktivistë homoseksualë kanë marrë pjesë sot në marshin e krenarisë në kryeqytetin Kiev në Ukainë, nën mbikëqyrje të shtuar policore. Sipas policisë, në Marshin e Barazisë kanë marrë pjesë afro 2,500 vetë. Marshi u organizua në qendër të Kievit dhe ka zgjatur më tepër se një orë. Vlerësohet se këtë marsh e kanë mbikëqyrë afro 5,500 policë, për të siguruar se kjo ngjarje, që tradicionalisht ishte cak kryesor i sulmeve nga ultranacionalistët, të kaloj në mënyrë të qetë. Disa grupe kundër homoseksualëve ia kanë vënë zjarrin flamurit me ylber të komunitetit LGBT. Policia ka ndërmarrë kontrolle të sigurisë në mesin e protestuesve dhe ka konfiskuar kapela, bombola gazi, vezë dhe ngjyrë të gjelbërt. Një kundërdemonstratë e organizuar nga qindra ultranacionalistë është shndërruar në përleshje me policinë, me ç'rast dy oficerë janë lënduar dhe 6 persona janë arrestuar, ka njoftuar policia. Në marshin e homoseksualëve në Kiev të Ukrainës sot kanë marrë pjesë edhe aktivistët nga Zvicra dhe Izraeli.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irani dhe Kina kanë mbajtur ushtrime ushtarake në Gjirin Persik

Posted: 18 Jun 2017 08:45 AM PDT

Kina dhe Irani kanë mbajtur ushtrime ushtarake afër Ngushticës sëe Hormuzit në Gjirin Persik, që konsiderohet vend strategjik. Ushtrimi i sotëm ushtarak u bë në një periudhë të ngritjes së tensioneve ndërmjet Iranit dhe ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik. Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, ka raportuar se në ushtrime përfshihen luftanije iraniane dhe dy luftanije kineze, një anije logjistike, dhe një helikopter kinez. IRNA raportoi se afro 700 marinarë iranianë kanë marrë pjesë në ushtrim, që ishte i pari i përbashkët detar i dy vendeve, prej vitit 2014. Dje, ushtria amerikane ka mbajtur ushtrime ushtarake me Katarin në Gjirin Persik. Luftanijet amerikane dhe iraniane i kanë pasur një numër të ballafaqimeve të tensionuara në Gjirin Persik gjatë viteve të fundit. Gati një e treta e gjithë tregtisë së naftës kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë: Pjesëmarrje e ulët në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare

Posted: 18 Jun 2017 07:48 AM PDT

Pjesëmarrja e votuesve në rundin e dytë të zgjedhjeveparlamentare në Francë është e ulët. Në këto zgjedhje, pritet fitorja e partisë së presidentit, Emmanuel Macron. Vendvotimet janë hapur në mëngjes dhe do të mbyllen në mbrëmje, aty kah ora 20. Ministria e brendshme e Francës ka njoftuar se dalja në zgjedhjet e sortme ishte 17.75% deri në mesditë, që është më e vogla krahasuar me të njejtën kohë të rundit të dytë të zgjedhjeve të mbajtura prej vitit 1997. Partia e formuar nga presidenti Macron, me ermin Republika në Lëvizje, parashihet se do t'i fitoj deri në 80% të vendeve në Asamblenë Kombëtare. Kjo do të thotë se prej 577 vendeve, kjo parti mund t'i fitoj 470.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

May: Reagimi i qeverisë ndaj zjarrit në Londër nuk ishte i mjaftueshëm

Posted: 18 Jun 2017 06:26 AM PDT

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka pranuar se përgjigjja e qeverisë pas zjarrit në një ndërtesë shumëkatëshe në Londër, me ç'rast janë vrarë 58 vetë, nuk ishte ashtu siç duhej. Derisa i ka lavdëruar shërbimet e emergjencës, Shërbimin Kombëtar Shëndetësor dhe banorët e komunitetit, si "heroike" gjatë dhe menjëherë pas zjarrit, zonja May tha mbrëmë se "mbështetja në terren" nga zyrtarët qeveritarë ka munguar. "Mbështetja në terren për familjet që kishin nevojë për ndihmë ose informacionet themelore në orët e para, pas kësaj katastrofe të tmerrshme, nuk ishte sa duhet e mirë", tha May. Ajo është takuar me 15 persona të mbijetuar dhe me liderët e komunitetit në zyrën e saj në Downing Street 10, që është selia zyrtare e kryeministres, për shkak të kritikave në rritje për mënyrën se si ishte sjellur qeveria para dhe pas zjarrit. Pas takimit, Theresa May pranoi se komuniteti kishte "frustrime të mëdha", pasi njerëzit përpiqeshin të kishin informacione për hetimet lidhur me këtë zjarr. Policia tha se 58 njerëz supozohet ose është konfirmuar se janë vrarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Autostradat miliardëshe të Kosovës

Posted: 18 Jun 2017 05:53 AM PDT

Infrastruktura rrugore ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç ndërtimit të rrugëve lokale e magjistrale, janë ndërtuar edhe autostrada që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe të Evropës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trupat irakiane përparojnë kah Mosuli, baza e IS-it

Posted: 18 Jun 2017 04:48 AM PDT

Trupat e Qeverisë po avancojnë në bazën e fundit të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Mosul, që është qyteti i dytë më i madh në Irak, pas kryeqytetit, Bagdad.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Talibanët i kanë vrarë pesë policë

Posted: 18 Jun 2017 03:52 AM PDT

Militantët talibanë sot kanë depërtuar me forcë në një stacion të policisë në pjesën lindore të Afganistanit, duke i vrarë pesë policë dhe plagosur tetë të tjerë, kanë thënë zyrtarët. Zyrtarët thanë se njëri prej sulmuesve e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij brenda kompleksit të policisë në Gardez të provincës Paktia, dy të tjerë janë vrarë nga policia, ndërsa njëri është në ikje. Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, nëpërmjet një kumtese dërguar mediave. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Portugali: Nga zjarret kanë humbur jetën dhjetëra vetë

Posted: 18 Jun 2017 02:47 AM PDT

Qeveria e Portugalisë thotë se nga zjarret në disa male në pjesën qendrore të këtij vendi jaanë vrarë së paku 43 vetë dhe lënduar dhjetëra të tjerë. Afro 600 zjarrfikës dhe 160 makina janë vendosur mbrëmë vonë për ta ndalur stuhinë e zjarrit, e cila kishte shpërthyer në rajonin, Pedrogao Grande. "Për fat të keq duket se kjo është tragjedia më e madhe që ne e kemi parë gjatë viteve të fundit nga zjarret në male", tha sot kryemninistri i Portugalisë, Antonio Costa. Autoritetet thonë se numri i të vrarëve mund të rritet. Kryeministri Costa tha se Spanja i ka dërguar dy aeroplanë me bomba uji për t'i ndihmuar zjarrfikësit portugezë në terren. Bashkimi Evropian tha se do të dërgoj aeroplanë të zjarrfikjes pas kërkesës së Potrugalisë. Në Portugali po mbretëron vapë e madhe, ndërsa sot në disa rajone, është regjistruar temperatura prej më tepër se 40 gradë Celsius. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruevski: Shqiptarët të llogarisin në VMRO-në, LSDM-ja krijoi perceptime të qëllimshme

Posted: 18 Jun 2017 02:30 AM PDT

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, njëherësh kryetar i VMRO DPMNE-së, akuzoi LSDM-në e Zoran Zaevit që tani është në pushtet, se ka krijuar perceptime të qëllimshme se gjoja VMRO-ja është kundër shqiptarëve të Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spanjë: Protestuesit kërkojnë që qeveria të pranojë më tepër refugjatë

Posted: 18 Jun 2017 02:02 AM PDT

Disa mijëra protestues kanë marshuar mbrëmë në kryeqytetin Madrid në Spanjë, duke kërkuar që qeveria konservatore e këtij vendi t'i plotësojë përkushtimet e veta për pranimin e më se 17 mijë refugjatëve, në kuadër të planit për rivendosje të Bashkimit Evropian. "Asnjë qenie njerëzore nuk është ilegale", kanë brohoritur protestuesit. Në vitin 2015, Spanja ka shprehur përkushtim për pranimin e më se 17 mijë migrantëve, por deri tash, sipas të dhënave të organizatës Amnesty International,janë vendosur vetëm 1,300 prej tyre. Spanja kishte premtuar t'i pranoj 15,888 migrantë nga kampet në Itali dhe Greqi, dhe 1,449 nga Turqia dhe Libia. Shumica prej tyre ishin nga Siria, kanë thënë zyrtarët. Në një marshim të ngjashëm në shkurt të këtij viti, në mbështetje të refugjatëve, kishin marrë pjesë afro 160 mijë protestues, patën thënë zyrtarët dhe organizuesit e protestës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Boks: Amerikani Ward triumfoi kundër rusit Kovalev

Posted: 18 Jun 2017 01:45 AM PDT

Boksieri amerikan, Andre Ward, e ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në tri asociacionet, IBF, WBA dhe WBO, duke triumfuar kundër boksierit të papërshtatshëm rus, Sergey Kovalev, me nokaut teknik në rundin e tetë në kategorinë gjysmë të rëndë. Me këtë fitore në duelin e kthimit mbrëmë vonë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, boksieri 33 vjeçar, Andre Ward, e përmirësoi rekordin e tij të deritashëm duke i fituar 32 duele, përfshirë 15 me nokaut, ndërsa nuk ka pësuar asnjë disfatë. Dueli i ashpër përfundoi derisa Kovalev ishte detyruar të tërhiqej në kënd të ringut ndërsa Ward e qëllonte atë në trup. Në këtë situatë, Kovale ishte ulur në litarin e ringut dhe referi sinjalizoi përfundim të duelit, 31 sekonda para përfundimit të rundit të tetë. Raportohet se Kovalev ishte më i mirë në rundet e para të takimit, por Ward ia doli të kthehet, derisa Kovalevin e përfshiu lodhja. Ward i fitoi 6.5 milionë dollarë për këtë duel, ndërsa Kovalev do ta fitoj një përqinje nga të ardhurat e transmetimit televiziv, por duket se kjo shumë do të jetë më e vogël se ajo që e fitoi Ward. Në duelin e parë të organizuar në nëntor të vitit të kaluar, Kovalev, megjithqë pat humbur, i fitoi 2 milionë dollarë, ndërsa Ward i mori 5 milionë. Në duelin e parë, Ward pat fituar me dallim të vogël, me vendim të tre gjyqtarëve 114:113, duke e fituar titullin në IBF, WBA dhe WBO. Raportohej se ky vendim ishte disi kundërthënës, meqë Andre Ward kishte pësuar nokdaun në rundin e dytë. Por, ai ishte kthyer dhe ishte shpallur fitues. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Janë gjetur trupat e pajetë të marinarëve amerikanë

Posted: 18 Jun 2017 01:17 AM PDT

Kërkimi për shtatë marinarë të Shteteve të Bashkuara, që ishin zhdukur pasi luftanija e tyre ishte ndeshur me një anije transportuese afër bregdetit të Japonisë, tashmë ka përfunduar pasi është gjetur "një numër" i trupave të pajetë, ka kumtuar sot Marina amerikane. Në këtë kumtesë nuk specifikohet se sa trupa janë gjetur, por nënadmirali Joseph Aucoin, më vonë tha se kërkimi për të zhdukurit kishte përfunduar dhe se nuk do të jepen detaje të tjera, derisa të informohen familjet e viktimave. Dje është raportuar se shtatë marinarë ishin zhdukur pasi luftanija amerikane, USS Fitzgerald ishte ndeshur me anijen tranportuese me flamur të Filipineve, ACX Crystal, duke shkaktuar dëme të mëdha në luftanijen amerikane. Në këtë anije ishin 285 anëtarë të ekuipazhit. Për këtë incident të rëndë po zhvillohen hetime, ndërsa nënadmirali, Joseph Aucoin, tha se anëtarët e ekuipazhit "e parandaluan përmbysjen ose bile edhe fundosjen". "Nuk mund të them se sa jam krenar për ekuipazhin dhe për atë që ata kanë bërë për ta shpëtuar anijen", tha Aucoin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Kuvendi i zgjodhi komisionet për verifikim

Posted: 18 Jun 2017 01:00 AM PDT

Kuvendi i Shqipërisë dje i ka zgjedhur anëtarët e komisioneve për kontrollin e të arriturave profesionale dhe personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që është një reformë madhore e nevojshme për ta bindur Bashkimin Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim. Në një seancë të jashtëzakonshme dhe të shkurtër, Kuvendi i Shqipërisë i zgjodhi 27 anëtarët e komisioneve për verifikim. Kjo do të thotë se reformat juridike, me të cilat do të ristrukturohet sistemi i drejtësisë me të meta në Shqipëri, do të sigurojnë se gjyqtarët dhe prokurorët janë të pavarur nga politika dhe për ta çrrënjosur miton, raporton agjencia AP nga Tirana. Konsiderohet se korrupsioni në sistemin e drejtësisë e ka penguar shumë Shqipërinë e pas komunizmit, duke i dëmtuar praktikat demokratike të saj. Në vitin 2014 Shqipërisë i është dhënë statusi i vendit kandidat për pranim në BE dhe konsiderohet se negociatat do të fillojnë këtë vit. Në këtë kuadër, me interesim të madh priten edhe zgjedhjet e përgjithshme, të parapara për 25 të këtij muaji.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ku do t'i kalojnë të rinjtë pushimet e verës?

Posted: 18 Jun 2017 12:01 AM PDT

Bregdeti i Shqipërisë mbetet destinacioni kryesor i shumë të rinjve nga Kosova për t'i kaluar pushimet e verës. Të anketuarit për rubrikën "VOX" të Radios Evropa e Lirë, thanë se mungesa e vizave dhe çmimet, janë arsyet kryesore që ata s'mund t'i kalojnë pushimet atje ku dëshirojnë, ndërsa shumica pranuan se pushimet ua financojnë kryesisht prindërit.(Video: Bujar Tërstena)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more